Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Në këtë sezon të ri të “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, do të trajtohet rasti i familjes Kokaj. Vajza më e vogël, Albina na tregon vështirësitë e familjes së saj. Ajo tregon se babai është operuar nga tumori në gojë, ndërsa vëllai i vetëm i saj është përdorues i heroinës dhe para disa muajsh tentoi vetëvrasjen. Ajo sot ka një mesazh për vëllain dhe të atin.

Albina Kokaj: Familja ime përbëhet nga 6 persona; motra e madhe, vëllai, motra tjetër dhe unë. Edhe mami dhe babi. Babi im është 61 vjeç dhe para 4 vitesh diagnostikohet me tumor, ku detyrohet të operohet dhe duke hequr kështu 2/3 e buzës. Një vit më vonë, ai duhet të operohet sërish që të hapë gojën, sepse goja kishte mbetur shumë e vogël. Por nuk është kjo arsyeja e vetme që unë jam këtu. Unë dua të kem vëllain tim përballë meje, Pjetrin që ne e thërrasim Titi. Ai është 23 vjeç ndërsa unë jam 18. Vëllait dua t’i tregoj që ne jemi forca e tij për çdo gjë. Vëllai ka qenë përdorues i heroinës i rregullt, që në moshë fare të vogël 18 vjeç. Si fillim si çdo bashkëmoshatar i tij, ai donte të provonte këtë ndjesinë që të jepnin lëndët narkotike, por mund të them që kur bëhesh pjesë e një rruge të tillë, duhet të përballesh edhe me kthesat e saj, me udhëkryqet. Ne e pikasëm që përdorte heroinë rreth 2 vite më parë nga fjalët e njerëzve. Thonin që duhet t’i qëndroni më pranë vëllait sepse ai ishte parë në qendër duke përdorur ca lëndë që nuk janë të ligjshme. Por, përpjekjet e familjes sime për të kanë qenë të shumta, sidomos babi. Babi do të japë jetën për vëllain tim. Po mami nuk e shfaq aq shumë. Babi gjithmonë është munduar t’i flasë, ta bëjë të kuptojë që kjo nuk është një rrugë e drejtë për të. Edhe ndoshta, unë mendova se duke qenë këtu përballë meje, ai do reflektonte pak që ta linte të shkuarën pas dhe të jetonim një të tashme dhe të ardhme të lulëzuar.

Ardit Gjebrea: Një baba përdor të gjitha format. Unë di disa raste dhe të reagimeve të ndryshme të familjeve me fëmijët e tyre që përdornin këtë gjë. Ka patur reagime të buta, ka patur reagime të forta. Ka patur kërcënime, ka patur momente kur vet babai i ka thënë djalit do ta provoj dhe unë drogën  bashkë me ty dhe i biri është tmerruar nga kjo gjë. Ka patur momente kur babai e ka nxjerrë djalin nga shtëpia. Cila ka qenë historia e familjes tuaj.

Albina: Babai është munduar gjithmonë që ta mbajë afër vëllain, edhe ka pasur raste kur i thanë që ‘nëse ty të bën të ndihesh mirë kjo gjë, atëherë unë do bëhem shoku jot, të përjetojmë çdo gjë bashkë’. Por reagimi i vëllait ka qenë ‘çfarë e do ti drogën’. Edhe atëherë babai është munduar gjithmonë që ta marrë me të mirë se e keqja nuk është se funksionon. Njeriu duhet të kuptojë më të mirën. Edhe gjithmonë është munduar që ti gjejë ilaçe që ai të kurohet. Në datën 13 Maj familja jonë pëson një goditje, ku vëllai tenton të vetëvaret. Dy ditë më parë nga 13 Maji, ai pësoi një aksident me makinë ku ai shpëtoi fatmirësisht. Por mbrëmjen e 13 Majit kemi qenë unë dhe mami personat që e kemi gjetur vëllain në atë gjendje, të varur në një ndërtesë afër shtëpisë. Zoti ka bërë mrekulli, sepse kur e çuam në spital doktorët thonin që të ngremë duart lart nga Zoti sepse ne nuk kemi ç’të bëjmë. Kishte vetëm 15% jetë, aspak më shumë. Kemi qenë 48 orë përballë derës së reanimacionit ku po prisnim një mrekulli ose më të keqen. Fatmirësisht, lutjet e shpirtit të mamit, të motrave të tij edhe të babit u dëgjuan nga Zoti dhe sot ai është mes nesh.

Ardit Gjebrea: Për cilin motiv e kreu këtë akt? Keni biseduar ndonjëherë në shtëpi?

Albina: Nga depresioni. Ka tentuar shumë herë që të gjejë punë, por puna në zonën e Shkodrës nuk është. Është e pakët, duhet eksperiencë pune, të ketë shkollë. Ndërsa ai nga shkolla hoqi dorë që në ‘9-vjeçare’ dhe nuk e vazhdoi më tej. Edhe kjo ishte një nga arsyet, sepse nuk gjej punë, të kem para mjaftueshëm për të siguruar çdo nevojë që unë kam.

Ardit Gjebrea: Si i siguronte paratë vëllai, sepse që të blesh heroinë kushton apo jo?

Albina: Duke qenë se babai i plotëson çdo nevojë vëllait, çdo kërkesë, normalisht është një djalë i vetëm, ai kërkonte para që të dilte me shoqërinë. Por në të vërtetë paratë shkonin tjetërkund.

Ardit Gjebrea: Në çfarë faze është tani vëllai?

Albina: Vëllai tani po përmirësohet. Ka shumë dëshirë që të mos jetë më pjesë e kësaj rruge. Më shumë se çdo gjë është që të bëjë babin të ndihet krenar. Ashtu siç babi ndihet krenar me ne motrat, edhe me atë do të ndihet krenar.

Ardit Gjebrea: Kam një pyetje…sa vite ka vijuar ai në këtë rrugë dhe prej sa vitesh ai ka këtë reflektim që do të largohet nga kjo gjë?

Albina: Drogën e ka vazhduar rreth 5 vite, por reflektimin më të madh që të heqë dorë e ka data 13 Maj, kur ai rilindi dhe njëherë.

Ardit Gjebrea: Momenti që ai shpëtoi ishte momenti që ai vendosi do kthejë rrugë.

Albina: Po, sepse ai e pa sa e vuajtën mami dhe babi. Babi nga ajo ditë la veten shumë pas dore nuk kujdeset më për të, për veten, vetëm për vëllain. Dhe ne kemi frikë se tumori atij po i avancon sërish. Edhe pasi t’i japë mesazhin vëllait, unë dua që t’i jap mesazh edhe prindërve të mi që duhet të kenë më shumë përkujdesje për veten e tyre.

 

Ardit Gjebrea: Ti sot konkretisht, çfarë do ti kërkosh vëllait?

Albina: Sot unë dua t’i them vëllait që ai forcë në shpirtin e tij që ta lërë të shkuarën pas, ta hedhë pas krahëve si një ëndërr e keqe.

Stafi i emisionit udhëtoi drejt Bajzës së Malësisë së Madhe për t’i thënë familjes Kokaj se për ta ka një mesazh, dikush ka menduar dhe për këtë arsye janë të ftuar të shkojnë tek “E Diela Shqiptare” për të parë surprizën. Vëllai i Albinës, Pjetri pranoi ftesën e Ardit Gjebreas dhe shkoi në emision për të parë surprizën.

Ardit Gjebrea: Si mendon, kush është këtu?

Pjetri: Shpresoj ta shikoj…

Pjetri apo siç e thërrasin ndryshe Titi, pranon të shikojë personin që ndodhet në anën tjetër të murit. Në ekanin përballë tij shfaqet motra, Albina, e cila i ka bërë këtë surprizë dhe që do t’i japë një mesazh.

Ardit Gjebrea: Do ta dëgjosh mesazhin e saj?

Pjetri: Jam kurioz shumë ta dëgjoj mesazhin.

Albina: Dua të të them këtu në publik se ti je drita e syve tanë edhe ne do të bënim gjithçka në këtë botë për ty. Shumë herë ti je shprehur se unë nuk mund t’i bëj prindërit të lumtur. Askush nga ne nuk e gjen atë forcë brenda nesh. Ne nuk e dimë se ajo forcë ekziston, deri sa ne vendosim ta shfaqim këtë forcë. Unë e di se ajo forcë është brenda teje. Unë dua të të them ty që ta lëmë pas çdo të shkuar. Përveç kësaj unë do doja të kërkoja ty që pasi të vish këtu pranë meje t’i kërkojmë prindërve tanë që të kujdesen më shumë për veten, sidomos babi. Sepse ti e di se sa shumë ai vuan për ty. Ti di çdo sakrificë që ai ka bërë për tt, çdo lot që ai ka derdhur, edhe mami gjithashtu, pavarësisht se ajo nuk e shfaq atë që ndjen, është tip më i mbyllur, ti e njeh shumë mirë. Do doja t’i kërkonim babit që ai të kujdeset më shumë për vete, të bënte vizitat e nevojshme në doktor, sepse ne kemi shumë nevojë për të. Ashtu siç kemi nevojë për ty.

Ardit Gjebrea: E kush nuk do të donte të kishte një motër si kjo.

Pjetri: S’di çfarë të them, kam mbetur pa fjalë. Nuk e prisja të ishte pikërisht kjo.

Ardit Gjebrea: Motra na tregoi me problemet që ti ke patur. Edhe me përdorimin e atyre substancave. Si kanë nisur?

Pjetri: Dëgjo, jeta ime ka qenë si një film i dhimbshëm edhe i trishtë. Jeta t’i sjell ato gjëra ndoshta edhe prej problemeve, prej pamundësive. Duhet të flasësh gjatë edhe ky emision është shumë i shkurtër.

Ardit Gjebrea: Do bëjmë diçka. Do të jap më shumë minuta dhe do ulemi këmbëkryq dhe do flasim sepse dua ta kuptoj këtë fenomen. Pranon?

Pjetri: Pak vështirë e kam të flas, por do flas aq sa mundem.

Ardit Gjebrea: Jam shumë i lumtur. Si e nise këtë rrugë?

Pjetri: Në fillim e kam vazhduar nga ato më të lehtat, si për shembull tek hashashi.

Ardit Gjebrea: Kush ta dha?

Pjetri: E gjeta vet. S’kishte nevojë të ma jepte dikush, ishte kuriozitet që e doja ta provoja.

Ardit Gjebrea: Nga u njohe? Sepse diku e dëgjon…

Pjetri: Normal, e kam dëgjuar se si të tjerët e pinë, si bëhet… Në fillim nuk dija si ta rregulloja edhe isha vetëm kur e mora. Atëherë koha kaloi, unë rashë në dashuri me atë ndjesi që më jepte ngaqë më largonte dhe nga të gjitha mendimet e këqija dhe ndihesha më mirë.

Ardit Gjebrea: Cila ishte ndjesia e keqe që t’i doje t’i largoheshe?

Pjetri: Probleme që nuk ia del dot vetëm

Ardit Gjebrea: Çfarë të mundonte ty? Sa vjeç ishte atëherëm 17-18?

Pjetri: Po.

Ardit Gjebrea: Çfarë problemesh mund të kishe ti 17 vjeç?

Pjetri: Po unë shkollën nuk e vazhdova ngaqë unë ngela në shkollë edhe nuk isha i barabartë me shokët e tjerë. Vendi ku rrimë ne është vend i vogël edhe ato pak vende pune që janë, janë të zëna. Dhe të rrish gjithë ditën, normalisht që të mundon, nuk ke çfarë bën. Edhe ai ishte si të thuash një ngushëllim. Ishte fillimi. Më pas shkova te të tjerat që janë më të rënda për arsye se një djalë në moshën time 23 vjeç normalisht që mendon që si mund ta ndihmoj unë familjen. Atëherë është dhe pjesa tjetër se çfarë do bëj unë për jetën time. Edhe qenë në këtë vend unë them nuk kam shpresë se është vend me shumë pak shpresa. Gjithmonë kam pasur mendimin që të iku diku. Babai im është i sëmurë edhe vazhdon punon akoma çfarë të mundet. Ndërsa unë jam i ri edhe nuk kam forcën që të bëj ato gjëra që duhet të bëj.

Ardit Gjebrea: Dhe ti gjete ngushëllimin aty.

Pjetri: Nuk gjeta ngushëllim. Fillimisht u ngushëllova, por më pas më bëri të varur.

Ardit Gjebrea: Ishe dhe i përkëdheluri i shtëpisë siç na tregoi motra. Babi nuk ta prishte për asgjë.

Pjetri: Ai nuk ma ka prishur kurrë.

Ardit Gjebrea: Po ti pse duhet t’ia prishje qejfin babit?

Pjetri: E kam bërë pa dëshirën time.

Ardit Gjebrea: E di. A ka një moment që ti lufton për të vënë poshtë diçka që të ka vënë ty poshtë? Kur ka qenë ky moment që ti the boll më?

Pjetri: Ai moment ka qenë kur unë vendosa t’i jepja fund çdo gjëje. E ke parasysh atë qiriun që sa e ndez vazhdon dhe digjet. Kur shkon në fund e sheh se është duke mbaruar edhe nuk e duron atë dhimbje.

Ardit Gjebrea: Qiririn tonë e djeg Zoti, nuk e djegim dot ne. Ne s’e dimë kur është fundi i atij qiriri. Nuk mund ta fikim vet. Këtë e fik vetëm ai që është lart.

Pjetri: Po të ishte në pozitën time atëherë do ta kishe kuptuar.

Ardit Gjebrea: Çdo njeri ka vështirësi, mos kujto që dhe unë e kam pasur jetën të lehtë. Ti mendon që të gjithë ne që jemi këtu, nuk kemi momente të vështira në jetë? Por, mendojmë për ata njerëz të cilët na e dhanë jetën. Dhe nuk mund të jemi aq egoistë sa të mendojmë për veten tonë dhe në fund të lëmë dhimbjen e atij që vjen pas.

Pjetri: Kur e shef se të tjerët po vuajnë më shumë se unë…unë vuaj me dhimbje, kurse ata vuajnë shpirtërisht. Ajo dhimbja e atyre mund të jetë më e keqe se sa dhimbja ime. Dhe mendova që të vuajnë njëherë, por jo gjithmonë.

Ardit Gjebrea: E thua ti këtë gjë…Mendon që është ky moment në jetën tënde për të gjetur forcë?

Pjetri: Normalisht jam përpjekur për ta bërë.

Ardit Gjebrea: Mos më bëj të vij në Shkodër dhe të kërkojmë bashkë lart e poshtë punë për ty.

Pjetri: Mund të vish, por nuk gjen, janë të zëna.

Ardit Gjebrea: Të premtoj që do dalim bashkë në Shkodër dhe do kërkojmë punë. Çfarë pune mund të bësh?

Pjetri: Kam mësuar shumë prej babait tim që të bëj punë hidraulike.

Pasi Arditi premtoi të ndihmojë Pjetrin për të gjetur punë në Shkodër, tani është momenti që në studio të vijnë edhe prindërit e Titit dhe Albinës, z.Fran dhe znj.Marinta. Motër e vëlla tashmë janë përqafuar dhe ranë dakord që ai të harrojë të kaluarën dhe nisë një jetë të re. Ata janë gati të mirëpresin prindërit e tyre, të cilët nuk e kanë idenë që pas murit përballë tyre ndodhen dy fëmijët.

Ardit Gjebrea: Çfarë prisni ju sot?

Z.Fran: Nuk e di.

Ardit Gjebrea: Mos ka ardhur ndonjë t’ju kërkojë gocën ose çunin sot?

Z.Fran: Nuk e di…

Ardit Gjebrea: Si mendoni znj.Marinte, do bëni ndonjë krushqi sot?

Znj.Marinte: S’e besoj…

Në ekranin përballë tyre shfaqen dy fëmijët e tyre, Albina dhe Pjetri, të cilët kanë një mesazh për ta.

Albina: Babi, mami…E di se dëshira juaj nuk është të jeni pjesë e kamerave, nuk ndiheni mirë sepse nuk jeni mësuar. Ka një arsye shumë të fortë që sot ju kemi këtu. Nuk duam lotë, lotët i kemi lënë pjesë të së shkuarës. Të shkuarën e kemi hedhur prapa krahëve. Ajo nuk do të jetë më pjesë e jona, ndoshta do të kujtohet thjeshtë si një ëndërr e keqe. Asgjë më tepër. Sot jam me Titin, t’ju falenderojmë për çdo sakrificë që keni bërë. Gjithashtu ne morën një premtim nga Titi se e shkuara nuk do të rikthehet. Në jetën tonë të tashme dhe të ardhme do të mbjellim vetëm lule gëzimi, asnjëherë më lot. Gjithashtu do doja t’ju kërkonim së bashku me Titin që babi të kujdesej më shumë për veten.

Pjetri: Në fakt dua të shtoj edhe unë diçka. Kur ma ke thënë njëherë që nuk jam në gjendje t’i bie mbrapa vetes sepse keni problemet tuaja, jam ndjer keq atëherë kur s’kam mundur të bëj diçka për ty. Dua të të kërkoj publikisht që ti duhet të kujdesesh për veten tënde dhe të tjerat rregullohen.

Z.Fran: Edhe unë kam thënë që kur të jeni ju mirë, vet jam mirë.

Pjetri: Po ne e dimë se ti s’je mirë.

Z.Fran: Çdo gjë rregullohet, por duhet të jeni ju mirë që ne të jemi mirë.

Djali Pjetri u zotua se nga ky moment do të hapet një kapitull i ri për të, por dëshira më e madhe e tij është që babai të kujdeset më shumë për veten, për vet faktin se para disa kohësh është operuar në gojë. Së fundmi, z.Fran nuk është kuruar dhe ekziston rreziku që tumori mund të jetë rikthyer.

Pjetri: Djali i tij 24 vjeç

(flet për veten)

nuk mund ta ndihmojë në këtë moment….është diçka e rëndë për mua.

Ardit Gjebrea: Pa merak, ka një çun tjetër, më ka mua, do ta çoj unë ta kuroj. Do shkojmë së bashku. Te spitali Hygeia ka mjekë shumë të mirë dhe do të kujdesem unë, do të flas me drejtoreshën znj. Maria që është një super zonjë, që të kujdesemi për babain tuaj.

Pas këtij lajmi të mrekullueshëm për familjen Koka, prindërit dhe dy fëmijët u përqafuan duke shpresuar për një të ardhme të re që tashmë i pret plot lumturi.

Rasti II

Blerina ka ftuar të atin në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, për t’i kërkuar të lejë alkoolin,  ndërsa njerkën për t’i treguar mirënjohjen dhe respektin që ka për të.  

Blerina rrëfen se fëmijëria e saj ka qenë shumë e vështirë, pasi sipas zakoneve, e kanë fejuar që në moshën 13 – vjeçare me dikë që nuk e njihte. Pas një viti i ati dëshironte që ta prishte fejesën me pretendimin se nuk ishte një familje e denjë për të bijën, por Blerina vendosi që të martohej me Adriatikun për shkak të opinionit të njerëzve në fshat. Ajo solli në jetë dy djem, por nisën problemet me bashkëshortin, i cili e mbylli në shtëpi dhe nuk e lejonte të dilte prej saj

Në moshën 21 – vjeçare Adriatiku e dhunonte dhe më pas e trafikonte si prostitutë, duke e detyruar të shkonte me meshkuj për të fituar para. Blerina “punoi” për rreth 4 muaj, derisa një person e ndihmoi për ta denoncuar bashkëshortin. Ajo i la një vendtakim atij për t’i vërtetuar policisë gjendjen e saj, por Adriatiku e kuptoi dhe u largua. Pas 6 muajsh policia arriti ta arrestonte dhe e dënoi me 19 vite burg, por Blerina duke menduar për fëmijët e saj e fali dhe u kthye me të. Adriatiku vazhdoi ta dhunonte dhe prostituonte, ndaj ajo vendosi që të largohej dhe shkoi sëbashku me fëmijët tek e ëma.

 

“Gjykata i kishte lënë afat 10 ditë që ta çonte në Gjykatën e Apelit. Ai nuk e bëri këtë gjë dhe pas 10 ditësh e futën në burg, ku është akoma”.

Blerina tregon se u detyrua të punonte në një lokal nate për 3 vite si valltare për të fituar para që të mund të mbijetonte e të rriste djemtë e saj. Më pas u shpërngul në Kosovë, ku u njoh me një burrë, me të cilin solli në jetë një djalë.

Arditi – Po ai si të trajton ty?

Blerina –

Edhe ai … si i thonë … Nga A-ja dola prapë tek A-ja.

Arditi – Pra, nga shiu në breshër? Edhe ai sillej keq me ty?

Blerina –

Edhe ai sillej keq pasi linda djalin. Para një muaji, kur më dhunoi shumë keq, mora fëmijët dhe ika.

Arditi – Tani je më me atë?

Blerina –

Jo

Blerina rrëfehet se i ati i saj, Ganiu nisi të pinte shumë alkool kur mësoi se çfarë i kishte ndodhur të bijës nga bashkëshorti i parë sepse e përjetoi shumë keq.

“I thoja çdo natë, edhe mbrëmë i thashë: ‘Ba, mos pi, rri i qetë sepse çdo problem unë e kam kaluar dhe unë do t’i kaloj. Ti mos e vrit mendjen sepse kur i kam kaluar disa gjëra edhe më të vështira në jetë, do t’i kaloj edhe këto!”

Ajo ka ftuar edhe njerkën e saj, Vjollcën në rubrikën “Ka një mesazh për ty” sepse ajo e ka mbështetur dhe e ka pranuar në shtëpi, ndryshe nga e ëma që e dëboi kur kishte më shumë nevojë për të. Ndaj Blerina premton se do ta respektojë sa të jetë gjallë.

“Nëna më dëboi nga shtëpia kur u ndava nga bashkëshorti sepse ishte nusja e djalit në shtëpi. Nëna tha: Nesër, pasnesër ti martohesh, ikën e sheh jetën tënde, unë prapë ngel me djalin. Më mirë ti ik nga shtëpia, unë mbaj djalin. Kam marrë dy fëmijët e vegjël dhe kam fjetur poshtë urës 2 ditë e 2 netë”.

Ganiu dhe Vjollca pranojnë ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vijnë në studion e “E Diela Shqiptare”. Ganiu është i sigurt që e ka ftuar e bija sepse e ka pikë të dobët.

Blerina – Babi, unë jam sot këtu vetëm për ty dhe Vjollcën. Ti për mua ke bërë gjithçka. Një kërkesë kam për ty, vetëm alkoolin mos ta përdorësh sepse ty po të shkatërron gjithçka. Kurse Vjollcës i them që e dua shumë dhe ka zëvendësuar vendin e nënës.

Ganiu –

Unë të kam dashur dhe prapë të dua. Mos ki merak për …

Blerina – Unë asnjëherë nuk kam për t’ju lënë. Të flasë kush të dojë, le të flasin pas kurrizit, por unë jam kjo. Kur ta them fjalën që jam me ty, unë jam me ju dhe kam për të qenë sa të jem gjallë.

Ganiu –

E di, kemi folur bashkë, nuk ka nevojë … dhe unë nuk kam për të …

Ganiu rrëfen se ka qenë ish – bashkëshortja dhe kunata e tij ato që kanë këmbëngulur për fejesën e Blerinës, kur ishte 13 vjeç.

Blerina shprehet se e do shumë të atin dhe njerkën dhe i përqafon, duke na treguar se dashuria e familjes të jep forcën për të përballuar gjithçka.

“SHORTEU DEKA”

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Dy ish – shokë vijnë nga Bilishti në rubrikën “Shihemi në gjyq” të “E Diela Shqiptare” pasi Xhumai i ka borxh një shumë të konsiderueshme parash Astritit dhe nuk ka mundur t’ia shlyejë prej vitesh.

Xhumai rrëfen jetën e tij të vështirë dhe të gjithë peripecitë me ish – bashkëshorten e tij. Ai tregon se nuk shkonte mirë me bashkëshorten, ndaj në vitin 1990 vendosi të ndahej, por për hir të fëmijëve i dha një shans të dytë. Në vitin 1992 u detyrua të emigrojë në Greqi për të fituar para, të cilat ia dërgonte familjes nëpërmjet shokut të tij të ngushtë, Qirjakos. Por Xhumai zbuloi se bashkëshortja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë, ndaj nga inati dhunoi rëndë këtë të fundit. Ai u arrestua dhe pas 6 vitesh burg u kthye në shtëpi për t’u përballur me të dashurin e ri të bashkëshortes, me të cilin bashkëjetonte. Xhumai vendosi të ndahej përfundimisht dhe ligjërisht, duke menduar që secili të vazhdonte jetën e tij.

 

Ajo futi dashnorin të më sulmonte me makinë, ku më gjente më shante se donte që të ikja nga shtëpia. Unë ndërroja rrugën, ai më zinte rrugën. Një ditë rastësisht më ndodhi që të shpëtoja dy fëmijë që kishin dy bomba nëpër duar. I mora, i futa në xhep për t’i hedhur diku. Atë ditë më zuri prej gryke, më nxori nga lokali. Unë nuk u përmbajta më, i futa bombën në xhep se s’kisha çfarë t’i bëja më, ai ishte më i fuqishëm. Plasi bomba, Zoti mua më shpëtoi, atë e mori andej matanë. Unë shkova në spital me policët, ai shkoi në punë të vet … aty ku e kishte marrë Zoti!”

Për shkak të ndodhive që ndodhën në vitin 1997, Xhumai nuk u arrestua, ndaj shkoi në Shkodër te disa të afërm. Në vitin 2000 u rikthye në Bilisht për të marrë pjesën e tij të shtëpisë sepse nuk kishte më asnjë të ardhur ekonomike, por u arrestua dhe qëndroi për rreth 13 vite në burg.

Pasi u lirua, i biri e çoi në një shtëpi me qira në mënyrë që të mos kishte më konflikte. Astriti ndërhyn dhe i thotë: “I kam dhënë 4 milion e 800 mijë lekë dhe ti s’e mohon se të fus të gjallë në dhe. Unë s’kam më besim tek ty”. Xhumai thotë se në vitin 2014 vendosi që të çonte në gjyq bashkëshorten për çështjen e ndarjes së shtëpisë.

Xhumai – Ky i paguante paratë, nuk e mohoj.

Eni Çobani – Ky të ndihmonte për gjyqin?

Astriti – 

Për gjyqin, për operacionin që bëri, nëpër spitale, nëpër avokatë … Unë i paguaja këto.

Eni Çobani – Në total sa lekë i keni dhënë?

Xhumai – Po të lutem shumë, lërmë rehat t’i shpreh një herë këto e pastaj … Unë të drejtën tënde nuk e mohoj, por s’kam çbëj tani.

Astriti – 

Ça, nuk të kam dhënë lekë për avokatë

?

Xhumai –  Atëherë të var edhe unë veten tani se kështu …

Astriti – 

Po ik o mbytu! Çfarë të duash bëj!

Xhumai – Faleminderit!

Astriti – 

Po si, të lej hallin tim e të shikoj tëndin?

Xhumai thotë që priste ndihmë nga tre fëmijët e tij, por ata i kthyen krahët, ndaj i kërkoi para borxh Astritit. Ky i fundit shprehet se nëse do të fitohet gjyqi, ish – shokut të tij i takojnë vetëm 3 milionë e gjysmë lekë.

Astriti 

 Ku do t’i gjejë ky të m’i japë mua? Ky s’më ka borxh vetëm mua, i ka edhe të tjerëve. Unë kam besim vetëm tek ju zonja Eni. Jam shumë i stresuar se ka vite që s’po mi jep lekët.

  

Unë e kam ndihmuar me gjithë zemër se më ka ardhur shumë keq për hallin e rëndë që i ka ndodhur. Por jo të më gënjejë në këtë mënyrë, të më thotë që do t’i jap lekët, kur nuk ka mundësi t’i gjejë.

Xhumai – Unë nuk kam gënjyer njeri dhe nuk gënjej kurrë në jetë!

Astriti – 

Ore, ku do i gjesh lekët?

Xhumai – Halli më detyroi …

Astriti – 

Po mir mo, halli. Të gjithë njerëzit me halle janë, pse vetëm ti ke halle? Si do m’i lash lekët ti mua? Më thuaj vetëm një mënyrë!

Xhumai – Do t’i gjej unë, prandaj kam ardhur këtu. Në qoftë se nuk gjej drejtësi do t’i paguaj me gjakun tim! Nuk do të dorëzohem unë!

Astriti – 

Po ti je pa punë, pa shtëpi, ku do t’i gjesh?

Xhumai – Në qoftë se do të jepet drejtësia të marr atë copë që më takon, do ta jap ty e unë do të rri rrugëve vetë pastaj.

Astriti –

 Nuk t’i fal njeri lekët sot me këtë kohë që ka ardhur!

Xhumai i është drejtuar rubrikës “Shihemi në gjyq” sepse kërkon drejtësi, pasi të gjithë e hodhën poshtë. Ajo çka u vërejt gjatë kësaj seance ndërmjetësimi ishte emocioni i Xhumait, i cili u përlot disa herë. 

Juristja Eni Çobani shprehet se më 20.07.1998, Lindita Nake, ish – bashkëshortja e Xhumait, e ka paditur këtë të fundit në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë  për “pjesëtim pasurie”. Gjykata ka vendosur që të Xhumai të marri 3 milionë e gjysmë lekë për pjesën e tij të shtëpisë, duke gjykuar që Lindita sëbashku me fëmijët të qëndrojnë në shtëpi.

Por Xhumai thotë se nuk është në dijeni të këtij vendimi, pasi ka qenë në burg dhe shton se as familjarët e tij nuk janë lajmëruar për këtë pjesëtim pasurie. Ai tregon se gjyqtari që ka ndjekur padinë e ish – bashkëshortes, Selaudin Pysqyli, është po i njëjti që ka gjykuar dënimin e tij.

Xhumai i nervozuar thotë se nuk e kupton si mund të  jetë marrë ky vendim mbi këtë çështje kur ai nuk ka qenë prezent dhe as nuk ka firmosur. Të njëjtën pyetje ngre edhe juristja Çobani, pasi i padituri nuk ka patur as përfaqësim ligjor dhe ky vendim është marrë vetëm me palën paditëse.

Ky vendim ka hyrë në fuqi sepse nuk ka patur kush ta ankimojë, por në nenin 122 thuhet se njoftimi është i pavlefshëm kur nuk janë zbatuar dispozitat që kanë lidhje me mënyrën dhe personin, të cilit i duhet dorëzuar kopja e aktit të njoftimit.

Zonja Eni thotë se Xhumai mund të ngrejë një padi në momentin që merr njoftimin se kur është marrë ky vendim. Ajo e përmbyll duke thënë se edhe akt – ekspertimi me vlerën 6 milionë lekë të vjetra sipas saj, nuk mund të jetë i saktë.

Publiku i “E Diela Shqiptare” i dha të drejtë Xhumait në këtë seancë ndërmjetësimi.

Astriti propozon që shtëpinë e Xhumait, të cilën gjykata e ka vlerësuar me 6 milionë lekë, ta blejë me 9 milionë lekë si dhe 3 milionë lekë për Xhumain.

Ardit Gjebrea – Mirë do të ishte zonja Eni ta kishit pritur në zyrë dhe ta kishit mbyllur atje se duke shtuar zoti Astrit mund të përfitojmë edhe ne ndonjë gjë!

Astriti – 

Megjithatë unë nuk e kam parë hyrjen.

Ardit Gjebrea – Bëj shaka.

Astriti – 

Ndoshta ke nevojë edhe ti. Shaka nuk është kjo. Me këtë kohën e sotme nuk i dihet, njeriu ngryset pa lekë e gdhihet me lekë!

Kjo seancë ndërmjetësimi mes dy ish – shokëve përfundon me sukses, pasi Astriti pranoi të presë vendimin e gjykatës apo ish-bashkëshortes Lindita.

“POWER KIDZ 4”

Konkurentët:

Frenklin Llubani,

Deniz Dibra,

Anja Tarja,

Frenki Ismaili,

Tea Dingu,

Ares Male