E Diela Shqiptare-Emisioni 6 (Sezoni 12)

Posta

E Diela Shqiptare-Emisioni 6 (Sezoni 12)

15:29 20/10/2019

Kënga Magjike

Ka Një Mesazh Për Ty – Pjesa 1

Mamaja “fanatike” nuk lejon vajzën të dalë nga shtëpia

Adoleshenca është një moshë delikate. Dhimbjet e gëzimet përjetohen me intesitet të madh dhe shpeshherë prindërit e kanë të vështirë të menaxhojnë fëmijët e tyre. Kjo bëhet shkak për mosmarrëveshje dhe konflikte mes tyre. Një temë e tillë delikate është trajtuar edhe në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në E Diela Shqiptare në Tv Klan.

Lexoni më shumë – Kliko KËTU

Ka Një Mesazh Për Ty – Pjesa 2

Motra kërkon të marrë fëmijën e vëllait

Rasti i dytë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në E Diela Shqiptare është tepër i veçantë.  Zana, e cila prej 17 vitesh jeton në Athinë, ka thirrur në studio ish-nusen e vëllait, Albanën dhe ka një kërkesë për të. Ish – kunata, nga bashkëjetesa me vëllain e Zanës, kanë një vajzë 3 vjeçe, e cila jeton në Elbasan tek motrat e ‘Nënë Terezës’ dhe ekziston mundësia që fëmija të birësohet nga një tjetër familje. Por dëshira e Zanës është që kjo vajzë e vogël të mos shkojë diku tjetër por të bëhet pjesë e familjes së saj.


Lexoni më shumë – Kliko KËTU

Shihemi Në Gjyq

Djali kërkon të ikë, nëna i fsheh pasaportën. Gjebrea: Ti kujton se bota do të presë me krahë hapur?

Fenomeni i të rinjve që dëshirojnë të largohen jashtë kufive të Shqipërisë ka prekur pothuajse gjithë familjet shqiptare dhe po rritet gjithnjë e më tepër. Në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq”, djali 20-vjeçar, Luisi ka sjellë në studio nënën e ti, Shaqe. Ai dëshiron të largohet nga Shqipëria, por mamaja nuk e lejon dhe për këtë arsye i ka marrë edhe pasaportën dhe nuk ia kthen.


Lexoni më shumë – Kliko KËTU

Çobani: Unë e kuptoj dhimbjen tuaj, por edhe pakujdesia juaj ka qenë e madhe për 30 vite

Sot në “Shihemi në gjyq”, Luisi ka sjellë nënën e tij për shkak se prej një kohe të gjatë, ajo i ka fshehur pasaportën sepse nuk dëshiron që djali i saj i vetëm të largohet nga shtëpia.

Luisi është vetëm 20 vjeç, ai dëshiron një të ardhme më të mirë për veten, por edhe për familjen e tij. Mendon se rruga e vetme e “shpëtimit” për t’u rritur ekonomikisht është të largohet jashtë Shqipërisë. Debatet në studio me nënën e tij nxorën në pah edhe një tjetër problem. Mamaja e tij Shaqja, pretendon se ka një tokë të mirë në bregdetin e Velipojës, por që momentalisht ajo tokë është në pronësi të vëllait të saj. Luisi nuk beson se një ditë kjo tokë do bëhet e tij dhe ka humbur çdo shpresë.

Lexoni më shumë – Kliko KËTU

Kujdes Shëndetin

/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi