#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
“Gjenerata Alfa” – Debat në studio, si argëtohetrinia?
“Vajza 17-vjeçare që duan vëmendjen e 30-vjeçarëve”/ Gjebrea reagon i alarmuar
Muzikë e lartë, errësirë që përthyhet nga disa drita herë të zbehta e herë vezulluese, pije shumëngjyrëshe në tavolinë, djem të rinj të veshur për merak dhe vajza të grimuara, të gjithë duke kërcyer. Kjo është panorama që mund të gjesh në lokalet e klubet e natës të mbushura me të rinj që duket se argëtohen, por çfarë fshihet në skutat e errëta, në thonjtë e lyer ku qëndron një cigare apo në gotat që ngrihen me fund?
Të rinjtë e “Gjeneratës Alfa” e pranojnë haptazi se përveç miqve, punëve vullnetare, librit a ndonjë sporti, një nga argëtimet kryesore janë klubet e natës që për prindërit simbolizojnë shqetësim. Për të mësuar se çfarë ndodh në këto dalje dhe për të qetësuar disi të rriturit për sigurinë e fëmijëve, moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea i pyeti të rinjtë nëse ka diçka më tepër pas kujdesit për t’u dukur bukur.
Ilda mori fjalën për të treguar një të vërtetë jo dhe aq të këndshme, nga e cila moderatori mori shkas për të ngritur një problem dhe paralajmëruar prindërit e të rinjtë.
Ilda: Kur dalim në këto vende që ju sapo thatë, target grupi që ne synojmë, po fus edhe veten këtu për të mos u bërë unë po dhe ata jo, është që target grupi që ne synojmë për të tërhequr këtë vëmendje, nuk është asnjëherë nga moshatarët. Pra vëmendja që kërkojmë nga moshatarët është një vëmendje ndryshe, është ajo vëmendja unë mësoj më shumë se ti, kurse vëmendja që kërkojmë nga 25-30 vjeçarët ose vjeçaret, është një vëmendje tjetër.
Ardit Gjebrea: Për çfarë të duhet kjo vëmendje?
Ilda: Është një lloj aprovimi që ne përmendëm që është i nevojshëm që nuk e di pse, akoma as unë nuk e di përgjigjen, por është një lloj aprovimi që neve na duhet ta marrim nga ata që janë më të rritur, të ndihemi si më të rritur.
Ardit Gjebrea: Më fal kjo është vëmendje vetëm vizive.
Ilda: Është vëmendje vizive.
Ardit Gjebrea: Është e rëndësishme vëmendja vizive?
Ilda: Është shumë e rëndësishme, ne duhet të jemi realë, le ta themi këtë të vërtetë jo kaq të tmerrshme mendoj unë sepse është e rëndësishme që edhe dukja që ti të jesh prepotent, pse jo, edhe kur të shfaqesh në një vend pse të dukesh keq, nuk ka ndonjë gjë të keqe por është një e vërtetë e madhe dhe neve na duket vetja gra ose më të rritura kur vishemi në një formë të caktuar dhe dalim në ato klabet, pra nuk është vëmendja që kërkojmë nga moshatarët.
Ardit Gjebrea: E keni këtë vëmendje? Ia mbërrini qëllimit?
Ilda: Patjetër që po.
Ardit Gjebrea: Për çfarë moshe po flasim, Ilda?
Ilda: Po flasim për një vajzë 17,18 që del në klab dhe synohet të ngacmohet nga një 25 ose 30 vjeçar.
Ardit Gjebrea: Dhe shkon enkas për ta bërë këtë gjë?
Ilda: Patjetër që po.
Ardit Gjebrea: Ky është një shqetësim dhe unë nuk e them kot. E them nga kamarierë që u bën përshtypje, e them nga menaxherë baresh të cilët punojnë në një bar ku ndodh kjo gjëja dhe kjo ndodh për bukën e gojës dhe mbyllin gojën dhe nuk e denoncojnë, edhe raste të cilat janë shumë të rënda. Po ngremë një problem ku vajza 16, 17 vjeç tejkalojnë masën e të dukurit dhe shkojnë për të rënë në sy dhe shkojnë për të rënë në sy e ka ndodhur që janë futur edhe në makina pas kësaj gjëje, me njerëz të panjohur. Unë po ngre një shqetësim dhe nuk do të doja ta thoja, do të doja ta thonit ju këtë gjë por unë po e them për të denoncuar një shqetësim që ma kanë thënë, prandaj edhe unë doja ta dëgjoja nga ju këtë gjë dhe të alertoj brezin tuaj dhe prindërit tuaj që të jenë të kujdesshëm të gjithë, të bashkohemi për këtë qëllim dhe të mos biem pre e disa grabitqarëve të cilët përfitojnë për moment
“Kujdes shëndetin”- Kirurgjia robotike e kockave
“Ka një mesazh për ty”- I dhanë 2 javë jetë, falë nënës…
“Trupi m’u mbush me pulla të zeza”/U diagnostikua me leucemi në moshën 7-vjeçare: Mjekët më dhanë 2 javë jetë
Me shumë emocione dhe një buzëqeshje që i ndriçon gjithë fytyrën, pas së cilës qëndron një histori aspak e lehtë. Desi, protagonistja e “Ka Një Mesazh Për Ty” vjen posaçërisht nga Italia për të ndarë rrëfimin e saj në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Historia nis kur ajo ishte 7 vjeçe dhe diçka në rritjen e saj çalonte, por u desh një zile alarmi që të kërkohej ndihma e mjekëve.
Desi: Mamaja në moshën 7 vjeçe e gjysmë kuptoi që tek unë nuk shkon diçka sepse moshataret e mia rriteshin, kishin ndryshimet e trupit të tyre ndërsa tek unë dilnin vetëm pulla të zeza por nuk më dhimbnin. Një ditë ajo dyshoi shumë sepse më bleu një palë këpucë të reja dhe mua më dukeshin shumë të rënda, nuk i ngrija dot. Pastaj shkuam në Tiranë, bëmë analizat dhe aty na shtruan direkt, por nuk na thanë arsyen përse.
Babai i Desit ishte emigrant në Itali dhe ishte larguar kur vajza ishte 4 vjeçe. Në krah të familjes gjendeshin të afërmit, ndërsa vëllezërit qëndronin në Kavajë. Desi dhe nëna e saj ndenjën 6 muaj në spital.
Desi: Një ditë erdhi një infermiere dhe dëgjova që tha “vajza ka leucemi”. Nuk shërohej në Shqipëri jo, as në Greqi, as në Turqi, vetëm në Gjermani dhe në Itali.
Ardit Gjebrea: Babi e mori vesh?
Desi: Babi e mori vesh.
Ardit Gjebrea: Erdhi?
Desi: Kurrë.
Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me ty më aps?
Desi: Më pas, mami se është shumë besimtare bektashiane, shkoi te Kryegjyshata këtu në Tiranë dhe u fal. Të nesërmen, nuk e di, ishte si mrekulli, vjen një doktoreshë italiane me një fondacion me një grua shqiptare që mund të përkthente. Ato në fakt nuk kishin ardhur për ne, por për një vajzë tjetër, për një person tjetër që e kishin parë në televizor por atë e kishin çuar në shtëpi se ishte bërë më mirë dhe mund të shërohej këtu në Shqipëri. Pastaj aty filluam të bisedonim me të, na dha shansin që mund të shkonim në Itali. Atje ishte çdo gjë ndryshe… më bukur dhe ato na ndihmuan jashtë mase. Kur bëmë analizat e para atje, më jepnin vetëm dy javë kohë.
Kujtimi i dhimbshëm: Luftoja për jetën në spital kur dëgjova babain që tha “lëre të vdesë”
Shenja të zeza në trup dhe dobësi e theksuar ishin shenjat që e drejtuan Desin në spital më se 20 vite më parë. Vajza që rrëfen historinë e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ishte vetëm 7 vjeçe kur mjekët i dhanë vetëm dy javë jetë. Trajtimi i saj vijoi në Itali, me transplante të shumta të palcës kurrizore që fatmirësisht sot kanë dhënë rezultatin e saj.
Por kur kujton ato kohë, Desi ka të ngulitur në mendje të atin që ishte emigrant në Itali. Ai nuk e vizitoi asnjëherë të bijën në spital në Shqipëri, por ajo e mban mirë ditën e parë kur e pa. Babai ishte larguar kur Desi ishte 4 vjeçe dhe ajo ishte rritur me rrëfimet e nënës për të. Gjithçka ishte ndërtuar në mendjen e saj u thye kur i ati ishte gati ta braktiste në spital.
Desi: Babi kur shkuam në Trieste, erdhi pak më mbrapa…
Ardit Gjebrea: E njohe?
Desi: Jo. Nuk e njoha se unë e kisha vetëm në fotografi babin dhe thashë mami, ky është babi im? Aty, pas kësaj fraze, u nxeh pak me mamin.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Desi: I thotë “pse nuk më njeh mua goca”, ndërsa unë isha rritur vetëm me fjalë të bukura nga mami për babin, mami na thoshte çdo herë “babi punon për ju” ndërsa ai nuk sillte asgjë, ne dëgjoheshim vetëm një herë në vit në telefon dhe me sa kujtoj unë, nuk kanë qenë fjalë të bukura. Pastaj atë ditë kur erdhi në Trieste m’u duk pak e çuditshme se nuk e imagjinoja të ishte në atë mënyrë.
Ardit Gjebrea: Ti kishe figurën e një babai tjetër dhe u përballe me një baba tjetër.
Desi: Me një realitet tjetër.
Ardit Gjebrea: Ai kur të pa ty, u përmallua, çfarë tha kur të pa?
Desi: Në fillim i tha mamit “pse kjo është goca ime?” Unë u ndieva pak kështu sepse unë isha pa flokë, me kortizon, shumë e fryrë, plus kisha edhe temperaturë atë natë dhe…kur… mami po fliste me babin ai i tha që “unë e di që ajo nuk bëhet sepse unë kam folur me mjekët në Milano”, por ai nuk kishte folur me asnjë. Por unë i dëgjoja të gjitha isha aty dhe këto fjalë më rrinë këtu.
Ardit Gjebrea: Ç’domethënë “nuk bëhet”, në çfarë kuptimi?
Desi: “Nuk ka jetë kështu që lëre të vdesë këtu”.
Megjithatë, nëna e Desit nuk hoqi dorë dhe vendosën që me përmirësimin e vajzës, të shkonin në Milano. Familja nuk qe dhe aq e lumtur, çifti grindej vazhdimisht dhe Desi i shihte të gjitha. Ajo kujton vetëm dy momente lumturie me të atin, ditën kur ai e mori nga shkolla dhe mëngjesin kur Desi gatoi për të gjithë familjen. Më pas, shiriti i kujtimeve të lumtura me të atin, këputet.
“Mamin e shihja me shenja në trup”/ E burgosur nga frika e së shkuarës: Im atë bëri që mos t’u besoj meshkujve
Për vite të tëra nëna e Desit u përpoq të kishte një familje të bashkuar. Fillimisht, fëmijët rriteshin larg babait të tyre që ndodhej në emigrim e Desi ishte vetëm 4 vjeçe kur ai qe larguar. Më pas, shkas u bë sëmundja e saj që të shpërnguleshin në Itali për t’u mjekuar.
Desi kujtoi në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan si dergjej në shtratin e spitalit nga leucemia dhe imazhi i të atit thyhej pak nga pak. Fjalët e tij “lëre të vdesë këtu” ajo i mban mend sot e kësaj dite, të ngulitura fort në kujtesë.
Gjithsesi, më në fund familja u bë bashkë. Desi nuk kujtonte ndonjë ditë të lumtur pasi zënkave nuk u gjendej fundi. Për më tepër nisi dhuna derisa erdhi momenti i divorcit që për çudi, e kërkoi i ati i saj.
Desi: Babi ishte shumë i dhunshëm. Ndonjëherë e shihja që kishte… shenja të zeza në trup por ajo bënte sikur s’kishte gjë dhe shkonte në punë.
Ardit Gjebrea: Por pse nuk ndahej?
Desi: Se donte të mbante familjen të bashkuar. Erdhi vëllai pastaj dhe sikur dhuna pushoi pak, por fatkeqësisht kohë më tutje, filloi prapë. Herën e fundit se tani prindërit janë divorcuar dhe hera e fundit kur u zunë shumë, mami shkoi në spital 6 ditë.
Ardit Gjebrea: Si e mori mami vendimin që të ndahej nga babi?
Desi: Nuk e mori mami vendimin se pasi mami qe shtruar në spital, u rikthye në shtëpi, ia fali babit, ishim bashkë për shkak që të mbante familjen përherë bashkë.
Ardit Gjebrea: E gjithë kjo sakrificë për një familje që nuk u bashkua kurrë.
Desi: Kurrë. Pastaj kur edhëm këtu në Shqipëri, ai kërkoi divorcin. Ne s’dinim gjë, vetëm kur vëllai i dytë merr në telefon mamin dhe ia thotë. Mami normale nuk u ndie mirë dhe pastaj nga aty u rikthyem në Itali. Babi pastaj nga Italia iku, shyqyr Zotit dhe u rikthye në Shqipëri. Këtu pastaj ka krijuar familje tjetër.
Prej vitit 2010 nga divorci i prindërve, Desi nuk ka më asnjë lidhje me të atin. Ajo dhe gjithë pjesa tjetër e familjes jetojnë në Itali. E ëma nuk e ka rigjetur dashurinë, ndërsa Desi struket nga frika se meshkujt janë si i ati.
Ardit Gjebrea: Mami pati ndonjë lidhje tjetër?
Desi: Jo, absolutisht, mami jo.
Ardit Gjebrea: Po ti?
Desi: Jo.
Ardit Gjebrea: Po pse jo?
Desi: Se ndikon pak kjo gjë.
Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim?
Desi: Te babi… ngaqë kam parë mamin si e ka kaluar…
Ardit Gjebrea: Ke frikë?
Desi: Shumë.
Ardit Gjebrea: Nuk ke besim te meshkujt?
Desi: Jo.
Ardit Gjebrea: Ngaqë ke shembullin e babit.
Desi: Po se realisht nuk është sjellë mirë se mund të thuash ndoshta ndodh që edhe ka familje kështu të dhunshme, por nuk është një familje e shëndetshme.
Ardit Gjebrea: Nuk të është ofruar asnjë italian atje, asnjë shqiptar?
Desi: Ka ndodhur, por…
Ardit Gjebrea: Ti i ke larguar.
Desi: Bllok. Nuk shkoj dot tutje.
“Shihemi në Gjyq” – Çifti në krizë: Ish gruaja na nxiu jetën!
“Ish-i i burrit na përndjek!”, Adriana dyshuese ndaj të shoqit: Mos të ka vajtur mendja për atë?
Adriana ka kërkuar ndihmën e “Shihemi në Gjyq” për të gjetur një rrugë ndërmjetësimi mes saj dhe bashkëshortit, Bashkimit. Siç shpjegon ajo në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, problemi vjen prej ish-bashkëshortes së tij.
Adriana dhe Bashkimi vijnë nga martesa të mëparshme respektive dhe tashmë janë martuar bashkë. Adriana thotë se mendonte se do të gjente lumturinë, por është përballur me praninë e vazhdueshme të ish-bashkëshortes së tij në jetën e tyre që e shqetëson.
Adriana: Ish-gruaja e burrit tim na shfaqet kudo, na e ka bërë jetën shumë të vështirë, jo vetëm mua, por edhe burrit tim. Kudo që të shkojmë, atë do ta kemi nga mbrapa, në çdo vend që të shkojmë, në çdo vend që të shkojmë ajo do të na shajë, do të na ofendojë me fjalët më fyese që mua nuk m’i lejon fjalori që t’i them, është shumë ofenduese për mua.
Eni Çobani: Zonja e parë e Bashkimit?
Adriana: Po, zonja e parë e Bashkimit. Tani ai në vend që të fillojë të marrë drejtim, rri shumë i qetë, nuk e di çfarë ka.
Ardit Gjebrea: Ju shan të dyve apo vetëm ty?
Adriana: Më shan edhe mua, shan edhe këtë, më thotë mua “ik, ik, ec para ti, s’ke punë, kush je ti, çfarë do ti”, gjithmonë pretendon nga ai shumë gjëra, pretendon para, nuk e di çfarë ka ose është e betuar të më ndajë mua me atë. Bashkimi duhet të flasë, nuk e di tani.
Ardit Gjebrea: Po Bashkimi ç’faj ka në këtë mes?
Adriana: Bashkimi nuk e di, duhet të jetë më i zoti që t’i tregojë vendin asaj. Nëse do të jetojë me atë, të shkojë me atë, nëse do të jetojë me mua, të vijë me mua, nuk e di. Unë dua të jetoj e lumtur, nuk jam e lumtur, jam në gjendje shumë depresive nga të gjitha anët.
Çifti është i martuar prej 5 vitesh. Adriana tregon se e ka gjetur të ndarë Bashkimin, ndërsa ky i fundit shton se pjesë e problemit është fakti që shtëpitë e tyre dhe ish-gruas së tij janë pranë. Kjo bën që çifti dhe ajo të rastisin shpesh dhe të ndodhin takime të pakëndshme.
Bashkim: Kjo del të bëjë pazare, e takon rrugës atë, edhe unë kur dalim.
Ardit Gjebrea: Më fal, ti kur del rrugës, e takon atë?
Adriana: Ku di unë, mbase e takon.
Bashkim: Unë them që mundet të rastisë se jemi afër.
Ardit Gjebrea: E qartë, them që kur e takon ia jep dorën, e takon?
Adriana: E takon si s’e takon ai!
Ardit Gjebrea: Po armiq nuk janë!
Adriana: Si nuk janë armiq, po ta takojë shpesh?! Jo do të lajmë tokat, jo do të ndajmë shtëpinë, jo do të ndajmë këtë. Vajti kaq vjet kjo z. Ardit, njeriut i jepet një drejtim. Ta bëjë pra ndarjen e pasurisë, të bëjë çfarë të dojë, jo ta takojë atë një më dy në rrugë, unë s’do të merrem me atë. Edhe unë jam e frustruar ashtu, s’mund të jetoj në atë mënyrë unë! Unë kam besim pra por ka ikur besimi nga bashkëshorti im, si mund të jetoj unë?
Eni Çobani: Kur ka filluar ky shqetësim, që nga dita e parë?
Adriana: Që nga dita që kam ardhur unë, ashtu ka filluar ai, një e më dy takonte atë. Tani duhet të ndajnë pasurinë, kanë pronat, kanë shtëpinë qës’e kanë ndarë akoma. Në qoftë se do të ndajë pasurinë, të shkojë në gjyq, të hapë seancë gjyqësore të bëjë çfarë të dojë, jo të takojë atë zonjën. Ore, mos të ka vajtur mendja për atë ty? Ik merre, aty e ke!
Bashkim: Jo, për atë jo, mund të gjej ndonjë tjetër.
Ish-gruaja nxit sherrin mes çiftit: Divorci i siguron para në Zvicër, në Shqipëri merr vilën
Adriana dhe Bashkimi janë dy bashkëshortë që e kanë lidhur jetën me njëri-tjetrin pas shkëputjes nga martesat e mëparshme që kanë qenë të vështira për të dy. Adriana është nismëtarja e përballjes së tyre në “Shihemi në Gjyq” pasi thotë se ish-gruaja e Bashkimit nuk e lë çiftin të qetë.
Sipas shpjegimit të Adrianës në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të dyja palët jetojnë në Zvicër dhe shtëpitë ndodhen pranë. Takimet e rastësishme mes tyre janë shumë të shpeshta, por Adriana është e shqetësuar e madje siç pranoi edhe vetë, xheloze për takimet mes Bashkimit e ish-it të tij.
Nga ana tjetër, Bashkimi thotë se ka diçka tjetër në këtë histori. Përgjatë martesës së parë, është vendosur një pasuri e përbashkët, vilë trekatëshe në Vorë. Në vitin 2018 që ka ndodhur divorci, ai ka pasur një detyrim financiar ndaj njërit prej dy fëmijëve i cili vazhdonte studimet e larta.
Eni Çobani shpjegon si ka rrjedhur zhvillimi i pagesave duke qenë se divorci është bërë në Shqipëri ndërsa të gjithë jetojnë në Zvicër.
Eni Çobani: Në ’18-ën është bërë zgjidhja e martesës, zotërisë i është lënë një detyrim kundrejt njërit prej fëmijëve për shkak që ky fëmijë vazhdonte studimet e larta dhe meqenëse ligji thotë deri në përfundim të studimeve të larta, edhe pse fëmija mund të jetë madhor, prindi i cili nuk e ka kujdestarinë e këtij fëmije, duhet të paguajë edhe pension ushqimor. Këtë pension ushqimor zotëria nuk kishte filluar t’ia jepte sepse kishte pasur pretendimin që këtë zonja po e merrte në Zvicër, ndërkohë zonja vjen në Shqipëri, vë në ekzekutim këtë detyrim të cilin thotë që meqenëse zotëria nuk më ka paguar për kaq vite, kjo kalon me vlerën e gjysmës së banesës që i takon Bashkimit. Ndërkohë merr të gjithë banesën dhe i thotë Bashkimit që ti nuk ke vend këtu sepse unë e kam fituar me përmbarim për shkak të mospagimit të detyrimit ushqimor.
Sipas Çobanit, kjo është edhe arsyeja që kanë ndodhur takimet e shpeshta mes Bashkimit e ish-gruas së tij. Ai ka dashur t’i shpjegojë që detyrimi financiar është shlyer dhe s’ka arsye që ai të paguajë edhe në Shqipëri, madje kjo dëshmohet përmes transfertave bankare.
Eni Çobani: Vendimi që mbaron në Shqipëri merr formë të prerë. Në momentin që merr formë të prerë dhe ne nuk jetojmë në Shqipëri, por divorcin e kemi bërë në Shqipëri, atëherë ky vendim na vlen për shtetin në të cilin jetojnë të dy sepse ky detyrim nuk mund të merrej nga Shqipëria sepse çifti jetonte atje, dajali shkollohej atje. Atëherë merret vendimi, noterizohet, vihet edhe vula apostile dhe çohet në shtetin përkatës. Atje merret një avokat dhe bëhet një ekzekutim dhe këtë e ka bërë zonja në Zvicër, pra e ka marrë vendimin shqiptar, e ka vënë në ekzekutim dhe i ka thënë Bashkimi avokati atje kaq e ke faturën zotëri për djalin derisa të përfundojë shkollimin dhe Bashkimi ka filluar se edhe në qoftë se nuk e bën Bashkimi, ta mban shteti direkt nga banka.
Detyrimi financiar njihet, por ish-gruaja e Bashkimit ka marrë vendimin dhe ka shkuar në një zyrë përmbarimore në Shqipëri ku nuk dihet nëse e ka informuar për procedurat e mëparshme. Zyra ka vijuar me përllogaritjen duke rezultuar se vlera që Bashkimi duhet të paguajë në Shqipëri përkon me gjysmën e vilës. Ndërkohë në vendimin e gjykatës është caktuar një pension prej 30.000 lekësh ndërsa Adriana shton se në Zvicër, Bashkimi i ka paguar ish-gruas edhe 15.000 franga shtesë.
“S’është i zoti për asgjë! S’ka autoritet!”, Eni Çobani i del në mbrojtje Bashkimit: Këtë s’e toleroj!
Takimet mes Bashkimit dhe ish-gruas së tij kanë prishur harmoninë në familjen e Adrianës. Ajo ndau shqetësimin e saj në “Shihemi në Gjyq” lidhur me ish-in e burrit ku tha se nuk i lë të qetë, po e zhvat duke i marrë para në Zvicër, vilën në Shqipëri si dhe takohen shpesh.
Në të vërtetë, Bashkimi dhe ish-gruaja e tij kanë ende disa probleme ligjore për të zgjidhur të cilat kanë qenë edhe arsyeja e takimeve. Megjithatë, disa herë gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Adriana përmendi se nëse ky problem vazhdon, ajo do t’i japë fund martesës 5-vjeçare. Ndër të tjera, pati edhe disa deklarata të rënda për të shoqin.
Adriana: Të gjitha ia kanë marrë këtij, s’është i zoti për asgjë! Ku di unë!
Eni Çobani: Tani, i zoti për ty është njëherë?
Adriana: Për mua është i zoti të kem harmoni në shtëpinë time dhe t’i zgjidhë gjërat e veta se unë s’dua stres në shtëpi.
Eni Çobani: Atëherë e do Bashkimin apo nuk e do Bashkimin zonjë që Bashkimi ta dijë, do të mbarojë kjo martesë e dytë dhe të gjejë të tretën apo të vazhdojë me ju?
Adriana: Të rregullojë gjërat e veta, po s’i rregulloi me ish-gruan s’ka, s’dua më takime rrugëve unë.
Bashkim: Mos do një që të të keqtrajtojë?
Adriana: Jo, s’dua të më keqtrajtojë njeri, në dua një njeri që të ketë autoritetin e tij, dinjitetin e tij. Ti s’ke as autoritetin, as dinjitetin. Kush është të dalë ajo tjetra, të ka vënë tjetra para mendo tani!
Duke sjellë në vëmendje sakrificat e Bashkimit për të që siç u tha gjatë rubrikës, e mori nga Shqipëria në Zvicër bashkë me dy fëmijët, Eni Çobani reagoi e indinjuar për deklaratat e Adrianës duke i dhënë një këshillë.
Eni Çobani: Ka bërë edhe ai një sakrificë dhe tani të vijë një grua dhe të thotë ky nuk është i zoti, unë këtë nuk e toleroj dot! Ky është shumë i zoti, ky është një bashkëshort i shkëlqyer, ke pasur një fat të jashtëzakonshëm dhe unë po të them dhe ma dëgjo këshillën: unë një martesë kam, ti ke dy, nuk të uroj të ndash edhe të dytën se nuk i dihet te i treti se si shkon se rruga po u hap nuk dihet kur mbaron, atëherë shikoje me dashuri se ke një burrë të mrekullueshëm, të dashur, të respektueshëm dhe burra të tillë është shumë vështirë që t’i gjesh sot!
Dashuria triumfon mbi dyshimet, Adriana dorëzohet dhe përqafon bashkëshortin
Dyshimet se mes Bashkimit dhe ish-gruas së tij mund të ketë ende diçka vazhdojnë ta mundojnë Adrianën edhe pas shpjegimit se arsyeja e takimeve të tyre kanë qenë problemet ligjore. Ajo kujton në “Shihemi në Gjyq” përmendjen e një dhome që nuk është e sigurt se çfarë ka përfaqësuar, por kërkon që kjo situatë të marrë fund.
Në këtë moment, Adriana është afruar pranë tavolinës së Bashkimit dhe ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani e nxit që t’i besojë bashkëshortit dhe të pajtohet.
Eni Çobani: Je afër aty tani, hidhi duart burrit, mos e lër burrin se do të ta marrë ndonjë e tretë se e ke burrë të mirë.
Adriana: Në qoftë se s’më do mua ai mund të shkojë te e treta, në qoftë se s’më do!
Ardit Gjebrea: Mos trego nga publiku se janë në rregull ata se the mos të shkojë te e treta…
Bashkim: Nuk ka qenë dhomë hoteli ajo jo!
Adriana: S’ka qenë dhomë hoteli ajo, ça, ka qenë shtëpi, do të na dalë ndonjë shtëpi tjetër tani! edhe atë ta kanë marrë!
Ardit Gjebrea: Nejse Bashkim, lumturohu se nga dashuria e ka.
Adriana: Znj. Eni nuk është problemi këtu, ky duhet të jetë i zoti i vetes.
Eni Çobani: Po është i zoti i vetes ai por është tipi i tillë që do të ruajë qetësinë.
Adriana: Më vjen keq se nuk është se nuk e dua burrin tim!
Adriana thotë se nuk ka asnjë qëllim për të përfituar prej bashkëshortit pasi ajo i është mirënjohëse për gjithçka ka bërë për të dhe fëmijët e saj. Ajo deklaron se e do vërtet.
Adriana: Para të gjithëve po e them këtu publikisht, nuk dua asgjë nga burri im, nuk dua asgjë!
Eni Çobani: Burrin e do?
Adriana: E dua burrin pra!
Eni Çobani: Po përqafoje!
Problemi i çiftit zgjidhet me një përqafim.
“Kënga Magjike”- Java 5