#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #kengamagjike #marselaçibukaj #stefan #janex #alisaopariluzi #elionorra  #kriskolo #leotrim #stefanispiri

Marsela Çibukaj sjell “I paftuar” në “Kënga Magjike”, ka një mesazh për Vitmarin: Nëse sillet keq…

Marsela Çibukaj është një nga zërat më të veçantë të muzikës shqiptare. Që në fëmijëri ajo është angazhuar me koncerte të ndryshme të orientuara përgjithësisht në rrymat jazz, blues, soul. Ndër  vite është angazhuar edhe si moderatore eventesh dhe emisionesh të ndryshme televizive përfshi këtu “E Diela Shqiptare”, por edhe si bashkë-moderatore e “Kënga Magjike 2021”. 

Këtë radhë ajo rikthehet në këtë festival me këngën “I  paftuar”.  E pyetur nga Arditi nëse e ka lexuar Vitmari tekstin e këngës, Marsela i është përgjigjur se po dhe se shpreson që mos ta marri personale, por shton me të qeshur “nëse sillet keq me siguri do jetë i paftuar në tryezën time dhe në funeralin e dashurisë”.

Ardit Gjebrea: E quan veten zonja apo zonjusha e pikëpyetjeve, pse?  Cila është pikëpyetja më e madhe që ke në këtë moment?

Marsela Çibukaj: Unë kam këtë, nuk e di nëse është ves apo virtyt, por i vë gjithmonë gjërat në dyshim, pra po bëj mirë? Po. Po ta rimendoj edhe një herë, po bëj mirë, po bëj shumë mirë, pak mirë apo mund të bëja dhe më shumë. Kjo është me siguri enigma më e madhe për mua që do vazhdoj ta kem dhe në përpjekjen që të bëj gjithmonë e më mirë. Tani në këtë momente kam shumë pikëpyetje, por kam përshtypjen se kur të filloj notat e para të këngës është momenti që pikëpyetjet të marrin përgjigjet e tyre vet.

Ardit Gjebrea: Kënga jote titullohet i paftuar. Jam shumë kureshtar Vitmari e ka lexuar tekstin e këngës?

Marsela Çibukaj: E ka lexuar! Unë shpresoj shumë që mos ta ndiej personale si gjë, sepse do të ishte shumë shqetësuese. Gjithsesi edhe nëse sillet keq me siguri do jetë i paftuar në tryezën time dhe në funeralin e dashurisë.

“Është kulmi i dashurisë”, JANEX kapërcen oqeanin për të sjellë “Mali i vashës” në “Kënga Magjike”

Xhejn Kumrija e njohur nga të gjithë si Janex është kantautore dhe producente e muzikës Pop, por gjithashtu dallohet për kryqëzim zhanrash të ndryshëm. Karriera e saj nisi në Tiranë si një performuese aktive e muzikës live, e në të njëjtën kohë dhe pjesëmarrëse e shumë festivaleve dhe eventeve kombëtare, duke u dalluar për timbrin dhe stilin e veçantë.

Në vitin 2017 ajo u shpërngul në SHBA, ku ka studiuar music production dhe audio engineering në universitetin e New York aty ku dhe jeton prej vitesh. Muzikën e JANEX e keni dëgjuar shpesh nëpër radio, por gjithashtu dhe në disa filma të rinj shqiptarë, pasi përpos këngës, kantautorja dhe producentja është mjaft e dhënë pas audio post dhe muzikës së filmit.

Këtë vit ajo ka kaluar oqeanin për të sjellë “Mali i vashës” në “Kënga Magjike”, një këngë e cila sipas saj është simbol i lirisë dhe i dashurisë.

Ardit Gjebrea: Në rastin tënd urimi mirëserdhe është me më shumë kuptim. Prej 5 vitesh po jeton ëndrrën amerikane. Është vërtetë ëndërr?

Janex: Bëhet edhe makth ndonjëherë, por që mund të themi se është deri diku ëndërr.

Ardit Gjebrea: Bashkë me ty janë edhe tre artistë që vijnë nga Amerika për të marrë pjesë në “Kënga Magjike”, si ke parë në optikën tënde si artiste këtë dyndjen tënde të artistëve internacional.

Janex: Mua më pëlqen shumë se po sjellim dhe një perspektivë tjetër, si të thuash perspektivën e botës, në Shqipëri, më afër, jo sepse ne nuk mund të dëgjojmë artistë të huaj. Por mendoj se është e nevojshme dhe unë e kam shijuar deri më tani, kështu që pres ta shijoj akoma më shumë.

Ardit Gjebrea: Ti ke kapërcyer oqeanin për të ardhur në këtë festivale këngën “Mali i vashës”, çfarë simbolike ka kjo këngë?

Janex: “Mali i vashës” ka brenda disa simbolika në fakt, por nëse do e përgjithësoja është ai kulmi i dashurisë, sakrifica, liria, ëndrra për të dashur atë që të do zemra dhe liria për të dashur atë që të do zemra.

Përfaqësuesi i Estonisë në Eurovision konkurrent në “Kënga Magjike”, Stefan: S’dija çfarë të prisja

Kjo javë e 9 e festivalit “Kënga Magjike” nuk na i kurseu surprizat. Përfaqësuesi i Estonisë në Festivalin Europian, Stefan Airapetjan, i njohur ndryshe si Stefan prezantoi këtë të diel këngën e tij “Never Let go” me të cilën do të konkurroj në kategorinë e “Big International Artist” në Këngën Magjike. Në një bisedë të shkurtër me Ardit Gjebrean ai zbuloi se ndihet shumë i impresionuar nga Shqipëria, pasi kjo ishte hera e parë që ai e viziton vendin tonë.

Stefan i shpallur në vitin 2020 edhe si mashkulli më seksi i Estonisë ka zbuluar se shumë shpejt do të bëhet baba, madje ai ka treguar se fëmija pritet të lindë më 24 Dhjetor, datë që është edhe ditëlindja e vetë këngëtarit.

Ardit Gjebrea: Si kanë qenë këto tre ditë për ty këtu në Tiranë?

Stefan Airapetjan: Si fillim do doja të thoja se kjo është hera ime e parë në Shqipëri dhe jam shumë-shumë i impresionuar, ngaqë nuk dija çfarë të prisja .  

Ardit Gjebrea: Di që ti po përjeton edhe një tjetër moment magjik në jetën tënde. Më duket se po përjetoni statusin “Father to be”?

Stefan Airapetjan: Po, kjo është e vërtetë. Së shpejti do bëhem baba dhe ajo që është për të qeshur është se doktori na tha që fëmija ka për të lindur më 24 Dhjetor e cila është e njëjta ditë me ditëlindjen time.

Ardit Gjebrea: Vërtetë?! Mrekulli! Sipas disa burimeve ti je shpallur edhe “the sexiest country man of the year” në vitin 2020 në Estoni. Është e vërtetë kjo?

Stefan Airapetjan: Po kjo është e vërtetë.

Ardit Gjebrea: E ke akoma këtë status?

Stefan Airapetjan: Nuk e di si ta them… Gazetat japin disa çmime dhe çdo vit është një çmim tjetër dhe duhet t’u japim edhe të tjerëve mundësinë. Kështu që…

Ardit Gjebrea: Atëherë kënga e Stefanit titullohet “Never let go”, për çfarë ti do thoshe, let go?

Stefan Airapetjan: Atëherë unë kam për të lënë ato energjitë e këqija, ato energjitë negative, do i lija të iknin të largoheshin./tvklan.al