E DIELA SHQIPTARE – EMISIONI 21 (SEZONI 11) – TV KLAN

E DIELA SHQIPTARE – EMISIONI 21 (SEZONI 11)

Emision: 17.02.2019

Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”
Rasti I

Një bashkëshort i mirë dhe baba i shkëlqyer i tre fëmijëve ka rrëfyer shkurtimisht historinë e jetës së tij, peripecitë që ka kaluar, rritjen e fëmijëve dhe mbi të gjitha momentin e vështirë kur humbi bashkëshorten.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E diela shqiptare” në Tv Klan, z.Hajdar tregoi se aktualisht jeton dhe punon në Kamëz, pasi u largua nga Fushë-Arrëzi kur humbi gruan. Prej 4 muajsh ai u zhvendos aty dhe jeton i vetëm. Mirëpo, për të kujdesen djali i madh dhe nusja e djalit, për të cilën thotë se e do si ta kishte vajzën e tij.

Çdo dy ditë, nusja e djalit i dërgon nga Fushë-Arrëzi ushqime të ndryshme. Për këtë arsye, z.Hajdar, përmes rubrikës “Ka një mesazh për ty”, dëshiron të falenderojë publikisht nusen e djalit për kujdesin që tregon ndaj tij. Në historinë që ai ka ndarë me publikun, tregon edhe momentin e dhimbshëm kur bashkëshortja iu nda nga jeta pasi vuante prej vitesh nga diabeti.

“Unë 21 vjeç ika nga Burreli edhe shkoj në Fushë-Arrëz për punë, sepse fukaralliku, hallet, problemet më çuan atje. I ika nënës dhe babait edhe atje gjeta punë. Pas dy vitesh, në një restorant rastësisht u lidha me një vajzë. I propozova dhe më tha drejtohu në familje. Edhe i shkoj te shtëpia. Familja më priti jashtëzakonisht mirë edhe ma dhanë OK. U fejova, pastaj nuk zgjatëm shumë, u martuam në ’83. Në krye të vitit më lindi djali i parë. Ndërmarrja më dha shtëpi, një barake pasi u bëra me djalë, edhe aty lindi dhe djali i dytë, edhe i treti. Aty i rrita deri në fillimet e demokracisë. Në demokraci hapa një kioskë, ndërmarrja u shkri. Fillova biznes të vogël me nusen. U rritën fëmijët, blemë pallatin dhe u rehatuam shumë mirë.

Pas disa kohësh nusja kishte probleme me diabetin, me tensionin gati 15 vjet me insulinë. Edhe u përkeqësua vitet e fundit. Fëmijët i nisa jashtë shtetit me dëshirën e nuses për më mirë. Fëmijët nuk ecën shumë mirë. I kapte policia, i kthente, i lëshonte. Dy fëmijët ishin në Angli pa dokumente. Njëri erdhi kur nusja nuk ishte fort mirë. Kurse i madhi është atje në Angli. Edhe aty u përkeqësua nusja. Iku në një varrim të vajzës së tezes, aty e goditi tensioni dhe ra sipër arkivolit. Në gjendje kome e çuam në spital në Pukë, nga Puka në Tiranë. Jetoi 15 ditë, pas 15 ditësh ndërroi jetë. Aty mërzia filloi. Ka 3 vite që më ka ikur nga jeta dhe djali i madh ishte atje në Angli. Ai u mërzit dhe u kthye”.

Në Fushë-Arrëz tashmë jeton djali i madh Fatjoni me nusen e tij Klodetën dhe dy fëmijët e vegjël, Amelian 7 vjeç dhe Noelin 5 vjeç. Edhe djali i vogël punon polic në Bashkinë e Pukës. Kurse djalin tjetër, z.Hajdar thotë se e ka në Francë. Për shkak edhe të ekonomisë në rënie në Fushë-Arrëz, largimeve të banorëve nga qyteti, z.Hajdar vendosi të shkonte në Kamëz ku dhe filloi punë. Kanë kaluar 4 muaj tashmë dhe duket se është stabilizuar. Por, ai shprehet se vetmia nuk është e lehtë.

“Vendosja që të vij me punë në Kamëz. Falenderoj shumë Presidentin Gjoka. E mora në telefon dhe më dha OK. Hajde tha, sa më shpejt. Edhe më pruri në punë këtu, jam shumë mirë në punë. Unë këtu kam ardhur vetëm. Familjen e kam lënë në Fushë-Arrëz. Nusja e djalit me gjithë burrin dhe dy fëmijët e vegjël në Fushë-Arrëz. Kam dhe djalin tjetër që punon polic në Bashki. Nusja e djalit bën gjithçka për mua. Një ditë po një ditë jo më nisin ushqimin nga Fushë-Arrëza në Kamëz. Në orën 14:40 është një furgon çdo ditë që vjen nga Fushë-Arrëzi në Tiranë. Paradite e përgatit ushqimin, e paketon dhe te furgoni e çon mbesa. Djali i madh është pa punë për momentin. Punon vetëm djali i vogël. I ndihmon ai, i ndihmoj edhe unë”.

Gazetarja e rubrikës “Ka një mesazh për ty” shkoi në Fushë-Arrëz për t’i dhënë mesazhin Klodetës, nuses së djalit, se për të dhe bashkëshortin e saj është dikush që dëshiron t’i falenderojë publikisht për mbështetjen dhe ndihmesën që i japin. Ata pranuan me kënaqësi, por në momentin që ndodheshin në ambientet e Tv Klan, në dhomën e grimit panë z.Hajdar dhe kuptuan se ishte pikërisht ai që i kishte ftuar.

Megjithatë, në studion e së dielës, Klodeta dhe Fatjoni menduan t’i bënin një surprizë z.Hajdar dhe aty dërguan nipin dhe mbesën e tij. Ky ishte një moment emocionues ku dy fëmijët i shprehën dashurinë gjyshit të tyre.

“KA NJË MESAZH PËR TY”
Rasti II

Kur miqtë vijnë nga larg edhe emocionet i sjellin më të forta. Këtë do na e tregojë Aida dhe djali i saj Peter të cilët sapo kanë ardhur nga Kanadaja për të ndarë një histori në studion e “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” në Tv Klan, e për të bërë një lutje për prindërit Lefter dhe Fatbardha.

Aida nga Vlora është larguar para 20 vitesh nga Shqipëria drejt Greqisë, ku ka jetuar me ish-bashkëshortin. Lidhja e tyre me shkuesi nuk zgjati shumë. Ndenjën dy vite e gjysmë atje dhe më pas vendosën të shkonim në Kanada për një jetë më të mirë të cilën e kishin gjetur edhe në Greqi. Në Kanada kishin probleme me dokumentat. Nga stresi i tepërt, Aida humbi fëmijën e parë, ndërsa më pas vjen në jetë Peter.

“Nuk mund ta mendoja të rrisja një fëmijë në lot, sepse ato lot zbrisnin në faqen e tij. Pas disa problemeve ai u largua në Shqipëri dhe unë isha vetëm. Prindërve nuk i tregova për largimin e tij. Aty u detyrova që djalin ta çoja në “babysitter” (dado), sepse nuk ishte e lehtë dhe fillova një punë të dytë. Kishte momente që djalin nuk e shihja për tre ditë. Fillova të bëja tre punë vetëm për Peterin. Më vonë e dërgova në Shqipëri me një të panjohur tek prindërit në Vlorë, sepse nuk e mbaja dot në Kanada. Ai ishte vetëm 18 muajsh. Dërgoja fotografi çdo tre muaj, sepse mendoja se do më harronte fytyrën. Kur ishte 5 vjeç e gjysëm erdha në Shqipëri, por nuk e mora dot, sepse nuk kisha të gjitha dokumentet që i ati nuk i jepte. Peteri nuk ka marrëdhënie dhe nuk e njeh të atin. Një vit më vonë, në moshën 6 vjeç e gjysëm djali erdhi në Kanada, në Toronto, dhe më rrinte larg, sepse ishte shumë i dhënë pas gjyshes. Ai donte të flinte me gjyshen në një krevat dhe e detyroi atë të vinte në Kanada”.

Aida tregon se e ëma e ka ndihmuar shumë, ajo e ka rritur djalin e saj, kujdesej për të, e dërgonte në shkollë dhe punonte për një ekonomi më të mirë.

Prindërit e saj kanë rritur katër fëmijë, kanë sakrifikuar shumë. I ati ka shkuar disa herë në Kanada, por nuk do të rrijë atje.

Djali Peter tregon se me gjyshen ka qenë gjithmonë më afër se me gjyshin. Tani është 16 vjeç, por ka filluar punë që 14 vjeç dhe gjithashtu studion në shkollë. Gjyshja tani ka pasaportën kanadeze dhe ikën herë pas here në Kanada.

Në studion e emisionit “E Diela Shqiptare”, pas mesazhit të dërguar nga gazetari, erdhën dy prindërit e Aidës, zoti Lefter dhe zonja Fatbardha nga qyteti i Vlorës. Zoti Lefter në muajin Dhjetor iu nënshtruar një operacioni në zemër dhe nuk mundi t’i mbante lotët dhe emocionet pasi pa nipin e tij bashkë me vajzën, dhe i kërkoi Ardit Gjebreas që të bashkoheshin pa pritur më gjatë, duke i prishur surprizën dhe fjalimin e gjatë të tyre.

Ardit Gjebrea: Ata duan që ti të shkosh në Kanada.

Lefteri: E pamundur.

Megjithëse Lefteri nuk thyhet kollaj për të marrë vendimin që të jetojë me vajzën dhe nipin në Kanada, jemi të bindur që zemra e tij, njëlloj si e zonjës Fatbardha, është kudo me ta. Për gjyshërit është e vështirë shprehja “larg syve, larg zemrës”.

NE JEMI CFARE HAME KUJDES SHENDETIN!

POWER KIDZ 5!

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Në seancën e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” këtë të diel ishin dy vëllezërit Xhevati dhe Ibrahimi.

Në datën 8 Tetor 2016 ka ndodhur një aksident në afërsi të Kamzës teksa zonja Lirie, e cila nuk jeton më, po kthehej nga Fushë-Kruja për në shtëpi dhe ka zbritur në rrugë për të kaluar nga njëra anë në tjetrën teksa është goditur nga një makinë. Ky ishte dhe aksidenti i parë që plagosi zonjën e ndjerë. Shoferi që e ka goditur e ka marrë zonjën për ta transportuar drejt spitalit bashkë me djalin e saj që ishte aty pranë, por gjatë rrugës kanë pësuar aksidentin e dytë ku u përplasën me një bordurë duke i dhënë fund jetës së zonjës.

Djali i Lirisë dhe Xhevatit është adoptuar nga vëllai i tij, Ibrahimi që 4 muajsh dhe është rritur nga ai. Sot djali është 36 vjeç dhe ka pësuar një traumë pas aksidentit. Problemi mes dy vëllezërve është se të nesërmen e aksidentit Xhevati ka firmosur për faljen e shkaktarit të aksidentit pa marrë mendimin e asnjërit, as të fëmijëve të tij, as njerëzve të afërm. Sipas ekspertizave shoferi ka qenë me një shpejtësi mbi 170 km/h dhe ka qenë me diabet të lartë në momentin që ka ndodhur aksidenti.

Tani fëmijët janë larguar nga babai dhe i janë afruar xhaxhait, pasi janë të gjithë me të njëjtin mendim se Xhevati nuk ka ndjekur proceset gjyqësore dhe nuk e ka çuar deri në fund problemin duke i dhënë një zgjidhje. Deklaratat e djalit që ka qenë dëshmitar në aksident nuk merren parasysh, pasi është me raport mjekësor.

Eni Çobani: Të kam falur me shpirt, do të ndjeki ligji.

Xhevati: Atë i kam thënë, por ai nuk ka ardhur asnjëherë të më takojë pas asaj dite.

Ibrahimi: E ka firmosur, nuk i ka thënë me gojë.

Eni Çobani: Prandaj dhe Ibrahimi vjen sot këtu. Ti firmose një letër pa marrë pëlqimin e fëmijëve. E firmose si bashkëshort, por ajo ishte dhe nëna e katër fëmijëve. Duhet të kishe marrë edhe mendimin e tyre, prandaj dhe z.Ibrahim është kaq i indinjuar, sepse njërin fëmijë e ka ai që duhet t’i kishe marrë firmë.

Në fund të seancës vëllai i kërkoi të vazhdoj me proceset gjyqësore dhe të afrohet me të gjithë njerëzit e tij. Zgjidhja e propozuar nga juristja Eni Çobani është për një padi civile të kërkojnë dëmshpërblim që i takon.

Në datën 25 Nëntor 2018 në rubrikën “Shihemi Në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” është trajtuar historia e Julidës.

E braktisur nga babai i fëmijës, familja dhe motra e saj, Julida përjetoi historinë më të vështirë të jetës së saj. Dy motra Julida dhe Blerina vijnë nga qyteti i Librazhdit. Julida është motra e vogël dhe ka pasur një lidhje dashurie nga e cila ka dhe një fëmijë. Por marrëdhënia ka marrë fund dhe Julida ka mbetur e vetme dhe pa përkrahjen e askujt, madje as të familjes. Ajo kërkoi ndihmë nga motra e madhe, por ajo e ka të pamundur ta ndihmojë, pasi është e vetme dhe me dy fëmijë.

Disa muaj më vonë juristja Eni Çobani ka takuar Kryetarin e Bashkisë së Librazhdit, z. Kastriot Gurra, i cili pasi është njohur me problemin e Julidës kanë marrë të gjitha masat për t’i krijuar asaj një komoditet që nëna e fëmijës të kishte mbështetjen e institucioneve shtetërore në rritjen e atij fëmije.

Së bashku ata i paguajnë qeranë e shtëpisë dhe çerdhen e fëmijës. Kanë bërë edhe mobilimin e shtëpisë me ndihmën e disa bizneseve. Julida ka pranuar të punojë dhe sot ajo ka një pagë shumë të mirë. Fëmija ka marrë edhe statusin e jetimit.

Eni Çobani shkon për vizitë edhe në shtëpinë ku jeton tani Julida.

BE coffee!

Kategori
E DIELA SHQIPTARE
0 Komente

Përgjigju

*

*