E Diela Shqiptare – 1 Maj 2022




E Diela Shqiptare – 1 Maj 2022

13:03 01/05/2022

Pasi mbaroi ushtrinë, Altini mësoi se ishte një djalë i adoptuar. Ai di thjesht se ka lindur me emrin Rudin Çeka 47 vite më parë por detaje të tjera nuk ka mundur të mësojë. Sot është dita që ai të zbulojë të vërtetën e jetës sepse pak minuta pasi është futur në studio i është komunikuar se personi që e ka kërkuar ka qenë pikërisht nëna biologjike. Cila është historia e ndarjes së tij me nënën? Si do reagojë ai kur t’a shohë për herë të parë? Emocionet kanë filluar që tani! Hekria ka ardhur enkas nga Italia për të kërkuar djalin e saj të parë për të cilin i thanë se ndërroi jetë rreth moshës 4 vjeçare. Ardhja në jetë e Rudinit përpara 47 vitesh ishte një mrekulli që nëna nuk mundi t’a shijonte gjatë sepse e detyruan që t’a linte në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës. Të gjithë i kthyen kurrizin por sot gjërat kanë ndryshuar. Ajo ende nuk e di se djali i saj jeton dhe po e dëgjon gjithë historinë nga ana tjetër e murit. Kanë jetuar gjithë jetën në të njëjtin qytet por pa u njohur kurrë dhe aktualisht janë pak metra larg njëri – tjetrit. Çfarë do ndodhë në studio? Nëna gjen djalin pas 47 vitesh. Hekria përqafon Rudinin apo Altinin e saj, njëlloj si ditën e parë kur e solli në jetë. Altini është me fat sepse sot mësoi se ka një vëlla e dy motra, të cilët e kanë ëndërruar ditën që do gjenin vëllain e tyre të madh. Heret apo vonë, çdo gjë shkon në vendin e vet. Sot ishte dita e Hekries dhe Altinit që nuk do harrohet kurrë!

Është finalja e #Powerkidz 4 finalistët Isla, Deniz, Luisa dhe Marina garojnë sot për çmimin e madh. 4 janë edhe anëtarët e jurisë sot; Përveç anëtarëve prej 16 javësh të jurisë së #Powerkidz: Denata Toçe, Aurel Vula dhe Linda Pustina, sot për të ndjekur finalen është ftuar edhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj.Evis Kushi.Lojra, sfida, emocione…

Fituese e #PowerKid shpallet Luisa.Një finale që i përfshiu të gjithë llojet e emocioneve.Lotët e gëzimit nga fitorja, lotët e fëmijëve që mërziten. Prindër në ankth. Sfida në rubrikat e përzgjedhura posaçërsisht për finalen. Momente artistike të fëmijëve…Ishin këto kujtimet që ruajnë powerkidzat e këtij viti. Ishte kjo finalja e #Powerkidz.

“Ne jemi çfarë hamë” udhëton për Labovë të Gjirokastrës për të na sjellë një recetë mjaft tipike të zonës…

Bedriu ka sjellë sot në një seancë ndërmjetësimi bashkëshorten e tij Marjetën sepse e akuzon si fajtore në faktin se banka rrezikon t’u marrë shtëpinë ku jetojnë. Ai thotë se ka qenë këmbëngulja e bashkëshortes që të linte si garanci bankare shtëpinë e tyre për një kredi që do merrte djali i dajës së Marjetës. Tani që ai është ndarë nga jeta, kanë mësuar se pala tjetër ka marrë një shumë akoma më të madhe kredie me firmën e tyre dhe nuk kanë shlyer detyrimet. I ndier i rrezikuar se do mbetet pa çati mbi kokë, Bedriu i kërkon gruas që t’a zgjidhë këtë “lëmsh” me njerëzit e saj ose përndryshe të mos kthehet më në shtëpi. Kush ka të drejtë dhe a do arrijnë të merren vesh çifti i bashkëshortëve?

Denisa Hamzallari, specializuar ne Shkenca Penale, sot luan në gjetjen e 8 identiteteve, si dhe personazhin misterioz, që është kyç në formatin “Të Panjohurit”. Ju arritët të identifikoni identitetet…? Nga 1900 euro, pas ndihmës së përgjysmimit, Denisa fitoi 950 euro në lojën “Të Panjohurit”. Enxhi Nasufi ishte e panjohura e njohur që performoi sot për “Të Panjohurit”, ardhur nën identitetin ‘Njeh të gjithë lojtarët wrestling’.













Të ngjashme