Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

E kishte pritur shumë gjatë këtë moment dhe donte ta bënte të veçantë, siç do e ëndërronte çdo vajzë. Publikisht, në një ambient tejet masiv e të ndjekur nga qindra sy kureshtarë, Edi i është ulur në gjunjë Nadës, duke i ofruar unazën e martesës.

Të gjithë këtë surprizë për të fejuarën e tij ai e organizoi me stafin e “Ka një mesazh për ty”. Edi ishte shumë i emocionuar, ndoshta aq sa ishte në momentin kur i dha puthjen e parë, që vulosi dashurinë mes tyre.

Përballë moderatorit Ardit Gjebrea, ai rrëfeu historinë e njohjes me vajzën e ëndrrave të tij. Gjithçka nisi në Dhjetorin e vitit 2012 kur Eduarti, në atë kohë 19 vjeç dhe në universitet, ftohet nga një shok dhe e dashura e këtij të fundit, për të marrë pjesë në një mbrëmje gjimnazistësh. Në mënyrë që të mos ishte vetëm, ai kërkoi që shoqja t’i gjente një shoqëruese për atë mbrëmje dhe menjëherë ajo i propozoi mikëshën e saj Ernaldën.

Shoqja i pëshpëriti diçka në vesh asaj dhe gjëja e parë që ajo (Ernalda) ka thënë: Unë me atë? Kurrë! Ti je qeros dhe kjo është një gjë që s’ka për të ndodhur kurrë”, tregon Edi për momentin e parë të prezantimit me Nadën.

Siç ndodh zakonisht në raste të tilla, refuzimi është gjithmonë “joshës” për të këmbëngulur më tej. Shoqja i foli vazhdimisht Nadës për Edin, të cilit i ngeli “fiksim” që ta bënte për vete vajzën.

Asokohe Edi punonte kamarier dhe me shumë vështirësi merrte leje për pak minuta që të shkonte në shkollën e Nadës e të shfrytëzonte 15 minutëshin e pushimit të gjatë që ta takonte.

Një ditë ajo ia bëri me shenjë që të futej brenda dhe Edi nuk nguroi të kapërcente mbi hekurat e rrethimit të shkollës. Në katin e tretë të shkollës, ai mundi të fliste vetëm për vetëm me Nadën dhe mesa kuptohet duhet të ketë qenë aq bindës në fjalët e tij sa arriti t’i rrëmbejë dhe puthjen e parë. Ky ishte momenti i lidhjes, por edhe i vështirësive në rritje për ta mbajtur gjallë dashurinë e tyre.

Nada shoqërohej vazhdimisht nga familjarët e saj dhe i vetmi moment i takimit mes dy të rinjve ishte ai 15 minutëshi i “shenjtë” i pushimit në shkollë. Tre muaj më vonë Edi takoi babain e Nadës, i cili i kërkoi që të njihej me familjen e tij. Por mesa duket Edi nuk ishte ende gati për këtë hap sepse donte që të mbaronte dhe shkollën.

“Unë isha shumë skeptik dhe kisha shumë frikë! Nuk doja që ai të takonte familjen time se isha i vogël. I thashë që më vjen keq, por nuk mund të takoheni me familjen time sepse unë nuk jam i gatshëm për asnjë lloj gjëje! Kisha shkollën dhe shumë gjëra të rëndësishme”, tregoi Edi për përgjigjen e tij ndaj kërkesës së të atit të Nadës.

Ndaj dhe prezantimi i familjeve u shty për një kohë të gjatë. Për tre vite të tjera çiftit i duhej të takoheshin me minuta të numëruara, derisa erdhi momenti i shumëpritur për familjet.

Në atë periudhë babai i Edit ishte i sëmurë rëndë dhe mjekët i kishin dhënë shumë pak kohë jetë. Me pëlqimin e familjes, vendosi që të takojnë prindërit e Nadës, në një datë që përkonte dhe me 20 vjetorin e lindjes së vajzës.

Meqënëse gjithçka shkoi mirë, dy të rinjtë menduan se tashmë do ishin të lirë për të shijuar takimet me njëri-tjetrin.

“Isha shumë i kënaqur sepse realisht në ato momente edhe unë u çlirova. Tani do dalim si dy flutura domethënë do ishim më të lirë për të patur më shumë kohë bashkë”, u shpreh ai.

Por në fakt ata u përballën me një sprovë të fortë. Edi u angazhua me Forcat e Armatosura si ushtarak dhe iu desh për një kohë të gjatë që të qëndronte larg Nadës për shkak se ishte me mision jashtë Shqipërisë.

Malli ndoshta e forcoi edhe më tepër lidhjen mes tyre dhe Edi më i bindur se kurrë, mori hapin e shumëpritur: t’i propozojë Nadës për martesë.

Si rrallë herë, rubrika “Ka një mesazh për ty” ishte zhvendosur jashtë ambienteve të studios në TV Klan për të realizuar dëshirën e Edit për ta bërë sa më romantik propozimin.

Një kushërirë e tij ishte bërë edhe bashkëpunëtorja e emisionit “E Diela Shqiptare” për ta sjellë Nadën në ambientet e qendrës tregtare “TEG”. Siç ndodh gjithmonë që gjatë programit “E Diela Shqiptare”, moderatori Gjebrea nisi të bëjë mesazhe promocionale. Ai zgjodhi “rastësisht” Nadën nga klientet e ulura në barin ngjitur, për të realizuar reklamën.

Përveç lotëve të gëzimit dhe puthjes, Nada nuk ka mundur të japë përgjigje më të mirë për këtë propozim të guximshëm në publik. Ajo mundi të thoshte: “Faleminderit shumë! E dija që ishte diçka se kam parë shumë video. Po i thoja që është diçka dhe vetëm kur e pashë…”

“Në emër të redaksisë tonë ju urojmë jetë të lumtur dhe me shumë kalamaj”, i tha Ardit Gjebrea çiftit. Siç u shpreh dhe vetë Edi, ia ka vlejtur gjithë ajo pritje e gjatë për këtë moment.

Me siguri shumë vajza që e kanë ndjekur nga ekrani propozimin e guximshëm të Edit për Nadën dhe kanë filluar të ëndërrojnë. Disa edhe mund të kenë thumbuar partnerët e tyre me pyetjen “përse nuk më bën dhe ti mua një propozim të tillë”…

Megjithëse nuk është i pari dhe as i fundit, Edi nisi lojën. Çdo njeri është unik në ndienjat dhe historinë e tij, ndaj forca! Çfarë prisni akoma?!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti II

Mësuesja Liljana Luani është një grua nga Dukagjini që “mjekon” plagët e gjakmarrjes në krahinën e saj dhe përtej. Dy nxënëse të saj e ftuan në rubrikën “Ka një mesazh për ty” për ta falenderuar për frymëzimin që u jep me anë të misionit që ka ndërmarrë vullentarisht prej shumë vitesh.

Siç treguan Sindi dhe Rovena, ajo nuk është një mësuese si gjithë të tjerat, jo thjesht nga profesionalizmi, por mbi të gjitha nga shpirti human që e karakterizon. Një projekt i Kryqit të Kuq Shqiptar, për fëmijët që nuk shkollohen, bëri që Liljana të përballej me situatën e vështirë të një fëmije që ishte ngujuar për shkak të gjakmarrjes.

“Ky ishte momenti i cili e preku mësuesen thellë dhe e bëri atë të reflektojë për më shumë. Këtu ka lindur dëshira e saj e mashe për të nisur më pas një rrugëtim të gjatë dhe shumë të vështirë për të shkuar pranë çdo fëmije për t’i mësuar artin e bukur të të shkruarit dhe lexuarit”, rrëfeu njëra prej nxënësve.

Prej më shumë se një dekade, ajo shkon në malësitë më të thella të Shkodrës për t’i dhënë mësim fëmijëve të ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ndaj dhe dy nxënëset përfaqësuan zërin e qindra fëmijëve që janë të privuar nga liria, por që mirënjohjen e kanë të pafundme për mësuese Liljanën.

Liljana Luana e pranoi ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe erdhi në studion e emisionit “E Diela Shqiptare” për t’u përballur me nxënëset e saj, çka e emocinoi shumë.

Rovena – Kemi ardhur këtu për të treguar ty dhe për të bërë publike të gjithë mirënjohjen dhe falenderimet tona më të thella për ty, për të gjithë shembullin që ti transmeton për ne. Je një inspirim i përditshëm i joni! Faleminderit për të gjitha sakrificat që ke kaluar gjithmonë , me një vendosmëri, guxim dhe kurajo tepër të madhe. Faleminderit për mesazhin e madh që po na jep për ta përqafuar jetën, siç të na vijë, për ta dashur fort dhe për të mos e lëshuar! Sepse secili prej nesh mund ta bëjë jetën e tij shumë të bukur, mjafton vetëm ëndrra dhe dëshira jonë e brendshme!

Sindi – Dua të të falenderoj për çdo këshillë që na jep! Edhe pse klasa jonë nuk është më nën kujdestarinë tënde, ti gjithmonë je afër nesh dhe kujdesesh për ne, që të jemi një shembull i mirë dhe klasa jonë të jetë një ndër klasat më të mira të shkollës!

Mësuese Liljana i falenderoi nxënëset për fjalët e tyre dhe rrëfeu zanafillën e misionit të saj për të ndihmuar fëmijët që nuk mund të shkollohen për shkak të fenomenit “gjakmarrje”.

Në vitin 2005 Kryqi i Kuq Shqiptar në bashkëpunim me atë spanjoll bënë një projekt për të identifikuar fëmijët që nuk vijnë në shkollë nga fenomeni i gjakmarrjes. Në periferi të qytetit, para se të shkojmë në fshatin Bardhaj, gjeta një fëmijë që po luante në oborr. E pyeta “pse nuk vjen në shkollë?”. Atij i shkoi një lot dhe më tha “jam në gjak”. Seriozisht u trondita shumë. M’u duk vetja tejet e vogël, mu duk shoqëria tejet e vogël, para atij loti që la një kanal në faqet e palara të atij fëmije. Ai qau dhe qava edhe unë me të. I fërkova kokën dhe në ato momente u betova në heshtje që me tërë fuqinë e shpirtit do të të ndihmoj ty dhe fëmijët e tjerë me problematikë gjakmarrje. Aty ka filluar dhe vazhdon dhe sot”, tregoi ajo.

Atë çka duhet të bënte shteti, me anë të forcës së ligjit apo burrat e zonës, shpesh herë ka arritur ta bëjë mësuese Lili. Janë të shumta rastet kur ajo ka mundur të bëjë marrëveshje me gjakësit për të lejuar fëmijët që të frekuentojnë shkollën, apo edhe të bëhen pjesë e festave të 1 Qershorit apo aktivitete të tjera. Si zakonisht, Liljana jep mësim në qytetin e Shkodrës, por misioni i jetës së saj shkon shumë më tej.

“Unë vetë jam bijë nga Dukagjini dhe kam dashur t’i shërbej komunitetit nga vij. Kjo mëë shtë dukur pika më delikate që kanë malë sorët. Udhëtimië shtë i vështirë, me furgona dhe me këmbë. Kam ecur me orë të tëra. Nxënësit e mi më kanë pritur me padurim. Sado që lodhem ata më japin forcë. Punoj me gjithë shpirt me ta”, tregoi mësuese Liljana për përvojën në zonat e thella malore.

Ajo tashmë nuk është thjesht një mësuese që ndihmon nxënësit të shkruajnë e të lexojnë, por edhe një nënë e bamirëse për ata fëmijë, familjet e të cilëve duke qenë të ngujuar për shkak të gjakmarrjes, kanë dhe probleme të theksuara ekonomike. Liljana veçoi rastin e një fëmije që e merr në telefon sa herë që ka një nevojë, përtej mësimdhënies.

“Atë djalë unë e kam jetim. Sa herë ka probleme më merr në telefon. Më mori në telefon dhe më tha “dua bukë”. Mora furgonin, bleva ushqime aq sa kam mundësi me rrogë mësueseje. U nisa bashkë më burrin tim. Ishte kohë e keqe dhe duhej të kaloja me varkë. Liqeni i Vaut të Dejës atë ditë ishte jo gri, por i zi. Duhej të kaloja aty për të shkuar tek ai djalë që t’i çoja bukë. Përpiqem me sa mundem. Nukë shtë se i bëj të gjitha vetëm me rrogën time, por që kam arritur deri diku tu qëndroj afër atyre fëmijëve”, vijoi të tregonte ajo.

Mësuesja rrëfeu se lufton fort që këta njerëz të kenë vëmendjen e duhur nga shteti shqitpar dhe gjithë shoqëria. Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga kompani të mëdha private, që kanë promovuar punën vullnetare të mësueses, si dhe kanë dhënë edhe mbështetje financiare.

“Fushata e Vodafone “me zemër” më ndoqi deri në zonat e Dukagjinit. Shkoj dhe me varkë tek nxënësit e mi. Si rezultat i asaj reklame, iu bë rikonstruksioni shkollës, një shkollë model. Ajo ka qenë edhe shkolla ku kam mësuar vetë. Unë ndihem mirë sepse shpesh thonë që “është shkolla qëë shtë rregulluar për Liljanën”, tha ajo.

Mësuese Liljana është përfshirë aq shumë në misionin e saj sa ka filluar dhe një studim për nivelin arsimor, psiko-social dhe gjendjen ekonomike të fëmijëve, familje e të cilëve janë të prekur nga gjakmarrja. Që nga fshati Curraj i Epër në Tropojë e deri në qarkun e Durrësit ajo po përpiqet të nxjerrë një statistikë të saktë për këtë problematikë. Megjithë se nuk janë aq shumë sa mendohet, mësuese Liljana tha se kyë shtë një fenomen dhe plagë e shoqërisë shqiptare.

Për punën e saj kanë respekt të gjithë, përfshirë këtu dhe “gjakësit”, të cilët jo pak herë i kanë dhënë besën që të kryejë e qetë misionin e saj human tek familjet e ngujuara. Mirënjohjen njerëzit ia shprehin, duke i hapur derën në çdo shtëpi ku ka shkelur dhe kjo për mësuesen nuk është pak.

Përveç dy nxënëseve të pranishme në emision, stafi i “Ka një mesazh për ty”, i ka sjellë një video-mesazh surprizë Liljanës nga një djalë i ngujuar prej 17 vitesh, fjalët e të cilit e kanë bërë të përlotet atë dhe të pranishmit në studio.

Prej pesë vitesh ajo i jep mësim vullentarisht në shtëpi dhe tashmë djali pret të bëjë provimet e klasës së 9-të. Mes falenderimeve të mëdha nxënësi shprehte dëshirën që edhe gjimnazin ta vazhdonte po me të njëjtën mësuese sepse siç thoshte adoleshenti “e vetmja mënyrë për të mësuar se çfarë ndodh jashtë mureve të shtëpisë je vetëm ti”.

Në letrën e nxënësit të ngujuar shkruhej:

E dashur mësuese Lili

Do të doja shumë që këto fjalë të ti thoja personalisht përpara gjithë publikut shqiptar. Ti e di që unë jam tip shumë i mbyllur dhe i vetmi person me të cilin hapem dhe flas, je vetëm ti.

Dua të të falenderoj që ti po bën një sakrificë dhe një punë të pa lodhur për të më mësuar mua dhe vëllain tim. Ne nuk kemi as televizor e as radio dhe e vetmja mënyrë për të mësuar se çfarë ndodh jashtë mureve të shtëpisë je vetëm ti. Sa herë të shoh ty tek dera e shtëpisë mbushem me gëzim. Ti na fal dashuri njëlloj si nëna jonë. Unë këtë vit mbaroj 9-vjeçaren dhe do doja shumë që edhe gjimnazin ta bëja me ty. Të mësoj fort e të të bëj ty krenare. Të dua shumë dhe gjithmonë do e tregoj me krenari që ajo që më bëri të dua librin ke qënë ti se unë kam dashur të bëhem futbollist. Mezi pres ditën që do vish sërish tek shtëpia jonë. Të përqafoj…

Mirënjohja për punën e pa lodhur i ka ardhur dhe nga moderatori i emisionit Ardit Gjebrea dhe nga publiku në studio që e kanë duartrokitur pafund. Me të drejtë edhe nxënëset e saj janë shprehur që “po të kishim disa mësuese si Lili, me siguri që Shqipëria do vuante më pak nga plagët e fenomenit të gjakmarrjes”.

Ajo nuk është thjesht një model frymëzimi për të dashur jetën, por një model i investimit për një shoqëri paqësore e të emancipuar.

PER DREKE ME MUA!

Rubrika “Për drekë me mua” e emisionit “E Diela Shqiptare” nisi një garë të re ditën e sotme, mes tre gazetareve të njohura si Alma Çupi, Jonida Shehu dhe Fatma Haxhialiu, të cilat treguan aftësitë e tyre në gatim.

Siparin e kësaj e gare e hapi gazetarja Alma Çupi, e cila me sportivitetin që e karakterizon, do na tregoi se sa e përkushtuar është në kuzhinë. Gazetarja rrëfeu se eksperienca me emisionin “Histori shqiptare” e ka larguar gjithnjë e më shumë nga kuzhina.

“Vitet e fundit po ha në dyert e të tjerëve”, tha ajo me humor, duke pranuar se në frigoriferin e saj s’ka gjë tjetër veç vezëve dhe djathit të Gjirokastrës.

Por tashmë pjesëmarrja në rubrikën “Për drekë me mua” i “veshi” përparësen Almës, pasi duhet të mirëpriste dy konkurrentet e saj, gazetaret Jonida Shehun dhe Fatma Haxhialiun, si dhe dietologen Blerina Bombaj.

Pjatën e parë Alma e quajti “Jeta e fundit”, një sallatë me avokado, qepë, limon e kastraveca. Kjo pjatë i zhgënjeu pak të ftuarat, pasi prisnin më shumë.

Pjatën e dytë e kishte quajtur “Kunati”, një recetë e thjeshtë dhe e lehtë për t’u gatuar: salmon në tavë i shoqëruar me kërpurdha të gatuara me hudhra në tigan.

Ndërsa pjata e tretë e quajtur “Pabesia”, ishte një dardhë e zier me verë të kuqe dhe e shërbyer me reçel.

Emërtimi i kësaj pjate krijoi shumë dilema e humor në tavolinë. Të ftuarat e saj, gazetarja Jonida Shehu, Fatma Haxhialiu dhe dietologia Blerina Bombaj u gjetën në befasi, ndërsa Alma i pyeti drejtpërdrejt: A jeni prerë në besë nga bashkëshorti?

Fillimisht Fatma u përpoq të shmangte bisedën, duke thënë se ndoshta nga bashkëshorti jo, por nga të tjerë e ka provuar shijen e pabesisë. Ndërsa Jonida pohoi duke shpjeguar se para se të sillte në jetë vajzën, bashkëshorti i kishte premtuar që do ta ndihmonte, por nuk ka rezultuar kështu.

Por Alma nuk e la me kaq… Ajo e ndezi sërish bisedën duke pyetur nëse mund të funksionojë një martesë pa tradhëtuar as njëri nga bashkëshortët.

Jonida dhe Blerina u përgjigjën menjëherë që po. “Dëgjo Alma nuk e ka problemin martesa”, tha Jonida. Ndërsa Fatma tha “nuk e di”.

Alma vijoi të thumbonte konkurrentet, duke i pyetur a do të ndaheshin nga bashkëshorti nëse do t’i tradhëtonte.

Para se të lindja çunin isha shumë kategorike, thoja unë ta marr vesh, nuk bëhet fjalë. Tani, edhe për faktin që ai është një baba i jashtëzakonshëm, unë i kam thënë po të jesh i zoti bëj çfarë ke për të bërë, po mos ta marr vesh unë”, u shpreh Fatma, ndërkohë që me humor mori një thikë në tavolinë që e përplaste herë pas here.

“Nuk e di Fatma, mendoj që ti tjetër gjë thua dhe tjetër gjë ke përbrenda se më ke hequr bullonin e tavolinës që e kam prej 20 vitesh”, i tha Alma, duke parë që nga përplasjet e thikës ra dhe një bullon i tavolinës.

Të qeshurat kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës drekën e mikeshave, duke na bërë të kemi pritshmëri të mëdha dhe për drekën e ardhshme, të cilën do e përgatisë Jonida.

Pjatat e Alma Çupit konkurrentet i vlerësuan me 47 pikë. Është ende herët për të kuptuar se në çfarë niveli janë, pasi duhen parë dhe pjatat e Jonidës dhe Fatmës, por për emërtimin e tyre dhe për atmosferën që krijoi gjatë drekës, jemi të sigurt që Alma ishte në majë.

“SHIHEMI NË GJYQ”

Një çift bashkëshortësh janë bërë sot pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” të emisionit “E Diela Shqiptare”. Dafina ka kërkuar një seancë ndërmjetësimi me bashkëshortin e saj Naun, për shkak të një biznesi që kanë.

Ata janë pronarë prej shumë vitesh të një pike karburanti në fshatin Gjinar të Elbasanit. Por Dafina akuzonte bashkëshortin pse nuk ka regjistruar pronën mbi të cilën është ndërtuar karburanti i tyre, që kur e krijuan atë.

Sot në tokën ku ata kanë karburantin rezulton që pronar të jetë dikush tjetër. Dafina ka dyshimet e saj edhe mbi bashkëshortin…

Dafina – Më vjen zor sot që kam dalë para publikut, por ishte e pamundur se kisha një hall shumë të madh! Kam sjell burrin këtu sot se më ka zhdukur pasurinë, jetën dhe familjen!

Nauni – Ça pasurie e familje të kam zhdukur unë ty?

Dafina – Më ke zhdukur jetën! Më ke lodhur! Kam 10 vjet që vuaj dhe drejtësia nuk më jepet!

Nauni – Ne familjen e kemi “top”!

Dafina rrëfeu se ishin një familje shumë e mirë dhe e pasur, ndërsa tani vuajnë sepse bashkëshorti nuk ka regjistruar pronën, ku kishin ngritur biznesin. Ajo gjithashtu e akuzoi që ka shitur tokën pa i thënë familjarëve.

Ndërsa Nauni i shqetësuar tha: “Do shiskam unë tokën dhe familjen time dhe t’ja jap atij tjetrit? Kurrë në botë!”

Ai tregoi se gjatë viteve 1993 aplikuan të Këshilli i Komunës për një pikë karburanti në Gjinar të Elbasanit. Ata e morën lejen e shesh-ndërtimit e më pas të ndërtimit të objektit nga firma “Shkumbini” dhe në vitin 1995 e hapën aktivitetin e tyre si pronë-shtet, me sipërfaqe 40 metra katrorë objekt dhe 800 metra katrorë sheshi i ndërtimit.

Dafina pretendonte se bashkëshorti i saj nuk ka tentuar ta regjistrojë pronën e tyre te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, çka ky i fundit e mohoi. Ai tregoi se një miku i tij mori përsipër përfundimin e procedurave për regjistrimin e pasurisë, por më pas i tha se nuk ishte vendosur çmimi i shitjes së tokës, në mënyrë që Nauni t’ja blente shtetit dhe ta regjistronte në emrin e tij.

Ndërkohë që Dafina e ndërpreu duke i thënë se nuk ka patur lejen e shesh-ndërtimit të truallit prej 800 metrash katrorë, ndaj nuk kishte si ta regjistronte pasurinë.

Ndërsa jursitja Eni Çobani u shpreh se ai ka ngarkuar një person me detyrën e regjistrimit të pasurisë së tij pa asnjë lloj prokure, duke hequr vetë dorë nga përgjegjësia. Por Nauni tha se ka shkuar vetë te ZVRPP Elbasan dhe i kanë thënë po të njëjtën gjë, që nuk ishte vendosur ende çmimi i shitjes së tokës.

Dafina akuzoi bashkëshortin për shitjen e karburantit, pasi ai ishte pronë-shtet dhe ka qenë funksionale prej tyre për rreth 25 vjet. Ajo tregoi se e ka zbuluar pronësinë e karburantit nga dikush tjetër në vitin 2011, pasi kishte shkuar për ta regjistruar.

“Në 11 Janar të vitit 2011 unë aplikova në Hipotekë dhe pas një muaji shkova pyeta për të marrë certifikatën e pronësisë. Më tha që ka dalë pronari. Ç’është ky pronar se jam vetë unë. Më thanë që është Pjetër Topi dhe unë e pyeta a ka aplikuar dhe më tha jo. Po ku e di ti kur nuk ka aplikuar? Pse s’ma regjistron mua?”, tregoi Dafina e agravuar.

Ndërsa jursitja Eni Çobani u shpreh se ai ka ngarkuar një person me detyrën e regjistrimit të pasurisë së tij pa asnjë lloj prokure, duke hequr vetë dorë nga përgjegjësia. Por Nauni tha se ka shkuar vetë te ZVRPP Elbasan dhe i kanë thënë po të njëjtën gjë, që nuk ishte vendosur ende çmimi i shitjes së tokës.

Dafina akuzoi bashkëshortin për shitjen e karburantit, pasi ai ishte pronë-shtet dhe ka qenë funksionale prej tyre për rreth 25 vjet. Ajo tregoi se e ka zbuluar pronësinë e karburantit nga dikush tjetër në vitin 2011, pasi kishte shkuar për ta regjistruar.

“Në 11 Janar të vitit 2011 unë aplikova në Hipotekë dhe pas një muaji shkova pyeta për të marrë certifikatën e pronësisë. Më tha që ka dalë pronari. Ç’është ky pronar se jam vetë unë. Më thanë që është Pjetër Topi dhe unë e pyeta a ka aplikuar dhe më tha jo. Po ku e di ti kur nuk ka aplikuar? Pse s’ma regjistron mua?”, tregoi Dafina e agravuar.

“Kemi ndryshime vlerash të konsiderueshme nga vendimi i parë te i dyti, por mos ngatërrojmë: është i njëjti vendim i shtypur dy herë! Por se cila nga këto ka ngelur në fuqi, këtë e ka për detyrë Prokuroria e Rrethit Elbasan, ku zotërinjtë janë të detyruar të shkojnë dhe të interesohen deri në fund për të vërtetën e kësaj historie!”, u shpreh zonja Çobani.

Dafina pretendoi se sekretarja e gjykatës i ka grisur kopjen e njërit prej vendimeve që posedonte, duke i thënë që nuk ka për ta parë më atë dosje. Duke marrë shkas nga kjo, juristja theksoi se kjo çështje duhet të shkojë patjetër në prokurori, pasi ka shkelje të rëndë të ligjit nëse është zhdukur njëri prej vendimeve.

Por Dafina tha se ka komunikuar me vetë gjykatësen, e cila i kishte mohuar të ishin vendimet e saj, pasi sipas saj, kishte marrë një vendim tjetër.

Ajo shtoi se lejen e shesh-ndërtimit të truallit me sipërfaqe 800 metra katrorë e kanë zhdukur edhe nga arkiva e gjykatës edhe nga e bashkisë.

Më datë 15.09.1994 Naun Peci është pajisur me lejen e ndërtimit të karburantit, çka nuk mund të mohoet nga asnjë institucion.

Ai ka paditur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, më datë 09.07.2013, Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave familjen Topi, si dhe ZVRPP-në Elbasan.

Gjykata vendosi që sipërfaqen prej 40 metrash katrorë ku ka objektin, do t’i njihet, ndërsa truallin do t’i duhet t’ia blejë familjes Topi, e cila është pronare e sipërfaqes prej 800 metrash katrorë.

Nauni rrëfeu se ka qenë gjatë gjithë këtyre viteve në emigracion për të siguruar të ardhura për të mbajtur familjen, ndaj dhe të gjithë çështjen e ka ndjekur Dafina.

Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare” në këtë seancë ndërmjetësimi i dha të drejtë Dafinës, e cila i kërkoi bashkëshortit të ndjekë çështjen dhe të fitojë pronësinë e tyre.

Ndërsa Nauni shfaqi mirënjohjen për bashkëshorten dhe tha se do të qëndrojë me të derisa të jetë gjallë. Ai gjithashtu premtoi se do të mundohet ta rifitojnë pronën, duke e mbyllur edhe këtë seancë ndërmjetësimi me sukses.

“TELEBINGO SHQIPTARE”

EDHE UNE KENDOJ!