E DIELA SHQIPTARE – EMISIONI 4 (SEZONI 11)

Emision: 14.10.2018

Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Vitet nuk janë të rëndësishme dhe nuk e zbehin dashurinë për dikë i cili të ka dhënë dorën kur ti ke pasur nevojë më shumë se kurrë edhe pse prej shumë vitesh nuk je parë apo dëgjuar. Kur kanë kaluar më shumë se dy dekada për Marsildën dhe familjen e saj zonja Vitore nga Lezha, ka mbetur gjithmonë në zemrat e tyre. Historia e një familje të shpërngulur në Lezhë dhe më pas në Lushnje ishte pjesa e parë e “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan, ku protagoniste ishte Vitorja. Pas 26 vitesh Marsilda arriti të takohet me Vitoren, e cila ka bërë të mundur që ajo të jetë gjallë. Marsilda lindi 8 muajshe dhe shpresat për të jetuar ishin shumë të pakta, por këmbëngulja dhe kujdesi i Vitores nga Lezha e ka shpëtuar atë. Për shumë vite me radhë Marsilda nuk rreshti së kërkuar Vitoren dhe familjen e saj për ti falënderuar, prandaj ajo zgjodhi “Ka një mesazh për ty” për të bërë të mundur gjetjen e saj dhe takimin pas 26 vitesh.

Marsilda: Zanafilla e historisë fillon në kohën kur unë kam lindur pasi në atë periudhë një njeri i dashur për mamin tim është shkëputur prej nesh. Ne kemi jetuar në Pogradec në vendlindjen e babain. Në vitin 1979 kur ndodhi tërmeti në Lezhë duke qenë se babai ka qenë inxhinier ndërtimi transferohet me punë vullnetare në Lezhë. Fillimisht u largua i vetëm dhe më pas duke parë që njerëzit ishin shumë mikpritës dhe ambienti ishte i mirë për të jetuar vendosi të transferojë të gjithë familjen. Në atë kohë kanë qenë dy prindërit dhe tre fëmijë më të mëdhenj se unë, dy vëllezër dhe një motër. Pas 1979 në vitin 1982 vjen në jetë fëmija i katërt i familjes dhe pas kësaj lindje nëna ime kalon shumë vështirës, probleme shëndetësorë për të cilën kishte nevojë të kujdesej për të por edhe për fëmijët. Shpesh herë në familje më flitet për Zonja Vitore, ajo ka qenë një ndër mikeshat më të mira që nëna ime ka patur atje. Ka qenë një përkrahje, një motër për mamin tim duke marrë parasysh që mami im ishte vajzë e vetme dhe familjen e saj e kishte larg që ata ti gjendeshin pranë e kishin të pamundur. Në atë kohë mjekët i thonë mamit që duhet të sillte në jetë dhe një fëmijë tjetër. Mami kishte probleme gjinekologjike dhe shpesh herë i duhej të qëndronte në shtrat. Kurse zonja Vitore, jetonte aty afër nesh, në Lezhë. Kishte dy djem të rritur dhe bashkëshorti. Fëmijët e saj kanë moshën e dy fëmijëve të mëdhenj të mamit tim. Bashkëshorti i saj punonte me babain tim. Mami im e ka emrin Gurie. Në kohën që mami ishte sëmurë, për fëmijët duhet të kujdesej dikush dhe zonja Vitore kujdesej për mamin dhe fëmijët. Ka qenë një lidhje shumë e fortë. Madje ajo që gatuante Vitorja në shtëpinë e saj, haej edhe në shtëpinë tonë.

E pyetur nga Arditi nëse ato janë ende mikesha të ngushta, Marsilda përgjigjet kështu: Fatkeqësisht jo, sepse në ‘92 familja ime largohet nga Lezha. Ne u shpërngulëm në Lushnje. Por unë doja të tregoja detajin që më shtyu mua ta kërkoj unë zonjën Vitore. Kur unë kam ardhur në jetë mami im ka qenë qenë 8 muajsh dhe atëherë flitje që fëmijët 8 muajsh nuk jetojnë. Në momentin që unë kam ardhur në jetë unë jam hedhur në një legen, me idenë që unë nuk mund të bëhesha. Gjymtyrë kanë qenë të ngjitur, nuk ishte bërë formimi siç duhej.

Ka qenë këmbëngulja e zonjës Vitore që ka ndërhyrë në ato momente. Më ka marrë nga legeni dhe është kujdesur për mua afërsisht për 4 muaj. Mami kur më shikonte trembej, pasi nuk kishte parë ndonjëherë fëmijë të tillë. Dhe ka qenë zonja Vitore që është përkujdesur dhe e kam falenderuar çdo ditë sepse falë saj unë jam sot këtu. Fale saj unë kam kaluar shumë situata të bukura dhe unë jam sot vetëm falë saj. Kam qenë 1 vjeçe kur jemi larguar dhe mbaj mend imazhin e saj vetëm nga ana e fotove bardhë e zi.

Ardit Gjebrea: A i ke sot fotografitë e saj?

Marsilda: Nuk i kam pasi në vitin, pasi në vitin 1998 në Lushnje ka ndodhur një përmbytje dhe bashkë me disa sende të tjera rrjedha e ujit mori dhe fotot. Tashmë na ka ngelur vetëm bisedat që në bëjmë për zonjën Vitore. Mami së bashku me Vitoren visheshin njësoj dhe njerëzit i thërrisnin motrat Libohova.

Ardit Gjebrea :Sa vite kanë kaluar që ju nuk jeni parë me Vitoren?

Marsilda: Kanë kaluar 26 vite. Në kohën kur udhëtohej me tren babai im është takuar rastësisht me bashkëshortin e zonjës Vitore. Kemi mësuar që zonja Vitore kishte sjellë në jetë dhe një vajzë. Shpresoj të bëhem me një motër. Vitorja ka patur shumë vlera në familjen tonë që është ende mes nesh shpirtërisht.

Ardit Gjebrea: Ju e keni kërkuar?

Marsilda: Tentova që të kërkoja njëherë e vetme. Të përpiqesha të bëja ndonjë investigim, në shpi me një telefon në dorë me anë të Facebook-ut, përpiqesha të gjeja emrat e djemve të Vitores. Me njërin prej tyre dhe jemi takuar, jetonin në qytetin e Elbasanit dhe mamaja e tij quhej Vitore dhe babai Eqerëm, por në fakt ishin të tjerë. Dhe pasi jemi takuar, i kam thënë që kënaqësi që u takuam por kërkoj dikë tjetër. Kontaktova dhe me avokatin e familjes i jap të gjitha të dhënat por që ishte e ndaluar për arsye sigurie që të jepeshin informacione nga persona të paautorizuar, por deri në momentin që kontaktova me emisionin tuaj çdo përpjekje që kisha bërë ishte e çuar dëm.

Arditi: Tani nëse zonja Vitore do të shikonte çfarë do ti thoje?

Marsilda: I kam borxh jetën, falë saj unë jam gjallë dhe pse jo të kem një takim, një kontakt me të. Siç ka qenë personi i parë që ka dëgjuar të qarën time dhe ka parë lëvizjet e para të një fëmije. Unë jetoj ende me prindërit dhe dëshira ime e madhe është të kem një teze në krah ditën që unë do të dal nga dera e prindërve të mi.

Ardit Gjebrea: Zonja Vitore ka ndonjë motër?

Marsilda :Nuk e di, sepse nuk di shumë për familjen e saj. Ka patur të afërm të tjerë, por familjen e saj nuk e ka patur në Lezhë.

Në anë tjetër të murit, Vitorja dëgjoi gjithçka që Marsilda tha në emision.

Vitorja: Kjo ka qenë shumë e vogël, unë me mamin e kësaj kemi kaluar si motra.

Ardit Gjebrea: Ti ke vajzë?

Vitorja: Unë kam katër çuna.

Arditi: A të ka marrë malli për zonjën Gurie?

Vitorja: Por mua më ka marrë malli shumë, pasi ne kemi kaluar shumë mirë.

Mes emocionesh dhe Zonja Vitore u takua me Marsildën. Në studion e “Të dielës Shqiptare” ishte dhe djali i dytë i zonjës Vitore.

Por historia nuk mbaron këtu. Një mesazh nga stafi i “Të dielës Shqiptare” i shkoi dhe zonjës Gurie. Kjo e fundit mbërriti në studio, ku Arditi së bashku me protagonistët e tjetër të këtij mesazhi vendosën që të ti bënin një “ lojë”, ku vajza e saj do ti prezantonte djalin e Vitores si të dashur dhe zonjën Vitore si vjehërr.

Marsilda: Erdha me qëllim për të vajtur në spital për tu interesuar për operacionin e vëllait për të kërkoj ndjesë që të lodha gjithë këtë kohë. Por të kërkoj ndjesë që të kam lënë në ankth, duke të gënjyer që nuk isha ajo. Nëse do vijë një ditë që unë të largohem nga shtëpia, ose ti do jesh paja ime, ose djali do jetë pranë nesh dhe të jetojë me ne. Gati një muaj që ti qëndrove në Greqi tek çunat kam menduar çdo natë sesi të të sillja ty këtu sot dhe të prezantoja surprizën që kam bërë për ty. Ndoshta mund të prekesh, ose do lumturohesh është ligji i natyrës. Mami është mësuar të më ketë vetëm të saj. Por tani bashkë me mamin kohën do ta përgjysmojmë dhe me Fabjolion.

Fabjoli: Përshëndetje, zonjë…

Guria: Këtë surprizë mund të ma thoje dhe në shtëpi. Kjo ishte surpriza?!

Ardit Gjebrea: Pse çfarë doje ti edhe bebin…

Marsilda: Ne sot nuk kemi ardhur vetëm, është dhe mamaja e djalit që unë kam në krah.

Vitorja: Përshëndetje…

Guria: Përshëndetje, ndoshta do me pjeki shumë e ndjej që në të parë…

Pas një komunikimi të shkurtër, mes Guries dhe Vitores, Guria thotë se është nga veriu.

Sapo Arditi, i tregon se ajo e ka emrin Vitore, Guria emocionohet dhe mes lotësh, rrëfen historinë e tyre.

Guria dhe Vitorja përqafohen me njëra tjetër.

Edhe këtë herë “Ka një mesazh për ty” në “Të dielën Shqiptare” ka bërë njerëz të lumtur.

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti II

Në pjesën e dytë të “Ka një mesazh për ty” në programin “E diela Shqiptare” në Tv Klan ishte historia e një vogëlusheje. Joralda është vetëm 5 vjeçe dhe megjithatë në supet e saj peshon një histori shumë e dhimbshme, por për fat të mirë mrekullitë ekzistojnë. Pak ditë më parë vogëlushja kishte ditëlindjen dhe dëshira e madhe e saj ishte të këndonte me këngëtarin e saj të zemrës Erik Lloshin. Ardit është takuar me nënën e saj, Joridën për të mësuar pse Joralda ka dëshirë për të kënduar me Erik Lloshin.

Arditi shkoi në Durrës dhe takohet me nënën e vogëlushes ditën e ditëlindjes së saj ku i bën dhe surprizën. Por cila është historia e Joraldës, ose Adës, siç e thërrasin prindërit.

Jorida: Që në muajin e 8 të shtatzënisë nisi historia e Joraldës. Unë kisha një djalë dhe pas 7 vitesh isha shtatzënë me një çun në fakt sepse doktori na ka thënë gjatë gjithë kohës që ishte një djalë. Nuk u mërzitëm, thashë kishim 1 djalë do bëheshim me 2. Deri në muajin e tetë isha mirë, më pas nuk po e ndjeja më. Kisha 5 ditë që nuk po e ndjeja, por për një moment mendova është dembel. Më pas fillova të shqetësohesha dhe mora burrin dhe shkova tek mjeku. Doktori po më shikonte gjatë gjithë kohës dhe mendova se diçka nuk po ecte tamam. Ai me tha se fëmija ka vdekur, në moment u shtanga dhe më pas e mbajta veten dhe thashë se ti e ke një fëmijë edhe pse po e prisnim. Ai më tha do vish nesër në maternitet dhe ta heqim. E mora pak veten dhe ika në shpi. Të gjithë rrinin në heshtje dhe të gjithë ishin të mërzitur. Të gjithë qanin. Unë u shtanga. I kisha bërë të gjitha gati edhe rrobat. Vjen vëllai im dhe sa futet në derë sepse ai sa më gjente tek mami vinte kokën tek barku im. Joraldi i dajës thoshte, pasi i kishim vënë dhe emrin se ishte çun. Erdhi ai vuri kokën dhe nisi me duke qarë, më pas nisa dhe unë. Kur ai vuri kokën, unë ndjeva se fëmija lëvizi, më tha bashkëshorti që të është bërë fiksim, por jo unë isha e bindur se foshnja lëvizi. Shkuam menjëherë në spital dhe aty ndenja në spital për një muaj. Aty kam ndjerë vetëm disa lëvizje dhe zemra e fëmijës i kishte rrahjet shumë të rralla. U bënë 3 -4 mjekë që më ndiqnin. Ajo nuk lëvizte më. Më dërgojnë Tiranë dhe mjekët thanë urdhër që të futem në sallën e operacionit. Pasi doli fëmija, unë nuk e dëgjova të qante dhe mjekët nuk ma dhanë farë fëmijën. Nuk e dija akoma që ishte vajzë, ajo nuk qau. Aty mendova se foshnja im kishte lindur i vdekur, pasi askush nuk ma dha. Kur kam dalë nga salla më tha mami, të keqën mami u bërë më motër, erdhën infermieret dhe u thashë se kam çun, nuk kam gocë, nuk e pranoja. Për momentin prisja që të më sillnin fëmijën, por nuk ma sollën. E mori infermierja dhe e zbritën poshtë në reaminacion. Unë i thashë të ma sillte ta shikoja, por ajo nuk ma solli.

Ardit Gjebrea: Por pse nuk ta sollën?

Jorida: Nuk ma sillnin sepse thoshin që mund të vdiste dhe më mirë të mos e shikoja. Një ditë, dy ditë, tre ditë nuk e pashë. Më vendosën në një dhomë më një grua tjetër që kishte lindur, asaj i sollën fëmijën, mua jo. Kur dëgjova të qarat e fëmijës tjetër thashë së vdiqa, thirrën doktorin, psikologët, pasi unë u bëra shumë keq.

U ngrita dhe i thashë forca vetes dhe vajta vetë tek dhoma. Kur e pashë atje, ajo ishte 1 pëllëmbë fëmijë, pasi ka lindur 900 gram dhe përsëri nuk më jepnin siguri. Kur ka lindur doktoresha i ka thënë burrit tim merreni pasi nuk do të rrojë. Burri im ka thënë nuk do ja heqim oksigjenin kur të vdesë nga Zoti, unë vetë nuk ja heq oksigjenin.

Ardit Gjebrea: Pas sa kohësh ja hoqën oksigjenin?

Jorida:Pas dy javësh ja hoqën dhe përsëri mendonin se nuk do të rronte. Edhe sot kur e shikojnë thonë, “kjo që do të vdiste është”. Unë e kam marrë gocën në shtëpi dhe kam besuar vetëm në Zot dhe jo tek ata. E kam kthyer shtëpinë në spital.

Ardit Gjebrea: Për çfarë kishte nevojë vajza? Tani duhet të blije dhe rroba për gocën, pasi ti i kishe blerë për djalë?

Jorida: E kam mbajtur me lesh të palarë, me çarçafë, nuk kishte rroba për vajzën sepse ajo ishte shumë e vogël. Pas tre muajsh i kam veshur rroba vajzës.

Ardit Gjebrea: Po si ja dole, paske qenë ë fortë?

Jorida: Nuk e dija që do isha kaq e fortë. O Zot thoja të zgjohesha. Ai më ndihmoi që u ba vajza ime kjo që është sot.

Ardit Gjebrea: A mund të më thuash momentin kur vajza u barazua në peshë, filloi të ecë, pas sa kohësh e mori veten?

Jorida: Ka ecur, 1 vjeç e gjysëm, afër dy vjeç. Kur shkoi 2 vjeç e gjysëm mua më iku frika. Shoqja e saj ectë në këmbë, vajza ime jo. Sot Ada është më e shkathët se shoqet e veta.

Ardit Gjebrea: Tani le të vimë pak tek dashuria për muzikën dhe në veçanti për Erikun.

Jorida: Ada gjithmonë ka pasur qejf muzikën, por është dhënë njëherë Maratona e Këngës, e çova dhe u fiksua pas Erik Lloshit. Ajo i do të gjithë këngëtarët, por pas atij u fiksua dhe më pyeste gjithmonë kur do vijë përsëri. Aty filloi, çfarë të gjente e bënte mikrofon. Kur mori vesh që Eriku ishte fejuar u bë pak xheloze. Po për Erikun na hedh “poshtë” dhe neve. Kur shikonte surprizat tek “E diela Shqiptare” thoshte sa qejf kam ta bëj ditëlindjen tek “Ka një mesazh për ty”. Dhe unë doja ti bëja një surprizë vajzës.

Ardit Gjebrea: Sa njerëz keni ftuar?

Jorida: Kam ftuar rreth 40 persona, por të shohim sa njerëz do të vinë.

Gjatë kohës që Joralda është duke festuar dhe kënduar në ditëlindjen e saj, në anën tjetër të lokalit, Eriku interpretonte këngën që këndonte dhe vogëlushja.

Erik Lloshi: Jam shumë i lumtur që jam në ditëlindjen e saj sot.

Joralda përqafon Erikun me lot në sy. “Ka një mesazh për ty” bëri të lumtur vogëlushen dhe familjen e saj, duke i realizuar dëshirën.

NE JEMI CFARE HAME KUJDES SHENDETIN

“TELEBINGO SHQIPTARE”

KENGA MAGJIKE!

“SHIHEMI NË GJYQ”

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” ishte Besim Masha për tu ballafaquar me djalin e tij, Muratin, i cili ka ardhur në studio nga burgu ku vuan dënimin për akuzën e vjedhjes me armë. Besimi nuk ka shkuar asnjëherë ta takojë djalin e tij në burg që ditën që ai vuan dënimin.

Murati para 3 vitesh është akuzuar nga Policia, Prokuroria si dhe dënuar nga Gjykata si autori i një vjedhje më armë, në banesën e një komshiu të tyre, zotit Qemal Dacit. Që nga ajo periudhë e deri më sot, zoti Besim nuk është takuar me djalin dhe është në hasmëri dhe me familjen e Dacit.

Historia

Në 12 Mars të vitit 2015 në orën 19:30 është njoftuar në policinë e Krujës se ka ndodhur një vjedhje me dhunë në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur në familjen e zotit Qemal Daci. Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka parë dy gra të lidhura, bashkëshorten e zotit Qemal Daci si dhe një komshie të saj që kishte shkuar për kafe. Zonjat janë gjetur në gjendje shuam të rëndë fizike dhe mendore. Autorët kanë qenë 5 persona dhe të maskuar. Njëri ka qëndruar me zonjën, njëri ka qëndruar jashtë dhe tre të tjerët kërkonin për mallin që do të vidhnin, pretendohet një shumë e madhe parash. Në këto momente të ngjarjes së rëndë zoti Daci ka qenë në një ambient tjetër bashkë me djalin dhe ku pretendohet se ka gjetur njërin nga këta bashkëpunëtorë me një mjet.

Eni Çobani: Besim Masha është babai i 5 fëmijëve dhe më ka thënë nëse kjo gjë ka ndodhur unë nuk e dua më atë diel dhe kjo gjë më ka vrarë edhe shpirtërisht dhe prandaj kam mundësuar ardhjen e Murat Mashat për të na treguar çfarë ka ndodhur atë natë. Murat Masha është dënuar më 7 vite e gjysmë dhe kërkon pafajësi, pasi nuk është pjesëmarrës në këtë ngjarje. Ndërkohë ata që kenë kryer vjedhjen e kanë kryer dënimin dhe jetojnë të lirë në territorin e Shqipërisë.

Sot je përballë zoti Besim dhe ky është dënimi i dytë, të parin ta ka dhënë ligji dhe të dytin familja. Ti duhet të thuash vetëm të vërtetën, Unë si ndërmjetëse në këtë senacë ndërmjetësimi kërkoj të thuhet vetëm e vërteta. Ti je i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë si dhe nga Gjykata e Apelit dhe sot ke pretendimet e tua me një rekurs pranë Gjykatës së Lartë e cila nuk ka marrë ende përgjigje. Sot të dy do të mbani përgjegjësi për gjithçka që do të thoni të dy. Doni ti jepni dorën djalin meqë nuk e keni parë?

Besim Masha: Jo, jo të kam thënë nuk kam djalë. Nuk e di, leqë qenka bërë krej torollak. Djali im është akuzuar për një vjedhje me dhunë me armë, me lidhje me të gjitha.

Murat Masha: Se kam bërë…

Besim Masha: I ka thënë dhe nënës së tij, pse nuk vjen baba, dhe unë i kam thënë pa dalë e vërteta nuk e takoj. Me atë krim të madh, edhe e bëni veprën por të lidhi komshien që kam ngrënë bukë me duart e saj.

Murat Masha: Se kam bërë…

Besim Masha: Meqë se ke bërë na i vërteto tani ne dhe të gjithë Shqipërisë.

Eni Çobani: Është gjetur e lidhur me tel, bashkëshortja e zotit Qemal dhe komshia e tij. Madje zotit Daci i ka rënë dhe të fikët në momentin që është lidhur. Ju jeni një nga autorët që keni marr pjesë në këtë ngjarje. Me shumë qetësi do ju dëgjoj çfarë ka ndodhur natën e 12 Marsit 2015 në orën 19:00.

Murat Masha: Në orën 19:00 kam qenë tek shtëpia dhe para se të vija në shtëpi isha në kafe me djalin e xhaxhait në një fshat më tutje. Më telefoni dhëndri dhe më tha më sill motrën tek shtëpia. Më mori përsëri në telefon dhe më tha ma kalo pak motrën dhe sa të hamë darke dhe do të vimë. Para se të niseshim na mori përsëri ai dhe foli motra.

Eni Çobani: Mund të më thuash largësinë. Sa larg është shtëpia juaj nga ajo e motës?

Murat Masha: Është 30 minuta me makinë…

Eni Çobani: Ju pretendoni se keni marrë motrën dhe keni çuar motrën në Zall,. Prokuroria ka një provë shumë të rëndësishme në 9/03/2015 ku Prokuroria thotë se të pandehur Murat Masha dhe Betim Xhixha nga Fushë Kruja janë takuar me Fatjon Danin në një kafe. I njihni ju këta?

Murat Masha: Jo, nuk jam takuar, ka kamera…

Eni Çobani: Ku keni qenë në 9.03.2015?

Murat Masha: Kam qenë tek shtëpia si përditë…

Ardit Gjebrea: Pse po pyesni për këtë datë zonja Eni?

Eni Çobani: Në këtë datë Prokuroria ka mbledhur fakte dhe prova pasi ka filluar mendimi për të organizuar këtë vjedhje. Grupi i pretenduar nga Prokuroria është mbledhur në bar-kafe “Kaloshi” dhe ka organizuar vjedhjen dhe më pas në datën 12 është kryer grabitja. Ju hidhni në ide tjetër që nuk e njihni zotin Xhixha dhe Danin. A është marrë telefoni juaj nga Prokuroria për të parë telefonatat sepse mua me rezulton se nuk të janë marrë tabulatet nga data 9 deri në 12?

Murat Masha: Unë i kam kërkuar, por nuk janë hapur.

Eni Çobani: Ku ka qenë djali juaj nga data 9 deri në datë 12?

Besim Masha: Nuk e mbaj mend ku ka qenë. Unë kam shkuar shumë mirë me familjen e Qemali.

Eni Çobani: Për sa kohë jeni komshi me zotin Qemal.

Besim Masha: Kemi shumë vite bashkë dhe kemi shkuar shumë mirë. Edhe fëmijën tim nuk e kam dashur aq shumë.

Eni Çobani: Kam telefonuar zotin Daci të jetë i pranishëm, por ai nuk ka pranuar por me ka folur me shumë respekt dhe ka thënë që ja kam lënë drejtësisë së çfarë ka ndodhur.

Murat Masha: Unë kam folur me Qemalin e 7 e pak.

Besim Masha: Unë i besoj një burri të vjetër dhe nuk i besoj kurrë kujt.

Ardit Gjebrea: Nga kjo që ti tregon unë kuptoj se nuk je i bindur që djali ka qenë atë natë aty?

Besim Masha: Unë e kam nga shoqëria, nuk e di…

Ardit Gjebrea: Pse nuk i ke shkuar djalit ta takosh në burg?

Besim Masha: Ka vendosur gjykata…unë jam tmerruar.

Eni Çobani lexoi deklaratat e gy grave të dhunuara dhe lidhura.

Zonja Daci, bashkëshortja e Qemal Dacit ka thënë në deklaratë: Kanë qenë zëra të trashë, dëgjoja që flisnin si nga veriu. Personi që më njihte kishte keqardhje, nuk donte të më gjuante, por e detyronin të tjerët. Nuk dua të vë gisht tek askush. Është pyetur si e keni marrëdhënien me Murat Mashën: I kemi pasur shumë të mira dhe i kemi ndihmuar.

Rudina Shetaj është zonja tjetër e gjetur me Mimozën. E pyetur nëse kishte konstatuar ndonjë shenjë të veçantë nga grabitësit ka thënë jo. Ajo është shprehur se i kishte komshinj.

Në dëshminë e zotit Daci, pronari i banesës ku ka ndodhur ngjarja ka thënë se janë komshinj dhe kushërinj të dytë.

Besim Masha i jep një letër zonjës Eni Çobani ku aty është një numër telefoni dhe i kërkon Enit që të lidhet me numrin e telefonit.

Pas disa minutash në studio bie telefoni.

Eni Çobani: Mund ta di me kë flas, pasi numrin ma dha Besim Masha. Në telefon është Fatjon Dani.

Në deklarimin e parë Fatjoni ka thënë se e njeh Murat Mashën, ndërkohë para gjykatës ka thënë se nuk e njof.

Fatjon Dani: Nuk kam thënë asnjëherë që e njoh, unë Murat Mashan e kam njohur vetëm në burg. E kam thënë dhe në gjyq dhe nuk ka lidhje me mua.

Eni Çobani: Murat Masha vuan dënimin dhe ju keni dalë me gjykim të shkurtuar. Murat Masha nuk ka qenë me mua, kaq dit të them, se kush ka qenë më mua tjetër e di shumë mirë shteti. Asnjëherë nuk jam takuar me Murat Mashan. E kam thënë që në fillim.

Arditi pyet Fatjonin: Ti e ke pranuar se kë qenë pjesë e asaj vjedhje, sa veta keni qenë?

Fatjon Dani: Tre veta kemi qenë, tre brenda dhe një jashtë.

Ardit Gjebera: Janë dënuar dhe ata të tjerët?

Fatjon Dani: Po, kanë dalë. Akuzohet edhe një por ai s’ka qenë pjesë e jona. Unë njoh vetëm ata që kam qenë të cilët e kanë bërë burgun.

Eni Çobani: Unë jam befasuar nga ajo që kam lexuar, nga ajo që kam biseduar me Muaratin dhe nga ajo që më ka thënë Besim Masha, nga kjo qefmbetje, të cilën po e quaj qefmbejte, po në fakt është hasmëri me zotin Daci. Unë doja të sillja panoramën që Murat Masha vazhdon të vuajë dënimin, ndërkohë që nuk kemi asnjë provë që të faktohet bashkëpjesëmarrja dhe organizimi të zotit Murat me të tjerët.

Ardit Gjebera: Kush të përfshiu ty?

Murat Masha: Mua më përfshi një sherr që kam pasur më parë. Dhe kur shkova tek Komisariati i pyetën çunat dhe ata thanë që nuk e njohim këtë personin. Duke ikur vjen Qemal Daci në Komisariati. Unë e kam patur dorën ende me allçi dhe e kam hequr tek izolimi. Nuk më kanë marrë për bazë asnjë provë. Kam marrë pjesë në 80 seanca dhe nuk më kanë marrë asnjë prove.

Eni Çobani: Ju keni realizuar gjithë këto seanca dhe nuk keni mundur të bindni gjykatën tuaj.

Eni, pyet Besim Mashan pse e ka dënuar djalin për së dyti?

Besim Masha: Unë e kam nga populli, se thotë që e ka dënuar gjykata. Më gjeni një provë të djalit tim.

Mes Muratit dhe Besim Masha zhvillohet një debat i fortë mes njëri tjetrit. Ku Muarti thotë se është i pafajshëm dhe do dalë dhe do kërkojë të drejtën. I kam kërkuar shtetit të shikojë faktet dhe provat. Nuk kam asnjë faj.

Eni Çobani: Unë që kam marrë përsipër të bëj një ngjarje të tillë publike, minimalisht kam të drejtën të besoj se çfarë thotë një qytetar dhe më pas të lexoj vendimet e gjykatës. Dhe unë të garantoj se drejtësia jote që do të shkojë deri në fund dhe Eni Çobanin do e kesh në krah. Do të shkojmë në Gjykatën e Lartë për të folur dhe të kërkojmë faktet dhe provat që gjykatat nuk i kanë marrë parasysh. Për mua është e rëndësishme që të mos i flisnin Besim Mashat në atë gjuhë. Unë ju besoj që jeni vrarë, por nuk duhet ta dënoni për herë të dytë Muratin.

Eni e pyeti Besim Mashan nëse do i qëndronte afër djalit të tij deri në pritjen e një vendimmarrje të duhur për këtë ngjarje të ndodhur, por Besim Masha tha se nuk ka më punë me djalin e tij deri sa të dali drejtësia.

Besimi: Do Zoti del e vërteta sa më shpjet, nuk dua asnjë gjë tjetër.

BE COFFEE!

Kategori
E DIELA SHQIPTARE
0 Komente

Përgjigju

*

*