Talk Show nga Ardit Gjebrea!

Per dreke me mua!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Për mbi 20 vite kanë jetuar nën një çati, por Nazmia nuk është sjellë me vjehrrën ashtu siç është sjellë ajo. Nusja jeton në katin e tretë, ndërsa vjehrra në katin e parë.

“Jam e martuar me tre fëmijë, dy djem të martuar me dy nuse të mrekullueshme që më kanë dhuruar një nip dhe një mbesë dhe vajzën. Një djalë e kam në shtëpi, ndërsa tjetrin e kam në Itali, nusja që jeton me mua më ka sjellë këtu sot. Atë që ka bërë ajo për mua unë s’ja kam bërë vjehrrës.

Më dukej normale që i flisja vjehrrës kur doja, bëja çfarë doja, e takoja kur doja. Gjithmonë e kam dashur, por asnjëherë nuk e kam shprehur. Unë jam martuar në vitin 1985-së dhe kam jetuar me burrin në Tiranë, në 97-ën ata vijnë nga Librazhdi për të jetuar në Tiranë. Shita shtëpinë që kisha dhe u zhvendosa tek vjehrra, jetuam bashkë 13 veta në një shtëpi sa të ndërtonim shtëpinë e re. Unë isha mësuar që bëja çfarë doja, kisha jetën time. Një vit pas bashkëjetesës dhe sherrit me burrin tim, më vdes babai nga një sëmundje. Mendoja se e vdiqën hallet e mia. Nga ai moment u ftoha pak me njerëzit e burrit. Sa herë zihesha me burrin, vjehrra bënte fajtor djalin e vet, ndërsa mami im i vinte fajin burrit. E vetmja që më fliste ishte vjehrra, unë bëja sikur nuk shikoja kur dilja, ndërsa ajo më fliste gjithmonë dhe më pyeste. Më thërriste bijë, unë vjehrrë. Nëse i kam sot borxh një njeriu, respekt dhe dashuri sot është vetëm vjehrra ime. Ajo ka pasur probleme shëndetësore, ka thyer këmbën, është bërë shumë e ndjeshme. Nuk e mendoja që e përjetonte kaq keq, i thoja ti je aktore. Zëri im dëgjohej deri poshtë. Në pozicionin që jam sot e kuptoj vjehrrën time,” tregoi Nazmia.

Gazetarja e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” shkon për t’i dhënë mesazhin nënë Xhemiles.

Nazmia: Vitin e kaluar kam shkuar 4 herë, edhe pse jetojmë bashkë. Nxehesha, merrja fëmijët dhe ikja, ajo më shkruante letra. Nga poshtë më puthte me dorë, unë i kam shumë borxhe.

Ardit Gjebrea: Nëse nusja jote do sillej si ti me vjehrrën tënde, çfarë do bëje?

Nazmia: Do më ishte shkurtuar gjysma e jetës. I kam shumë borxhe asaj gruaje.

Xhemilja vjen në studion e programit “E Diela Shqiptare” edhe pse është e paralizuar dhe me patericë ajo është shumë e lumtur që dikush e ka ftuar.

Nazmia: Përshëndetje vjehrrë! Më the 50 emra dje, por emrin tim nuk e përmende. Unë të kam dashur gjithmonë siç të kanë dashur të gjithë, por ndoshta nuk ta kam shprehur. Kam ardhur këtu për të kërkuar falje për çdo gjë që të kam shkaktuar në jetë ty. Do të kërkoj falje për ato lot që ke derdhur për mua, për puthjet që s’ti kam kthyer kurrë. Ti asnjëherë nuk ke gabuar, je ndër ata pak persona që ke hyrë në zemrën time dhe s’ke dal asnjëherë. Ti e di që mami dhe babi më kanë vdekur, po ta them këtu para publikut dhe pse nuk e kam bërë kurrë ti je nëna ime për mua.

Xhemilja: Edhe ti je goca ime!

Nazmia: Unë kam ndjekur shembullin tënd dhe prandaj kam ato marrëdhënie të mira me nuset e mia sot. Të dua!

Xhemilja: Edhe unë të dua shumë! Njeriu nuk fryhet me bukë, por me dashuri, marrëdhënie të mira.

Tani që mban të njëjtin status, Nazmia e ka kuptuar dashurinë e sinqertë të vjehrrës së saj Xhemiles. Një mesazh i vërtetë dhe shumë domethënës!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti II

Jeta dhe Lulja janë dy njerëzit më të dashur për Luizën e cila ka lindur me sindromën down. Por ka gjëra për të cilat ato nuk influencojnë dot tek veprimet e vajzës dhe për këtë arsye është thirrur në “ndihmë” idhulli i saj, Renato Mekolli…!

“Në 1992 lindi vajza, ishte pak ndryshe nga dy fëmijët e tjerë, u sëmurë pas 2 javësh dhe më tha që është me vrimë në zemër. Infermieret i kishin thënë burrit të bëjnë një gjiplërë që të mos jetonte më. Erdhëm në Tiranë të bënim një vizitë dhe më thanë nuk është normale, çdo gjë për mua u shemb. Nga Tirana jam kthyer në Lushnje duke qarë, nuk e dija çfarë ishte sindroma down. Njerëzit nuk reagonin mirë. Kur u rrit ajo filloi të kuptonte, sepse nuk e çonim në shkollë. Unë nuk kam bërë gjë për të. Shumë herë thotë unë nuk jam si të tjerët. Një vit më parë shkuam tek djali në Greqi, sepse lindi nusja dhe Luiza mori vajzën në krahë, filloi të qante sepse një ditë ajo do rritet dhe nuk do më kuptojë tha, unë nuk jam si gjithë të tjerët. Është shumë e dashur, e qeshur, është edhe pak dembele sepse e kemi llastuar pak. Ajo nuk shkruan dhe lexon shumë mirë, por Renato Mekolli e ka mësuar. E ngacmojmë pak dhe i përmendim kur Renato thyen pjatat ajo më bërtet. Do ëmbëlsirat si Renato, por ne nuk i arrijmë dot. Takimin me Renaton e shikon si magji. Ne kemi simpati, por Luiza është e çmendur fare. Ajo e do vetëm për vetëm takimin me Renaton. Gjithë kohës rri në YouTube vetëm me Renaton,” tregoi Jeta dhe Lulja.

Gazetari i rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” shkon në fshatin Zhame të Lushnjes për t’i dhënë mesazhin Luizës, e cila është shumë e emocionuar.

Lulja: Ti e di që të kam shpirt, të kam zemër. Dua të them që ti je më e mira në botë, je zemra jonë, drita jonë. Ti je si ne.

Jeta: Mami ka disa këshilla për ty. Dua që kur të zgjohesh në mëngjes të rregullosh krevatin tënd, telefonin që e mban nga mëngjesi deri në darkë.

Ardit Gjebrea shkon pranë Luizës dhe merr me video në telefon Renato Mekollin që është në studion ngjitur në “Santorini” dhe po bëhet gati për të shkuar në plazh.

Luiza: Jam e lumtur, jam tek shtëpia ime.

Ardit Gjebrea: Amerikanët kanë një shprehje “You made my day”, “Ti e bëre ditën time”. Ky ishte gëzimi më i madh që mund të merrja këtë të dielë.

Në anën tjetër të murit shfaqet idhulli i saj Renato Mekolli që e pret në një tavolinë të mbushur me ëmbëlsira të bëra nga ai vetëm për Luizën, të cilën e fton në restorantin e tij për një darkë familjare. Kur gjërat e vogla bëhen me dashuri të madhe edhe ndikimin mund ta kenë të jashtëzakonshëm. Luiza tashmë ka një motiv më shumë për të ndjekur këshillat e të ëmës, falë realizimit të ëndrrës për të takuar Renato Mekollin. Urojmë që me të tillë ëmbëlsi t’i shkojë jeta.

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të “E Diela Shqiptare” ishte një çift nga një fshat i Durrësit, të cilët prej vitesh jetojnë të ndarë për shkak të emigracionit.

Ardit Gjebrea: Një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë sot është emigracioni, i cili nuk na është ndarë përgjatë më shumë se 30 viteve demokraci. Por problemi është se si do të zgjidhet kjo pjesë me familjet shqiptare, kur bashkëshortja qëndron këtu dhe rrit fëmijët dhe burri është në emigracion?

Nuk është vetëm mungesa e burrit që është parësore, por fëmijët duan vëllain, pastaj nëse bashkëshortja jeton me vjehrrin dhe vjehrrën, imagjinoni se ç’probleme të tjera mund të lindin. Për të evituar të gjithë këto probleme çfarë duhet bërë? Atë e di politika, unë i jap fjalën zonjës Eni.

Eni Çobani: Po Ardit, është një plagë që nuk e di edhe sa vite do të vazhdojë, për shkak të shumë kushteve. Askush nuk do të rrijë larg familjes, por janë kushtet ato që i detyrojnë. Dhe këtu kemi një rast tipik, një grua që ka qëndruar në Shqipëri pjesën më të madhe të kohës duke rritur fëmijët. Por edhe një zotëri si Qemali, i cili jo me dëshirë është larguar, por problemet familjare kanë bërë që ai gjithmonë të jetë në emigracion për të krijuar kushte më të mira për familjen.

Zonja Anila Bushi, ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin e saj Qemalin, pasi pretendon se ai nuk po kryen detyrimet familjare duke u kujdesur për qetësinë e saj dhe të tre djemve, më i madhi i të cilëve 16-vjeç.

Problem për marrëdhënien në çift është bërë një tokë e blerë nga Qemali në vitin 1998 në Durrës, ku ka ndërtuar edhe një shtëpi. Por Anila pretendon se vëllai i Qemalit, Sytkiu, e ka “riblerë” këtë pronë në vitin 2013 duke i paguar sërish para ish-pronarit dhe gjysma e shtëpisë së saj ka mbetur në pronën e Sytkiut.

Në këtë mes Qemali thotë se nuk e hedh poshtë vëllain, dhe se çështjen do ta zgjidhë vetë në kuvendin familjar, por Sytkiu nga ana tjetër ka fituar gjyqin e shkallës së parë në rrethin gjyqësor të Durrësit. Anila akuzon Qemalin se vjen vetëm një muaj në vit, dhe të gjitha gjyqet i ka ndjekur vetë.

Anila: Tani ky nuk rri këtu që të zgjidhë problemet e veta familjare, por merr rrugën e emigracionit dhe ikën. Unë përballem me ata, sepse unë jetoj aty. Ajo pjesë toke mua më ndan shtëpinë përgjysmë, ku unë jetoj me 3 fëmijët.

Ardit Gjebrea: Anila ti ke hallin e tokës apo të burrit që të ka ikur? Sa vite ke në emigracion ti?

Qemali: 28 vjet.

Ardit Gjebrea: Unë mendova mos ishte problemi i burrit që ka 28 vite në emigracion.

Anila: Jo është problem i madh zoti Ardit se unë jetoj me 3 kalamaj.

Ardit Gjebrea: Ashtu ë?

Anila: Ajo shtëpi është në bazë të asaj toke. Tani njërën pjesë ia ka marrë vëllai dhe ma ndan shtëpinë përgjysmë.

Eni Çobani: Arditi të solli një moment tjetër parasysh që largimi i bashkëshortit nga jeta juaj e përditshme, besojmë ne është më e fortë dhe një problematikë shumë më e madhe sesa toka. Pra një burrë që qëndron jashtë prej vitesh, si është e mundur që për ju nuk është problem parësor bashkëshorti, por është toka?

Anila: Po bashkëshorti zonja Eni, sepse bashkëshorti duhet të jetojë, ti zgjidhë këto probleme që unë kam.

Ardit Gjebrea: Do të zgjidhë problemet e tokës së të tjerëve apo të tokës tënde?

Anila: Aty në atë tokë jetojmë zoti Ardit.

Ardit Gjebrea: Po pra po, por bashkëshorti duhet t’i bëjë hyzmetin tokës tënde, pastaj tokës së të tjerëve.

Anila: Edhe një herë se nuk e kuptova.

Ardit Gjebrea: S’ka gjë, s’ka gjë. E kisha ndryshe.

Ndërkohë Qemali, me gjuhë tepër të vrazhdë, i thotë bashkëshortes “ta qepë gojën, e di unë se si e zgjidh me njerëzit e mi.”

Anila: Si ta qep? Unë jetoj me 3 fëmijë, ti je emigrant. Ti 1 muaj vjen në vit. Unë përballem me vëllain tënd. Unë jetoj me fëmijët tuaj këtu.

BE coffee!