#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

“Të Panjohurit” – BAMEDA KUCANI

“Shihemi në gjyq”- Humb shtëpine, e mashtruan djali e nusja

U martua me mblesëri, Juliani: Nuk e doja ish-gruan. Ishte gjithmonë kundër meje, unë 1 ajo 15

Drejt fundit të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, “Shihemi në Gjyq”, konflikti mes nënë e bir nuk gjen një rrugë zgjidhjeje. Juliani nuk pranon të lirojë shtëpinë që i ka blerë nëna e tij dhe që ka mundur t’ia marrë nëpërmjet kontratës së dhurimit duke i thënë se po firmoste për librezat e ujit dhe dritave.

Ai thotë se shtëpia nuk është blerë për Julianin, por për ish-gruan e tij, të cilën më parë e akuzoi për tradhti. Juliani vijon të thotë fjalë të tjera për ish-bashkëshorten dhe thotë se ai nuk e ka dashur kurrë sepse ishte një martesë me mblesëri.

Eni Çobani: Shtëpinë ajo ia mori asaj mosmirënjohëses, asaj krimineles, asaj që ia hodhi të tëra poshtë.

Ardit Gjebrea: Shiko, ajo mosmirënjohëse dhe kriminele është nëna e fëmijëve të tu. Atë kriminelen ta dhanë me zor ty?

Eni Çobani: Kush ta dha?

Julian: Ma bënë me mblesëri. Mamaja më tha mua ta mbajmë që atë natë me gjithë babanë kur unë nuk e desha. Ata më thanë “epo mbaje”.

Ardit Gjebrea: Nuk e deshe ti, që natën e parë s’e deshe?

Julian: Nuk e desha. Babai e pëlqeu dhe mamaja dhe e mbajta.

Eni Çobani: Po mirë si e mbajte 15 vjet?

Julian: E mbajta për hir të fëmijëve.

Serije: Po e lije, e pe që nuk të shkonte, e lije.

Julian: Unë doja që të ndahesha mirëpo ndërhynte mamaja dhe babai, “mos, mos, mos”.  E gëlltita dhe për hir të prindërve dhe për hir të fëmijëve, ajo nuk u shtrua dot që të hynte në brazdë me mua.

Eni Çobani: Serije, kërkesa jote  e fundit ndaj djalit kush është?

Serije: Të lirojë shtëpinë.

Ardit Gjebrea: Julian, kemi mbaruar kohën televizive.

Julian: Një sekondë. Femra është shumë e zgjuar. Në qoftë se një femër e bën burrin për vete, burri gjithmonë ulet. Po kur femra do të dalë mbi burrin, si duhet të reagojë burri atëherë?

Eni Çobani: Prapë ta dojë.

Julian: Ajo ishte gjithmonë kundër meje, unë 1 ajo 15. Nuk kishte shanse.

Telefonata në orët e vona në ballkon, veprimet e ish-gruas që e bënë të dyshonte për tradhti

Juliani, i cili është thirrur nga nëna e tij Serija në “Shihemi në Gjyq” për konfliktin lidhur me një banesë, e akuzon se ajo është bërë palë me ish-bashkëshorten e tij. Ai bën me dije ndjekësit e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se i ka dhënë fund martesës 15-vjeçare prej së cilës ka dy vajza për shkak  se gruaja ishte kokëfortë. Juliani shton se kishte disa veprime të gruas që e bënin të dyshonte për tradhti ndaj tij.

Julian: Unë vija nga pazari nuk gjeja një pjatkë me gjellë. Nuk lante as ndërresat, ashtu. Filluan pastaj telefonat në orën 11 të darkës. Unë vija haja bukë në kuzhinë, ajo vinte nga banja. Unë vija për nevoja personale, ajo fliste në ballkon.

Eni Çobani: Çfarë bënte në ballkon?

Julian: Fliste në telefon në orën 11.

Ardit Gjebrea: Me kë?

Julian: I thosha me kë fole, “ty s’ka ç’të duhet”. Si s’ka ç’më duhet i thosha unë. Ia merrja telefonin,  telefonin nuk ma linte mua ajo.

Serije: Po ç’ faj kisha unë more djalë?

Julian: Në momentin që ma nxirrte telefonin, aty fillonin acarimet, debatet. Mamaja pastaj vinte dhe e përkrahte atë.

Eni Çobani: Njeriu flet  edhe me prindin, edhe me motrën, një kushërirë…

Julian: I thosha kështu unë, ma jep pak telefonin, “s’kam punë”, thoshte. Ndërsa unë kur dilja për një kafe…

Eni Çobani: Pra ke dyshuar ti për bashkëshorten?

Julian: Po dyshova, dyshova 90%. Kur unë flisja me një shok më thoshte mua “Julian, ma jep çikë telefonin të flas. Urdhëro, i thosha unë se besim nuk kisha.

Eni Çobani: Të fshihej ty ajo kur fliste apo fliste para teje?

Julian: Besim nuk kisha as te ajo, as te kjo, as te mamaja.

Eni Çobani: Mamaja ishte me nusen thua ti?

Julian: Ishin bërë një të dyja, ishin kundra meje.

Një detaj tjetër që Juliani përmend është se bashkëshortja kthehej në shtëpi shumë më vonë se sa orari kur përfundonte punën dhe nuk jepte asnjë shpjegim. Divorci i çiftit ka qenë një procedurë e vështirë edhe për shkak se ajo ka kërkuar një urdhër mbrojtjeje ndaj Julianit dhe Serijes me pretendimin e dhunës psikologjike.

Sakrificat e një nëne: I kam rritur djemtë me gjakun e trupit, kam punuar si qeni. Më varej lëkura nëpër dafina…

Serija është një nënë që ka punuar 29 vjet për t’i siguruar një jetë të rehatshme 3 djemve të saj. Për 18 vjet ajo shleu kredi vetëm që të arrinte t’iu blinte secilit një banesë. Por në “Shihemi në Gjyq” e ka sjellë konflikti me djalin e vogël, Julianin, për të cilin thotë se e ka mashtruar.

Serija nis të rrëfejë në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se kredia e shtëpisë për Julianin është mbyllur vetëm 4 vjet më parë. Asokohe, Serija pati probleme shumë të rënda shëndetësore.

Serije: Kur mora të këtij, unë u sëmura me tension në sy, me aritmi, nga variçet, me trombozë po dhe kur të arrijë puna do jua sjell të tëra me karta këto që kam bërë. Shqetësimi i madh që unë u sëmura dhe fillova të vija këtu.

Si ia mora hyrjen këtij, desha t’ia mobiloja të tëra përnjëherë që t’i ngjisja lart dhe të mos vuanin për fijen e shkrepëses. Unë për veten time kam vuajtur shumë. Nuk kam nga t’ia nis se i kam vuajtur vetë dhe nuk desha që të vuanin djemtë as për kaq. Iu kam marrë shtëpi, iu kam nxjerrë patentat, iu kam blerë makina, i kam rritur me gjakun e trupit. I kam rritur e kam punuar si qeni.

Juliani tenton të ndërpresë nënën, por ndërhyn moderatori Ardit Gjebrea duke i kërkuar të respektojë gjendjen, dhimbjen dhe sakrificën e saj sepse gjatë gjithë rrëfimit Serija ngashërehet.

Serije: Pastaj si u sëmura që vija për operacion këtu, mendoja vetëm për bankën, thoja bobo si do ta laj. Unë i merrja mjekimet që t’i bëja në shtëpi, unë i bëja në Pazar se mua më njihnin në Pazar klientët. Rrinte afër meje djali, por këtë nuk e njihte njeri. E pyesnin “ku e ke mamanë”, “nuk është”, i thoshte  ky. Ato i thoshin “do vijmë të marrim kur të vijë mamaja”. Dilja nga e keqja, iu thosha klientëve jam e sëmurë, po lë djalin.

Eni Çobani: Çfarë shisnit ju zonja Serije?

Serije: Erëza shisja unë. Rigon.

Eni Çobani: Pra 29 vjet ju keni shitur erëza apo jo?

Serije: Malet e Gjirokastrës e të Përmetit, deri në Memaliaj të Tepelenës i kam gjezdisur vetë moj Eni sa më mbeteshin duart nëpër dafina moj Eni, më varej lëkura kështu.

Replika mes Eni Çobanit dhe Julianit: Gishtin dhe fjalë të tilla s’mund të m’i drejtosh

Juliani, i cili është thirrur në “Shihemi në Gjyq” nga nëna e tij, Serija për shtëpinë që ka arritur t’ia marrë përmes një mashtrimi, nis të konfliktohet edhe me ndërmjetësen Eni Çobani. Ai refuzon t’i kthejë shtëpinë nënës dhe i kërkon asaj para, kur në fakt shtëpia është blerë prej Serijes. I nxehur nga situata, ai i drejtohet Eni Çobanit dhe i thotë të mos ndërhyjë ose nuk do të përfundojë mirë.

Julian: Edhe ti zonja Eni, dëgjo këtu, mos ndërhy shumë në jetën time se nuk do ndahemi bashkë mirë.

Eni Çobani: Çfarë thua? Mua ma drejton atë gishtin ti? Me kë s’do ndahesh mirë, me mua?

Julian: Me ty, po.

Eni Çobani: Je në publik, je live, po dëgjohesh nga e gjithë Shqipëria, po të them edhe njëherë bëj kujdes se je përpara ligjit. Pra mua gishtin dhe fjalë të tilla nuk mund të m’i drejtosh. As të jam futur në jetën tënde, as kam ndërmend të futem në jetën e askujt.

Por shtëpinë që i ke mashtruar mamasë do ta kthesh bashkë me atë zonjën që ke në Itali, kaq po të them. Tani kjo zonja që ka punuar 29 vjet në tregun e Korçës, që ju ka bërë juve djemve me banesa, ti t’i thuash më jep paratë dhe pastaj të jap shtëpinë, djalë të tillë unë s’kam dëgjuar ndonjëherë!

“Ish-gruaja dhe mamaja do më njohin mirë, nuk e njoh frikën”, djali nxit reagimin e nënës

Juliani, djali i Serijes shfaqet shumë i vendosur në insertin e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ai thotë se as ish-gruaja dhe as nëna nuk do të marrin shtëpi duke shtuar se nuk ka frikë nga asgjë.

Julian: Ish-gruaja dhe mamaja do më njohin mirë se kush jam. Duan të më nxjerrin nga shtëpia. Të bëhet nami të bëhet shtëpi nuk merr dot as ajo, as mamaja se mua më ka djersitur kurrizi për atë shtëpi. Jam Julian Zeka dhe nuk e njoh frikën nga asnjë lloj gjëje. Unë i bie plepit me një sëpatë.

Rrit gjarprin dhe të ha kokën”, është komenti i Serijes pas hyrjes së Julianit në studio.

Nëna shkrehet në lot: E liga që të vjen nga fëmija nuk të vjen as nga Perëndia

Serija është një nënë që ka sjellë djalin e saj në “Shihemi në Gjyq”. Në insertin prezantues të rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo shfaqet duke dënesur. Ajo shprehet se prej 18 vjetësh ka paguar një shtëpi me kredi dhe ka vuajtur vetëm për t’i ofruar fëmijëve një jetë më të mirë.

Serije: Filloj të qaj natë-ditë dhe nuk ngopem. U kalba në dëborë dhe në shi vetëm që t’i plotësoja kushtet atyre fëmijëve. 18 vjet vetëm me kredi, kam lënë shtëpinë time atje. Paguaja nga 600 mijë Lekë kredi dhe unë dëshiroja që ta mbyllja ditën vetëm me një byreçkë. E liga që të vjen nga fëmija nuk të vjen as nga Perëndia.

Edhe kur hyn në studio, Seria vazhdon të ngashërehet dhe sqaron se problemi qëndron vetëm me njërin prej djemve.

Ardit Gjebrea: Ti the që ke sakrifikuar shumë për fëmijët apo jo?

Serije: Jashtë mase kam sakrifikuar zoti Ardit.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë keni ju?

Serije: Tre djem kam.

Ardit Gjebrea: Por ti problemin e ke me të fundit?

Serije: Po, me djalin e vogël.

Ka një mesazh për ty

Pengu i Albanës

Nëna e sëmurë i shpreh pengun dhe kërkon falje, djali: Nuk pendohem për asgjë

Albana ka ardhur t’i kërkojë falje dhe të falenderojë djalin e saj të vogël, Iglin në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Djali i saj është njëkohësisht konkurrent në “Music & Beauty”, garën e bukurisë së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Siç rrëfeu gjatë rubrikës, Albana u largua 5 vite më parë drejt Italisë për të ndihmuar financiarisht familjen.

Gjatë kësaj kohe, Igli kujdesej për shtëpinë dhe babain duke lënë mënjanë fëmijërinë e tij. Kur Albana u kthye, u diagnostikua me kancer dhe gjatë kësaj lufte, është Igli ai që i qëndron pranë për çdo gjë. Ky peng e brengos Albanën, ndërsa reagimi i Iglit rrëmben duartrokitjet e publikut.

Albana: Ardit, unë Iglin ka qenë fëmija i vogël dhe fëmija i vogël përkëdhelet më shumë nga i madhi. Por fëmijëria e tij nuk ka qenë aspak e lehtë. Kur shokët e Iglit luanin, Iglit i është dashur të përkujdesej për  familjen, për shtëpinë, për babin, për të gjitha kështu që unë nuk e kam lënë të bëjë ashtu siç… në thonjëza nuk kam dashur ta lija, por jam këtu për…

Igli: Mundet? Mos të jesh pishman për asnjë lloj gjëje. Gjëja më kryesore është familja se sa gjërat e tjera. Nuk jam pishman për asgjë dhe unë do bëj të pmaundurën dhe janë gjërat minimale që duhet të bëjë një njeri për familjen e vet kështu që ti duhet të jesh dhe bashkë me familjen do jem krahu yt derisa të  kem frymë dhe do jem bashkarisht me ju në çdo moment tuajin.

Albana: Faleminderit zemra  e mamit!

Gjatë “Ka Një Mesazh Për Ty”, Albana rrëfeu se familjarët nuk e përballuan mirë diagnozën e saj dhe ishte ajo që u jepte vazhdimisht forcë. Kësaj here Igli nuk është më në gjendjen e tij të mëparshme, por ka shpresë dhe kurajë për të ardhmen e familjes.

Igli: Ne i presim të gjitha çfarë na sjell Zoti në këtë jetë, por i them faleminderit që nëna ime është këtu pranë, i them faleminderit që gëzon një shëndet të plotë dhe shpresoj ta gëzojë akoma dhe më shumë sepse kam akoma që të jetë akoma më e fortë dhe më e lumtur se çdo herë.

I rrëfeu bashkëshortit e fëmijëve për kancerin, Albana kujton përjetimin e tyre: U jepja unë forcë

Pas 5 vitesh larg familjes, Albanës nuk ia merrte mendja se kthimi në Shqipëri do ta vendoste përpara sfidës së radhës, betejës me kancerin. Nëna e konkurrentit në “Music & Beauty”, Iglit, ndalet pikërisht në çastin kur i rrëfeu familjarëve diagnozën e saj.

Mes lotësh, Albana rrëfen në “Ka  Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se situata ishte e vështirë për të gjithë dhe ajo përpiqej t’u jepte forcë.

Albana: Kur kam shkuar në shtëpi me gjithë letrat që më dha mjeku, bashkëshorti ma lexoi në fytyrë që ishte një gjë që nuk shkonte dhe unë i thashë jo, mos u shqetëso se nuk ka gjë, është një gjë që do kalojë,  Zoti na pruri, Zoti do na marrë, e di vetë ai, nuk futemi dot ne atje ku futet Zoti. Nuk e përballoi shumë mirë, filloi ai të qante më shumë ai dhe unë që i jepja forcë atij.

Ardit Gjebrea: Bashkëshortit?

Albana: Po. Pas pak më vjen djali i madh nga puna. Unë i kisha lënë letrat aty siç hyn në korridor dhe ne ishim brenda. Ai kishte lexuar letrat. Ai nuk e përballoi mirë, shkulte flokët dhe ikte, doli nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Po Igli?

Albana: Unë nuk i thashë asnjë gjë atë darkë, e lashë të flinte gjumë. Në mëngjes i vajta te krevati,  e përkëdhela, i thashë Igli, mami ka diçka për të të thënë por unë nuk dua që ti të mërzitesh sepse ti je forca ime. Unë këtu jam vetëm për ju. Mami është sëmurë, por nuk është ndonjë gjë që nuk shërohet sepse mami do shkojë në spital. Ai nuk e donte veten.

Ardit Gjebrea: Nga e ndieje ti që do ta përballoje dhe do kalonte kjo gjë?

Albana: Jo, thjesht doja t’i jepja forcë fëmijëve.

Ardit Gjebrea: Po ti tashmë e ke kaluar?

Albana: Jam akoma në mjekim.

Ardit Gjebrea: Çdo gjë po shkon mirë?

Albana: Po, faleminderit Zotit.

Albana shton se Igli është kujdesur gjithnjë për të dhe nuk e ka lënë kurrë vetëm gjatë terapive. Ajo fajëson veten se nuk e ka lënë të ketë një fëmijëri dhe mendon se i biri është rritur para kohe. Për këtë arsye, ajo ka ardhur t’i kërkojë falje dhe t’i japë një falenderim djalit të saj.

U kthye nga Italia pas 5 vitesh larg familjes dhe u diagnostikua me kancer: Doja të ktheja kohën pas

Albana është nëna e Iglit, njërit prej konkurrentëve në rubrikën “Music & Beauty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Përveçse mbështetësja e tij më e madhe në garë, ajo ka ardhur të ndajë historinë me Iglin në “Ka Një Mesazh Për Ty”.

9 vite më parë kur Igli ishte 15 vjeç, Albana mori vendimin të largohej në Itali për të përmirësuar situatën ekonomike të familjes. Djali i madh ndodhej në Gjermani dhe pas la Iglin dhe bashkëshortin të cilët kishin vetëm njëri-tjetrin.

Albana ndenji 5 vite larg familjes, 2 vitet e para nuk kishte dokumentacion dhe nuk mund t’i vizitonte. E përmalluar për familjen, ajo vendosi që një ditë të kthehej sepse edhe nuk ndihej mirë. Pas kthimit, nga një vizitë e rastësishme mjekësore zbuloi që vuante nga kanceri.

Albana: E shikoja që nuk po e ndieja veten mirë  nga pagjumësia, nga të gjitha. Edhe pse flisja 24 në24 me fëmijët, por ishte e pamundur. U zgjova një ditë dhe thashë unë do iki se s’po e shikoja veten time mirë, edhe pse nuk kisha dhimbje, thjesht nuk e ndieja veten… nuk flija gjumë, isha… vërtet isha me trup atje, por me mendje dhe me zemër isha gjithmonë me familjen.

Ardit Gjebrea: Çfarë zbulove?

Albana: Kur kam ardhur, u ktheva dhe “do shkojmë të vizitohemi”. I thashë jo, mami nuk ka asgjë, thjesht kisha merak  për ju dhe nuk kam asgjë se s’ndiej gjë. Kam shkuar me një shoqe për të çuar të shoqen për vajzën për ta vizituar. Nuk vajta për vete. Kam shkuar te mjeku thashë pse s’bëra një kontroll dhe unë meqenëse erdha. Ajo vajza e shoqes doli shumë mirë, kurse unë me një sëmundje të rëndë.

Ardit Gjebrea: Ta thanë menjëherë? Ta thanë që aty?

Albana: Kam qenë vetëm.

Ardit Gjebrea: Albana, nuk kam pyetur askënd deri më sot, më lejo të të pyes. Kur i thonë dikujt që ke kancer, cili është ai momenti i parë, çfarë të  vjen në mendje në atë moment?

Albana: Vetëm fëmijët, doja të ktheja kohën shumë prapa që thashë pse e lashë këtë kohë, pse i lashë këta fëmijë? Por nuk ktheja dot gjë mbrapa.

Martesa e ndaluar e Aleksandrës

Mbesa vjen t’i kërkojë falje pas 3 vjetësh, gjyshja refuzon ta takojë dhe largohet

Liliana, gjyshja e Aleksandrës ka pranuar të vijë në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ajo fajëson vajzën e saj për dy martesat e dështuara prej të cilave ka qenë Liliana që ka rritur 4 fëmijë. Por pas kësaj, zemra i është thyer më shumë pas largimit nga shtëpia të së mbesës, Aleksandrës me të cilën ka 3 vjet që nuk flet.

Në momentin që imazhi i Aleksandrës shfaqet në ekranin përballë Lilianës, ajo refuzon ta shohë. Madje kërkon që ekrani të mbyllet tërësisht sepse nuk dëshiron të komunikojë me të. Liliana ndan versionin e saj të historisë prej të cilit kuptohet se do të kishte dashur që Aleksandra t’ia rrëfente lidhjen e saj që në momentin e parë dhe jo të vepronte fshehurazi.

Ardit Gjebrea: Aleksandra sot nuk kërkon asgjë nga ju, kërkon vetëm dashurinë që i ka munguar.

Liliana: Jo, jo, jo. Baba ka Aleksandra, gjyshe tjetër ka. Unë e rrita, hallall ia kam bërë. Deri në moshën 18 vjeç e kam larë unë, ja atë, deri në moshën 18 vjeç unë e kam larë.

Ardit Gjebrea: Shikoj që qenke e lënduar dhe nuk është një moment pajtimi.

Liliana: Jo, tani të më ulë mua, donte një njeri, të më thoshte moj nëna, unë dua një djalë.

Ardit Gjebrea: Ka patur frikë.

Liliana: Jo, jo.

Ardit Gjebrea: Se ishte e vogël.

Liliana: Nuk ishte puna për frikë, të më thoshte “nëna dua një djalë”. Se të më thoshte mua, të kisha një çikë… unë e dija çfarë bëja, kupton ti? Unë e bëra me shkollë.

Ardit Gjebrea: Nuk të kishte treguar se djalin e donte që më përpara, nuk të kishte treguar se kishte frikë si do reagoje ti.

Liliana: Nuk na la përshtypje se unë nga shtëpia nuk e nxirrja.

Liliana e bën të qartë që nuk dëshiron të bisedojë dhe të pajtohet me mbesën ndaj  largohet nga studioja e programit.

Mbesa jeton në të njëjtën lagje me gjyshen që nuk i flet prej 3 vjetësh: Shihemi çdo ditë, ndërron rrugën

Në moshën 16-vjeçare, Aleksandra u dashurua pas një djali që sot është bashkëshorti i saj. Siç tregon ajo në “Ka Një Mesazh Për Ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, për një vit lidhja ishte tërësisht e fshehtë. Një ditë, teksa shëtisnin gjyshja e Aleksandrës sheh dy të rinjtë dhe shpreh haptaz kundërshtimin e saj për lidhjen e tyre.

Nga ana tjetër, i dashuri i Aleksandrës i kërkon të jetojë menjëherë me të që lidhja të mos shkëputej. Aleksandra pranon, por nga ana tjetër marrëdhënia me gjyshen që e kishte rritur që pas divorcit të prindërve, u kris.

Aleksandra: Shkova në familjen e bashkëshortit, ata më pritën shumë mirë por gjyshja nuk është se më fliste. Që nga ajo ditë nuk u përzie më fare me punën time, thoshte që “nuk dua ta shikoj më, nuk dua t’ia di kush është” sepse u inatos shumë dhe unë gati 3 muaj me nënën fare nuk kisha komunikim.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë mua më rezulton që gjyshja  mbi të gjitha kishte merakun e shkollës tënde.

Aleksandra: Po, ajo është meraku kryesor.

Ardit Gjebrea: Ti e vazhdove shkollën?

Aleksandra: Jo.

Ardit Gjebrea: Pra të rrit me gjithë ato sakrifica dhe papritmas, ti ta kesh me jetë bashkëshortin, më duket se je bërë edhe mama, ke edhe një djalë.

Aleksandra: Po.

Ardit Gjebrea: Ta kesh me jetë familjen tënde, por edhe ajo shkolla që ke lënë është thikë në zemër për gjyshen tënde.

Aleksandra: E di.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk të foli më.

Aleksandra: Jo, nuk më foli më.

Ardit Gjebrea: Por pati një moment.

Aleksandra: Pati një moment. Pas 3 muajve që isha larguar nga gjyshja, pati një debat mes njerëzve të bashkëshortit dhe gjyshes. Në atë moment, nuk durova dot kur dëgjova fyerje  për gjyshen dhe vendosa të kthehem prapë te gjyshja. Vendosa dhe ajo më pranoi, më hapi derën. Thjesht e kuptova që atë në aq pak muaj e kishte marrë shumë malli për mua.

Ardit Gjebrea: Po ti e le prapë.

Aleksandra: Po. E lashë se nuk doja të më shkonte jeta dhe mua si prindërit e mi. E mora prapë bashkëshortin tim dhe gjyshja që në atë moment vendosi që mes nesh nuk do ketë më pajtim apo komunikim dhe kam gati 3 vjet që nuk kam fare komunikim.

Aleksandra thotë se ka bërë tentativa për t’iu afruar, por vëllai i madh dhe motra nuk i flasin. Ata përkrahin qëndrimin e gjyshes së tyre, pavarësisht se herë pas here Aleksandra dhe gjyshja shihen rastësisht me njëra-tjetrën.

Aleksandra: Jetojmë në të njëjtën lagje, kemi pasur edhe rastisje, domethënë e kam parë pothuajse çdo ditë.

Ardit Gjebrea: Gjyshen?

Aleksandra: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe çfarë bën?

Aleksandra: Thjesht ndërron rrugën.

Rriti e vetme 4 fëmijë nga dy martesat e vajzës, mbesa rrëfen për gjyshen “heroinë”

Aleksandra ka ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty” gjyshen e saj, Lilianën. Në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, 20-vjeçarja nga qyteti i Korçës nis të tregojë historinë e ndërlikuar familjare. Prindërit kishin sjellë në jetë një djalë të cilin e kishin lënë te gjyshja nga mamaja e Aleksandrës, Liliana.

Më pas ata i drejtohen Greqisë ku vjen në jetë Aleksandra dhe kur vajza ishte 8-muajshe, prindërit ndahen për shkak të konflikteve. Gruaja zbuloi tradhtinë bashkëshortore të burrit dhe vendos të kthehet në Shqipëri.

Aleksandra dhe vëllai rriten nga gjyshja, ndërsa nëna e tyre shkon të punojë në një qytet tjetër. Dy fëmijët nuk kanë komunikim sistematik me babain e tyre dhe Aleksandra tregon se e ka takuar për herë të parë në moshën 14-vjeçare, me kërkesë të gjyshes. Të dy prindërit ndërkohë kishin krijuar jetën e tyre pas ndarjes.

Ardit Gjebrea: Babi krijoi një familje tjetër?

Aleksandra: Po, babi krijoi një familje të re. Nga ajo martesë që krijoi solli në jetë edhe një djalë tjetër.

Ardit Gjebrea: E ke njohur vëllain?

Aleksandra: Jo.

Ardit Gjebrea: Jo, fare. Jeton në Greqi?

Aleksandra: Po.

Ardit Gjebrea: Por të njëjtën gjë bëri edhe mami. Papritmas mami krijon një familje tjetër. Si u ndietë ju kur e morët vesh?

Aleksandra: U ndjemë pak keq, më keq u ndie gjyshja.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Aleksandra: Se mendonte që tai që do krijohej familja e re, ajo nuk do kishte mundësi të na takonte, të kujdesej, nuk do na ndihmonte më ne.

Ardit Gjebrea: Por?

Aleksandra: Vërtet kështu ndodhi.

Ardit Gjebrea: Ah vërtetë?

Aleksandra: Sepse mami krijoi familjen e saj dhe nuk punonte më dhe nuk kishte ndihmë që edhe ne të na sillte.

Ardit Gjebrea: Nga kjo martesë pati fëmijë të tjerë?

Aleksandra: Po, janë dy fëmijët e tij. Dhe ata gjyshja i ka rritur për shkak se..

Ardit Gjebrea: Gjyshja?

Aleksandra: Po.

Ardit Gjebrea: Gjyshja jote?

Aleksandra: Prandaj them se ajo është heroina jonë se ka rritur 4 fëmijë.

Ardit Gjebrea: Po pse nuk ndenjën me bashkëshortin mami dhe fëmijët?

Aleksandra: Jo dhe kjo domethënë për arsye të dhunës fizike, ai pinte alkool dhe përsëri erdhi ndarja edhe me bashkëshortin e dytë që mori.

Ardit Gjebrea: Mami u kthye në shtëpi?

Aleksandra: Mami u kthye në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Si ishte raporti me gjyshen?

Aleksandra: Raporti me gjyshen ishte shumë mirë derisa…

Ardit Gjebrea: I mamit?

Aleksandra: Po, i mamit. Filloi nëna të kishte pak kërkesa  dhe me të drejtë se nuk kishte asnjë të ardhur, asnjë mundësi dhe i tha që të shkojë të punojë se dhe vetë nuk ia dilte dot.

“Ne jemi çfarë hamë”-Studimi alarmant, ushqimet ultra të përpunuara

Ne jemi çfarë hamë! Nëse hapim dollapet ku mbajmë ushqimet, me siguri kemi nga ato produkte që nuk prishen për një kohë të gjatë. Pikërisht ato janë ushqime të stërpërpunuara të cilat sipas një studimi të fundit, janë tepër të rrezikshme për shëndetin tonë. Dietologia jonë, Blerina Bombaj Troci na ndihmon për t’i identifikuar dhe për të kuptuar se çfarë pasojash sjellin për shëndetin tonë.

“Music & Beauty” – Faza II

Episodi i 3-të i “Music & Beauty” Juria ka përcaktuar sërish të njëjtat dyshe që u prezantuan edhe në fazën e parë të garës “Music & Beauty”: Flori & Artemisa; Igli & Xheni; Esmeralda & Adela; Elsa & Xhuljeta Besnike & Mirela .