E DIELA SHQIPTARE – EMISIONI 18 (SEZONI 11) – TV KLAN

E DIELA SHQIPTARE – EMISIONI 18 (SEZONI 11)

Emision: 27.01.2019

Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”
Rasti I

Ana vjen nga qyteti i Tiranës, por familja e saj jeton tani në Durrës. Ajo është rritur pa baba, sepse ky i fundit nuk është interesuar asnjëherë për të bijën. 18 vite më parë jeta e saj mori një tjetër drejtim. Ishte vetëm 4 vjeç, kur prindërit e saj u ndanë. Gjithë dashurinë e përkujdesin e munguar, ajo e ka marrë nga gjyshi i saj.

“Babi kishte një lidhje jashtëmartesore, jetonte një jetë të dyfishtë, dy krahë njëkohësisht. Mami rrinte në shtëpi, punonte kujdesej për mua. Pasi linda, mami shkoi të më regjistronte në Gjendjen Civile, aty unë nuk mora dot mbiemrin e babait, por u detyrova të merrja mbiemrin e nënës. Ai kishte një fëmijë tjetër dy vite më të madh se unë, por ne nuk e dinim. Unë isha një foshnje e sapolindur dhe e kuptova kur isha 4 vjeçe kur nusja tjetër erdhi të jetonte me ne, bashkë me vëllain tim. Nga ajo ditë ne shkuam tek gjyshi dhe jetuam tek daja. Unë isha mbesa e vetme, sepse mami ishte vajza e madhe”, rrëfeu e prekur Ana.

Sot ajo ka ftuar gjyshin, i cili e rriti dhe i ka qëndruar gjithmonë pranë, por i mbetet të kryejë një “mision” të fundit: t’i mbushë mendjenqë të shkëputet nga Shqipëria dhe të shkojë në Greqi, aty ku jeton tashmë mbesa e tij. Po çfarë e mban Isufin të lidhur këtu dhe a do e pranojë më në fund kërkesën e Anës?

Ana: Ai është vëlla, shok, gjithçka për mua. Çdo rudhë e tij fsheh një sakrificë tepër të madhe. Të rrisësh një mbesë është një përgjegjësi shumë e madhe. Sikur të bëj gjithë të mirat e botës përsëri nuk ia shpërblej dot, jam e sigurtë. Shumë faleminderit që më ke qëndruar pranë në momentet më të vështira. Dua të kërkoj falje për të gjitha gabimet që kam bërë. Dua që ti të vish bashkë me mua dhe nënën tek mami në Greqi. Ti ke vajtur shumë rrallë dhe rri gjithmonë në shtëpi nuk vjen.

Ardit Gjebrea: Ne duam që ti të shkosh në Athinë tani, për këtë ka ardhur Ana.

Ana: Unë nuk jam e lumtur pa ty dhe nënën.

Isuf: Unë fal edhe jetën për këtë.

Ardit Gjebrea: Do shkosh të jetosh atje ?

Isuf: Do shkoj. Si të thotë Ana do bëj.

Ka vetëm një problem, sepse Ana ka katër vite që përpiqet të bëj dokumentet për në Greqi, por gjyshi ka disa keca në shtëpi që kujdeset dhe nuk i lë dot.

Në studion e programit “E Diela Shqiptare” sjellin kecat e Isufit dhe hapin një ankand për t’i shitur sa më shpejt. Pjë telefonatë mbërrin në studio dhe çmimi shkoi në 450 mijë lekë, por presin oferta të tjera më të larta për kecat e ekranit. “Ankandi” i sotëm mesa duket do e ndajë gjysh Isufin përfundimisht nga kecat, por ai i hapi rrugën plotësimit të dëshirës së Anës, që të jetojnë së bashku në Greqi.

“KA NJË MESAZH PËR TY”
Rasti II

Ledjoni nga Vlora ka ardhur për të shoqëruar prindërit dhe ka përfunduar në studion e programit “E Diela Shqiptare” për një mesazh. Tani që ka shpëtuar nga ai makth, një tjetër “mur” e ndan me familjen, sidomos me vëllain e saj Ledjonin. A do e falë ai pas dy vitesh?

Motra e Ledionit ka shkruar për t’i bërë një surprizë prindërve, por stafi i emisionit ka zbuluar se vëllai dhe motra nuk flasin prej dy vitesh. Në 31 Dhjetor ajo ka bërë një status në profilin e saj në Facebook:

“Ledjon vëllai im i shtrenjtë, dua të dish se të dua shumë dhe më mungon shumë. Dua të dish se jetën jap për ty, por dua të dish dhe të besosh te mua se një ditë të premtoj se do të bëj shumë krenar. Ti e di se sa mua më dhemb shpirti atëherë kur dhe ty të dhemb, ti e di se edhe me ato që neve na kanë ndodhur, zemra jonë do rrahë po njësoj. Të dua shumë dhe më mungon shumë.”

Elena vjen në studio duke kujtuar se ka ftuar prindërit, por nuk e di që vëllai po e dëgjon rrëfimin e saj…

“Kur je në fshat njerëzit vijnë kërkojnë, shikojnë një vajzë simpatike me një trup të hedhur. Më kërkuan, por babai nuk donte, sepse edhe motra është fejuar 15-vjeçe, por mami dhe burri i tezes ranë dakord. Kur erdhën në shtëpi më pëlqeu dhe pranova. U fejuam dhe ndenji tre ditë, më pas ai iku në Rodos ku jetojmë edhe sot. Pas tre muajsh shkova edhe unë me babain, pasi isha nën moshë dhe nuk kaloja dot kufirin. Na pritën shumë mirë. Në fillim rrija në shtëpi, nuk punoja, pastaj punoja me ish-vjehrrën në një restorant. Paguhesha shumë pak, bëja edhe punët e vjehrrës vetëm për të mësuar gjuhën. Ish-bashkëshorti vinte në mëngjes dhe e linte punën në 2 të natës, pinte shumë, shumë pak kohë rrinim bashkë. Kur i thoja të rrinim bashkë, përdorte dhunë ndaj meje. Pas 3 muajsh u ktheva, por prindërve nuk i tregoja sepse nuk doja t’i shqetësoja dhe mendova se do ndryshonte”.

“Ne jemi katër fëmijë, motra e madhe jeton në Athinë, vëllai në Kosovë dhe vëllai i vogël në Itali. Nuk i tregoja asnjërit. Pasi u martova dhe bëmë dasmën të dielën, unë të hënën shkova në Greqi. Atje mësova se jam shtatzënë dhe doktoresha më tha se mund të jenë binjakë, por askush nuk kujdesej për mua dhe humba fëmijën. Unë isha si një skllave. U ktheva në Shqipëri për të marrë diplomën e shkollës, punoja atje 16 orë, sepse doja të ishim mirë nga ekonomia, sepse morëm një shtëpi më vete, por ai sillej më keq, vinte më vonë, pinte më shumë. Familja ime nuk dinte asgjë, sepse unë shpresoja se kur të bëja fëmijë do të ndryshonte, siç më thoshte edhe ish-vjehrra”.

“Kam humbur 6 fëmijë, herën e fundit mami im e kuptoi, por nuk e dinte se pse unë humbja fëmijët. Unë e kisha më tepër psikologjike problemin, sepse qaja dhe ai ushtronte dhunë, edhe pse unë isha shtatzënë. Ai ishte i sëmurë. Unë duhet të rrija 24 orë shtrirë, sepse kur ke shumë abortime rrezikon edhe jetën, hyra dhe në gjendje kome, por nuk kisha njeri afër. Kisha vetëm motrën dhe bashkëshoritn e saj që jetonin në Athinë. Kërkova të vinte mami im, sepse nuk ndihesha mirë. Ngrihesha në 7 të mëngjesit dhe shkoja tek e ëma e tij dhe kujdesesha për të, pavarësisht se edhe vetë isha e sëmurë.

“Punova një vit rresht, por ai i mori të gjitha paratë nga llogaria jonë e përbashkët dhe i investoi në një restorant. Më vinte turp t’i kërkoja motrës Lekë. Isha vetëm 19 vjeçe. Kam tentuar edhe të vetëvritem. Mamaja ime kuptoi shumë gjëra kur erdhi në Greqi. Ata flinin gjumë dhe nuk i interesonte për lokalin që kishin marrë, të gjitha i bëja unë. Një natë erdhi i dehur dhe më goditi dhe mami më pa të rrëzuar dhe më ngriti. Mami mori në telefon vëllain e madh Ledjonin, sepse me të kam qenë shumë e ngjitur, por pas ndarjes nuk jemi më. Ai mendonte se unë nëse do kthehesha në Shqipëri do ishte më mirë, por unë atje ndihem më mirë. Pas ndarjes ish-bashkëshorti tha hajde merreni Elenën, sepse ajo nuk bën fëmijë. Kur vjen babi për të më marrë ai vjen i dehur si gjithmonë, kisha tre ditë pa ngrënë, sepse nuk i interesonte askujt që unë jetoja në atë shtëpi“, rrëfeu Elena.

Ardit Gjebrea: Si ka mundësi të durosh kaq shumë ? Të dhunohesh pafund? Të rrish tre ditë pa ngrënë edhe të mos kërkosh ndihmën e vëllezërve? Ky është kulmi.

Elena: Po. Është, por jam një njeri që duroj shumë. Jam shumë e fortë.

Ardit Gjebrea: Po ka një kufi. Po tregoje për Ledjonin, i cili u mërzit kur ti u ktheve në Rodos, duke menduar që ti do ktheheshe tek ai.

Elena: Po më dha mundësinë që unë të shkoja në Kosovë tek ai, por nuk e pranova, sepse të shkosh në Kosovë është prap si të fillosh një jetë nga e para. Pastaj erdhi edhe babai im prap, derisa unë gjeta punë. Nga bakshishet që punova mblodha lekë që ai të kthehej në Shqipëri. Më tha: “Zoti është i madh dhe do vijë një ditë që edhe ti do qeshësh”.

Ardit Gjebrea: Ka ardhur kjo ditë ?

Elena: Tani po, pavarësisht se është e vështirë, sepse punoj shumë, por më mungojnë shumë prindërit dhe prandaj kam ardhur. Ata nuk më besojnë që unë jam mirë, dëgjojnë shumë njerëzit në fshat, sepse kur ndahet një femër duhet të kthehet tek familja ta martojnë. Kur shkova në Rodos nuk më flisnin njerëzit. Mendonin se unë do isha një vajzë e bredhur që dilja natën, sepse kur punon në lokal je shumë e lëvizur. Punoja me 900 Euro në muaj, duhet të paguaja 350 Euro qiranë e shtëpisë, 150 Euro harxhoja me taksi vajtje-ardhje në punë, i dërgoja lekë gjithmonë edhe prindërve. Kur shkoj në shtëpi, nuk ka natë që nuk qaj, sepse them pse nuk më kuptojnë. Vëllain e vogël që është në Itali kam katër vite pa e parë, ndërsa me vëllain e madh kam 1 vit që nuk flas. Kur ika në Greqi dhe nuk e dëgjova më tha: “Nuk je më motra ime dhe mos më merr më në telefon”.

Elena përlotet teksa përballë shikon vëllain të prekur nga historia e saj.

Elena: E dua shumë dhe më mungon, mund t’i them edhe më fal, sepse mendoja se do i kaloja e vetme. Është gjëja më e shtrenjtë që kam. Është mbreti im.

Ardit Gjebrea: Ledjoni do ta tregojë me veprim nëse të fal apo jo. Nëse Ledjoni të ka falur ti do rrish aty dhe ai do të përqafojë, nëse jo Ledjoni do largohet nga studio. Ledjon do largohesh apo do shkosh drejt motrës ?

Ledjoni: Jo, do shkoj drejt motrës.

Prindërit kanë ardhur në studio me Ledjonin dhe ai do të shfaqet sikur mesazhin e ka bërë ai, por më pas do të shfaqet Elena, e cila ka ardhur nga Rodosi vetëm për mesazhin. Zonja Qeriba dhe zoti Viktor vijnë në studio dhe dëgjojnë në monitor mesazhin nga mbesat e tyre. Më pas shfaqet Ledjoni dhe Elena.

Elena: Ju kam thirrur për t’ju thënë faleminderit. Kur unë kisha nevojë ju ishit pranë, edhe pse larg. Ju dua shumë dhe më mungoni shumë. Jeni gjëja më e shtrenjtë për mua. Ju e dini që do t’ia dal. Faleminderit që besoni tek mua, pavarësisht se në fshtatrat e Shqipërisë është e vështirë nga fjalët e njerëzve, por ta dini që do ju bëj shumë krenarë dhe kam ardhur këtu t’ju them se dua të vini me mua dhe të jetoni atje. Nuk ka ditë dhe natë që mos të qaj dhe mos të flas për ju.

Zoti Viktor: Ti të jesh mirë, po babi ça të thuash ti do bëj.

Ardit Gjebrea: Elena donte të dëgjonte edhe nga mami që do pranoni të shkoni në Greqi, sepse babi u dorëzua menjëherë para vajzës, ndërsa mami akoma nuk po flet.

Elena: Nëse mami pranon të vijë me mua, unë i kam gjetur një punë të kujdeset për një fëmijë të vogël, sepse e di shumë mirë që nuk do pranojë të rri në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Nuk e shoh shumë të bindur mamin.

Zonja Qeriba: Unë dakord jam se e kam vajzë dhe i kam të gjithë fëmijët njësoj, por kam dhe fëmijë këtej mbrapa. Kam Ledjonin me nusen.

Ardit Gjebrea: Të takon ty të flasësh tani.

Ledjoni: Unë tani jam i martuar dhe prindërit e dinë vetë se çfarë duhet të bëjnë. Të zgjedhin më të mirën, si për vete dhe për vajzën e tyre, motrën time.

Zonja Qeriba: Vajza ime ka një vit e gjysmë e divorcuar dhe unë kam një vit e gjysmë pa gjumë. Nuk është e lehtë për një prind të lerë vajzën vetëm në një shtet të huaj. Do të sakrifikoj, të shkoj edhe nga vajza, por fëmijët e tjerë nuk i lë dot.

Ardit Gjebrea: Ti nuk do t’i lësh, shko provo një vit të paktën, dy vjet. Shiko si mund të jetë dhe në momentin që do të shihni që ajo do jetë e stabilizuar, do të jetë shumë mirë. Shpresoj që edhe Ledjoni me bashkëshorten të stabilizohen me punë këtu dhe që ju mos ta keni më kokën prapa, por edhe ju të gjeni atë paqen të cilën keni vite që e kërkoni, sepse është një kalvar i gjatë prej më shumë se 8 vite gati, që ju jeni me këto probleme. Por tashmë mesa duket do të kthehet një faqe tjetër në historinë e famijes tuaj. Uroj me shpirt që ju të jeni të lumtur, sepse e meritoni me fëmijët që keni, por edhe për sakrificat tuaja si prindër.

NE JEMI CFARE HAME KUJDES SHENDETIN!

POWER KIDZ 5!

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Dy ish-bashkëshortë, Andoneta dhe Fatosi nga Vlora, vijnë sot përballë njëri-tjetrit në seancën e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Andoneta akuzon ish-bashkëshortin se ai e ka mashtruar atë kur ajo ishte e sëmurë dhe në bashkëpunim me vëllain e Andonetës, Edmondin, Fatosi i ka marrë 53 mijë euro.

“Në Gusht 2011 më merr babai në telefon dhe më thotë që ka gjetur një shtëpi. Morëm edhe fëmijët erdhëm nga Greqia dhe pamë shtëpinë që do të blinim. Zonja e shtëpisë na dha dokumentet dhe tha shkoni tek noteri sepse nuk kam mundësi pasi kam punë. Morëm dokumentet dhe shkuam tek noterja. Mondi foli me noteren dhe më tha që është bërë një shtesë dhe nuk është në dokumente, mos u nxito, sepse do prishet dhe do bëhet lulishte. Ikëm dhe nuk e morëm shtëpinë. Lekët i kisha tërhequr nga banka dhe i kisha me vete me dokumente. Shkova me vëllain për t’i mbyllur lekët në bankë në Shqipëri dhe i thashë nëse shikon ndonjë shtëpi na thuaj. Në Greqi u vizitova dhe nuk më mbanin spitalet, derisa shkova në spitalin e Janinës. Kam bërë 5 operime dhe kam të gjashtin gati vetëm nga mërzitja dhe stresi nga ai zotëria“, tha Andoneta.

Fatosi: Operimin e fundit, nuk di gjë zonja. Më ka lajmëruar vajza dhe kam ndenjur 8 orë e gjysmë derisa i ka dalë narkoza dhe më pas jam larguar. E kam paguar unë doktorin 500 Euro.

Andoneta: Ke pasur që i’a ke dhënë, se unë s’i jepja.

Fatosi: I dhashë për fëmijët e tu. Nuk i dhashë për ty.

Më tej, ish-bashkëshortët debatojnë ashpër për 50 mijë eurot që Fatosi i kishte dhënë vëllait të Andonetës, Edmondit në vitin 2012.

Andoneta: I kam thënë mos i jep lekët, të gjitha veprimet bëji përmes noterit dhe të gjitha bëji në dy emra në emrin tënd dhe në emër të një të fëmijëve.

Fatosi: Ashtu janë bërë edhe në dokumente.

Andoneta: Ku i ke?

Fatosi: I zhduki yt vëlla.

Andoneta: Ik e gjeji ti. Vrit veten me gjithë atë, mua nuk më intereson fare.

Fatosi: Kanë qenë me tre emra, në emër të vajzës së madhe, djalit dhe emrin tim.

Andoneta: Nëse kisha për të jetuar edhe pesë ditë më tepër t’i do bëhesh sebep që po më katandis në këtë gjendje.

Eni Çobani: Nga 2012 deri tani çfarë keni bërë? E ke takuar Edmondin ? Ka dhënë ndonjë para?

Fatosi: Me mijëra herë, më thotë sot nesër. Fillimisht më tha kam një tokë për të shitur në Nartë, do ta marrë një firmë gjermane.

Eni Çobani: Edmondi e pranon që ka marrë shumën e parave?

Andoneta dhe Fatosi: E pranon.

Eni Çobani: Çfarë keni bërë ju këtu? Ju vërtet keni bërë një transaksion bankar dhe keni sjell para dhe thoni për blerjen e një apartamenti, por nuk ke përcaktuar as se kujt i ke thënë, as se ke prokurë, nuk ke as akt-marrëveshje me Edmondin. Pra ky është një borxh që i ke dhënë këtij zotërisë, por arsyeja blerje shtëpie.

Fatosi: Me besimin që kisha se isha kaluar vëllait me zotërinë.

Eni Çobani: Besimi ka një kufi. Janë 50 mijë euro, po heqim 3 mijë që thotë se ja kam dhënë në dorë.

Andoneta tregon se vëllai i saj Edmondi nuk tregon se çfarë ka bërë me paratë. Ajo e ka takuar disa herë, por nuk i ka thënë asnjë fjalë. Fatosi ka ardhur vazhdimisht në Shqipëri, por e ka gënjyer sikur pronari i shtëpisë është larguar dhe ka pasur punë, asnjëherë nuk e ka takuar. Pas disa tentativave të regjisë për të komunikuar në studion e “Shihemi në Gjyq” me Edmondin në një lidhje telefonike ai nuk është përgjigjur.

“Kam kryer brenda mundësive të gjitha telefonatat e mundshme kundrejt tij, i kam kërkuar edhe një takim privat. Nuk ka pranuar, ka shkuar deri atje duke kërkuar që të mos e telefonoj më sepse bezdisesh nga telefoni pasi ka pretenduar që shumën prej 50 mijë euro po e shlyen një vëlla tjetër që ndodhet në Itali, i cili ka bërë një pjesë të kësaj shlyerje, por jo të plotë është shumë e vogël brenda shumës të cilës Antonetës ai i detyrohet dhe justifikohet me faktin që vëllai im po i jep këto para. Unë Edmondit dua t’i drejtohem për dy gjëra, e para për bezdisjen. Unë do ta telefonoj sa herë të më kërkohet nga protagonistët që jeni ju dhe do keni nevojë. Më pas kur ju ta lini këtë punë për sa i përket ndërmjetësimit dhe i drejtoheni një organi tjetër, patjetër që keni të drejtat tuaja në mënyrë ligjore ta thërrisni këtë njeri. E dyta sa i përket shumës së parave më ka gënjyer duke më thënë në telefon tre ditë përpara vëllai e ka shlyer zonjën me një pjesë të parave, dhe kur unë marr Antonetën në telefon thotë se ato para përpara tre vitesh vëllai në Itali duke ditur që isha me një sëmundje shumë të rëndë më ofron 15 mijë euro për operacionin. Vëllai i tha paratë nuk i dua më, por ti do t’i quash si zbritje të borxhit të vëllait tjetër. Këta janë dy vëllezër të bërë nga një baba dhe një nënë”, tha zonja Eni.

Kanë kaluar 7 vite dhe asnjë shtëpi nuk është blerë dhe as lekët nuk dihet se me çfarë i ka shpenzuar vëllai i Andonetës, Edmondi. Ata pranojnë t’i kthejë 35 mijë euro duke pranuar lekët e vëllait tjetër si shlyerje të borxhit.

Në fund të seancës të dy ranë dakord për të hapur një proces gjyqësor.

Kategori
E DIELA SHQIPTARE
0 Komente

Përgjigju

*

*



Emisione