Enkel Demi tregon si u njoh me Mesila Dodën: Kur e pashë atë, i përzura të gjithë nga zyra…

Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare kanë qenë një çift shumë simpatik. Bëhet fjalë për politikanen Mesila Doda dhe gazetarin Enkel Demi. Ata si rrallë herë kanë folur për jetën e tyre profesionale dhe private. I pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se si janë njohur, Enkel Demi tregon se kishin organizuar një takim në zyrën e tij dhe sapo e pa, dëshira e tij ishte të lidhej direkt me të, por nuk ishte aq e lehtë që të bënte Mesilën për vete, iu desh shumë punë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ke menduar për Mesilën në momentin e parë që e ke parë?

Enkel Demi: Që duhet të lidhem patjetër me të?

Ardit Gjebrea: Ouu, pse?

Enkel Demi: Më bëri shumë përshtypje, unë po e prisja në zyrë, më kishin thënë që do bëja një takim me të, por nuk e njihja. Në momentin që u shfaq në mos gaboj në vitin 1993, sapo kishte hyrë vera, erdhi me një fustan deri në fund të këmbëve, një fustan veror, bionde, sy bojqielli, kur e pashë thashë uou ç’është kjo, domethënë mu duk sikur nuk ishe e Shqipërisë. E kisha planifikuar që takimin ta bëja me shumë njerëz , domethënë të kisha dhe nja 2-3 njerëz që punonin me mua dhe i përzura.

Ardit Gjebrea: Gjërat mes jush rrodhën shpejt apo me qetësi?

Enkel Demi: Jo dhe aq shpejt sa unë dëshiroja.

Ardit Gjebrea: Ti doje që atë ditë besoj?

Enkel Demi: Doja dhe të nesërmen, dhe të pasnesërmen, por jo nuk isha kaq i suksesshëm në fillim.

Mesila Doda: Gjërat besoj se kanë pasur ritmin e tyre, por kanë qenë periudha të mbushura me ngjarje. Unë vija nga jashtë sepse studioja në Itali dhe gjatë asaj kohe punoja për Federatën e Rinisë shqiptare, Keli në atë kohë ishte kryetari i Forumit Rinor Republikan. Ka qenë një periudhë e shënuar me gjëra të mira dhe gjëra negative në atë kohë. Nëna ime u sëmur në atë kohë dhe më pas humbi jetën dhe kjo më mbajti akoma më gjatë në Tiranë dhe ajo kohë ka qenë që ne u lidhëm më shumë.  Mesila tregon se më vonë u bënë shumë miq dhe dilnin shpesh nëpër klubet e Tiranës, kështu lindi dhe dashuria e tyre. 

Enkel Demi për Mesila Dodën: Ishte e ftuar tek Opinioni, në mëngjes e pashë shtëpinë të rrethuar me polica

Pjesë e rubrikës “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare, është bërë një çift mjaft simpatik. Bëhet fjalë për politikanen e njohur Mesila Doda dhe Enkel Demi. Ata kanë bërë një intervistë mjaft të këndshme me moderatorin e njohur Ardit Gjebrea, ku nuk kanë munguar as humori dhe as batutat.

I pyetur nga Ardit Gjebrea e a është e vështirë të jesh bashkëshorti i një politikaneje, ai u përgjigj duke dhënë një shembull, kur shtëpia e tij ishte rrethuar me policë.

Ardit Gjebrea: Duke qenë bashkëshorti i një politikane, ka dhe momente protektive. Ka patur momente të vështira ku je trembur pas ndonjë debati të fortë që ka hasur Mesila?

Enkel Demi: Kur Mesila është në studio televizive dhe para një debati, unë nuk e shoh. Nuk ma mban dhe nuk kam guxim. Sepse përveç faktit që t’i e ke njeriun tënd, e do fort atë, kushdo që është në pozicionin tim e kupton këtë gjë, unë i druhem debatit në Shqipëri i cili kaloj në fyerje personale ose nganjëherë ta sjellin aq ngushtë sa ti duhet të reagosh shumë fort. Edhe mua që jam në shtëpi, më vë në pozitë të vështirë, aq më tepër kur njeriu që e bën politikën është grua. Në përgjithësi në Shqipëri, gratë sulmohen ashpër ose denigrohen dhe akoma më keq, politikanë shumë të rëndësishëm të vendit  të shkojnë deri në konotacione të natyrës seksuale, gjë që ty të vë më në pozitë të vështirë.

Unë vetë mundohem të mos ta shoh ose ta shoh të nesërmen kur gjakrat të jenë ulur. Më ka ndodhur dhe prej punës që bëj sepse unë çohem shumë herët, çohem diku nga ora 4-4:30 sepse bëj emision mëngjesi dhe shpesh i humb debatet e darkës dhe i shoh në mëngjes. Një herë do shkoja në punë, ajo do merrte pjesë në një studio, madje këtu në Klan ka qenë, tek Opinioni. Çohem, bëj gjërat e mia dhe dal për të marrë makinën që të shkoj në punë.

Shoh shtëpinë të rrethuar me policë. Mbi të gjitha shoh një polic tek dera ime, i thashë për çfarë jeni këtu dhe më tha më ka thënë shefi që të ruajmë shefen. I thashë kë shefe dhe nga kush po e ruani (qesh)? Pastaj kam shkuar, kam bërë emisionin dhe jam kthyer, gjë që nuk e bëj asnjëherë. I lashë të tëra dha erdha në shtëpi sepse nuk doja ta zgjoja që në 5 të mëngjesit, kur dilja vetë dhe i thashë çfarë ka bërë vaki, çfarë ka ndodhur?

Mesila Doda: Kjo është një pyetje që Keli e bën shumë shpesh. Kthehet në mëngjes nga puna dhe më thotë çfarë ke bërë mbrëmë moj grua (qesh).

Babai: Mësuesja e kishte pickuar keq në krahë djalin, nuk e donte në klasën e saj

I ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një baba i quajtur Ilirjan i cili ka rrëfyer historinë e djalit të tij me sindromën Down. Ai rrëfen se është munduar shumë që ta shkollojë djalin sepse haste probleme me mësuesen dhe fëmijët e tjerë që e paragjykonin. Ai tregon se mësuesja e tij nuk ka dashur kurrë ta pranojë në klasën ku jepte mësim, madje ka bërë edhe kërkesë për ta larguar. Por Ilirjani është treguar një baba i vendosur dhe pavarësisht çdo problemi që ka hasur i ka dalë ballë dhe djalin e tij Vilson që është 11 vjeç e ka shkolluar.

Ilirjani: Mbaroi kopshtin, do e çonim në shkollë. E çova dhe nën drejtoresha më tha që nuk e regjistrojmë do shkosh tek Seksioni i Arsimit dhe të të japin ata lejë. Nuk më erdhi mirë, takova personin që duheshe, i thashë kështu qëndron puna dhe më tha në asnjë mënyrë, të shkosh aty dhe ta regjistrojnë. U ktheva sërish aty dhe ma regjistruan.

Ardit Gjebrea: Si shkonte?

Ilirjani: Mësuesja nuk e priti këtë fëmijë që i erdhi në klasë sepse ishte me aftësi të kufizuara dhe nuk donte të kishte bela. Kur filloi mësimi nuk i përshtateshe ambientit dhe u detyrova të rrija me të në klasë.  Mësimet që ia jepte mësuesja, ia shpjegoja unë në shtëpi. Mësuesja nuk afrohej që ta pyeste, thoshte s’kam kohë sepse kam 35 nxënës. E pashë që nuk reagonte, kërkova nga drejtoria që ta hiqnin nga klasa, t’ja ndërronin mësuesen.  Drejtoria nuk pranoi. Mbaroi vitin e parë dhe filloi klasën e dytë. Nisën të ma përbuznin fëmijët e tjerë. Një rast që e dëgjova me veshët e mi, i thotë shoku-shokut mos u afro pas Vilsonit sepse ky është i sëmurë.

Mësuesja filloi të ankohej, më prish mësimin, nuk bëj dot shpjegimet se s’më le. Tani kur e le në bankë të fundit dhe nuk i kushton vëmendje, çfarë do bëjë, edhe një i rritur do mërzitet. Nuk ma priste mendja, kjo njofton të gjithë prindërit dhe i thotë që të shkojnë të ankohen në drejtori për arsye se filan nxënës nuk më lë të zhvilloj mësimin. Vijnë prindërit dhe më thonë ta heqësh djalin nga shkolla, ta çosh në shkollë privat, na ngacmon fëmijët, është i dhunshëm. Më vjen shumë keq Vilsoni mund të lëvizë, por nuk është i dhunshëm. Ata vendosen që ta hiqnin fare nga shkolla, unë nuk pranova, thashë jo do rrijë këtu. Kam shkuar në Seksion të Arsimit, ia kam shpjeguar çështjen, po tha do vijmë. Erdhën që të merreshin vesh me mësuesen dhe i dhanë një vërejtje. Pasi ndodhën të gjitha këto debate, pastaj Vilsoni ishte në rregull, nuk kishte ndonjë problem.

Pastaj ndodhi një incident tjetër që ishte më e rëndë, nuk e di si ka ndodhur. Ishte në shkollë, mësuesja e kishte kapur dhe e kishte pickuar Vilsonin tek krahu. Kur vjen në shtëpi që i bëjmë banje, e shikojmë të zezë, po këtë? Ma ka bërë mësuesja tha. E pyes mësuesen ndihmëse ajo thotë jo me mua ka qenë në rregull tha. Në shkollë nuk i duan këta fëmijë, i shikojnë me sy tjetër.

Ardit Gjebrea: Sot ku është Vilsoni?

Ilirjani: Në shkollë është, nuk ka probleme të tilla. Sot e kam thërritur Vilsonin për t’i dhënë disa këshilla.

Ardit Gjebra: Për shembull?

Ilirjani: Për shembull të jetë më korrekt ndaj mësimeve që i bëjmë ne. 

Është fans i Marina Vjollcës, djali habit me deklaratën, tregon çfarë i pëlqen në trupin e saj

Një baba i quajtur Ilirjan ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për t’i bërë një surprizë djalit të tij Vilsonit i cili është me sindromën down. Ilirjani ka treguar se Vilsoni pëlqen shumë spektaklin e humorit “Klanifornia” ku transmetohet çdo të shtunë në Tv Klan dhe adhuron Marina Vjollcën. Për këtë pëlqim të madh që ka ndaj moderatores, Ardit Gjebrea e ka ftuar atë për t’i bërë një surprizë 11-vjeçarit.

I pyetur nga Arditi se çfarë pëlqen tek Marina, Vilsoni shprehet se i pëlqen shumë veshja dhe shalët. Kjo deklaratë e djalit ka shkaktuar të qeshura të mëdha në studio.

Ardit Gjebrea: Po Vilsonit çfarë i pëlqen?

Ilirjani: Klanifornia, i shikon dhe ka qejf t’i imitojë.

Ardit Gjebrea: Ka ndonjë të preferuar nga Klanifornia?

Ilirjani: Prezantuesen, Marinën. I pëlqen se i prezanton humoristët dhe luan rolin e Hyremit.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodh kur ju ia ndryshoni kanalin kur është Marina në ekran?

Ilirjani: Mërzitet, thotë t’i mos e shiko, e shikoj unë.

Moderatori Ardit Gjebrea i tregon se mbrapa ekranit ndodhet Marina Vjollca dhe lumturohet pa masë. Moderatorja i shkon pranë dhe Ilirjani emocionohet. Pasi Vilsoni hyn në studio, moderatori Ardit Gjebrea i bën disa pyetje dhe ai i përgjigjet të gjithave pa asnjë problem.

Ardit Gjebrea: Çfarë të pëlqen nga Tv Klan?

Vilsoni: Të Panjohurit.

Ardit Gjebrea: Po tjetër?

Vilsoni: Edhe Power Kids.

Ardit Gjebrea: Vilson ti qenkë i paparë, ti i dike shumë mirë programet të E Diela Shqiptare.

Vilsoni: I di.

Ardit Gjebrea: Po tjetër në Tv Klan, çfarë shikon ti?

Vilsoni: Marinën, e kam qejf.

Ardit Gjebrea: Ku del Marina?

Vilsoni: Tek Klanifornia.

Ardit Gjebrea: Vilson je shumë i madh, e nise një herë me qokat për E Diela Shqiptare dhe pastaj vajte ku të pëlqen vetë. Po për çfarë të pëlqen Marina ty?

Vilsoni: Nga veshja dhe nga shalat.

Ardit Gjebrea: Si mo, nga shalat?

Vilsoni: Po.

Ardit Gjebrea: (Qesh). Po ku mo se ajo del gjithmonë e mbuluar, ku e shikon?

VilsoniE shikoj.

Ardit Gjebrea: Po mënyra se si prezanton?

Vilsoni: Bukur.

Ardit Gjebrea: Po mençuria e saj të pëlqen?

VilsoniPo.

Ardit Gjebrea: I ka gjithë të mirat?

Vilsoni: I ka të mira shumë.

Ardit Gjebrea: Po ndonjë vërejtje ke për Marinën?

Vilsoni: I kam. Të rregullojë skenën.

Ardit Gjebrea: Pse? Ta pyesim nëse do të vijë tek E Diela Shqiptare?

Vilsoni: Po le të vijë.

Ardit Gjebrea: Ti më shumë e do Marinën tek Klanifornia apo të vijë me mua tek E Diela Shqiptare?

Vilsoni: Tek Klanifornia. 

“Shokët më tallnin se lahesha me ujë shiu sepse nuk kisha dush, më binin në fytyrë gurë nga tavani”

Ersiada nga Durrësi 20 vjeç ka ardhur tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për t’i bërë një surprizë të bukur prindërve të saj. Ajo ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, ku gjithë fëmijërinë i është deshur ta kalonte mes varfërisë ekstreme.

Unë nuk kam kaluar një fëmijëri si të gjithë të tjerët. Fëmijëria ime ka qenë e mbushur me shumë gëzim e dashuri, por njëkohësisht edhe me shumë vuajtje. Shkaku kryesor i vuajtjeve tona ka qenë varfëria. Të lindësh i varfër, nuk është e thjeshtë, kur je fëmijë dhe i pafajshëm dhe njëkohësisht duhet të mbash mbi shpatulla shumë vuajtje që në moshë shumë të vogël. Ne jetonim në një shtëpi të vjetër, ku tjegullat ishin shumë të shkatërruara.

Gjatë dimrit uji hynte në shtëpinë tonë dhe shpesh herë edhe librat kur i harronim duke fjetur, lageshin dhe kjo u bë një arsye që ne ndoshta të mos ndiqnim dhe mësimin. Ishte shumë e dhimbshme që shpesh herë duhet ta largonim ujin me lecka. Shpesh herë ndodhte që të shkëputeshin dhe dritat dhe ne duhet të studionim me qiri. Shpesh herë kam vuajtur bullizimin dhe nga bashkëmoshatarët e mi. Më thoshin shpesh herë se lahesha me ujë shiu sepse unë nuk kisha dush në shtëpinë time. Më thoshin që t’i nuk ke ushqim të ushqehesh, ti nuk i ndërron rrobat çdo ditë si bashkëmoshatarët.

Unë shpesh herë prekesha por personat që kam ftuar, kanë qenë ata që më jepnin forcën, mamin dhe babin. Tavani ishte i shkatërruar dhe ndodhte që të binin dhe copa gurësh në fytyrë gjatë natës kur flija. Duket si një histori e pabesueshme dhe unë në një moshë tjetër ndoshta nuk do e tregoja, do më vinte turp, por unë sot e shoh atë si pikën time më të fortë edhe jam shumë krenare ta tregoj që historia ime t’i japë forcë dikujt që është sot në gjendjen time. Do jepja një mesazh bashkëmoshatarëve të mi që mos bullizoni sepse nuk e dini se çfarë po kalon dikush tjetër”, ka rrëfyer Ersiada.

Marina Vjollca e puth dhe i lë shenjë, djali kërkon ta fshije: Ti ke burrin, më bëhet xheloze e dashura

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ka ardhur babai i një djali me sindromën Down, ku rrëfeu historinë e të birit që kur ka lindur. Ai ka treguar se Vilsoni 11 vjeç pëlqen shumë moderatoren e Klanifornias që transmetohet në Tv Klan, Marina Vjollcën. Për këtë arsye moderatori Ardit Gjebrea e ka ftuar Marinën, për ta surprizuar Vilsonin.

Kur Vilsoni pa moderatoren nga ekrani u gëzua pa masë dhe vrapi për ta përqafuar. Marina e përqafon, i thotë që është shumë i bukur dhe madje e puth në faqe, duke i lënë një shenjë me buzëkuq.

Vilsoni kërkon që t’ja fshijë këtë shenjë sepse i bëhet xheloze e dashura duke shkaktuar të qeshura në studio.

Marina Vjollca: Të ta fshi apo do e mbash kujtim?

Vilsoni: Jo.

Ardit Gjebrea: Mos mo ta kishe mbajtur kujtim.

Vilsoni: Jo, jo.

Ardit Gjebrea: Pse ta shikon ndonjë dhe bëhet xheloze?

Vilsoni: Po.

Marina Vjollca: Kush bëhet xheloze more?

Vilsoni: E dashura.

Marina Vjollca: Vilson, nuk jam unë e dashura jote?

Vilsoni: Jo ti ke burrin.

Marina Vjollca: Ku e di ti që kam burrin unë mo?

Vilsoni: Po e di.

Marina Vjollca: E kush është e dashura jote, si e ka emrin?

Vilsoni: Ledi.

Marina Vjollca: Unë po bëhem xheloze.

Vilsoni: Jo, jo mos u bëj. 

20-vjeçarja: Punoja në kushte të vështira tek fabrika e peshkut që 13 vjeç, u sëmura keq…

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një vajzë 20 vjeç nga Durrësi e quajtur Ersiada.

Ajo ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, ku i është dashur të përballet me varfërinë që shumë e vogël. Ata jetonin në kushte ekstreme të varfërisë ku lageshin nga shiu dhe binin gurë nga tavani kur flinte gjumë.

Ajo ka punuar që 13 vjeç në një fabrikë peshku e cila për shkak të kushteve të vështira të punës ajo pati probleme shëndetësore.

Ardit Gjebra: Kjo është një periudhë që ka kaluar për ty.

ErsiadaJo, kjo është akoma e tashmja e prindërve të mi. Për mua ka kaluar por është e tashmja e prindërve të mi.

Ersiada tregon se ai ishte një nxënëse ekselente dhe shkollimin e shihte si zgjidhjen e vetme për t’i nxjerrë prindërit e saj nga kjo situatë dhe varfëri që gjendeshin. Ai tregon se në shkollën e saj erdhi një shkollë italiane ku ofronin bursa studimi dhe dy kriteret kryesore ishin mesatarja dhe gjendja ekonomike. Ajo i plotësonte të dyja këto kushte dhe pasi e plotësoi formularin, Ersiada mori lajmin e bukur që ajo e kishte fituar bursën.

Ardit Gjebrea: Ti ke punuar që e vogël?

Ersiada: Po kam punuar, kam qenë 13 vjeçe kur kam punuar gjatë periudhës së pushimeve verore. Kam punuar në një fabrikë të përpunimit të peshkut në të zezë sepse ishte vendi i vetëm ku mund të pranohesha si minorene dhe aty kam punuar në kushte shumë të vështira. Temperaturat ishin shumë të ulta, procesi i punës ishte shumë i vështirë dhe shpesh herë kisha probleme shëndetësore. Kisha probleme me lëkurën sepse ato kishin solucione që ishin shumë të dëmshme për një lëkurë të ndjeshme si e imja.

Ardit Gjebrea: Unë di që ishe një nga punëtoret më të mira.

Ersiada: Isha më e preferuara, punoja pafund.

Ardit Gjebrea: Të kujtohet ndonjë moment i veçantë në shkollë?

Ersiada: Po në shkollë kam pasur shumë momente të veçanta, të bukura dhe të shëmtuara, por të bukur më jepnin forcë dhe të shëmtuarat më jepnin forcë. Momente kanë qenë shumë, një ndër to ka qenë kur organizoheshin ekskursione dhe unë nuk kisha mundësi t’i ndiqja. Shpesh herë mësuesit kontribuonin që dhe unë të isha pjesë e udhëtimit dhe unë dua t’i përshëndes të gjithë mësuesit e mi.

Ersiada tregon se tani jeton në Itali me bashkëshortin që e ka njohur kur ishte 17 vjeç në Shqipëri. Ajo u sistemua në Itali dhe më pas tërhoqi edhe bashkëshortin, ku krijuan një jetë të re dhe një familje të bukur. Ata kanë dhe një vajzë vetëm 6 muajsh. Përballja e saj me prindërit në studio kishte emocione të forta. Babai dhe nëna e saj u shprehën se janë shumë krenarë dhe të lumtur për vajzën që kanë rritur. Madje ata takuan dhe mbesën e tyre për herë të parë. 

Vjehrra pretendon se i ka dhënë 120 milionë Lekë dhëndrit që u nda nga e bija dhe e ka lënë mes rrugëve

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Nertila dhe nëna e saj Historia. Nertila tregon se e ka braktisur burri dhe janë në proces divorci.

Ai jeton me një grua tjetër që ka dy fëmijë dhe i ka marrë në shtëpi, ndërsa ajo vetë me 3 fëmijët e saj ka shkuar të jetojë tek shtëpia e prindërve.

Nertila tregon se prindërit e saj shitën një tokë, i hapën mobilieri ish-burrit, i blenë makinë dhe një shtëpi në Tiranë dhe pas 11 vitesh u divorcuan. Prindërit nuk kanë mundësi ta mbajnë më vajzën.

Zonja Historie tregon se ajo është invalide, burrin e saj e ka të sëmurë, ka qenë i persekutuar dhe të gjitha para që kanë marrë si dëmshpërblim, ia dhanë dhëndrit sepse e besuan si ta kishin djalin e tyre dhe që të krijonte një jetë të mirë me fëmijët dhe Nertilën.

Ajo thotë se nuk e mban dot të bijën në shtëpi sepse nuk është në gjendje. Nertila i kërkon të ëmës që ta mbajnë dhe për disa kohë sepse ish-bashkëshortit nuk i intereson më për fëmijët dhe nuk i ndihmon ata.

Vajza e saj e madhe vuan nga një çrregullim prevaziv i zhvillimit dhe pensionin që i takon çdo muaj, ia merr i ati. Zonja Historie tregon se ajo ka shitur prona dhe pretendon se 120 milionë Lekë ia ka dhënë dhëndrit të saj për të hapur mobilieri dhe për të blerë një shtëpi në Tiranë.

Gjatë një bisede telefonike me Eni Çobanin, ish-bashkëshorti i Nertilës, Ylli ka treguar se ai i ka mbajtur Lekët e pensionit të vajzës sepse vajza ka jetuar me të, madje ai kërkon edhe kujdestarinë e tre vajzave. Eni Çobani tregon se e ka parë me sytë e vetë një mesazh për Ylli i ka çuar në telefon duke e kërcënuar se do e fuste në burg.

Ai e mohon këtë akuza dhe shprehet se i ka rënë telefonit disa herë për të folur me fëmijët dhe nuk ia ka hapur dhe në fund të telefonatës ai mohon se i ka marrë ish-vjehrrës së tij Historie 120 milion Lekë të vjetra.

Kush e shoqëroi Marjona Metohun në Maldive dhe Dubai? Është “single” këngëtarja apo… ?!

Festivali “Kënga Magjike 2021” ka nisur me këngëtaren Marjona Metohu. Ajo vjen në këtë edicion si këngëtare “BIG” me këngën “A isha”.

Marjona Metohu, ka studiuar në Akademinë e Arteve për pedagogji muzikore, në vitin 2010-të ka marrë pjesë në talent-show “Gjeniu i vogël 3”.

Në vitin 2015-të ajo ka publikuar klipin e saj të parë “Feel you”, ndërsa në vitin 2018-të ka marrë pjesë për herë të parë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Problem”.

Suksesin e saj në “Kënga Magjike” e shënon në vitin 2019-të me këngën “Bosh” e cila e kualifikon në artistët “BIG” të këtij festivali.

Marjona Metohu tregon më shumë rreth këngës së saj dhe pjesëmarrjes në “Kënga Magjike 2021”, por nuk i ka shpëtuar edhe pyetjeve rreth jetës private.

Ardit Gjebrea: Nëse nuk do të kishe kaluar në kategorinë “BIG” edicionin e kaluar, do vije sërish si “New Artist” këtë vit?

Marjona Metohu: Patjetër, edhe një vit më parë, mos gaboj, unë nuk kalova dhe prapë erdha vjet.

Ardit Gjebrea: Tashmë t’i zgjodhe Brunon si autor të këngës, përse?

Marjona Metohu: Të bashkëpunoja me djemtë, Threedots ka qenë si një ëndërr për mua. Jam shumë e lumtur që vjet punova me Kledin arrita në finale. Këtë vit jam akoma edhe më e lumtur që bashkëpunoj me çunat, konkretisht me Brunon.

Ardit Gjebrea: Kënga me të cilën t’i do të prezantohesh këtë vit është “A isha”,  flet për një lidhje të shkuar. Në realitet çfarë ndodh me ty? Je “single” apo…?

Marjona Metohu: Pse më ndjekin mua këto pyetje?

Ardit Gjebrea: Thjesht duan ta dinë të gjithë se a mund të lihet vetëm një vajzë si Marjona?

Marjona Metohu: Ok, nuk jam vetëm.

Foto nga performanca e Marjona Metohu në skenën e “Kënga Magjike 2021”

Në këtë edicion fansat pyesin këngëtarët e tyre dhe janë përzgjedhur dy pyetje të cilave ata i përgjigjen para prezantimit të këngës.

Pyetja 1: Sëfundmi ju keni qenë në Maldive dhe Dubai, kush ju shoqëroi?

Marjona Metohu: Unë sapo e thash përgjigjen kush më shoqëroi, vetëm të nxjerr ndonjë fotografi. Ndoshta e nxjerr edhe atë nuk i dihet. Me shoqe nuk kam qenë, me familjarë, grup shoqëror nuk kam qenë. Kështu që… ishte dikush, vetëm një…

Pyetja 2: Nga “New Artist” edicionin e kaluar, jeni përzgjedhur të hapni festivalin “Kënga Magjike”. A nuk mendon se është një kapërcim i madh?

Marjona Metohu: Jam mësuar, kam hapur “Gjeniun e Vogël”, të gjitha kompeticionet ku kam marr pjesë. Në një anë për mua është më mirë se më sjell si fat. E kam diçka fatsjellëse. 

Pas 18 vitesh Fitnete Tuda rikthehet në “Kënga Magjike”

Fitnete Tuda dhe i biri Don Duli vijnë në festivalin “Kënga Magjike 2021”, por njëkohësisht artistja rikthehet edhe në skenë pas 18 vitesh. Ajo na tregon edhe përse zgjodhi të vinte në një duet me djalin.

Fitnete Tuda lindi në Strugë dhe u zhvendos në Kosovë ku jeton aktualisht. Ajo ka mbaruar studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Pjesëmarrjet e saj në festivalin e RTSH në vitet 1995-1996-të shndërruan hite këngët “Rrugë” dhe “Shi bie në Tiranë”.

Në vitin 1999-të në edicionin e parë të “Kënga Magjike” ka marrë pjesë me këngën “Duke kërkuar jetë” dhe në vitin 2003 me këngën “Si muzika”, ku është vlerësuar me çmimin e produksionit.

Don Duli, 13 vjeç, është i biri i artistes Fitnete Tuda  dhe studion për piano në shkollën e muzikës.

Ardit Gjebrea: Pas 18 vitesh rikthehesh në “Kënga Magjike”, njëkohësisht edhe në skenë.

Fitnete Tuda: Rikthehem në skenë, por tani nuk jam vetëm, me Donin tim.

Ardit Gjebrea: Përse zgjodhe këtë moment për t’u rikthyer?

Fitnete Tuda: Ishte një ndjesi, një moment reflektimi, sepse kënga lindi gjatë pandemisë. Është një këngë për jetën, për dashurinë, buzëqeshjen, këtë vit të vështirë të cilin e kaluam edhe sikur kisha nevojë që të këndoj dhe të them këto që i ndjeva përmes këngës.

Ardit Gjebrea: Don, po t’i ishe dakord me mamin që të vije apo bëre pak rezistencë në fillim?

Don Duli: Në fillim kisha pak frikë, po tani kam qejf të këndoj me mamin.

Ardit Gjebrea: Fitnete, nëse do krahasoje emocionet e këndimit solo dhe me djalin si do i përshkruaje?

Fitnete Tuda: Ndjesia është shumë e bukur që jam sot këtu para publikut me djalin tim, Donin.

Ardit Gjebrea: Çfarë mësimesh të ka dhënë mami për këtë performancë?

Don Duli: Më ka thënë të mos kem frikë, të kënaqem. Nuk kisha nevojë të stresohesha se mos bëj gabim nëpër këngë. E ka bërë këtë këngë për qejf, për dashuri.

Ardit Gjebrea: Pra bëj qejf.

Foto e Fitnete Tudës dhe Don Duli nga performanca në “Kënga Magjike 2021”

Nuk mund të mungonin edhe pyetjet nga publiku për Fitnete Tudën dhe Don Dulin.

Pyetja 1: Pse zgjodhët të këndoni me djalin dhe jo me vajzën?

Fitnete Tuda: Ne e ftuam edhe vajzën. Ajo quhet Dua dhe ka talent, por ajo këndon vetëm për vete. Ndërsa Doni është më shumë i dhënë pas muzikës edhe ka pasur momente ku thoshte herë vij herë s’vij, por u bind dhe tha: Mami do ta këndojmë bashkë.

Pyetja 2: A mund të më thuash ndonjë gënjeshtër që i ke thënë mamit tënd?

Don Duli: Le të mendohem…

Fitnete Tuda: Diçka me internetin ndoshta…

Don Duli: I kam thënë vetëm një herë, por ka ndodhur shpesh.

Fitnete Tuda: Ka blerë lojëra nga interneti. 

Pas të njëjtës ëndërr, Xhesika Polo dhe Klint Çollaku zgjohen te “Kënga Magjike”

Mund të duket e pabesueshme, por Xhesika Polo dhe Klint Çollaku vijnë në “Kënga Magjike 2021” pas një ëndrre të njëjtë që kanë parë.

Ky është edhe dueti i parë për Klint Çollakun, i cili na tregon edhe se kush do të ishte mentori i tij “i përjetshëm”…

Xhesika Polo, dalja e parë në skenë ka qenë në moshën 7 vjeç. Në vitin 2012-të ka qenë finaliste në “X Factor Albania”.

5 herë pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike”. Vlerësuar me çmimin e parë në “Nota Fest” në Shkup në vitin 2020.

Klint Çollaku, pikënisjen e karrierës e ka pasur në spektaklin e talenteve “Gjeniu i vogël” duke fituar çmimin e tretë. Në vitin 2017 shpallet fitues i “The Voice of Albania 6”.

Pas koverave të ndryshëm për herë të parë paraqitet me një këngë në festivalin “Kënga Magjike 2017”. Kënga “Më s’më gjen” u vlerësua me çmimin e produksionit.

Ardit Gjebrea: Ju jeni sot këtu pas një ëndrre që u bë realitet, ç’është kjo ëndërr? Do na e tregoni pak?

Xhesika Polo: Patjetër që po. Faktikisht ishte shumë e frikshme. Zgjohem në mëngjes, një ditë para se të më merrte Kela në telefon (gazetare e programit E Diela Shqiptare) i them Klintit: Kam parë një ëndërr sikur më tha Arditi që javën tjetër jemi në “Kënga Magjike” dhe ne ishim totalisht të panikuar. Më thotë: Harrova ta thoja, por më ka ndodhur e njëjta gjë dhe pas gjysmë ore më merr në telefon gazetarja dhe më thotë jeni te “Kënga Magjike” pas një jave.

Ardit Gjebrea: Flasim pak për bashkëpunimin tuaj, kush kërkoi kë?

Klint Çollaku: Të dy njëri-tjetrin. Kishim kohë që e diskutonim këtë gjë, ngaqë kemi edhe miqësi që nga “Kënga Magjike” e fundit, ku njoha Xhesikën. Aty u bëmë shumë miq dhe kishim kohë që thonim për një bashkëpunim dhe ky ishte momenti i duhur.

Ardit GjebreaTitulli i këngës është “S’më vret”, s’më vret çfarë, kush, cili, cila?

Xhesika Polo: Është ajo shprehja që të gjithë do të lëndojnë në fund, por duhet të zgjedhësh të duhurit që ja vlen të lëndojë. Në rastin tonë, në historinë që tregojmë, ne nuk ishim të duhurit për njëri-tjetrin. Pavarësisht se duheshim shumë ishte një marrëdhënie toksike që të dy e pranuam.

Ardit GjebreaNdërkohë me jetët tuaja ç’po ndodh?

Xhesika Polo: Unë jam me fat se besoj se e kam gjetur personin që ja vlen dhe pse ai nuk më lëndon dhe kujdeset shumë mirë për mua.

Ardit GjebreaPo me ty Klint?

Klint ÇollakuUnë siç thotë edhe kënga i kam thënë mirupafshim gjërave toksike në jetën time edhe për momentin është shumë shpejt…

Ardit Gjebrea: Presim ëmbëlsira?

Klint Çollaku: Po, presim...

Ardit Gjebrea: Ky është dueti i parë?

Klint Çollaku: Po ky është dueti im i parë.

Foto e Klint Çollaku dhe Xhesika Polo në “Kënga Magjike 2021”

Një prej fansave i ka kërkuar Xhesika Polo të interpretojë një notë të lartë, ndërsa për Klint Çollakun ka një pyetje për mentorin e tij të përjetshëm.

Pyetja për Klintin: Bashkëpunimi me Alban Skënderaj të bëri të fitosh “The Voice”. Nëse do të jepej mundësia të zgjidhje një mentor të përjetshëm cili do të ishte?

Klint Çollaku: Pyetje e vështirë, por mendoj se do zgjidhja babin tim. Ai ka qenë gjithmonë me mua në çdo hap, tek “Gjeniu i vogël”, te “Maratona” në çdo vend. /tvklan.al