#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

“Të Panjohurit”- ERINDA MALE

“Motra binjake po më ndan nga burri”

Ardit Gjebrea tregon rastin neglizhent: Fëmija po kalonte hekurat e jetimores, roja më tha…

Pas premtimit publik të Eni Çobanit në “Shihemi në Gjyq” se do të ndihmojë Luljetën dhe Fatmirin të birësojnë një fëmijë, Ardit Gjebrea sjell në vëmendje një rast që ka hasur personalisht. Moderatori i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan tregon se teksa kalonte pranë Shtëpisë së Fëmijës, pa një fëmijë që përpiqej të kalonte rrethimin e institucionit ndërsa roja qëndronte indiferent ndaj veprimit.

Ardit Gjebrea: Me gjithë kujdesin që tregojnë institucionet, do doja të tregoja një fakt që rastësisht kam qenë duke ecur më këmbë te Shtëpia e Fëmijës dhe shikoja rojen që ishte duke lexuar dhe nga ana tjetër e hekurave, një fëmijë kalonte hekurat e Shtëpisë së Fëmijës. Unë e ndalova fëmijën që të mos kalonte dhe e njoftoj rojen dhe i them që të lutem lëre atë që po lexon, por merru pak me fëmijët sepse po kalojnë gardhin. Ai më thotë “këtë punë kanë ata”. Kështu që medalja ka dy anë ndaj ne dhe në “Ka Një Mesazh Për Ty” që kemi patur shumë raste që Bernardi dhe Dorina kanë gjetur prindërit biologjikë, kemi dëgjuar historitë e tyre.

Eni Çobani: Të jashtëzakonshme.

Ardit Gjebrea: Dhe kemi kuptuar që ashtu siç mund të rritet një fëmijë në një familje që birësohet, pa diskutim që nuk rritet dot në një institucion ku janë shumë fëmijë, ku ka një predispozitë të jashtëzakonshme për kujdes ndaj tyre, por ndonjëherë edhe një rast si ky që unë verifikova. Kështu që unë do t’i inkurajoja të gjitha ato familje që munden dhe që nuk kanë fëmijë që të birësonin dhe të krijonin dhe t’i jepnin një familje këtyre fëmijëve, të cilët, për një motiv apo për një tjetër prindërit i kanë lënë në jetimore. Por që të krijosh një familje, që të japësh një familje unë mendoj që është diçka hyjnore prandaj dhe e vlerësoj këtë moment që Luljeta bashkë me Fatmirin janë të gatshëm të birësojnë dikë dhe t’i japin një ngrohtësi në familje.

Për herë të parë, Gjebrea dhe Çobani nuk bien dakord: Shkoni ju atje, unë këtu dhe fillojmë debatin bashkë?

Rasti i binjakeve që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” për premtimin e dhurimit të një fëmije përfshin fort edhe moderatorin e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan dhe ndërmjetësen Eni Çobani. Për herë të parë në historinë e “Shihemi në Gjyq”, Gjebrea dhe Çobani nuk bien dakord mes tyre për veprimin e duhur që duhet të ishte ndërmarrë.

Gjebrea mendon se Bukuria, edhe pse dha premtimin se do i dhuronte binjakes një fëmijë, nuk mundi ta sillte në jetë, por të paktën bëri përpjekjen e saj. Nga ana tjetër, Çobani thotë se nuk e fajëson Bukurien, por ajo duhet të kishte lajmëruar motrën dhe të kishte kërkuar ndjesë sepse Luljeta ka vite që eksperimenton dëshpërimisht me trupin e saj për të pasur një fëmijë.

Eni Çobani: Shiko… fakti që është perceptuar nga publiku fajësia e Luljetës… mua më vjen keq vetëm për një gjë… e thamë që në fillim që këtu nuk kemi sjellë një motër për ta fajësuar. Kemi sjellë një motër që duhet të bënte gjithçka për motrën tjetër, gjithçka.

Ardit Gjebrea: E bëri!

Eni Çobani: Nuk e dimë. Ardit, unë nuk e kuptoj sigurinë tënde se unë nuk kam siguri.

Ardit Gjebrea: Publiku është me Bukurien.

Eni Çobani: Le të jetë. Sigurisht, unë respektoj patjetër verdiktin që publiku ka kuptuar dhe perceptuar, por sigurisht këtu jemi përpara një motre që thotë ti mbylle telefonat dhe unë s’ta komunikova dot ty që nuk bëj dot fëmijë. Jo.

Luljeta: Se ka qenë shumë larg prandaj.

Eni Çobani: Jo. Unë di këtë gjë… Bukurie nëse unë do kisha përballë një motër si ju që do të përgjigjej sot kështu duke e ditur që ajo zonjë ka 32 vjet, 32 vjet që bën gjilpëra në trup për të pasur një fëmijë, unë nuk do të përgjigjesha  kështu.

Ardit Gjebrea: Po ç’faj kam zonja Eni?

Eni Çobani: Ja prapë pra, se ke thënë tërë kohës këtë ç’faj kam dhe publiku kujton që ne të kemi sjellë të të fajësojmë. Jo zonjë, ju sot duhet të kishit kërkuar ndjesë.

Ardit Gjebrea: Zonja Eni, më fal pak. Më falni pak. Ndërkohë Fatmiri ia ka kërkuar vëllait e motrës së vet dhe ata i kanë thënë jo.

Eni Çobani: Po dhe nuk ka pritur.

Ardit Gjebrea: Ndërsa motra, Bukuria, i ka thënë do përpiqem kështu që kjo është më mirë se sa motra dhe vëllai i Fatmirit.

Eni Çobani: Jo, dakord jam. Vëllezërit dhe motrat e Fatmirit i kanë thënë që në fillim, Ardit, të lutem, i kanë thënë jo, këtë  gjë nuk ta bëjmë dot se unë e thashë që në fillim, nuk është e lehtë të japësh një fëmijë. Kjo është shumë e rëndë.

Ardit Gjebrea: Kjo jo se nuk ka dashur, por se nuk ka mundur. Nuk ka mundur.

Eni Çobani: Këtë nuk e di pra. Këtë s’e dimë. As nuk ka sjellë një raport shëndetësor a ndonjë gjë. Është më e ndershme të kishte thënë zonjë unë nuk e bëj dot një fëmijë sepse ka plot të tillë, nuk e bëj dot se është dashuri e madhe.

Ardit Gjebrea: A shkoni ju atje dhe unë këtu dhe fillojmë debatin bashkë se kjo na ka mbetur. Është hera e parë që nuk po biem dot dakord bashkë.

Eni Çobani: S’e kam dëgjuar Arditin me kaq zjarr. Por besoj që Arditi më kupton. Unë nuk e fajësoj. Unë thjesht jam për atë ndihmën dhe dashurinë që një motër i jep një motre.

Ardit Gjebrea: Po s’mundi.

Eni Çobani: Jo, t’i thoshte që s’e bëj dot.

Ardit Gjebrea: Po s’mundi. Nuk e pa shtatzënë dhe s’kishte ç’të bënte.

“Më tha s’dua të të shikoj me sy”, Bukuria: Nëna ka 3 vite e vdekur, s’i hodha dot një grusht dhe

Dy motra binjake u përballën këtë të diel me njëra tjetrën për shkak të një premtimi të pambajtur. Luljeta i kishte kërkuar binjakes së saj të bënte një fëmijë për ty pasi ajo vetë edhe pse kishte vite e martuar nuk e kishte plotësuar dot ëndrrën të pasurit një fëmijë.

Bukuria në fillim ia ka premtuar, por pasi vitet kaluan ky premtim nuk u realizua. Kjo gjë shkaktoi konflikte jo vetëm mes motrave, por edhe mes familjarëve të tjerë. Ata kanë mbajtur të gjithë qëndrim ndaj Bukuries e cila nuk e mbajti premtimin e bërë dhe u distancuanprej saj. Madje Bukuria thotë për “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” se edhe kur nëna e saj vdiq ajo nuk shkoi ti hidhte një grusht dhe.

Bukuria: Ajo më tha mua nuk dua të të shikoj me sy, nuk dua të të shikoj më me sy. Nuk dua të shikoj më. Nuk dua të shikoj përjetë më tha.

Eni Çobani: Sigurisht se edhe ajo u mërzit.

Bukuria: Ajo më ndau nga njerëzit e mi o zonja Eni. Nëna, ka ikur, ka tre vite që ka vdekur dhe iku e hidhëruar nga unë.

Luljeta: E ke merituar, të tregoje më parë. Mund të tregoje. Nuk duhet të prisje minutin e fundit.

Bukuria: Nuk kam shkuar t’i hedh një grusht dhe nënës prej saj. Ajo nuk duhet ta bënte këtë gjë, të më sillte mua këtu. Këto gjëra mund t’i bisedonim privatisht, jo këtu. I kam bërë ndere sa të duash. I kam lënë pronën, kushedi sa vite që e shfrytëzon ajo, nuk i kam marrë as lekë, asgjë.

Luljeta: Ku më bie ndërmend për pronën tënde mua para fëmijës, para fëmijës nuk dua asgjë.

Bukuria: Nuk duhet të më sillje këtu mua. Turp të kesh!

Luljeta: Para fëmijës unë nuk dua asgjë.

Bukuria: Nuk ia bën motra-motrës këtë gjë.

Luljeta: Turp të kesh ti! Mbylle gojën e rri.

Bukuria: Ti mbylle gojën, pusho! Mos të dëgjoj!

Luljeta: Mos të më dëgjosh ti mua?! Të mbash motrën kaq vite pa fëmijë.

Bukuria: I kam fëmijët e rritur, ata nuk e dinë se unë kam ardhur sot këtu. Kushedi se ç’do bëjnë mos më ndajnë edhe ata.

Luljeta: Po le të ndajnë edhe ata. U tregonit.

Bukuria: A të më ndajnë edhe ata, se njerëzit i ke marrë ti të gjithë, kurse unë të rri vetëm pastaj.

Luljeta: Vetëm të rrish, mos e bëje një premtim kur s’je e zonja ta mbash.

“I thoshin ç’e do atë shterpë?!”, Luljeta rrëfen vështirësitë nga mungesa e një fëmije: Qaja çdo natë

Luljeta edhe pse kishte vite e martuar nuk po bënte dot fëmijë, ndaj këtë nder ka ka kërkuar motrës së saj binjake Bukurisë. Kjo e fundit ka premtuar se do ia realizojë këtë ëndërr, por pasi vitet kaluan, premtimi nuk u mbajt. Kjo ka qenë edhe arsyeja se përse dy motrat u përballën në rubrikën e  “E Diela Shqiptare”, “Shihemi në Gjyq”.

Luljeta ka treguar se mos mbajtja e premtimit i ka kushtuar shumë asaj pasi tani ka konflikte me bashkëshortin e rrezikon edhe të ndahen. Po ashtu ajo tregon se ka qarë çdo natë për mungesën e një fëmije pasi njerëzit e bashkëshortit i thoshin të ndahej, pasi ajo ishte “shterpë”.

Në seancën e ndërmjetësimit ka marrë pjesë edhe bashkëshorti i Luljetës, Fatmiri, i cili konfliktohet me Bukurien duke i thënë se ajo i ka mbajtur me gënjeshtra.

Bukuria: Po çfarë premtimi thua o motër, sikur kam gjë në dorë vetë unë?! Çfarë jam unë, fabrikë?

Fatmir: Ajo na ka premtuar ne.

Bukuria: Pusho ti mbylle gojën mos ndërhy ti fare.

Fatmir: Ti na ke premtuar ne dhe na ke mbajtur me gënjeshtra. Prandaj përballu aty çfarë të thotë ajo.

Bukuria: Ti ke një tufë nga njerëzit e tu, s’ke punë fare. Edhe kjo plot njerëz të tjerë ka, pse pikërisht te unë?!

Bukuria: Luljeta tregon se mungesën e një fëmije ajo e ka vuajtur gjithmonë sidomos nga njerëzit e bashkëshortit.

Luljeta: Ka punë se po shkojmë drejt ndarjes, mirë që nuk kemi pasur dhe kemi vuajtur një jetë. Nga njerëzit e tij, gjithmonë më kanë shkelur me këmbë se i thoshin “ç’e do atë shterpë në shtëpi kot?

Bukuria: Njeriu kur e kupton që nuk po bëhej gjë duhet të vije të thonë, motër si është halli?

Eni Çobani: Kush të drejtohej me këtë gjuhë Luljeta?

Luljeta: Të gjithë njerëzit e burrit, i kanë thënë gjithmonë ç’e do atë shterpë që mban në shtëpi, kur nuk bën fëmijë e gjë? Unë qaja çdo natë.

Bukuria: Përderisa më solle mua këtu shumë mirë ta kanë bërë. Ashtu e meriton.

Eni Çobani: Nuk flitet kështu Bukurie.

Luljeta: Po ti je nënë vetë e duhet ta kuptosh se unë kam pasur dëshirë si të gjitha nënat të bëhem me fëmijë.

 Bukuria: Ashtu të rrish! Nuk je e pafajshme ti se me ke ndarë me të gjithë. Të më ndash e me fëmijët.

Luljeta: Atë e ke pak ti.

Eni Çobani: I ke premtuar apo s’i ke premtuar?

Bukuria: Zonja Eni ai ka qenë një premtim kështu, po e bëra mirë, po s’e bëra mirë. Unë nuk kam gjë në dorë vetë, nuk jam fabrikë.

I kërkoi t’i bënte një fëmijë, Bukuria i kthehet binjakes: Çfarë jam unë, fabrikë?!

Luljeta dhe Bukuria, janë motra binjake të cilat ishin këtë të diel në një seancë ndërmjetësimi në “Shihemi në Gjyq” përballë njëra-tjetrës. Luljeta e ka thirrur binjaken e saj Bukurie, pasi sipas saj kjo e fundit i ka bërë një premtim të cilin nuk e ka mbajtur. Kjo situatë asaj i ka shkaktuar shumë probleme e madje rrezikon të ndahet nga bashkëshorti.

Eni Çobani: Ku është problemi, pse kjo zonjë po rrezikon familjen tënde dhe ndarjen me bashkëshortin?

Luljeta: Ajo më ka bërë mua një premtim se unë kam 32 vite martesë dhe nuk kam arritur të bëj një fëmijë. Dhe i kam kërkuar asaj, ka qenë dhe burri im, kemi qenë të tre dhe ka qenë dakord. Unë prit e prit dhe s’ka.

Në seancën e ndërmjetësimit ka marrë pjesë edhe bashkëshorti i Luljetës, i cili konfliktohet me Bukurien duke i thënë se ajo i ka mbajtur me gënjeshtra.

Bukuria: Po çfarë premtimi thua o motër, sikur kam gjë në dorë vetë unë?! Çfarë jam unë, fabrikë?

Fatmir: Ajo na ka premtuar ne.

Bukuria: Pusho ti mbylle gojën mos ndërhy ti fare.

Fatmir:Ti na ke premtuar ne dhe na ke mbajtur me gënjeshtra. Prandaj përballu aty çfarë të thotë ajo.

Bukuria: Ti ke një tufë nga njerëzit e tu, s’ke punë fare. Edhe kjo plot njerëz të tjerë ka, pse pikërisht te unë?!

Luljeta tregon se mungesën e një fëmije ajo e ka vuajtur gjithmonë sidomos nga njerëzit e bashkëshortit.

Luljeta: Ka punë se po shkojmë drejt ndarjes, mirë që nuk kemi pasur dhe kemi vuajtur një jetë. Nga njerëzit e tij, gjithmonë më kanë shkelur me këmbë se i thoshin “ç’e do atë shterpë në shtëpi, kot?”

Bukuria: Njeriu kur e kupton që nuk po bëhej gjë duhet të vije të thonë, motër si është halli?

Eni Çobani: Kush të drejtohej me këtë gjuhë Luljeta?

Luljeta: Të gjithë njerëzit e burrit, i kanë thënë gjithmonë ç’e do atë shterpë që mban në shtëpi, kur nuk bën fëmijë e gjë? Unë qaja çdo natë.

Bukuria: Përderisa më solle mua këtu shumë mirë ta kanë bërë. Ashtu e meriton.

Eni Çobani: Nuk flitet kështu Bukurie.

Luljeta: Po ti je nënë vetë e duhet ta kuptosh se unë kam pasur dëshirë si të gjitha nënat të bëhem me fëmijë.

Bukuria: Ashtu të rrish! Nuk je e pafajshme ti se me ke ndarë me të gjithë. Të më ndash e me fëmijët.

Luljeta: Atë e ke pak ti.

Eni Çobani: I ke premtuar apo s’i ke premtuar?

Bukuria: Zonja Eni ai ka qenë një premtim kështu, po e bëra mirë, po s’e bëra mirë. Unë nuk kam gjë në dorë vetë, nuk jam fabrikë.

“Po më ndan nga burri, më ka shkatërruar jetën”, motrat binjake përballen në “Shihemi në Gjyq”

Dy motrat binjake Luljeta dhe Bukuria dolën në këtë seancë ndërmjetësimi në “Shihemi në Gjyq” përballë njëra-tjetrës. Ka qenë Luljeta e cila ka thirrur binjaken e saj Bukurie, pasi sipas saj kjo e fundit i ka shkaktuar shumë probleme e madje kohët e fundit po e ndan edhe nga burri.

“Kam sjellë motrën time këtu se më ka shkatërruar jetën dhe po më shkatërron edhe tani, po më ndan nga burri”, u shpreh Luljeta.

 Por nga ana tjetër Bukuria thotë se binjakja e saj është bërë shkak që ajo është ndarë nga e gjithë familja.

“Unë nuk e di pse më ka thirru motra, e di që më ka thirrur por edhe më ka ndarë me njerëzit e  mi, prandaj kam ardhur ta shikoj edhe unë, ta di se pse është hidhëruar me mua se ka vite që s’flet”, tha Bukuria.

E gjithë kjo situatë është krijuar nga një premtim i pambajtur. Luljeta duke qenë se nuk bënte dot fëmijë, ia ka kërkuar këtë nder motrës së saj e cila ka rënë dakord, por nuk e ka mbajtur premtimin.

Ardit Gjebrea: Bukuria bën një akuzë, thotë, ajo më ka ndarë me gjithë familjen. Ti e ke ndarë me gjithë familjen Bukurien?

Luljeta: Ajo  është  ndarë vetë nuk e kam ndarë unë nga familja, ka qenë një premtim që ma ka bërë ajo dhe nuk e ka  plotësuar, kështu që ka ndarë veten ajo nga familja.  

Bukuria:  Zonja Eni unë nuk e di se përse më ka sjellë motra këtu.

Ardit Gjebrea: Sa vite keni pa folur?

Bukuria:  Nuk i mbaj mend vitet tamam, por nuk e di pse më ka sjellë,  më ka ndarë edhe me njerëzit e mi. Jam fillikate vetëm me fëmijët e mi.

Luljeta: Shko atje ulu, se e  di ti shumë mirë pse të kam  sjellë këtu.

Bukuria:  Mos të hiqet si e pafajshme se ka faj sa të duash edhe ajo. Ajo i ka të gjithë pas vetes, kurse unë..

Luljeta: Po pse kanë ardhur të gjithë pas meje? Duhet ta dish shumë mirë se pse kanë ardhur të gjithë pas meje, se kam të drejtë. 

Bukuria:  Pusho! Qepe se më ke sjellë këtu! Ne mund ta zgjidhnim shumë mirë këtë. Pse më ke sjellë këtu? Nuk ke turp! Ne kishim ku t’i zgjidhnim këto, jo këtu të na shikojnë të gjithë. Të rri unë e vetme, vetëm me fëmijët e mi. Çfarë faji kam bërë unë?!

“Kam shpresë se do rimartohen”, Eni Çobani: Javë komentesh për Hysniun dhe Nurien

Eni Çobani risolli këtë të diel historinë e Nuries dhe Hysniut të cilët ishin në 1 Janar në “Shihemi në Gjyq”, pasi kishin një konflikt. Nuria e akuzonte Hysniun se ai i kishte shitur të gjitha dhe se ajo rrezikonte ta nxirrnin edhe nga shtëpia, pasi ai kishte marrë lekë me fajde.

Nga ana tjetër Hysniu i pranonte akuzat, por thoshte se fajet për çdo gjë e kishte zjarri i rënë në biznesin e tij. kjo kishte qenë arsyeja që u bë shkak që ai të humbiste çdo gjë, e madje edhe  të divorcohej nga gruaja.

Divorci i këtij çifti të moshuarish, sipas Eni Çobanit, ka bërë shumë përshtypje në publik dhe e kanë komentuar pafund.

Eni Çobani: Ka qenë një javë komentesh për Hysniun dhe Nurien. Kanë qenë një çift që nuk e besonte kush që ata kanë qenë të divorcuar. Pra kaq shumë u ka pëlqyer si çift, pavarësisht kontradiktave dhe konfliktit, por në thelb duket se duheshin shumë  dhe unë kam një shpresë se mos rimartohen.

Ardit Gjebrea: Vërtet?!

Eni Çobani: Po, pse jo?! Nuria është pak kokëfortë, por besoj se edhe mund të bëjmë diçka.  Do e njoftojmë këtë gjë.

Ka një mesazh për ty

I luten të lërë duhanin, premtimi i Vjollces

Vjollca premton të rrallojë cigaren, bën pakt me Gjebrean: Do mundohem të pi…

Vjollca i përgjigjet pozitivisht lutjeve të djalit dhe mbesës së saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të rralluar sasinë e cigareve që ajo konsumon. Por, për ta konkretizuar premtimin e saj, moderatori i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea i kërkon një numër konkret të cigareve që do të pijë gjatë ditës. Aktualisht, Vjollca konsumon një stekë brenda 2-3 ditësh pavarësisht gjendjes së saj të rënduar shëndetësore.

Ardit Gjebrea: Vjollca, si do ia bëjmë?

Vjollca: Do ta rralloj.

Ardit Gjebrea: Mirë. Do bëjmë një pakt bashkë. Më thuaj një numër, sa cigare do pish në ditë? Një numër, mendohu mirë.

Vjollca: Shiko, të jem e sinqertë dhe të bëj muhabet të rregullt. Unë pi 3 paketa në ditë. Do mundohem të pi një paketë.

Ardit Gjebrea: Vetëm një?

Vjollca: Një paketë, natë-ditë se unë ngrihem dhe natën pi.

Ardit Gjebrea: Po ti futi një të përqafuar Resulit dhe ja, natën e more dozën dhe gjithë atë dozën që do e merr nga ai përqafimi.

Vjollca: Shiko, cigarja është ves i keq.

Ardit Gjebrea: E di.

Vjollca: Unë këtë ves të keq e kam dhe nuk e heq dot.

Nëna e sëmurë pi tre paketa cigaresh në ditë, djali e mbesa i kërkojnë një premtim

Rolandi ka ardhur posaçërisht nga Gjermania në “Ka Një Mesazh Për Ty” për t’i dhënë një mesazh nënës së tij, Vjollcës, e cila është e sëmurë. Së bashku me Rolandin, në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan ndodhet edhe vajza e tij, Eliona. Në anën tjetër të ekranit, prindërit, Vjollca dhe Resuli, të cilët janë habitur nga prania e të birit dhe mbesës presin të dëgjojnë mesazhin e tyre.

Më herët, Rolandi përmblodhi historinë shëndetësore të nënës së tij, e cila preu dorën aksidentalisht kur ishte fëmijë. Kjo më pas iu përkthye në një traumë që i shkaktoi një problem me zemrën i cili e çoi dy herë në prag të vdekjes. Më pas, u përball me një gjëndër në kraharor prej së cilës i hoqën një pjesë të mushkërisë. Në momentin e hyrjes në studio, vetë Vjollca vuri në dijeni Gjebrean për gjendjen e saj dhe tha se vuante nga bronkopneumonia.

Por pavarësisht këtyre problemeve, Vjollca ka gjetur ngushëllim te cigarja dhe konsumon sasi të mëdha të saj. Rolandi tha se ajo pi një stekë në rreth 2-3 ditë dhe pikërisht kjo është arsyeja pse familja është shqetësuar dhe ai ka ardhur t’i lutet nënës së tij që ta pakësojë.

Roland: Ba, ma ju e dini sa të rëndësishëm jeni për mua. Unë e di se sa e sëmurë je ti. Motivi që unë jam  këtu është se dua të të them që ta lësh duhanin. Në pamundësi më premto që të paktën ta rrallosh, jo një stekë në 2-3 ditë, të lutem. Ma premto këtu.

Ardit Gjebrea: Reagimi i mamit është fantastik se në fillim kur i the që nuk do pish më duhan, po kur i the ta rrallosh, tak, filloi të tundë kokën.

Roland: Se e di që nuk… të kujtohet para shumë viteve?

Vjollca: Po.

Roland: Si është historia, si ndodhi?

Vjollca: Erdhe në Itali, ishe i bllokuar nga mushkëria dhe unë të thashë Landi, lër cigaren.

Roland: Unë çfarë bëra?

Vjollca: Ti e le menjëherë.

Roland: Dhe të thashë që edhe sikur ti të vdesësh unë në buzë nuk do e vë më se ky është një amanet që unë do e zbatoj. Prandaj jam këtu, kam ardhur me Elionën, që unë të të jap një mesazh. Ti je një grua e fortë, ti ke pasur shumë halle dhe shumë sfida në jetë dhe unë dua nga ty që pleqërinë ta kalosh siç duhet, mos ta lëshosh veten, të jesh e fortë ashtu si ke qenë dikur.

Vjollca e Resuli janë të prekur e të përlotur, por ky i fundit bie dakord me kërkesën e të birit dhe pret se çfarë do të thojë bashkëshortja e tij. “Do ta mbaj premtimin se jam para Arditit”, është përgjigja e Vjollcës.

Me gjithë dëshirën dhe këmbënguljen e moderatorit Ardit Gjebrea që Vjollca ta lërë duhanin përfundimisht, ajo refuzon. Vjollca tregon se pi 1 cigare çdo 15-20 minuta dhe rreth 3 paketa në ditë. Eliona, mbesa e saj, merr fjalën dhe përsërit kërkesën e të atit.

Eliona: Në radhë të parë unë dua t’ju them që ju dua shumë. Nëna, unë dua të të kërkoj, ti ke hequr gjithë ato sëmundje, gjithë ato halle, plus edhe duhani. Unë dua që të të kem ty gjatë gjithë jetës sime, aq sa mundet dhe unë të lutem, të kërkoj që mos ta heqësh, ta rrallosh, më pak. Ndërsa për babon dua që ndonjëherë pazarin kur e bën ose kur del, në kohën e drekës ose në kohën e darkës që të jesh me nënën, të hash bukën, të pini edhe ilaçet bashkë, ashtu të kujdesesh. Por unë të falenderoj ty publikisht që gjatë gjithë këtyre viteve ti bashkë me nënën përkrah saj ke qenë dhe ia keni dalë të dy mbanë.

Nëna luftoi dy herë me vdekjen, djali: Kishte stres vdekjeprurës, i doli një gjëndër në kraharor

Nëna e Rolandit, i cili ndan historinë e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, ka përjetuar një kalvar vuajtjesh me shëndetin. Një aksident në moshën 6-vjeçare i solli vite më vonë një problem të zemrës që i kërcënoi jetën dy herë dhe me shumë vështirësi, mundi të rikthehej në jetë.

Pas herës së dytë, Rolandi rrëfen momentin kur mjeku i kërkoi që nëna t’i nënshtrohej një tjetër ndërhyrjeje në Itali. Ajo rezultoi e suksesshme, por fati deshi që nëna të ndodhej sërish përpara luftës për jetë a vdekje nën duart e mjekëve.

Roland: Mjeku kardiolog, doktor Metliu që gjej rastin ta falenderoj publikisht, që i jam mirënjohës tërë jetën, në qoftë se nëna jeton, jeton falë tij. Më merr dhe më hedh dorën në qafë dhe më thotë, “edhe unë të isha në vendin tuaj, për nënën do të bëja atë që bëtë juve”. Dhe më tha “ke njeri jashtë shtetit?” I them kam babanë. “Ku e ke?” Në Itali. “Shkëlqyeshëm, atëherë merrni kontakt me babanë dhe i thoni që ta marrë në Itali. Është një operacion që zgjat 15-20 minuta dhe nëna sikur s’i ka ndodhur gjë”. Lumturoja nga gëzimi e hidhesha përpjetë dhe mezi prisja të shkoja brenda në spital t’i thosha mamasë. Babai fillon të merret me dokumentacionin për ta marrë mamanë bashkim familjar. Para se ta marrë mamanë mjeku më thotë mua që “mamaja do shërohet me këtë po të shkojë në Itali, por unë mendoj se ajo ka një stres vdekjeprurës, që kjo e kish shoqëruar”.

Ardit Gjebrea: Ç’do të thotë kjo?

Roland: Është një stres që të krijohet nga trauma, nga frika, ndoshta nga ai aksidenti që pësoi kur ishte e vogël. Pasi shkoi në Itali, operohet, desh Zoti doli mirë. Pas disa viteve i del një gjëndër në kraharor, në mushkëri.

Ardit Gjebrea: Në gjoks.

Roland: Në gjoks dhe nga kurajoja e madhe që kishte, nga forca, u thoshte mjekëve që “unë nuk do vdes, unë do shpëtoj edhe kësaj radhe se kam fëmijët që më presin në Shqipëri”. Dhe ashtu ndodhi, deshi fati shpëtoi edhe asaj radhe.

Nëna iu rikthye dy herë nga vdekja, djali: Rrahjet e zemrës i shkuan mbi 300, mjekët më kërkuan të firmosja…

Rolandi ka ardhur nga Gjermania së bashku me vajzën e tij Elionën për t’i përcjellë një mesazh prindërve të tij në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Përpara se ata të vijnë në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, ai na njeh me një përmbledhje të historisë së vështirë shëndetësore të nënës së tij, Vjollcës, e cila është rikthyer dy herë nga vdekja. Rolandi rrëfen momentet e vështira kur është vendosur përballë zgjedhjeve, gëzimin, çastet kur historia është përsëritur, frikën dhe shpresën.

Roland: Mamaja, në moshën 2-vjeçare, prindërit i janë divorcuar. Diku në moshën 6-vjeçare, njerku i thotë që “hajde më ndihmo që të presim pak mishin”. Edhe mamaja shkon e ndihmon. Duke prerë mishin, aksidentalisht i pret edhe dorën. Shkon në spital, e qep dorën me 7 të qepura dhe kthehet në shtëpi, por  më mbrapa pati shqetësime nga zemra. Trauma që pësoi i kishte filluar një sëmundje që quhej takikardi superventrikulare, të rrahurat e zemrës i kishte të shpejta dhe me kalimin e kohës kjo sëmundje i avancoi. Kohë pas kohe, në vitin 1992 e zënën krizat e zemrës, të rrahurat dhe i shkojnë diku mbi 300, sipas mjekëve.Atëherë mjekët më marrin dhe më thonë që “ti duhet të firmosësh sepse ne duhet t’i bëjmë një gjilpërë që t’ia pushojmë zemrën dhe me aparatin elektrik do mundohemi që ta kthejmë në jetë sepse nuk ka më shanse. Po të jesh me fat zemra fillon dhe ripunon”.

Ardit Gjebrea: Ti e firmose atë letrën?

Roland: Unë e di si e kam firmosur. E firmosa për të mirën… sepse s’kishte rrugë tjetër.

Ardit Gjebrea: Mami u rikthye në jetë.

Roland: Po.

Ardit Gjebrea: Kushedi çfarë gëzimi ke patur.

Roland: Unë i shkoja sepse nga goditjet elektrike ishin djegur pjesët që ata kishin vënë korent.

Ardit Gjebrea: Jo!

Roland: Sepse në fillim të japin gradim të ulët dhe në qoftë se nuk reagon ata ta ngrenë…

Ardit Gjebrea: Nivelin e shkarkimit elektrik.

Roland: Dhe kjo ndodhi që ajo vajti në gradën e fundit dhe iu dogj lëkura. Kjo gjë iu përsërit edhe në ’94. Atëherë humba logjikën, isha shumë i tensionuar duke parë herën e parë si mamaja e kishte kaluar. Dhe pasi firmosa prapë, i bëmë prapë gjilpërën. Ata mjekët që më mbanin dhe më jepnin kurajë dhe më thoshin “do ia dalë siç ia doli radhën e parë, do ia dalë edhe kësaj radhe. Ajo është një burrneshë, është një femër e fortë, do ia dalë edhe kësaj radhe”. Në gjendje të rëndë, reagoi.

Ardit Gjebrea: U rikthye prapë.

Roland: U kthye në jetë.

Ardit Gjebrea: Dy herë u rikthye në jetë.

Dashuria s’njeh moshë

Prenë ‘biletën’ e dashurisë në terminal, Orgesi rrëfen njohjen me të fejuarën 10 vite më të madhe

Prej 7 vitesh Orgesi është ndarë nga bashkëshortja sepse familja e tij kundërshtonte marrëdhënien e tyre prej ngjyrës së saj të lëkurës. Sot ata kanë një vajzë 13 vjeçe dhe ruajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Ndërkohë në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, Orgesi ka ardhur me një trëndafil.

Prej tre vjetësh ai ka nisur një histori dashurie që e ka lumturuar dhe shprehet se në fakt “e ka gjetur ajo atë”. Gjithçka nis në një terminal tragetesh, libra dhe shumë pika të përbashkëta. I vetmi ndryshim mes këtyre shpirtrave binjakë është mosha sepse Miranda, e fejuara e Orgesit, është një dekadë më e madhe se ai.

Orges: Ne jemi njohur në Brindisi në terminal për të prerë biletat sepse unë punoj me kamion dhe bëj Shqipëri-Itali dhe shkoj për të prerë biletën, ndërkohë që Miranda ishte aty duke pritur për të bërë biletën.

Ardit Gjebrea: Miranda është e fejuara?

Orges:Po. Ndërkohë gjithmonë në sezonin e pushimeve nga ajo që ka fluks, ne që punojmë me transportin jemi një çikë më të distancuar, kalojmë një çikë në radhë të dytë si i thonë sepse shumë njerëz. Vete atje, debatoj një çikë te sporteli se ishin këto muhabetet kështu dhe Miranda kthehet thotë “po çfarë keni more çuna që ziheni?”, se isha me një shok. E shoh kështu, por isha në atë problemin tim, s’i vura shumë rëndësi. Pasi mbarova, që u sigurova që do hipja, i rregullova të gjitha gjërat, e shoh që ishte e ulur aty në stol brenda terminalit, duke lexuar dhe po mendoja si mund t’i flisja. E pashë që po lexonte dhe shkoj i them çfarë po lexon sepse në fakt kohë më përpara kisha lexuar nja dy libra vetë dhe mendoja se dija diçka më shumë për librat. Shkoj e pyes çfarë po lexon për të hyrë në muhabet, filloi po më tregonte që kishte lexuar shumë libra dhe m’u duk sikur ato që dija unë s’ishin asgjë para… filluam të flisnim, të tregonim për veten historitë tona dhe doli që kishim gjëra të përbashkëta.

Ardit Gjebrea: Për shembull?

Orges: Që ishin të njëjtat në kuptimin që 7 vjet kishte ajo që ishte divorcuar nga lidhja e parë, 7 vjet kisha unë. Ditëlindjen e kemi të dy në një ditë.

Ardit Gjebrea: Jo ore!

Orges: Në të njëjtin muaj, në të njëjtën datë.

Ardit Gjebrea: Në të njëjtin vit?

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Ajo është më e vogël?

Orges: Jo, është më e madhe se unë.

Ardit Gjebrea: Një vit, dy vjet?

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Tre?

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Pesë?

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Shtatë?

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Tetë?

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Nëntë?

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Dhjetë?

Orges: Dhjetë vjet.

Orges: Familja më ndau nga bashkëshortja sepse ishte me ngjyrë

Orgesi ka ardhur në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan me një trëndafil të kuq në dorë. I dedikuar për dashurinë e tij të jetës dhe siç shprehet ai, njeriun që e ka bërë të ndjehet si kurrë më parë pavarësisht se nuk është e para në jetën e tij. Përpara se të na rrëfejë për personin që i ka sjellë trëndafilin, ai ndan në “Ka Një Mesazh Për Ty” episodet e së shkuarës.

Në moshën 24-vjeçare u dashurua pas një vajze me të cilën ka edhe një fëmijë. Familja e Orgesit nuk ishte dakord me këtë marrëdhënie sepse ish-bashëkshortja ishte me ngjyrë. Situata nisi të ishte e vështirë për këtë të fundit dhe çifti mori vendimin për t’u ndarë.

Orges: Kur isha 24 vjeç, jam njohur me një vajzë. Pasi kaloi pak kohë, ajo ngeli shtatzënë, ne u martuam.

Ardit Gjebrea: Bëtë dasmë?

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Ah, nuk bëtë dasmë por jetuat bashkë?

Orges: Po.

Ardit Gjebrea: Në shtëpinë tënde?

Orges: Po.

Ardit Gjebrea: Lindi fëmija. Djalë apo vajzë?

Orges: Vajzë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është sot?

Orges: 13.

Ardit Gjebrea: Por ti nuk je bashkë më me bashkëshorten tënde.

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Po pse u ndave nëse mund të pyes?

Orges: U ndamë për arsye sepse ish-bashkëshortja ime ishte me ngjyrë.

Ardit Gjebrea: Edhe?

Orges: U ndamë sepse në Shqipëri është ende ai mentaliteti që një me ngjyrë duhet të marrë një me ngjyrë dhe s’duhet të marrë dikë tjetër.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që ti e dashuroje?

Orges: Po.

Ardit Gjebrea: Kush ndikoi më shumë në ndarjen tënde?

Orges: Më shumë ndikuan njerëzit e mi.

Ardit Gjebrea: Të afërmit?

Orges: Po.

Ardit Gjebrea: U bë kaq stresuese sa u bë e pamundur jeta?

Orges: Po. Nga unë nuk ishte aq stresuese, por ndikoi shumë te ish-bashkëshortja dhe vajti në një pikë që…

Ardit Gjebrea: Ajo nuk duroi dot.

“Hotelisht me Gladin”- Episodi 9

“Ia vodhën zemrën me gliko”, Gladi inspekton hotelin në Gjirokastër: Janë kampionë të pastërtisë

Hotelisht me Gladin rubrika e “E Diela Shqiptare” këtë herë  “misionin” e zhvilloi në një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë, në Gjirokastër.  

“Përtej shërbimit të mirë, pjesës kulinarike, pjesës së  akomodimit të mirë, ka  shumë hotele që  po shkojnë përtej, ata kërkojnë gjëra më avangardë, siç është për shembull eficenca në energji. Ky hotel ku po shkojmë sot, kanë iplementuar një projekt të eficencës në energji me mbështetjen e këshilla për bizneset e vogla të bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim, program i turizmit i financuare nga Bashkimi Eurpian, me fjalë të tjera një hotel që e kursen energjinë dhe implementon në mënyrë eficente”, tha Gladi, ndërkohë që sigurisht ajo dhe tre miqtë e saj Majkëlli, eksperti i financave nga Amerika, Karmenin, ekspertja e verës nga Afrika e Jugut  dhe Marjusi që është ekspert i energjisë janë përgatitur për një “mision”.

Ata duhet të shikojnë nëse hoteli në Gjirokastër i përmbush standardet  europiane dhe a e kursejnë vërtetë energjinë?

Sapo shkelën në hotel, ata u përballën me një mikpritje të cilën nuk e kishin hasur në një vend, tjetër.  Recepsionistja e qeshur u ofroi menjëherë një gliko të bërë vetë duke u shpjeguar edhe traditën, se glikoja shërbehej si në çdo shtëpi gjirokastrite sapo hyn miku.  E duke u shpjeguar për traditën, recepsionistja duket  “se ua vodhi zemrat”, pasi edhe pse ndoshta nuk respektonin rregullat europiane të hotelerisë, por rregullat e veta, hoteli arrinte të jepte ndjenjën e të qenurit si në shtëpi.

“E kush thotë se gjirokastritë nuk janë dorëlëshuar? Ja pra se si i presin klientët në një hotel me një gliko me një anglishte të rrjedhshme, por ajo shpjegon traditën se glikoja në hotel jepet njësoj si në shtëpitë gjirkostrite sapo hyn miku dhe duket se të huajt impresionohen”.

Megjithatë  Gladi tentoi të gjente gabime apo papastërti, por dukej paska “sikur po  kërkonte gjilpërën në kashtë”, pasi siç e pohoi vetë ndërkohë që kontrollonte së bashku me Karmenin, gjirokastritët mbahen për pastërtinë. 

“Ti kërko sa të duash Karmen, por Gjirokastritët janë kampionë të pastërtisë, mbase kanë gjëra të tjera, mbase komunikimi duhet zbutur pak, por për gatim dhe pastërti, nuk ia hedh askush”.

 Edhe kërkesat e Gladit për fruta në 12 të natës apo për më shumë jastëk, kur katër kishte në shtrat, nuk shkaktuan asnjë shqetësim për recepsionisten dhe u zgjidhën në  mënyrë të menjëhershme. Ndërsa  për ushqimin, Gladi duket se e shijoi shumë.

Sfida e Shqipërisë në ndotjen mjedisore 

“Do të jetë përmbysje e mentalitetit”, Mirela Kumbaro shpjegon pr/ligjin për përgjegjësinë e prodhuesit

“Tokën nuk e kemi të trashëguar, ua kemi marrë  borxh fëmijëve, kështu që duhet t’ua lëmë atyre të pastër”, këtë shprehje të huazuar nga Antoine Saint-Exupery, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e solli në emisionin “E Diela Shqiptare” teksa po diskutohej për mjedisin dhe problemet që ka ai.

Ndër të tjera ajo ka treguar edhe për një ligj që pritet të miratohet këtë vit, i cili do të ndihmojë në zbutjen e ndotjes së mjedisit.

Ardit Gjebrea: Cila është sfida juaj?

Mirela Kumbaro: Sfida jonë është që të  ulim hendekun midis akteve ligjore dhe zbatueshmërisë. Le të themi që në raport me këtë listë të gjatë të ligjeve dhe të detyrimeve ligjore që kemi për legjislacionin evropian në fushën e mjedisit ne jemi diku te 60-70% me zbatueshmërinë jemi diku te 10-15%.  Pra nuk është halli se nuk kemi ligje, është halli se niveli i ndërgjegjësimit të shoqërisë  për zbatimin e këtyre ligjeve është ende e ulët. Dhe lufta më e madhe është lufta e mentaliteteve. Ne do të fusim një ligj të ri këtë vit, që është ligji për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit, me këtë ligj të gjithë prodhuesit të të gjitha kategorive  që nga shishet plastike deri te akumulatorët e baterive që mund të importohen, që nga prodhimi i tavolinave, deri te makineritë, çdo prodhues apo importues, produktesh industriale,  do të ketë detyrimin të gjurmojë mbetjet që prodhon, që  gjeneron aktiviteti  ekonomik. Që do të thotë, ai që prodhon shishe uji dhe i shet, do ketë edhe  detyrimin t’i grumbullojë shishet pasi ato janë konsumuar.  Duke i grumbulluar do të detyrohet t’i riciklojë. Kjo do të bëhet përkundrejt pagesës, që do të thotë me këtë ligj të gjithë bizneset do të detyrohen të llogarisin një vlerë të shtuar për gjurmimin e produktit ku shkon.

Problemet mjedisore në Shqipëri, Arta Dollani tregon kush janë zonat “e nxehta”

Problemet me mjedisin janë probleme që megjithëse nuk fliten shumë na ndikojnë të gjithëve. Për këtë temë është folur këtë të diel në emisionin “E Diela Shqiptare “ në  Tv Klan, ku të ftuar për të diskutuar ishin, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro; drejtorja e përgjithshme e Agjenciës Kombëtare të Mjedisit Arta Dollani, si dhe profesori Sokol Abazi. 

Arta Dollani është shfaqur optimiste për problemet mjedisore në Shqipëri duke qenë se ne nuk kemi një industri të rënë e për rrjedhojë, Shqipëria nuk është një vend që shkakton ndotje në rend global. Megjithatë ajo ka treguar disa nga pikat më “të nxehta”, me ndotjen më të madhe në vend.

Ardit Gjebrea: Meqenëse ju e keni më të qartë kuadrin specifik të zonave më të nxehta mjedisore, cilat janë ato dhe për çfarë duhet të tërheqin vëmendjen meqenëse kemi dhe telespektator që na ndjekin?

Arta Dollani: Zonat tona më të ndotura, ose ato që ne kemi në vëmendje të veçantë janë lumenjtë, sidomos ata lumenj ku në prani të tyre ndodhin, apo zhvillohen aktivitete prodhuese, të cilat, nga një anë prodhojnë  nga ana tjetër shkarkojnë mbetjet e tyre në këto ujera, sepse sigurisht uji është transmetuesi më i madh i të gjitha ndotjeve që ne kemi në mjedis. Ne atë ruajmë, konventa e ujit është më e rëndësishmja në të gjithë globin. Këtë gjë e bëjmë duke monitoruar në mënyrë shumë të shpeshtë subjekte të cilat duhet të vënë, në shumë raste duhet të vënë ne i kemi ndëshkuar, duhet të vënë në funksionim impiantet e përpunimit të ujërave. Pra të gjitha këto mbetje që ata përpunojnë duhet të kalojnë një proces përpunimi në impiantet e përpunimit të ujërave dhe më pas këto shkarkohen në kanalizimet ose në lumenj.

Ardit Gjebrea: Ka zona të përcaktuara?

Arta Dollani: Dihet tashmë që janë në zonat naftëmbajtëse, kryesisht lumi i Gjanicës  edhe  në media është ngritur ky shqetësim së fundmi dhe ne kemi marrë shumë masa në atë zonë, në zonën e Drinit në Lezhë. Kemi disa zona të cilat fatkeqësisht janë të trashëguara, janë rreth 90 të tilla, janë ‘hotspot-et’ e ish zonave industriale në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku pas nxjerrjes së funksionimit pas vitit ’90, si superfosfati i Laçit, ose uzina e Elbasanit…

Ardit Gjebrea: Vijojnë  mbetjet?

Arta Dollani: Po, patjetër, sepse ato janë mbetje të akumuluara në territor, nuk preken qëndrojnë aty. Nga ana tjetër ne po punojmë fort me kuadrin ligjor me të cilën trajtohen këto ‘hotspote’.

“Në shtëpi jemi të pastër, por jashtë pragut…”, Mirela Kumbaro për problemet mjedisore: Nuk zgjidhet vetëm me kosha

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit  Mirela Kumbaro ishte e ftuar këtë të diel në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për të folur për një problem që na prek të gjithëve, problemet mjedisore.

E pyetur nga Ardit Gjebrea se cila është gjendja e ndotjes mjedisore në vendin tonë, ajo ka treguar se problemi i mjedisit është një problem i cili na takon të gjithëve dhe duhet të vetëndërgjegjësohemi, për të dhe mirëmbajtjen e tij.

Ajo ka folur më gjerësisht për Planin e Pastrimit Kombëtar duke treguar se ky plan ka lindur si nevojë, pasi si popull ne jemi shumë të pastër brenda shtëpive tona, por nuk e mendojmë gjatë ndotjen e ambientit të përbashkët.

Mirela Kumbaro: Ne kemi që në Tetor të vitit 2021 dhe e mbyllëm një vit e disa muaj me një veprimtari që vazhdon çdo ditë, atë që e kemi quajtur Plani i Pastrimit Kombëtar.

Ardit Gjebrea: Çfarë është ky plan?

Mirela Kumbaro: Nga 1 Nëntori i 2021-shit të gjitha bashkitë e vendit, të gjitha drejtoritë rajonale e gjithë administrata publike është çdo ditë në pastrim të territorit. Do thoni ju, “pse jemi të pisët?!”, më vjen keq ta them, por po.  Jemi shumë të pastër brenda shtëpive tona, por nuk kemi një raport, një marrëdhënie të shëndetshme, me çfarë është jashtë pragut të shtëpisë. 

Ardit Gjebrea: Me pjesën e përbashkët.

Mirela Kumbaro: Ne punën me plehrat që prodhojmë që gjenerojmë në shtëpi, në biznes, në restorant në institucion e mbyllim në momentin që shkarkojmë qesen në kosh, në rastin më të mirë ndërsa në rastin, për fat të keq, më të keq, por jo të radhë, është se i lëmë te cepi i pallatit se përtojmë të shkojmë deri te koshi. I lëmë në përrua sepse përtojmë ti marrim ti fusim në makinë deri te koshi më i afërt. Shpesh herë në komunikime publike jam ndeshur me shprehjen, po të ketë  kosha, por nuk mund të ketë kosha në çdo pemë, nuk mund të ketë kosha në çdo një metër katrorë. Nuk e zgjidhim problemin me kosha, e zgjidhim duke filluar punën me veten tonë, duke qenë të ndërgjegjshëm për gjithë zinxhirin që shkakton probleme në mjedis./tvklan.al