#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Moshatare me Annën, Luiziana emocionon Ardit Gjebrean me fjalët për të

Luiziana hyri plot hare në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” duke i dhënë një përqafim të ngrohtë drejtuesit të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebreas. Ajo nisi të flasë plot emocione sesa e lumtur ndihet që gjendet në studio.

Luiziana është vetëm 15 vjeçe, çka iu vu në pah edhe nga Gjebrea duke thënë se përkon me moshën e vajzës së tij, Annës. Këtu ishte një pikë  ku Luiziana pati edhe një koment të bukur për Annën apo Brean,  siç është emri i saj i skenës.

Ardit Gjebrea: Ti ke lindur në vitin 2009?

Luiziana: Po, në vitin 2009  kam lindur. Si fillim kam jetuar në fshatin Pandalemo të bashksië Finiq. Ishte fshati ku ishte martuar mamaja ime.

Ardit Gjebrea: Ti ke moshën e gocës sime.

Luiziana: Po, e kam parë Annën dhe të përgëzoj sepse e pashë edhe te një intervistë te Rudina Magjistari.

Ardit Gjebrea: Ah, faleminderit!

Luiziana: Një vajzë shumë e suksesshme dhe që motivon, vërtet më motivoi edhe mua.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Luiziana: Po!

Ardit Gjebrea: Jam shumë i lumtur ta dëgjoj këtë!

Luiziana: Jam shumë e lumtur që po gjej edhe këtë mbështetje nga publiku dhe që po më bën të rehatohem.

“E urryer nga prindi tjetër”/ Rrëfimi prekës i 15-vjeçares: 40-ditëshe pija lëngje gjellësh, rashë në koma

Vetëm 15 vjeçe, por energjia e fuqishme e Luizianës përcillet në çdo fjalë që ajo nxjerr në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Në prezantimin e saj në hyrje të rubrikës, drejtuesi i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebra citoi një pjesë nga historia e Luizianës: “Ishte 23 nëntor 2009 kur erdha në jetë si një fëmijë i dashur nga mamaja dhe i urryer nga prindi tjetër”.

Luiziana thotë se nuk i është referuar kurrë si “baba” sepse nuk e ka ndier. Ajo lindi në fshatin Pandajlemon në Finiq ku nëna ishte martuar dhe vuajtjet nisën që në ditët e para të ardhjes së Luizianës në jetë. Nëna dhunohej, fëmijës i privohej qumështi i saj dhe i jepej çfarëdo gjendej derisa Luiziana ra në gjendje kome.

Luiziana: Unë kam lindur atje, mamaja ime keqtrajtohej, nuk e lejonin që të më afrohej mua sepse ajo shfrytëzohej sepse ata kishin bagëti dhe e dërgonin atë në mal me bagëtitë. Unë në shtëpi rrija me njerkën e babit sepse ai s’e kishte mamanë e tij dhe nëse mua mamaja më afrohej, do të dhunohej edhe më keq sepse ishte edhe dhuna në familje. Unë nuk jam ushqyer me qumështin e nënës.

Ardit Gjebrea: Po pastaj?

Luiziana: Pastaj unë sëmurem shumë, bie në gjendje kome. Si ta them, do të duket pak… 40-ditëshe unë pija lëng nga gjellërat që bëheshin në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Lëng nga gjellërat e ndryshme?

Luiziana: Po, në biberonin tim, si lëng fasuleje për më tepër. Sëmurem, bie në koma. Erdhën edhe nëna  me dajën nga Greqia se punonin në Greqi, nga ana e mamit. Aty në spitalin e Sarandës kam ndenjur dy ditë në koma dhe një javë e pesë ditë e shtruar sepse më zgjuan doktorët me zor. Kur dal, kthehem  përsëri në fshatin e Pandalemos ku mamaja ime vendosi t’i japë fund asaj lidhejeje kur unë isha  6-muajshe. Vjen nëna me dajën nga Greqia përsëri në Greqi dhe ata vendosën që ne të ikim në Greqi se prindi tjetër nuk tregoi aspak interes që ika unë, nuk u shqetësua fare, më la të lirë. Unë kaloj ilegalisht nga mali dhe daja im rrezikon edhe lirinë e tij për këtë gjë. Atje shkoj në Kestril, më pret dajkla ime, një  grua e mrekullueshme, një nënë e mrekullueshme…

Ardit Gjebrea: Kur thua dajkla, është nusja e dajës?

Luiziana: Po, ne i themi dajkla, nusja e dajës ajo është shpirt i shpirtit tim.

Ardit Gjebrea: Ti shkove në shtëpinë e tyre?

Luiziana: Po, shkova. Në moshën 3-vjeçare më fillojnë problemet stomatologjike. Atje daja më shpinte gjithmonë poshtë, në Filat, Janinë, në spitalet më të afërta që të merrja  kurim mjekësor. Aty rrija edhe një javë shtruar në spital për shkak të problemeve stomatologjike.

Në Greqi, Luiziana kreu edhe kopshtin. Atëherë nuk e kuptonte ende pse babai nuk ishte aty dhe i bënte përshtypje kur shihte fëmijët e tjerë. Një ditë, pyeti gjyshen që i tha: “Shpirt i nënës, ai siç kemi ikur ne, ka ikur edhe ai në vend të punojë. Do të vijë të të sjellë ty një çantë të madhe me gjëra. Çanta e as ai s’erdhën kurrë”, kujton Luiziana.