E DIELA SHQIPTARE – EMISIONI 35 (SEZONI 10)

Emision: 13.05.2018

Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”
Rasti I

Thashethemet për shumë njerëz nuk janë të rëndësishme dhe duhen injoruar, por kur ata arrijnë të prishin një marrëdhënie atëherë nuk duken aq të padëmshme. Kjo ka ndodhur me Matildën, personazhen e radhës në “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare”.

Ajo deri para dy muajsh kishte një jetë shumë të lumtur bashkëshortore, çdo gjë shkonte shumë mirë në familjen e saj, derisa fjalë të pavërteta nisën të qarkullonin mbi moralin e saj. Këto fjalë ranë në vesh të bashkëshortit të saj Ilia dhe bënë që besimi i tij ndaj gruas të lëkundej disi. Matilda ishte sot në studio për të falenderuar bashkëshortin e saj por mbi të gjitha për të kërkuar ngrohtësinë e dikurshme dhe gjithçka që tashmë s’e ndjen më.

Matilda: Unë jam Matilda Kumaraku, 29 vjeç, jam e martuar kam dy fëmijë, dy djemë. Jam martuar pak e vogël, 16 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Me dashuri?

Matilda: Me lajmësi. Me Ilian kam shkuar shumë mirë, kemi pasur një familje shumë të mirë. Kemi pasur shumë harmoni në çift, shkonim shumë mirë. Madje na kishin zili. Sot e kam thirrur këtu bashkëshortin tim sepse kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën tonë. Dhe shkak janë bërë thashethemet, që kanë hyrë mes meje dhe bashkëshortit tim.

Ardit Gjebrea: Çfarë thashethemesh?

Matilda: Para nja dy muajsh, unë nuk ndihesha mirë, isha pak pa qejf dhe vijnë më marrin prindërit e mi, shkoj në fshat te prindërit e mi, bashkë me fëmijët. Sepse qëlloi që ndodhën edhe përmbytjet dhe e kishim shtëpinë nën ujë. Shkoj te prindërit e mi, pas 5-6 ditësh më merr im shoq në telefon. Kam dëgjuar shumë fjalë thotë. Sikur unë bashkëjetoja me një person nga fshati. Më pyet nëse janë të vërteta. Kishte dëgjuar fjalë se unë kisha krijuar një martesë të dytë me një nga fshati. Më tha që do të vinte te shtëpia e prindërve. Ai ishte i sigurt pak a shumë që unë nuk fshihja gjë, por u bë konfuz pasi dëgjoi shumë gojë që flisnin.

Vjen bashkëshorti në shtëpi i thotë babait tim që janë hapur fjalë. Ngelëm pa fjalë.

Ardit Gjebrea: Pati ndonjë moment dyshimi babai yt?

Matilda: Jo, nuk e besoj. Nuk m’u shpreh të paktën. Ai beson tek unë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi në të vërtetë?

Matilda: Erdhi bashkëshorti aty, i tha babait. Kishte edhe zënka. Unë nuk jam ndjerë mirë.

Ardit Gjebrea: Ti e njihje këtë person?

Matilda: Me thënë të drejtën unë e njoh këtë personin. E kam parë nga larg. Një herë qëlluam në dyqanin e fshatit. Ai kishte ditëlindjen e djalit. I ofroi një pije djalit tim. E refuzova por shitësja tha merre se ka ditëlindjen e djalit, ndaj po ia jep.

Burrit tim i vinin disa telefonata anonime në telefon. Kështu që vendosëm ta denonconim. Kur po shkonim në polici na del personi përpara. I thotë bashkëshortit tim që dëshiron të sqarohet, që ne i kemi prishur familjen. Na kërkon të shkojmë te bisedojmë me nënën e tij që ta besonte familja.

Ardit Gjebrea: Deri në çfarë pike kanë mbërritur marrëdhëniet e tua me bashkëshortin sot, që ti ke ardhur këtu?

Matilda: Ai nuk është më si më parë. Ai më përpara bënte gjithçka për mua. Atë vit që u martova, ngela shtatzënë menjëherë me djalin e madh. Dhe pasi linda djalin e madh jam sëmurur, kam vuajtur katër vjet. Më duhej të kurohesha për katër vjet rresht. Ai ka ndenjur shumë pranë meje. Ka bërë gjithçka për mua, si një nënë dhe jo si një bashkëshort. Më mungon harmonia, më mungojnë fjalët e tij që thoshte gjithmonë. Më mungon gjithçka tek ai. Atë që ne kemi pasur para dy muajsh. Nuk është Ilia që ka qënë.

Ardit Gjebrea: Duhet të jetë shumë e rëndë përderisa ti vjen dhe e bën publike këtë gjë…por nëse Ilia ka ardhur, a mendon se do ndjehej keq duke dëgjuar se po bëhet kaq publike kjo histori?

Matilda: Ai është tip që preket shumë shpejt.

Mesazhi në studio: Ilia të kam thirrur sot këtu të të falenderoj për gjithçka që ke bërë për mua.

Ilia: Është detyrë e burrit…

Matilda: Të falenderoj që ke ndenjur pranë meje, pranë fëmijëve. Ke qenë një baba shumë i mirë një bashkëshort shumë i mirë. Dhe dua që të rifitojmë dhe këto dy muaj që na kanë humbur. Nuk dua që të dëgjosh fjalët e këqija. Dua të më besosh siç më ke besuar para dy muajve.

Dua të mos dëgjosh fjalët e njerëzve. Nuk janë të vërteta. Unë s’e kam bërë kurrë atë gjë dhe s’kam për ta bërë asnjëherë.

Ilia: Unë nuk kam asgjë me të. Kam pasur problemet e mia vjet. U sëmurë ajo, babai..përmbytjet. Nuk jam i ftohtë. Derisa nuk kam parë gjë me sytë e mi nuk kam pse e lëndoj atë. Mbase nuk është e vërtetë dhe s’kam pse t’i bie më qafë asaj.

Ardit Gjebrea: Në momentin që thua mbase nuk është e vërtetë, ti nuk je i bindur?

Ilia: Nuk kam pse e rëndoj atë, mbase s’ka bërë gjë. Ajo është nëna e fëmijëve të mi. E kam marrë në shtëpi. Kësaj marrëdhënie i duket e ftohtë, për mua njësoj është. Mua s’më interesojnë fjalët e fshatit, më intereson ime shoqe dhe kalamajtë. Ajo e di që unë nuk e hedh kurrë poshtë atë.

Mesazhi mbyllet me përqafime e puthje mes çiftit e ashtu siç tha edhe moderatori i programit Gjebrea, në një çift si ata nuk mund të ketë vend për një të tretë.

“KA NJË MESAZH PËR TY”
Rasti II

Anxhelina, një vajzë nga komuniteti egjiptian, ka ardhur sot në studion e “Ka një mesazh për ty” për t’i bërë një premtim mamasë së saj. Jeta e tyre, me një baba të alkoolizuar s’ka qenë aspak e lehtë, megjithatë ata kanë sfiduar një mentalitetit të egër dhe kanë dalë mbi paragjykimet, duke i mbijetuar situatave që në të shumtën e rasteve s’kanë qenë në favor të tyre.

Anxhelina: Gjendem këtu sepse dua t’i bëj nënës sime një mesazh. Ajo është një nënë si të gjithë nënat shqiptare. Kur je familje që i përket një minoriteti është akoma edhe më e vështirë. Jam vajzë egjiptiane, kam edhe tri motra të tjera. Po e nis me mamin sepse ajo është edhe ngërçi im sot. Mami im ka pasur një jetë shumë të vështirë, së bashku me ne. Asaj iu desh të na rriste e vetme sepse babai im pinte edhe dhunonte mamanë. Gjithmonë kemi pasur mbështetjen e miqve, të komshinjve në fshatin tim. Të shoqeve të mia që kur mami dhe babi ziheshin na merrnin na largonin që unë dhe motrat e mia të mos i shihnim.

Mamit tim i është dashur të punojë shumë për të na rritur sidomos edhe për të më shkolluar. Në shumë situata kur ne ishim nën presionin e dhunës së babit, ka pasur shumë raste që ai vinte i pirë, vinte na dhunonte.

Në klasë të shtatë unë fillova të isha më e interesuar rreth shkollimit. Fillova të njihja më shumë mësuesit e mi dhe nuk rrija më në fund të bankave si zakonisht.

Në një situatë kur babai ishte nga dhoma tjetër duke bërtitur ose duke psherëtirë nga alkooli, mamaja ime më mësonte mua si të shkruaja.

Mami im më la shumë të lirë që unë të vazhdoja, ajo doli kundër gjithë mentalitetit. Unë tashmë po vazhdoj arsimin e lartë.

Ardit Gjebrea: Dhe kam dëgjuar që je studente shumë e mirë…

Anxhelina: Po.

Ardit Gjebrea: Shumë mirë janë gjërat. Pse na ke ardhur këtu?

Anxhelina: Gjithë këto që unë fola, më duket sikur më janë kthyer përmbys. Sepse unë i kam bërë një premtim për shkollën, jo vetëm mamit tim por edhe shumë njerëzve të tjerë. Kur njoha Albanin, të fejuarin tim i kam thënë që shkolla ime s’dua të jetë pengesë për ty. Që në momentin që jemi lidhur i kam folur për përgjegjësinë që kisha për jetën time, shkollimit tim dhe karshi familjes sime.

Ardit Gjebrea: Kur e mori vesh mami yt për Albanin, çfarë tha?

Anxhelina: Ajo tha vetëm kaq, po shkolla? Sepse mendoja se unë mund të hiqja dorë nga shkolla. Mendoi se gjithë lufta dhe sakrifica që ajo dhe motrat e mia kanë bërë do t’i shkonte dëm.

Unë i tregoja vazhdimisht asaj për notat e mira që merrja në mënyrë që asaj t’i ngrihej humori.

Ardit Gjebrea: Po ty Albani të pengon faktikisht?

Anxhelina: Fare. Jo vetëm që s’më pengon por edhe më mbështet shumë.

Stafi i së Dielës Shqiptare mbërrin në shtëpinë e zonjës Shkëndie, mamase së Anxhelinës. Shkëndija, një zonjë shumë e qeshur dhe e çiltër, u ndje shumë e surprizuar kur mori ftesën për të qenë pjesë e “Ka një mesazh për ty”.

Moderatori Gjebrea, vendosi t’i bënte asaj një lojë të vogël duke i kërkuar Albanit, dhëndrit të saj i cili ndodhej në studio, që t’i thoshte Shkëndijes se do ia merrte të bijën për të jetuar në Berat me të. Por edhe pas kësaj kërkese, Shkëndija u shpreh optimiste, duke thënë se i donte shumë që të dy dhe se mbështeste çdo vendim të tyre.

Shkëndija: Unë i kam thënë Anxhelinës që edhe nëse unë vdes ajo nuk duhet të vijë të më qajë por të vazhdojë studimet e të përqëndrohet aty dhe të jetë dikush të mos vuajë më. Unë ju mbështes. Zoti ju bekoftë por gjërat është mirë të maten para se të bëhen. Unë do të jem pranë jush gjithmonë.

Në ekranin e murit ndarës shfaqet edhe Anxhelina.

Anxhelina: Mami ti e di shumë mirë, këmbënguljen time, vendosmërinë time. Ti e di mirë se kush jam unë. Është akoma më i fuqishëm ky premtim, sepse nuk ka asgjë që më pengon. Pasi ti na ke rritur mua dhe motrat me sakrificiën tënde unë mund të të them që shkollën e kam me të njëjtin zell me të njëjtën nxitje si në ato momentet që unë kam fituar bursën. Me të njëjtin motivim. Unë nuk do të ndalem, unë do ta vazhdoj shkollën.

Shkëndija: Një ndër qëllimet e mia ka qenë arsimi, prandaj e kam fokus. Nuk arrita të arsimohesha, jeta më mbylli. Dy vajzat e mëdha nuk arrita t’i shkolloja, Anxhelinën dhe vajzën tjetër dua t’i shkolloj, të bëhen dikushi. T’i shërbejnë vendit dhe familjes që do të krijojnë, të dhurojnë dashuri.

PER DREKE ME MUA!

Gazetarja Iva Tiço është shprehur në rubrikën “Për drekë me mua” se ajo ha makarona gati çdo ditë dhe rrallëherë gatuan ndonjë supë. Ndërsa ai që ajo e quajti “shejtani” në bark, nuk e lë të shëndoshet.

Iva Tiço: Unë supë një herë në 2-3 vjet bëj. Ha makarona gati çdo ditë.

Eni Vasili: Pse nuk shëndoshesh ti?

Iva Tiço (me humor) : Kam shejtanin në bark.

Eni Vasili: Ma kalo dhe mua.

“SHIHEMI NË GJYQ”

Nënë e bir ishin protagonistët e sotëm të rubrikës “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” për shkak të një konflikti për një apartament. Jorgo solli të ëmën, Elenin në seancën e ndërmjetësimit, pasi ajo kërkon ta nxjerrë nga shtëpia.

Ai u martua disa vite më parë dhe jetoi me bashkëshorten në shtëpinë e prindërve të tij. Por kur erdhi në jetë djali i tyre, lindi nevoja për të marrë një banesë tjetër, pasi nuk kishte më mjaftueshëm hapësirë në atë shtëpi. Ndaj dhe në vitin 2001 prenotoi një apartament në një pallat që po ndërtohej.

“Unë kam sjellë nënën time këtu sepse nga një problem për një banesë, mua kërkojnë të më nxjerrin nga shtëpia. Më ka ndihmuar familja gjithmonë, e kemi blerë bashkë atë shtëpi dhe sot kërkojnë të më nxjerrin nga shtëpia. Më thonë e ke marrë pjesën tënde, tani mund të vazhdosh jetën tënde, por unë nuk kam se ku të shkoj. Këtë banesë nuk e kam marrë akoma, jam në gjyqe”, rrëfeu ai.

Jorgo u shpreh se prindërit e kanë ndihmuar me vlerë monetare për të blerë apartamentin, për të cilin ndodhet prej vitesh nëpër gjyqe, ndaj tani i kërkojnë të largohet nga shtëpia e tyre, me pretendimin se pjesën e tij e ka marrë. Por ai nuk ka sesi të sigurojë një banesë tjetër për të jetuar me bashkëshorten dhe djalin e tyre, që tanimë është 4 vjeç.

Eleni – Nuk është e lehtë që të vij unë sot dhe të përballem me djalin tim se ai është fëmija im.

Jorgo – Po, por për të më nxjerrë në rrugë kërkoni! Unë ku të shkoj? Kur këtë shtëpi nuk e kam marrë. Ju më keni ndihmuar, e di.

Eleni – Ke prenotuar një hyrje, e ke që në vitin 2011. Në vitin 2012 mbaronte hyrja, por kemi 6 vjet që po presim gjyqet. Unë kam dhe halle të tjera, kam edhe një djalë tjetër.

Jorgo – Domethënë ju keni djalin tjetër dhe unë të iki nga shtëpia!

Eleni – Ti e ndërtove familjen djali i nënës! Pse më ke thirrur mua sot? Duhet të thërrisje pronarin e pallatit që ke dhënë paratë e jo mua të keqen nëna, se unë jam një nënë dhe më vjen shumë rëndë që përballem me fëmijën tim!

Jorgo – Po për të më përzënë nga shtëpia nuk të vjen rëndë?

Eleni – Po ke 6 vjet, unë ku të shkoj?

Jorgo – Po unë ku të shkoj?

Eleni i tha të birit që e ka ndihmuar dhe e ka mbajtur në shtëpi për 6 vite, por tanimë nuk ka më mundësi. Ndërsa Jorgo i tha se ata kanë qenë kur është bërë kontrata e blerjes së shtëpisë dhe nuk i kanë thënë të mos firmosë, pasi ai vetë ishte në moshë të re dhe nuk kishte informacion të mjaftueshëm. Por e ëma u shpreh se as ata nuk kishin informacion dhe se për shkak të këtij konflikti bashkëshorti i saj është larguar nga shtëpia sepse është i sëmurë dhe nuk i suporton dot grindjet e vazhdueshme. Gjithashtu rrëfeu se shkak i konfliktit është djali tjetër i saj, i cili thotë që nuk krijon dot familje, pasi ndodhet familja e të vëllait në shtëpi dhe ai nuk e sjell dot bashkëshorten në të.

Jorgo shpjegoi se ai vetë jeton në Greqi dhe se bashkëshortja me djalin shkojnë te shtëpia e prindërve e saj sepse familja e tij thotë që nuk i mbajnë dot.

Jorgo – Nuk më keni më djalë? Po nuk më keni më, ma thoni që keni vetëm atë tjetrin.

Eleni – Të kam djalë dhe nuk të hedh poshtë! Unë e di si të kam rritur ty dhe atë tjetrin.

Jorgo – Po tani?

Eleni – Të nxjerr atë nga shtëpia që është beqar?

Jorgo – Po unë ku të shkoj? Ku ta çoj familjen time?

Eleni – Ti ke familjen tënde, merr iniciativën tende, nuk e di.

Juristja Eni Çobani shpjegoi se Jorgo ka lidhur një kontratë me firmën “Faet sh.p.k.” për blerjen e një apartamenti në Vlorë, duke paguar 55 mijë euro. Ai rrëfeu se ka punuar që në moshën 14-vjeçare dhe se me ndihmën e prindërve ka mundur t’i mbledhë ato para. Zonja Eni i tha Elenit se nuk mund ta kishin lejuar të firmoste kaq lehtë një kontratë premtim shitjeje apartamenti, pasi Jorgo ishte vetëm 24 vjeç dhe nuk kishte informacionin e duhur për ta kuptuar atë.

I kontaktuar nga juristja Çobani, pronari i pallatit Fatos Canaj është shprehur se ndodhet në një proces gjyqësor duke pritur vendimin e drejtësisë.

Përpara noteres lekët i kanë kaluar Eduart Kacajt, elektriçitit të pallatit”, deklaroi Jorgo. Zonja Eni theksoi se ky është problemi i kësaj çështjeje, kontrata që është lidhur me Fatos Canaj, ndërkohë që paratë i janë depozituar në llogari elektriçistit Kacaj.

“Si mundet që 55 mijë Euro ti ia kalon në njeriu që nuk ka asnjë gërmë në këtë kontratë, asnjë emër, asnjë firmë!, u shpreh e shqetësuar juristja.

I pyetur nga Ardit Gjebrea se përse e ka bërë këtë veprim, Jorgo shpjegoi se kështu ishte lënë marrëveshja mes tyre dhe se menjëherë pasi i depozitoi paratë elektriçistit është firmosur kontrata dhe i janë dhënë çelësat e apartamentit. nga pronari i pallatit.

“Kur vajta unë për të marrë shtëpinë në fund të vitit 2012 më tha nuk ke shtëpi sepse nuk më ke dhenë lekët. Ai ka hapur kontratën e dritave në emrin tim, kam librezën që kam paguar 4 muaj. Më ka dhënë çelësin e shtëpisë, ma ka dorëzuar ai pas një viti dhe tani thotë nuk më ke dhënë lekët. Familja do të më nxjerrë jashtë. Unë jam në një hall shumë të madh! Nuk kam se ku të çoj ata që kam mbrapa (familjen), pa mirë unë”, u shpreh ai.

Të gjitha këto konflikte kanë ndikuar shumë edhe në marrëdhënien e Jorgos me bashkëshorten dhe djalin e tyre, pasi Eleni dëshiron t’i largojë nga shtëpia e saj dhe ata nuk dinë më se ku do të jetojnë.

Nga ana tjetër, juristja Çobani tregoi se Fatos Canaj nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore, duke zgjedhur të përfaqësohet vetëm nga avokati, çka është e papranueshme, pasi dëshmia e tij është thelbësore në zgjidhjen e çështjes.

“Në kushtet e kontratës, pika c3, ai thotë: nëse pala blerëse nuk likuidon këstin e parë, kontrata konsiderohet e zgjidhur pa asnjë njoftim të mëtejshëm prej palës shitëse.

Tani unë dua të di: A është e zgjidhur kjo kontratë apo jo? A është marrë kësti i parë i këtij apartamenti apo jo? A ka patur një detyrim midis shoqërisë “Faet sh.p.k” dhe elektriçistit Eduart Kacaj dhe më pas prezenca e tij në momentin e firmosjes?

Këto pyetje duhet t’i bënte gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë, i cili ka patur detyrimin të bëjë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm në bazë të ligjit dhe Kodit të Procedurës, për të gjitha provat që janë sjellë në atë gjykim. Është e papranueshme dhe e patolerueshme që administratori i firmës në fjalë nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore. Kjo është një përballje kundrejt ligjit dhe kundrejt atyre që ne u kemi besuar ligjin, e cila nuk është kryer në mënyrë të plotë“, u shpreh zonja Eni.

Ajo këshilloi Jorgon të ketë besim dhe të bëjë durim derisa Gjykata e Lartë të vlerësojë që nuk është marrë asnjë dëshmi nga administratori i shoqërisë “Faet sh.p.k” dhe elektriçisti Eduart Kacaj, të cilin nuk mund ta gjejnë vetë ata, por shteti. Jursitja shtoi se përfëqësuesi ligjor i Fatos Canajt ka konfirmuar në gjykatë marrëveshjen e këtij të fundit me Eduart Kacaj, por pa e shpjeguar se çfarë lloj marrëveshje ka qenë kjo. Të gjitha këto fakte tregojnë që Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka marrë një vendim jo të plotë.

Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare”, në këtë seancë ndërmjetësimi, i dha të drejtë Jorgos, i cili kërkon strehën e prindërve të tij për bashkëshorten dhe djalin e tij.

Eleni – Dua një kusht! Për sa kohë mund të qëndrojë djali aty se unë …

Zonja Eni Çobani – Pse, i vihen djalit kushte?

Jorgo – Me kushte, zonja Eni. Djalin tjetër do ta mbajnë, mua me kushte.

Zonja Eni Çobani- Ne fëmijët kur i kemi sjellë në jetë nuk kemi vënë kushte. I kemi pranuar ashtu siç na kanë ardhur dhe do t’i kemi gjithë jetën pa kushte! Kështu që nuk do të doja të dëgjoja kushte nga ju.

Ajo çka surprizoi të gjithë ishte një dashamirës i programit, i cili ofroi apartamentin e tij për djalin e Elenit, deri në momentin që do të përfundojnë proceset gjyqësore.

Eleni e falenderoi për përzemërsinë, por tha se djali sëbashku me familjen e tij do të qëndrojnë në shtëpinë e saj derisa të zgjidhet gjithçka, duke e përmbyllur me sukses edhe këtë seancë ndërmjetësimi.

“TELEBINGO SHQIPTARE”

EDHE UNE KENDOJ!

Kategori
E DIELA SHQIPTARE
0 Komente

Përgjigju

*

*