Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“SHIHEMI NË GJYQ”

Në vitin 2006 në familjen Gjeli nga një fshat i Elbasanit ka ndodhur një fatkeqësi. Kryefamiljari Riza Gjeli ka bërë një aksident më 5 Dhjetor duke lënë jetimë 5 fëmijë. Kjo ngjarje përveç pikëllimit që ka sjellë në familje ka shkaktuar edhe probleme mes zonjës, bashkëshortes së Rizait dhe vëllait të tij Bujarit, pasi Zejnepja akuzon Bujarin se ai ka marrë dëmshpërblimin për aksidentin e ndodhur. Nga ana tjetër, djali i Zejnepes ka thirrur të ëmën në “Shihemi në gjyq” për t’i kërkuar llogari në lidhje me përgjegjësitë që ajo si nënë ka ndaj të drejtës që u lind për përfitimin e dëmshpërblimit.

Zejnepe: Unë këtu kam ardhur për djalin tim në radhë të parë sepse më ka ikur nga shtëpia. Kërkon të drejtën e babait të vet, por unë atë gabim e bëra sepse isha e paditur. Baba s’kisha, vëlla që të më drejtonte, kështu që iu besova kunetërve. Kunetërit morën firmën dhe nuk bënë asgjë. Bashkëshorti im ndërroi jetë në Dhjetor të vitit 2006.

Eni Çobani: Në ato momente ju keni qenë e rënduar edhe emocionalisht. Nuk e keni pasur mendjen se çfarë po ndodh me dokumentacionin, por çfarë dini ju për ngjarjen dhe kush është marrë me këtë ngjarje.

Zejnepe: Bujar Gjeli, kunati im.

Eni Çobani: Dua t’ju vë në dijeni që Bujarin e kam kontaktuar disa herë, nuk ka dëshiruar të jetë përballë jush. Ai ka thënë që “ajo zonjë duhet të shkojë ta zgjidhë atje ku duhet, me mua nuk ka asnjë problem”.

Zejnepe: Ai është fajtor prandaj nuk e pranon.

Eni Çobani: Unë dua të di nga ju, pse akuzoni ju Bujar Gjelin.

Zejnepe: E akuzoj se më mori nga shtëpia, më mori firmën. Nuk më mori me zor, por unë nuk dija, isha e paditur. Edhe e hodha këtë firmë.

Besniku: Si e hodhe pa lexuar letrën? Nga ajo firma na ke lënë sot ti ne kështu të gjithëve.

Zejnepe: Nuk kisha ç’të bëja, ku të mbështetesha. U mbështeta te kunetërit, vjehrri, vjehrra. Erdhi një pikë ku fëmijët s’kishin çfarë të hanin. U martova me një burrë 82 vjeç, për të rritur fëmijët e mi. S’kisha njeri tjetër më, vëllain e kam gjysmë.

Eni Çobani: Sa fëmijë ka familja e origjinës, se ju i drejtoheni vetëm Bujarit. Nuk ka pasur vëllezër të tjerë bashkëshorti juaj?

Zejnepe: Nuk ka hyrë asnjë tjetër në këtë histori vetëm ai.

Eni Çobani: Po pse hyri?

Zejnepe: Sepse ishte më i dijshëm.

Më 6 Dhjetor të vitit 2006, bashkëshorti i Zejnepes është aksidentuar në një fshat pranë vendbanimit të tyre duke humbur jetën në moshën 45-vjeçare. Zejnepja akuzon kunatin e saj Bujar Gjeli se ai ka marrë paratë e dëmshpërblimit nga aksidentuesi i bashkëshortit të saj Riza Gjeli.

Bujari vendos të bëhet pjesë e seancës së ndërmjetësimit, duke u paraqitur në studio së bashku me vëllain e tij më të vogël Bukuroshin.

Zejnepe: Bujar unë dua të drejtën e fëmijëve. Dua të di se si u vra im shoq dhe kush e bëri këtë gjyq. Kush e nxorri atë njeri nga burgu, kur unë nuk isha prezente. Vetëm për këtë të kam thirrur sot, asgjë tjetër më shumë.

Bujar Gjeli: Kur të doli nga burgu të drejtën e ke nxjerrë ti e para që ke firmos që more ato lekët.

Zejnepe: S’kishe punë të merreshe me firmat fare. Kisha unë punë.

Bujar Gjeli: Unë u mora për vëllain tim. Se e kam unë vëlla atë jo ti.

Zejnepe: Ju ke sjellë një copë bukë fëmijëve të vëllait?

Bujar Gjeli: Kam të mitë për të mbajtur, i kemi ndarë hesapet ne.

Zejnepe: Nëse kishe fëmijët e tu, nuk kishe të drejtë të veje në gjyq. Nuk kishe të drejtë as ta sillje te shtëpia, vija vetë unë.

Bujar Gjeli: Është gjaku im do ta mbaj. Unë s’kam vëlla të gjashtë më, ti i ke ndërruar nja tre “murrasha” të tjerë…

Bujari: Në varrim të vëllait tonë, neve të gjithë si fëmijë, nuk e pranuam personin që të vinte të merrte pjesë në varrim. Pas 5 ditësh hyn lajmës djali i tezes sonë, për arsye se daja i nuses së këtij personi që shkaktoi aksidentin ishte nip edhe si çdo traditë shqiptare, kur ka një fatkeqësi do përpiqen të gjejnë një njeri të afërt që të kenë besim që të shkojë atje dhe të afrohen për siguri.

Në krye të 5 ditëve babai na thirri ne çuna goca të familjes dhe tha do ta pranojmë, se fajtor ishte vëllai jonë se ai ka dalë nga burgu.

Eni Çobani: Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Në vendimin e pushimit të çështjes penale nuk thuhet se Riza Gjeli ka qenë fajtor. Nëse ju si vëlla thonë se ai ka qenë fajtor atëherë sigurisht që ne e çlirojmë Dritan Millon nga çdo dyshim. Tani unë dua të di si e dini ju, sepse në vendin e ngjarjes ka qenë vetëm Rizai dhe Dritani. Juve si vëlla si e dini që Rizai ka qenë fajtor?

Bujar Gjeli: Për arsye se kishte dy–tre vjet që kishte rënë në këtë gjendje, që pinte dhe degradohej. Nga debatet që kishte me këtë, që ia bëri shpirtin bostan. Kush e di sa herë vinte kjo natën duke qarë te prindërit e mi. “Rizai ka pirë, s’ka ardhur, ka ngelur rrugëve”. Shkoi në një gjendje që edhe ne nuk kishim çfarë t’i bënim më shumë. Kishte shumë kohë që ai dilte para makinave. Sipas ekspertizës ai ka qenë i pirë atë natë.

Ardit Gjebra-Zejnepes: Është e vërtetë që i ndjeri bashkëshorti juaj kishte probleme me alkoolin?

Zejnepe: Pinte kur piqej me shoqërinë po jo aq shumë sa thotë Bujari, sepse kështu i leverdis të thotë ngaqë i ka futur paratë në xhep.

Eni Çobani: Të akuzon se ke marrë paratë e dëmshpërblimit Bujar.

Bujar Gjeli: Kjo i numëroi me dorën e vet lekët.

Zejnepe: I kam marrë pas 7 ditësh pasi keni ikur. Mos më gënje. I ka mbajtur yt atë lekët, në krye të 7 ditëve ka ndërhyrë motra ime.

Eni Çobani: Ju thatë se në ditët e para pas ngjarjes nuk e keni pranuar zotërinë, në krye të 5 ditëve thoni ju ky zotëria ka dalë nga burgu. Erdhi Dritan Millo vetë apo persona të tjerë?

Bujar Gjeli: Vetë. Erdhën edhe persona të tjerë po ishte dhe vetë Dritani.

Eni Çobani: Zonja ka qenë prezente atë ditë? Zonja ka thënë që nuk e ka ditur se kush është. Nuk ia kanë prezantuar dhe që i kanë thënë “janë shokët e Bujarit”.

Zejnepe: Janë shokët e Bujarit më ka thënë vjehrra. Pas 3 ditësh më kanë kërkuar të shkoj në Elbasan për të dhënë një firmë që fëmijët të mos ngeleshin në hasmëri.

Zejnepja këmbëngul se ka pasur dëmshpërblim dhe se ato para i ka gëzuar Bujari. Në gjyqin që është bërë, ajo pretendon se janë rreth 25 milionë lekë të vjetra që janë dhënë nga Dritan Millo, por që nuk kanë shkuar për rritjen e fëmijëve të saj.

Eni Çobani: Sa pretendon ti se ka marrë Bujari?

Zejnepe: Është bërë gjyqi për 25 milionë.

Eni Çobani: Gjyq për 25 milionë këtu nuk ke.

Ardit Gjebrea: Zonja Eni a kemi ne një dokument që janë marrë këto 25 milionë lekë?

Eni Çobani: Jo nuk ka. Gjyq nuk ka. Vetëm deklarata. E para është e bërë me shkrim dore nga Bujari.

“Unë i quajturi Bujar Gjeli vëllai i Riza Gjelit, i cili humbi jetën pas aksidentit të ndodhur më 6 Dhjetor të këtij viti, dua të deklaroj se në emrin tim dhe të familjarëve të mi duam, që drejtuesi i mjetit Dritan Millo të mos ndëshkohet pasi nga ana jonë i është falur në lidhje më atë aksident ku humbi jetën vëllai jonë”.

Eni Çobani: Këtë deklaratën kujt ia dhe Bujar?

Bujar Gjeli: Mos gaboj noteres, Alma Limani.

Eni Çobani: Në deklaratën para noteres thua “Unë i quajturi Bujar Gjeli vëllai i Riza Gjelit, i cili humbi jetën pas aksidentit të ndodhur më 6 Dhjetor të këtij viti, dua të deklaroj se në emrin tim dhe të familjarëve të mi duam që drejtuesi i mjetit Dritan Millo të mos ndëshkohet, pasi nga ana jonë i është falur në lidhje më atë aksident ku humbi jetën vëllai jonë. Deklaroj se personalisht e fal dhe se nuk ka asnjë detyrim moral dhe ligjor ndaj meje”.

Ti e ke bërë në datë 13 Dhjetor, si duket ai ka menduar që duhet edhe nga Zenepja. Dhe në datë 16 Dhjetor, 3 ditë më pas e ka marrë Zejnepen, edhe e ka çuar te noteri.

“Unë e nënshkruara Zejnepe Gjeli jam bashkëshortja e Riza Gjelit, i cili humbi jetën pas aksidentit të ndodhur më 6 Dhjetor të këtij viti, pas sqarimeve dhe bisedimeve të bëra për situatën pas aksidentit të ndodhur unë deklaroj se e fal dhe se nuk ka asnjë detyrim ndaj meje”.

Këtë e ka firmosur Zejnepe Gjeli dhe Dritan Millo.

Zejnepe: Nuk e kam lexuar letrën.

Eni Çobani: Me 16 Dhjetor ka firmosur Zejnepja, 3 ditë më vonë, prokurorja e rrethit gjyqësor Elbasan ka pushuar çështjen penale. Në bazë të hetimit të thelluar të ngjarjes ka shkuar e ka thënë që unë pushoj çështjen sepse Dritan Millo nuk ka thyer asnjë rregull të qarkullimit rrugor.

Në deklaratë nuk është familja, është vetëm Bujar Gjeli, prandaj Zejnepja ngrihet sot edhe akuzon Bujar Gjelin.

Eni Çobani: Atë 20-milionshin ju si e vërtetoni? Dini nga Dritani ndonjë gjë? Dini nga të tjerë sepse gjyq dëmshpërblimi në dokumentet që më ke sjellë nuk ke. Prandaj po të them që në qoftë se ka, ma thoni ma sillni pastaj sigurisht ta bëjmë dhe njëherë një përballje tjetër dhe t’iu them dhe atë. Por deri tani unë nuk e kam.

Zejnepe: Letrën nuk e kam, më ka thënë avokati. Janë marrë lekët tha.

Ardit Gjebrea: Zonja Eni si zgjidhet ky problem?

Eni Çobani: Të gjitha ato që u thanë këtu e kanë rënduar situatën. Unë edhe njëherë përshëndes të gjithë ato emra që u përmendën në seancën e ndërmjetësimit duke filluar nga Dritan Millo, që sigurisht për të është një histori e mbyllur dhe kanë kaluar 12 vjet. Por kurajoja e kësaj zonje që ka ardhur në këtë seancë ndërmjetësimi dhe akuzon kunetërit që ka pasur një pakt apo marrëveshje midis tij apo zotërinjve në fjalë për të marrë një shumë të caktuar parash, kjo nuk vërtetohet.

Këtë dua t’i them Zejnepes, Bujarit dhe Bukuroshit, edhe gjithë familjarëve, pra nuk vërtetohet që zotërinjtë kanë marrë 20 milionë lek.

Përveç asaj shume parash që pranohet nga të tërë, që janë hedhur nga familja për rastin dhe që janë pranuar.

Më pas janë bërë deklaratat, deklaratat janë bërë me bindje dhe me vullnet, pavarësisht se Zejnepja thotë unë nuk e di se ku kam hedhur firmën, por ky është një moment të cilin ne nuk e vërtetojmë dot sepse zonja ka hedhur firmën.

Të gjitha këto kanë qenë edhe për mua elementë në studimin ligjor që i kam bërë kësaj çështjeje. Fillimisht dua të them një gjë, kanë kaluar 12 vjet dhe duhet të jemi korrekt me ligjin. Dhe për këtë më vjen shumë keq, sepse kanë qenë të gjitha mundësitë që këta njerëz ta kërkonin të drejtën. Këtu është fjala për këta fëmijë, sipas ligjit duhej të fitonin një dëmshpërblim, meqënëse ka ndodhur ky aksident. Dhe këtë të drejtë ia u njeh ligji.

Ka qenë e nevojshme që zonja të bënte një ankim kundrejt vendimit për pushimin e çështjes nga prokurorja e rrethit gjyqësor Elbasan.

Kjo është në disfavor të zonjës, që nuk e ka bërë këtë ankim. Njëkohësisht ngritja e padisë civile për një dëmshpërblim, duke kaluar 3 vjet nga dita e ngjarjes, sigurisht që i heq zonjës të drejtën për ta vazhduar kërkimin e dëmshpërblimit, por ka një moment tjetër. Nëse deri në vitin 2015, zonja mund të vërtetojë me certifikatat e fëmijëve, që ka pasur fëmijë të mitur, atëherë ky moment ekziston dhe mund të rihapet çështja.

Duhet të ribëjmë edhe një ekspertizë me një ekspert edhe njëherë ekspertizën e mjetit që ka sjellë këtë fatkeqësi, dhe sigurisht besoj që zonjës do t’i jepet mundësia duke i plotësuar të gjitha këto kushte, të rihapi edhe njëherë padinë civile për kërkimin e dëmshpërblimit të bashkëshortit të saj.

Zejnepja: Kërkoj të më japë të drejtën e fëmijëve të mi.

Eni Çobani: Kërkon të të vihet në krah, se gjë tjetër s’ka çfarë të të bëjë…

Bujar Gjeli: Zejnepja për çdo gjë ndihmën tonë e ka.

“TELEBINGO SHQIPTARE”