Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Pas 10 vitesh në Tiranë, Kristi është rikthyer tek gjyshërit në fshat. Ajo mundohet të përshtatet por ndonjëherë gjërat dalin jashtë parashikimeve. Çfarë ka për t’u thënë atyre tek “Ka një mesazh për ty”. Gjyshërit mund të kenë mendime të ndryshme me mbesën por ajo që i bashkon është dashuria.

Kristi ka ftuar sot gjyshërit e saj, Jahon dhe Asimen, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi ata “e detyrojnë” të sillet si vajzë fshati.

Kristi, 17-vjeçarja nga Mbrakulli i Beratit, rrëfen se prindërit e saj emigruan në Greqi kur ajo ishte vetëm 1 vjeç, ndaj ajo u rrit me gjyshërit. Kur Kristi ishte 7 vjeç, prindërit e saj u rikthyen dhe u shpërngulën në Tiranë për rreth 10 vite. Por ata shkuan sërish në Greqi dhe gjyshërit e saj nuk e lejuan Kristin të shkonte me ta sepse nuk dëshironin që ajo të ndërpriste studimet.  

Kristin e shqetëson fakti që duhet të sillet si vajzë fshati, gjë që gjyshërit e imponojnë ta bëjë sepse nuk duan që njerëzit ta paragjykojnë.

“Duan të më shikojnë si murgeshë, me gjëra të gjata!”

Jaho dhe Asime pranojnë ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vijnë në studion e “E diela shqiptare”. I pyetur nga Arditi se kush mendojnë se mund t’ua ketë bërë këtë surprizë, Jaho thotë se ka 6 fëmijë, 6 nipër e 5 mbesa, ndaj nuk e di se kush mund të jetë. Në ekranin e murit ndarës shfaqet Kristi, e cila ka një mesazh për ta.

Kristi – Gjyshi, nëna, dua t’ju kërkoj falje nëse ju kam mërzitur këto muaj. Por unë e di shumë mirë që ju më kuptoni edhe unë ju kuptoj sepse nuk është e lehtë.

Jaho – Ne të falënderojmë për këtë surprizë që na ke bërë dhe ne jemi munduar që të të ndihmojmë sa më shumë që ti të vazhdosh shkollën.

Arditi ngacmon gjyshërit e Kristit, duke u thënë se ajo do të bëhet modele për një sfilatë të brendshmesh. Ndërsa Kristi u thotë se nuk do që të përshëndesë të gjithë njerëzit e fshatit, vetëm ata që e kanë rrespektuar dhe se Asimja nuk duhet të ndërhyjë në përzgjedhjen e veshjes së saj.

Asime – I kam thënë që vish rroba serioze, se është edhe ftohtë jo se e them unë.

Arditi – Do ta martojmë në fshat apo në qytet?

Asime – Jo, në fshat nuk e martoj unë.

Arditi – Ta martojmë jashtë shtetit më mirë?

Jaho – Ku të jetë kismeti. Nuk i dihet fatit të vajzës, mund të jetë edhe jashtë shtetit.

Kristi – Ëëë.. jashtë shtetit. Këtu ka një kleçkë gjyshi. Kam një hallë që jeton në Itali dhe pronari i saj është italian. Ai ka një djalë dhe gjyshi do shumë që të më shikojë me atë.

Jaho – Ajo e di vetë, nuk i ndërhyjmë ne.

Kristi përqafon gjyshërit e saj, duke na treguar se edhe pse mund të kenë mendime të ndryshme me njëri-tjetrin, dashuria do t’i bashkojë gjithmonë.

Sanija e ka pikë të dobët vajzën e saj saqë mezi po e “lëshon nga duart” tani që po martohet. Ajo ka ardhur për ti dhënë një mesazh çiftit Elsa & Mirald por pa e ditur se ky i fundit tashmë është bërë bashkëpunëtor i emisionit për t’i suprizuar nënë e bijë tek “Ka një mesazh për ty”. Bravo Sanijes që nuk ra në “kurthin” tonë. Gjithsesi bekimi është dhënë dhe këtë vit do kemi dasëm.

Sanija ka ftuar vajzën e saj, Elsën me dhëndrin, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare, moderuar nga Ardit Gjebra, për t’u dhënë një mesazh dhe për t’u bërë gjithashtu një lojë. Po ajo nuk e di që edhe asaj do t’i bëhet një lojë nga dhëndri i saj, Miraldi.

Sanija rrëfen se është nga Tropoja dhe se bashkëshortin e saj, Elezin, e ka njohur në vitin 1976 në hidrocentralin e Fierzës, ku ai punonte si eskavatorist, ndërsa Sanija si vinçiere, pra të dy me makineri të rënda. Ata u martuan dhe lindën dy djem, por kur djali i vogël pa filmin “Taulanti kërkon një motër”, e kërkoi edhe ai një motër. Pas 3 vitesh do të lindte Elsa, e cila u bë një studente shumë e mirë.

Për sa i përket lidhjes së saj me Miraldin, Sanija e krahason situatën kur e mori vesh me komedinë “Pallati 176”, por më pas e kuptoi që ai ishte i duhuri për Elsën. Ajo mendon se të bijës i ka ngelur brengë nëse ajo është plotësisht dakord për martesën e tyre, që do të bëhet më 29 Korrik.

Elsa dhe Miraldi kanë pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vijnë në studion e “E diela shqiptare”. Të pyetur nga Arditi se kush mendojnë se ua ka bërë këtë surprizë, thonë se mendojnë se mund të jetë motra e Miraldit, babi ose mami i Elsës. Miraldi rrëfen se ai ka lënë gjithçka që kishte në Torino, duke përfshirë edhe familjen, për Elsën.

Kur shfaqet Sanija në ekranin e murit ndarës, Elsa shpreh emocione.

Elsa – Ah moj mami, çfarë më bëre!

Sanija – Elsa, ti e di që kur e kemi ndarë datën e martesës, mami ka fjetur shumë pak. Ti e di sa shumë të dua, s’ta kam shprehur, prandaj të kam thërritur këtu sot. Mos qaj se s’e kemi me të qarë. Unë nuk jam akoma e bindur që kjo dasëm të bëhet sivjet.

Arditi – Por ata kanë 6 vjet bashkë. Kur të bëhet dasma?

Sanija – Për 2 vite mirë është.  

Elsa – Nuk është e vështirë vetëm për atë… Është edhe për mua sepse jemi shumë të lidhura.

Miraldi thotë se ai jeton prej 4 vitesh vetëm në Tiranë, duke pritur se kur do të jetë gati Elsa dhe familja e saj për t’u martuar, por nëqoftëse ato kanë nevojë për kohë, ai do të presë.

Elsa – Mendoj që ka ardhur koha që edhe unë të shkëputem, por…

Sanija – Mami nuk ia prish gocës. Nuk dua ta torturoj më. Ishte një shaka.

Elsa, shpeshherë ti më shikon me dyshim që unë s’jam e bindur plotësisht për fejesën dhe martesën tuaj. Kam ardhur sot të të jap mesazhin që unë me zemër e me shpirt jam dakord që ju të kaloni një jetë të lumtur. Aldi është një djalë i mrekullueshëm, që kur e kam parë e kam ditur që ky do të jetë fati yt sepse ju jeni lindur për njëri-tjetrin. Mami të do shumë, kam bërë gabime, të kam cënuar lirinë. Të kërkoj ndjesë që nuk ta kam shprehur kurrë dashurinë dhe se je e bukur, vetëm nga frika se mos gabon.

Elsa – E ke shprehur mami, jo me fjalë por me vepra. Jam me fat që të kam.

Miraldi

Më fal, të them diçka. Doja ta leja surprizë për pak më vonë, por meqënëse ra muhabeti dhe është vendi i duhur, po ta them që tani. Unë këto ditë kam shitur shtëpinë dhe kam gjetur akomodim në Belgjikë. Domethënë, ne pas martesës do ikim për të jetuar përgjithmonë atje.

Sanija – Zoti jua priftë mbarë kudo që të shkoni, vetëm të jeni të lumtur!  E kam të dhimbshme, e kam të vështirë, por lumturinë tuaj s’do e prish kurrë.

Miraldi

Faleminderit. Do të ikim në 1 Gusht e nuk do të kthehemi më.

Sanija – Çfarë të bëjmë, unë i kam marrë dy nuse, më takon të jap një vajzë.

Miraldi – Në fakt ishte një shaka, për atë shakanë e shtyrjes së dasmës.

Sanija – E di unë atë, bëj pjesë në ato burrnesha që nuk e hanë presionin.

Sania përqafohet me të bijën dhe dhëndrin, duke na treguar kështu dashurinë e madhe të nënës për të bijën, si dhe dashurinë e pakushtëzuar të një mashkulli për femrën e tij, i cili heq dorë nga gjithçka për të.

“PËR DREKË ME MUA”

Sot do të njiheni me treshen tjetër të rubrikës “Për drekë me mua”. Themeluesja e Anabel Media dhe ViaAnabel.al, Dalina Buzi; portieri i Kombetarës shqiptare të futbollit dhe i klubit “Partizani”, Alban Hoxha; dhe Valbona Selimllari, bashkia Tiranë. Ata janë mjaft të zotët në profesionet e tyre, por sa të zotv do të jenë me gatimin? Në këtë treshe për gatimet e tyre, nuk ka asistuar dietologia jonë, Blerina Bombaj, por shefi i një prej restoranteve më të mira në Tiranë “Umami”, Renato Mekolli. Sot, Valbona dhe Albani janë të ftuarit e Dalinës.

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Familja Latifaj nga Vlora një vit më parë, në maj të vitit 2016, humbi kryefamiljarin e saj. Kjo është edhe arsyeja që ka sjellë nënë e bir në rubrikën “Shihemi në gjyq”. Po përse përballen nënë e bir? Nëna kërkon që të bëhet autopsia e trupit për të gjetur shkakun e vërtetë tv vdekjes. Ndërsa fëmijvt nuk pranojnë. Si do të zgjidhet kjo situatë?

“EDHE UNË KËNDOJ”

Konkurentët:

Zenel Hyskaj,

Liri Musaku,

Drini Kanani,

Merjeme Shazivari,

Artur Canaj,

Demir Ameda