#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #MARCOCARTA #SARDI #ARDITCUNI

“Gjithmonë e njëjta gjë…”, këngëtari italian Marco Carta rrëfen çfarë ia ka marrë më shumë mendjen në Shqipëri

Lajmi për pjesëmarrjen e  tij në festivalin e “Këngës Magjike” u shpërnda me shpejtësi, pasi kurioziteti për këngëtarin italian është shumë i madh. Marco Carta është një nga këngëtarët më të pëlqyer, por edhe më të vlerësuar në Itali.

Kantautori italian është bërë i njohur në vitin 2008 pasi arriti të fitonte talent show-n “Amici”, e fill pas kësaj fitoreje, në vitin 2009 u bë fitues i Sanremos. Ai gjatë karrierës së  tij ka marrë shumë vlerësime në  evenimente të rëndësishme muzikore dhe kënga e tij “La forza mia”. ka fituar disk platini për më shumë se 70 mijë kopje të shitura. Këtë herë sfida e këngëtarit do të jetë “Kënga Magjike”, ku do të konkurrojë me  “(Forse) non mi basti piu”.

Marco Carta: Lajmi u përhap shumë shpjet, mediat italiane ishin shumë kurioze. Të gjithë e kanë ripostuar atë që ju kishit vendosur në faqen tuaj të Instagramit.

Ardit Gjebrea: “Amici”, “Sanremo”, je mësuar të fitosh vetëm vendet e para kështu?

Marco Carta: Jo. E di pse? Se për të fituar këto dy vende të para kam humbur aq shumë herë në jetën time, por që më kanë shërbyer me thënë të drejtën.

Ardit Gjebrea: Çfarë është ajo gjë tjetër veç muzikës që merr vëmendjen tënde?

Marco Carta: Unë e dashuroj natyrën, kopshtarinë dhe kafshët. Kam një qen që është jeta ime. Unë i dua të gjitha kafshët, por qenin më shumë. Quhet Lara.

Ardit Gjebrea: Po në Tiranë çfarë ta mori më shumë mendjen?              

Marco Carta: Gjithmonë e njëjta gjë. Të ngrënët. Sepse më pëlqen shumë ngrënia, më pëlqen shumë në vendet që shijoj, sidomos Shqipëria ka një kuzhinë të mrekullueshme dhe unë e kam shijuar dhe Tiranën e kam parë, është shumë e bukur. Keni një kuzhinë të mrekullueshme. Dhe kam diçka për të thënë, nuk e mendoja, duke qenë se  nuk kisha ardhur ndonjëherë, ka një lloj mikpritje, ka një lloj përfshirje, pranimi, që personalisht, njerëzisht është shumë e bukur.

“Dua të lë shenjë” Sardi tregon synimet e tij, Ardit Gjebrea e ngacmon: Po këtë shenjën në qafë?! 

Ai është bërë i njohur nga pjesëmarrja e tij në spektaklin “X Factor Albania” në vitin 2012 kur u bë pjesë e finalistëve dhe spikati për veçorinë  e vokalit dhe interpretimin e tij unik. Tashmë pas plot 10 vitesh këngët e tij pëlqehen jashtë mase nga publiku.  Sardi merr pjesë për herë të tretë në festivalin e “Këngës Magjike”, këtë herë me këngën “Shifna prapë”.

Gjatë prezantimit të këngës së tij, këngëtari u shpreh se i kishte munguar shumë kjo skenë. I pyetur nga Arditi se çfarë synon, Sardi është përgjigjur se ai do që në historinë e muzikës të lërë një shenjë të tij. Në këtë moment Arditit, të cilit që prej hyrjes në skenë të këngëtarit diçka ia tërhoqi vëmendjen, e pyeti se kush ia kishte lënë shenjën në qafë. Sardi ia ktheu “një nga vajzat e tua”, por emrin e mbajti të fshehtë.

SardiArdit më kishte munguar kaq shumë kjo skenë!

Ardit Gjebrea: Është e rëndësishme fakti që sa e dëgjon një artist e shquajmë menjëherë se kush është, është çështje e identitetit artistik kjo. Ti tashmë e ke. Kush ka qenë i pari që ka gjetur faktorin ‘X’  te ti?

SardiDuhet ta përmend patjetër këtë, është një mikeshë e familjes sonë Mirela Sula, është e para që më  ka dhënë shtysën, e falënderoj shumë.

Ardit Gjebrea: Artistët synojnë famën, klikimet, të ardhurat, çfarë synon ti me muzikën tënde?

SardiPatjetër të gjitha këto që përmende, por unë synoj të lë shenjën time në historinë tonë të bukur.

Ardit Gjebrea: Mirë, tani unë kam një pyetje, ktheu pak në profil. Këtë shenjën kush ta ka lënë këtu prandaj ngela. Sardi ka një shenjë këtu. Disa goca po ulin kokën, kjo është prej vërteti apo pjesë e këngës?

SardiKjo është prej vërteti, një nga gocat e tua ma ka lënë, por nuk ta them kush.

Ardit Gjebrea: Pauzë! Nuk guxojnë të duartrokasin gocat e mia këtu. Të gjitha po rrinë…ne nuk kemi punë, thonë ato.

SardiNuk ma kanë lënë të gjitha, njëra vetëm.

Ardit Gjebrea: Njëra! Do e gjejmë atëherë! Do “Shifna prapë”, është titulli i këngës.

“Vuajtje, por pak më e lezetshme”, Ardit Çuni prezanton këngën “E dije”

Ardit Çuni është këngëtar prezantues dhe producent televiziv mjaft i njohur shqiptar. Ai është bërë i njohur me këngë si “Jena Na”, “Je mama”, “Qaj”, si dhe për performancat e tij avantgarde në festivale të ndryshme muzikore. Veç karrierës si këngëtar, Ardit Çuni ka qenë edhe menaxher i delegacionit shqiptar në Eurovizion.

Për këngëtarin kjo është hera e gjashtë që konkurron në festivalin e Këngës Magjike dhe këtë herë ai premton se do të na suprizojë me këngën e tij “E dije”.

Ardit Gjebrea: Me çfarë do na çudisësh sot?

Ardit ÇuniMendoj me një tjetër super ide origjinale të krijuar nga Joni Peçi.

Ardit Gjebrea: Mendoja se po bëje autokomplient, se ti i bën vetë zakonisht gjërat. Prandaj po çuditesha!

Ardit Çuni: Jo, do falënderoj pak njerëz këtë vit, se e kam bërë vetë këngën. Ideja është se e Joni Peçit është shumë e bukur dhe mezi po pres ta shikojnë njerëzit. Dhe me një këngë relaksuese më në fund, se ngela duke qarë, ngela duke vuajtur. Edhe kjo është pak vuajtje, por është pak më e lezetshme./tvklan.al