#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

E Diela Shqiptare – “Udha e Shkronjave”- Alan VS Discombobulated (18 shtator 2022)

E diela shqiptare – “Hotelisht me Gladin” – Episodi 1 (18 shtator 2022)

Muzikë më të ulët, shumë jastëkë dhe një përrallë, inpektore Gladi teston durimin e stafit të hotelit

“Hotelisht me Gladin” është rubrika e re në emisionin “E Diela Shqiptare”. Gladi është eksperte në fushën e shërbimit dhe të menaxhimit të hoteleve ajo ka pasion hotelet dhe shprehet se ajo që i pëlqen të bëjë është të koleksionojë gabime. Ajo shkon si një kliente, një kliente nga ato “të bezdisurat” dhe shikon shërbimin nëpër hotele të ndryshme.

Këtë të diel Gladi ka testuar shërbimin e një hoteli të huaj, fillimisht ajo ka kërkuar kamerat e sigurisë së “M&K” Hotel në mënyrë që inspektimi i saj të ishte i gjithi i filmuar. Testimin ajo e nisi që pa shkelur në hotel, me anë të telefonatës së bërë në recepsion. Të gjitha shërbimet e hotelit kaluan në sitën e Gladit, nuk shpëtoi as kamerieri dhe as sanitarja, por ajo që e  vuajti më shumë prezencën e kësaj “klienteje të bezdisur” ishte pa dyshim recepsionistja Alba, e cila shfaqi durim të jashtëzakonshëm ndaj të gjitha kërkesave të “klientes”, edhe ndaj atyre më absurdeve.

Le të shikojmë pak këto fotografitë e Marubit që në fakt shkojnë shumë këtu me dekorin e dhomës, por edhe te dhoma e dytë është e njëjta pamje. Ta ngacmoj pak Albën për këtë. Ndërkohë që në fakt e ka ulur zërin e muzikës tamam siç premtoi. Alba, Alba…sot do ma dëgjosh shpesh zërin“.

Gladi: Alba Gladiola jam prapë.

Recepsionistja: Po më të lutem më thuaj.

Gladi: Faleminderit shumë që ja ule zërin se tani është shumë më këndshëm dhe do më zëri gjumi shumë shpejt.

Recepsionistja: Në rregull, kënaqësi që ju ndihmuam!

Gladi: Në fakt mora për këto pamjet që kam këtu në dhomë, janë disa fotografi të Marubit që më pëlqejnë shumë, vetëm se janë dy piktura njësoj nuk e di a mund ta ndryshojmë njërën?

Recepsionistja: Në çdo dhomë janë pak a shumë të njëjtat pamje dhe normalisht të njëjta piktura të Marubit, jemi munduar që standardit gjerman ta rikthejmë pak a shumë edhe në tradicionalet tona.

Pas kërkesës për uljen e  muzikës, për ndryshimin e pikturave, dhe kërkesës së refuzuar për lejimin e duhanit në ambientin e dhomës, Gladiola i kërkon Albës t’i sjellë jastëk, këtë kërkesë e bën plot tre herë, aq sa bindet se në rast se do kërkoj më shumë ata do i sjellin sërish. Pas gjithë këtyre kërkesave ajo i bën Albës edhe kërkesën më absurde….

“Krevatin e mbusha me jastëk, as nuk  përtuan fare. Shumë të sjellshëm! Por Albën do e marr edhe një herë në telefon”, tha Gladi para se të bezdiste për të disatën herë recepsionisten.

Gladi: Alba!

Recepsionistja: Po si mund të ndihmoj? 

Gladi: Faleminderit shumë për jastëkët, jam shumë rehat tani, vetëm se nuk po më zë gjumi.

Recepsionistja: Arsyeja?

Gladi: Nuk e di. A mund të më tregoni një përrallë a ndonjë gjë? Si bëni në kështu rastesh?

Recepsionistja: Për përralla nuk besoj

Ka një mesazh për ty – Ana Tafili, dashuri në kohërat e kancerit (18 shtator 2022)

E dhimbshme/ Lufton me kancerin në stadin e fundit të jetës, Ana: Më thanë jeta jote mbaroi…

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ka ardhur Ana e cila jeton në Itali prej viteve 90’. Ajo ka treguar se nuk ka ardhur në Shqipëri për 10 vite dhe tani është rikthyer të rrëfejë jetën e saj e cila vitet e fundit nuk ka qenë aspak e lehtë.

Ana: Kam 10 vite që nuk vij në Shqipëri sepse për fat të keq jam në gjendje të rëndë, me një sëmundje të rëndë, kancer, në stadin e fundit. 

Ardit Gjebrea: Ana ty ka vite që ta kanë thënë këtë gjë.

Ana: Mua ma kanë thënë për herë të parë në 2017 në Qershor. Më kanë bërë një operacion 13 orë dhe menduam se ia hodhëm. Në 2018  unë dola jashtë sëmundjes, por për fat të keq në Maj të 2020 kanceri u kthye prapë dhe për fatin tim të keq u bë më I keq dhe më agresiv dhe kishte marrë gjithë trupin. Nuk operohesha dot më.

Ardit Gjebrea: Që atëherë ty mjekët të thanë që ti nuk ke më jetë?

Ana: Jo në Maj të 2020 më thanë do mundohemi, ka mundësi që të shërohesh. Në 2020 për Vitin e Ri, një ditë përpara mua spitali i Milanos më mori në telefon dhe më tha për fat të keq, jeta jote mbaroi. Të kanë ngelur pak muaj për të jetuar sepse metastazat të janë hapur në të gjithë trupin  dhe kimioterapia nuk po funksionin, nuk po i mbyll dot. Unë kam bërë rreth 60 cikle kimio derisa në fund farë kanë arritur të më vënë një mekanizëm në trup sepse venat e mia ishin shkatërruar komplet.

I ka ngelur pak kohë për të jetuar, Ana: I kërkova partnerit t’i jepte atësinë djalit tim

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Ana e cila prej vitesh jeton në Itali. Ajo ka rrëfyer se vuan nga kanceri, sëmundje që ka përparuar dhe mjekët nuk i kanë dhënë më shpresa. Ajo ka treguar se partneri i saj italian ka qenë një mbështetje shumë e madhe për të. Madje djalin që ajo e ka nga fejesa e saj e parë, partneri italian i quajtur Masimo ia ka dhënë atësinë dhe për këtë gjë është tepër e lumtur.

Ana: Unë sot kam ardhur këtu sepse në 2020 kur mua më erdhi ajo telefonatë e rëndë që më thanë se ditët e tua kanë mbaruar, unë i kërkova vetëm një amanet Masimos. Unë nuk isha e martuar në Itali dhe djali im ishte pothuajse jetim, i kërkova që ta hidhte në emrin e vetë dhe të bëhej babai i djalit tim që unë të ikja e qetë. Më tha nuk ka diskutim që unë e bëj, unë jam babai i Fabios, megjithatë edhe me dokumente e bëj, por në zemrën time Fabio është fëmija im.

Unë këtë nuk e harroj kurrë. Nuk harroj shumë gjëra, prandaj e kam sjellë, ta falënderoj me gjithë zemër. Nuk harroj kur unë ndryshova. Isha masa 42 dhe arrita 50 dhe mbulova të gjitha pasqyrat e shtëpisë sepse nuk arrija ta shikoja veten. Nuk kisha më flokët, më kishin rënë komplet. Më vinte shumë zor ta shikoja veten, kurse ai vinte nga puna se punon larg, më pëshpëriste në vesh, më thoshte ti je gruaja më e bukur në botë dhe unë jam i lumtur dhe me fat që të kam takuar.

Ardit Gjebrea: Nga 2020 deri në 2022, si kanë qenë këto dy vite ndërkohë që mjekët të thanë ti i ke ditët e numëruara, ndërkohë po kalojnë vite dhe ti je shumë mirë.

Ana: Në Milano më tha për fat të keq që ti nuk ke më jetë, doktoresha e Riminit, më mori në telefon dhe më tha çfarë do bësh? Do rrish e qetë në shtëpi pa pasur vështirësi me ilaçe, apo do e provosh edhe pse mendoj që kimio nuk do na bëjë përmirësime? Unë i thashë në qoftë se ka edhe 1% mundësi dhe shpresë që unë të jetoj, unë do luftoj deri në fund. Unë kam vendosur të luftoj gjithmonë, të jem në këmbë gjithmonë dhe me buzëqeshje gjithmonë. Unë kam nxjerrë nj frazë që kanceri është alergjik i buzëqeshjes.

Ana tregon se është aktive në rrjetet sociale dhe qëllimi i saj i vetëm ka qenë që t’i jepte mesazhe dhe këshilla të gjitha grave, duke i informuar për shenjat dhe simptomat e këtij kanceri që ajo vuan, pasi nuk është shumë i njohur dhe i përhapur. Ajo nuk mendonte se do e ndiqnin kaq shumë njerëz dhe tregon se video e saj ka arritur mbi 1 milion në të gjithë botë. Ana tregon se i vinin mesazhe nga e gjithë bota duke i thënë se i ka thënë shumë forcë me këtë mesazh që ajo ka përcjellë. 

Ndahet nga i fejuari në Itali dhe ngel vetëm me të birin: S’më jepnin shtëpi me qira…

Ana në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ka rrëfyer se ajo është e sëmurë me kancer, ku mjekët nuk i kanë dhënë më shpresa pasi sëmundja ka avancuar shumë. Ajo ka treguar se kur iku në Itali në vitet 90’, ishte bashkë me të fejuarin, por ata u ndanë dhe ajo ngeli e vetme me të birin, ku u përballën me shumë vështirësi.

Ana: Për fat të keq ika me të fejuarin tim, por nuk shkoi ashtu siç duhej dhe unë ngela vetëm me një djalë. E ka emrin Fabio.

Ardit Gjebrea: Mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu siç doje ti me ish-të fejuarin tënd.

Ana: Përfunduam të ndarë dhe vitet e para ia dedikova gjithë jetën time djalit. Ngaqë vuajta shumë, një vajzë e vetme me një fëmijë të vogël në një dhe të huaj. Nuk të jepnin  shtëpinë me qira sepse kishin frikë se nuk e paguaje. Bëra një vendim me krenarinë time, do ble një shtëpi thashë. Do punoj natë e ditë, por do ta ble një shtëpi që të jetë e mija që asnjë njeri të mos më nxjerrë jashtë, as mua as fëmijën tim.

Ardit Gjebrea: Ia mbërrite?

Ana: Ia mbërrita.

Ardit Gjebrea: Ana më pas kishe frikë të ndërtoje një marrëdhënie tjetër, e vërtetë?

Ana: Shumë e vërtetë. Kam qëndruar shumë vite pa pasur lidhje.

Ardit Gjebrea: Por ja që të papriturat vijnë.

Ana: Një natë të bukur, një shoqja ime më kërkon për të dalë jashtë, për të pirë një gotë. Ajo gjithmonë vonohet dhe i thashë jo nuk vij se ti vonohesh dhe do të të pres një orë. Kësaj radhë nuk vonohem tha dhe pikërisht këtë radhe erdhi në kohën e duhur. Kur u ulëm në tavolinë i thashë do rrimë vetëm të dyja, po pate mundësi, meshkuj jo. Sa u ulëm në tavolinë, kalon një djalë me një të ecur që më bëri përshtypje, si e ecura e babit tim.

Babai im ka pasur një ecje të qetë, por të sigurt. Ky djali më bëri përshtypje për këtë lloj të ecur. Shoqja ime e thërriti në tavolinë. Kur e thërriti në tavolinë, prezantimi im i ka bërë përshtypje, sepse i thashë më quajnë Ana por me një n dhe atij i ngeli në tru Ana me një n. Kur po flisnim na ofroi për të pirë, po unë krenare, kam gotën time, faleminderit shumë, e më tha ok. Pas 5 minutash u gjenda duke pirë në gotën e tij. Në unazat tona kemi të shkruar ‘un bicchiere”, që do të thotë “një gotë” sepse ne pimë gjithmonë në një gotë.

Gjithë shoqëria ime në Itali, unë një punë të rëndësishme, ishim të pashëm që të dy, njerëzit më thoshin se kishin më pretendim se unë do merrja vetëm aparencën dhe u habitën që unë mora një njeri shumë të thjeshtë.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin?

Ana: Masimo.

Ana tregon se ai ka një lokal dhe është një profesor verash dhe vjen nga një familje shumë e thjeshtë, pak a shumë si shqiptarët, sipas Anës. Ajo e ndjen veten si në familje. Ajo tregon se dhe djali i saj e ka pranuar Masimon dhe i ka hyrë shumë shpejt në zemër. 

I habitur që ftohet në emision, italiani: Shpresoj mos jetë policia

Ana sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka ftuar Masimon, partnerin e saj italian i cili ka qenë një mbështetje mjaft e madhe gjatë jetës së saj. Pasi u diagnostikua me kancer, ajo ka pasur një jetë tepër të vështirë, por me mbështetjen e Masimos ajo e ka përballuar mjaft mirë duke i dhënë dhe forcë për të dashur jetën sa më shumë. Kur erdhi në studio, Masimo u shpreh i habitur sepse ai nuk njeh asnjë në Shqipëri që ta ftojë në emision dhe mendon se ndoshta mund të jetë dhe policia.

Ardit GjebreaJu kë njihni në Shqipëri që mund t’ju ketë ftuar në studio?

Masimo: Unë në Shqipëri nuk njoh asnjë të jem i sinqertë. Shpresoj vetëm që mos jetë policia që mund të më ketë sjellë këtu.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë ke bërë në Shqipëri që të të thërrasë policia?

Masimo: Shpresoj asnjë gjë. Nuk e di kush mund të ma ketë dërguar këtë ftesë me thënë të drejtën.

Kur Masimo e shikon Anën në ekran thotë se është gruaja e tij dhe emocionohet. Ana e falënderon atë për vullnetin dhe mbështetjen që i ka dhënë prej kaq shumë kohësh dhe nuk ia ka lëshuar kurrë dorën. 

Në fazën e tretë të kancerit, Ana-burrit: Faleminderit që më ke larë si fëmijë i vogël kur qaja…

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë e ftuar Ana e cila ka sjellë partnerin e saj italian, për ta falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë kur asaj iu desh që të luftonte me kancerin. Edhe pse është në fazën e tretë të sëmundjes, Ana nuk e humb kurrë shpresën.

Ana: Të falënderoj kur më ke larë si një fëmijë të vogël, kur mua më vinte zor dhe qaja. Ti më thoshe unë jam i lumtur se të shikoj përditë, kështu që e kam kënaqësi të laj gruan time. Kur të zinte gjumi në makinë, kur prisje jashtë spitaleve sepse prej Covidit, nuk të lejonin të hyje brenda dhe ti ishe i detyruar të rrije në makinë pasi punoje gjithë natën dhe të zinte gjumi.

Për momentet që unë mbuloja pasqyrat dhe ti doje t’i zbuloje se thoje se je gruaja më e bukur në botë dhe duhet ta shohësh veten që je e bukur dhe e fortë. Të kam sjellë këtu që të të them 1 milion herë të tjera dhe në 1 milion herë të tjera, unë do të të zgjidhja po ty.

Masimo: Të dua vogëlushe. Jam unë ai që duhet të falënderoj Zotin, që kam në krahë një grua të mrekullueshme si ti. Ti je ajo që më jep forcën të eci përpara. Të dua shumë. 

Ka një mesazh për ty – Neglizhuan përvjetorin e prindërve, surpriza e djemve (18 shtator 2022)

Vëllezërit pendohen që nuk ishin në 50-vjetorin e prindërve të tyre

Dy vëllezër Dashamiri dhe Eduardi kanë marrë pjesë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, të cilët kanë ardhur nga Italia për t’i bërë surprizë prindërve. Ata nuk kanë qenë prezent në 50-vjetorin e tyre për shkak të angazhimeve dhe sot i kërkojnë falje për mungesën e tyre në këtë ditë kaq të rëndësishme.

Dashamiri: Jemi 4 djem dhe dy vajza, 5 në Itali dhe një motër në Amerikë dhe ditën që bënë 50-vjetorin u ndodh vetëm një vëlla dhe një motër.   

Dashamiri tregon se edhe prindërit e tyre jetojnë në Itali, në shtëpi më vete dhe nga fillimi i Qershorit deri në Tetor ata vijnë në Shqipëri.  Përvjetori I tyre ishte në 13 Gusht.

Dashamiri: Mami është pika ime më e dobët, prindërit janë të dy pika të dobëta, por mami është ajo më e dobëta. Mami priste që të paktën unë që jam I madhi të isha prezent.   

Eduardi: Në datën 12 marr babin në telefon edhe e ndjej pak si të ndrojtur dhe I them si do shkojë festa për nesër. Ai tha që nuk ka festë pa fëmijë. Aty u ndjeva keq, e mora në telefon Dashamirin dhe I thashë, je i sigurt që nuk do shkojmë nesër. Unë kisha prerë biletën për pushime, por do e ktheja nëse ky do ishte dakort. Por për motive të veta nuk e realizoi dhe mendova edhe unë e nënvlerësova. Thashë kur nuk shkon ky që është më I madhi dhe këtë e mbajnë si vëllai i madh dhe babi i vëllezërve.

Dashamiri tregon se kur bënë festën, nëna e tij shikonte nga dera se ndoshta i vjen ndonjë nga djemtë që ishin në Itali.

Djali për nënën: Më vjen instikti ta puth, i vjen era qumësht

Dy vëllezër Eduardi dhe Dashamiri janë bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ku kanë treguar se sa të lidhur janë me prindërit e tyre. Për shkak të angazhimeve ata nuk ishin pjesë e 50-vjetorit të tyre dhe ata duan që t’i lumturojnë duke i ftuar në emision. Djali i madh Dashamiri, i cili është një njeri mjaft i dhënë ndaj prindërve shprehet se e puth nënën shumë sepse i vjen era qumësht.

Ardit Gjebrea: Cila është marrëdhënia që kanë ata të dy me njëri-tjetrin?

Eduardi: Ata jetojnë sikur të jenë 20 vjeç. Ti shohësh rrugës duke ecur, ecin 4 orë bashkë dhe dorë për dore.

Dashamiri: Kjo është një problem për ne.

Ardit Gjebrea: Pse?

Dashamiri:   Kemi probleme me nuset sepse janë bërë xheloze. Merrni shembull nga babi. Ata puthen, përqafohen, dorë për dore. Neve jo puna, jo fëmija, i kemi…

Eduardi: I kemi nënvlerësuar një çikë.

Ardit Gjebrea: Ata nuk e dinë që jeni këtu sigurisht.

Eduardi: Jo absolutisht.

Ardit Gjebrea: Do çuditen. Madje kam përshtypjen që do çuditen me Eduardin sesa me ty.

Eduardi: Absolutisht sepse unë jam një tip që jam i ndrojtur dhe nuk e transmetoj dashurinë aq sa e transmeton ky. Unë madje kam një mesazh për mamin dhe për këtë motiv sepse jam shumë i ftohtë. Nëse shkoj ta takoj mamin, i jap vetëm dorën dhe nuk e puth.

Ardit Gjebrea: Kështu bën dhe me nusen?

Eduardi: Jo. Dashuria është e njëjtë që ka ky ndoshta ose edhe një çikë më shumë, por e shpreh në mënyrë të ndryshëm.

Ardit Gjebrea: Po Dashi si e shpreh dashurinë?

Eduardi: Dashi në qoftë se vjen në shtëpi e puth mamin mbi 30-40 herë.

Ardit Gjebrea: (Qesh) Lum si ai dhe mami.

Dashamiri: Jo që e puth, më vjen instikti ta puth, kur puth mamin i vjen era qumësht.

Ardit Gjebrea: Nuk ka si era e nënës.

Dashamiri: Edhe babin se pastaj duket sikur vetëm mamin. 

Shihemi në gjyq – Rusja i kërkon të drejtat bashkëshortit shqiptar (18 shtator 2022)

Burri-gruas ruse: Mos ma ngri zërin, kam të drejtë të ndërroj 7 gra…

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq, tek E Diela Shqiptare ka qenë një çift bashkëshortësh të cilët kanë mosmarrëveshje për pronën. Ymeri është martuar me Zvetlanën, një grua ruse e cila jeton në Itali. Ata janë në një marrëdhënie prej 20 vitesh, por të martuar kanë që në vitin 2015. Zvetlana është e pakënaqur se si burri i saj e trajton dhe i kërkon që të ndryshojë sjellje.

Ymeri: Pse më ke sjellë këtu?

Zvetlana: Për të sistemuar gjërat tona sepse unë nuk jam me dokumente të rregullta këtu në Shqipëri. Jam bashkëshortja jote dhe njihemi që prej 2002, kemi 20 vite. Jemi të martuar prej vitit 2015 dhe kam 7 vite që dëgjoj veç: Po, po, po.

Ymeri: Mos ma ngre zërin.

Zvetlana: Ti po tallesh me mua?

Ardit Gjebrea: Edhe në Rusi burrat komandojnë dhe gratë binden?

Zvetlana: Jo është ndryshe sepse dhe tek ne ka burra të këqij dhe burra të mirë. Por kjo varet nga mendja e një burri dhe ai mendon që duke qenë mysliman, i lejohet t’i ngrejë zërin grave dhe të tallet me gruan e vetë.

Ymeri: Unë kam të drejtë të ndërroj 7 gra. Ty po të pëlqeu zonjë mirë, po s’të pëlqeu…

Zvetlana: Po nëse i mban të shtatë gratë si princesha.

Rusja-burrit shqiptar: E sheh këtë shishe, ta hedh kokës…

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare ka qenë Zvetlana, një grua ruse që jeton në Itali. Ajo tregon se është martuar me Ymerinprej vitit 2015, por ka vetëm një certifikatë martese dhe nuk ka marrë kartën e identiteti në Shqipëri dhe për këtë gjë ia hedh fajin bashkëshortit të saj që nuk përpiqet ta ndihmojë.

Ymeri shprehet se e ka pasur rezidencën në Durrës dhe aty figuron si i martuar por kur u kthye në fshatin e tij ku ka lindur ne Çermë, në gjendjen civile figuron si i martuar por se me kë nuk bëhet e ditur. Ymeri ka pasur dhe një martesë më parë, ku është divorcuar dhe ka 3 fëmijë.

Ymeri: Pusho një minutë.

Zvetlana: Jo, jo dhe jo. E sheh këtë shishen? Ta hedh kokës për ta rregulluar atë kokën tënde. Ti duhet të rregullosh dokumentet. Ma shkatërrove jetën ti, kuptove apo jo. Nuk mund të sillesh kështu me një grua. Jam jot shoqe, të dua fort dhe ti duhet të më respektosh, pik.

Zvetlana tregon se i ka dërguar para çdo muaj që të ndërtojë shtëpinë që kanë sot në Çerm, por ajo nuk figuron në asnjë dokument që është bashkëpronare e kësaj shtëpie dhe mbi të gjitha as fakti që është martuar me Ymerin.

Ajo i kërkon Ymerit t’ja rregullojë dokumentet sepse nuk ka as kartën e identitetit dhe asnjë të drejtë në shtetin shqiptar, as të drejtën e votës. Zvetlana shpreh shqetësimin se ai ka fëmijë dhe përderisa ajo nuk figuron në asnjë dokument pronësie për shtëpinë, ka frikë se një ditë ai ia le fëmijëve që ka nga martesa e parë dhe se gjithë investimi i saj në këtë shtëpi ik dëm.

Gruaja ruse i dërgon 1 milion Lekë në vit, Ymeri: Mos më nxeh se e di vetë ti

Zvetlana në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, ka sjellë problemin që ka me bashkëshortin Ymeri i cili tregohet tepër i pasjellshëm me të. Svetlana është ruse e cila jeton në Itali dhe prej 20 vitesh njihet me Ymerin. Janë martuar në 2015, por ajo nuk ka marrë pasaportë dhe në fshatin Çermë ku jeton Ymeri ajo nuk figuron si gruaja e tij.

Zvetlana tregon se i dërgon Ymerit çdo muaj nga 950 Euro dhe se shtëpinë dhe femrën në këtë fshat e ka ndërtuar me Lekët e saj. Ajo ka frikë se përderisa emri i saj nuk figuron si bashkëpronare e shtëpisë, Ymeri mund t’ja japë fëmijëve që ka nga martesa e parë. Zvetlana i kërkon ndihmë zonjës Eni Çobani ta ndihmojë të marrë pasaportën shqiptare dhe të bëhet bashkëpronare e shtëpisë që Ymeri ka ndërtuar me Lekët e saj.

Zvetlana: I dërgoj 950 Euro në muaj që ai të jetojë mirë.

Eni Çobani: Pra, ti merr 1 milion Lekë të vjetra.

Ymeri: Po.

Zvetlana: Unë dua të rregullohem me dokumente ose përndryshe më kthe paratë mbrapsht. Të kam blerë dy makina, njëra më e mirë se tjetra. Njëra fuoristradë Toyota Yaris për një njeri që ia vlen, edhe këto i dua. Dua të më kthesh gjithçka, edhe këpucët dhe veshjet, janë të mijat. Ti nuk ke asnjë gjë. Më ke shkatërruar.

Ardit Gjebrea: Lekë për shtëpinë, i paske blerë Toyota Yaris, çfarë nuk i paske bërë Ymerit, po pse?

Zvetlana: Sepse e dua, sepse jam grua serioze, sepse jetoj me te dhe i kam dhënë gjithçka.

Ardit GjebreaÇfarë të ka pëlqyer tek Ymeri, se flokët jo (qesh).

Zvetlana: Në fillim tregohej i mirë, serioz, gjithçka shkonte për bukuri. Më pas kur i them më duhen ato dokumente, të kam bërë shtëpinë.

Eni ÇobaniArditi po thotë se çfarë të ka pëlqyer tek Ymeri?

Zvetlana: Më pëlqeu se ishte njeri serioz, mendonte veç për familjen tonë, por më vonë nuk e di, ndryshoi.

Ymeri: Gabove që ke ardhur tek zonja Eni Çobani. Mos më nxeh se e di vetë ti pastaj. Të kam thënë që burri është burrë. Do bëhet siç them unë.

Zvetlana: Burri është burrë, po tregoje veten pra.

Ymeri: Do bëhet siç them unë.

Zvetlana: Më duket se nuk e ke kuptuar. Ti duhet të tregosh që je burrë sepse unë të kam falur zemrën ty, të dua fort. Burrat shqiptarë janë të mirë, nuk janë të gjithë të këqinj. Ty më duket ka filluar të të lerë mendja.  Tani do të të freskoj trurin sepse duhet të sillesh mirë, qartë?

Ymeri: Mirë, ik ulu atje.

Në përfundim të seanncës, Ymeri thotë nëse Eni Çobani arrin ta ndihmojë të marrë pasaportën shqiptare do e bëjë bashkëpronare edhe tek shtëpia që ai ka ndërtuar me Lekët e saj.

“Kënga Magjike 2022” zbulohen tre artistët e parë BIG

“Kënga Magjike” festivali më prestigjioz i muzikës moderne shqiptare, tashmë edhe internacional, startoi edicionin e 23-të  këtë të diel në emisionin e përjavshëm në Tv Klan “E diela Shqiptare”.

Kënga magjike nisi me prezantimin e tre artistëve të parë BIG të festivalit. I pari që e çeli “Këngën Magjike” ishte këngëtari i muzikës së lehtë Erik Lloshi. Ai është pjesëmarrës për herë të nëntë në këtë festival dhe këtë herë vjen me këngën “Zanë moj” .

Artistja e dytë Big, ishte një këngëtare e cila ka korrur shumë sukses që në moshë shumë të vogël.  Ka marrë pjesë në festivale si “Gjeniu i Vogël”, “Junior Fest 2017” dhe ka fituar çmim të tretë në “Festivalin e këngës” në RTSH. Ajo është Sara Bajraktari dhe vjen për herë të dytë në “Këngën Magjike”, këtë herë vjen më këngën “Ça m’bone”.

Artistja e tretë  ‘Big’ me një karrierë prej 16 vitesh në skenën e muzikës shqiptare është Orgesa Zaimi e cila është pjesëmarrëse për herë të shtatë në “Këngën Magjike”. Këtë herë ajo na vjen me këngën  “Shiu i Tetorit”.

“U martove dhe të erdhi ritmi?”, Erik Lloshi tregon kujt i këndon “Zanë moj”

“Kënga Magjike”, festivali më prestigjioz i muzikës shqiptare çeli fazën prezantuese në emisionin e “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Artisti i parë i kategorisë BIG u prezantua këngëtari Erik Lloshi i cili vjen në këtë festival për herë të 9. Kënga e tij titullohet “Zanë moj”, i ngacmuar nga Ardit Gjebrea se cila ishte zana e  tij, Eriku pasi mendohet përgjigjet se ishte e motra, e cila i ka qëndruar gjithnjë pranë dhe ka qenë një urë lidhëse mes tij dhe bashkëshortes së tij.

Ardit Gjebrea: Artisti i parë që do të ftoj tani, ka marrë pjesë në 8 edicione të festivalit dhe për të 9-in vit ftoj Erik Lloshin. E ke këmbën e mbarë apo jo?

Erik Lloshi: Shpresoj! Është viti i parë që unë e hap “Këngën Magjike” dhe jam shumë i lumtur për këtë.

Ardit Gjebrea: Dhe ne nuk të kemi zgjedhur kot se pas 7 herë baladash, dy pjesëmarrjet e fundit vijnë me ritëm. Pasi vuajte pa fund për dashurinë më në fund u martove dhe erdhe ritmi?

Erik Lloshi Tani na ka ikur ajo pjesa e dashurisë. Na ka ikur.. domethënë e kam akoma se kam një grua të mrekullueshme.

Ardit Gjebrea: Të vrau Romina…

Erik Lloshi Ka ikur ajo pjesa e të shkruarit për dashurinë.

Ardit Gjebrea: Kënga jote titullohet “Zanë moj” duket si ato shprehjet e vjetra që i thuhet një vajze. Nga e gjete?

Erik Lloshi Me thënë të drejtën për këtë duhet të pyesim Endrit Mumajesin që shkruajti tekstin. 

Ardit Gjebrea: Atëherë kujt do i shkonte më shumë “Zanë moj”, mamasë tënde, bashkëshortes tënde, apo motrës tënde që të prezantoi me Rominën?

Erik Lloshi: Këtë se prisja.

Ardit Gjebrea: Vetëm të treja mos më thuaj.

Erik Lloshi: Jo do zgjedh një, është motra, për faktin se më ka prezantuar me Rominën. Për faktin se ika dalë përball shumë problemeve të mia që kam pasur debate me mamin, me babin, me të gjithë. Ajo është një urë që ka forcuar lidhjet e mia qoftë me bashkëshorten time apo qoftë me mamanë edhe babain tim. Prandaj e bëra një lidhje të tillë. Aq më tepër që e kam larg.

“Një herë në juri, një herë si këngëtare” Orgesa Zaimi: Herën tjetër do vij si prima balerina

Orgesa Zaimi është një nga këngëtaret e cila është rritur në “Këngën Magjike”. Këtë herë këngëtarja vjen me një pamje krejt ndryshe nga çfarë e kemi parë dhe do konkurrojë më këngën “Shiu i Tetorit” një këngë e  shkruar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi.

Kjo këngë lidhet me dashurinë dhe  zemërthyerit, Orgesa shprehet shumë e emocionuar dhe shprehet  se kjo do jetë “e treta e vërteta”.

Ajo herë ka ardhur si konkurrente e herë tjetër si anëtar e jurisë. Herën tjetër Orgesa “premtoi” se do vijë si prima balerina. Sigurisht kjo ishte një batutë e këngëtares e cila krahas Këngës Magjike po përgatitet edhe për një tjetër spektakël që do transmetohet në TV Klan, “Dance with me”.

Ardit Gjebrea: Vijmë te artistja e tretë dhe e fundit për sot në kategorinë BIG, “Nostalgjia” e mbani mend nga edicioni i kaluar?  Ajo është rritur në këtë skenë. Ka qenë viti 2006 kur ka ardhur për herë të parë në këngën magjike, kanë kaluar 16 vite,por ajo mbetet e njëjta. Orgesa Zaimi!

Orgesa Zaimi: Përshëndetje!  Mirë se ju gjej!

Ardit Gjebrea: Mirë se erdhe! Orgesa, fillimisht te “Kënga Magjike ke ardhur si këngëtare, pastaj si anëtare jurie, ndërsa tani përsëri si artiste në garë.

Orgesa Zaimi:Tani përveç prezantimit të “Këngës Magjike” që më ngelet në një nga vitet e ardhshme, kam vendosur të bëhem prima balerina.

Ardit Gjebrea: Përsëri te “Kënga Magjike”, s’kam as Klaudia Pepan.

Orgesa Zaimi:Po ja do mundem me Klaudian kush është më e mira.

Ardit Gjebrea: Çne me baletin ti?

Orgesa Zaimi:Një sfidë e re që më pret te “Dance with me” do jem po në shtëpinë Klan, nuk e ndërroj.

Ardit Gjebrea: E zbulove?! Ta gëzosh! Ne jemi në Shtator dhe ti na sjell këngën “Shiu i Tetorit”. Është një optimizëm meqenëse do kemi krizë energjetike?

Orgesa Zaimi:Jo po në bazë të shërbimeve metorologjike Tetori do të jetë i  mbushur vetëm me shira.

Ardit Gjebrea: E mirëpresim!

Orgesa Zaimi: Patjetër që shiu lidhet patjetër edhe me vjeshtën, dhimbjen, zemërthyerit dhe me melankolinë. Jam shumë e emocionuar këtë herë. Sa herë që vij kam emocione të ndryshme dhe ky është një nga ato emocionet më të çmueshme që do e mbaj mend gjatë. Falenderoj Aida Barakun dhe Armend Rexhepagiq për këtë këngë që kanë sjellë për mua. Hera e tretë e vërtetë.

Ardit Gjebrea: Atëherë edhe pse jemi në Shtator prezantojmë këngën “Shiu i Tetorit”.

“Ça m’bone”, Sara Bajraktaraj rrëfen çfarë fshihet pas titullit të këngës

“Kënga Magjike”, festivali më prestigjioz i muzikës shqiptare çeli fazën prezantuese në emisionin e “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Artistja e dytë Big, ishte një këngëtare e cila ka korrur shumë sukses që në moshë shumë të vogël.  Ka marrë pjesë në festivale si “Gjeniu i Vogël”, “Junior Fest 2017” dhe ka fituar çmim të tretë në “Festivalin e këngës” në RTSH.

Ajo është Sara Bajraktaraj dhe vjen për herë të dytë në “Këngën Magjike”, këtë herë vjen më këngën “Ça m’bone”. Po çfarë i kanë bërë Sarës?! E ngacmuar nga Ardit Gjebrea ajo është shprehur se është një histori tradhtie.

Ardit Gjebrea: Titulli i këngës ishte “Ça m’bone”? kush dhe çfarë të ka bërë ty?

Sara Bajraktari: Atëherë, kënga flet për dikë të gjinisë mashkullore sigurisht  dhe se çfarë më bëri ai mua që më ka lënduar.  Është një këngë pak a shumë tradhtie do thosha.

Ardit Gjebrea: A ça do i bëjmë ne atij që ça të ka bërë ty.

Zbulohet juria e festivalit “Kënga Magjike”

“Kënga Magjike” festivali i muzikës  moderne shqiptare, tashmë edhe internacional, startoi edicionin e 23-të  këtë të diel në emisionin e përjavshëm në Tv Klan “E Diela Shqiptare”.

Ky spektakël si çdo vit premton të na ofrojë emocione pafund dhe këngë të cilat do i këndoni të gjithë.

Këtë të dielë Ardit Gjebrea na ka zbuluar më shumë për mënyrën se  si do të funksionojë ky festival këtë vit dhe po ashtu u zbuluan edhe anëtarët e jurisë.

Kantautori Pirro Çako,  aktorja Ema Andrea, këngëtarja Jonida Maliqi, administratorja e “Acromax” Anxhela Faber si dhe gazetarja Kozeta Kurti do të jenë ata që do të gjykojnë këngët dhe këngëtarët në “Kënga Magjike 2023”. /tvklan.al