Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Këtë të dielë Anxhelina nga Lezha ka qenë pjesë e “E diela Shqiptare” në Tv Klan, ku ka ndarë me publikun historinë e saj. Ajo që Anxhelina tregoi në rubrikën “Ka një mesazh për  ty” i ka fillesat e saj pa lindur ajo, që në momentin që dy prindërit e saj janë martuar.

Unë jam Anxhelina nga Lezha. Jam e martuar, kam dy fëmijë. Historia që unë do tregoj është historia e familjes time. Bëhet fjalë për dy prindërit e mi që u martuan. Të paktën babi u martua me dashuri dhe që ditën e parë të martesës gjërat nuk shkuan mirë.”

Ajo i kishte pasur prindërit muzikantë dhe në këtë mënyrë ata ishin njohur me njëri-tjetrin derisa ishin martuar. Por që nga ai moment gjërat kishin ndryshuar pasi babai kishte filluar të ushtronte dhunë mbi nënën e saj.

Mami më tregon që ditën e parë të martesës ai përdori dhunë edhe kështu vazhduan me radhë. Erdhëm ne në jetë, ne jemi katër vajza. Unë jam e dyta. Filloi me alkoolin që për atë ishte si duket shumë gjë e rëndësishme. Ne kishim mundësi për një jetë më të mirë ekonomike, ai mendoi për alkoolin dhe për shoqërinë në fakt”.

Historia tronditëse e Anxhelinës fillon kur fejohet motra e saj e madhe. I fejuari i motrës duke parë situatën në këtë shtëpi vendosi që të rrëmbente vajzën pasi babai herë i thoshte po, herë i thoshte jo.

“Babi shkon me qëllimin që do shkoj ta vras, por gjërat nuk shkuan ashtu fatmirësisht… edhe fatkeqësisht. Kanë shkuar kanë ngrënë darkë me mamin. Janë kthyer rrugës. Kur janë kthyer rrugës i ka thënë mamit që “atje nuk munda të bëj gjë sepse u grumbullua komplet fisi i tij, por tani do të kem punë me ty”.

Por në fakt ishte mamaja e Anxhelinës ajo që e vrau të shoqin. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Shkodrës, ndërsa dy javë më pas mamaja arrestohet dhe dërgohet në burg. Anxhelina dhe motrat kërkuan që të jetojnë me gjyshërit, se ishin rritur nga ta. Pavarësisht se ato kërkuan që ta takojnë nënën e tyre, familja nuk i la.

“Jo. Nuk na lanë. Ndryshuan gjërat. U ndjeva keq sepse u duk sikur na prenë pak, nuk e mbajtën fjalën”.

Lazëri, xhaxhai i Anxhelinës nuk ka lejuar që ajo së bashku me dy motrat e tjera të komunikonin me mamanë dhe me motrën e madhe që tashmë ishte e martuar. Ai mendonte se ishte pikërisht i fejuari i motrës së madhe shkaku i të gjitha ngjarjeve. Familjarët e pranuan mamanë e Anxhelinës, por prej 21 vitesh ata nuk kanë komunikuar më me motrën e madhe.

“Motra është e papranuar, mirë nga këta që janë të rritur, por edhe nga brezi i ri që nuk dinë asgjë”.

Sipas Anxhelinës, motra e saj duhet ta ketë mundësinë që të jetë pranë gjakut të saj dhe kërkon që Lazëri ta pranojë atë.

Lazëri pranon ftesën e rubrikës “Kam një mesazh për ty” dhe vjen në studion  “E Diela Shqiptare”. Para se të shikojë se kush është pas murit ndarës Lazëri ka në mendje dy opsione që lidhen me dy data të ndryshme, 15 Maj dhe 18 Qershor.

Pas murit ndarës ai shikon Anxhelinën dhe i pohon Arditit që mesazhi ka lidhje me datën 15 Maj. Ai pranon që të dëgjojë mesazhin e saj.

Anxhelina: E di që është diçka e papritur që më sheh këtu, e di që nuk e ke pritur. Erdhi koha që mund ta bëjmë këtë diskutim edhe zgjodha këtë format që është shumë i rëndësishëm për ta bërë. Ti e di që ka që nga viti ’98, ashtu siç jemi ne të treja  që kemi ardhur te ti, jemi bashkuar në çdo hidhërim e gëzim familjar është edhe Kristina. Janë bërë 21 vjet që ti nuk ke asnjë kontakt me të, as ajo nuk ka me ju. Nuk e di për ty, por ajo nuk ndihet mirë sepse në fund të fundit gjaku është gjak edhe është e drejta e saj që të takohet me njerëzit e vet. Do kisha pasur shumë dëshirë, të paktën po tentoj. Nuk po ta kërkoj me insistim që të bësh një hap më tepër, pse jo, ta takosh, ta pranosh? Qëndrimi që ti mbajte përkundrejt asaj që kur vdiq babi, të paktën për logjikën time nuk më duket i drejtë. Kisha dashur të dëgjoja diçka prej teje se çfarë do të ndodhë tani e mbrapa.

Arditi: E di që është e vështirë, por Lazër jemi ne të mëdhenjtë që i japim drejtim punëve. Jemi ne ata të cilët duhet të dimë të reagojmë me mençuri dhe me urtësi. Jeta është shumë e shkurtër dhe pasuria që lemë ne pas është familja jonë dhe të afërmit tanë.

Lazëri:

Është e vërtetë ajo që thua, por unë në respekt të audiencës që ke dhe emisionit nuk e refuzova sapo më erdhi mesazhi. E di se ku jam. Deri këtu nuk e prisja sepse u donte që avash-avash të paktën këto të tria të kishin thënë diçka. Asgjë nuk më është thënë deri më sot. Megjithatë unë sot për sot, në kushte e rrethana që kanë ardhur, unë i jam përkushtuar familjes dhe po punoj që të rris ata. Ma thotë mendja që edhe gjatë rrëfimit duhet të ketë thënë diçka. Ajo u dedikohet prindërve të mi. Ne kemi bërë sa kemi mundur kështu që…

Arditi:

Tani për ata prindër, për nënën që nuk jeton më…?

Lazëri:

Të thashë që është ‘no comment’.

Arditi: Babain nuk e ke në gjendje të mirë shëndetësore mesa di apo jo? Do i japim një sadisfaksion? Do ta pranosh dhe mbesën e katërt Lazër?

Lazër:

Ardit nuk kam patur fare pendesë.

Arditi: Unë do isha shumë i lumtur po të më jepje një ‘po’ sot.

Lazër:

Është herët për të folur për këtë Ardit. Unë e kuptoj edhe pozicionin e emisionit tënd por është herët sepse edhe me fëmijët e mi nuk e kam diskutuar kurrë këtë muhabet. Ata janë takuar , kanë folur.

Anxhelina: Ata kanë folur me ne të treja, por me motrën e madhe, xhaxhi ti e di shumë mirë se ata nuk kanë pasur asnjë kontakt edhe nuk kanë. Ata janë në dijeni të ngjarjes, janë në dijeni të gjërave. Ka shumë njerëz të afërt të babit Ardit që e takojnë motrën e mdahe pavarësisht se ndihen pak keq se thonë që e merr vesh Lazëri. Duan ta kenë afër por nuk munden sepse kryesori je ti xhaxhi.

Arditi:

Sa do doja që sot të kishe bërë kthesën e madhe.

Lazër:

Ne kemi bërë sa kemi mundur, aq sa kemi bërë. Kush ka dashur ndihmën dhe respektin. Ai që s’e ka dashur, s’e ka dashur.

Anxhelina: Sa ke bërë për kë? Ne jemi duke folur për Kristinën

Lazëri duke iu drejtuar Arditit: Ti po e sheh reflektimin, sepse në këtë pjesë nuk po i flas fare. Jo se nuk dua ose nuk kam respektin për të, por për këtë pjesë të thashë ‘no comment’.

Arditi:

Lazër dukesh shumë autoritar?

Lazëri:

Jo nuk është puna të autoritar, por kam parë një mungesë respekti se ka shumë mënyra që mund të hapej muhabeti. Nuk është hapur fare ky muhabet. Me Anxhelinën nuk e kemi pasur këtë mur.

Anxhelina:

Unë xhaxhin e shoh që e paska vendosur që të mbajë një qëndrim. Ajo që unë kam parë dhe që nuk më ka dhënë mundësinë që të hap këtë muhabet ka qenë se nuk ka pyetur asnjëherë.

Lazëri:

Nuk ka arsye për koment, as për ta komentuar. Në lidhje me ty si Anxhelina nuk kam asnjë gjë. Ne të kemi prit me aq sa kemi pasur mundësi dhe ti duhet të jesh mirënjohëse nëse je.

Anxhelina:

Unë jam shumë mirënjohëse.

Arditi: X

haxha çfarë ke ti kundër Kristinës? A mund ta thuash që ta kuptojmë?

Lazëri:

Nuk ka pasur asnjëlloj pendese nga i pari deri te i fundit.

Anxhelina:

Nëse ti nuk do Kristinën atëherë nuk jemi as ne. Ajo është motra jonë edhe është shumë e rëndësishme për ne.

Lazëri:

Ardit, unë po flas me ty. Kjo shtriu dorën për me marr një përgjigje dhe përgjigjen e mori vetë. Këtu jam i ofenduar. Unë i kërkoj ndjesë të gjithë publikut por jam shumë i ofenduar.

Lazëri nuk dëshiron që ta pranojë Kristinën. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve Arditi nuk mundi ta bindë atë që të japë një përgjigje pozitive dhe ai largohet pa e takuar Anxhelinën.

Por ajo ka ftuar edhe të motrën, Kristinën në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, e cila pranon ftesën dhe vjen në studion “E Diela Shqiptare”.

Anxhelina – Unë e dija që nuk mund të kishte surprizë më të bukur për ty, edhe kjo nuk mjafton. Për ty mund të bësh shumë e shumë gjëra, por kam ardhur me një qëllim sot.

Në fakt aty ku je ulur ti tani, unë kisha ftuar edhe xhaxhin. I kërkova që të të pranonte edhe ty si pjesë e familjes. Ai ngeli anonim, arsyen nuk e dha, pavarësisht se ne e dimë arsyen që nuk ka baza.

Kristina –

S’ka problem.

Anxhelina – I thashë që nëqoftëse ti nuk pranon motrën tonë, atëherë nuk do jemi as ne. Ne jemi një! Të paktën tani për tani, ashtu tha.

Ti për ne ke qenë gjithmonë mbështetje, një nënë e dytë në fakt se na ke rritur. Unë sinqerisht do të doja të merrja shembullin tënd që fëmijët e mi t’i rris me shembullin që po u jep fëmijëve të tu. Je me të vërtetë një nënë e mrekullueshme! Unë edhe sot mësoj nga ty, pavarësisht se nuk ta shpreh. Jam shumë krenare që të kam motër! Ti je një grua e mrekullueshme, një familjare shumë e mirë dhe e përkushtuar.

Të siguroj që nuk ka çift pa problemet e veta, por kur ka dashuri të gjitha kalohen!

Kristina –

Unë e falenderoj Anxhin që e ka marrë këtë iniciativë për ta bërë se unë nuk e kam marrë deri më sot atë iniciativë që të them çfarë mendoj as për atë e as për pjesën tjetër. Secili ka të drejtën të thotë atë që mendon. 19 vite e gjysmë nuk janë pak për të reflektuar dikush që e ka bërë diçka gabim, por unë nuk jam e habitur prej mendimit të tij. 19 vite e gjysmë janë mjaftueshëm për të treguar që ai dhe të tjerët si ai nuk e kanë llogjikën ose kapacitetin për të menduar se çfarë gabimi kanë bërë. Ata le të rrinë me mendimet e tyre.

Jam mësuar me atë mënyrë jetese që ata e kanë bërë këtë zgjedhje dhe unë e kam pranuar atë zgjedhje pa asnjë mëdyshje sikur ata kanë qenë ose nuk kanë qenë pjesë. Unë nuk kam qenë në një moshë që kam qenë e pjekur, sot mendoj ndryshe.  Ata të vazhdojnë jetën e tyre, unë e kam vazhduar timen me kohë.

Unë jam me shumë fat që kam një nënë dhe tre motra përveç familjes time!

Roza, motra e tyre e vogël tregon se ende ka shpresë që xhaxhai i tyre do të ndryshojë mendim, edhe pse është shumë e vështirë duke patur parasysh karakterin e tij dhe ndikimin që ka nga opinioni i njerëzve.

Roza – Gjyshja ka ikur nga kjo jetë dhe motra nuk ka e takuar, i ka ngelur peng në zemër. Po ashtu do doja edhe gjyshin sepse ata kanë qenë gjithçka për ne. Do doja që të paktën ta shihte një herë.

Kristina – Do doja, sigurisht që do të doja. Ai të jetë mirë me shëndet. Unë do të jem shumë e lumtur vetëm të jenë mirë!

Motrat përqafohen dhe puthen, duke na treguar që nëse ekziston dëshira dhe vendosmëria familja do të qëndrojë e bashkuar.

Rasti II

Liria ka ftuar të birin, Gentin në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’i kërkuar të vazhdojë jetën, pavarësisht rrethanave.

Ajo rrëfen se 2 vite më parë, në një lokal të një fshati të Pogradecit, ndodhi një shpërthim nga bombola e gazit. Aty ndodhej i biri 18 vjeçar, i cili u gjet nga vëllezërit e tij, i mbuluar nga flakët. Ky incident bëri që Genti  të mos kryente dot më asnjë nevojë të tijën personale. Ai hoqi dorë edhe nga shkolla sepse i vinte turp nga djegiet që i mbulonin trupin.   

“Thotë: ‘Mami, shiko si jam nga fytyra, por edhe duart nuk më bëjnë për të punuar.  Si do jetoj unë kështu?’ E vret në vetvete… Heq shpresën, ndërsa unë i jap kurajo”.

Përsa i përket ftesës që i ka bërë në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Liria shprehet

:”Djalin e kam thirrur që t’i them që të falenderojë Zotin që e la në këtë jetë edhe të dalë sepse ka turp”.

Ajo mendon se Genti nuk ka pranuar, por ai vjen në studion e “E Diela Shqiptare” dhe mendon se personi që e ka ftuar është kushërira ose vëllai. Por kur shikon të ëmën emocionohet dhe mbetet pa fjalë.

Liria – Sa hapa do të bësh, mami do të ndjekë nga mbrapa.  Ti të ma heqësh atë stresin që ke e të dalësh me shokët, të vesh tek të afërmit e tu dhe të vazhdosh jetën tënde.

I pyetur nga Arditi rreth gjendjes së tij tani, 2 vite pas incidentit, Genti shprehet se edhe pse është munduar, nuk ka mundur  ende të mësohet me këtë mënyrë jetese.

Genti

Nuk dal sepse më duket vetja sikur jam mbyllur brenda një trupi tjetër. Shoh fotot e mëparshme dhe … më duket sikur ka vdekur ai Genti i parë.  Nuk bëj dot asnjë gjë edhe po të dal. Duart nuk i mbyll dot …

Arditi – Ti vërtetë ke vështirësi fizike, megjithatë mendjen e ke në rregull, flet, qesh, nuk ke vështirësi të dalësh, të ecësh apo jo?  Çfarë të pengon?

Genti

Më vjen zor … Më vjen turp …

Arditi – “Kush të do, të do. Nuk e bën pamja fizike njeriun, më beso. Ne kemi pak minuta bashkë, mua nuk më bën më përshtypje, u mësova me ty dhe nëse ti do kesh një shpirt të bukur, ashtu siç jam i bindur që e ke, ti je njeriu më i bukur i botës! Ka shumë njerëz që janë shumë të bukur, por nuk mund të qëndrosh as edhe një minutë me ta, për çfarë kanë në shpirtin e tyre. Jeta është e bukur, do kesh kohë ta jetosh dhe ta shijosh. Nëse nuk do ta bësh për vete, bëje për mamanë, që po vuan shumë”.

Arditi shprehet se të gjithë bashkë mund ta ndihmojmë Gentin për operacion plastik dhe kështu merr dhe premtimin e tij që do të dalë nga shtëpia. Gjithashtu i ofron edhe 2 bileta për të ndjekur “Këngën Magjike” në Pallatin e Kongreseve.

Liria përqafohet me të birin, të dy me lot në sy, duke na treguar se bukuria nuk është asgjë para një shpirti të bukur.

“GJYSHJA NGA…”

Kete jave nuk eshte Blerina qe ka udhetuar drejt gjysheve, por janë këto të fundit që kanë

ardhur në studion tone. Nena zadrimore dhe nena nga Përmeti servirin sot produktet

karakteristike te zonave të tyre. Ushqim, traditë, shije…

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Dy vëllezër janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në gjyq”, për një apartament. Gjergji ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi vëllain e tij, Fredin, edhe pse historia e jetës së këtij të fundit ka qenë e vështirë, dhe e akuzojnë për humbjen e këtij apartamenti.

“Unë kam sjellë byrazerin, Fredin për arsyen se i sekuestruan shtëpinë,  Zyra Përmbarimore Korçë. Unë dua t’i kërkoj llogari se përse e donte në emrin e tij shtëpinë bashkë me motrën.  Kush i shtyu këta, ndërkohë që Fredi ishte me probleme? Ishte ndarë nga nusja dhe ka një fëmijë. Nuk e di se kush i shtyu, por një ditë më thanë që do ta hedhim shtëpinë në emrin e Fredit.”

Motra e tyre, Andromaqi tregon se në këtë banesë, 52 metra katrorë, jetonte e ëma e tyre dhe Fredi. Ky i fundit thotë se në vitin 2000 është divorcuar  dhe se djalin e tij, Sotiraqin ka mundur ta shohë pas 15 vitesh, pasi ish – bashkëshortja nuk e lejonte ta takonte. Gjykata kishte vendosur që Fredi do të mund ta takonte të birin 2 herë në muaj dhe një detyrim financiar për pensionin e tij, me vlerë 2000 lekë të reja.

“Megjithëse jam me përkrahje sociale, u mundova si prind, aq sa kisha mundësi, të paguaja për djalin. Por ngelën një pjesë pa paguar dhe këtu filloi debati.”

Gjergji ndërhyn duke thënë se Fredi nuk mund ta paguante pensionin për fëmijën e tij, pasi nuk punon sepse është dembel. Gjithashtu e akuzon se edhe përkujdesjen ndaj të ëmës, Violetës e bën me paratë e saj.

“A është e drejtë që djali i madh të kërkojë pjesë kur prindërit janë gjallë

?”, pyet Fredi.

Gjergji përgjigjet duke thënë se ai nuk ka qenë dakord që apartamenti të vendosej në emrin e tij sepse i dinte pasojat. 

Fredi tregon se nuk mohoi pensionin ndaj të birit, por i paguante kur mundte t’i siguronte të ardhurat. Me kalimin e viteve detyrimi u grumbullua dhe arriti vlerën prej 3 milionë lekësh të vjetra, vlerë të cilën ai nuk e siguronte dot njëherësh. Kjo ishte dhe arsyeja që Zyra Përmbarimore sekuestroi apartamentin e prindërve të tij, ku banonte dhe Fredi. Por si të mos mjaftonte kjo, Gjergji kërkon pjesën e tij të shtëpisë, me vlerë 4 milionë lekë të vjetra.

“Ne kishim një çifte, edhe atë ia morën. Tani shyqyr ka pantallonat, t’i ruajë se mos ia marrin”,

shprehet Gjergji, duke i kërkuar pjesën e tij të shtëpisë dhe duke i përmendur faktin që tani qëndron në shtëpi me qira me të ëmën dhe paratë e saj.

Fredi  – Ti, si vëllai i madh, më ke ofruar ndonjë dhomë në shtëpinë tënde? Jo dhe as unë nuk e dua.

Gjergji  – S’duhet ta pranosh.

Fredi  – Po nuk e dua.

Gjergji – Të punojë njeriu për kë? Për atë shtëpi punon gjithë jetën.

Fredi – Jam i zoti ta mbaj nënën vetë unë. Po të duash hajde ta shikosh, po mos të duash … Derën e ke të hapur.

Gjergji  – Të llafosurën e ke prej trimi ti, prej kapedani. Por nga ana tjetër je zero fare.

Fredi – Ky më akuzon mua që i kam vjedhur dhe firmën padrejtësisht që kam marrë shtëpinë se ky në fakt nuk ka dashur.

Andromaqi rrëfen se ajo me dy vëllezërit dhe të ëmën kanë shkuar te noterja më datë 16.08.2014, pasi e ëma e tyre, Violeta dëshironte që shtëpinë t’ia dhuronte Fredit, por Gjergji u largua, duke iu thënë të bëjnë çfarë të duan. Ajo akuzon noteren, pasi e kanë vënë në dijeni të situatës së Fredit dhe ajo ka thënë se nuk mund t’ua merrnin shtëpinë, pasi kontrata e dhurimit mbrohet me Kushtetutë.

Pas 3 ditësh apartamenti u sekuestrua nga Zyra e Përmbarimit dhe për këtë Gjergji shprehet:

“Sepse ishte e planifikuar që shtëpia të merrej”.

 

Juristja Eni Çobani shpjegon se nëse Fredi do t’i drejtohej gjykatës për të treguar se nuk ka mundësi ekonomike për të paguar pensionin ushqimor, pasi është pa punë, situata nuk do të kishte arritur në këtë gjendje. Ish – bashkëshortja e Fredit i është drejtuar Zyrës së Përmbarimit, apartamenti ishte në emrin e tij, ndaj u sekuestrua dhe u shit. Një pjesë e pagesës i është dhënë ish – bashkëshortes për pensionin ushqimor të papaguar nga Fredi , por pjesa e tjetër nuk dihet se ku ka shkuar.

Gjergji tregon se ka qenë ai që i ka treguar noteres për pensionin ushqimor të papaguar dhe se pas përgjigjes së noteres që nuk mund të merret një pronë e dhuruar, është larguar, duke mos firmosur. Pas sekuestrimit të shtëpisë Andromaqi tregon se është rikthyer të noterja, por ajo iu përgjigj që do t’iu rikthehej.

Publiku i “E Diela Shqiptare” ka vendosur që në këtë seancë ndërmjetësimi t’i japë të drejtë Gjergjit, i cili i kërkon pjesën e tij të shtëpisë të vëllait, pasi ai nuk ka firmosur për dhurimin e tij.  

Sipas juristes Çobani, dokumenti i dhurimit të apartamentit lë shumë për të dëshiruar, pasi nuk kanë marrë pjesë me vullnet të lirë të gjithë pjesëtarët e dhurimit të kësaj prone dhe noterja Molla nuk ka vendosur nënshkrimin e plotë të emrit të saj me shkrim dore, duke e bërë këtë dokument të pavlefshëm. Gjithashtu në këtë dokument, dhuruesit dhe pranuesi i dhurimit kanë vendosur vetëm emër dhe mbiemër, për të cilën ka rezerva për shkrimin, por nuk kanë nënshkruar. Ndaj në Zyrën e Regjistrimit të Pronave në Korrcë nuk mund të ekzistojë çertifikata e pronësisë së apartamentit në emrin e Fredit.

“Në bazë të nenit numër 92 të Kodit Civil, ku përfshihen të gjitha veprimet apo aktet juridike, është absolutisht i pavlefshëm! Ka dalë në kundërshtim të hapur me një urdhërim  të ligjit, që është neni 46 i ligjit mbi noterinë”.

Kjo seancë ndërmjetësimi përfundon dhe sugjerimi i juristes Çobani është një kërkesë – padi për konstatimin e pavlefshëmrisë absolute të kontratës së dhurimit, që të rikthehet prona, ndërsa më pas do të zgjidhet me pronarin aktual të apartamentit.

“KËNGA MAGJIKE”

Grupi “Të Kualifikuarit”:

  • Kelly – “Kur ti buzëqesh”
  • Rovena Stefa – “Veç një jetë”
  • Stine – “Ma more zemrën”

Kategoria “New Artist”:

  • Pamela Kovaçi
  • Silvana Rusi
  • Flori ft. Klevi ABG
  • Algeret Sala
  • TRACKS