Dy vëllezërit mjaft të dashur për publikun, Endri dhe Stefi Prifti zhvilluan një intervistë tejet të veçantë për programin “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan. Ata treguan detaje mjaft interesante nga jeta e tyre private dhe ajo profesionale.

Endri dhe Stefi u shprehën në lidhje me nënën e tyre, se ajo ishte një person shumë i veçantë dhe njeriu i sakrificës. Nëna e tyre i priste deri në 5 ose 6 të mëngjesit zgjuar dhe nuk flinte derisa ata të ktheheshin në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Për cilin nga ju të dy ankohej më shumë mamaja?

Endri Stefi: Për mua!

Ardit Gjebrea: Çfarë këshillash mban mend nga ajo?

Endri Stefi: Këshilla të mira shumë, mamja ishte nënë e veçantë, më mësonte të kërceja, të vallëzoja, të këndoja, të bëhesha i sjellshëm.

Ardit Gjebrea: Çfarë keni trashëguar nga prindërit tuaj?

Stefi Prifti: Mamaja ka qenë njeri i jashtëzakonshëm, njeriu i sakrificës ekstrem mund të them, që rrallë mund të njohësh, Unë rrallë kam njohur njerëz të tillë, që të kenë sakrifikuar. Ajo sakrifikoi jetën e saj për të na rritur ne dhe për të na shkolluar, për të bërë maksimumin duke dhënë gjithçka nga vetja.

Ardit Gjebrea: Sa herë ju ka pritur natën?

Endri Stefi: Aa shumë. Edhe vitet e fundit, ndjesë pastë, kur jetonin në Greqi, pa shkuar ne në shtëpi të dy nuk flinte dhe kishim disa shkallë ku ulej. Stefi vinte ndonjëherë më shpejt, unë vija pak më vonë ndonjëherë dhe e shikoja në shkallë, më shikonte mua nga 50 metra dhe thoshte: Erdhe bir i nënës, tani do hyj të fle unë. Unë i thoja: Moj ç’ke që më pret? Po s’erdhe ti nuk fle unë thoshte. Vetëm ajo mund të më bënte njeri mua.

Stefi Prifti: Shumë e vërtetë. Jeta jonë ndryshoi kur ne emigruam në Greqi, ndryshoi në të gjitha kuptimet. Ne u bëmë njerëz të natës, profesioni jonë ishte i tillë që do punonim në klube, buzuqe, minimumi që ne do ktheheshim në shtëpi ishte ora 5 e mëngjesit. Dhe ajo gjithmonë na priste ne, në 5-6 të mëngjesit.

Endri Stefi: Nuk flinte asnjëherë pa vajtur ne./tvklan.al