E diela shqiptare-Emisioni 7 (Sezoni 12)

Posta

E diela shqiptare-Emisioni 7 (Sezoni 12)

13:16 27/10/2019

Kënga Magjike

Ka Një Mesazh Për Ty – Pjesa 1

“Më paragjykuan dhe u larguan nga unë, kur kuptuan çfarë problemi kisha”

Ankthi është një problem psikologjik, gjithmonë e më shumë i përhapur. Historia e sotme në  “Ka një mesazh për ty”, sjell në vëmendje këtë problem dhe pasojat e tij. Sonila ka vuajtur nga ankthi dhe ajo ka ftuar në program, dy nga personat që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë në jetën e saj. Motra Genta dhe shoqja e saj i kanë dhënë dashuri, forcë mbështetje dhe ajo publikisht ka vendosur t’i falenderojë.

Lexoni më shumë – Kliko KËTU

Ka Një Mesazh Për Ty – Pjesa 2

Mëson se është e birësuar, babai nuk pranon t’i tregojë nënën biologjike

Historia e dytë në “Ka një mesazh për ty”, ka për protagoniste Xhulian, e cila që në moshë të vogël ka zbuluar se prindërit e saj nuk ishin ata biologjikë. Babai nuk pranonte t’i tregonte të vërtetën. Ajo jeton prej vitesh në Itali me bashkëshortin e saj, por ende nuk ka rreshtur së kërkuari nënën biologjike

Lexoni më shumë – Kliko KËTU

Pas shumë vitesh kërkimi, Xhulia gjen nënën e saj biologjike

Xhulia prej vitesh është duke e kërkuar nënën e saj biologjike, por pa rezultat. Kërkimet kanë vazhduar më pas edhe me në bashkëpunim me stafin e “Ka një mesazh për ty” dhe për Xhulian ka një lajm të bukur.

Lexoni më shumë – Kliko KËTU

Shihemi Në Gjyq

“Dalim jashtë, rrihemi, vritemi, s’e kam problem”, dy ish-miqtë përplasen me ujë në studio (Video)

Në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq”, përballë njëri-tjetrit janë dy miq të mirë të dikurshëm, por që sot përballen me një konflikt për çështje borxhi.

Enveri i ka marrë në vitin 2010, 10 milionë lekë të vjetra Florit, por i ka kthyer vetëm gjysmën e borxhit. Gjatë seancës së ndërmjetësimit, Enveri fillimisht e mohoi t’i kishte borxh, më pas i tha që ta kam kthyer borxhin, por pas debatit mes tyre ai konfirmon se nuk ka ndërmend t’ia kthejë pjesën e mbetur të borxhit, pa i dhënë Flori një çertifikatë pronësie.

Lexoni më shumë – Kliko KËTU

Kujdes Shëndetin

Ne jemi çfarë hamë! 

/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi