#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

“Udha e Shkronjave”- GRIBEL VS ALAN

Hotelisht me Gladin- Episodi 2 

“Sa e çmendur mund të jesh?!” Me kamera me vete dhe pa lajmëruar Gladi niset për inspektim

“Hotelisht me Gladin”, rubrika më e re e emisionit “E diela Shqiptare” në Tv Klan u nis në këtë episod të dytë, për inspektimin e hotelit të radhës, këtë herë pa lajmërim. Gladi këtë herë nuk i tha asgjë menaxherit të hotelit Fafa se çfarë plani kishte. Pa rezervim, pa lajmërim dhe me kamerat me vete ajo shkoi drejt e në hotel.

Këtë herë ekzistonte rreziku i refuzimit të menaxherit, të cilit pak a shumë “i zunë derën” kamerat e Gladit. Fillimisht ajo bëri sikur kishte rezervuar një dhomë, në mënyrë që të shikonte se si vajzat në recepsion do të silleshin me një person që këmbëngul se e ka bërë rezervimin,, kur nuk e ka bërë. Vajzat e kaluan me sukses këtë pjesë dhe i ofruan një dhomë tjetër. Ndërsa “klientja misterioze” do të vazhdonte me planin e saj…

Gladi: E që thoni ju, ky episod ka gjasa të mos transmetohet fare. Ju o do shikoni në televizion këtë që po them tani, ose do mbetet në arkivat e mia, sepse emisioni nuk do ndodhi. Sa e çmendur duhet të jesh të shkosh në një hotel pa rezervuar, pa rezervuar shkojnë të gjithë, por pa i thënë menaxherit apo menaxheres arsyen e vërtet se për çfarë po shkon. Unë po shkoj te Fafa, hoteli mbase më i madh në Shqipëri po e po, por edhe në rajon. Do shkoj si një klient biznesi, një klient, i cili po merr një informacion për një konferencë që do të ndodhë në hotel dhe në një moment do i them menaxherit: “Unë nuk kam ardhur për këtë. Kam ardhur për diçka krejt tjetër. Kam ardhur për të vënë në sfidë stafin tënd, a je ti gati?” Ai mund të thotë “goce, po ja fut kot, kthehu nga ke ardhur”, ose mund të jetë mendjehapur e të thotë e pse jo ta provojmë njëherë.

Ka një mesazh për ty – Nxënësit e “Myslym Keta” surprizojnë gjyshërit

Thërrasin gjyshërit në studio, 4 gjimnazistët rrëfejnë për lidhjet e veçanta

Orest, Nigersa, Ola dhe Njazi janë katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Myslym Keta”, të cilët i ka sjellë në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan dëshira për të surprizuar gjyshërit. Secili prej tyre ka thirrur në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” njërin prej gjyshërve të tyre për t’i thënë diçka.

Nigersa ka sjellë gjyshin e saj, Lleshin, i cili ka 15 nipër e mbesa, por ajo është e preferuara e tij. Ola ka sjellë gjyshen Zhulietë, që siç përshkruan, është shumë energjike, ndonëse shumë kërkuese ndaj mbesës.

Njazi ka një histori pak më ndryshe se dy parafolëset. Ai është rritur nga gjyshërit pas ndarjes së prindërve dhe ka një lidhje të fortë me të dy. Në program ka zgjedhur të thërrasë gjyshen, Veroren.

Njazi: Unë jetoj me gjyshen e gjyshin nga ana e mamit, domethënë unë jam rritur nga ajo. Ajo është shumë njeri i dashur për mua. Gjithmonë ka qenë krahu im.

Ardit Gjebrea: Kur thua që kam jetuar më shumë me ta?

Njazi: Ajo më ka rritur qëkur kam lindur domethënë.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Njazi: Po.

Ardit Gjebrea: Po mami?

Njazi: Prindërit i kam të ndarë.

Ardit Gjebrea: Domethënë prindërit janë divorcuar, ti qëndron me mamin dhe është kujdesur më shumë gjyshja e gjyshi për ty.

Njazi: Po.

Ardit Gjebrea: Atëherë duhet të kesh një lidhje shumë speciale me gjyshen.

Njazi: Po, normale.

Oresti ka thirrur gjyshen Sefire sepse siç shpjegon, është njeriu që është kujdesur më shumë për të.

Orest: Unë kam sjellë gjyshen nga ana e babit, pasi gjyshin s’e kam. Raporti im me gjyshen është shumë i ngushtë pasi është një nga personat më të rëndësishëm për mua dhe unë jetoj me të. Është personi që më ka rritur më shumë pasi gjatë kohës që prindërit ishin në punë, gjyshja ka qenë personi që është kujdesur më shumë për mua.

“I gjej çakmak në xhep”, nipi i jep fjalën gjyshes: Të kërkoj falje, do bëhem djali që ti ëndërron

“Ka Një Mesazh Për Ty” i bëri pak ‘lëmsh’ gjyshërit e thirrur nga nipërit e mbesat e tyre në studion e programit të Tv Klan, “E diela shqiptare”. Sigurisht, asnjë prej tyre nuk e njihte tjetrin dhe nuk kuptonte se çfarë i lidhte së bashku deri në momentin që në ekran u shfaqën nipërit dhe mbesat.

Secili prej tyre do t’i drejtojë një mesazh gjyshes apo gjyshit të tij dhe i pari është Njazi. Siç rrëfeu më herët, është rritur nga gjyshërit dhe mamaja që prej divorcit të prindërve, por ka një lidhje më të fortë me gjyshen Verore.

Njazi: Desha ta falenderoja për çdo gjë që ajo ka bërë për mua deri më sot, për të gjithë mundin që ajo ka hequr. Desha t’i kërkoja falje për çdo lot që ajo ka derdhur për mua, për çdo gabim që unë kam bërë dhe premtoj që unë do bëhem ai djali që ti ëndërron, do përpiqem në maksimumin tim që të të bëj krenare një ditë.

Ardit Gjebrea: Hë Verore?

Verore: Nuk e besoj se deri në klasë të nëntë ka qenë me 10-ta, i shkëlqyer. Dhe tani unë s’i kam folur kurrë atij fëmije, po kur i gjej çakmak në xhep i them të lutem, merri më të mirën kësaj jete, merri më të mirën, mundohu se jeta është ajo që edhe të përplas, edhe të jep dorën që të ecësh, kështu që… Nëna e Njazit është në karrige me rrota dhe prapë se prapë unë dua që ai të bëhet siç ia ka dhënë Zoti të gjitha të mirat, ia ka dhënë mendjen, zgjuarsinë dhe këtë dua. I uroj të ketë vetëm shëndet o Zot.

Ardit Gjebrea: Njazi, çfarë premtimi do i bësh gjyshes se unë e kuptova se çfarë do gjyshja?

Njazi: Atëherë, do i premtoj që do e dëgjoj më shumë.

Ardit Gjebrea: Jo, jo dua atë premtimin e çakmakut që të gjen në xhep, atë premtim kërkoj.

Njazi: S’ka çakmak më jo. S’merrem me çakmakë.

Ardit Gjebrea: Po kur të gjen gjyshja çakmakun, për çfarë e mban çakmakun në xhep?

Ardit Gjebrea: Eh, këtë premtim dua nga ty, që asnjëherë më. Është e mundur?

Njazi: Po, në rregull.

Ardit Gjebrea: Na jep fjalën?

Njazi: Po.

Lot në studio, gjyshja i premton mbesës: Do t’i heq rrobat e zeza

Pas premtimit të Njazit për gjyshen e tij Verore se ajo nuk do t’i gjejë më çakmakë nëpër xhepa, është radha e tre gjimnazistëve të tjerë për t’iu drejtuar gjyshërve të tyre. Një fjali vlerësimi, një kërkesë apo premtim është zgjedhur nga ata për ta lënë si kujtim të përhershëm në “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Ka ardhur moment i Orestit, i cili siç tha në fillim të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, gjyshja Sefire është kujdesur më së shumti për të sepse prindërit kanë qenë në punë. Më pas, Ola, është ajo që i kërkon diçka shumë të rëndësishme gjyshes së saj, Zhulietës, e cila prej disa kohësh ka humbur bashkëshortin.

Orest: Arsyeja që të kam sjellë sot është për të të falenderuar për çdo mund që ti ke bërë për ne, për çdo sakrificë që ti ke hequr si dhe për të na shkolluar.

Sefire: Jam shumë e lumtur që kam një nip shumë të mirë, i edukuar, të ndjekë këtë rrugë ëshë kënaqësia ime më e madhe. Të falenderoj shumë Ardit Gjebrea që na bëre këtë surprizë të madhe.

Ardit Gjebrea: Kënaqësia është e imja. Ola, mesazhi yt për gjyshen.

Ola: Të kam sjellë sot këtu për të të falenderuar për përkushtimin dhe dua që ti të vazhdosh ta jetosh jetën duke u veshur me ngjyra, duke u gëzuar.

Zhulieta: Të kam rritur vetë.

Ardit Gjebrea: Ajo do që ti t’i heqësh rrobat e zeza.

Zhulieta: Më 20 Tetor do t’i heq.

Ardit Gjebrea: Pra këtë 20 Tetor do t’i heqësh rrobat e zeza.

Zhulieta: Do t­’i heq rrobat e zeza.

I vetmi gjysh në panel sot është Lleshi, i cili është thirrur nga mbesa Nigersë. Ajo tha se është e preferuara e tij dhe gjyshi i drejtohet më së shumti asaj për të kaluar kohë, ndaj mes lotëve, i jep një premtim.

Nigersa: Unë sot kam ardhur të të tregoj që nuk jam e vetme, por jam me të gjithë emrat e kushërinjve dhe kushërirave që nuk i kemi këtu, por i kemi jashtë shtetit dhe të të tregoj se të duam shumë dhe do jemi gjithmonë pranë teje.

Lleshi: Nigersës i them vetëm dy fjalë. Unë kam 14 nipa e mbesa, plus dy vëllezërit e mi, por ajo ma ka kaluar se është nga Përmeti, aty ku ka mendje, sa burra kanë dalë me mend nga Përmeti, ia hedh të gjithave ajo. Faleminderit shumë, sa të jem gjallë, për të gjitha. Zoti të ndihmoftë!/tvklan.al

Ka një mesazh për ty – Shefja u kërkon falje punonjësve

“Mos kemi ndezur gjë Bluetooth-in?”, Mimoza-Gjebreas: Kemi qenë shokë fëmijërie

Mimoza , e cila drejton një qendër kujdesi për të moshuarit dhe Ardit Gjebrea, drejtuesi i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan ndajnë të njëjtat probleme për pozicionet e tyre. Ngarkesa dhe përgjegjësia për detyrën nuk e bën gjithnjë të lehtë marrëdhënien me ekipin. Siç shpjegon edhe Mimoza në “Ka Një Mesazh Për Ty”, ndonjëherë është e paevitueshme ngritja e zërit, por kjo ndodh edhe për shkak të rëndesës.

Më parë, në postet drejtuese në QSUT, ajo rrëfen se për të ka qenë më e lehtë, ndërsa tani pasioni për punën nuk e lë as të shkojë në shtëpi. Një tjetër pikë e përbashkët me Gjebrean, por veç punës, i bashkon edhe një histori e vjetër fëmijërie.

Mimoza: Atje ishte më e lehtë mendoj sepse atje ishte një ekip shumë i madh dhe atje ti ke ku merr një mendim, ke ku kërkon diçka që s’po e realizon dot, kurse unë aty jam vetëm. Vetëm dhe më duhet t’i zgjidh të gjitha problemet vetëm. Kështu që del ndonjëherë zëri i lartë dhe shikoj që ato më tremben. Unë ia vë edhe fajin vetes sime se sinqerisht kam një pasion shumë të madh në këtë lloj pune dhe aq shumë të madh sa unë po qëndroj aty 24 orë në qendër, nuk iki në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Më fal, mos kemi ndezur gjë Bluetooth-in ne të dy se më duket sikur kam vënë pasqyrën përpara dhe po flas unë?

Mimoza: Shiko, ne kemi qenë shokë fëmijërie bashkë.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Mimoza: Po, kemi qenë në kor me profesor Robert Radojën. Unë këndoj shumë bukur dhe iu këndoj shumë banorëve atje.

Ardit Gjebrea: Po ti zërin për të kënduar mbaje, jo për t’iu bërtitur punonjëseve. Meqenëse këndon, iu këndon atyre, po punonjëseve si ua këndon?

Mimoza: Me shpirt e them që ato janë shumë të shtrenjta për mua, nuk e di a do ma besoni, sa herë pas here iu them, shiko për gabimet që bëni nuk e ke fajin as ti dhe as unë. Unë e kërkoj ndryshe dhe ti e bën ndryshe, por ne do ta bëjmë si të jetë më e mirë për këta. Por duhet të dini një gjë: nuk ikën më njeri nga puna nga mua. Unë vetëm do investoj t’ju trajnoj juve deri në fund.

Shefja u kërkon ndjesë punonjëseve: Kurrë mos mendoni që nuk ju respektoj

Tre punonjëset e ftuara nga Mimoza në “Ka Një Mesazh Për Ty”, Jeta, Linda dhe Nina kanë mbërritur në studion e “E diela shqiptare” në Tv Klan. Ato tregojnë se e prisnin disi që të ishte shefja e tyre dërguesja, por nuk e fshehin aspak kureshtjen për të ditur se çfarë do iu thojë. Përpara se Mimoza të marrë fjalën, Jeta i shpreh disa fjalë mirënjohjeje shefes së saj.

Jeta: Desha të shtoj diçka. Edhe unë jam shumë mirënjohëse sepse unë nuk e kisha bërë më përpara këtë punë. Na ka trajnuar shumë mirë, kam mësuar dhe kam për të mësuar shumë.

Nina: Çdo ditë.

Jeta: Çdo ditë. E falenderoj edhe unë atë.

Ardit Gjebrea: Moza, presim mesazhin tënd.

Mimoza: Goca unë vërtet dua t’ju kërkoj shumë ndjesë, jua kam kërkuar gjithmonë, vazhdimisht kur ju them shiko mos i merrni personale ngritjen e zërit tim apo qortimet dhe këshillat që unë ju jap, këto janë vetëm në shërbim të këtyre banorëve që ne kemi ngritur një nam shumë të madh dhe ju e dini shumë mirë se ç’do na presë në të ardhmen, se çfarë projekti kemi ne. Kështu që unë dua që ju të rriteni bashkë me mua, bashkë me ne, të jeni gjithmonë krah meje. Kurrë mos mendoni që unë nuk ju respektoj, përkundrazi nuk gjej dot fjalë.

Si mundem unë të mos falenderoj, po e filloj nga më e vogla, nga Linda kur Linda ka një perspektivë si shoqet e veta që po ikin të gjitha dhe po marrin rrugët nëpër Europë dhe nëpër botë për të punuar në këtë profesion dhe Linda thotë jo, unë jam shumë e kënaqur, do punoj me ty se kam çfarë mësoj dhe kam çfarë bëj?

Si mos të jem e kënaqur nga Jeta kur Jeta ndonjëherë në mungesën time merr dhe rolin e përgjegjëses, bën pritjen e banorëve, merret me kujdestaret e reja që vijnë në punë, merret shumë me kuzhinën kështu që unë dua ta falenderoj me gjithë shpirt, por nuk gjej fjalë t’ju falenderoj.

Dhe si mos ta falenderoj Ninën që u kthye nga Italia për të ardhur te ne? Ajo gjërat i ka shumë në vijë, ekonominë e ka shumë të ngritur, nuk ka nevojë fare të punojë, por vjen aty dhe në formën e një vullnetarizmi për të punuar me këto të moshuar që kanë nevojë dhe unë vetëm një gjë i them Ninës: ule marshin se punon vetëm me marsh të katërt.

Por këto falënderime janë edhe për 7 kujdestaret e tjera, absolutisht po, të cilat bëjnë një punë të jashtëzakonshme, Ardit. E dini ç’domethënë të kesh një person që s’lëviz fare dhe këto do ta lajnë, do ta ushqejnë, do ta rregullojnë, do të komunikojnë sa unë iu them edhe  nëse ai nuk ju dëgjon dhe nuk ju kupton, ju do t’i flisni dhe do t’i flisni pafund dhe kuptoni kur ai bën një reagim dhe ma thoni menjëherë mua.

Ardit Gjebrea dhe Mimoza ‘qajnë hallet’ si shefa: E ngre ndonjëherë zërin?

Mimoza Kalaja është një infermiere e cila mban edhe rolin e shefes, një pozitë jo dhe aq e lehtë, një ‘hall’ i përbashkët që e solidarizon me Ardit Gjebrean, drejtuesin e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan. Një ëndërr e madhe e saj, e nxitur nga trajnimet në Francë e Zvicër ishte hapja e një qendre sociale për të moshuarit me të gjitha standardet europiane.

Ajo rrëfen në “Ka Një Mesazh Për Ty” se për shkak të mungesës së strukturës, buxhetit apo një stafi të kualifikuar, iu deshën 20 vjet përpjekje së bashku me djalin dhe mundën ta hapnin në pandemi. Pas kësaj, ajo nis të rrëfejë problemet.

Mimoza: E hapëm këtë qendrën, pas shumë përpjekjesh, u gëzova shumë, u lumturova shumë dhe thashë tani unë do drejtoj, do ngre stafin. Mirëpo ne staf të këtillë në Shqipëri nuk e kemi, të përgatitur për këtë punë.

Ardit Gjebrea: Ne e kemi. Tani vura pak shenjë barazimi por jo, unë nuk qahem në këtë drejtim.

Mimoza: Tek ne mungojnë.

Ardit Gjebrea: Sepse është shumë specifike.

Mimoza: Është shumë specifike, akoma nuk ka marrë një rrugë të mirë, nuk ka marrë një strukturë të mirë, madje kjo ishte një nga qëllimet e mia që unë të sjell disa standarde në këtë fushë, në këtë drejtim, mos të jemi të fokusuar vetëm tek shtrati, tek ushqimi, tek ndërrimi i bebelinave, por të jemi të ndërtojmë disa standarde të reja siç e ka bota që merren shumë me aktivizimin e tyre, që kujdesen në çdo detaj, në çdo dimension, jo vetëm për atë fizik e psikologjik, por edhe në atë social për këta banorë.

Mimoza përshkruan edhe të gjitha protokollet e nevojshme që ndryshojnë në varësi të banorëve dhe sëmundjes së tyre, të cilat duhet të përshtaten së bashku, por nuk e gjente këtë në stafin e saj.

Mimoza: Unë shikoj që kam shumë probleme, probleme në marrëdhëniet e mia me kujdestaret. Nuk po kuptoja në fillim që ata nuk po kuptonin teknikisht çfarë po kërkoja unë, por e merrnin si një gjë shumë të thjeshtë.

Ardit Gjebrea: E ngrije ndonjëherë zërin?

Mimoza: Të them të drejtën, nganjëherë më shpëton.

Ardit Gjebrea: Mua jo.

Mimoza: Më shpëton shumë, më shpëton zëri dhe këtu kam pastaj një tjetër vëzhgues shumë të rreptë i cili më qorton vazhdimisht dhe më thotë “të lutem, ule zërin” që është djali im dhe është bashkëpunëtori im më i ngushtë.

Ardit Gjebrea: Njësoj jemi, unë kam gruan këtu dhe ajo më thotë “ule zërin”.

Shihemi në gjyq – E përzënë nga shtëpia, Marjana kërkon drejtësi

Shihemi në gjyq – Përzë gruan nga shtëpia: Hiqja fare zërin asaj, nuk dua t’ia dëgjoj. Më ka sjellë gabimisht

Marjana ka sjellë burrin e saj, Ferikun në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Në këtë pjesë të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan ata përballen sepse Marjana ka 3 vjet që Feriku e ka zënë nga shtëpia. Djali qëndron me të atin, ndërsa vajza ka krijuar familjen e saj. Motrat e Marjanës, të cilat ajo është përpjekur t’i ndihmojë, i kanë kthyer shpinën. Sot Marjana nuk ka një vend ku të fusë kokën dhe nis të shpjegojë si ka ardhur situata deri në këtë pikë.

Marjana: Para 20 vjetësh, në ‘95 ne në Sarandë si shumë qytetarë të sarandës ne kemi zënë një vend pa leje se në atë kohë nuk kishte njeri me leje. Zonja Eni, e bëra shtëpinë brenda 3 ditëve.

Ferik: Shtëpinë e ndërtova unë, ti nuk ndërtove asgjë. Ti bëre atë sherrin, bëre atë tjetrën që i more i fute pa më pyetur mua.

Marjana: Dakord, aty do të dal, ta kuptojnë njerëzit pse jemi këtu, po. U bë shtëpia brenda 3 ditëve.

Ferik: Ajo nuk ka ndërmend ta thotë as nesër. Me pak fjalë, ne ndërtuam shtëpinë. Sa e ndërtuam shtëpinë, arritëm kapëm hënën me duar. “Do fut motrat e mia”. I thashë nuk kanë punë as të tuat, as të miat, asnjeri, e kemi për veten tonë, për qejfin tonë shtëpinë, do ta ndërtojmë këtu dhe do ta gëzojmë ne. E bëri fakt të kryer, i solli motrat, u dha tokë, ndërtuan, ne u larguam, ikëm në greqi, jetuan motrat te shtëpia jonë sa ndërtuan shtëpinë e tyre dhe shtëpia jonë është e banuar aktualisht që nga ‘95 dhe nga ‘97, nga fund i ‘96, uji, dritat, çdo gjë figuron në emrin tim.

Eni Çobani: Po kanë jetuar ato?

Marjana: Ka jetuar vetë i pestë motra ime.

Ferik: Kanë jetuar ato, kam jetuar edhe unë kur isha me punë.

Marjana: Njëra motër, motra e madhe që ndodhet atje.

Ferik: Të lutem, pusho. Hiqjani fare zërin asaj të mos flasë.

Eni Çobani: S’ia heqim dot zërin.

Ferik: Jo, të mos flasë, nuk dua t’ia dëgjoj zërin.

Eni Çobani: Tani do tju dëgjojmë vetëm juve? Ka ardhur edhe zonja, zonja të ka prurë ty.

Ferik: Më ka prurë, po më ka sjellë gabimisht.

“Hajde më vrit”, gruaja i bën thirrjen e kobshme burrit që e ka përzënë nga shtëpia

Feriku e ka nxjerrë Marjanën, gruan e tij nga shtëpia për shkak se e fajëson që i lejoi motrat e saj të jetonin e ndërtonin aty. Marjana e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar ta lejojë të kthehet në shtëpi sepse ajo endet rrugëve teksa mosha bën të vetën. Me shumë kokëfortësi, Feriku thotë se ajo nuk do të kthehet nëse nuk rregullon situatën. E prekur, Marjana përlotet dhe nis t’i bëjë një thirrje të dhimbshme në studion e “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Eni Çobani: Zotëri, gruan pse e ke nxjerrë nga shtëpia?

Ferik: Gruan e kam nxjerrë se i ka dalë për zot këtij muhabeti, do të qëndrojë sipër, do ta çojë deri në fund dhe tani vazhdojnë proceset gjyqësore, 20 vjet. Gjithë kapitali i shtëpisë është hedhur, gjithë djersa e Greqisë është hedhur atje dhe sot unë jam pa shtëpi, pa shtëpi në Greqi, pa shtëpi në Shqipëri. Vazhdojmë me gjyqe, çfarë pune ka ajo në shtëpinë time, e ka mbyllur derën.

Marjana: Nuk ke të drejtë të më përzësh nga shtëpia.

Ferik: Këta që i kanë vrarë e që vrasin gratë, po të kishte qenë konflikti që kam pasur unë me atë me ndonjë tjetër, nuk do ishte sot të bilbiloste.

Marjana: Po mirë hajde më vrit. E vrarë jam. Pse që jetoj, që marr frymë? Unë sot jam e vrarë. Unë jam e vrarë nga shteti, unë jam e vrarë nga motrat, unë jam e vrarë nga burri, unë jam e vrarë nga djali. Unë jam e vrarë. Pse jetoj, që marr frymë? Unë e vrarë jam. Nuk e di si i kam ditët sot a nesër. Pse jam mirë? Jam e kënaqur që kaloj kështu? More a je në terezi njëherë?

Ferik: Po të ishte një njeri tjetër në vendin tim do të kishte bërë vetëgjyqësi dhe do i ishte harruar emri atje.

Eni Çobani tregon bisedën me kushëririn që mori dëmshpërblimin e vdekjes së 12-vjeçares

Kini frikë jo vetëm nga ligji, por edhe nga Zoti

Në seancën e kaluar të “Shihemi në Gjyq”, historia e 12-vjeçares që humbi jetën në vitin 2016 në një aksident rrugor, pati reagime të shumta nga publiku. Bardhyli, babai i 12-vjeçares dhe Lavdia, nëna e saj janë në kërkim të dëmshpërblimit për vdekjen e vajzës së tyre. Këtë dëmshpërblim, siç u zbulua edhe gjatë rubrikës së programit “E diela shqiptare” në Tv Klan e ka përfituar kushëriri i parë i Bardhylit, zoti Selim.

Eni Çobani shpjegon se është përpjekur të lidhet me të, por përveçse ka marrë përgjigje të paedukata dhe të egra, i është drejtuar edhe në mënyrë gati kërcënuese. Më pas, i ka mbyllur edhe telefonin duke i thënë “bëj kujdes se nuk më njeh”. Eni Çobani i drejtohet në një përgjigje publike.

Eni Çobani: Atëherë, zoti Selim siç më ke dëgjuar edhe në seancë, po ta përsëris edhe njëherë, lëre drejtësinë të vazhdojë punën. Se kush jeni ju, se kush jemi ne e se kush janë ata, më rëndësi ka vajza që ka humbur jetën zotëri dhe ky është dëmshpërblim i një vajze që ka humbur jetën 12 vjeçe dhe që i ka lënë këta prindër gjysmë akoma sot e kësaj dite.

Zonja Lavdie vazhdon e kurohet nëpër spitale edhe sot për gjendjen e rënduar psikologjike dhe ju diskutoni që çfarë do të thoja unë në një telefon apo arsyet pse ti nuk e hape telefonin. Atëherë po të them, zoti Selim, me këtë çështje nuk do të merret Eni Çobani. Do merret Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pasi të dalë e vërteta e kësaj historie, unë sërish do ta them publike sepse asnjë telefonatë që ju bëj, asnjë fjalë që ju them unë nuk e them se jam në telefon, e them se është e vërteta.

Edhe njëherë po të them, mos kërcëno, mos intimido njerëzit, jo mua, po askënd nga familja e zotit Bardhyl. Kështu që të lutem, drejtoju dhe nënshtroju drejtësisë. Në qoftë se e vërteta qëndron me ty, do të të themi më fal. Në qoftë se e drejta qëndron me ne, me zotin Bardhyl dhe me Lavdien dhe me atë vajzë që na shikon nga sipër, kini frikë jo vetëm nga ligji, por edhe nga Zoti. Bëni kujdes.

“Dua të digjem e gjallë”, Marjana ngashërehet: Nuk jetoj dot më, jam e mbaruar psikologjikisht

Publiku i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan i jep të drejtë Marjanës në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Në këtë pjesë të programit, burrë e grua përballen për çështjen e shtëpisë së tyre dhe një çështje prej 40 mijë Eurosh, ndërkohë që Marjana endet rrugëve pasi Feriku e ka përzënë. Teksa ai niset për t’i thënë diçka Marjanës, shtanget nga votimi i publikut që është në krah të saj. Ai vijon ta fajësojë, ndërsa Marjana shpërthen në dënesa dhe dëshpërim.

Eni Çobani: Çfarë do t’i thuash Marjanës meqë i ishe drejtuar, vazhdo, po i thoje diçka.

Ferik: Marjanës do t’i them këtë. Sa të kthesh shtëpinë, do i hedhim prapë në shoshë siç hidhet ajo shigjeta nga do anojë dhe do e mendojmë atë kthimin tënd në shtëpi. Kaq shqetësime na ke prurë. Një jetë ka njeriu, duhet ta jetojë. Ti nuk e mendove atë, mendove vetëm mendjen tënde.

Marjana: Unë nuk kam fuqi më. Në qoftë se ju vazhdoni këto sherre e këto, unë nuk kam fuqi. Unë nuk kam më fuqi, unë jetoj më dot. Zonja Eni nuk jetoj më dot. E kam jetën shumë të vështirë. Jam në gjithë këtë tension, nuk flas me asnjë, me të tërë. Sot dua të digjem, të digjem e gjallë, nuk dua të jetoj më. Kur nuk kam folur me fëmijët, me djalin, me burrin, me mbesën, me nipin, me motrat, me të tërë, nuk jetoj më dot. Nuk kam më fuqi, jam e mbaruar psikologjikisht. Unë shkoj në doktorë dhe doktori më thotë shko te psikiatri se unë nuk marr dot asnjë ilaç nga psikologjia e rëndë që kam. Unë jam me insulinë, jam me sheqerin 300.

Ferik: E zgjodhe vetë.

Marjana: Rri rrugëve të Greqisë se do ti, bëj insulinën rrugëve të Greqisë se do ti? Kush ka punuar rrugëve të Greqisë me tre turne, laj pleqtë e Greqisë? Çfarë thua more Ferik, je në terezi? Nuk mund të jetoj më dot.

“Nuk jam biolog, por…”, Feriku i drejtohet publikut: Merr një enë dhe vër një bretkosë…

As ngashërimat e Marjanës gjatë “Shihemi në Gjyq” nuk e zbutin vendimin e prerë të Ferikut për mos ta pranuar në shtëpi. Bashkëshorti vijon t’i mbajë mëri gruas së tij për një vendim të sajin 20 vjet më parë dhe për të cilin, prej 3 vjetësh e ka përzënë nga shtëpia. Kështu, ka vendosur që pas 36 vitesh së bashku, të mos ketë marrëdhënie me gruan e tij.

Ky vendim ngjall reagimin e publikut të programit të Tv Klan, “E diela shqiptare”. Eni Çobani i drejtohet Ferikut duke i sjellë në vëmendje thirrjen e Marjanës dhe publiku e nxit ta pranojë. Por Feriku i drejtohet me një leksion dhe paralelizëm bretkosash për të shpjeguar gjendjen e tij.

Eni Çobani: Do ta pranosh bashkëshorten, 36 vjet së bashku?

Publiku (në kor): Po.

Ferik: Bravo faleminderit, këtë nuk e dija. Të më falni të gjithë ju që jeni këtu, nga jashtë e bën vërejtjen si e hedh tjetri vallen, pa futu njëherë në valle shikoje. Merr një enë dhe vër një bretkosë në të dhe vër llampën nga poshtë. Bretkosa, në qoftë se nuk e dini jua them unë, nuk jam biolog, por…

Marjana: Mirë, o Ferik, mirë.

Eni Çobani: O Ferik, për të dhënë mësim qenkë shumë mirë ti.

Ferik: E ndez atë llampën dhe gjithë energjinë e shkriu që të përballonte nxehtësinë. Dhe unë gjithë energjinë time e shkriva që të duroja atë. Gjithë pasurinë time e shkrimë se vuri veton ajo dhe bretkosa në fund ngordhi, ngordhi nga temperatura e lartë, ndërsa unë nuk dua që të pësoj atë ngordhjen. Ndaj është atje ajo, atje të rrijë.

E Diela Shqiptare – “Kënga Magjike” (2 Tetor 2022)

Kënga Magjike – “Kam ardhur të jap këtë mesazh…” Irma Libohova zbulon çfarë e riktheu në “Këngën Magjike”

Irma Libohova është një këngëtare e rritur në skenë, me një karrierë 50-vjeçare. Ajo numëron një numër të pafund çmimesh dhe pjesëmarrjesh në festivale të ndryshme. gjithashtu ajo ka realizuar 8 albume të suksesshme duke u bërë kështu e para këngëtare shqiptare që ka publikuar albume të mirëfillta. 

Këngëtarja ka marrë pjesë që në edicionin e parë te “Kënga Magjike” e madje ka fituar dy herë çmimin e parë. Herën e fundit në “Këngën Magjike”, me kupën fituese në dorë të ardhur nga kënga “Prapë tek ti do vij”, Irma u shpreh se nuk do të marrë më pjesë në festivale të tilla, duke shënuar një fund kapitulli.

Por ajo vendosi të rikthehet pas 17 vitesh në “Këngën Magjike 2022”, për të dhënë një mesazh të fortë me këngën e saj “E jona”.

Ardit Gjebrea: Me kupën në dorë the unë nuk marr më pjesë në një festival. E mbylle me “Këngën Magjike” dhe përkohësisht sepse po rikthehesh në “magjinë” e këngës.

Irma Libohova: Mesa duket gjërat kanë ndryshuar.

Ardit Gjebrea: Tematika e këngës tënde në fakt është mjaft e fortë. Divorci dhe gjurmët që ky fenomen social  lë te fëmijët, si erdhi kjo këngë?

Irma Libohova: Arditi të jesh i sigurt se ka ardhur nga një skenë reale. Unë e kam par në distancë, por më ka bërë përshtypje dhe ka qenë një impakt shumë i fortë në shpirtin tim.

Irma Libohova: Pashë një skenë në një qoshe të kafes. Prindi, babai kishte vënë laptopin përpara dhe fëmija krejtësisht jashtë vëmendjes së babait me një celular në dorë. Një javë ishte kjo, javën tjetër ishte i njëjti fëmijë dhe ishte nëna. Kjo më la të  besoj se diçka në çift nuk funksiononte. Ne nuk e kemi abstraguar, kemi parë pikërisht këtë skenë që unë kam parë. Menduam bashkë me Erjonën që vendi më i mirë ku mund ta themi këtë mesazh, se unë prandaj kam ardhur të jap këtë mesazh,  ishte pikërisht skena e “Këngës Magjike”.

Nga Eurovisioni te “Kënga Magjike”, Alvan rrëfen se dashuria mund “ta mbajë” në Shqipëri

Alvan është një artist francez, ai ofron një muzikë e cila mikson ndikime të shumta duke filluar nga muzika rrok, elektronike, romantike dhe ritmike. Këngëtari ka interpretuar në shumë festivale në Francë si dhe ka fituar “Eurovision France 2022” duke  përfaqësuar kështu Francën në Eurovision song Contest.

Alvan vjen nga Finalja e Eurovision për të elektrizuar skenën e “Kënga Magjike 2022” me këngën “Calzone”. I pyetur nga Arditi, ai me shaka thotë se edhe pse kanë kaluar vetëm disa ditë që kur ka ardhur, tashmë ndihet shqiptar, e po u martua me një vajzë shqiptare mund të qëndrojë këtu.

Ardit Gjebrea: Tu bën disa ditë në Tiranë, ndihesh ndopak tiranas?

Alvan: Po. Unë mendoj se jam shqiptar tani.

Ardit Gjebrea: Unë mësova disa sekrete që mi tregoi stafi të cilët kanë ndejtur pak më shumë me ty dhe më thanë se ti dëshiron të blesh një shtëpi në Tiranë, është e vërtetë?

Alvan: Po varet, nëse bie në dashuri këtu, po. Më pëlqen shumë vendi juaj, të gjithë janë të sjellshëm, faleminderit shumë për pritjen tuaj.

Ardit Gjebrea: Alvan ti je një multi-instrumentist, si ja bën të gjesh kohë edhe për të kompozuar edhe për të mësuar instrumentet edhe të bësh koncerte?

Alvan: Unë në fakt e kam gjetur kohën kur kam qenë më i vogël për veglat muzikore, duke u rritur kam mësuar më tepër gjëra.

Ardit Gjebrea: Po si ja bën me dashurinë e zemrës? E gjen kohën?

Alvan: Nuk e di,  për momentin dashuria ime është muzika.

Ardit Gjebrea: Performanca jote në Eurovison e ndezi skenën edhe në finalen e madhe, me çfarë kënge do e ndezësh ti sot këngën magjike?

Alvan: Kënga që do ju prezantoj quhet “Calzon”, është një këngë për picat dhe për vajzat. I them përshëndetje miqve italian.

Ardit Gjebrea: Bukur ti do këndosh anglisht, pra një francez që  këndon anglisht me një metaforë italiane dhe që do të martohet në Shqipëri.

“Për cilin motiv do e falje tradhtinë?” Blerina Braka jep përgjigjen

Këngëtarja Blerina Braka vjen për herë të gjashtë në festivalin “Kënga Magjike”. Ajo është e njohur si këngëtare e muzikës moderne dhe asaj lirike shqiptare. Ajo është diplomuar në Universitetin e Arteve për Lirikë dhe karrierën e saj e ka ndërtuar mes Teatrit të Operas dhe Baletit dhe skenave të festivaleve shqiptare.

Këtë vit ajo sjell në “Këngën Magjike” një këngë tradhtie me titullin “Ishe”. E pyetur nga Ardit Gjebrea se për çfarë arsyeje ajo do të mund ta falte tradhtinë, Blerina është përgjigjur se as nuk e ka menduar këtë, por nuk beson se do të mund ta falte.

Ardit Gjebrea: Tradhtia vjen përsëri në “Këngën Magjike” përmes këngës tënde. Çfarë nuk i duron dot ti tradhtisë?

Blerina Braka: Vetë fjala tradhti nuk durohet. Në kohët sot nuk duhet të ekzistojë tradhtia sepse fundja, s’të pëlqen, vazhdo.

Ardit Gjebrea: Po, për cilin motiv do e falje tradhtinë?

Blerina Braka Nuk e di, nuk e kam menduar ndonjëherë dhe nuk besoj se do e falja.

Nëse ju kërkojnë ca “borxhe jete” si do e menaxhoni? Përgjigjen anëtarët e jurisë

Ardit Gjebrea në emisionin “E Diela Shqiptare”  ka pyetur këtë të diel anëtarët e jurisë të festivalit “Kënga Magjike” se si do të reagonin ata nëse dikush nga artistët konkurrent do të tentonin të kërkonin disa “borxhe”.

Ardit Gjebrea: Si do ta menaxhonit një ndërhyrje nga artistët apo të afërmit e tyre, se sigurisht nuk do shpëtoni deri në fund nëse ende nuk janë futur në ato që quhen edhe “borxhe jete”

Anxhela Faber: Mua më ka ndodhur me thënë të drejtën, por unë gjithmonë nisem nga e kuqja, se skena e “Këngës Magjike”, të nxjerr në pah siç je.

Ema Andrea: Ne jemi një vend që ndërhyjmë në përgjithësi se jemi mësuar kështu. Tani na është bërë stereotip të ndërhyjmë edhe kur e meritojmë edhe kur se meritojmë.

Ardit Gjebrea: Po, i ke një borxh jete dikujt, si do ta menaxhoje?

Ema Andrea: Do abstenoja, do largohesha, do tregohesha prapë e ndershme, do ruaja veten, o duke u larguar o duke bërë një pakt që të mos votoja atë ditë. Nuk e di do e gjeja një zgjidhje.

Ardit Gjebrea: Pra do ma tregoje? Të lutem më trego se nuk e fus fare.

Ema Andrea: Të them të  drejtën te unë deri më tani nuk ka ndodhur. Ndoshta se nuk jam në botën e muzikës, ndonjë kompliment i tepruar, po.

Ardit Gjebrea: Ka qenë fillimi.Pirro çfarë thotë?

Pirro Çako: Unë kam ardhur për të bërë diçka me profesionalizëm dhe me pastërti. Në qoftë se do kem një ndërhyrje i siguroj që do të marrin atë që meritojnë, pra do jap me pastërti dhe profesionalizëm atë që personi do japi këtu në skenë.

Ardit Gjebrea: Jonida je viti i tretë, je vaksinuar.

Jonida Maliqi: Për mua është problem. I bashkëngjitëm mendimit të Anxhelës, Emës dhe Pirros. Fatmirësisht nuk kam borxhe jete,kështu që në mënyrë absolute unë e kam treguar dhe jam gjithmonë pro profesionalizmit dhe jo atyre miqësirave të kota.

Ndërsa Kozeta Kurti është shprehur se asaj i kanë shkruar për një kushërirën e vet që do marrë pjesë në “Këngën Magjike” ajo madje lexon edhe mesazhet e shkëmbyera në studio.  Mesazhit të Kozetës “Mos më ngatërro” i është përgjigjur se nuk donte gjë, thjesht ia kishte thënë dhe në këtë rast anëtarja e jurisë e kishte mbyllur komunikimin duke “e besuar” se ishte keqkuptim e i kishte shkruar “më fal ti mua, po kam marrë 40 mesazhe të tilla, prandaj”.