Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Rubrika “Ka një mesazh për ty” te “E diela shqiptare”, në të dielën e fundit të muajit Shkurt, nisi me një histori mjaft interesante. Tema kryesore ishte sporti dhe specifikisht futbolli. Esmeralda, një adoleshente nga Dibra që banon në Tiranë, është shumë e apasionuar pas futbollit dhe e ushtron atë. Por përveç se është një vajzë e disiplinuar dhe shumë e talentuar ajo ka edhe gabime, si çdokush në moshën e saj. Sot Esmeralda kishte ftuar në studio Cymen, zëvendëstrajneren e saj, për t’i dhënë një mesazh. 

Esmeralda: 

Që e vogël e kam pas pasion, lozja me djemtë e lagjes. Shikoja ndeshjet me babin dhe gjithmonë ziheshim sepse bënim tifo për skuadra të ndryshme. Unë me Barcelonën, ai me Realin. Gjithmonë luaja pastaj kur mbusha 12 vjeç, babi u interesua për një klub futbolli, duke parë që unë e kisha pasion. Ditën e ditëlindjes sime, babai më regjistroi me ekipin e “Kinostudios”, ma bëri dhuratë për ditëlindje.

Ardit Gjebrea: Ke patur ndonjë moment që ke ngrënë gol dhe ke thënë “do ta lë këtë pasion”?

Esmeralda:

 Po. Kemi qenë në një ndeshje finale me ekipin e “Vllaznisë”. Nuk arrita të pres ca gola që ishin shumë të thjeshtë për nivelin tim. Dhe i thashë vetes “s’jam për këtë punë”.

Ardit Gjebrea: Po taka ke ngrënë, je vrarë?

Esmeralda: 

Shumë herë. Ka pasur raste që jam vrarë edhe keq. Jam transportuar në spital me ambulancë, kam humbur ndjenjat.

Ardit Gjebrea: Po në shtëpi çfarë thonë, si e pret mami përfshirjen tënde në këtë sport?

Esmeralda: 

Mami nuk është se i pëlqente shumë. Sepse gjithmonë mund të përfundoja e dëmtuar. Më nxihej këmba ose dora. Mami më thoshte ta lë këtë sport sepse po dëmtohesha shumë fizikisht. Babi më jepte më shumë kurajo. Ndërsa tashmë edhe mami e ka kuptuar që jam për këtë profesion duke qenë se luaj edhe me ekipin e kombëtares tashmë.

Esmeralda kishte ftuar sot në studio Cymen, zëvendëstrajneren e ekipit ku ajo luan, njëkohësisht edhe kapitenia.

Ardit Gjebrea: Pse e ke ftuar?

Esmeralda: 

Po se ajo gjithmonë më ka ndihmuar për gjithçka. Në disa raste kam bërë edhe unë disa gabime, dhe ajo më ka nxjerrë nga situata gjithmonë. Unë i kam shumë qejf sufllaqet. Në shkollë ha dy sufllaqe dhe një sanduiç në ditë, nuk u rezistoj dot. Duhet të mos ha shumë ushqime fast food, pasi jam mbi peshë. 

Ashtu siç tregon Esmeralda, ajo dhe Cymja kanë një marrëdhënie shumë të veçantë me njëra- tjetrën.

Esmeralda: 

Unë do t’i premtoj asaj që kur të shkoj në stërvitje, nuk do të qesh më, s’do bëj gallata do të jem serioze. Dhe disa nga ushtrimet të cilat nuk i bëj më për shkak të peshës, do t’i bëj të gjitha. Dhe sufllaqet, nuk është se do i ndaloj sepse nuk mundem, por do të ha një herë në dy javë.

Stafi i së “Dielës shqiptare” mbërrin në shkollën “Aleks Buda” ku Cymja po bën praktikën e saj si mëuesë fizkulture. Ajo pranon ftesën për të ardhur në studio.

Pasi prezantoi veten, drejtuesi i emisionit, Gjebrea, e la atë të shikonte personin në ekranin e murit ndarës.

Cymja: 

Kjo është Esmeralda Noka. Ka katër vite që e njoh. I jam mirënjohëse për çdo gjë, që ka ndjekur këshillat e mia. Dhe kur unë nuk kam pasur mundësi ku të qëndroj në Tiranë, familja e Esmeraldës ka hapur dyert e shtëpisë për mua. I jam shumë mirënjohëse familjes së saj sepse më kanë trajtuar si të isha vajza e tyre.

Mesazhi i Esmeraldës për Cymen: 

Cyme, të kam thirrur këtu sepse doja të të jepja një mesazh. Të falendëroj për gjithçka që ke bërë për mua, që më ke ndihmuar aq shumë, edhe kur kam qenë në rastë të vështira. Dua që të më falësh për gabimet që kam bërë gjatë stërvitjes. Dua të të jap edhe një premtim, por mos kujto se e kam të lehtë. Të premtoj që do të ha një herë në dy javë sufllaqe.

Mesazhi përmbyllet me një përqafim mes Esmeraldës dhe zëvendëstrajneres së saj, ndërkohë që Cymja i dhuron Gjebreas një bluzë të kombëtares.

Rasti II

“Ka një mesazh për ty” vijoi me rastin e një gruaje të re, nënë e dy fëmijëve e cila ka qenë në të kaluarën, pre e dhunës në familje. Ajo ka pasur një martesë 14 vjeçare ku është dhunuar vazhdimisht dhe sistematikisht nga bashkëshorti i saj. Lisaveta ka bërë kompromis me këtë gjë për hir të fëmijëve, dhe për shkak të mentalitetit në zonën ku jetonte. Megjithatë ajo sot jeton e qetë me fëmijët e saj, dhe ka ardhur në studio për të falënderuar motrën Dashurien.

Lisaveta:

 Unë jam  Lisaveta, kam lindur në Pogradec, rritur në një fshat të Lushnjës, dhe martuar po në një fshat të Lushnjës. Nga kjo martesë unë kam dy fëmijë por për fat të keq, martesa ime nuk rezultoi e suksesshme. Përfundoi për 14 vjet martesa.

Ardit Gjebrea: Pas 14 vjetësh, përfundoi gjithçka. Pse?

Lisaveta: 

Arsyet janë të shumta. Ai që në fillim ishte një person jo i dashur, jo i respektueshëm. Nuk humbiste asnjë rast pa më ofenduar qoftë edhe në sy të njerëzve. Vazhdova me të për shkak të paragjykimeve, mendoja se çfarë do të thonin njerëzit. Ishte e papranueshme që unë të divorcohesha. Kisha hallin e prindërve të mi dhe të mentalitetit përreth. Ishte shumë e vështirë Ardit. Një rast që ishte i patolerueshëm, ishte në dasmën e një kushërires sime. Ishim në valle, mami, motra edhe unë. Duke kërcyer, në dasmë. Dhe ai ngrihet më tërheq nga krahu, më thotë dil nga vallja ose do të të hedh nga kati i dytë.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Lisaveta: 

Për shkak se erdhi burri i motrës më kapi mua për dore në valle. Siç ishin motrat me radhë, unë isha e fundit, e vogla. Dhe ai erdhi në fund, mbas meje. Për këtë gjë, ai erdhi më nxorri mua nga vallja, më tha dil ose do të të hedh nga kati i dytë. Dhe unë e lë vallen, ulem. Ai nuk u mjaftua me aq. Filloi pastaj, më gjuante me shkelma, thoshte mos e ngri kokën, shiko vetëm pjatën. Dhe në momentin që mbaron vallja dhe ulet burri i motrës, ai i thotë: me ty s’dua të kem të bëk më fare! As për gëzim as për hidhërim. Për vite me radhë unë nuk kam folur me motrën time.

Pastaj dhuna vazhdonte, psikologjike, fizike. Për vite me radhë nuk kam pasur kontakte me motrën e madhe. Edhe kur linda djalin, unë bëra drekë, ajo nuk ishte e pranishme. Ishte një gjë shumë e dhimbshme por nuk e shmangnim dot. Pastaj filluan konfliktet, sa vinin dhe rëndoheshin. Paragjykimet ishin të shumta. Ai ishte emigrant në Greqi, kur vinte njerëzit fillonin i flisnin atij. Kam qenë 6 muajshe shtatëzënë, nuk e di se çfarë i kishin thënë njerëzit, dhe ai më kap për fyti, më rrëzon. Dyshonte se fëmija në bark nuk ishte i tij. Edhe në sy të të tjerëve nuk përtonte të më dhunonte. Nuk linte rast pa më ofenduar dhe pa më poshtëruar.

Ardit Gjebrea:  Familja jote çfarë bëntë ndërkohë?

 Lisaveta: 

Familja ime rrinte e tërhequr Ardit. Babai ndërhynte, vinte e këshillonte. I jepte fjalën, një ditë, dy ditë ndryshonte, të tretën fillonte prapë. Por guximin nuk e merrja që të ikja që aty. Nuk mund të ikja për hir të fëmijëve.

I pari që erdhi në jetë ishte djali. Quhet Arsen. Arseni ka qenë prezent në sjelljet e të atit.

Ardit Gjebrea:  Si e jetonte këtë sjelljen e babait ndaj nënës së tij?

Lisaveta: 

Ai e jetonte shumë keq Ardit. Kohët e fundit ai po rritej po kuptonte më shumë. Sa herë vinte i ati nga puna, ai mbulonte kokën, bënte sikur po flinte. O ma erdhi babi më thoshte, mos i thuaj që unë jam zgjuar. Sepse nuk e duroj dot thoshte kur bërtet. Dhe nga mësimet, ra. Ka qenë nxënës shumë i mirë.

Pastaj erdhi edhe vajza në jetë, fëmija i dytë. Prapë mendova se gjërat do të rregulloheshin, me ardhjen e fëmijës së dytë, por ndodhi e kundërta. Gjërat u përkeqsuan.

Ardit Gjebrea:   Cili ishte momenti që ti vendose të ndahesh?

Lisaveta: 

Ka qenë një moment, kur ky më ka përzënë në orën 10.30 të darkës, sepse unë kisha lyer flokët pa lejen e atij. Dhe vjen fillon konfliktet dhe debatet. Pse ke lyer flokët, kush të dha leje, pa më thënë mua, pa lejen time. I thashë që bojën ma ka blerë djali dhe më tha “ma nuk ti shoh dot flokët pa lyer, dua që t’i lyesh”. Dhe unë për t’i plotësuar dëshirën djalit, i leva.

Ai ishte mësuar që unë t’i merrja leje për çdo gjë atij. Më thotë mua zhduku shporru dhe i merr të gjitha rrobat që më kishte blerë ai, i hedh nga dritarja. Më thotë zhduku tani, me gjithë fëmijët e tu, më tha.

Unë u largova të nësermen në mëngjes, mora fëmijët dhe rrobat e mia. Por ai dërgonte nënën të më lutej. Më lutej që unë të kthehesha. I dhashë edhe një mundësi. Por torturat vazhdonin. Ika përsëri dhe pas shumë mundimesh arrita të marr fëmijët me vete, pasi familja e tij nuk më lejonte. Gjykata m’i dha në kujdestaru të përkohshme derisa divorci përfundoi.

Ardit Gjebrea: Më trego pak, për çfarë e ke thirrur motrën sot?

Lisaveta: 

Motrën e kam thirrur, sepse ajo ishte mbështetja ime më e madhe. Ajo është një përkrahje qoftë shpirtërore, qoftë morale. Ajo ka qenë një ndihmë e jashtëzakonshme për mua, dhe unë dua ta falënderoj shumë, sepse nëse unë jam kjo që jam sot, vjen vetëm falë saj.

Unë u zhvendosa në Durrës. Fillimet ishin të vështira, por motra dhe familja e saj më ndihmonin shumë.

Mesazhi në studio:

 E dashur motër, të falendëroj që ti ke ardhur këtu sot, dhe dua të të falënderoj me gjithë shpirt, për gjithçka që ti ke bërë për mua. Ty edhe familjen tënde, sepse keni qenë një mbështetje shumë e madhe për mua, në momentet më të vështira të jetës sime. Unë sot kisha ftuar edhe burrin tënd, Shkëlqimin, për ta falënderuar edhe atë. Doja t’i thoja edhe diçka tjetër, që ai të vijë më shpesh në shtëpinë timë. Ai është distancuar. Kjo ndoshta edhe për shkak të paragjykimeve të shumta. Do t’i kërkoja që edhe të të lejonte ty të vije pak më shpesh, dhe fëmijët në shtëpinë time. Ju e dini që unë vetëm juve ju kam.

Motra e Lisavetës, Dashurie: Të premtoj që do të bëj më shumë se ç’kam bërë. Do të të ndihmoj me aq sa mundësi kam, besoj se do t’ia dalim.

Lisaveta

Unë dua vetëm prezencën tuaj, asgjë tjetë

r.

Mes shumë emocionesh Dashuria i premton motrës që do ta ketë gjithmonë mbështetjen e saj.

“BLACK BOX”

Sot ishte java e gjashtë e “Black Box”. Kjo rubrikë është në fazën e saj të dytë që nga java e kaluar. Shefat pjesëmarrës për të dytën herë, në puntatën e gjashtë ishin Artion Kurti dhe Ermal Lohja.

 

Përbërësi sekret në “Black Box” këtë herë ishte filetoja e gicit.

Pjatat e tyre u vlerësuan nga juria e përbërë nga një prej shefave italianë më të famshëm të kulinarisë botërore, gjyqtar ndërkombëtar dhe instruktor i gjyqtarëve të garave të gatimit në botë, Domenico Maggi, si edhe dietologia Blerina Bombaj Troci. Pjatat e gatuara nga shefat u vlerësuan në katër aspekte, shija, organizimi, aspekti estetik dhe ekuilibri ushqimor.

Shef Artion përzgjedh këtë recetë: fileto gici, erëza, perime, makarona (ravioli), si edhe tartuf.

Ndërsa shef Ermali e gatuan fileton e gicit me këta përbërës: verë, kumbulla të thata, kinoa, kungull dimëror, bizele, qepë të njoma, brokoli, lulelakër, patate, erëza.

Nën mbiqyrjen e shef Maggi, garuesit përgatisin pjatat e tyre dhe bëhen gati për vlerësimin nga juria.

Maggi: 

Kemi dy pjata shumë të bukura. Keni punuar në mënyrë mjaft të organizuar.

Fituesi u shpall shef Ermali me 95 pikë, duke lënë pas shef Artionin me 91 pikë.

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, në 12 Nëntor të vitit 2017 ishin të pranishëm babë e bijë.  Alkena thërret babin e saj Nazif Zaçe me pretendimin se babai ka nxjerrë shtëpinë, për të cilën kishte kontribuar vetë ajo. Ndërkohë mësohet se shtëpia ishte ne emër të vëllai të saj, Julianit. Alkena abuzon babain, por ky i fundit thotë së nuk ishte në dijeni së shtëpia ishte në emër të djalit të tij.

Në sancën e sotme të ndërmjetësimit ka ardhur Juliani të përballet me motrën e tij, Alkenën. Ai ka ardhur nga Italia dhe do të përballet me motrën dhe babain.

Eni Çobani ka zhvilluar disa takimë më parë më Julianin dhe sot ai ka ardhur në studio për të treguar të gjithë ngjarjen.

Juliani: 

Kam ardhur për të zgjidhur problemet e mija të gjithë këtyrë 17 viteve. Motër e dashur dua të di vetëm kaq, çfarë kusuresh kam unë të vi këtu?

Alkena: 

Ta jap përgjigjen unë me dy fjalë.  Çfarë bërë këtu e 17 vite…?

Juliani: Të kam mbajtur ty dy vite e gjysëm, kam punuar si qeni… motër e dashur thirri mendjes.

Eni Çobani: Në çfarë kuptimin e keni mbajtur?

Ndërkohë në studion, ndërhyn bashkëshorti i Alkenës, Vladimir Kanina, dhe shprehet se ka qenë ai që e ka marrë Julianin në Itali dhe e ka mbajtur. Mes Julianit, Alkenës dhe bashkëshortit të saj ndizet situata dhe ata debatojnë me njëri –tjetrin.

 

Juliani: 

Kam punuar për 2 vite e gjysëm dhe të gjitha lekët e mija ja kam dhënë motrës.

Eni Çobani: 

Në këtë seancë ndërmjetësimi jeni thirrur për një banesë, nëse jeni në dijeni. Këtu pretendohet se është blerë një banesë nga babai juaj, zoti Nazif, ndërkohë që ju thoni se është blerë nga ju dhe letrat janë tuaja. Ka mundësi të na sqaroni sepse Alekena thotë se i ka derdhur ajo paratë e kësaj shtëpie për babain.

Juliani: 

Në ishim pa shtëpi, pa katandi, dhe i them babait gjej shtëpi tjetër dhe ta ble unë. Më tha e kam gjetur 8 milionë lek dhe ja kam dhënë lekët motrës në dorë.

Alkena: 

Më ke dhënë lekët e mija. Ty ato 20 mijë lireta që merrje nuk të dilnin për cigare. Ti mua nuk ma hedh dot dhe djersën e atij nuk e h3edh dot poshtë.

Eni Çobani: Ke ndonjë dokument që i ke thënë Alkenës 3 milionë lek?

Juliani: 

Dokument nuk kam, le të flasë babai.

Nazifi: 

Sot për herë të dytë me vjen zor të përballem me djalin tim. E kam nisur në Itali, kam shitur kamionin. Isha pa shtëpi, kam marrë shtëpi me qira. Sa herë vuajti nga stomaku në spital, dhëndri e ka shpëtuar. Më vjen turp të përballem me djalin tim.

Eni Çobani: 

Kemi një kontratë shitblerje, dhe këtu është emri i Julianit. Tani unë dua të sqaroj, lekët për të cilat pretendohet se është blerë kjo banesë, në të cilën zotëria thotë  ka bërë 8 milion. Deri tabni thotë se 3 milionë ja ka thënë motrës, tani ka mundësi të më thuash ku u gjetën 5 milionë lekët? Gjithmonë gishti shkon tek Vladimiri.

Julian e mbani mend noteren, para të cilës keni kryer veprimet për blerjen e banesëns?

Juliani: 

Nuk më kujtohet,  e keni në letra…

Eni Çobani: Ku ndodhet zonja?

Juliani: Tek stacioni i autobusit në Durrës…

Eni Çobani: Me duhet ta them. Melpomeni Nika. Ju thotë gjë ky emër?

Juliani: 

Jo nuk e mbaj mend.

Eni Çobani: I keni parë dokumentat e shtëpisë?

Është kryer një prokurë e posaçme përpara noterit Islam Hysolli. Në asnjë nga emrat e prokurës nuk është firma e asnjërit.  Kontrata e shitjes së apartamentit është e pavlefshme, pasi Donika dhe pjesëtarët e tjerë duhet të kishin firmosur.  Kjo prokurë është e pavlefshme. Ky është një moment që ju duhet ta dinit që në fillim.

Ndërkohë që Eni Çobani tentoi të flasë më Donika Plasotin, ajo nuk pranoi të flasë në telefon.

Alkena: 

Me zonjën Donika unë kam shkuar ta takoj personalisht, ka pasur një kontakt me Julianin, pas seancës së parë të ndërmjetësimit dhe me tha se nuk do të përgjigjet më për në.

Alkena pretendon se ka thënë paratë e shtëpisë, dhe Juliani pretendon se ka thënë paratë.

Eni Çobani i pyet se si mund ta vërtetojnë dhënin e këtij shpërblimi në para për këtë apartament ne momentin e shitjes.   

Alkena: 

Që kur kam shkuar në Itali, burri im punonte ma rregulla dhe gjithçka është e vërtetuar, kur i dërgoja para babait tim, ndërkohë që vëllai im punonte pa dokumente dhe nuk kishte se ku ti gjente 8 milionë lek për të blerë shtëpinë.

Mes vëllait dhe motrës nis përsëri debati lidhur me jetesën në Itali.

Eni Çobani : Zonja Melpomeni ka bërë kontratë shitje. Kujt ja keni dhënë lekët kur keni blerë shtëpinë?

Juliani: Donika Plasotit…

Eni Çobani:  Por, ajo ka thënë se ja ka shitur Nazif Zaçes.

Juliani: 

Unë nuk jam në dijeni fare për atë.

Eni Çobani:  Ajo ka thënë se shtëpinë ja ka shitut zotit Nazifit. Të lutem ma verifiko si e ke blerë këtë banesë dhe ti themi motrës suaj, dhe Nazifit, kthehuni andej nga erdhët?

Juliani: 

Në deklaratën e parë, unë ja kam thënë 3 milionë lekët motrës dhe ajo ja ka dhënë babait.

Arditi Gjebrea: Dua të di çfarë ndodh me këtë shtëpi sot?

Eni Çobani: Ky apartament është në emër të Julianit dhe ne duhet të themi vetëm të vërtetën, por banon zoti Nazif.

Sigurisht fakti që zoti Nazif vazhdon të banojë dhe nuk ka pasur nga Julianin për lirimin nga kjo banesë, kjo nuk do të thotë që Nazifi të mos kërkojë pronësinë për  këtë banesë për faktet që ka. 

Eni Çobani : Si është e mundur që para noteres ju keni deklaruar 1 milion lekë të vjetra?

Juliani: 

Këtë e kam bërë unë që të mos paguaj shumë para tek noterja.

Eni Çobani : Ju duhet të disponon çfarë do lloj dokumenti ku provoni ske keni blerë banesën 1 milionë lek të vjetra.

Arditi Gjebrea: Si mund të dalim të lumtur nga kjo situatë?

Eni Çobani : 

Ne kemi një pronar Juliani, dhe nëse ai me dëshirën e tij, pa i hyrë procedurave të kontrollit të mëtejshme të ligjshmërisë së dokumentave që ai ka fituar këtë banesë. Dhe do të pranonte publikisht, jo vetëm të lejonte babin të jetonte brenda, por dhe ti dhuronte atij banesën për ti kaluar atij banesën në një formë që ligji e njeh. Ndërkohë Julianit i ngelet pesha më e madhe të provojë fitimin e kësaj pronësi, ku do e bënte akoma më të vështirë faktin e mbajtjes së tij të kësaj banesë në emrin e tij.

Pas debatit i cili rindizet përsëri, Ardit vendos të nxjerri nga studio, Alkenën dhe bashkëshortin e saj në mënyrë që të Juliani të flasë me babin e tij në qetësi. Ai tha se nuk do ti nxjerrë nga shtëpia deri sa të dy prindërit e tij të jenë gjallë, madje i premtoi se shumë shpejt do i mobilojë banesën me aq sa ka mundësi.

Arditi pyeti Julianin nëse ka kontribut motra e tij në banesë, dhe ai tha jo, ndërsa kur e drejtoi të nëjjtën pyetje tek Nazifi tha se vajza e tij ka kontribut.

Edhe pse Arditi ka kërkuar që shtëpia të jetë në emër të Nazifit dhe më pas me vdekjen e prindërve të ndahej mes dy fëmijëve, por Juliani nuk ka pranuar.

Nazif nuk pronoi të jetojë tek shtëpia e djalit. “

Ky ka hedhur poshtë nënën e tij, dhe nuk e njeh për nënë, por i thotë plakë, unë më mirë vdekjen pranoj së të pranoj këtë”

.

Mesa duket problemi në familjedo të vazhdoëe me procese gjyqësore, pasi asnjë nga të pranishmit nuk pranoi zgjidhjen e ofruar nga Eni Çobani.

“POWER KIDZ 4”