Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Historia e parë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në E Diela Shqiptare në Tv Klan, është një shembull që do të na frymëzojë të gjithëve. Valentina, është një grua e fortë, e cila me profesion është kryeinfermiere në Qendrën Shëndetësore të Patosit. Historia e Valentinës është e trishtë, por njëkohësisht të jep forcë për të vazhduar më tej.

Valentina është diagnostikuar me kancer malinj të stomakut. Ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjikale një vit më parë dhe disa seanca kimioterapie. Gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë për të, pranë i kanë qëndruar koleget dhe mikeshat e saj të Qendrës Shëndetësore të Patosit. Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Valentina ka ftuar tre prej kolegeve, që t’i falenderojë publikisht për ndihmesën e ofruar. Por, më parë le të shikojmë se si e zbuloi Valentina sëmundjen e saj.

Valentina: “Isha në drekë me fëmijët e mi pasi të dy i kam emigrantë jashtë shtetit dhe aty u ulëm për të drekuar. Dhe nuk kapërceja dot ushqimin. Djali dyshoi dhe më thotë hajde se do shkojmë për të bërë një vizitë. Marr përgjigjen e skanerit, nuk dhashë asnjë arsye, kuptova gjithçka që ishte atje, ishte kancer i stomakut. E kryeva operacionin në një spital të Athinës, falë fëmijëve. Erdhi momenti i bërjes së kimioterapive, se pas operacionit unë bëra biopsi, dhe përgjigjia ishte e njëjtë, tha malinj i stomakut, që do të thotë kancer femër i stomakut. Por asnjëherë nuk duhet të mendojmë të keqen. Unë kam qenë një femër shumë aktive, në familje, në profesionin tim. Asnjëherë nuk e kam thënë fjalën u lodha apo nuk mundem ta bëj këtë.

Gjithmonë jam përpjekur çdo gjë ta bëj. Forca ime është fëmijët e mi. Momentet më të vështira kanë qenë bërja e kimioterapive. Aty unë gjithmonë kam pasur pranë një kolegen time doktoreshë Jonida Haxhi, për 6 orë që unë vuaja në krevat duke bërë kimioterapi, ajo më jepte kurajo në këmbë për 6 orë me mua. Më ka zëvendësuar dy fëmijët e mi, që unë fatkeqësisht të dy nuk i kisha afër në këto momente. Në kimioterapinë e dytë unë bëj analiza. Fatkeqësisht ishte rezultati ai që mua më thanë në Greqi, që nuk është e vlefshme të bësh kimioterapitë se nuk përfiton gjë. Por unë thashë, jetën time në dorë e ka Zoti, nuk mund ta ketë asnjë. Dhe unë do përpiqem ta bëj dhe këtë se dua të bëj më të mirën e mundshme. Fatkeqësisht nuk dhanë rezultat, dhe unë i ndërpreva. Unë këtu kam thirrur tre koleget e mia. Dhe ato përfaqësojnë gjithë qendërën shëndetësore.

Nëse ato nuk do ishin të më falnin mua dashuri dhe lumturi, unë nuk do isha sot këtu Ardit, do isha në krevat duke luftuar dhe jetuar me sëmundje. Kur kam ardhur në qytetin tim, në momentin që kam dalë nga shtëpia në mëngjes, kam dëgjuar fishekzjarre dhe thirrje që thonin “Vali ti nuk je vetëm, na ke ne. Ne do të kalojmë çdo gjë bashkë”. Në 30 vjetorin e martesës, një mikja ime kishte shkuar në një sallon bukurie, kishte marrë një fustan të bardhë, më çoi të parukierja dhe atje më kanë nxjerrë fustanin e bardhë dhe unë e kam veshur. Kemi shkuar në Apolloni, kemi bërë një videoklip ku atje i kam premtuar bashkëshortit tim që unë do jem ajo Valentinë edhe për 130 vite të tjera”.

Mesazhi që Valentina do t’u japë kolegeve dhe mikeshave, është që ajo do të vazhdojë të jetë një grua e fortë, sikurse ka qenë gjithmonë. Të punojë me vendosmëri, pasion dhe përkushtim ndaj pacientëve të saj.

“Tre shoqet duhet të kuptojnë që unë eci jo me atë që kam brenda vetes time, por për atë që jam. Unë do jem ajo Valentinë që kam qenë dhe para një viti që s’kam pasur një diagnozë të tillë. Do punoj në grup ashtu si kemi punuar për 30 vjet. Unë e ndjej kur vjen një trajnim dhe unë pyetem: “Vali a je mirë për të shkuar në trajnim”? Nuk e dua më këtë pyetje. Më ka lodhur kjo gjendja. Historia ime mbaron sot këtu. Njerëzit gjithmonë duhet të ecin përpara me forcë dhe me kurajo”, tha Valentina.

Gazetarja e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, shkoi në Qendrën Shëndetësore të Patosit për t’u dhënë mesazhin 3 kolegeve të Valentinës, të cilat me kënaqësi pranuan të ishin në studion e “E Diela Shqiptare”.

Edhe pse nuk ishin në dijeni të personit që donte t’u jepte mesazhin, tre doktoreshat patën dyshimet e tyre. Këto dyshime u shuan pasi në ekranin përballë tyre u shfaq Valentina, e cila u dha këtë mesazh: “Ju jeni tre mjeke, tre koleget e mia, jeni në fillimet e viteve të punës suaj. Ta vazhdoni jetën kështu si keni zënë, duke falur dashuri e lumturi. Duke iu falur pacientëve tuaj, se janë sytë tuaj kur ata gjejnë vetëm shpëtimin. Pos gjithë dashurisë dhe lumturisë që më keni falur, që unë mendoj se a do mundem një ditë që t’ja u kthej, do t’ju kërkoj: “Nga sot historia ime mbaron, dhe këtë ti Jonida e kupton shumë mirë”. Kemi qenë bashkë kur unë stopova kimioterapinë për shkak të rezultateve të analizave. Dhe duhet të kuptoni që sot mbaron Valentina e sëmurë. Është një Valentinë aktive ashtu siç ka qenë dhe ju shumë herë e keni shprehur duam të shikojmë Valentinën e fortë dhe plot energji. Dhe unë e tillë jam, e tillë do vazhdoj të jem. Nuk dua të më shikoni më ashtu. Vjen urgjencë, ka trajnim, nuk dua të më pyesni a mundesh. Unë gjithmonë mundem të bëj më të mirën. Dhe kështu do vazhdoj të çoj deri në fund misionin tim. Ju faleminderit, jeni dashuria ime më e madhe. Nëse unë ju kam thirrur ju të treja sot, ju përfaqësoni gjithë qendrën shëndetësore Patos. Falenderoj Zotin, falenderoj veçanërisht nënën e Jonidës, ka lindur një vajzë për vete dhe për mua”.

Nga ana tjetër, tre koleget dhe mikeshat e Valentinës u emocionuan së tepërmi dhe i premtuan kryeinfermieres se do të jenë gjithmonë pranë saj.

Doktoreshë Albiona: “Është një person që përpiqet deri në maksimum për t’i ndihmuar pacientët. Ngjitet deri në kat të dytë, edhe pse ishte menjëherë pas seancave të kimioterapisë, nuk ka munguar asnjë ditë në punë, asnjë orë. Prandaj unë preferoj ta quaj fenomeni Vali”.

Doktoreshë Anisa: Në fakt unë nuk e kujtoj Valin kur ka qenë sëmurë, se Vali ka dalë nga operacioni edhe ka ardhur te kafja ku ne mblidhemi me kolegët, ka dalë nga operacioni dhe ka veshur taka, fustane, është lyer, ka kërcyer gjithë drekave e darkave që ne kemi dalë me kolektivin”.

Doktoreshë Jonida: “Unë çdo gjë që Vali mendon se kam bërë për të, ka qenë shumë spontane, me shumë dëshirë edhe pa asnjë sforco. Sforcoja e vetme që po bëj është kjo sot, mënyra se si të flas dhe çfarë të them. Është tepër e fortë, tepër e dhënë, është fenomen”.

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti II

Ardit Gjebrea: “Ne, historinë e sotme do ta fillojmë nga dhoma e surprizave dhe jam këtu me Fabjolën e cila ka ardhur nga Gjermania enkas, sapo ka ardhur nga aeroporti drejt e këtu”.

Fabjola: “Jetoj, kam familjen time, punoj kemi bizneset tona, kam 3 fëmijë”.

Ardit Gjebrea: “Ti nuk e di pse ke ardhur. Ti do takosh sot një njeri të dashur për ty, por që nuk e ke takuar asnjëherë”.

Historia e dytë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ka nisur disi ndryshe. Katerina është një vajzë 25-vjeçare, të cilën jeta e ka detyruar të kalojë disa sprova. Ajo është një nënë e 3 fëmijëve, tashmë e divorcuar. Por, fati i solli pranë një tjetër dashuri, Emanuelin, i cili jetonte në Gjermani me familjen e tij. Ai la pas gjithçka kishte aty dhe u kthye në Tiranë për Katerinën, me të cilën bisedonte vetëm përmes internetit. Në fakt, 25-vjeçarja nuk i kishte treguar Emanuelit se ka 3 vajza të mrekullueshme. Pavarësisht të gjithave, Emanueli nuk hoqi dotë nga dashuria e tij. Për gjithçka ka bërë për të, Katerina do t’i japë një mesazh Emanuelit, i cili nuk është në dijeni.

Por, ka edhe një surprizë tjetër. Nga Gjermania ka ardhur Fabjola, motra e Emanuelit, e cila në fakt ndjek nga ekrani i dhomës tjetër gjithçka që po ndodh në studion e “E Diela Shqiptare”. As Katerina dhe as Emanueli, nuk e dinë që Fabjola ka ardhur nga Gjermania në Shqipëri.

Le të rikthehemi te historia e Katerinës, e cila na tregon dhe shpjegon gjithçka që ka kaluar në jetë.

Katerina: “Mua më quajnë Katerina, jam 25 vjeç, lindur dhe rritur në Greqi, jam nënë e tre vajzave. Unë kam qenë 14 vjeç, sapo kisha ardhur në Shqipëri për pushimet verore se shkollën e kam bërë në Greqi. Duke kaluar çdo ditë me gjyshen në ballkon, sepse nuk dilja dot, duhet të dilja gjithmonë me gjyshen edhe qoftë për një shëtitje, sepse isha e privilegjuara. Në Shqipëri gjatë pushimeve verore u njoha me një djalë, që është edhe babai i vajzave të mia. Nga ballkoni në ballkon bënim shenja, përshëndeteshim. Asnjëherë nuk takoheshim, sepse tek gjyshja kisha edhe katër dajat. 14 vjeç një gocë kaq e vogël nuk mund të dashurojë, mendoj se ishte pjesërisht edhe gabimi im dhe i nënës time.

Unë kam vetëm mamin, sepse prindërit e mi ishin të divorcuar. Kam pasur dy prindër shumë të mirë, është një nënë shembullore për mua. Duke na rritur vetëm dhe duke dhënë fjalën gjyshi, mamaja ime pranoi fjalën e gjyshit dhe mendoi se edhe mua mund të më siguronte. Është shumë e vështirë një nënë e vetme të rrisi një vajzë në moshën time edhe një djalë. Brenda tre ditësh u bë fejesa, erdhëm në Shqipëri, shkollën e lashë, nuk munda ta vazhdoja më për arsye ekonomike, djali më mori tek shtëpia, sepse rrija tek shtëpia e gjyshërve. 14 vjeç kam vajtur tek shtëpia e burrit pa dasëm“.

Arditi: Sa vjeç ishe kur mbete shtatzënë për herë të parë?

Katerina: Isha 15 vjeç shtatzënë dhe 16 linda vajzën, Anxhela.

Arditi: Më pas vijnë në jetë edhe dy vajza të tjera.

Katerina: Emili dhe Evelina, e madhja Anxhela është 10 vjeçe, e vogla 5 dhe tjetra 3.

Arditi: Mund të më thuash kur filluan problem me bashkëshortin që sot është ish-bashkëshorti.

Katerina: Kur goca ishte 3-4 vjeçe ai ka qenë shumë xheloz.

Arditi: Po pse?

Katerina: Nuk e di pse, ndoshta sepse ishte 12 vite më i madh se mua, kishte ndonjë frikë.

Arditi: Ti në shtëpi rrije?

Katerina: Unë në shtëpi nuk punoja, edhe për të dalë një xhiro duhet të dilja me vjehrrën dhe vjehrrin ose me burrin.

Arditi: Atëherë, për çfarë ishtë xheloz ai ?

Katerina: Nuk e di, thjesht ishte xheloz për çdolloj gjëje, unë i kërkoja të shkoja në punë, nuk shkoja dot në punë, kërkoja të dilja me kunatat e mia duhet të merrja leje dy ditë para, të shkoja tek mami gjithmonë do kisha probleme, pasi linda gocën mami njëfarë kohe ka jetuar në Tiranë, sepse tashmë ishte edhe ajo e rimartuar.

Arditi: Kur vendosët të ndaheshit ?

Katerina: Vendosa të ndahesha pas dhjetë vitesh martesë.

Arditi: Sa ishte vajza e vogël kur u ndatë ?

Katerina: Ishte një vjeçe.

Arditi: Ndarja si ishte me mirëkuptim ? Ndarje e dhunshme?

Katerina: Ka pasur disa ndarje, ndau, lidhu për fëmijët, sepse ishin ata në mes.

Arditi: Si përfundim, ju u ndatë ?

Katerina: Po u ndamë.

Arditi: Po fëmijët?

Katerina: Bëmë një gjyq fëmijët janë në kujdestarinë time, të treja vajzat.

Këtë pjesë të jetës, sigurisht përveç 3 vajzave të mrekullueshme, Katerina e ka lënë pas. Të tashmen dhe të ardhmen e sheh me Emanuelin.

Katerina: Pas divorcit, u njoha me një djalë, ai jetonte në Gjermani, ka emrin Emanuel, është një person shumë i mirë, shumë i afërt. Për mua është shumë i bukur. Ne u njohëm përmes shoqërisë në Facebook. Gjashtë muaj me kamerë ndezur, natë e ditë, në punë, në shtëpi. Ai më thoshtë Katerina hajde në Gjermani, ku punonte në lokalin e motrës, Fabjola ka një restorant atje në Duseldorf, ku jeni të mirëpritur. Atë nuk e kam takuar asnjëherë ballë për ballë, por kam një kontakt shumë të mirë, e di çfarë femre është, e adhuroj për atë që është ajo. Të treja motrat i ka shumë të mira, por me Fabjolën kam një lidhje të veçantë.

Arditi: Më trego pak momentin e parë kur u takove me Emanuelin.

Katerina: Më tha do vijë unë në Tiranë, nuk e besova, unë punoja në një hotel recepsioniste, ishte një hotel familjar. Më tha më jep emrin e hotelit, por unë nuk ia dhashë.

Arditi: Sa kohë kishe që flisje me Emanuelin ?

Katerina: Gjashtë muaj.

Arditi: Gjashtë muaj dhe i tregove që ke tre vajza?

Katerina: Këtu qëndron problemi, unë nuk i kam thënë, se jam një njeri që nuk hapem shumë. Është sot hera e parë që unë po hapem. Unë i kam thënë vetëm që isha një nënë e divorcuar dhe kisha një gocë.

Arditi: Nuk i the që kam tre.

Katerina: Jo.

Arditi: Po ç’ndryshim kishte një nga tre ?

Katerina: Doja ta shikoja se çfarë kapaciteti ai kishte në rast se nuk do fliste më, unë nuk kisha pse i jepja sqarime për jetën time private. Atij nuk i bëri përshtypje. Për momentin ai është agjent shitjesh këtu në Shqipëri dhe unë dua t’i kërkoj ndjesë sepse është shkëputur nga Gjermania. Nuk e lë në asnjë moment të kthehet.

Gazetarja e emisionit “E Diela Shqiptare” shkon në zyrën ku punon Emanueli dhe i thotë se për të ka një mesazh, i cili pranon me kënaqësi të shkojë në studio. Emanueli nuk e ka idenë se kush qëndron në anën tjetër të murit në studio, por emocionet pasi sheh në ekran personin që shfaqet aty.

Emanuel: Është dashuria e jetë sime.

Katerina: Doja të kërkoja falje, sepse ke ardhur në Shqipëri vetëm për mua, ke pasur një jetë shumë të mirë.

Emanuel: Mendoj se kam këtu Gjermaninë.

Katerina: Dua të falenderoj, që do të treja gocat e mia. Je përkrah meje dhe nuk më ke paragjykuar dhe nuk më ke dalë kundër asnjëherë. Në jetën time derisa të vdes do jesh edhe ti.

Emanuel: Jeta të jepet një herë të vetme dhe t’i je kuptimi i saj, dashuri. Se prisja nga ty këtë. Të dua shumë.

Nga ana tjetër, Fabjola, motra e Emanuelit e cila po shikonte gjithçka po ndodhte, i tha Arditit se ishte e surprizuar dhe njëkohësisht shumë e lumtur për vëllain e saj.

Fabjola: Shumë emocione, shumë e surprizuar. Jam shumë e lumtur për vëllain tim. Është më i bukur nga dashuria.

Arditi: E dije historinë e saj?

Fabjola: Nuk e dija, dija vetëm qe kishte një gocë. Është një fatkeqësi që ka ndodhur. Nëse vëllai im është i lumtur edhe unë jam shumë e lumtur, sepse dua vëllain, do dua edhe nusen.

Dashuria pa kushte është dashuri e vërtetë. Fabjola jo vetëm që nuk u zgjënjye nga zgjedhja e vëllait por i premtoi Katerinës se do e konsideronte si motrën e saj. Sepse të thuash të vërtetën, të bën gjithmonë të lirë.

NE JEMI CFARE HAME KUJDES SHENDETIN

“TELEBINGO SHQIPTARE”

KENGA MAGJIKE!

“SHIHEMI NË GJYQ”

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, u trajtua konflikti mes dy banorëve të fshatit Domgjon të Mirditës, ku prej 15 vitesh ishte parashikuar të ndërtohej ujësjellësi i fshatit, dhe ende sot e kësaj dite shtëpitë nuk kanë ujë në çezma.

Z.Nikoll kishte marrë përsipër fillimisht të niste projektin dhe më pas u lidh me strukturat vendore për të kërkuar fonde nga Ministria e Bujqësisë, të cilat u alokuan. Në fillim të projektit, të cilin e nisi me shpenzime personale, i kërkoi borxh z.Aleksandër (banor i fshatit) 2 milionë Lekë të vjetra që do t’ia kthente pasi të bëheshin aktive fondet shtetërore. Mirëpo, këtë borxh nuk ia ka kthyer edhe sot e kësaj dite, sepse ai thotë që nuk ka marrë asnjë Lekë nga fondet e shtetit dhe paratë janë vjedhur nga drejtuesit e pushtetit vendor të zonës.

Projekti për ujësjellësin, i parashikuar të ndërtohej në periudhën 2001-2003, u la në mes dhe pas 15 vitesh fshati nuk ka ende ujë. Z.Nikoll thotë se objekti u dorëzua me dokumente false dhe për këtë arsye nuk është i përfunduar. Ai drejton gishtin ndaj kreut të Bordit të Kullimit në Lezhë, dhe pretendon se ky drejtor ka refuzuar që t’i jepte fondet e alokuara nga Ministria e Bujqësisë në atë kohë. Z.Nikoll akuzon drejtorin e Bordit të Kullimit se e ka mashtuar dhe ka vjedhur fondet publike për ndërtimin e ujësjellësit. Pas refuzimit nga ana e drejtorit, z.Nikoll tregon edhe se e kërcënoi për t’i dhënë paratë, gjë për të cilën juristja Eni Çobani tha se kjo përbën vepër penale dhe nuk duhet ta kishte bërë.

Aleksandri: Në pranverën e vitit 2003 më vjen z.Nikoll te shtëpia dhe më kërkon ndihmë financiare një shumë për mua e konsiderueshme. Sepse unë jam me probleme shëndetësore, jam me astmë bronkiale të formës së rëndë, fëmijët i kam të vegjël, dhe duke qenë se e kam bashkëfshatar ndërhyra dhe te njerëzit e mi dhe ja gjeta një shumë prej 2 milionë Lekë të vjetra. Edhe kur do mi sjellësh? Sa të më japi Lekët firma kontraktuese. Me 5 familje në Domgjon ke privatizuar tokën publike. Z.Nikoll më ka marrë mua 2 milionë Lekë për të furnizuar gjithë fshatin me ujë, dhe jo të privatizojë 5 familje. Deri sa ka dhënë shteti Lekë, të gjithë banorët duhet të marrin ujë.

Nikolla: Unë kam marrë shumë borxhe, gjithmonë se do të vijnë Lekët e shtetit. Por nuk po vijnë lekë. Nga 140 milionë Lekë, dy fonde që kanë ardhur, kam marrë 27 milionë Lekë të vjetra nga firma zbatuese. Ato janë punime që rrallë i bën kush, edhe nuk bëhen fare.

Aleksandri: Z.Nikoll, cilët janë personat e autorizuar që kanë marrë objektin në dorëzim si fakt i kryer? Me prezencën e kujt kanë marrë firmën? Dhe pyetja e dytë, kush fshihet pas këtij skenari?

Nikoll: Ata që kanë mbushur xhepat fshihen. Është miratuar në vitin 2001, 140 milionë Lekë të vjetra për fazë të parë. Dhe faza e dytë ka pasur më tepër. Ky objekt kryhet me dy faza. Por, këta nuk e dinë se si bëhet. Objekti nuk dorëzohet pa e marrë kush në dorëzim. Natyrisht që ajo vula e kryeplakut duhet të jetë letra. Edhe vula e kryetarit të komunës është letra. Është bërë me dokumente të rreme. Mua ma kanë shprehur shqip, shkurt dhe saktë drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë, ‘unë tha do ti marr’. Ti i merr? Po tha, do t’i marr! Si i merr ore? Do t’i marr e s’pyes për këtë punë. Shkoj në dyqan të marr një coca-cola benzinë, për shpejt të marr dhe një çakmak t’i vija zjarrin. Edhe i thashë, do t’i gjesh të gjitha lekët sa ke.

Eni Çobani: Kujt i the?

Nikolla: Drejtorit!

Eni Çobani: Pra, e ke kërcënuar.

Nikolla: Drejtori s’më dha Lekë. Çfarë kërcënimi është ky, u tall me mua. Ky e ka marrë në dorëzim objektin. Ai më sollorati mua.

Eni Çobani: Fakti që ju keni ndërmarrë një veprim të tillë është vepër penale. Kush jemi ne që dënojmë njerëzit kot me fjalë? Drejtojuni organeve kompetente.

Nikolla: Janë bërë 6 padi.

Aleksandri: Unë i kërkoj borxhin tim z.Nikoll të më japë paret e mia, të mi kthejë.

Nikolla: Asnjë Lekë s’ke pa i dhënë shteti.

Aleksandri: Nëse nuk vepron ligji, ne do ta zgjidhim ndoshta me Kanun. Dua paratë e mia. Plus që uji është pronë publike, e administrojnë 5 familje.

Eni Çobani: Paratë ja ke marrë zotërisë borxh? 2 milionë Lekë të vjetra?

Nikolla: Kur të më japë shteti likujdimet atëherë do ja jap.

Eni Çobani: Lekët ja ke marrë, kur do t’i kthesh paratë zotëri?

Nikolla: Kur t’i japi shteti, do t’ia kthej unë. Kam humbur të miat, kam humbur të shokëve, janë humbur të këtij.

Ardit Gjebrea: Kur i more ato 2 milionë Lekë Aleksandrit, i the kur do t’ia kthesh?

Nikolla: I kam thënë, në momentin që vijnë Lekët e punimit, ke Lekët në dorë.

Aleksandri: Ai më ka thënë Lekët vijnë brenda vitit, por jo 15 vjet. I thashë brenda 1 vit afati, maksimumi. Për 1 vit e pres.

Nikolla: Nuk janë marrë Lekët fare.

Eni Çobani: Deri tani nuk e kam kuptuar implikimin e z.Nikoll me fondet shtetërore, ndërkohë që nuk kishte asnjë pozicion shtetëror por ishte thjesht një specialist, por që normalisht nuk ka pasur pozicion shtetëror. Të ka emëruar njeri nga organet e qeverisjes vendore që ndoqe këto punime? Ke ndonjë dokument? Duhet të kesh autorizim. Me ç’të drejtë ke bërë punime, të marrësh dhe Lekët e bashkëfshatarëve dhe të fillosh gërmimet? Pse i fillove, se këtë nuk e kuptoj? Këtu ka pasur dy firma kontraktuese që kanë marrë paratë e shtetit. Ju pse jeni ngatërruar në këtë histori?

Nikolla: Kam hyrë privatisht me mendim se do t’i dal punimeve në ballë. Firma në la në rrugë mua.

Eni Çobani: Z.Aleksandër, ti e kërkon këtë 2 milionësh?

Aleksandër: Po si nuk e kërkoj.

Eni Çobani: Ta ulim këtë zotërinë dhe t’i bëjmë një deklaratë noteriale dhe t’i lëmë një afat, apo do të presim zgjidhjen e përbashkët përsa i përket këtij fondi?

Aleksandër: Unë pranoj ofertën tuaj.

Publiku votoi bindshëm në favor të z.Aleksandër, i cili kërkon borxhin e tij prej 2 milionë Lekësh të vjetra nga z.Nikoll. Ky i fundit thotë se do ta kthejë këtë borxh, por kur të marrë fondet nga shtetit. Ndërkohë, Eni Çobani u angazhua se do të shkojë në Prokurorinë e Lezhës për të marrë vendimin e hetimeve për çështjen e Ujësjellësit të fshatit Domgjon, si dhe do të interesohet se çfarë ka ndodhur me fondet për ndërtimin e kësaj vepre publike, që nuk është përfunduar. Kurse z.Nikoll dhe z.Aleksandër firmosën një kontratë noteriale për kthimin e borxhit prej 2 milionë Lekësh të vjetra, duke përfunduar me sukses edhe këtë seancë ndërmjetësimi në rubrikën “Shihemi në gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

BE coffee!

Deputetja socialiste Elisa Spiropali mbajti postin e drejtoreshës së Doganave për një periudhë 2-vjeçare, nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Sot deputetja Spiropali ishte e ftuar në rubrikën “BE Coffee” në “E Diela Shqiptare”, me Erionin, Besin dhe Olsin.

Bes Kallaku i riktheu në kujtesë Spiropalit kohën kur ka drejtuar Doganat, e në këtë pjesë deputetja socialiste tregoi se çfarë i kishte ndodhur në një takim me drejtorët e Doganave të vendeve të Evropës.

Bes Kallaku: Pse të kanë dhënë gjithmonë poste mashkullore? Për shembull drejtoreshë Doganash? Ka qenë gjithmonë drejtor Doganash.

Elisa Spiropali: Më kujtove një histori të vogël me këtë të Doganave. Kur shkoja në ato takimet atëherë me drejtorët e përgjithshëm të Doganave të Europës, edhe sigurisht që ishin të gjithë burra dhe mbi 45 vjeç. Dhe isha unë 30 vjeç. Dhe kisha me vete gjithë stafin shoqërues që dhe ata ishin burra. Dhe drejtori i Italisë po i takonte të gjithë, dhe ju thoshte ‘ju jeni drejtori i Doganave të Shqipërisë’? I thoshte stafit tim. Jo i thanë ata, kjo është drejtoresha e përgjithshme e Doganave. Madje u ktheva dhe në një kështu si…dilnin foto, unë isha në mes se ishte objekt çudie që një vajzë e re mund të kishte një post të tillë.