E DIELA SHQIPTARE – EMISIONI 23 (SEZONI 11)

E DIELA SHQIPTARE – EMISIONI 23 (SEZONI 11)

20:34 03/03/2019

Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Ata nuk janë si bashkëmoshatarët e tyre sepse ende pa përfunduar shkollën janë thuajse profesionistë të vërtetë. Por për këtë ata sakrifikojnë gjumin të cilin e kompensojnë… në klasë! Bledi, Kristi, Pamela, Elisabeta, Armeli, Armela, Markelo janë maturantë nga shkolla “Hoteleri-Turizëm” në Tiranë kanë ftuar mësuese Anilën në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty,” në programin “E Diela Shqiptare”.

Shumica e nxënësve të kësaj klase janë në punë gjatë pasdites, në mëngjes mezi ngrihen dhe shpeshherë shkojnë vonë në shkollë vetëm për të qenë prezent, sepse gjatë gjithë kohës janë në gjumë. Mësuese Anila është shumë e lidhur me klasën e saj, saqë kujdeset aq shumë për nxënësit duke i marrë edhe në telefon çdo mëngjes për t’i zgjuar nga gjumi.

“Influenca e një mësuese të mirë nuk mund të fshihet kurrë.” ishte shprehja e nxënësve dedikuar mësueses së tyre.

Ajo ka gjithmonë të drejtë, sidomos kur vjen puna tek disiplina dhe të mësuarit. Mësuese Anila u zbut nga dashamirësia e nxënësve të cilët i premtuan se nuk do flenë më në klasë. Urojmë që të përfundojnë studimet me rezultate të mira dhe mbi të gjitha të mos i zërë gjumi aty ku nuk duhet….

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti II

Zakonisht në sytë e një fëmije prindi është një hero, në të gjitha kuptimet e mundshme. Në rastin e Safijes vetëm nëna e meritoi atë etiketim. Babai ishte aq i dhunshëm sa kishte tentuar të mbysë të gjithë fëmijët e tij. E ndërsa për të gjithë kjo është një ëndërr e keqe dhe e largët, nënë Fahrija nuk harron. Arsyen do e shpjegojë e bija nëpërmjet historisë së fortë dhe apelit shpirtëror për të ëmën.

Safija: Nëna ime ka vuajtur gjithë jetën për të na rritur tetë fëmijë, e divorcuar që në moshën 38-vjeçare dhe kam ardhur që t’ia bëj një ditë të bukur tek emisioni juaj z.Ardit për arsyen se nëna e saj ju ka dashur shumë gjatë kohës në ekran, edhe nëna ime ju do shumë, prandaj ju kam zgjedhur juve.

Ardit Gjebrea: Pse ka vuajtur nëna juaj ?

Safija: Nëna ime ka vuajtur shumë, se babai im ka qenë i dhunshëm mirëse me nënën, por edhe me ne fëmijët, por fëmija fal prindërit. Nuk di t’i përshkruaj vuajtjet e saj, radhë pas radhe, por unë do përmend dy më kryesoret.

Ardit Gjebrea: Si u martua nëna me babain tuaj ?

Safija: Nëna ime vjen nga një fshat i zonës së Shkodrës disi më i qytetëruar se Malësia e Madhe dhe dy gjyshërit e mi kanë qenë shokë, babai i babës zgjodhi nënën për djalin. I premtoi që do t’ja plotësoj të gjitha kushtet dhe do t’i jap lumturi vajzës tënde, u martuan, babai shkoi ushtarë në atë kohë dhe ka ndenjur dy vite, pas dy viteve kam lindur unë. Kanë kaluar një jetë të lumtur për rreth pesë vite. Kur e përmend më rrënqethet trupi, i di unë vuajtjet e nënës time.

Ardit Gjebrea: Çfarë bënte babai juaj ? Si sillej ?

Safija: Edhe nëna nuk e di shkakun se pse hyri sherri në atë kohë. Xheloz nuk ishte, sepse njeri përparimtar ishte fotograf, shofer. Nuk di ta shpjegoj se si. Zënkat ditë pas dite gjithnjë e më keq. Gjyshi im pas 8 viteve shkuam në qytetin e Shkodrës se mos lumturohen. Është rrënqethëse të tregoj gjithë historinë.

Ardit Gjebrea: Unë do të doja të veçoja vetëm episodin e dhunës që ai një ditë ushtroi jo vetëm ndaj nënës, por edhe ndaj gjithë fëmijëve duke i lidhur me tela me gjemba.

“Po është e vërtetë. Të më fali publiku se kur e kujtoj këtë histori, isha 13 vjeçe edhe shkaku ishte një kec që na e kishte blerë gjyshi për meshë dhe ishte ditë pranvere, për ta prerë për dimër. Gjoja se kullotën kecin motrat dhe vëllezërit e mi se unë bëja punët e shtëpisë, nëna ishte në punë në fermë dhe rrinte me orar të gjatë. Pasi i rrahu të gjithë edhe mua bashkë me ata, përfunduam të lidhur me tela bakri me gjemba, duart sikur të ishim të burgosur na shtriu në mes të qylymit dhe na hidhte ujë për të na mbytur të gjithëve. Ne nuk guxonim të bërtisnim të nxirrnim zë nga goja. Për fatin tonë të mirë erdhi një mësues për të na regjistruar për shkollë, ne ishim në katin e dytë, ndërsa ai shkoi poshtë për t’i dhënë shpjegime mësuesit, nuk dinte se në çfarë klase ishim dhe mësuesi u nevrikos. Aty më ka mbetur peng gjithë jetën pse nuk bërtita se ishte koha e Enverit dhe kishte përfunduar në burg për gjithë jetën. Mësuesi iku dhe ishte fati jonë, sepse na thoshte do ju mbys me ujë të nxehtë. Më pas na mbylli brenda dhe doli iku tek komshinjtë nga ora 10 deri në 5 të pasdites. Këtë nuk ja fal kurrë! Pastaj erdhi nëna na gjeti të gjithë të lidhur, u step, ngeli pa fjalë. Nuk guxoi të na zgjidhte, kërkoi ndihmën e komshinjve dhe gjeti babain që i tha shko zgjidhi se jam betuar që nuk i zgjidh. Kur na zgjidhi nëna telat na kishin mbetur në mish. Nuk më dhimbte vetja, por më i vogli ishte 6 vjeç. Të gjithë pesë fëmijë të lidhur në tela. Kemi dashur ta mbysim, kemi dashur t’i hedhim ujë të vluar, nëna na ka penguar, sepse e keni baba na ka thënë. Sot që jam prind edhe gjyshe e falenderojë shumë nënën time, pavarësisht se ne vuajtjet i kemi në kurriz. Nënës time si del borxhit kurrë babai im. Kur u bëra 15 vjeçe iku dhe ndenji larg nesh, nuk solli rrogë në shtëpi, ai ishte martuar dhe nëna bëri divorcin. Na ka rritur me borxhe. Në gjykatë fëmijët e mëdhenjë me babain dhe fëmijët e vegjël me nënën. Trupit gjykues i thashë që do bëhem unë dado, ne nuk ndahemi, nëna le të martohet dhe babai le të martohet. Edhe gjyshi na la shtëpinë.

Babai sot jeton dhe është martuar tre herë pas ndarjes me nënën, ndërsa nëna jeton në Shkodër me djalin e vogël. Asaj i duket sikur e përjeton akoma. Kam ardhur që t’i heqë turpin nënës sime dhe ta bëj të lumtur. Unë kam katër fëmijë, kam tre djem dhe një vajzë, vajzën e kam në Gjermani. Vajza ka një zë të bukur dhe këndon dhe ka porosi nga gjyshja për të bërë një klip.” tregon Safija.

Gazetarja e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” shkon në Shkodër për t’i dhënë mesazhin nënë Fahrijes dhe ajo pranon ftesën duke ardhur në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Safija: Mbaje kokën lart se je për ta mbajt kokën lart, mos rri e trishtë sot e mbrapa se e kam bërë publike që ta dinë të gjithë se kush je ti. Të falenderojmë për edukatën që na ke dhënë e për humanizmin që ke në zemrën tënde.

Për ta bërë të lumtur nënë Fahrijen, Ardit Gjebrea i vendos këngën e saj të preferuar dhe më pas i tregon përshëndetjen e mbesës Esmeralda, e cila i premton se do i bëj videoklipin e këngës nëse gjyshja shkon në Gjermani. Në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” i sjellin byrek dhe kek për t’i provuar Ardit Gjebrea dhe nënë Fahrija për të dhënë vlerësimet e saj, sepse ajo nuk hante në asnjë vend tjetër ku nuk kishte gatuar vetë, prandaj edhe Arditi i kishte kërkuar bashkëshortes së tij që të bënte këto pjata.

Viktimat e dhunës në familje pakësohen vetëm atëherë kur denoncohen ligjërisht dhe publikisht. Askush nuk ka të drejtë të marrë apo të skllavërojë jetën e dikujt. Nënë Fahrija duhet të jetë krenare që rriti e vetme tetë fëmijë dhe mbajti të mbyllur derën e zemërimit e të hakmarrjes.

NE JEMI CFARE HAME KUJDES SHENDETIN!

“TELEBINGO SHQIPTARE”

POWER KIDZ 5!

“SHIHEMI NË GJYQ”

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, u trajtua problemi që kanë dy banorë të fshatit Ndroq në Tiranë, z.Kadri Trimi dhe z.Ilir Dardha. Në këtë seancë ndërmjetësimi u shfaq problemi i pronave. Kadri Trimi tha se toka që ka pasur në trashëgimi dhe që aktualisht e punon, figuron në pronësi të Ilir Dardhës, banor i këtij fshati.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe të madh toke, për të cilën Ilir Dardha pretendon se nuk ja ka marrë, por persona të tretë i kanë falsifikuar atij firmën për të marrë pronën e Kadri Trimit. Ky i fundit nuk e beson këtë variant dhe akuzon bashkëfshatarin e tij për implikim. Sipas z.Dardha, falsifikimi i firmës së tij dhe dokumenteve të tjera është bërë nga kushërinjtë e tij, të cilët nuk preferoi t’u thoshte emrat në publik. Ai thotë se këta kushërinj janë njerëz me pushtet dhe sipërfaqes 4200 metra katrorë tokë që i takojnë, i kanë bashkangjitur edhe 15 mijë metra katrorë tokë tjetër të Kadri Trimit.

E gjithë kjo sipërfaqe rezulton në pronësi të Ilir Dardhës, që më pas i është shitur një qytetari tjetër. Firma në aktin e shitjes nuk është e Ilir Dardhës, sipas këtij të fundit. Ai pohon se firma i është falsifikuar, madje për shkak të këtij mashtrimi, ka humbur edhe pronat e veta. Por, ai vet refuzon që të shkojë në institucionet shtetërore kompetente që të ankohet për keqpërdorim të emrit të tij, duke thënë se nuk ka fuqi të përballet “me kriminelët” dhe me shtetin.

Kadri Trimi: Banoj në fshatin Ndroq. Kam ardhur në këtë seancë ndërmjetësimi për çështjen e pronës. E kam tokën. Desha ta regjistroja në Hipotekë që të merrja çertifikatën. Kam 10 vjet që jam interesuar. Arsyen e kam marrë vesh 2 muaj. Kur i hyra kësaj pune, doli emri i këtij zotërisë. E kishte blerë ky tokën time, që s’e kam as kufitar. Ka 20 vjet, që në 2005 që kanë bërë dallaveret. Se çfarë ka bërë ky, duhet ta shpjegojë ky. E kam dhe mik, po ky nuk është mik.

Ilir Dardha: Nuk jam unë fajtori, po më akuzon kot. Ish-pronarët e tokës që ka pasur ky zotëria, kanë ardhur për të marrë pronat e veta. Meqë janë të afërmit e mi, njerëz me pushtet, kanë përdorur emrin tim. Nga 4 dynym e 200 metër që më takon mua prona në bazë të ligjit, kanë shtuar 15 mijë metra katrorë prapë duke e bërë këtë dokument të pavlefshëm. Unë kam humbur pronat e mia. Mua në komunë ma kanë fshirë emrin fare.

Kadri Trimi: Kemi qenë në një parcelë të gjithë. Këta kanë fshirë parcelën të gjithë.

Ilir Dardha: Janë mbi 10 familje të përfshira. Nuk është vetëm z.Kadri. Ne mirë që na ka zënë halli, po ne jemi dhe budallenj, nuk bashkohemi të gjithë bashkë për të kryer një hall.

Kadri Trimi: Unë tokën e kam, e punoj, po dua ta regjistroj që të marrë certifikatën e pronësisë. Ky zotëria e ka marrë se ka miq. Unë s’kam pasur miq.

Eni Çobani: Në këtë akt toke juve keni katër pasuri. Dhe keni arë 3 mijë metër katrorë, keni më pas 2400 metër katrorë arë. Të tërën këtë nuk e keni të regjistruar?

Kadri Trimi: Të gjithë!

Eni Çobani: Po ju në fakt keni vazhduar e keni punuar, keni paguar dhe taksat dhe letrat faktikisht nuk i keni pasur asnjëherë. Z.Ilir, nga studimi që unë i kam bërë dosjes që z.Kadri na ka dorëzuar, rezulton se shtetasi Ilir Dardha që jeni ju, ka qenë pronar i pasurisë me sipërfaqe 15 mijë metër katrorë me numër pasurie 5311. Kjo është pasuria juaj?

Ilir Dardha: Jo!

Eni Çobani: Por nuk disponojmë asnjë akt-marrje toke për këtë pronë. Po kjo pronë çfarë është, 15 mijë metër katrorë që ke ti në Lagjen e Re në emrin tënd?

Ilir Dardha: Në bazë të ligjit 7501 në zonën time është dashur 700 metër katrorë për frymë tokë arë. Se ne kemi dhe prona të tjera, por meqë pronat e tjera nuk kanë vlerë i kanë zhdukur. Çfarë i kanë bërë këtij dokumenti? Në 1991 unë kam pasur 6 anëtarë familje me një pronë 4200 metra. Çfarë kanë bërë këta ish-pronarët? Këtij 4200 metra i kanë shtuar 15 mijë metër katrorë tokën e tyre.

Ardit Gjebrea: Po si u shtuan?

Ilir Dardha: Unë nuk e di. Kanë përdorur dhe emrin tim. Unë sot nuk figuroj fare, nuk paguaj as taksë toke.

Ardit Gjebrea: Pra, që në datën 23 Qershor të vitit ’92, këto 15 mijë metra janë të tuat me dokument.

Ilir Dardha: Jo se ligji 7501 nuk e pranon këtë, në zonën time unë kam 700 metra. Me 6 anëtarë familje, nuk jam vetëm unë se ka dhe të tjerë. Këtij dokumenti 4200 metra, edhe sikur 1 metër t’i lëvizi, ky del i pavlefshëm.

Eni Çobani: Rezulton më pas që ju e keni shitur këtë kundrejt një qytetari tjetër.

Ilir Dardha: Nuk janë mjaftuar me falsifikimin e kësaj, kanë vazhduar prapë, kanë bërë edhe falsifikimin tjetër, kanë bërë akt shitje.

Eni Çobani: Keni firmosur ju në atë akt?

Ilir Dardha: Jo! Janë false.

Eni Çobani: Edhe firma juaj?

Ilir Dardha: Po. E sigurt 100%, e kam parë dokumentin janë false. Aty kanë firmosur djali im, edhe vajza. Djali im dhe vajza janë në Itali. Unë nuk e di që është bërë akt shitje. Unë e mora vesh kur më akuzuar këta.

Eni Çobani: E njihni qytetarin tjetër që ka marrë këtë pronë?

Ilir Dardha: Po pra janë të afërmit e mi. Kanë përdorur emrin tim meqë unë jam banor i asaj zone. Janë kushërinjtë e mi. Njerëz me pushtet. Në ’91 unë kam pasur një familje prej 6 anëtarësh. Në bazë të ligjit 7501 kanë ndarë 700 metër tokë arë për frymë. Në bazë të saj unë duhet të kem 4200 metra katrorë tokë. Prandaj ky dokument është falsifikuar në zyrat e shtetit.

Eni Çobani: Në momentin kur ju u vutë në dijeni për dokumentin e falsifikuar që pretendoni, ju drejtuat ndonjë organi shtetëror për këtë falsifikim për të hequr emrin tuaj?

Ilir Dardha: Jo, unë nuk kam fuqi për të akuzuar shtetin. Unë nuk e akuzoj dot shtetin.

Eni Çobani: Çfarë përpjekjesh keni bërë ju për të hequr emrin?

Ilir Dardha: Asnjë lloj përpjekje! Ne kemi ngelur me shpresë se shteti do rregullohet. E falenderoj z.Edi Rama që po na pajis me dokumente prone, kemi 28 vjet që ne nuk marrim një dokument prone. E falenderoj z. Edi Rama, edhe nëse ja arrin kësaj pune ai do shpallet “Babai i Shqipërisë”, si Ataturku në Turqi. Po e shpreh publikisht. 28 vjet pa dokument që na është dhënë prona.

Ardit Gjebrea: Ilir, për kë the “Babai i Shqipërisë”?

Ilir Dardha: Për Edi Ramën!

Ardit Gjebrea: Pse?

Ilir Dardha: Se ka marrë iniciativën për të pajisur popullin me letra.

Ardit Gjebrea: Po ti ke 15 mijë metra më tepër aty mo…

Ilir Dardha: Meqë ka thënë Edi Rama për të dalë këto. Unë as kam pasur për ta hapur kurrë këtë muhabet. Unë nuk jam fajtor se shteti po manipulon…

Ardit Gjebrea: Po thuaji “Babait”….

Ilir Dardha: “Babai i Shqipërisë”. Po arriti Edi Rama që t’i japë fund kësaj pune shpallet “Babai i Shqipërisë”.

Ardit Gjebrea: Nga njëra anë thua shteti nuk funksionon, nga ana tjetër thua ta bëjmë Edi Ramën “Babai i Shqipërisë”.

Ilir Dardha: Unë nuk merrem me politikë fare.

Ilir Dardha: Këta që kanë bërë këtë janë kushërinjtë e mi.

Ardit Gjebrea: Po pse e kanë bërë?

Ilir Dardha: Kanë qenë me pushtet në 2004, janë akoma në pushtet. Po i bëj pyetje vetes sime: Pse janë këtë në pushtet? Nuk është puna se Edi Rama i mban mbrapa këta se janë në pushtet. I ka dhënë votën populli, edhe Edi Rama ka rënë pre e tyre. Është faji jonë që votojmë kriminelët.

Ardit Gjebrea: Po nuk u denoncuan kriminelët, populli do vazhdojë t’i votojë.

Ilir Dardha: Unë nuk kam fuqi.

Ardit Gjebrea: Si t’ia bëjë Kadriu në momemtin që ti nuk denoncon? Si ta zgjidhim ne?

Ilir Dardha: Atë e di shteti.

Kadri Trimi: Që në komunë kanë filluar dallaveret. Luan rolin ai sikur bën kështu.

Ardit Gjebrea: Si ta zgjidhim këtë problem znj. Eni?

Eni Çobani: Do na ndihmonte shumë një komunikim me administratorin e Ndroqit.

Për këtë problem, në lidhje telefonike live ndërhyri edhe administratori i fshatit Ndroq, Xhavit Ceka. Ai pranoi se është në dijeni të problemit që ka z.Kadri Trimi, pasi ky i fundit i kishte shkuar vet në zyrë për të kërkuar dokumentet që të merrte aktet e pronësisë së tokave të tij. Administratori i Ndroqit u shpreh se e adresoi tek ZVRPP e Tiranës. Në këtë institucion, Kadri Trimi mësoi se toka e tij rezultonte në emër të bashkëfshatarit Ilir Dardha. Deri në këtë pikë, administratori i fshatit thotë se ka dijeni, pasi nuk di çfarë ka ndodhur më parë. Edhe dy banorët që ishin në studio, pohuan se mashtrimi ka ndodhur rreth vitit 2004 dhe jo vitet e fundit, por tani ata kishin mësuar çfarë ka ndodhur.

Xhavit Ceka, administratori i Ndroqit: Z.Kadri është paraqitur te zyra e Njësisë Administrative Ndroq edhe ka kërkuar certifikimin e pronës. I kam dhënë një shkresë siç kemi ne në bazë të ligjit për t’u paraqitur pranë ZVRPP Tiranë. Ka ardhur përgjigjia që kjo pronë quhet e mbyllur. Deri këtu jam unë. Tjetër s’di gjë pastaj. Në momentin që quhet e mbyllur, toka quhet e certifikuar.

Eni Çobani: Si është e mundur që z.Ilir Dardha figuron pronar i pasurisë së z.Kadri Trimi?

Xhavit Ceka, administratori i Ndroqit: Këtë nuk e di. Nuk e kam parasysh.

Eni Çobani: Faleminderit!

Eni Çobani – Ilir Dardhës: Ju s’keni ditur gjë për pasurinë, s’keni ditur gjë për emrin tuaj, për firmën, për shitjen e kësaj pasurie. Jemi sot në vitin 2019, si është e mundur që sot nuk pranoni që keni emrin. Dhe njëkohësisht kemi dhe një administrator që është përfaqësues i shtetit në zonën tuaj, që ju nuk keni vajtur asnjëherë. Kadriu ka vajtur, ka thënë dua të certifikoj tokën. Juve me gjithë shqetësimin e madh që keni pasur me krimin me gjithë këta njerëzit, s’keni shqetësuar askënd nga shteti për t’i thënë që o zotëri kanë përdorur emrin tim. Dhe këtu problemin më të madhe e ke pasur ti, që të kanë përdorur emrin pa dijeninë tënde.

Ilir Dardha: Nuk jam unë shkaktari i kësaj, po më akuzoni kot. Unë nuk mund të përballohem me shkaktarët, shkaktarët janë në institucionet e shtetit.

Ilir Dardha – Kadri Trimit: Unë kam humbur pronat e mia. Kur kam humbur të miat, harroji të tuat!

Publiku i dha të drejtë z. Kadri Trimi. Drejtuesja e seancës së ndërmjetësimit, Eni Çobani ra dakord me të dy që të bëjnë një kërkesë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive, ose Hipoteka, në lidhje me pronësinë e tokës. Më pas, në varësi të përgjigjes që do të vijë nga ZVRPP, nëse situata nuk merr zgjidhje, atëherë do t’i drejtohen Gjykatës së Tiranës.

Eni Çobani: Do bëjmë një kërkesë të re pranë ZVRPP nga e cila ne do të kërkojmë arsyet për çfarë nuk regjistrohet prona juaj, dhe në bazë të përgjigjes që do bëjë ZVRPP nëse ne do ngelemi të pakënaqur, brenda 30 ditëve do t’i drejtohemi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Dhe me këtë çlironi dhe ju problemin, por heqim edhe emrin e Ilirit. Ju në këto moment, me z.Ilir do të vazhdoni bashkëpunimin apo do jeni siç folët gjatë seancës?

Kadri Trimi: Si macja me miun do të jem me atë. Ka bërë shumë padrejtësira.

Eni Çobani: Na duhet dhe Ilir në krah se e gjithë kjo që bëri ai sot, e bëri për pronën tuaj. Ai tregoi që nuk ka lidhje me pronën.

Ilir Dardha: Z.Kadri bashkohemi bashkë se kemi të njëjtin hall.

Dy banorët e Ndroqit, Kadri Trimi dhe Ilir Dardha shtrënguan duart dhe firmosën bashkë dokumentin me Eni Çobanin për të proceduar me kërkesën pranë ZVRPP dhe më pas drejt Gjykatës së Tiranës. Edhe kjo seancën ndërmjetësimi nga Eni Çobani u mbyll me sukses.

Ilir Dardha banor i fshatit Ndroq në Tiranë, akuzohet nga bashkëfshatari i tij z.Kadri Trimi se i ka vjedhur një sipërfaqe toke. Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Kadri Trimi tha se dy muajt e fundit kur kërkoi të merrte certifikatën e tokës, mësoi se kjo pronë rezulton në emër të Ilir Dardhës.

Ky i fundit pohoi se është bërë falsifikim me këtë tokë, por jo prej tij. Madje ai shtoi se është viktimë e këtij mashtrimi. Sipas z.Ilir Dardha, falsifikimin e kanë bërë kushërinj të tij me pushtet, që i kanë përdorur emrin dhe i kanë falsifikuar firmën. Me këtë falsifikim, Ilir Dardha ka në emër të tij 15 mijë metër katrorë tokë më shumë dhe heziton të shkojë në Prokurori për falsifikim të firmës së tij, pasi thotë se nuk përballet dot me shtetin. Sipas tij, pret që ky gabim të rregullohet nga vet institucionet, ndërsa thekson se ka humbur edhe pronat e veta.

Ai madje falenderoi Kryeministrin Edi Rama për nismën që ka marrë për të pajisur qytetarët me certifikatat e pronësisë duke i dhënë zgjidhje një problemi thuajse 30-vjeçar, teksa thotë se Rama do të shpallet “Babai i Shqipërisë”, njësoj si Ataturku në Turqi, nëse e përmbush me sukses këtë zotim. Nga kjo deklaratë e tij ka mbetur i habitur Ardit Gjebrea, drejtuesi i emisionit “E Diela Shqiptare”.

PJESË NGA SEANCA E NDËRMJETËSIMIT NË RUBRIKËN “SHIHEMI NË GJYQ”:

Ilir Dardha: Po pra janë të afërmit e mi. Kanë përdorur emrin tim meqë unë jam banor i asaj zone. Janë kushërinjtë e mi. Njerëz me pushtet. Në ’91 unë kam pasur një familje prej 6 anëtarësh. Në bazë të ligjit 7501 kanë ndarë 700 metër tokë arë për frymë. Në bazë të saj unë duhet të kem 4200 metra katrorë tokë. Prandaj ky dokument është falsifikuar në zyrat e shtetit.

Eni Çobani: Në momentin kur ju u vutë në dijeni për dokumentin e falsifikuar që pretendoni, ju drejtuat ndonjë organi shtetëror për këtë falsifikim për të hequr emrin tuaj?

Ilir Dardha: Jo, unë nuk kam fuqi për të akuzuar shtetin. Unë nuk e akuzoj dot shtetin.

Eni Çobani: Çfarë përpjekjesh keni bërë ju për të hequr emrin?

Ilir Dardha: Asnjë lloj përpjekje! Ne kemi ngelur me shpresë se shteti do rregullohet. E falenderoj z.Edi Rama që po na pajis me dokumente prone, kemi 28 vjet që ne nuk marrim një dokument prone. E falenderoj z. Edi Rama, edhe nëse ja arrin kësaj pune ai do shpallet “Babai i Shqipërisë”, si Ataturku në Turqi. Po e shpreh publikisht. 28 vjet pa dokument që na është dhënë prona.

Ardit Gjebrea: Ilir, për kë the “Babai i Shqipërisë”?

Ilir Dardha: Për Edi Ramën!

Ardit Gjebrea: Pse?

Ilir Dardha: Se ka marrë iniciativën për të pajisur popullin me letra.

Ardit Gjebrea: Po ti ke 15 mijë metra më tepër aty mo…

Ilir Dardha: Meqë ka thënë Edi Rama për të dalë këto. Unë as kam pasur për ta hapur kurrë këtë muhabet. Unë nuk jam fajtor se shteti po manipulon…

Ardit Gjebrea: Po thuaji “Babait”….

Ilir Dardha: “Babai i Shqipërisë”. Po arriti Edi Rama që t’i japë fund kësaj pune shpallet “Babai i Shqipërisë”.

Ardit Gjebrea: Nga njëra anë thua shteti nuk funksionon, nga ana tjetër thua ta bëjmë Edi Ramën “Babai i Shqipërisë”.

Ilir Dardha: Unë nuk merrem me politikë fare.

Ilir Dardha: Këta që kanë bërë këtë janë kushërinjtë e mi.

Ardit Gjebrea: Po pse e kanë bërë?

Ilir Dardha: Kanë qenë me pushtet në 2004, janë akoma në pushtet. Po i bëj pyetje vetes sime: Pse janë këtë në pushtet? Nuk është puna se Edi Rama i mban mbrapa këta se janë në pushtet. I ka dhënë votën populli, edhe Edi Rama ka rënë pre e tyre. Është faji jonë që votojmë kriminelët.

Ardit Gjebrea: Po nuk u denoncuan kriminelët, populli do vazhdojë t’i votojë.

Ilir Dardha: Unë nuk kam fuqi.

Ardit Gjebrea: Si t’ia bëjë Kadriu në momemtin që ti nuk denoncon? Si ta zgjidhim ne?

Ilir Dardha: Atë e di shteti.

BE coffee!

Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI