Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan ka shkruar Xhoana nga Lezha, motra e Aleksandrit, i cili është personazhi që iu bë surpriza. Aleksandri ka lindur me aftësi ndryshe, pasi krahët dhe këmbët e tij nuk janë zhvilluar në proporcion me trupin. Motra e tij Xhoana, tregoi historinë e tij, paragjykimet me të cilat përballet ai si dhe dëshirën për të vazhduar studimet. Ne studio ishte gjithashtu dhe Bardhok Pulaj, Drejtor i Drejtorisë Arsimore të Lezhës.

Xhoana : Vëllai ka qenë 13 vjeç kur unë kam lindur dhe ka qenë personi i parë që është kujdesur për mua, sikur një nënë. Më ka ushqyer, lidhur dhe zgjidhur në djep, më ka mësuar të hedh hapat e parë. Gjithashtu ai më ka çuar dhe në shkollë. Kur rrëzohesha më thoshte mos u mërzit se plaga jote do të shërohet shumë shpejt. Ai ka qenë një person shumë i ndrojtur. Para se të vdiste babai i ka thënë që duhet të bënte një shkollë si të gjithë shokët e tjerë, por paragjykohej nga njerëzit.

Ardit Gjebrea: Pse paragjykohej vëllai?

Xhoana: Sepse ai ishte ndryshe nga të tjerët…

Ardit Gjebrea: Kur e kuptove ti këtë gjë?

Xhoana: Kur isha 7 vjeçe, në klasën e parë. E kuptova që vëllai im kishte një trup jo si gjithë të tjerët, mënyra si ecte, duart nuk i ka si unë.

Ardit Gjebrea: Si i ka duart?

Xhoana: Nuk e ka të gjithë krahun, siç i kemi ne. Kur ai lindi nënës sime i thoshin që ta braktiste dhe ta çonin në jetimore. Por ajo nuk pranoi dhe e ka rritur si të gjithë fëmijët e tjerë, edhe pse ai ka marrë më shumë dashuri.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë jeni ju?

Xhoana: Jemi pesë fëmijë dhe Aleksandri është i dyti. Këmbët i ka të ngjitura pas kofshës, nuk i ka si ne normal. E vetmja dëshirë e tij është të ketë një karrocë dhe të dalë xhiro si të gjithë njerëzit e tjerë. Edhe ai njeri si ne është nuk duhet të paragjykohet.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është vëllai?

Xhoana: 32 vjeç…

Ardit Gjebrea: Me shkollën si është vëllai?

Xhoana: Pati filluar vjet, kur ishte 31 vjeç, filloi shkollën dhe mbaroi klasën e parë. Kishte aftësi shumë të mirë me nxënësit dhe sillej shumë mirë. Më përpara nuk e pranonte njeri, pasi fëmijët e tjerë do e braktisnin shkollën.

Ardit Gjebrea: E vazhdon shkollën?

Xhoana: Në fakt, shkollën e ka lënë përgjysëm, klasën e dytë, pasi nuk kishte furgona për ta çuar në shkollë në një fshat tjetër. Shoferi u ankua se nuk mund ta merrte në krahë për ta ulur tek furgoni.

Ardit Gjebrea: A del jashtë shtëpisë vëllai?

Xhoana: Del, largohet, ka dhe raste që ka ikur pa e ditur ne. Ka dalë xhiro.

Ardit Gjebrea: Si po e përjeton mungesën e mos vajtjes në shkollë?

Xhoana: Mërzitet, nuk ka uri. Del në qytet rri vetëm dhe nuk flet fare. Pasi me thotë se nuk e di nëse do më kuptojë njeri sot, pasi paragjykohet. Pasi gjymtyrët e tij nuk janë si njerëzit normale.

Ardit Gjebrea: Me kë flet më shumë?

Xhoana: Më së shumti flet dhe del me mua. As mamin nuk e kërkon për të dalë.

Gazetari i “Ka një mesazh për ty” shkoi në periferi të qytetit të Lezhës për ti dhënë mesazhin Aleksandrit.

Ai mbërrit në studion e “Të Dielës Shqiptare” dhe i pyetur nga Arditi si kush mund ta kishte thirrur, Aleksandri tha se nuk e kishte idenë.

32- vjeçari rrëfeu për jetën e tij. Ai ka mbaruar klasën e parë dhe është në të dytën. I pëlqen që të jetë i pranishëm në shoqëri si dhe të shkruajë.

Ardit Gjebrea: Ti e përdor mirë kompjuterin, si e ke mësuar?

Aleksandri: Kam pasur një mësues në Lezhë, një italian dhe atje i kam mësuar. Shkronjat i kam mësuar në moshën 29 vjeçare.

Ardit Gjebrea: Sa larg e ke qytetin?

Aleksandri: 30 minuta larg dhe shkoj me furgon. Në ato furgonët që janë të lartë e kam problem për të hipur, pasi e kam problem nga këmba.

Pas një bisede të shkurtër në ekranin përballë Aleksandrit u shfaq motra e tij, Xhoana e cila ishte dhe personi që donte ti bënte këtë surprizë vëllait të saj.

Xhoana i dha një mesazh Aleksandrit: Kam një mesazh për ty. Dua që ti të jesh i lumtur dhe asnjëherë të mos mërzitesh. Do më kesh pranë gjatë gjithë jetës tënde. Do jem unë ajo që siç je kujdesur ti gjithmonë për mua, ashtu do të kujdesem dhe unë. Dua të jesh i lumtur, i buzëqeshur asnjëherë të mos mërzitësh. Je një person shumë i shtrenjtë për mua dhe për këtë të dua shumë.

Aleksandri rrëfeu se shumicën e gjerave mund ti bëjë vetë, si të ushqehet, të shkruajë, të përdori kompjuterin. E vetmja gjë që ai do më shumë është që të bëjë shkollën, pasi dhe babai i tij i ndjerë ka pasur shumë dëshirë që ai të shkollohej. Ai tani nuk shkon dot në shkollë, pasi furgoni është shumë i lartë dhe ai nuk mund të hipë dot.

Aleksandri: Shkolla në fshatin tim është mbyllur dhe unë duhet të shkoj në një shkollë tjetër, po furgoni është i lartë dhe nuk ishte për mua. Më patën thënë se do i sillnin një furgon personal. Por tani kam një muaj që rri në shtëpi. Mërzitem se dhe babai më ka vdekur dhe ndihem keq.

Ardit Gjebrea: Unë di që babai juaj e kishte ëndërr që të shkollohej dhe kjo ëndërr është prerë në mes…

Por Arditi i ftoi Aleksandrit që të shikojë nga publiku, pasi aty ishte profesor Aleksandër Pulaj.

Profesori tha se Aleksandri është njeriu që ju thotë të gjithëve se ka gjithmonë mundësipër tu shkolluar dhe për të ecur përpara.

Profesori Bardhok Pulaj, tha se është hartuar një program ku Aleksandri do të ndjekë një shkollë më kohë të pjesshme në Lezhë, ku ai do të mbyllë dy vjet të shkollës brenda një viti. Ai do të mbarojë këtë vit shkollor, ku do të përfundojë klasën e dytë dhe të tretë.

Por nuk mbaron këtu surpriza për Aleksandrin, profesori premtoi gjithashtu se do të marrë përsipër transportin e ditëve që do të shkojë në shkollë.

Bardhok Pulaj: Çdo njeri ka të drejtën e shkollimit, pavarësisht arsyeve, mundësive dhe kohës. Do të mendojmë që Aleksandri të ndjekë dhe shkollën e mesme dhe do të punojmë në mënyrë të intensive që të mbarojë 9-vjeçaren. Unë gjithashtu di se Aleksandri do të hapë dhe një dyqan për kompjutera dhe elektronik në Lezhë. Ai ka shumë vullnet. Unë njoh vetëm nënë e tij dhe e kam parë që është një zonjë, pasi ka bërë një sakrificë për djalin e saj.

Edhe këtë herë “Ka një mesazh për ty” bëri njerëz të lumtur dhe u riktheu buzëqeshjen Aleksandrit dhe motrës së tij. Tani ai do të ndjekë shkollën që e kishte me aq shumë pasion.

Edhe pse ka lindur me aftësi ndryshe, ai ka ditur shumë mirë si ta motivojë veten dhe të jetë një frymëzim për të gjithë njerëzit e tjerë. Aleksandri nga Lezha, ishte i pranishëm në studion e “Ka një mesazh për ty” në “Të Dielën Shqiptare” . Ai ishte thirrur nga motra e tij, Xhoana e cila kishte një mesazh shumë të fortë për vëllain e saj.

Xhoana: Kam një mesazh për ty. Dua që ti të jesh i lumtur dhe asnjëherë të mos mërzitesh. Do me kesh pranë gjatë gjithë jetës tënde. Do jem unë ajo që siç je kujdesur ti gjithmonë për mua, ashtu do të kujdesem dhe unë sot për ty. Dua të jesh i lumtur, i buzëqeshur asnjëherë të mos mërzitësh. Je një person shumë i shtrenjtë për mua dhe për këtë të dua shumë.

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti II

Rasti i dytë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan erdhi këtë herë ndryshe, pasi programi nisi me të ftuarën. Tefta, nëna e Klaudios ka sakrifikuar gjithçka që i biri të realizonte ëndrrën e tij për futbollin. Madje ajo i ka falur unazën e martesës në mënyrë që ai të ndiqte ëndërrën e tij. Sot ka ardhur momenti që ai t’ia rikthejë atë. Po bashkë me këtë, ai kishte edhe një mesazh dashurie për bashkëshorten e tij Teutën.

Ishte gazetari i “Ka një mesazh për ty” ai që shkoi në rrobaqepësinë ku punon zonja Tefta. Ajo mori mesazhin ku ishte ftuar për të qenë e pranishme në studio.

E pyetur nga Arditi se kush mund ta ketë ftuar, zonja Tefta tha se mund të jetë djali i saj Klaudio, pasi ai është tip i surprizave.

Ardit Gjebrea: Ne e kemi ndërtuar ndryshe këtë herë. Po, Klaudio të ka ftuar të jesh këtu. Ai nuk e di që ti je këtu. Unë do ta ftoj do të jetë nga ana tjetër e murit, do e shohësh në ekran gjatë gjithë kohës.

Klaudio rrëfeu në studio historinë: Doja ta nisja nga fillimet e mija, në vitet ’90 kanë qenë kohë shumë të vështira, sidomos në ato vende si qyteti i Memaliaj. Kam dëgjuar nga familja që në atë kohë kryefamiljarët duhet të largoheshin jashtë vendit për të punuar në mënyrë që të siguronin të ardhurat. Një ndër ta ishte dhe baba im. U rrita bashkë më vëllain se unë kam vetëm një vëlla. Babai do largohej dhe nëna kishte rol të vështirë për ta na rritur ne me vëllain. Në ato vite punonte në gjelbërim dhe pjesën tjetër të ditës të kujdesej për në. Jetonin vetëm më rrogën prej 90 mijë Lekëve të vjetra dhe ishte shumë e vështirë. Vitet kaluan dhe ne u rritëm me vështirësi. Filluan kërkesat tona.

Ardit Gjebrea: Cilat ishin kërkesat tuaja?

Klaudio: Një që më ka ngelur në mendje dhe ishte kryesorja kur unë kam dashur të regjistrohem në një ekip futbolli. Ju jam lutur shumë prindërve, pa e ditur që në futboll duhet të paguaje. Por përveçse duhet të hyja unë duhet të futej dhe vëllai pasi nëna nuk na ka ndarë kurrë. Mbaj mend që kam hyrë dhe aty i kam vënë vetës detyrim që i vogël që ta realizoj atë ëndërr. Unë që fëmijë kam qenë një problematik shumë i madh. Zihesha me shokët, bëhesha pis. Shkova 16 vjeç dhe shikoja vetëm nga futbolli.

Ardit Gjebrea: Kishte dhe shpenzime apo jo?

Klaudio: Mbaj mend që lahesha tre herë në ditë dhe kishte shpenzime, pasi rrobat bëheshin pis. Nuk kishim as lavatriçe dhe mami i lante rrobat në një kazan. Isha shumë egoist dhe mendoja gjithmonë të realizoja ëndrrën time, jo se nuk e kisha merakun për nënë time.

Ardit Gjebrea: Megjithatë diçka të ka mbetur peng nga jeta jotë?

Klaudio: Në moshën 19-vjeçare duhet të largohesha nga qyteti ku unë jetoja. U ula në darkë me nënën time dhe i thashë se kam menduar të provoj një ekip tjetër dhe më duhet të rri atje 2-3 ditë ta provoja.

Ardit Gjebrea: Çfarë bëri nëna jote?

Klaudio: I thashë se më duheshin Lekë dhe nuk e dija që ne në shtëpi kishim para aq sa për të llogaritur muajin. Zgjohem në mëngjes dhe gjej rrobat gati. Hoqi unazën e martesës dhe më tha ti mund të vazhdosh ëndrrën tënde. Nuk është se nuk u mërzita, por ika dhe vazhdova ëndrrën time. U tregova shume egoist.

Ardit Gjebrea: Ma trego pak momentin kur shite unazën?

Klaudio: Nuk është se u mendova shumë, shkova dhe e shita. Edhe pse mërzitja më vazhdonte. Në atë moment nuk jam bërë aspak pishman, nuk e kam kuptuar.

Ardit Gjebrea: Kur u pendove dhe filloi të të rëndonte ky gjest dita ditës?

Klaudio: Kur kam ardhur në Tiranë, bashkë me vëllain. Ka qenë shumë e vështirë. Për një vit rresht duhet të gatuaj, të laja dhe të shpëlahesha vetë, sepse ndryshe nuk kishte shpresë. Na dërgontë para babai dhe nëna nga shtëpia. Ishte një mësim nga jeta.

Ardit Gjebrea: Çfarë bërë me unazën?

Klaudio: Unaza është arsyeja që unë jam këtu sot. Dhe do ja kthej pas atë unazë dhe do doja shumë që mos ja hiqte kurrë nga dora. Kam ardhur t’ja dhuroj dhe ta falënderoj me gjithë shpirt dhe zemër.

Ardit Gjebrea: Ti ke fëmijë?

Klaudio: Kjo është gjëja që unë kam ëndërruar gjithmonë. Unë pasi mbarova ëndrrën e futbollit doja një motiv një arsye më shumë. Në jetën time erdhi bashkëshortja ime në një moment të vështirë për jetën time. E kam njohur para 4 vitesh atëherë kur unë nuk kisha asnjë gjë. Isha i vetëm në Tiranë, punoja kamerier për jetesë. Unë u largova dhe fillova punë në Memaliaj, ndërkohë që prindërit i kisha pa punë. Prej dy vitesh nusja ime më thoshte gjithmonë kur do vish.

Ardit Gjebrea: Ju ku jetoni ?

Klaudio: Unë kam dhe vëllain në Tiranë. Nëna dhe babai jeton me vëllain e vogël. Ndërsa unë jetoj me nusen.

Pasi mbaroi bashkëbisedimin me Arditin dhe Klaudio rrëfeu historinë në ekran u shfaq nëna e tij, Tefta. Arditi tha se zonja Tefta ka dëgjuar të gjithë bisedën. Ai i kërkoi ndjesë nënës së tij që e ka gënjyer nëse e kishte thirrur ai apo jo në studion e “ Ka një mesazh për ty”.

Klaudio: Sa e bukur qenke bërë. Sot përballë dhe përpara të gjithëve dua të të falënderoj me gjithë zemër për gjithçka që ke bërë dhe nuk u lodhe asnjëherë. Dhe e bën akoma dhe sot. Je një njeri i mrekullueshëm dhe që çdo fëmijë do ta kishte ëndërr të të kishte pranë.

Tefta: Mami ka bërë vetëm detyrën. Për ty dhe vëllain mami do të bënte gjithçka. Ju kam puthur çdo natë dhe çdo mëngjes. Edhe kur ju u lidhët me vajzat të cilat janë të mrekullueshme, ju thoshin mos jeni djem mamaje. Mami të falënderon për këtë surprizë të bukur, por përsëri mamit i le një peng në zemër. Nuk duhet të ktheje atë dhuratë.

Klaudio: Ti e di shumë mirë që unë kam ardhur në një pikë që i kam realizuar të gjithë ëndërrat dhe dëshirat dhe kjo është një gjest në shenjë të respektit të madh që kam ndaj teje. Është e vështirë për mua që të dal dhe të flas kaq shumë. Jam këtu dhe ti e meriton. Do të kërkoja që ti ta mbajë këtë unazë dhe mos e hiqje nga gishti. Ne të gjithë në shtëpi kemi unazë dhe vetëm ti nuk ke.

Gjithashtu Klaudio kishte dhe një mesazh dashuri për bashkëshorten e tij. Gazetari i “Ka një mesazh për ty”, shkoi në Call Centre ku punon Teuta Kurti dhe i përcolli mesazhin. Ajo mbërrit në studio ku tha se është 4 muajshe shtatzënë dhe është në pritje të një vajze.

Teuta kishte disa ide se kush mund të ishte person që e ka thirrur: Në fillim mendova bashkëshorti, po ai s’është në Tiranë sot që kështu nuk mund të jetë ai. Mendova mos është motra, ose vëllai.

Klaudio kishte një mesazh për bashkëshorten: Fjalët e bukura dhe të shumta nuk do kishin vlerë. Ne sot jemi bashkë këtu të dy. Kemi arritur të kemi gjithçka që kemi dashur. Një shtëpi tonën, një punë të cilën e duam ta bëjmë dhe pse jo krijimin e një familje që mezi e presim. Përpara të gjithë botës dua të të them që falenderimet shkojnë për ty. Të gjitha këto arritje që kam janë falë teje. Këto 4 vite kanë qenë shumë të bukura ke qenë iniciatore për gjithçka, Kam ardhur të të falënderoj, pasi je i arsyeja pse ne i kemi të gjitha.

Edhe Teuta, kishte për ti thënë diçka Klaudios: Përveçse e dua shumë jam më shumë fat që e kam njohur Klaudion, ose Klajdin siç i thërrasim ne. Më atë ka realizuar të të gjitha ëndrrat që kam pasur. Mendoj se nuk është vetëm merita ime, por edhe merita e prindërve që e kanë rritur Klaudion me edukatë dhe me dashuri. Jam me shumë fat që e kam njohur Klajdin dhe po ashtu me fat do jetë dhe vajza jonë që do ketë një babai si ai.

Pas këtyre mesazheve të bukura mes djalit dhe nënës si dhe dy bashkëshortëve ata u përqafuan me njërin- tjetrin.

NE JEMI CFARE HAME KUJDES SHENDETIN

“TELEBINGO SHQIPTARE”

KENGA MAGJIKE!

“SHIHEMI NË GJYQ”

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në gjyq” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan të pranishëm ishin një çift bashkëshortësh, Lutfija dhe Halili. Ata kanë një problem, pasi djali i tyre prej 2 muajsh është futur në burg së bashku me dajën, por ky i fundit ka dalë ndërsa djali vazhdon ende të jetë pas hekurave. Burri i thotë gruas një akuzë shumë të rëndë, se ajo ka bërë lojën e vëllait dhe jo të djalit. Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Edhe pse familja ka një shqetësim shumë të ashpër brenda saj, ata kanë pranuar të jenë të pranishëm në këtë seancë ndërmjetësimi.

Halili: Halli im që kam sjellë gruan time këtu është që nga dita që më ka rënë djali në burg në mënyrë të padrejtë vetëm nga Gjykata, ose nga oficerët e Policisë Gjyqësore që nuk bënë hetime.

Lutfija: Pse më ke sjellë mua këtu? Çfarë faji kam unë. Ai djalë është i joti por edhe i imi. Për çfarë të iki të vëllai?

Halili: Ajo me mua nuk ka për të ngrënë më bukë. Ditën që është arrestuar djali im është kapur dhe vëllai i saj. Ajo duhet të shkojë tek vëllai i vet. Kërkoj sqarime…

Lutfija: Kjo është zgjidhja te iki te vëllai… pse të shkoj. Kjo është zgjidhja.

Halili: Vëllai jot nuk duhet të dilte nga burgu pa marrë nga pas dhe djalin.

Lutfija: Kam 31 vite martesë, kemi rritur 4 fëmijë bashkë, pse kjo do na ndajë. Unë i kërkoj të sqarohemi ai nuk pranon.

Eni Çobani: Pra, Halili nuk pranon që të sqaroheni?

Halili: Unë nuk sqarohem dot. Nuk jetoj më me atë. Për mua ka mbaruar kjo punë. Dhe unë të kuptoj që nuk ka zgjidhje.

Lutfija: E kam patur shumë të vështirë të vija këtu, por halli që më solli ky këtu. Unë e kam harruar, jo se nuk më dhimbset, se unë e kam djalë.

Halili: Çuni im është i pafajshëm…

Ardit Gjebrea: Me sa po kuptoj është se ata kanë qenë të dy brenda dhe vëllai i saj ka dalë nga burgu…

Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur?

Lutfija: Kemi një hall shumë të madh. Na është bërë një padrejtësi shumë e madhe e djalit. Në datë 8.04.2016 vëllai im edhe djali im kanë qenë në një aheng, dasëm në lagje. Aty kanë qenë dhe 5 djemë të tjerë të cilët i kemi komshij. Dhe ata kanë qenë shkokët e djalit. Janë ngritur këta 5 djem dhe kanë marrë valle dhe është ngritur dhe djali im dhe ka hyrë në valle. Më pas pasi ka mbaruar vallja, djali im është ulur në tavolinë me dajën dhe më pas djemtë kanë dalë jashtë, njëri prej tyre e ka thirrur djalin dhe ai ka dalë jashtë ku dhe janë zënë, me pretendimin se ai është bashkuar në valle. Më pas ka dalë vëllai i saj dhe janë pajtuar në ato momente.

Eni Çobani: Ju ku ishit?

Lutfija: Ne ishim në shtëpi nuk dinim gjë. Unë kisha kaluar dhe një operacion të vështirë. Më pas në datën 9 një ditë më pas, i ati i të dëmtuarit Alban Pisha, bashkë më të ëmën erdhën dhe pinë kafe tek ne meqë kisha dalë nga spitali. Djali ishte aty, Dylberi nuk tha asnjë gjë. Pas kësaj largohen këta dhe fëmijët hanë darkë bashkë me këtë, djali thotë po iki tek daja. Më pas një sherr i madh tek porta, ky kishte rënë në gjumë se ishte pa qejf. Del vajza dhe i thotë që Dylberi është tek gjyshi dhe daja. Tek rruga ishin dy prindërit e tij, i vëllai dhe ai. Përplasej porta dhe bëhej shamatë. Vetë i dëmtuar dhe prindërit e tij, Alban Pishës i ka thënë hajde të ikim se nuk është Dylberi. Vëllezërit ikën të dy, ndërsa prindërit ndenjën. Ne hymë brenda në shtëpi dhe i thashë telefonoi Dylberit, ose Dritanit, vëllait tim.

Eni Çobani: Kur e more vesh ti Halili?

Halili: Kur erdhi policia…

Eni Çobani: Policia e ka marrë telefonatën si provë?

Lutfija: Asnjë gjë nuk ka marrë…

Lutfija: Vinë menjëherë të dy çunat edhe vëllai im. Sapo hynë në shtëpi ata dhe ne nisëm të tregonim ne ngjarjen, erdhi policia dhe i mori të dy çunat.

Eni Çobani: Cila është lidhja juaj mes djalit dhe vëllait në këtë ngjarje?

Lutfija: Ditën e nesërme del vëllai im dhe Dylberi ndenji në burg. Halili është kapur me këtë dhe nuk pushon. Sikur i kam unë fajet. Nuk më dhimbset më tepër vëllai se djali. Më pas vëllai ishte i lirë dhe në vazhduam nëpër polici. Ata nuk kanë bërë asnjë hetim. Vëllai ka ndenjur atë natë dhe në 6 të mëngjesit ka ardhur në shtëpi.

Halili: Djali im doli për gjykim, nga një gjyqtar me shërbim prove një herë në javë me akuzën goditje e lehtë. Shkon djali pas një jave dhe vjen letra ku shkruhej, “plagosje e rëndë me dashje”.

Lutfija: Vëllai im ka thënë që është i gatshëm të dëshmojë kur ta kërkojë policia.

Eni Çobani: Unë kam para një dosje që ma keni thënë ju. Të gjithë ju, vajza, vëllai keni thënë një alibi gjatë gjykimit dhe jo më parë. Duhet të thoni të vërtetën ashtu siç ishte.

Lutfija: Ky nxehet me mua kot. Është bindur me atë që thotë se e ka fajin vëllai jot. Albani ka thënë që nuk është qëlluar nga Dylberi.

Eni Çobani: Albani ka shkuar në polici dhe ka thënë që e ka goditur një person tjetër të cilin unë nuk dua t’ja thëm emin, pasi ne kemi bërë një marrëveshje me fjalë. Ndërsa për dajlin e dytë ka thënë që ai ishte me një kapuç dhe nga gjatësia dhe zëri, mendoj se ngjante me Dylberin. Sikundër u tha këta janë komshij dhe normalisht nga Prokuroria është marrë si një prove dhe njihet, por sipas mendimit tim kjo provë nuk ka qenë provë shteruese që do të thotë se në bazë të Kodit të Procedurës duhet të ishin marrë disa persona me të njëjtën gjatësi dhe njëkohësisht ajo e njohjes nëpërmjet zërit. Ata duhet të ishin vënë para Albanit dhe nëpërmjet zërit dhe gjatësisë do të bëhej identifikimi. Këtu nuk dua të bëj asnjë lloj aludimi nëse është Dylberi apo jo, sepse është marrë vendimi i formës së prerë. Prokuroria ka pasur të gjitha mundësitë ëpr ta bërë këtë gjë për ta dalluar Alabani, nesh ai e identifikonte se ishte Dylberi.

Ardit Gjebrea: Albani çfarë ka thënë, që ka qenë njëri me kapuç dhe tjetri pa kapuç?

Eni Çobani: Ai pa kapuç e ka vuajtur dënimin…Ky personi që nuk po e përmendim nuk e ka përmendur në asnjë moment Dylberin.

Lutfija: Ai nuk e ka pranuar që ka qenë aty, por e ka marrë dënimin dhe është dënuar me shërbim prove se ishte minoren. Mua nuk më intereson askush tjetë dhe dua vëtëm djalin tim.

Halili: Ti do shkosh tek vëllai jot, nuk e ke mbrojtur djalin…

Lutfija: Çfarë të kam bërë të kam tradhtuar, gënjyer, vjedhur…

Halili: Nuk e mbrojte djalin… për mua jemi ndarë…

Lutfija: Si do i thuash djalit u ndava me nënë tënde.

Halili: Me këtë stres që kam unë, arrita në vetëgjykim. Jam thënë dhe oficerit të Krimeve të Rënda ku janë provat e kësaj ngjarje.

Eni Çobani: Dalja e Dritanit e ka komplikuar pas situatën e Halilit, pse del ai dhe jo Dylberi. Dritani ka shkuar në polici bashkë me djalin dhe ai ka dalë ndërsa djali jot është dënuar. Tani është një histori pak e çuditshme, o Dritani ka qenë djalin deri në fund dhe atë Dritanin e kanë favorizuar, ose kanë qenë të dy bashkë dhe njërin është dënuar në mënyrë të padrejtë.

Halili: Dosjen e kam unë dhe i dëmtuar thotë që nuk ishte as Dritani as nipi i Dritani.

Eni Çobani: I dëmtuar ka bërë identifikim e personave, ka treguar që personi i pa maskuar ka qenë një djalë tjetër, ndërkohë që pëe djalin me kapuç ka dyshuar, dhe ka thënë nga zëri dhe gjatësuia unë kuptoj së është Dylberi. Më pas policisë i ka dalë të bëjë provën që rhashë më sipër.

Publiku ka votuar në favor të zonjës Lutfije dhe e ka mbështetur duke i dhënë të drejtë.

Sipas Eni Çobanit problemi është shumë i rëndë. Halili dhe Lutfija kanë 31 vite martesë dhe situata është e rëndë dhe prej dy muajsh djali i tyre vuan dënimin. Halili nuk lejon zonjën Lutfije të qëndrojë në shtëpi. Halili duhet të bindet nga faktet dhe provat e përmendura nga Enit.

Eni Çobanit: Nuk mund të dënohet një person vetëm me një prave të vetme, ndërkohë kur dhe ajo nuk ka qenë shteruese për autorin e kësaj ngjarje. Prokuroria duhet të marri provën e plotë që të mos ketë asnjë dyshim nga prindërit apo dhe personat e tjerë. Pavarësisht dyshimin apo indicies që mund të ketë Prokuroria duhet të marrë provat e plota.

Zonja Eni i kërkoi Lutfies që ajo të bashkohet me burrin e saj, pasi nuk do të zgjidhin gjë në këtë mënyrë duke ndenjur të zënë.

Halili: Kam ardhur këtu dhe jam nga ata që djali im të bëjë dhe 10 vjet burg nëse është autori i ngjarjes. Unë e pranoj këshillën tënde Zonja Eni, por kur një njeri të vuajë pa të drejtë. Unë nuk kaloj dot para shtëpisë dhe të dal jashtë. Nuk është djali im autori i kësaj. Kjo është drejtësia.

Eni Çobani i premtoi dy të pranishmëve se situatën do e ndjekë deri në fund dhe uroi që ai të marri sa më shpejt pafajësinë.

Halali tha se ata janë gjyshër dhe uroi të që plaken bashkë deri ditën e fundit jetës. “Me Lutfien do rri gjithë jetën dhe e pranoj në shtëpi”, tha Halili.

BE coffee!

Edhe këtë të dielë, Olsi interpretoi në “BE Coffee” një këngë në dialekt. Erioni nuk nguroi ta krahasonte, Olsin me kompozitorin Limoz Dizdari, për muzikën moderne shqiptare.

Olsi Bylyku: Unë nuk jam limon, por portokall Sarande…

Ai kishte zgjedhur për të interpretuar këngën “Shtrejt” të Ledrit, Gjikos dhe Lumi B.

Erion Isai: Çfarë thotë aman?

Olsi Bylyku: Po e ke marrë vesh këtë, nuk e di çfarë domethënë…

Bes Kallaku: Unë Olsin nuk e mora vesh, por tek origjinali mora vesh atë, uuuu..uuu

Olsi Bylyku: E kam kthyer kolonjarçe…

Por si bën kënga “Shtrejt” në versionin e Olsit, në dialekt kolonjar?