
E Diela Shqiptare – Emisioni 19 Nëntor 2023
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
“Mam, po ti !? 2” – Faza 2, java e 10-të
Kjo është java e fundit e fazës së dytë të “Mam po ti?” dhe sot do të mësojmë emrat e fatlumëve, që do të ndezin më pas motorrët për fazën e 3- të të konkurimit. 5 artistët e fundit për këtë fazë janë: Iris e shoqëruar nga gjyshja e saj Ides; Pranvera me mami Ritën; Brikena me mamanë e saj Marie; Reina me mami Mienën; Petro me mamin i tij Valbona.
“Shihemi në gjyq” – Arratiset dhëndrri me 42 mijë Euro
“Futi familjen në kredi e fajde!”, Laureta mes lotësh: Nuk ia fal binjakes!
Seanca e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” mbyllet pa pajtim mes binjakeve Laureta dhe Mirushe. Laureta nuk ia fal motrës së saj paratë që ajo i ka marrë hua familjes për ish-bashkëshortin, Përparimin. 42 mijë eurot nuk janë kthyer prej 8 vjetësh dhe familja është zhytur në kredi për t’i shlyer.
Mirushja thotë se është mashtruar nga ish-burri, i cili është shqiptar i Kosovës. Eni Çobani premtoi zgjidhje përmes një kontrate të re, e cila nëse nuk pranohet nga Përparimi, rruga e zgjidhjes do të jetë ndjekja e çështjes pranë prokurorisë së Prizrenit.
Eni Çobani: Këtë motrën që e keni nxjerrë nga shtëpia…
Laureta: Normale se s’i flet vëllai…
Eni Çobani: E keni bërë lanet këtë, nuk e pranoni sikur kjo ka bërë turpin e botës. Kjo nuk e paska pasur as burrë atë!
Laureta: Po s’e kishte moj zonja Eni, ça t’i bëjmë ne? Kjo pse u mashtrua zonja Eni?
Eni Çobani: Po mashtrohen njerëzit Laureta, edhe mashtrohen, por e ke motër. Unë e kuptoj që edhe ti ke hall.
Laureta: Shumë probleme në familje. Mua më vjen keq për vëllain dhe për babin.
Eni Çobani: Jo për këtë?
Laureta: Jo, fare.
Ardit Gjebrea: Që e ke edhe motër binjake?
Laureta: Unë s’do t’ia fal sa të kem jetën se e futi në kredi, lekë me fajde! Erdhi babi duke qarë te unë!
Eni Çobani: E ka futur në kredi të vëllain, Nekiun. Edhe ai është duke larë kredinë, akoma lan kredinë e lekëve të Përparimit?
Laureta: Akoma lan vëllai kredinë e babit! Ja kush është Përparim Kryeziu!
“Copë mishi! Ku e dinte ai që ka lekë babai jot?”, Laureta ‘sulmon’ binjaken. Gjebrea zbulon shifrën e huasë
Laureta u bë shkas që motra e saj binjake, Mirushja të njihej me ish-bashkëshortin e saj, Përparimin. Mirushja ndenji vetëm 4 muaj me të dhe Përparimi i kishte premtuar se do të jetonin në Zvicër por nevojiteshin para për procedurat.
Këto para Mirushja ia ka marrë familjes dhe ia ka dhënë ish-bashkëshortit. Pas 8 vjetësh ai nuk i ka kthyer ende dhe Laureta e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për t’ia kërkuar. Ajo i thotë motrës se ajo ka vjedhur familjen dhe i ka treguar gjithçka ish-bashkëshortit.
Laureta: E lashë në shtëpi dhe iku, çau ferrat ai! Se ai ga, kjo shukat me lekë sikur ishim bankë ne aty! Edhe në bankë kur të shkosh ka ca rregulla, ai pse mos t’i merrte te banka atje në Kosovë, ku kishte punuar? S’ka turp ai! Futi babain tim edhe në kredi, edhe lekë me fajde! Ti rri aty si copë mishi, ti rri ashtu!
Mirushe: Unë rri si copë mishi?
Laureta: Copë mishi je! Copë mishi për mua! Po si s’tu dhimb babai yt moj? Po si s’tu dhimb vëllai jot?
Mirushe: Po ti ma gjete moj, ti! Mashtruesin!
Laureta: Unë s’të thashë hap barkun, shko vidh familjen!
Mirushe: Po çfarë barku hapa?
Laureta: Po barkun mi, ke hapur barkun! Ke bashkëpunuar me të!
Mirushe: Bashkëpunova unë kundrejt familjes time?
Laureta: Ku e dinte ai që ka lekë baba jot? Ku e dinte? I kërkon atij 80-vjeçarit?
Mirushe: Harroje se unë lekë s’kam, lekë s’të jap!
Laureta: Lekët do i gjesh!
Mirushe: Kam krijuar familje të re, mos më përçaj!
Ndërkohë, moderatori Ardit Gjebrea mban në dorë kontratën e huadhënies dhe zbulon se shuma e huadhënies është 42 mijë euro.
Ndenji e martuar vetëm 4 muaj, Mirushja: S’ishim çift! Lekët ia dhashë se më mashtroi
Laureta i kërkon motrës së saj binjake, Mirushes të cilën e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, paratë që ish-bashkëshorti i saj i ka marrë familjes. Mirushja e ka njohur ish-burrin, i cili është shqiptar i Kosovës përmes Lauretës dhe ai i kishte premtuar se pasi të bënin celebrimin, do të jetonin në Zvicër.
Për të kryer procedurat, ai ka marrë para nga familja e Mirushes dhe më pas është larguar. Mirushja thotë se është mashtruar prej tij dhe se ata ishin të celebruar, por jo çift.
Eni Çobani: Tani, ka mundësi të më thuash sa herë i ke dhënë para Përparimit? Nga momenti i parë dhe sa ke qëndruar me këtë burrë, sa vite, sa muaj, nuk e di?
Mirushe: Zonja Eni, të lutem më dëgjo. Unë e fejuar kam qenë pavarësisht se ai bëri celebrim për të më marrë me vete, por kurrë unë nuk u bëra nuse e asaj shtëpie ose e atij bashkëshorti, ish-bashkëshorti. Kurrë s’u bëra.
Ardit Gjebrea: Sa muaj?
Mirushe: 4 muaj ka zgjatur.
Eni Çobani: Pra ti e kishe burrë këtë apo s’e kishe moj zonjë?
Mirushe: Si?
Eni Çobani: E ke pasur burrë këtë ti?
Mirushe: Jo moj!
Laureta: Thjesht kanë bërë celebrimet, thjesht ai ka mashtruar familjen time.
Eni Çobani: Pra nuk ke pasur asnjë… se po na dëgjon Përparimi dhe sigurisht jam e sigurt që ai do më telefonojë dhe do më thotë kjo është gruaja ime…
Mirushe: Po të isha gruaja e tij, isha me atë unë. Ai ishte një mashtrues! Pse s’më mori? Bëri celebrimet në vendlindjen time, i mori gjithë letrat nga i kishte të vetat dhe bëri celebrim në fshatin tonë.
Ardit Gjebrea: Pra, unë kam një pyetje, ju keni qenë çift?
Mirushe: Me letra po.
Ardit Gjebrea: Po çift?
Mirushe: Jo.
Ardit Gjebrea: Po për ça ia dhe lekët ti?
Mirushe: Si? Po më mashtroi mo zoti Ardit.
“Gjej ish-burrin dhe ktheji lekët familjes!”, sherri mes binjakeve: Kam krijuar lidhje të re!
Laureta dhe Mirushja janë dy motra binjake që përballen në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq”. Laureta e ka thirrur në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan motrën e saj për t’i kërkuar kthimin e një borxhi që ish-bashkëshorti i saj i ka marrë familjes.
Mirushja thotë se ish-bashkëshortin, i cili është shqiptar i Kosovës ia ka prezantuar vjehrra e Lauretës. Ajo shton se lidhja ka mbaruar dhe ka krijuar një familje të re. Për shkak të konfliktit të parave, familja e ka nxjerrë Mirushen jashtë shtëpisë dhe nuk ka kontakte me të.
Laureta: Zotëria nga Kosova i ka kërkuar babait tim lekë…
Mirushe: Pse më ke sjellë këtu sot?
Laureta: Të kam sjellë këtu që t’i kthesh lekët familjes time, babait tim dhe vëllait tim.
Mirushe: Çfarë lekësh?
Eni Çobani: Po mirë, ky babai dhe vëllai janë edhe të Mirushes apo jo, s’janë vetëm të tutë apo Mirushen e keni nxjerrrë jashtë tani dhe nuk e konsideroni më? Tani vëllai me babain pse vijnë tek ju, jua kërkojnë juve këto para, për ç’arsye?
Laureta: Po nuk vijnë ato tek ne, ne do t’ia kërkojmë ish-burrit të motrës. Për 2-3 muaj u bënë me letra, bënë celebrimet se do iknin në Zvcër. Gjatë kësaj kohe i kanë kërkuar lekë borxh, shuma të mëdha borxh. Ata kërko bam, babai im shukat me lekë.
Mirushe: Po ti do të flasësh veç vetë? Po pse s’më jep një përgjigje, kush ma bëri këtë personin mua?
Laureta: Ne të bëmë personin ty, nuk të thamë shko jep lekët.
Mirushe: Po siç e bëre ti për mirë, ashtu e njoha edhe unë për mirë.
Laureta: Ku e ka të mirën ai mi?
Mirushe: Këtë kërkoja vetes.
Paratë e huazuara janë marrë rreth 8 vite më parë. Laureta thotë se gabimi është i Mirushes, pasi ajo duhet ta kishte njohur më mirë partnerin e saj. Madje, ajo i thotë binjakes se ka bashkëpunuar me të.
Mirushe: Siç e njohe ti, ashtu e njoha dhe unë.
Ardit Gjebrea: Atë po thotë dhe motra.
Mirushe: Po ku ta njihja unë më shumë, më mirë?
Laureta: Po pse të tha kush hape barkun ti? Ai gam, ti lekët na, ça je ktu?
Mirushe: Ça lekësh moj?
Laureta: Lekët e babës tim! Unë sot të kam sjellë këtu që ti sot me Përparimin të gjesh lekët e babës tim dhe të vëllait tim dhe ta qepësh atë gojën! Kam pritur 8 vite që t’i kthehen lekët babës tim, more vesh? Të ma sjellësh atë Përparimin përballë se i dal unë!
Mirushe: Çfarë lekësh kërkon ti?
Laureta: Ato lekët që ia ke marrë.
Mirushe: Unë ia kam marrë?
Laureta: Ti bashkë me të, ke bashkëpunuar!
Mirushe: Gjej Përparimin, siç ma gjete të ma gjesh prapë, merr lekët!
Laureta: Unë të gjej atë?
Mirushe: Mos më përziej me këtë punë! Kam krijuar familje!
Laureta: Unë di burrin tim ku e kam unë, s’di atë ish-të fejuarin tënd!
Mirushe: Unë e kam harruar atë, kam krijuar lidhje tjetër moj gocë!/tvklan.al
“Ka një mesazh për ty” – Drita në fund të tunelit
E gjeti të pambrojtur dhe i dha forcë, Floreta falenderon miken që besoi tek ajo
Floreta humbi vëllain, u divorcua pas një viti dhe u kthye në fshat nën peshën e mentalitetit, më pas ndërroi jetë babai dhe i duhej të kujdesej e vetme për familjen.
Babai i saj ishte bletar por me vdekjen e tij, vdiqën edhe një pjesë e madhe e bletëve duke vështirësuar gjithçka. Mentaliteti e kufizonte aq shumë sa nuk mundej të bënte asnjë hap derisa takoi Linditën, një inxhiniere pyjesh që njësoj si ajo, ushtronte një profesion që konsiderohej më i përshtatshëm për meshkujt. Lindita ndryshoi jetën e Floretës.
Për këtë arsye, ajo e ka ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Floreta gjeti mbështetjen dhe shtysën që i nevojitej për të vijuar jetën e saj në fshat duke bërë ndryshimin.
Floreta: Unë kam shumë njerëz të mitë që mund t’i kisha ftuar këtu, shumë të dashur në fakt, por ti je një mikeshë speciale dhe e meritoje një surprizë të tillë. Meritoje sepse ti nuk ke bërë vetëm për mua por ke bërë për çdo njeri dhe e dyta është që më ke gjetur në një pozicion shumë të vështirë të jetës kur je shfaqur. Ti e di shumë mirë se si unë isha, e pambrojtur, e pa mbështetur, e pa… ç’të them, e pa rrethuar shumë nga njerëz.
Kur më ke nxjerrë nga ajo guaska dhe më ke dhënë forcë, më ke thënë gjithmonë që “Floreta, dëgjo, ke për të mbajtur një familje por dil që aty, ti mund të bësh shumë e më shumë”. Më ke dhënë forcën që unë të përballem me çdo vështirësi në jetë. Ke qenë mbështetja ime e vetme dhe këtë ta bëjë një shoqe apo një person që ti nuk ke lidhje gjaku, unë mendoj që është shumë.
Mentaliteti e ‘burgosi’ në shtëpi, takimi i Floretës me njeriun që i zgjoi shpresën
Pas divorcit të saj vetëm një vit e gjysmë pas martesës, Floreta u detyrua të kthehej në shtëpinë e prindërve në Prrenjas. Mentaliteti i fshatit ku jetonte ishte i rëndë për të dhe u forcua edhe më shumë pas humbjes së babait të saj.
Me humbjen e babait, vdiqën edhe bletët me të cilat familja siguronte të ardhurat për të jetuar dhe askush nuk i ndihmoi për të gjetur ç’të bënin me ato pak që kishin mbetur.
Historia që Floreta tregim në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan është një rrëfim frymëzues se si në rrethana të vështira, mund të të gjendet dikush që të jep shpresë. Teksa ajo përpiqej të ndiqte trajnime për bletët në të cilat merrnin pjesë vetëm burra dhe paragjykohej për statusin e saj, dikush e nxori nga gracka ku e kishte futur mentaliteti. Në këtë mënyrë, Floreta ia doli ta merrte vetë në dorë biznesin e familjes.
Floreta: Më vonë më vjen një zonjë te shtëpia. Në momentin që kam biseduar, e kam ndierë veten me shpresë.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Floreta: Sepse ajo zonja ishte inxhiniere pyjesh me profesion.
Ardit Gjebrea: Si e ka emrin?
Floreta: Lindita Kokonozi. Më thotë “Floreta ku ke ngecur në profesionin, në punën tënde me bletët? Si të ecën puna?” dhe unë i tregoj historinë që e kam shumë të vështirë prej mentalitetit që të dal të marr pjesë në seminar. Kam një vit që shkoj i thashë, por prapë jam në dilemë të madhe sepse jam vetëm unë femër, nuk shkon asnjë femër tjetër në seminare. Edhe ajo më thotë “Floretë, dëgjo, e kuptoj shqetësimin tënd, e kuptoj shumë mirë, unë jam inxhiniere pyjesh dhe të kuptoj më mirë se kushdo tjetër se edhe unë të njëjtën gjë, edhe unë dal e shkoj në pyll me meshkujt” thotë, “por ti duhet ta thyesh mentalitetin, je ti ajo që duhet të bësh këtë ndryshimin në vendin tënd, nëse s’e bën ti, s’ka kush ta bëjë ndryshe”. I them por si do ta bëj? “Do ta bësh që të marrësh pjesë në seminare, në panaire, të njohësh njerëz sepse kështu do të të ngelë produkti aty, nuk ke ku e çon produktin tënd, nuk të njeh njeri”.
Ardit Gjebrea: Cila është jeta jote sot?
Floreta: Sot unë jam transformuar në një njeri tjetër në fakt. Sa keq që kur e them kështu duket sikur jam transformuar, si mund të transformohet një njeri, po. Unë sot jam… e ndiej vetne të sigurt. Unë në çfarëdo vështirësie që mund ta gjej veten, unë mund ta zgjidh.
Ardit Gjebrea: Ku jeton?
Floreta: Jetoj prapë atje. Unë jetoj në shtëpinë e prindërve të mi. Tani kam vetëm nënën.
Ardit Gjebrea: Me çfarë merresh?
Floreta: Me bletarinë. Kam bërë një park. Më del atje.
“Pas babait, vdiqën edhe bletët”, Floreta rrëfen humbjen: Mendova se e mori kismetin me vete
Floreta vjen nga qyteti i Prrenjasit për të rrëfyer historinë e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Në familjen e saj bënin pjesë prindërit, gjyshja dhe 4 motra e vëllezër. Në vitin ’98, humbja e vëllait shkaktoi një dhimbje shumë të madhe në familje, një plagë të pashërueshme.
Pas disa vitesh, Floreta martohet por vetëm pas një viti e gjysmë martesë, ajo kthehet në familjen e saj së bashku me vajzën. Ky moment që Floreta e rrëfen mes lotësh, ishte i vështirë për të dy palët sepse mentaliteti i fshatit e vendoste në qendër të komenteve.
Familja ndodhej në vështirësi ekonomike dhe Floreta mbështetej në pensionin e prindërve për të rritur vajzën dhe punën e babait të saj, i cili ishte një specialist bletësh. Por në vitin 2014, humbja e babait do të sillte edhe humbjen e bletëve që siguronin të ardhurat e familjes.
Floreta: Në 2014 babai ndërron jetë por si i thonë asaj që kë të qash përpara se qaja më shumë dhe të gjallët që kisha aty.
Ardit Gjebrea: Gjyshja ndërkohë ishte gjallë?
Floreta: Gjyshja ishte gjallë dhe ngeli e shtrirë në krevat sepse e përjetoi keq vdekjen e djalit të vet.
Ardit Gjebrea: Çfarë bënit për të jetuar?
Floreta: Pas vdekjes së babait më ngeli parku i bletëve të kujdesesha unë, ishin të vetmet të ardhura në familjen time.
Ardit Gjebrea: Jam kureshtar të di, sa kohë ose sa ditë pas humbjes së babait ti vajte te parku i bletëve?
Floreta: Unë mund kem vajtur diku pas një jave ose edhe dy javë sepse prisja njerëz në shtëpi, gjyshen e kisha të sëmurë, nuk ngrihej më. Mamaja 70 e ca vjeçe, vajza 10 vjeç ka qenë kur ka vdekur babai. Kur vajta dhe i pashë, gati gjysma e parkut të bletëve kishin vdekur.
Ardit Gjebrea: Kishin vdekur apo kishin ngordhur?
Floreta: Kishin vdekur sepse për bletët nuk duhet të thuash “ngordhi”.
Ardit Gjebrea: Përdoret fjala “kishin vdekur”. Unë e dija, por doja ta theksoja edhe për telespektatorët.
Floreta: Edhe kur shkoj atje, jam ulur duke qarë në fakt, kam thënë që e mori babi kismetin me vete, po tani çfarë do bëj?
Ardit Gjebrea: Nuk t’i kërkuan që na i shit këto bletët që kanë mbetur?
Floreta: Edhe kjo ishte një nga gjërat që mua më ka ngelur akoma në mendje që në momentin që më vdes babai, duhet të më kishin dhënë një dorë bletarët në zonë, të vinin të më thoshin “Floretë, ke nevojë për ndihmë? Nëse do i shesim, nëse do që të kujdesesh për to?”
Ardit Gjebrea: Nuk erdhën?
Floreta: Asnjëri. Aty e kuptova që babin e kishin dashur shumë edhe për interesin, që ai kontrollonte 7 fshatra me bletë. Edhe sa keq sepse unë vazhdoj i ndihmoj bletarët kur kanë nevojë tani dhe duhet ta bëjë çdo njeri, sidomos t’i japë një dorë njeriut kur është në vështirësi
“Ka një mesazh për ty” – Një mesazh nga Nigeria (19 Nëntor 2023)
Humbi babain dhe ndërtoi një pus uji në Nigeri, vajza zbulon arsyen pas gjestit fisnik
Veprat e mira dhe arritjet njerëzore janë modelet më të mira të frymëzimit që mund të përçohen. Në rastin e Shegës, vepra e saj nuk do të ishte bërë e ditur nëse xhaxhai, Shpëtimi nuk do t’i kishte shkruar “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
7 muaj më parë, Shega humbi babain e saj dhe zgjodhi që dhimbja të kthehej në një gëzim. Për këtë, ajo ndërtoi një pus në një shkollë në Abuxha të Nigerisë. Nigeria është një nga vendet ku uji mungon dhe tani 7000 njerëz pijnë në burimin që mban emrin e babait të Shegës, Fejzi Palit. Me shumë thjeshtësi, ajo tregon nga i erdhi ideja për të kryer këtë vepër në një vend kaq të largët.
Ardit Gjebrea: Shega, nga të lindi ideja e pusit?
Shega: Unë qëkur kam qenë në Medrese, përpos studimeve le të themi që Zoti më hapi pak zemrën edhe kundrejt gjërave fetare. Ana jonë, pra unë jam përfaqësuese e fesë islame dhe fejsa islame na mëson që të bësh gjithmonë mirë nuk ka asnjëherë kufi. Kështu që duke qenë se të hapësh një pus, të ndërtosh një xhami, të mbjellësh pemë ose të bësh disa gjëra të tilla, një universitet, një personi i sjell gjithmonë shpërblim, kjo ishte ideja që mua do më qetësonte sepse unë e përjetova pak keq vdekjen e babait dhe kjo ideja sikur ma lehtësoi pak dhimbjen me atë dëshirën e mirë që të gjithë ata njerëzit që do pijnë atë ujin nga pusi, patjetër që do falenderojnë personin që e mundësoi këtë sepse normalisht në Nigeri, në vendet afrikane nuk ka as ujë të pijshëm për njerëzit kështu që unë për këtë arsye doja që të bëja një mirësi edhe atij vendi, por në të njëjtën kohë që edhe babit t’i shkonin sa më shumë vepra të mira ose shpërblime siç i themi ne.
Ardit Gjebrea: Më fol pak për lidhjen tënde me babin.
Shega: Unë kam qenë goca e babit. Për ata që kanë edhe goca, edhe çuna e kuptojnë shumë mirë lidhjen pak më të veçantë që ndodhet midis babait dhe vajzës. Me thënë të drejtën, unë kam qenë gjithmonë shumë e lidhur edhe me mamin, edhe me babin, edhe me vëllezërit që janë pjesa ime e familjes por qëkur unë shkova që të studioj jashtë, e vija re që kur kthehesha për pushimet babai çdo pjesë të kohës e kalonte me mua, qoftë për kafe, qoftë për shëtitjen, çfarëdolloj gjëje, pra ishte gjithmonë pas meje dhe kudo që unë shkoja ai ishte partneri im që nuk më ndahej, nuk më linte asnjëherë që të dal me të tjerët sepse donte që gjithë kohën ta shfrytëzonte me mua.
Nuk kishin ujë të pijshëm, vajza ndërton një pus në Nigeri në kujtim të babait të saj
Historia e radhës në “Ka Një Mesazh Për Ty” nisi ndryshe kësaj here. Përpara se të hynte dërguesi i mesazhit, moderatori i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea ftoi shikuesit të ndiqnin disa pamje nga Abuxha, kryeqytetit të Nigerisë.
Në video, shfaqen nxënësit e një shkolle të cilët festojnë dhe gëzojnë për vendosjen e ujit në institucionin ku ata mësojnë. Nigeria vuan nga mungesa e ujit të pijshëm dhe në veri të saj, 70% e popullsisë nuk kanë akses në të. Nxënësit e kësaj shkolle nuk mundeshin të përdornin tualetet dhe ka një përhapje të infeksioneve e sëmundjeve të ndryshme. 70 mijë fëmijë nën 5 vjeç vdesin në Nigeri si pasojë e tyre.
Arsyeja pas këtyre pamjeve lidhet me mbesën e Shpëtimit, Shegën. Shpëtimi është rritur, martuar dhe është bërë baba i tre fëmijëve duke jetuar në shtëpinë e vëllait të tij, Fejziut. Lidhja mes tyre ishte shumë e fortë por 7 muaj më parë, Fejziu ndërroi jetë duke shkaktuar një dhimbje të madhe. Ky pus është ndërtuar nga vajza e tij, Shega në kujtim të babait të saj.
Shpëtim: Shega vajti në Nigeri dhe ndërtoi një pus uji dhe kjo mbesa e hapi këtë pus për shpirtin e vëllait tim që ai të jetojë si rrjedha e atij ujit që këta banorë konsumojnë çdo ditë. Nga ky burim pijnë ujë 7000 banorë.
Ardit Gjebrea: 7000 banorë pijnë ujë te ky burim! Dhe Shega ne e pamë që te ky burim ka vënë emrin e babait.
Shpëtim: Patjetër, kjo ka qenë për mua Ardit, unë kur më nisi mbesa një video që ishte bërë inagurimi i pusit atje, unë qaja gjatë gjithë koëhs nga gëzimi sepse kisha një lidhje shumë të madhe, shumë të veçantë me këtë vëlla, ishim të lidhur shumë, ishim jashtë mase të lidhur.
Ardit Gjebrea: T’u duk sikur ai uji ta riktheu në jetë.
Shpëtim: Po normalisht ashtu është. Unë e kam përjetuar shumë ikjen e tij normalisht por kur dëgjoj këto gjëra që bëhen për vëllain tim, është e çuditshme sepse unë kam gëzim. Nuk ka më lot trishtimi, do ketë lot sepse vëllai është diçka e madhe, por do ketë lot gëzimi. Me këtë që bëri mbesa i dha një kuptim tjetër humbjes së vëllait tim. Ajo, unë tani nuk mendoj më që vëllai im ka vdekur. Unë tani mendoj se si këta fëmijë jetojnë atje falë mirësisë që ka bërë mbesa ime, Shega.
Ardit Gjebrea: Me emrin e vëllait tënd.
Shpëtim: Me emrin e vëllait tim, Fejzi Pali.
3 ditë me 5 yje – BETA dhe INDRIT AGOLLI
Një nga rubrikat shumë të dashura për ne, “3 ditë me 5 yje”, mirëpret Betën në tre ditë magjepsëse. Shumë surpriza për të
“Udha e Shkronjave”- Enxhi vs Ana
Dy fizioterapiste dhe kampione njëkohësisht, përballen sot në “Udha e Shkronjave”. Enxhi dhe Ana janë përballë njëra tjetrës për sfidën e shkronjave, por vetëm njëra do shpallet fituese.