Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Këtë të diel në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” ishte i ftuar një djalë i ri, që quhet Rei dhe është në klasën e 9-ë.

Ai ka ftuar mamin e tij, e cila është njëkohësisht dhe mësuesja e tij në shkollë dhe jep lëndën e Gjuhë- Letërsisë. Rei tha se mami i tij e thërret gjithmonë me mbiemër dhe asnjëherë në emër dhe kjo e bën që ai të ndihet i veçuar nga shokët. Prandaj ai ka ardhur sot në studio që t’i thotë mamit të tij që ta trajtojë njësoj si të tjerët, edhe pse ajo është mësuesja e tij. Gjithashtu, Rei ka edhe një lutje tjetër, pasi ai shumë shpejt do shkojë në gjimnaz dhe ky është një tjetër problem për atë. Në shtëpinë e tij diskutohen dy variante se ku mund të vazhdojë Rei studimet.

Njëri është në një shkollë të mesme private ku punon një kolegu i mamit të Reit, që sipas tij është njësoj si të jetë e pranishme mami i tij. Dhe varianti tjetër është një shkollë publike ku mami i tij mund të transferohet. Për Rein ky është një problem, pasi ai kërkon të jetë i pavarur. Në studio e pranishme ishte dhe motra e Reit, ku dhe ajo ka qenë në shkollën ku jep mësim mami i saj. Ndryshe nga Rei që mori guximin dhe erdhi në studion e “Të dielës Shqiptare” ajo ka qenë një natyrë e mbyllur.

Gazetari i “Të dielës shqiptare”, Enea, shkoi në shkollën ku jem mësim mami i Reit, zonja Aida dhe i dërgoi mesazhin ku është e ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

Mësuese Aida jep mësim prej 16 vitesh në shkollën “Eftali Koçi” dhe është shumë e lumtur dhe e kënaqur me punën e saj.

E pyetur nga Arditi se në studio mund të kenë ardhur nxënësit të cilët thonë se e ka mbajtur Rein me hatër, mësuesja është e prerë dhe thotë jo, sepse ajo i trajton nxënësit shumë mirë dhe më vetëdijë më shumë kjo sjellje prek djalin sesa nxënësit e tjerë.

Pasi mësuesja “u përball” me djalin e saj, Rein, ai nisi me kërkesat e tij.

Rei i kërkoi mamit të tij që të mos transferohet në shkollën e mesme ku ai dëshiron të studiojë.

Rei : Siç kanë kërkuar shumë nxënës, unë po dal kundër rrymës dhe po të kërkoj të mos shkosh në shkollën ku do studioj unë.

Mësuese Aida: Patjetër…

Rei: Unë gjithmonë kam qenë i sulmuar këto 9 vitë dhe nuk dua që 3 vitet e gjimnazit të kalojnë në të njëjtën vorbull.

Mësuese Aida: Jo, mami këtu nuk bashkohem me ty. Duke qenë se ti je shumë i ndjeshëm.

Arditi: Edhe shokët dhe shoqet mund ta thonë se ai është i favorizuar.

Mësuese Aida : Po, edhe mund ta thonë. Ai nuk njef limite, Është nxënës shumë i mirë.

Arditi: I bëni pyetje më të vështira, Reit?

Mësuëse Aida: Po, sepse ai është nxënës i 10- ës dhe është shumë i mirë. Ai do përballet me pyetje të vështira.

Por, Rei nuk u ndal këtu. Ai i kërkoi mamit të tij ti japë më shumë liri dhe përgjegjësi.

Rei: Për shembull për shkollën. Kur flisni për shkollën e mesme apo të lartë. Dua që unë të jem i pranishëm dhe të mos shkoj në atë shkollë ku të kesh ti kolegë, apo të shkosh ti.

Mësuese Aida: Unë kam një bashkëshort të mrekullueshëm. Dhe deri më tani kemi menduar 2 shkolla, dhe në fund do të jetë komplet vendosja e djalit.

Por përpara se në studio të mbërrinte zonja Aida, Ardit bëri një marrëveshje të vogël me Rein dhe motrën e tij. Pasi ai të mbaronte me kërkesat, Rei do i prezantonte mamit të tij “nusen” që në fakt është motra e tij. E gjitha kjo u bë për të provokuar mamin e tij.

Pasi mbaruan me kërkesat, Rei kishte dhe një “sekret” të vogël për mami e tij. Ai e pyeti nëse ajo ishte gati të takonte “nusen”.

Rei: Ma, je gati të takosh nusen?

Mësuese Aida: Ta tregoj nusen unë ty.

Arditi: Ke nuhatur ndonjë gjë?

Mësuese Aida: Simpati po…

Arditi: Je gati ta njohësh, dorën që puthi?

Rei: Ma, më beso do bëhesh, vjehrrë, do bëhesh gjyshe.

Mësuese Aida: Jo, Ardit. Është shumë herët.

Edhe pse në fillim nuk pranoi të shikonte se kush fshihej, pas dorës që puthi Rei, më në fund mësuese Aida pranoi.

Në ekran u shfaq, vajza e saj Sara. Mësuese Aida u prek shumë nga kjo surprizë.

Sara falënderoi mamin e saj dhe i dha një mesazh shumë të bukur. “Ti e di që fjalët për ty mua më humbin dhe nuk shprehem me fjalë shumë. Faleminderit që më ke edukuar , që më bërë këtë që jam unë sot dhe e mbaj me nder dhe me kokën lart emrin Sara, e bija e Aida Haxhiut”. Faleminderit për çdo fjalë dhe udhëzim që më kë dhënë.”

Por, Sara gjithashtu i tha mamit të saj se dhe ajo bëhet palë me Rein dhe ai ka nevojë për pak më shumë liri. Të jetë pak më i pavarur me zgjedhjet e tij, dha Sara.

Pas këtij mesazhi kaq të bukur, Sara dhe Rei u bashkuan me mamin e tyre dhe u përqafuan.

Rasti II

“Jeta të vë përballë sfidave dhe ti duhet të dish ti përballosh ato. Lum ato që gjejnë forcë”. Dhe një prej tyre është Sokoli, i cili ishte i ftuar në pjesën e dytë të e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”.

Sokoli rrëfeu historinë e tij. “Unë kam pësuar një aksident automobilisitk në vitin ’97. Duke ikur për në punë një mëngjes. Isha 25 vjeç dhe ndodhi që aksidenti përfundimisht më hodhi në karrige me rrota. Kam ndenjur 1 vit në spital”.

Arditi: Kur e kuptove?

Sokoli: Kam ndenjur një vit në siptal. Isha në Greqi atëherë.

Arditi: Kur ndodhi aksidenti të kujtohet ai moment?

Sokoli: Jo nuk e mbaj mend…

Arditi: Po momenti i parë kur kuptove që ishe i paralizuar?

Sokoli: Ka qenë shumë e vështirë për tu pranuar.

Arditi: E ndjeve, apo ta thanë mjekët?

Sokoli: Ma thanë…

Arditi: Si ta thanë?

Sokoli: Doktori kishte thënë, por unë fillimisht e mora nga njerëzit e tjerë. Njeriu nuk e beson, por unë u kapa pas jetës. Thashë shyqyr që jam gjallë dhe do mundohem të bëj më të mirë. Sepse aty ka jetë ka shpresë”.

Arditi: Ti ishte beqar?

Sokoli: Kisha një lidhje dhe prisnim një fëmijë,ish- gruaja ishte 5 muajsh shtatzënë.

Arditi: Ti prisje të bëheshe baba? Pse thua ish gruaja ime?

Sokoli: Sepse më vonë u ndamë.

Arditi: Ndikoi aksidenti në ndarje?

Sokoli: Po, patjetër, sepse njeriu në fillim përballet me dikë që ky nuk do eci më dhe do ketë probleme. Ndodhi që u ndamë.

Arditi: Kush të shërbeu në atë kohë?

Sokoli: Ka qenë nëna dhe babai.

Arditi: Po djali?

Sokoli: Djali është 20 vjeç sot, por nuk arritur të jetoj dhe nju javë me atë, sepse ndodhën gjërat ashtu. Kur e mora vetën unë që u bëra më mirë, pas 3-4 vitesh nuk u bë mbarë që unë të jem pas tij.

Arditi: E ke takuar djalin?

Sokoli: Dy, tre herë gjithsej. Kam folur disa herë dhe nuk më është thënë mundësia.

Por, Sokoli u kthyer në Shqipëri dhe krijo një organizatë.

Sokoli: U ktheva në vitin ’99. Atëherë banoja në Fier dhe e vetmja gjë që mund që bëja ishte të luftoja për të drejtat e mija dhe krijova një shoqatë atë të paraplegjikëve. Dhe kështu eca me të drejtat. Në vitin 2000 erdha në Tiranë, përsëri i angazhuar me organizatën dhe fitova statusin e paraplegjikut.

Arditi: Si vijoi jeta juaj familjare?

Sokoli: Jam i martuar, që në vitin 2006 dhe kam një djalë 9 vjeç.

Arditi: Ajo u dashurua me ty duke të parë më sy tjetër, ndryshe nga ajo që kishe më parë.

Sokoli: Jam i lumtur me familjen që kam tani. Gruan e kam shumë mbështetëse me kauzat e mija.

Arditi: Juve kë keni sjellë sot?

Sokoli: Kam ftuar mikun tim, Klodi Karajn. Ai është person i verbër, i pjesshëm. Lindi i verëbër, por shikimi i erdhi në një sy në moshën 15 vjeç dhe kjo është gjë e madhe.

Arditi: Ishalla po i përmirësohet tamam dhe të shikojë.

Sokoli: Ai shikon 50% nga një sy dhe është një njeri i mrekullueshëm. Unë duke qenë se jam aktivist për te drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe Klodi aktivizohet për organizatën e të verbërve të Shqipërisë. Jemi njohur para dy vitesh në disa seminare të përbashkëta. Unë u diplomova në fakultetin e drejtësie në Universitetin e Tiranës, kam filluar dhe shkollën e lartë të Avokatisë dhe ka qenë problem ngjitja tek shkallët e universitet. Fola me Klodin dhe më tha se do më ndihmojë ai. Më ka marrë i vetëm dhe më ka ngjitur në katin e tretë dhe çdo javë që unë shkoj në shkollë vjen me merr Klodi me ngjit, qëndron në auditor dhe më pas më zbret.

Arditi: Këtë e bën në mënyrë vullnetare?

Sokoli: Po këtë e bën në mënyre vullnetare, çdo të shtunë.

Ky është momenti kur Klodi merr mesazhin e dërguar nga Arditi.

Arditi: Më thuaj pak, para se të zbulojmë se kush është nga ana tjetër. Mora vesh që ti 15 vjeç fillove të perceptosh botën. E vërtetë ? Cili është ai moment i parë?

Klodi: Është e vërtetë. Kur isha i vogël nuk shikoja. Kam bërë shkollën “Ramazan Kabashi”. Të mos shikosh është gjeja më e vështirë, e di si është bota, por nuk e di si është Arditi. E di sa i gjatë është Arditi, por se di se çfarë fytyre ka Arditi. Vetëm me mollëza dhe gishta e percepton një njeri dhe ky është ndryshimi. Kur më ka ardhur mua shikimi kam qenë në shkollën e të verbërve. Ka ardhur gradualisht, një ditë më erdhi e zbardhur, një ditë diçka tjerët. Nuk e besoja as vetë, një javë nuk më ka zënë gjumi. Unë jam shumë i lumtur ,nuk dua më gjë nga kjo jetë.

Arditi: Kush mund të jetë aty pas, sipas teje?

Klodi: Nuk e di, sepse unë njoh shumë njerëz. Jam shumë universal. Edhe në Facebook kam shumë njohje, vetëm femra kam sepse unë di ti respektoj. Unë di ti respektoj. Në një lidhje në një martesë është komunikimi.

Pasi rrëfeu mbi jetën e tij, Klodi mësoi se kush e kishte thirru.

Klodi: Këto janë njerëzit që unë dua dhe sa të jem gjallë do jap jetën. Tu falësh dashuri këtyre njerëzve është mirë, unë mirë rri pa bukë dhe atij ja bëj shërbimin.

Sokoli i dha një mesazh shumë prekës Klodit: Unë të falënderoj Klodi dhe ja thashë Arditit historinë që unë isha ne rrezik se nuk do shkoja dot në shkollë dhe ti më ofrove ndihëm .Në bashkë po shkojmë në shkollë dhe nuk ma merrte mendja se do ja dilje për një gjë të tillë. Unë të falënderoj për këtë dhe kam një surprizë. Nuk e di nëse do e pranosh, por do jetë shumë ndihmuese nga ty. Unë përfitoj nga shteti paketën e kujdestarisë dhe mendova që të bëhesh kujdestar ligjor i imi.

Klodi: Unë e pranoj me kënaqësi dhe nuk do pranoj asnjë gjë. Unë nuk jam pasanik, jam i thjeshtë, Çdo gjë e kam arritur vetë. Unë nuk të shoqëroj vetëm ty. E kam fundjavën e ngjeshur. Dhe unë e bëj me kënaqësi. Bota këto kohë i ka kaluar me kohë.

Arditi: Klodi, ai do të ta japi ty këtë paketë të kujdestarisë të ta japi ty ekonomikisht. Sokolit i lindi në zemër dh do të ti japi ty këto para.

Klodi: Nuk e bëj dot, sepse kur më ka ardhur shikimi i kam thënë qëllim vetës sa të jem gjallë edhe 80 vjeç të jem do ja u kushtoj këtyre. Dua të le një mesazh për shoqërinë shqiptare.

Arditi: Dakord, po kjo është mirënjohja.

Klodi: Nuk ma bën zemra, është sikur merr një foshnje të vogël dhe e rrit. Dua një gjë nga ty të vi njëherë në Telbingo dhe të marr nj biletë për të varfërit. Dhe bluza ime ka një mesazh. “Shiko përtej vetes”.

Pas shumë kontestimesh, Klodi pranoi që të kujdeset për Sokolin, kundrejt një shumë monetare.

Por, Arditi i plotësoi një dëshirën Klodit, ai e mbajti atë për të qenë i pranishëm tek Telebingo për të zgjedhur biletat për të bërë të lumtur familjet shqiptare. E gjithë shoqëria jonë ka nevojë për njerëz si Klodi.

“BLACK BOX”

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Astriti dhe Floresha janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” për shkak të pretendimit të Astritit për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion për një tokë nga ana e vëllait dhe kunatës së tij.

Një muaj më parë, Floresha ka qenë në një seancë ndërmjetësimi me bashkëshortin e saj, Bujarin pikërisht për këtë pronë, për të cilën ky i fundit ka nënshkruar dy deklarata, duke hequr dorë nga pronësia e 1500 metra katrorësh tokë.

“Unë quhem Astrit Toska, nga fshati Marinëz, Fier. Unë kam thirrur Bujarin dhe Floreshën në këtë seancë sepse nga të gjitha që dëgjova dhe pashë në letra, kam letra të tjera që vërtetoj që jam pronar i një pjesë toke, jo siç u tha në atë seancë. E vërteta nuk u tha aty, por do ta them unë dhe më pas do ta zbulojnë organet kompetente dhe ju”.

Juristja Eni çobani shpjegon se për tokën e humbur prej bashkëshortëve Toska, Astriti pretendon se është e një bashkëfshatatri tjetër.

Astriti – Ku jeton gjatë këtyre viteve? Në fshatin Marinëz apo në ndonjë vend tjetër?

Floresha – Ku jetoj unë? Ç’ të duhet ty ku jetoj unë? Unë kam marrë tokë me ligjin 7501.

Astriti – Në seancë ke thënë që jetoj në Marinëz, por jeton në Fier prej 10 vitesh. Ke qenë e lirë të shkosh te Hipoteka Fier se e ke patur afër banesës dhe ke patur mundësi të shkosh për faturimin e tokave.

Floresha – Dhe ça halli ke?

Astriti – Nuk do të përgjigjesh, e lejmë këtë pyetje.

Floresha – Po, normal.

Astriti – Sa tokë ke përfituar nga ligji dhe si e ke përfituar?

Floresha – 5000 metra katrorë.

Astriti – Në ça viti?

Floresha – Me dokumenta e kam që në 1992 dhe nuk e di pse po m’i kërkon mua se mund t’i gjesh ku të duash. A jam zënë me ty? A të thash hajde të bisedojmë nga afër? Unë i kam me firmë, vulë shteti, taksë të paguar.

Astriti – Te pasuria 197 që flitet, ka patur pronar tjetër në vitin 1991?

Floresha – Edhe nëse ka pronar tjetër, zotërinjtë e komunës e kanë shpjeguar mirë. Një zotëri që ka patur pjesën 197/1 a 2 , ka qenë me 1370 metër katrorë, pasi ka kaluar azhornimi i komunës i ka kaluar Bujar Toskës. Kjo është marrë nga Hipoteka e Fierit.

Çobani – Pra ky është problemi që ka Astriti.

Floresha – Po prandaj i thashë unë bisedo nga afër me të vëllanë, por unë vij dal, këtu në gjyq. Astriti di historinë se kush ka qenë, por nuk i di letrat që unë i nxjerr nga një shtet me firmë, me vulë e me taksë të paguar.

Eni Çobani teregon se posedon një dokument të datës 04.04.2014 të komunës Kuman, i cili vërteton se Bujar Toska është banor i fshatit Marinëz dhe ka përfituar tokë bujqësore në bazë të ligjit 7501, përkatësisht parcela 194/2 1700 metra katrorë, parcela 197/1 3300 metra katrorë.

Floresha thotë se një banor i fshatit, Servet Qalliu i ka kërkuar bashkëshortit të saj një pjesë të tokës për ta punuar, në mënyrë që të fitonte të ardhura, ndaj dhe e ndihmuan, duke i dhënë 1300 metra katrorë nga toka e tyre. Ai punoi për rreth 2 vjet dhe më pas u largua nga fshati, ndaj dhe Floresha nuk e kupton se çfarë ka Astriti.

Ky i fundit shprehet se kur ka kaluar azhornimi në vitin 1995 ka qenë Servet Qalliu pronar, pavarësisht faktit nëse ka qenë i ligjshëm apo jo. Kunata e ndërpret duke i thënë: “Ty po të vjen keq për Servetin? Po le të vijë Serveti ta kërkojë e të përballet me mua!” Ai i kundërvihet sepse sipas tij, kanë përfituar tokë pa djersë.

Moderatori i emisionit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea i ngre pyetjen Astritit se ku është dëmtuar në këtë çështje dhe nëse i kanë hyrë në pjesë, pasi nëse janë falsifikuar dokumentet e zgjidh shteti.

Astriti – Morali mua më vret kur dëgjoj këta me falsifikimet që kanë bërë se unë kam letra të tjera, të vërteta.

Gjebrea – Falsifikim për tokën tënde apo jo? Ty të kanë hyrë në pjesë?

Astriti – Jo, por kanë dashur të hyjnë edhe te një pjesë tjetër…

Gjebrea – Te cila pjesë tjetër, e jotja?

Astriti – 197/1 nuk është as e këtyre, as e imja, por është me letra fallco që kanë bërë këta të gjithë!

Gjebrea – Po ty ç’të duhet? Atë e bën shteti.

Astriti – Kur shikoj një padrejtësi, më mbron ligji e kam të drejtën që të bëj denoncim.

Floresha – Ku, këtu te zonja Eni? Bëj gjyq more, përballemi në gjyq!

Gjebrea – Ti e bën denoncimin por këtu ne jemi ndërmjetësimi. Nuk jemi prokuroria apo organet e policisë që bëhen denoncime.

Juristja Çobani shpjegon se i ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi Floreshën dhe Astritin në mënyrë që të sqarohen me njëri – tjetrin, pasi asnjëri prej tyre nuk mban përgjegjësi për dokumente të lëshuara nga shteti.

Floresha rrëfen se dy vite më parë i ka shkuar Krimi Ekonomik, pasi Astriti i kishte denoncuar. Pas verifikimeve nga ky institucion, rezultoi se të gjitha dokumentet ishin në rregull. Ajo shton se gjithashtu pas seancës së ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq” është thirrur nga Krimi Ekonomik për të treguar zyrtarët e korruptuar që janë përmendur për çështjen e pronës së tyre.

Astriti pretendon se vëllai i tij sëbashku me bashëkshorten kanë flasifikuar dokumentet për parcelën 197/1, pasi në vitin 1991 ata kanë patur në pronësi 1300 metra katrorë, ndërsa tani kanë 3300 metra katrorë.

Eni Çobani tregon se nga Bashkia Roskovec, Njësia Administrative Kuman, më datë 20.07.2017, është lëshuar një vërtetim, ku thuhet se Bujar Toska ka paguar taksat për një sipërfaqe toke bujqësore prej 5000 metrash katrorë. Ato çka thotë Astriti ngelen vetëm pretendime, pasi nuk posedohet asnjë dokument që shfaq falsifikime përsa i përket pronave të bashëkshortëve Toska.

Por ai vazhdon të këmbëngulë për këtë gjë dhe kërkon që kjo çështje të ndiqet nga Prokuroria e Përgjithshme dhe jo nga ajo e Fierit, pasi sipas tij, janë të korruptuar. Floresha e indinjuar pyet se ku i gjen kunati i saj këto dokumente, pasi jo më larg se dy ditë më parë i ka ardhur një dokument nga Bashkia Roskovec, ku thuhet se kanë në pronësi 3300 metra katrorë.

Floresha – Pse s’më ka paditur se unë kam kaq vite që po i kërkoj? Unë kam bërë falsifikime sipas mendjes së kunatit. Kështu që ky le t’i shikojë letrat, unë me këto letra do të paraqitem në gjyq. Ky zotëria le të vijë në gjyq me mua dhe nëse del ashtu, le të dënohem unë, ky ç’ka? Unë i kam nga shteti, ky nga i ka?

Astriti – Më dëgjo zonja Flora. Kur bëhet regjistrimi i pronës, sipas formularit 6, sot ka dhe komisione në shumë vende, shkon në komunë dhe kërkon plan vendosje dhe plan relevimi.

Floresha – Ai m’i ka dhënë, Rakipi. E ke të shkruajtur të zezë në të bardhë.

Astriti – Më lër të mbaroj. Dhe shkon në Hipotekë te sportelet që ka vënë shteti për të faturuar pronën.

Floresha – Se kur do shkoj unë në Hipotekë zoti Astrit, nuk të marr dorën ty dhe se çfarë ka bërë Hipoteka me mua e gjej te Hipoteka e jo tek ty. Nuk ia vlente seanca e ndërmjetësimit me ty zotëri edhe pse më vjen keq se je xhaxhai i fëmijëve të mi!

Astriti – Letrat e tokave bëhen te sportelet e Hipotekës.

Floresha – Kush je ti që më përgjigjesh mua këtu? Kush je? Të të vijë turp!

Astriti – Duhet të ndërhyjë prokuroria për të gjitha tokat.

Floresha – Do të më dëgjosh nëse je burrë?

Astriti – Unë jam burrë dhe prandaj kam ardhur këtu!

Floresha – Më ke ardhur 3 herë te shtylla e korentit, le të verifikohet pamja nga sateliti dhe më ke thënë Flora jepja 600 mijë lekëshin zotërinjve të bëjnë dokumentet. Unë s’kisha t’i jepja se çova djalin në shkollë.

Astriti – Ç’lidhje kam unë me lekët? Këto janë sajesa!

Floresha – Turp të kesh! Jazëk të qoftë! Ti nuk je njeri! Është turp që vij unë me një njeri të tillë në këtë zyrë!

Astriti – Unë nuk ndërhyj te prona jote, as me lekë e as me asgjë! Faturoji si gjithë populli! Të kam kërkuar unë 600 mijë lekë?

Floresha – Po! Më ke kërkuar 600 mijë lekë dhe unë nuk kisha t’ua jepja atyre që ua ke dhënë ti që more letrat.

Astriti – Po pse s’ke bërë denoncim në polici ti?

Floresha – Unë nuk i bëra dot letrat dhe ti i bëre. Shko bëj ti denoncim, pse ke ardhur këtu?

Gjebrea – Zoti Astrit, në fillim erdhe ti dhe bëre një denoncim, tani bëri zonja Flora një denoncim, e detyruar nga ajo që bëre ti. Më thuaj pak pse duhet të të besoj ty, unë si Ardit dhe si telespektator dhe të mos besoj zonjën Flora? Dhe nëqoftëse flet për korrupsion, zonja Flora sapo foli për një akt tjetër akoma dhe më të rëndë korrupsioni.

Astriti – Për korrupsionin që them unë dhe falsifikimet që nuk u zbula gjë sot këtu, na ndihmojnë organet kompetente, ligjet, prokuroritë që do ta zbulojnë më vonë.

Gjebrea – Është e vërtetë ajo që tha zonja? Që i ke kërkuar 600 mijë lekë?

Astriti – Jo! S’kam pse i kërkoj se unë kam pronat e mia!

Përsa i përket pretendimit të Bujarit në seancën e ndërmjetësimit me bashkëshorten, që i kanë bërë presion për të hequr dorë nga një pjesë e pronave të tij, Astriti pyet se përse nuk i ka ndodhur atij, por i ka ndodhur vetëm të vëllait.

Juristja Çobani shprehet se prentendimet e tij duhet t’ia drejtojë organeve kompetente dhe jo Floreshës në këtë seancë ndërmjetësimi.

Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare” i dha të drejtë Floreshës, duke mos hedhur asnjë votë te kutia e Astritit. Ky i fundit tha se derisa shteti të gjejë falsifikatorët nuk do të ndihet i plotësuar, duke e mbyllur në këtë mënyrë këtë seancë ndërmjetësimi.

“POWER KIDZ 4”