#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

“Mam, po ti !? 2” – Faza 2, java e 8-të

Jemi në javën e 8-të të “Mam po ti?!”, fazë e cila na njeh me 5 artistë që kanë kaluar me sukses fazën e parë. Ata janë: Rejdi Spahiu bashkë me mamanë Zhaneta; Eliza Thartori me mamin e saj Flutura; Marinela Lamcellari me mami Bukrën; Liljana Neziri me motrën Lubjana dhe Ester Qendro me mamanë e saj Vasilika.



“Shihemi në gjyq”- “Motra më la në mes të 4 rrugëve”


Naxhija nuk resht duartrokitjet, reagimi epik i Ardit Gjebreas ndaj Eni Çobanit

Në fund të seancës së “Shihemi në Gjyq”, Eni  Çobani shpjegon sërish se vila ku banon Naxhija thjesht është e paregjistruar megjithëse ajo i ka patur me kohë dokumentet e nevojshme. Nga ana tjetër, mbetet ende problemi se ku do të banojë Luljeta që ka shitur shtëpinë pas premtimit të motrës se do të jetojnë së bashku.

Naxhija thotë se gjithçka do të zgjidhet dhe ashtu siç bëri edhe më herët, falenderon dhe duartroket sërish Eni Çobanin. Gjesti i saj nxit moderatorin e programit “E Diela Shqiptare në Tv Klan, Ardit Gjebrean që ta përmbyllë seancën e ndërmjetësimit me një reagim epik.

Eni Çobani: Që nesër do t’i drejtohemi hipotekës, e para për të parë se kush është statusi juridik i kësaj prone sot në Elbasan dhe e dyta, nëse nuk ka akoma certifikatë pronësie, do të fillojmë të bëjmë aplikimin siç bëhet me e-Albania normalisht, me një adresë të zonjës dhe do të shikojmë ç’përgjigje do të na vijë. Por nuk është vetëm kjo. Me Luljetën çfarë do të bëjmë?

Luljeta: Unë nuk e fal.

Eni Çobani: Që ti nuk e fal duket se erdhe deri këtu, por tani çfarë i kërkon  nëse kjo s’të fut në shtëpi, çfarë do bësh?

Luljeta: Unë kam hallin tim.

Eni Çobani: Do kërkosh paratë që shite shtëpinë?

Luljeta: Siç më ka premtuar do m’i kthejë lekët ajo. Ajo më premtoi.

Naxhije: Do kthehet zonja Eni, çdo gjë do kthehet, çdo gjë do shkojë në rrugën e duhur.

Eni Çobani: Do kthehet shtëpia jote apo paratë e Luljetës? Se më duket se s’po dëgjon mirë.

Naxhije: Edhe shtëpia ime do zgjidhet zonja Eni, faleminderit.

Eni Çobani: O zonjë, tani më fal se realisht më habit. Po tani, letrat i ke pasur në dorë.

Naxhije: Nuk i kam pasur në dorë zonja Eni, tani u gjetën. T’i kishim në dorë do ishin bërë me kohë e me vakt. Nuk kishim asnjë gjë.

Eni Çobani: Diçka nuk shkon.

Ardit Gjebrea: Mua më duhet ta mbyll dhe të them faleminderit zonja Eni!

Naxhije: Faleminderit zonja Eni!

“Bravo, faleminderit!”, Naxhija duartroket Eni Çobanin: Po bën shaka më duket!

Naxhija thotë se nuk e pranon dot motrën e saj, Luljetën në shtëpi për shkak të një problemi dokumentacioni. Kjo ka thyer premtimin e Naxhijes për të jetuar së bashku ndaj motrat konfliktohen nëë “Shihemi në Gjyq”.

Gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Naxhija rrëfeu se djalin e saj të parë ia ka dhuruar kunatës që ishte pa fëmijë. Me këtë djalë, ajo sot nuk gëzon marrëdhënie të mira dhe thotë se është arsyeja pse nuk mund ta mbajë premtimin ndaj së motrës.

Eni Çobani i shpjegon se nuk ka asnjë pengesë me dokumentacionin e shtëpisë pasi vërtetimi i faktit nga gjykata dhe leja e ndërtimit, të lëshuara që në vitin 1992 i përkasin bashkëshortit të Naxhijes. Djali i saj nuk është i regjistruar në emrin e prindërve biologjikë, por atyre adoptues megjithatë Naxhija vijon të refuzojë.

Eni Çobani: Moj çfarë problemi ke me djalin se unë nuk  e kuptoj tani? Ti i ke të tëra në emrin tënd. Këto janë të Muharrem Sinanajt. Djali nuk është djali i Muharrem Sinanajt. Është djali biologjik i Muharremit, por në fakt është djali i birësuar i një babai tjetër, me një mbiemër tjetër.

Ardit Gjebrea: Kam një pyetje. Pse zonja Naxhije ato që ju konsideroni dokumente, nuk i konsideron dokumente.

Naxhije: Këtë pyetje po i bëj edhe unë pra, këtë s’po kuptoj tani. Letrat janë me emrin Naxhije, ajo thotë s’kam letra. Kjo pra është. Tani ose këtu ka një qëllim, më vjen keq zonja Naxhije se jeni në moshë dhe ju respektoj për gjithë dhimbjen tuaj. Tani, ose keni një qëllim brenda vetes që këtë banesë me ndërgjegje doni t’ia lini këtij djali për shkak të asaj mungese dashurie që nuk keni arritur t’ia jepni në gjithë këto vite dhe po thoni këtu një gjë tjetër nga ajo që mendoni dhe është e drejta juaj t’ia jepni e t’ia dhuroni kujt të doni. Por në fakt këto letra dhe kjo shtëpi është e Muharrem Sinanajt. Pra, shtëpia dhe dyqani janë të Muharrem Sinanajt.

Naxhije: Bravo zonja Eni, bravo, faleminderit! (Naxhija duartroket). Bravo faleminderit!

Eni Çobani: Po bën shaka më duket. S’ka nevojë të duartrokasësh ti për këtë që them unë. Më vjen keq. Unë po them një të vërtetë, ju s’doni ta pranoni, por kjo është një e vërtetë. (I drejtohet Luljetës). Motra juaj është me letra. Do t’ia dhurosh djalit të birësuar? Thuaje këtu burrash dhe unë  prapë do të të shtrëngoj dorën se e ke djalë, e ke bërë ti. S’ke patur mundësi ta rritësh dhe tani ti ndien një mungesë, por kësaj motrës t’ia kishe thënë të vërtetën.

Eni Çobani shpjegon se pretendimi i Naxhijes për shtëpinë e vendosur në emër të djalit të saj të parë, mund të jetë për pronën e vjehrrit të ndjerë. Gjithsesi, fokusi është te vila dykatëshe ku jeton Naxhija e cila e ka dokumentacionin përkatës, por thjesht nuk është regjistruar.

Ardit Gjebrea: Po te shtëpia e re pse s’ka dokumente?

Eni Çobani: Sepse zonja nuk e ka regjistruar. Është dashur që këto dy dokumente, me një kërkesë dhe me një dëshmi trashëgimie të bashkëshortit, t’i drejtohej institucionit të kadastrës dhe të regjistronte pronën.

Ardit Gjebrea: Por mund ta bëjë?

Eni Çobani: Patjetër, patjetër! Po këtë do bëjmë!

Naxhije: Rrofsh moj zonja Eni, rrofsh moj zonja Eni! (Naxhija duartroket sërish).

Naxhija numëron fatkeqësitë: Fëmijën e parë ia dhurova kunatës, mbeta vejushë në moshën 28-vjeçare…

Luljeta ka sjellë  në “Shihemi në Gjyq” motrën e saj, Naxhijen për një premtim të pambajtur. Ajo ka shitur shtëpinë pasi Naxhija i kishte premtuar se do të jetonin bashkë në shtëpinë e saj, por kjo nuk është realizuar.

Gjatë debateve me motrën në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Luljeta thotë se Naxhija i ka dhuruar kunatës fëmijën e saj të parë. Naxhija shpjegon se është martuar në moshën 15-vjeçare për t’u kujdesur për vjehrrën e sëmurë me sklerozë.

Kunata e saj ishte e martuar, por pa fëmijë dhe ndaj bashkëshorti i Naxhijes vendos që t’ia dhurojë asaj djalin e tij të parë.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe je bërë nënë?

Naxhije: 17 vjeçe.

Naxhije: Erdhi fëmija i parë në jetë zoti Ardit dhe kunata nuk kishte fëmijë. Ngrihet bashkëshorti, ia dhuron fëmijën. 3 muajsh e mbajta, 3 muajsh, sa lindi fëmija i parë.

Ardit Gjebrea: A të pyeti ty?

Naxhije: Nuk pyeti, nuk pyeteshim. Llafi ligj bëhej llafi i burrit. Në atë kohë ajo ishte.

Eni Çobani: Si mund të merret fëmija i parë?

Luljeta: Si ka mundësi moj motra ime t’i dhurosh ti fëmijën, krijesën dhe të të lërë sot ty rrugëve moj? Ku je ti, deri sot ku jetove moj? Nuk kishe ti të drejtë të kërkoje?

Eni Çobani: Kush e ka marrë fëmijën e parë të lutem që e ke pasur djalë apo jo?

Ardit Gjebrea: Pra motra e bashkëshortit.

Naxhije: Po, ia dha të motrës. Vdiq vjehrri, vdiq vjehrra kur erdhën momentet. Në ’92 kemi bërë shtëpitë zonja Eni.

Eni Çobani: Kush i ka bërë pra? I ke bërë ti me burrin apo jo?

Naxhije: Unë me burrin. Në ’96 më vdes burri, 40-vjeçar, i ri fare zonja  Eni.

Eni Çobani: Të vdes edhe burri?

Naxhije: Vdes edhe ai.

Eni Çobani: Dhe që nga viti, më fal, në ’96 sa vjeç ishe?

Naxhije: 28-29 vjeçe.

Eni Çobani: Dhe që  atëherë s’je martuar më?

Naxhije: Jo.

Ardit Gjebrea: Naxhije, ke fëmijë të tjerë?

Naxhije: Kam dy, çun e gocë. Edhe sot e kësaj dite kunati me kunatën më kanë lënë pa asnjë lloj letre zonja Eni. Kjo ishte fatkeqësia, sot e kësaj dite asnjë lloj letre se do i bënte kunata.

Ardit Gjebrea: Ai fëmijë është i regjistruar në emrin tënd apo të kunatës?

Naxhije: Fëmijën me letra, kunata e mori.

Naxhija shton se me djalin e saj të parë nuk gëzon marrëdhënie të mira.

U martua në moshën 15-vjeçare, trondit Naxhija: Donin të kujdesesha për vjehrrën me sklerozë

Luljeta dhe Naxhija janë dy motra nga Elbasani që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” për një konflikt mes tyre. Luljeta e ka sjellë motrën në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan sepse ndihet e zhgënjyer prej saj për shkak të premtimit për të jetuar bashkë që Naxhija nuk e ka mbajtur.

Naxhija e pranon këtë, por thotë se edhe ajo vetë ndodhet në mes të 4 rrugëvve edhe pse jeton në një vilë dykatëshe. Këtë pretendim ajo e ngre për shkak se mendon se nuk ka asnjë dokumentacion.

Nisur nga premtimi i Naxhijes, Luljeta e ka shitur shtëpinë e saj dhe tani nuk ka ku të banojë. Ajo e konsideron problemin e motrës si një prej gabimeve që ka bërë në jetë teksa zbulon se Naxhija e ka falur fëmijën e saj të parë.

Kjo deklaratë nxit kureshtjen e të gjithëve dhe Naxhija e pranon, por nis që fillimisht të tregojë rrethanat ku është ndodhur përpara se të ndodhte kjo ngjarje.

Naxhije: Jam martuar që 15 vjeçe.

Eni Çobani: Po, e ke pranuar vetë, shumë gabim ke bërë megjithatë je martuar, shumë mirë.

Naxhije: Zonja Eni, në atë kohë nuk na pyeste njeri.

Eni Çobani: Po, sigurisht, e kuptoj. Në çfarë viti?

Naxhije: Kam gjetur 2 prindërit e bashkëshortit.

Ardit Gjebrea: Më fal, je martuar 15 vjeçe?

Naxhije: 15 vjeçe zoti Ardit se ishte vjehrra me sklerozë e do i bëja hyzmet dhe sot e kësaj kunati me kunatën më kanë lënë pa asnjë lloj letre. Hyra 15 vjeçe, u plaka, 60 vjet u bëra, s’kam asnjë lloj letre, po më nxjerrin nga shtëpia.

Eni Çobani: Zonja Naxhije, më fal se duhet të flasim një çikë me kujdes. Një fëmijë 15 vjeç, çfarë hyzmeti do bëje ti se ti ishe për hyzmet për vete?

Naxhije: Për hyzmet ishim atëherë.

Ardit Gjebrea: A ke bërë shkollë?

Naxhije: Unë kam bërë kur u martova, gjimnazin. Bëra edhe kurs infermiere dhe kaq. Mbarova klasën e tetë, u martova pastaj u bëra aty që fillova bëra gjimnaz.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe je bërë nënë?

Naxhije: 17 vjeçe./tvklan.al


Ka një mesazh për ty – Një nënë e vetme si Sidorela


“Për gjithë jetën”, mesazhi i dashurisë pas kalvarit të vështirësive

Sidorela ka kaluar një kalvar vështirësish: u martua në moshën 23-vjeçare, u bë nënë e një djali, mbeti pa mbështetjen e bashkëshortit, ky i fundit e dhunonte e tradhtonte dhe prej 3 vitesh është e divorcuar.

Të gjitha këto ajo i ndau në “Ka Një Mesazh Për Ty”, megjithatë vijon të ketë një motiv për të ecur përpara. Pavarësisht rrethanave të vështira, prindërit nuk e kanë lënë vetëm ndaj ajo i ka thirrur në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për t’iu dhënë një mesazh dashurie.

Babai i saj, Skënderi duket se e ndieu menjëherë praninë e Sidorelës përtej murit pasi i ‘ra pikës’ kur hamendësoi se kush mund të ishte duke e pritur.

Sidorela: Babi, mami ju dua shumë!

Skënder: Të falenderojmë!

Sidorela: S’ju kam parë asnjëherë kaq të bukur sa jeni veshur sot.

Skënder: Të ruajttë Zoti more bir, të faleminderit!

Sidorela: Unë nuk dua që ju të vuani më për mua. Nuk dua lot. Dua që të jeni forca ime më e madhe për të rritur këtë fëmijë që unë kam.

Skënder: Të keqen babai jot! Me sa do mundemi, do të na kesh krah gjithë jetën!

Sidorela: Edhe unë do jem për ju gjithë jetën!

Skënder: Zoti të ruajttë more bir!

Sidorela: Sa herë të keni nevojë për mua unë do jem aty.

Skënder: Zoti të bekoftë!

Absurdi/ Vendosi të ndahej pas 7 vitesh martesë, burri i kërkoi qira

Në moshën 23-vjeçare Sidorela u martua me shkuesi për hir të  mentalitetit, por jeta bashkëshortore nuk rezultoi një histori përallash. Ajo rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se pas ardhjes së djalit në jetë marrëdhënia e tyre hasi probleme dhe pas kthimit të tij nga Gjermania,  Sidorela zbuloi edhe tradhtinë.

Ndërkohë prej tij nuk kishte asnjë ndihmë financiare dhe djalin po e rriste e vetme. Gjendja u bë e padurueshme dhe Sidorela vendosi të ndahej. Ndarja ishte e dhunshme dhe bashkëshorti pati kërkesa absurde ndaj saj.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që ti the “stop, unë do iki?”

Sidorela: Pas 7 vjet vuajtjeje, i thashë stop se nuk po mundja dot më. O do ishte t’i jepja fund jetës time, ose do ndahesha nga ai.

Ardit Gjebrea: Por ka një moment që e mbush kupën, që ndodh një gjë. Ndodhi ndonjë gjë apo jo?

Sidorela: Jo, thjesht jam zënë atë ditë, më ka nxjerrë zvarrë nga shtëpia, mora çunin, më tha “ik, kjo  s’është shtëpia jote! Edhe për kaq sa ke ndenjur, dua qira nga ti”. Mora çunin, ika.

Ardit Gjebrea: Duke qenë nëna e djalit?

Sidorela: “Dua qira nga ty” tha sepse kjo nuk është shtëpia jote.  Aty i tha djali “mos, mos mamin tim, mos e prek” sepse më ka goditur dhe pastaj mbaroi, mora çunin ika. Nuk mundem më zoti Ardit sepse kjo nuk është se ishte hera  e parë. Unë kisha ikur 2-3 herë dhe isha kthyer për hir të familjes time se nuk dua t’i rëndoj mamin e babin tim, ata janë gjëja më e shtrenjtë që kam në jetë.

E martuan në moshën 23-vjeçare prej mentalitetit, Sidorela: Burri më dhunonte e tradhtonte

Ngele në derë”. Ky ishte opinioni i një fshati në Lushnje ku Sidorela u rrit i cili e detyroi që të martohej në moshën 23-vjeçare me shkuesi. Nga Lushnja ajo u zhvendos në Durrës ku jeton edhe sot me djalin e saj të cilin e rrit  e vetme.

Në historinë që ajo ndan me “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, thotë se gjithçka shkonte mirë në fillim, por pas ardhjes së djalit në jetë nuk e kishte ndihmën e bashkëshortit.

Sidorela: Ka 3 vjet që jam vetëm, jam divorcuar. Ka qenë shumë e vështirë, Ardit.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Sidorela: Është shumë e vështirë që një nënë e vetme të rrisë një fëmijë, pa ndihmën e askujt, pa ndihmën e bashkëshortit.

Ardit Gjebrea: Po çfarë ndodhi me të?

Sidorela: S’e di, gjërat u ftohën, filluan zënkat, dhuna, tradhtia nga ana e tij. Kur ra tërmeti iku në Gjermani. Unë kam ndenjur rrugëve me çunin sepse siç e dini edhe ju, tërmeti në Durrës shkatërroi çdo gjë, kemi fjetur jashtë. Por edhe atje nuk është se më ndihmonte me ndonjë gjë, kërkonte ndihmë nga unë. Unë çfarë do bëja me një rrogë 300 mijë Lekë?

Ardit Gjebrea: Ai në Gjermani kërkonte ndihmë nga ty?

Sidorela: Po. Sepse ai nuk punonte, ai punonte thjesht për veten e vet, jo për mua dhe djalin që ne kishim në jetë.

Ardit Gjebrea: Kishte kohë edhe të tradhtonte?

Sidorela: Po. E kam kapur në telefon kur erdhi në Shqipëri, foto.

Ardit Gjebrea: Me kë?

Sidorela: Me atë zonjën që unë nuk dua fare t’i përmend këto gjëra se të vrasin.

Ardit Gjebrea: Qartë. Shqiptare apo gjermane?

Sidorela: Shqiptare. Një shqiptare mbi 40.

Ardit Gjebrea: Ishte ai që e bëri ndarjen apo e bëre ti?

Sidorela: Jo, e kam bërë unë ndarjen sepse erdhi nga Gjermania dhe pastaj filluan zënkat pa pushim. Sa vinim në shtëpi, vetëm sherr.

Ardit Gjebrea: Çfarë bënte?

Sidorela: Ai rrinte, unë punoja. Priste çdo gjë nga mua.

Ardit Gjebrea: Sherret bëheshin në sy të çunit?

Sidorela: Po. Çuni aty ishte.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte çuni?

Sidorela: Çuni ishte i vogël, 3 vjeç.

Ardit Gjebrea: Por kuptonte.

Sidorela: Shumë.

Ardit Gjebrea: Shikonte.

Sidorela: Normale.

Ardit Gjebrea: Reagonte?

Sidorela: Reagonte me raste, por ai e ka dashur shumë babain e vet, ai e do shumë babain e vet pavarësisht se ai pothuajse e ka harruar fare.


Ka një mesazh për ty – Ndihej skllave, jeta e dytë e Arkondes


Ish-vjehrra i thoshte se i ishin tharë vezët, Arkonda: Ishin për merak, pas 3 muajsh…

Pas viteve të vështira në një martesë të palumtur ku nuk trajtohej si një bashkëshorte, por si skllave, Arkonda vendosi t’i jepte fund. E vetme, ajo erdhi në Tiranë dhe nisi të punonte e t’ia dilte mbanë teksa e ndihmonin edhe familjarët.

Ndërkohë, në vendin ku punonte takoi dikë që i ngrohu zemrën, Renaton. Çifti vendosi të vijonte rrugën së bashku, por mbetej edhe çështja e fëmijës.

Më herët gjatë “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo rrëfeu se si ish-vjehrra foli me një mjeke për t’i dhënë ilaçe që të mos lindte fëmijë dhe ia vunë fajin vezëve të Arkondës. Megjithatë, rezultoi se vjehrra e kishte tërësisht gabim.

Ardit Gjebrea: Tani më ngeli merak ajo puna e vezëve, si u bë? Ishin të thara apo të njoma?

Arkonda: Jo, vezët ishin për merak por ishin për fajin e vjehrrës që donte t’ia shpifte atyre se unë isha për merak. Tani vazhdon puna e vezës që unë u bëra me kalama sa mora Renaton!

Ardit Gjebrea: Dhe kur ndodhi?

Arkonda: Për 3 muaj pasi mora Renaton,brenda 3  muajve…

Ardit Gjebrea: Mbete shtatzënë.

Arkonda: Mbeta shtatzënë, u bëra me një çun.

Ardit Gjebrea: Ta kesh me jetë!

Dëshironte të bëhej nënë, Arkonda: Më dhanë ilaçe që mos të lindja kurrë fëmijë!

Pas vdekjes së prindërve të saj, Arkonda u njoh me një djalë dhe vendosi të ndërtonte një jetë me të. Bashkë me ta jetonte edhe nëna e bashkëshortit dhe të dy e trajtonin Arkondën si një skllave.

Arkonda rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty” se ajo i thoshte shpesh frazën “për punë të kemi marrë” teksa nuk mungonin as kufizimet edhe për gjëra minimale. Një tjetër moment kulminant ku Arkonda ndalet gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ishte kur vjehrra ndërhyri në diskutimin e çiftit për të patur një fëmijë.

Ardit Gjebrea: Folët ndonjëherë për të bërë fëmijë?

Arkonda: Po. Isha moshë e madhe. Shkuam për të bërë një vizitë te doktoresha.

Ardit Gjebrea: Pse?

Arkonda: Për të bërë një fëmijë.  Shkoj me vjehrrën për vizitë unë. Vjehrra përpara meje futet aty dhe thotë “shihe, thuaji që nuk bën kalamaj ti, i ke fajet ti”.

Ardit Gjebrea: Ah, vjehrra u fut përpara te  doktoresha.

Arkonda: Po, të dy bashkë, ajo u fut para, unë mbrapa. E dëgjova unë këtë  fjalë. Më jep një recetë doktoresha dhe thotë më vjen keq duhet të marrësh ca ilaçe që të bësh një fëmijë.

Ardit Gjebrea: Cili ishte problemi yt?

Arkonda: Që janë tharë vezët, ku di gjë unë, që nuk janë bërë normale vezët.

Ardit Gjebrea: Dhe të dha ilaçe.

Arkonda: Më dha ilaçe.

Ardit Gjebrea: I pive ilaçet ti?

Arkonda: Mora recetën unë, sot mora ilaçet dhe nesër nisem për Tiranë.

Ardit Gjebrea: Ah, nuk i pive ilaçet?

Arkonda: Nuk i piva ilaçet unë. Thashë këtu është një gjë se fillova duke dyshuar ngaqë kishim konflikte herë pas here dhe ai nuk donte që të kisha një fëmijë timin.

Ardit Gjebrea: Erdhe në Tiranë.

Arkonda: Erdha në Tiranë, kam një doktor timin këtu privat. Shkova direkt te ai. I thashë më sheh pak, më bën një vizitë dhe shihe më kanë dhënë një recetë. Doktori sa e pa tha “mos është çmendur gjë ajo? Kjo ta ka dhënë këtë recetën për të t’i tharë vezët, që mos të lindësh kurrë më fëmijë”.

“Për punë të kemi marrë”, Arkonda: Vjehrra më trajtonte si skllave

Arkonda e ka kaluar një pjesë të jetës së saj si një skllave. Në rrëfimin që ajo ndan në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, tregon se vjen nga një familje me 7 fëmijë, por njëri prej dy vëllezërve i ka ndërruar jetë në një aksident në Greqi.

Nga ai moment, nëna e Arkondës u paralizua dhe ishte detyra e saj të kujdesej për të për vite me radhë teksa vëllezërit e motrat e tjerë krijuan jetën e tyre.

Arkonda: Unë jetoja në fshat. Aty na vjen lajmi që ka bërë aksident vëllai im, Blerimi dhe mami im u paralizua.

Ardit Gjebrea: Mami ishte shumë mirë derisa erdhi lajmi për vëllain.

Arkonda: Sa erdhi lajmi që mori vesh lajmin e vëllait  që na tha ka ndërruar jetë, ka bërë aksident në greqi, mami direkt u paralizua.

Ardit Gjebrea: Uau!

Arkonda: Ikën të gjithë, unë isha më e vogla.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?

Arkonda: Unë isha 20 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Po gjatë asaj kohe ti me siguri i shërbeve mamit.

Arkonda: Të gjithë ishin në shtëpitë e veta, unë isha për t’i shërbyer mamit.

Ardit Gjebrea: Dhe sa vite i shërbeve mamit?

Arkonda: I  shërbeva për 10 vjet. Pasi vdiq babi, u bë jeta më e vështirë dhe mbeta vetëm unë me mamin.

Ardit Gjebrea: Fatkeqësi pas fatkeqësie.

Arkonda: Po.  Pas vdekjes së mamit unë nuk kisha ku shkoja sepse me opinionin e fshatit që një femër vetëm në fshat nuk jetonte dot, u nisa erdha në Tiranë për një jetë më të mirë.

Pas ardhjes në Tiranë, një mikeshë e njohu Arkondën me një djalë nga Fieri. Ndonëse nuk i pëlqeu,  ajo zgjodhi të vazhdonte me të dhe jetuan së bashku me nënën e tij, por gjërat nuk shkuan mirë. Pas javës së parë, nisën ta merrnin me vete që të shisnin veshje.

Arkonda: Çohesha në 4 të mëngjesit.

Ardit Gjebrea: Po pse kaq shpejt?

Arkonda: Po kështu e kishin. Çohesha në 4 të mëngjesit, fillova duke shitur rroba. Ato rrobat këtu e atje duke i palosur një për një. Kjo po rrinte aty, “hajt se për punë të kemi marrë”.

Ardit Gjebrea: Vjehrra?

Arkonda: Vjehrra. S’mund të thosha as oh u lodha, as ih smund të bëja fare se më rrinte mbi kokë. Shkoja në shtëpi, “çohu të më bësh mua masazh”, jo mos u ul një sekondë, jo bëj të hamë, jo gatuaj, pastro, nuk më linte një sekondë të ulesha aty.

Ardit Gjebrea: Duhet t’i bëje masazh vjehrrës?

Arkonda: Po, po. Por unë nuk jam skllavja jote, i thashë. “Hajt, hajt”, s’dinte fjalë tjetër, “për punë të kemi marrë”.

Ardit Gjebrea: Kur shkonim, i thoshte ish-burri “na jep 100 Lekë”. Një kafe, unë një kafe ai, s’bëhej fjalë të merrja ujë se na jepte fiks nga 50 Lekë.

Arkonda: Flasim për lekë të vjetra.

Ardit Gjebrea: Po, po lekë të vjetra.

Arkonda: Domethënë 100 Lekë të vjetra, na pini kafe, por jo ujë, pini ujë nga çezma.

Ardit Gjebrea: I thosha dua të marr një ujë unë, jo jo “je mësuar me kafe ti”./tvklan.al


“Kujdes shëndetin”- Sëmundjet e shtyllës kurrizore, Liv Hospital


“Udha e Shkronjave”- Klaudio vs Ana

“Udha e Shkronjave”, kjo rubrikë kaq e dashur tashmë për ju, pret sot një garë të fortë ndërmjet dy kampionëve, Anës dhe Klaudios. Cili prej tyre do ta rrëmbejë fronin e kampionit? Pritet një garë e fortë mes tyre.