Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Kur humb dikë shumë të dashur të ndryshon e gjithë jeta. Nuk është vetëm dhimbja e personit që humbet, por dhe dhimbja që të ka humbur një pjesë e vetes tënde. Thonë që dhimbja shërohet me kalimin e kohës, ndoshta po, ndoshta jo. Edhe pse për disa kalon, për disa të tjerë ikën me vështirësi. Gentiana ishte personazhi i parë që ishte në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan. Babai i saj është ndarë nga jeta para disa muajsh dhe nëna e saj është duke e përjetuar shumë keq. Ajo së bashku me vajzën Joanën kishin një mesazh dhe kërkesë për zonjën Luiza.

Gentiana: Ndodhem sot këtu dhe kam thirrur nënën time. Para disa muajsh ne kemi humbur babain. Për mua ata kanë qenë shtyllë e fortë ku jam mbështetur gjatë gjithë jetës sime. Gjithmonë i kam parë bashkë dhe sot dua ti them mamit që ti japë forca vetes dhe ta vazhdojë atje ku e ka lënë babai. Por unë kam shumë kujtime të cilat duhet t’ja përmend mamit sot dhe ti lerë ato bisedat që ne na trishtojnë.

Ardit Gjebrea: Çfarë thotë mami?

Gentiana: Pas largimit të babait, nuk e them dot atë fjalën tjetër, kështu më pëlqen ta them, ajo thotë që nuk ka më forca dhe do të shkojë pas tij.

Ardit Gjebrea: Sa muaj kanë kaluar?

Gentiana: Ka ndodhur në Janar.

Ardit Gjebrea: Dëshpërimi i mamit që thotë që nuk ka më kuptim jeta, në fakt ndodh tek shumë çifte që humbin gjysmën tjetër. Kë ka mami fëmijë tjetër?

Gentiana: Ka dhe vëllain, sepse unë kam familjen time dhe jam më vete dhe ka 4 nipër dhe ata i thonë që jeto për ne. Vajza ime i thotë që ti do jetosh për ne. “I jam lutur gjyshit që të më shoqëronte në altar, por ai nuk e mbajti fjalën, të lutem mos e bëj dhe ti këtë”. Vajzën time e kanë rritur prindërit e mi, që foshnje.

Ardit Gjebrea: Pse e rritën ata vajzën?

Gentiana: Sepse në atë periudhë unë kalova një ngjarje, që për mua nuk ka më rëndësi. Unë u divorcova kur linda vajzën, sepse ishte arsyeja pse linda vajzë dhe jo djalë dhe pse nuk e braktisa në maternitet, u divorcova. Veprova me kokën time.

Ardit Gjebrea: Sa vite kanë kaluar?

Gentiana : Kanë kaluar 20 vite që kur kam lindur vajzën.

Ardit Gjebrea: Ta kërkoi bashkëshorti ?

Gentina: Po, ai dhe familja e tij?

Ardit Gjebrea: Ju u morët me dashuri?

Gentiana: Ishin ndërhyrjet e nënës së tij shumë të forta, saqë u bë kjo gjë.

Ardit Gjebrea: E ka parë babai vajzën?

Gentiana: Po, pasi ka bërë 18 vjeç, më parë ka pasur disa herë tentativa, por nuk e ka takuar edhe pse jetonte në Tiranë. Mbaj mend që në 1998- 1999, nuk ishin këto kushte teknologjie që janë sot kur mund të flasim anë e mbanë botës në telefon dhe kur nëna ime ishte në punë, babai im kujdesej gjithomonë për atë. Unë isha në punë dhe kur kishte vajza temperaturë ai niste një taksi që të vinte të më njoftonte. E kemi shumë të vështirë ta pranojmë largimin e tij, na duket sikur e kemi nga pas çdo moment.

Ardit Gjebrea: Po mami?

Gentjana: Ka momente që në syrin tonë përpiqet të mbahet, ka momente që e lëshon shumë veten. Erdhën këto muajt që do vendosim si do i ndërtojmë “shtëpinë e fundit” dhe ajo thotë që do e ndërtojmë “shtëpinë” si të ishte e saja, dhe ne që i themi ka kohë për “shtëpinë tënde”.

Ardit Gjebrea: Ti sot ke thirrur mamin? Por përpara se të vijë mami unë doja të të prezantoja dikë tjetër.

Në studion e “Ka një mesazh për ty” , vjen vajza e Gentianës, Joana.

Joana i lexon një letër në studio, ku Gentiana emocionohet: Mama e di që nuk e prisje këtë por gjatë gjithë jetës sime kamë qenë dëshmitare e pastërtisë së shpirtit tënd. Ndoshta e vogël mërzitesha për faktin që nuk ishte gjithë ditën me mua për shkak të impenjimeve të tjera, por në mes të fatkeqësisë të mos paturit një figurë mashkullore në shtëpi në fillimet e jetës sime ti më mësove se femra e bën botën të rrotullohet. Nuk e konsideroj veten me një prind, por me tre; ti, nëna dhe Papo keni qenë mbështetja më e madhe në jetë. Mësimet që kam marrë në jetë nga ju, jo shumë fëmijë, sidomos vajzat nuk kanë fatin ti marrin nga prindërit e tyre. Ti më mësove të jem e pavarur, të mos e ul veten para askujt. Ndaj dua të të them faleminderit që më zgjodhe mua, para 20 vitesh, të jem vajza jote. Ti më zgjodhe mua. Ti je fati më i madh që kam në jetë.

Fjalët emocionuese të Joanës emocionuan jo vetëm Gentianën, por të gjithë studion.

Gazetari i “Ka një mesazh për ty” shkoi në shtëpinë e zonjës Luiza dhe i tha se në telefonin e saj ka ardhur një mesazh. Zonja Luiza, rrëfeu se ishte kurioze se kush mund ta kishte ftuar, edhe pse e kishte një ide.

E pyetur nga Arditi se kush mund ta kishte thirrur, Luiza tregoi se mund të ishte vajza e saj, pasi prej disa muajsh ajo ka humbur bashkëshortin.

Ardit Gjebrea: Ju ke me kë jetoni në shtëpi?

Luiza: Jetoj me djalin.

Ardit Gjebrea: Pa mendoni pak sa nëna jetojnë vetëm në shtëpi, ju të paktën jetoni me djalin keni dhe vajzën…

Luzia: Patjetër e vështirë është. Edhe ju e hoqët atë mërzinë e humbjes së nënës suaj, pasi e njihja se kam qenë arsimtarë me mamanë tuaj. Më kujtohen fjalët tuaj, “si do qëndroj, si do mësohem pa ty”.

Ardit Gjebrea: Është e vështirë të mësohesh dhe nuk ka kaluar dhimbja dhe nuk do të kalojë asnjëherë. Por, bashkëshortja dhe dy fëmijët e mi si dhe familja që kam këtu në Klan është një motiv shumë i madh që ti jap sadisfaksion nënës dhe babait tim që nuk i kam më. Aty ku janë të jetojnë në paqe. Unë i kam gjithmonë në zemër, por do jetoj për këtë familje, për atë të voglën, me motrën dhe nipërit e mi.

Luiza: Edhe unë mundohem me të gjitha forcat që të mos i mërzis më tepër.

Më pas në monitor shfaqet vajza e zonjës Luiza, Gentiana.

Luiza: Ma punoi bukur, se e mora në mëngjes në telefon dhe më dha që jam në Elbasan.

Gentiana i dha mesazhin nënës së saj në mënyrë që ajo ta kalojë sa më lehtë dhimbjen e humbjes së bashkëshortit.

Gentiana: E shtrenjta jonë, ke qenë gjithmonë mbështetje për ne, bashkë me babin. Tani të ka rënë barra të mbash shtyllën e vetme, por na ke ne pranë. Përpiqemi që ti ta ndjesh sa më pak largimin e tij.Sot të kam thirrur që të ccosh deri në fund fjalën që na kishte dhënë babai. Ti e di shumë mirë se si i thoshte Joana Papulit, nuk e di si do i gjesh forcat dhe do jetosh të më çosh mua në altar, por ai nuk mundi ta mbante fjalën. Dhe këtë e kërkojmë prej teje.

Më pas zonja Luiza mësoi se Gentiana nuk ishte e vetme në studio, me të ishte dhe Joana, mbesa e saj, e cila kishte një mesazh për gjyshen e saj.

Joana: Edhe pse ndonjëherë bëheshe pak xheloze, ti e di që unë Papon e kam pasur pikë të dobët. Ndoshta nuk ta kam treguar, por edhe ty të kam dashur shumë. Atë e kisha si baba, e kisha figurë ati. Ndërsa me ty dhe me mamin ishte tjetër histori. Dua të mos mërzitesh më. Mua do më kesh gjithmonë në krahë, ti do jesh në krahun tim së bashku me mamin, sido që të shkojë jeta.

Gentiana dhe vajza e saj, Joana i kërkuan zonjës Luiza që ajo të mos mërzitet më dhe të jetojë që të çojë në altar mbesën e saj.

“Ah, vajzat e mia, juve ju kam. Jeni dashuria ime, forca ime, kurajoja ime”. Me këto fjalë kaq të bukura dhe të ëmbla zonja Luiza i premtoi vajzës dhe mbesës se saj që ajo do të bëhet e fortë dhe do e mbajë fjalën për ta shoqëruar atë në altar, kur të martohet.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në programin “E diela Shqiptare”, Gentiana kishte ardhur për ti dhënë një mesazh nënës së saj pasi prej disa muajsh ka humbur babain. Zonja Luiza në bisedë e sipër i përmendi Arditit se dhe ai pak kohë më parë ka humbur nënën e tij dhe e kuptonte. Edhe pse dhimbja është e madhe dhe shumë e vështirë Arditi dha një mesazh shumë të bukur.

“Është e vështirë të mësohesh dhe nuk ka kaluar dhimbja dhe nuk do të kalojë asnjëherë. Por, bashkëshortja dhe dy fëmijët e mi si dhe familja që kam këtu në Klan është një motiv shumë i madh që ti jap satisfaksion nënës dhe babait tim që nuk i kam më. Aty ku janë të jetojnë në paqe. Unë i kam gjithmonë në zemër, por do jetoj për këtë familje, për atë të voglën, me motrën dhe nipërit e mi”, u shpreh Ardit Gjebrea.

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti II

Personazhi i dytë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte Rudina e cila kishte ardhur ekskluzivisht nga Gjermania për të rrëfyer historinë e jetës së saj. Jeta e Rudinës nuk ka qenë e lehtë. Ajo është rritur në një familje ku varfëria dhe dhuna ka qenë e pranishme për shumë vite me radhë. Më pas ajo u martua dhe mendoi se jeta e saj ndryshoi njëherë e përgjithmonë, por në fakt nuk ndodhi kështu. Në një rrëfim të gjatë në “Ka një mesazh për ty”, Rudina tregoi për peripecitë me të cilat është përballur, por edhe bëri një premtim për tre fëmijët e saj.

Rudina: Jam 38 vjeçe dhe do doja ta nisja historinë time që në lindje. Ishte dimër, shumë ftohtë. Kam lindur poshtë urës, në ujë. Ishte dimër, 29 Janar. Mami nuk arrit dot të shkonte në spital. Mami im ishte së bashku me nusen e xhaxhai dhe ishte ajo që më shpëtoi. Më dërguan në spital dhe pas shumë kohësh e kam marrë veten. Kemi qenë 6 fëmijë dhe me shumë pak të ardhura. Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë, pasi vetëm babai punonte. Vuanim dhe për të ngrënë, pasi vetëm rrogën e babait kishim. Nuk mbaj mend një gjë të bukur në jetën time. Babai ka qenë shumë nevrik dhe vëllezërit kanë qenë shumë fanatikë. Gjithmonë femra duhet të rrinte mbyllur dhe nuk duhet të dali. Kam punuar që 13 vjeçe në një firmë italiane. Më pas pushoja shumë pak dhe dilja për të punuar tokat. Shkoja në darkë dhe isha shumë e lodhur, flija pa ngrënë. E njëjta gjë përditë. Kam punuar deri në moshën 20 vjeç kushti. Më pas kunata ime më njohu me një djalë që ishte nga Shkodra ishte oficer. Bëmë prezantimin dhe për 30 minuta kam vendosur për tu martuar me atë person, vetëm se doja të ikja nga ai vend. U martova në vitin 2001, dhe isha e lumtur që të shpëtoja nga jeta që bëja.

Ardit Gjebrea: Ajo që di unë është se ti ishte shumë e lumtur që u martove me atë, për një fakt…

Rudina: Po, sepse aty vuaja shumë dhe ishte qytetar dhe do shpëtoja.

Ardit Gjebrea: Si vajti martesa?

Rudina: U martuam në vitin 2001. Prindërit e tij e kanë lënë shumë të vogël. Mamaja e ka lënë 9 muajsh, babai 10 vjeç. Në fillim e morën xhaxhallarët për ta mbajtur por më pas e çuan në jetimoren e Shkodrës, ku ka ndenjur deri në moshën 18 vjeç. Më pas erdhi në Tiranë ku nisi dhe shkollën. Ai më ka treguar se ka vuajtur më shumë shpirtërisht kurse unë e kisha vuajtjen fizike.

Ardit Gjebrea: Pse fizikisht?

Rudina: Po në një familje që përdorej dhunë. Unë jam rrahur në mënyrë barbare me kamxhik kali dhe nuk do e harroj kurrë.

Ardit Gjebrea: Gjetë forcën të shpëtosh nga e gjithë kjo situatë. Gjetë forcën dhe je me Isain. Gjetë shpëtim tek Isai, po më pas lindi një problem…

Rudina: U martuam dhe Isai kërkonte të bënte fëmijë, ngaqë ishte rritur vetëm, jetim. Fajin ma vendoste mua, duke më thënë ja ti nuk bën fëmijë. Unë punoja në Durrës dhe një ditë kishte shkuar në spital dhe ishte vizituar ku i kishin thënë mjekët se kë vetëm 1 % shans për të bërë fëmijë. Shkoj në shtëpi dhe e pyes nëse ishte vizituar dhe më thotë, po vajta. Nisi të qante dhe tha që jetimi është gjithmonë i pa fat. Zoti më la pa nënë dhe pa baba, tani po më le me dhe pa fëmijë.

Ardit Gjebrea: Po ti çfarë i the?

Rudina: Unë i thashë që mos beso tek mjekët, është Zoti ai që vendos, nuk vendosin doktorët. Unë e përjetoja shpirtërisht atë që mjekët kishin thënë, por nuk e shprehja. Erdhëm në Tiranë dhe më thanë mjekët që shumë shpejt do të kishim fëmijë. Në Shtator kam ngelur shtatzënë me djalin. Ka qenë një gjë shumë e madhe të cilën nuk e besoja. Bëra një test dhe e kam parë mbi 100 herë atë ditë. Vjen burri nga puna dhe i them do të jap një lajm shumë të mirë, do të bëhesh baba. Në vitin 2004 erdhi në jetë djali me ermin Rusildo dhe pas 7 muajsh unë ngelem shtatzënë me vajzën.

Ardit Gjebrea: Pse nuk doje ta mbaje vajzën?

Rudina: Nuk doja ta mbaja sepse ne ishim vetëm në një dhomë, me qira,vetëm burri punonte. Unë lindjen e kam pasur me operacion. Rusildo ishte shumë i vogël dhe nuk i përballoja dot të dy. Por nëna ime më ka thënë që mos bëj gabim ta heqësh foshnjë. Ka qenë nëna ime ajo që e kam sjellë në jetë vajzën. Ajo lindi në vitin 2005. Fëmijët e mi janë rritur me shumë vështirësi. Pas 5 vitesh vjen në jetë vajza imë tjetër, Samanta.

Ardit Gjebrea: Si ishin kushtet tuaja?

Rudina: Në ndryshuam shtëpi, pasi qiraxhiu na i rriste çdo muaj qiranë. Samata ka lindur në kushte më të këqija se fëmijët e tjerë. Çfarë binte jashtë, hynte brenda.

Ardit Gjebrea: Cili ishte mendimi i parë që ju erdhi, çfarë mendonit?

Rudina: Doja të ikja sa më parë nga ai vend. Ika vetëm unë me fëmijët dhe burrin nuk e mora dot se nuk ishim të sigurt në azil. Burri punonte oficer këtu dhe kishim frikë se mos humbiste punën. Unë mora fëmijët dhe ika në azil në Gjermani. Me tre fëmijë rrugëve dhe një çantë të madhe në shpinë që e kisha për të ushqyer fëmijët. Shkojmë në kamp dhe kur kam hyrë aty, pashë shumë njerëz. Fëmijët nisën ta qanin dhe unë pas atyre. Ata donin të largoheshin, por më pas mblodha veten. Ndenjëm një natë në Mynih dhe me pas na erdhi letra për tu larguar në një qytet tjetër ku duhet të merrja tre trena.

Ardit Gjebrea: Sa kampe keni ndërruar?

Rudina: 7 ose 8…

Ardit Gjebrea: Me trego pak për natën e Vitit të Ri?

Rudina: Ishte Vitit i Ri dhe më merr nëna ime në telefon dhe më pyet si po kaloni ju, ndërkohë që ne po qanim dhe fëmijët e mi hanin bukë me reçel. Në kamp kishte shumë njerëz dhe ju binte të fikët nga mungesa e ushqimit. Unë kam parë skena të tmerrshme. Flija ditën kur fëmijët i kisha të siguruar. Në kampe ka pasur edhe përdhunime, sherre pothuajse çdo ditë. Na çuan në një kamp dhe dy fëmijët e mi i çova në shkollë. Mu duk sikur jeta ndryshoi, por më pas na çuan në një kamp aty ku kishte persona që do ktheheshin mbrapsht. Çdo gjë ishte me racion.

Ardit Gjebrea: Kur u ktheve në Shqipëri?

Rudina: Kemi ardhur në Shkurt të vitit 2016 dhe u kthyem tek shtëpia e oficerave. Kemi marrë një kredi për të blerë shtëpinë dhe e kemi për 20 vite. Edhe pse kërkoja këtu një punë ishte e pamundur më pas nisa te shkoja në Gjermani të punoja nga 3 muaj dhe kthehesha.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhte me fëmijët, pasi nëna e tyre largohej?

Rudina: Unë ju thoja ditën e fundit që do ikja, pasi ata qanin. Herën e fundit vajza e vogël më shkroi një letër para se të ikja dhe që prej asaj dite e mbaj me vete.

Letra: E dashur mami, unë të dua shumë. Të lutem mos shko në Gjermani. Po ike ti unë e vras veten, vetëm për ty. Zemra më bëhet zjarr kur të shoh ty, je dashuria ime. Samanta!

Ardit Gjebrea: Ti sot ke ardhur enkas nga Gjermani, se ke marrë një vendim dhe do ua thuash tre fëmijët të tu.

Rudina: Unë dua tu them fëmijëve që mami do qëndrojë gjithmonë këtu dhe nuk do largohet më kurrë.

Pasi fëmijët erdhën në studion e “Ka një mesazh për ty” Arditi ka pyetu vogëlushët se kush mund ti kishte thirrur, ata janë përgjigjur se mund të ishte halla, pasi nuk e kanë parë prej shumë vitesh.

Më pas ata shohin në ekranin dhe shfaqet nëna e tyre.

Premtimi i Rudinës

“Më falni që ju gënjeva dhe ju thashë që nuk vi se më ka humbur pasaporta. Edhe ju u mërzitët shumë . Por doja t’ja u thoja publikisht. Rusildo të kërkoj falje që nuk të kam ndjekur në ndeshjet e tua. Mami të premton që sot e tutje do të ndjekë të gjitha ndeshjet e tua. Unë jam një tifoze e çmendur për ty. Dhe ty Isabela të kërkoj falje që të kam ngarkuar me aq shumë punë, ke pasur dhe shkollën. Të kërkoj falje shumë dhe nuk do të ndodhë më. Dhe ty Samanta të premtoj që do jem gjithmonë me ju dhe pranë jush. Nuk do ju lë më kurrë vetëm”.

Të pyetur nëse janë të lumtur, fëmijët janë shprehur të gjithë njëzëri po. Vogëlushët përqafuan nënën e tyre pas premtimit të bukur që morën, se ajo nuk do i lerë më në asnjë moment vetëm.

NE JEMI CFARE HAME KUJDES SHENDETIN

“TELEBINGO SHQIPTARE”

KENGA MAGJIKE!

“SHIHEMI NË GJYQ”

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në gjyq” ishin të pranishme dy motrat, zonja Mrie dhe zonja Vera.

Ato kanë ardhur për një borxh që Vera ja ka dhënë Mries, pa dijeninë e prindërve. Por ajo që e shqetëson më shumë zonjën Mrie është pse Vera ka mbetur pa u martuar.

Ndërkohë Mria ka një konflikt me shtëpinë e bashkëshortit, pasi i kanë ndryshuar numrin e pasurisë dhe e kanë spostuar shumë shtëpi më lart. Vera përpos që është beqare dhe ka një problem me pronën prej 20 vitesh.

Eni Çobani: Kemi dy zonja që unë kam kohë që i kam takuar. Pasi kanë bërë disa herë tentativa për ta zgjidhur Mria ka vendosur ta bëjë publike shqetësimi e saj.

Mrie Kolaj: Vij nga fshati Balldren, Lezhë, jam grua e ve me 4 fëmijë jetimë prej 18 vitesh. Kam një problem familjar sepse i kam marrë motrës Lekë borxh, pasi fëmijët i kisha të vogjël kur më vdiq burri dhe sot që janë rritur nuk e di ku janë. I kërkoj falje motrës dhe nuk di ku ti marr borxh Lekët. Duhet të më presë dhe pak…

Vera: Edhe unë i kam marr borxh dhe deri kur duhet të të pres… Sepse prindërit i kanë marrë borxh dikur tjetër dhe ja kam dhënë asaj.

Eni Çobani: Problemi i vërtetë është se prindërit i kanë marrë për ty dhe sot vinë dhe të kërkojnë Lekë. Zonja Mrie, mund ta dimë pse keni marrë Lekë borxh?

Mrie Kolaj: Kështu më erdhi jeta, burri me vdiq, fëmijët mu larguan. Kam një ankth në zemër sepse kjo motër, nuk është qorre dhe as sakate është duke çuar jetën dëm. Ka patur kërkesa për djem të mirë dhe thotë vetëm jo, jo.

Eni Çobani: Problemi i parë dhe kryesor është që ju i keni marrë një shumë të hollash zonjës Vera dhe më e rënda është që prindërit tuaj i kanë marrë borxh për Verën dhe jo për ju. Ajo sot po e thotë publikisht që paratë ti ka dhënë ty. Tani na nxirrni dhe një problem tjetër. Pse zonja Vera nuk është lidhur në martesë me djem të cilët i janë ofruar dhe ka pasur kërkesa. Nuk mendoni se ky është një problem privat i zonjës?

Mrie Kolaj: Privat është dhe kolektiv, është dhe familjar…

Vera: Kam ardhur vetëm nga zonja Eni Çobani se më ka thënë hajde, se ne kemi 5 vite me këtë çështje dhe kam ardhur pa dëshirën time. Më ka ardhur turp me dalë këtu.

Mrie Kolaj: Deri kur do të rrish nëpër gjyqe dhe institucione?

Vera: Deri kur ti të mi japësh lekët… Prokuroria nuk do t’ja dijë, 6 herë e ka pushuar çështjen. Ka shkuar në Gjykatën e Apelit. Jam mbytur në borxhe, deri kur të dali e drejta në dritë. Do ti drejtohem zotit President, Ilir Metës që ta marri seriozisht situatën.

Mrie Kolaj: Kërkoj ndjesë, të më prisje dhe pak. Do futesh edhe në borxhe të tjera. Deri kur do të vazhdojmë kështu ne?

Eni Çobani: Zonja, Vera dua të dimë pse keni ardhur këtu. Pse e keni marrë këtë borxh, keni vite me probleme me drejtësinë. Mria i ka marrë borxh Verës, ndërkohë që Vera ja u ka marrë prindërve.

Vera: Prindërit nuk dinë gjë, se unë ja kam dhënë Lekët borxh.

Ardit Gjebrea: Problemi i beqarisë për çfarë është?

Mrie Kolaj: Problemi është se kjo ka mbetur nëpër gjyqe, letra- letra. Kjo nuk është për me ndenjt pa martuar.

Eni Çobani: Këto janë gjëra private, por ndoshta duke jetuar vetëm me prindërit ka dhe shqetësimin e tyre, por dhe ka gjyqe shumë të gjata prej vitesh, të cilat nuk dua ti bëj pjesë të kësaj seance. Ajo është në proceduara gjyqësore të gjata prej vitesh dhe ne presim vendimmarrjet e fundit. Ato nuk janë marrë akoma dhe ne nuk mund të japim asnjë lloj opinioni mbi këto vendimmarrje. Thirrjen që i bën Presidentit ja bën për të përshpejtuar proceduara gjyqësore se është në ndërrime gjyqtarësh në mënyrë të vazhdueshme. Nuk ka më gjyqtarë më për të gjykuar çështjen e Verës. Këtu jemi për një shqetësim tjetër. Se mund t’ja vonosh dhe 5 vite të tjera.

Vera: Po tradhtoj prindërit, të cilët kanë marrë borxh për dokumentat e mija që po ndjek gjyqet.

Ardit Gjebrea: Pse i morë paratë borxh?

Mrie Kolaj: Më vdiq burri dhe ngela me 4 fëmijët. Kam prej 18 vitesh nëpër gjyqe dhe institucione dhe Hipoteka e Lezhës tallet me mua. Nuk kam kur ti marr për momentin.

Eni Çobani: Kë quan moment, se ke 5 vite?

Mrie Kolaj: Po mundohem, me ndihmën e Zotit.

Eni Çobani: Ju nuk dini as vendndodhjen e fëmijëve dhe kjo është shumë e rëndë, si është e mundur që nënë të mos e dijë ku janë fëmijët?

Mrie Kolaj: Fëmijët nuk e di se ku jetojnë. Zemra ime është e ndarë në 4 copa.

Eni Çobani: Ku do i gjeni Lekët që do ja ktheni borxhin?

Mrie Kolaj: Nuk punoj kund, vetëm dy ditë që më kanë marrë murgeshat, sa për të paguar ujë dhe drita.

Vera: Janë miliona Lekë borxh, jam në hall…

Mrie Kolaj: Më kanë prerë ujin, se nuk kam mundësi ta paguaj.

Vera: Çdo bërët me borxhin, lëri këto, se po na shikon baba nga televizioni.

Mrie Kolaj: Baba nuk ka ku ta shikojë se nuk ka televizion.

Zonja Vera çohet nga vendi i saj dhe i shkon afër të motrës për ti kërkuar një datë se kur do ja kthejë borxhin.

Vera: Kur do mi japësh Lekët, më intereson borxhi?

Mrie Kolaj: Leje moj borxhin, se do të lahet por unë të kërkoj publikisht të martohesh.

Vera: Unë do të bëj një tjetër punë, do të çoj të gjithë borxhlinjtë tek ty. Nuk kam gjetur dot lekët për ekspertë.

Më pas Vera nis rrëfimin për problemin e saj, përtej borxheve.

Vera: Në vitin 1991 na është ndarë nga 4 dynym tokë bujqësore. Na ka takuar 20 dynym , për 5 persona. Por në atë moment na i kanë zapatur se ne nuk kemi vëllezër. Na i kanë zaptuar 9 dynym tokë, 2 familje.

Dy komshinj, e kemi ditur, por tani e kemi marrë vesh pas dokumentave se janë 3 familje.

Eni Çobani: Ku qëndron problemi, se ligji 7501 është shumë i qartë. Juve ju ka takuar 20 dynym tokë, ku është problemi?

Vera: Na kanë takuar 14 dynym dhe 400 metra tokë, ata kanë bërë letrat false, se të vërtetat i kam vetë.

Eni Çobani: Kam shumë kohë që i takoj zonjat. Kemi bërë një telefon edhe me administratorin e zonës ku jetojnë zonjat, me zotin Albert Rusit. Ai më ka thënë se e njeh rastin dhe i mirëpret zonjat për ti parë dokumentat.

Vera: Na ka pritur por nuk ka zgjidhur punë. Na kanë bërë falsifikime me dokumentet. Prokuroria na e ka pushuar 6 herë çështjen. Në të gjitha gjykatat kam fituar të drejtën se janë falsifikuar dokumentet.

Eni Çobani: Pse nuk e keni marrë tokën?

Vera: Kundërshtarja ka nënkryetarë vajzën e vëllait që i ka bërë falsifikimet tek ALUZINi, tek bashkia, tek Hipoteka.

Eni Çobani: Këto janë pretendime dhe mbani përgjegjësi, nuk kam asnjë kontakt me këto që po përmendini. Dhe shqetësimi im më i madh është si do ti kthejmë paratë zonjën Vera dhe shqetësimi më i madh është se kë një baba dhe nënë të thyer në moshë dhe nuk e di që paratë e Verës i ke marrë ti.

Edhe zonja Mrie Kolaj ka një dosje ku pretendon se drejtësi nuk i ka dhënë të drejtën ku pretendon se numri i shtëpisë së saj është ndërruar.

Eni Çobani: Secila prej tyre është në një konflikt të vetin. Ju pretendoni për falsifikime, por asnjëra prej jush nuk ka një vendim të formës së prerë që ta vendosë mbi tavolinë dhe ti bëjë thirrje zyrës vendore të Regjistrimit në Lezhë që t’ju rregullojë pasurinë.

Eni Çobani i uroi Verës që të mos refuzojë takim me ndonjë djalë dhe të pranojë qoftë dhe njëherë të vetme të takojë dikë. Ajo i dha një zgjidhe që të bëhej një deklaratë para noterit ku Mria të pranonte borxhin dhe njerëzit që e kanë dhënë të vinë dhe të firmosin për një afat të caktuar.

Eni Çobani i premtoi Mries se do e ndihmojë që ta mbylli sa më shpejt problemin me drejtësinë në mënyrë që ajo të marri shtëpinë, por me kushtin që ajo tu thotë personave që i kanë thënë Lek borxh Verës, se i ka marrë Mria dhe jo Vera.

BE coffee!

Episodi i tretë i spektaklit të humorit “BE Coffee”. I ftuar special në studio ishte ish futbollisti i Kombëtares, Lorik Cana.

Erion Isai: Ka disa persona që pavarësisht se lenë punën, profesionin dhe shkojnë diku tjetër, ngelen për njerëzit në të njëjtin pozicion. Për ne dhe gjithë shqiptarët ti je kapiteni i Kombëtares. Ka një arsye?

Lorik Cana: Njerëzit akoma nuk janë mërzitur me mua dhe më duan akoma.

I pyetur për nismën më të re që ka marrë Loriku tha: Kam hapur një fondacion të ri për zhvillimin e sportit sidomos tek fëmijët. Po mundohemi me kriju disa ambiente. Brenda këtij viti do jemi dhe në dy qyteti si Shkodra dhe Lezha. Vitin tjetër shpresojmë të shkojmë tek jugu i Shqipërisë. Gjithashtu po përgatitemi edhe për disa qytet në Kosovë.

Erion Isai: A ke bërë ndonjë gjë që je penduar?

Lorik Cana: Patjetër që ka disa gjëra që jam penduar por nuk më ka dalë keq…