#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

“Kam ardhur të jap këtë mesazh…” Irma Libohova zbulon çfarë e riktheu në “Këngën Magjike”

Irma Libohova është një këngëtare e rritur në skenë, me një karrierë 50-vjeçare. Ajo numëron një numër të pafund çmimesh dhe pjesëmarrjesh në festivale të ndryshme. gjithashtu ajo ka realizuar 8 albume të suksesshme duke u bërë kështu e para këngëtare shqiptare që ka publikuar albume të mirëfillta. 

Këngëtarja ka marrë pjesë që në edicionin e parë te “Kënga Magjike” e madje ka fituar dy herë çmimin e parë. Herën e fundit në “Këngën Magjike”, me kupën fituese në dorë të ardhur nga kënga “Prapë tek ti do vij”, Irma u shpreh se nuk do të marrë më pjesë në festivale të tilla, duke shënuar një fund kapitulli.

Por ajo vendosi të rikthehet pas 17 vitesh në “Këngën Magjike 2022”, për të dhënë një mesazh të fortë me këngën e saj “E jona”.

Ardit Gjebrea: Me kupën në dorë the unë nuk marr më pjesë në një festival. E mbylle me “Këngën Magjike” dhe përkohësisht sepse po rikthehesh në “magjinë” e këngës.

Irma Libohova: Mesa duket gjërat kanë ndryshuar.

Ardit Gjebrea: Tematika e këngës tënde në fakt është mjaft e fortë. Divorci dhe gjurmët që ky fenomen social  lë te fëmijët, si erdhi kjo këngë?

Irma Libohova: Arditi të jesh i sigurt se ka ardhur nga një skenë reale. Unë e kam par në distancë, por më ka bërë përshtypje dhe ka qenë një impakt shumë i fortë në shpirtin tim.

Irma Libohova: Pashë një skenë në një qoshe të kafes. Prindi, babai kishte vënë laptopin përpara dhe fëmija krejtësisht jashtë vëmendjes së babait me një celular në dorë. Një javë ishte kjo, javën tjetër ishte i njëjti fëmijë dhe ishte nëna. Kjo më la të  besoj se diçka në çift nuk funksiononte. Ne nuk e kemi abstraguar, kemi parë pikërisht këtë skenë që unë kam parë. Menduam bashkë me Erjonën që vendi më i mirë ku mund ta themi këtë mesazh, se unë prandaj kam ardhur të jap këtë mesazh,  ishte pikërisht skena e “Këngës Magjike”.

Nga Eurovisioni te “Kënga Magjike”, Alvan rrëfen se dashuria mund “ta mbajë” në Shqipëri

Alvan është një artist francez, ai ofron një muzikë e cila mikson ndikime të shumta duke filluar nga muzika rrok, elektronike, romantike dhe ritmike. Këngëtari ka interpretuar në shumë festivale në Francë si dhe ka fituar “Eurovision France 2022” duke  përfaqësuar kështu Francën në Eurovision song Contest.

Alvan vjen nga Finalja e Eurovision për të elektrizuar skenën e “Kënga Magjike 2022” me këngën “Calzone”. I pyetur nga Arditi, ai me shaka thotë se edhe pse kanë kaluar vetëm disa ditë që kur ka ardhur, tashmë ndihet shqiptar, e po u martua me një vajzë shqiptare mund të qëndrojë këtu.

Ardit Gjebrea: Tu bën disa ditë në Tiranë, ndihesh ndopak tiranas?

Alvan: Po. Unë mendoj se jam shqiptar tani.

Ardit Gjebrea: Unë mësova disa sekrete që mi tregoi stafi të cilët kanë ndejtur pak më shumë me ty dhe më thanë se ti dëshiron të blesh një shtëpi në Tiranë, është e vërtetë?

Alvan: Po varet, nëse bie në dashuri këtu, po. Më pëlqen shumë vendi juaj, të gjithë janë të sjellshëm, faleminderit shumë për pritjen tuaj.

Ardit Gjebrea: Alvan ti je një multi-instrumentist, si ja bën të gjesh kohë edhe për të kompozuar edhe për të mësuar instrumentet edhe të bësh koncerte?

Alvan: Unë në fakt e kam gjetur kohën kur kam qenë më i vogël për veglat muzikore, duke u rritur kam mësuar më tepër gjëra.

Ardit Gjebrea: Po si ja bën me dashurinë e zemrës? E gjen kohën?

Alvan: Nuk e di,  për momentin dashuria ime është muzika.

Ardit Gjebrea: Performanca jote në Eurovison e ndezi skenën edhe në finalen e madhe, me çfarë kënge do e ndezësh ti sot këngën magjike?

Alvan: Kënga që do ju prezantoj quhet “Calzon”, është një këngë për picat dhe për vajzat. I them përshëndetje miqve italian.

Ardit Gjebrea: Bukur ti do këndosh anglisht, pra një francez që  këndon anglisht me një metaforë italiane dhe që do të martohet në Shqipëri.

“Për cilin motiv do e falje tradhtinë?” Blerina Braka jep përgjigjen

Këngëtarja Blerina Braka vjen për herë të gjashtë në festivalin “Kënga Magjike”. Ajo është e njohur si këngëtare e muzikës moderne dhe asaj lirike shqiptare. Ajo është diplomuar në Universitetin e Arteve për Lirikë dhe karrierën e saj e ka ndërtuar mes Teatrit të Operas dhe Baletit dhe skenave të festivaleve shqiptare.

Këtë vit ajo sjell në “Këngën Magjike” një këngë tradhtie me titullin “Ishe”. E pyetur nga Ardit Gjebrea se për çfarë arsyeje ajo do të mund ta falte tradhtinë, Blerina është përgjigjur se as nuk e ka menduar këtë, por nuk beson se do të mund ta falte.

Ardit Gjebrea: Tradhtia vjen përsëri në “Këngën Magjike” përmes këngës tënde. Çfarë nuk i duron dot ti tradhtisë?

Blerina Braka: Vetë fjala tradhti nuk durohet. Në kohët sot nuk duhet të ekzistojë tradhtia sepse fundja, s’të pëlqen, vazhdo.

Ardit Gjebrea: Po, për cilin motiv do e falje tradhtinë?

Blerina Braka Nuk e di, nuk e kam menduar ndonjëherë dhe nuk besoj se do e falja.

Nëse ju kërkojnë ca “borxhe jete” si do e menaxhoni? Përgjigjen anëtarët e jurisë

Ardit Gjebrea në emisionin “E Diela Shqiptare”  ka pyetur këtë të diel anëtarët e jurisë të festivalit “Kënga Magjike” se si do të reagonin ata nëse dikush nga artistët konkurrent do të tentonin të kërkonin disa “borxhe”.

Ardit Gjebrea: Si do ta menaxhonit një ndërhyrje nga artistët apo të afërmit e tyre, se sigurisht nuk do shpëtoni deri në fund nëse ende nuk janë futur në ato që quhen edhe “borxhe jete”

Anxhela Faber: Mua më ka ndodhur me thënë të drejtën, por unë gjithmonë nisem nga e kuqja, se skena e “Këngës Magjike”, të nxjerr në pah siç je.

Ema Andrea: Ne jemi një vend që ndërhyjmë në përgjithësi se jemi mësuar kështu. Tani na është bërë stereotip të ndërhyjmë edhe kur e meritojmë edhe kur se meritojmë.

Ardit Gjebrea: Po, i ke një borxh jete dikujt, si do ta menaxhoje?

Ema Andrea: Do abstenoja, do largohesha, do tregohesha prapë e ndershme, do ruaja veten, o duke u larguar o duke bërë një pakt që të mos votoja atë ditë. Nuk e di do e gjeja një zgjidhje.

Ardit Gjebrea: Pra do ma tregoje? Të lutem më trego se nuk e fus fare.

Ema Andrea: Të them të  drejtën te unë deri më tani nuk ka ndodhur. Ndoshta se nuk jam në botën e muzikës, ndonjë kompliment i tepruar, po.

Ardit Gjebrea: Ka qenë fillimi.Pirro çfarë thotë?

Pirro Çako: Unë kam ardhur për të bërë diçka me profesionalizëm dhe me pastërti. Në qoftë se do kem një ndërhyrje i siguroj që do të marrin atë që meritojnë, pra do jap me pastërti dhe profesionalizëm atë që personi do japi këtu në skenë.

Ardit Gjebrea: Jonida je viti i tretë, je vaksinuar.

Jonida Maliqi: Për mua është problem. I bashkëngjitëm mendimit të Anxhelës, Emës dhe Pirros. Fatmirësisht nuk kam borxhe jete,kështu që në mënyrë absolute unë e kam treguar dhe jam gjithmonë pro profesionalizmit dhe jo atyre miqësirave të kota.

Ndërsa Kozeta Kurti është shprehur se asaj i kanë shkruar për një kushërirën e vet që do marrë pjesë në “Këngën Magjike” ajo madje lexon edhe mesazhet e shkëmbyera në studio.  Mesazhit të Kozetës “Mos më ngatërro” i është përgjigjur se nuk donte gjë, thjesht ia kishte thënë dhe në këtë rast anëtarja e jurisë e kishte mbyllur komunikimin duke “e besuar” se ishte keqkuptim e i kishte shkruar “më fal ti mua, po kam marrë 40 mesazhe të tilla, prandaj”.