E Diela Shqiptare – Emisioni 3 (sezoni 12)

E Diela Shqiptare – Emisioni 3 (sezoni 12)

20:33 29/09/2019

Kënga Magjike

Ka Një Mesazh Për Ty – Pjesa 1

Kërkesa e veçantë e babait për djalin

Marrëdhëniet mes adoleshentëve dhe prindërve të tyre janë delikate. Me rritjen e fëmijëve fillojnë edhe problematikat dhe një distancë ku shpeshherë nuk kuptohet kush është fajtori. Historia e sotme tek “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan tregon pikërisht dëshirën e babait për një marrëdhënie edhe më të ngushtë me djalin e tij. Ai ka ftuar në studio birin e tij, Olsin dhe i kërkon atij që të bëhen shokë me njëri-tjetrin.

Lexoni më shumë – Kliko KËTU

Ka Një Mesazh Për Ty – Pjesa 2

Në kampet e internimit lindi miqësia e sinqertë, baballarët e trashëgojnë tek vajzat

A mundet që një miqësi t’i mbijetojë kohës dhe largësisë? Secili mund të ketë përgjigjen e tij, por nga historia e sotme tek “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan pa diskutim që miqësia e fortë dhe e sinqertë ka arritur të qëndrojë e fortë pavarësisht largësisë.

Pas 40 vitesh, Brisvanka, e cila jeton në Australi ka ardhur në studio për t’i bërë një surprizë mikes së saj Anxhela, e cila jeton në Trieste. Kanë qenë baballarët e tyre që e kanë nisur miqësinë në kampet e internimet gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas e përcollën edhe tek fëmijët e tyre.

Brisvanka kishte ardhur në program për t’i treguar mikes së saj që edhe pse vitet kanë kaluar, ajo e do atë si motër dhe kërkon që miqësinë dhe marrëdhënien e fortë mes tyre ta përcjellin edhe tek fëmijët.

Lexoni më shumë – Kliko KËTU

Shihemi Në Gjyq

Priste vdekjen e burrit dhe lind fëmijë me shokun e saj

Një histori pak e çuditshme. Imagjinoni një familje të lumtur burrë e grua dhe dy fëmijë. Një ditë burri vizitohet dhe mjekët i thonë që do të jetojë edhe 6 vite sepse vuan nga kanceri. Kjo ishte një dramë e madhe për ta. Në këtë situatë në familje futet një njeri tjetër, Naumi, i cili kërkon gruas së familjes, Lirisë, të krijojnë një marrëdhënie bashkë pasi burri të ndërrojë jetë.

Në atë moment Liria mendon për fëmijët, të cilët do të mbeteshin jetimë dhe pranon. Kaluan 6 vite, bashkëshorti i saj i ligjshëm nuk po vdiste, ai jetoi edhe 22 vite të tjera. Ndërkohë Liria i kishte dhënë fjalën burrit tjetër dhe nga ajo marrëdhënie vjen në jetë një djalë, Edmiri.

Por Mirit nuk i japin mbiemrin e babait biologjik, por të bashkëshortit të ligjshëm të nënës së tij. Kështu vazhdoi marrëdhënia derisa në moshën 11 vjeçare, kur babai biologjik i tregon Mirit se ishte babai i tij. Sot në “Shihemi në Gjyq” të programit “E diela shqiptare”, Miri ka sjellë nënën e tij, Lirinë së cilës i kërkon të ndjekë proceset gjyqësore në mënyrë që të mos mbesë mes katër rrugëve.  

Lexoni më shumë – Kliko KËTU

Ne Jemi Çfarë Hamë

Kujdes Shëndetin

/tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori