#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #liriemehmeti #amerike #edielashqiptare #zymbrie # tvklan #arditgjebrea #prespe #maqedoni #kranje #depresion #agjentimobiliar #shoqe #miqesi #humbje #veshtiresi

“Amerika që s’e ëndërrova”/ Emigroi në moshën 17-vjeçare, Liria: Vetëm qaja, kalova në depresion

Protagonistja e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan u ka ardhur në ndihmë shumë njerëzve. Por përpara se ajo të mund të ndihmonte të tjerët, ka qenë dikush në jetën e saj që s’e ka lënë asnjë çast të dorëzohet.

Historia e Lirisë nis kur në moshën 17-vjeçare, familjarët vendosën që ta fejonin me një djalë në SHBA. I realizuan një dasmë të bukur dhe Amerika iu duk një ëndërr. 51 vite më parë, ajo i hipi avionit duke lënë pas shtëpinë e saj në Kranjë, në Prespën e Maqedonisë së Veriut bashkë me ëndrrën për t’u bërë mjeke dhe u nis drejt një jete të panjohur që nuk ishte aspak siç e kishte imagjinuar.


Lirie: Avioni nga Beogradi për në Çikago, avioni ikte unë qaja, avioni, shko, unë qaj. Ku po shkoj? 17 vjet në moshë. Zbrita në Amerikë, këtu mirë, njerëzit më pritën. Shkuam te banesa, i thosha burrit po ku është shtëpia? E shikoja anë e mbanë shtëpinë, s’e gjeja dot shtëpinë. “Po ja kjo është banesa”, tha. Po ç’është kjo banesë thashë unë, këtu do të rrimë ne? “Këtu do të rrimë”, tha.

Ardit Gjebrea: Ishte e vogël?

Lirie: Po e vogël, një dhomë ishte, për dy vetë. Ajo ishte normale për atje, por unë vija nga shtëpi të mëdha. Te babi shtëpi të madhe, te vjehrri shtëpi të madhe, familje e madhe, dashuri e madhe. Unë  në Amerikë edhe më lart, s’e dija ku do të shkoja aq lart. Aty që ditën e parë të dytë, nuk ishte ajo që mendoja unë. Po si do të shkojë kjo jeë? Burri më thotë “po unë kam hallën aty, ti e di”. Po, e njoh hallën. Shko te halla sot, shko nesër, rrija  e rrija dhe… dje e njëjta ishte, sot e njëjta, burri në punë 20 orë. Gjatë asaj kohe…

Ardit Gjebrea Ti vetëm qaje.

Lirie: Veç qaja. Ngela shtatzënë.

Ardit Gjebrea: Me Nikun.

Lirie: Me Nikun, po. E linda djalin, aty më hyri depresion, thashë ç’është kjo unë lashë një jetë të qetë, të mirë, erdha në Amerikë. Këtu…

Ardit Gjebrea: Ndërkohë ëndrra për t’u bërë doktoreshë?

Lirie: Ajo u bë zero, po tani erdhi edhe më keq kthesa.

Ardit Gjebrea: Të shkonte në mendje që të ktheheshe prapë mbrapsht?

Lirie: Po, doja të kthehesha, por burri tha “e kotë është, do të kthehemi ne, mos u mërzit”. Aty nga Prespa kishte shumë njerëz, babi lëvizi larg, s’kisha ndonjë ndihmë më shumë nga ai dhe aty kishte hallën, halla kishte nusen. Ajo më është gjendur në shumë momente të këqija që unë isha aq e mërzitur, sa kalova në depresion.

Ardit Gjebrea: Si e kishte emrin nusja e hallës?

Lirie: Zymbrie e quajnë, por i thonë Zyme. Ajo ishte shumë e ëmbël, ishte pak më e vjetër se unë, nja 4-5 vjet, më thoshte “mos u mërzit, ti që kërkon jetën do ta gjesh, mos u mërzit se Allahu është një, Amerika është dy”, ëhë thosha unë, ç’të bëj këtë fëmijë të vogël që e kam pa kjo Amerikë mua më ka shtënë në depresion. Ajo gjendej, unë qaja. Thoshte halla “mos qaj se njerëzia do të thonë s’e do burrin”, i thosha s’më ka gjë burri, familja , njerëzit, unë çdo gjë të mirë kam, por ç’është kjo jetë? Unë nuk shikoj këtu një përparim, asgjësend, a do të bëhet diçka këtu?

“Për gruan që meriton gjithçka”/Humbi djalin dhe la Amerikën, Liria vjen posaçërisht për ta surprizuar

Për Lirien, Amerika e 51 viteve më parë nuk ishte fillimisht toka e ëndërruar. Pasi u largua nga Prespa në moshën 17-vjeçare, në SHBA pa një realitet ndryshe, ku nuk po e gjente dot veten e madje kaloi në depresion. Por siç tregoi në rubrikën “Ka Një Mesazh për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ngadalë, jeta nisi të merrte rrjedhën e saj.

Fillimisht punonte në restorantin familjar duke rritur aty edhe fëmijët, më pas iu përkushtua një pune si agjente e pasurive të patundshme. Nga një zyrë e vogël ku punonte me të shoqin e dy vajza, arritën të ngrinin një perandori të vërtetë.

Njëkohësisht, Liria iu përkushtua njerëzve duke gjetur mënyra për t’i ndihmuar. Atë vetë, që prej momentit që u gjend në Amerikë, e ndihmoi nusja e hallës së bashkëshortit, Zymja. Prej saj, Liria arriti të kapërcente të gjitha momentet e vështira ndaj arsyeja e ardhjes në program është pikërisht dëshira për t’ia kthyer sadopak të mirat.


Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi që ajo e la Amerikën dhe u kthye në Prespë?

Lirie: Djali i saj u përplas me një sëmundje të keqe, por nuk e përballoi dot, ai ndërroi jetë vjet.

Ardit Gjebrea: Sëmundjen.

Lirie: Po, ishte sëmundje shumë e keqe.

Ardit Gjebrea: Dhe u nda nga jeta.

Lirie: Po, u nda nga jeta djali, ka një vit. Ajo ka ardhur në Prespë, nuk i rrihet atje më shumë.

Ardit Gjebrea: Pra, ajo e lidhi Amerikën me këtë fatkeqësi të djalit dhe u kthye në Prespë.

Lirie: U kthye në Prespë. Edhe unë atë nuk e kam parë qëkur ka ikur nga Amerika, por ajo grua për mua e meriton çdo gjësend. Jo veç për mua e për familjen time, por edhe për familjen e saj, por të gjithëve, për çdo gjë na ka qëndruar në këmbë. Bëj dasmat e vajzavee unë, ajo këtu, “ç’të duhet,  ti mos u mërzit, ti shko bëj lekë, ti këtu, ne ta mbajmë shtëpinë”. Thosha unë po mirë, kjo gjë është e mirë, unë shkoj në punë, ju më mbani shtëpinë. Është një grua shumë e çiltër, shumë e gjindshme që mund të them lirisht, jo Prespa, por s’gjenden gra të tilla më shumë. Eshtë si fabrikë e fundit dhe unë për të kam një respekt shumë të madh.

Më ka mbajtur në pëllëmbë të dorës”, Gjebrea ka një mesazh për Lirinë

Përgjatë rrëfimit të Lirisë në “Ka Një Mesazh Për Ty”, u ndanë shpesh detaje nga njohja e saj prej dekadash me moderatorin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea. Ata njihen prej 20 vitesh bashkë dhe Liria jo vetëm e ka ndihmuar, por ka realizuar koncertin e tij të parë në SHBA.

Pas përfundimit të mesazhit të Lirisë për Zymen së cilës i shprehu publikisht dashurinë dhe mirënjohjen e saj për ditët e vështira që i është gjendur, nuk munguan as disa fjalë të ngrohta për vetë atë. Zymja e përshkroi Lirinë me vlerësimet më të larta, ku iu bashkua edhe Gjebrea duke i dhënë edhe një mesazh të fortë mirënjohjeje.


Zyme: Liria ka qenë një grua e mençur, ambicioze, e dashur, si t’jua them… mund t’i bënte të tëra dhe i bëri. Në Amerikë gruaja më e zonja, më e zgjuar, më punëtore është Liria. Ju them të vërtetën.

Ardit Gjebrea: E njoh, e njoh se edhe unë për herë të parë kur kam shkuar për koncerte, më kanë  mbajtur në pëllëmbë të dorës.

Zyme: Kjo? E bën.

Ardit Gjebrea: Po. “Ku do shkosh?”, tha, “në hotel jo, do të vini në shtëpinë time”. Bashkë me nusen dhe me djalin tim kemi qëndruar në shtëpinë e Lirisë dhe unë, ka një mesazh për ty Liri: të duam shumë familjarisht! Faleminderit për mikpritjen dhe për gjithçka ke bërë për mua dhe për familjen time! Faleminderit shumë e dashur për gjithçka!

/tvklan.al