E Diela Shqiptare – Emisioni 9 (Sezoni 12)

Posta

E Diela Shqiptare – Emisioni 9 (Sezoni 12)

13:17 10/11/2019

Kënga Magjike

Ka Një Mesazh Për Ty – Pjesa 1

Familja e tij jeton nën çati plastmasi, vëllai sakrifikon gjithçka për motrën

Historia e sotme në rubrikën “ Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ka sjellë në fokus marrëdhëniet familjare. Dashuria e vëllait për motrën ka mposhtur çdo sfidë dhe çdo pengesë që iu ka dalë përpara. Afërdita ka udhëtuar nga Greqia dhe ka ardhur në studio për të falenderuar vëllain e saj për çdo sakrificë që ai ka bërë për familjen e saj.

Lexoni më shumë – Kliko Këtu

Ka Një Mesazh Për Ty – Pjesa 2

Kishte dëshirë të vinte në studio tek “E Diela Shqiptare”, por sëmundja nuk e lejoi

Një histori e fortë dhe prekëse ka qenë ajo e ditës së sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare”. Nuk kanë kaluar dyzet ditë, që kur mamaja e tij është ndarë nga jeta, pas një lufte 4-vjeçare me sëmundjen e rëndë, por Guliemi ka një motiv pse ka ftuar në studio dy motrat e tij.

Lexoni më shumë – Kliko Këtu

Shihemi Në Gjyq

I vdes bashkëshortja 8-muajshe shtatzënë në aksident, djali akuzon babain

Aksidenti i rëndë që ka ndodhur në 21 gusht të vitit të kaluar në aksin Levan – Fier ka përfshirë 3 automjete. Si pasojë ka mbetur e vdekur bashkëshortja 8-muajshe shtatzënë e Erionit. Mjeti me të cilin ajo udhëtonte, drejtohej nga babai i Erionit, Astriti dhe me të në makinë ka qenë gjithashtu edhe vajza e Erionit,vetëm 7 vjeç dhe nusja e vëllait së bashku me vajzën e saj, por që fatmirësisht ato nuk kanë marrë lëndime.

Ekspertiza e parë ka nxjerr fajtor Edmond Asllanin, ndërsa ekspertizat e tjera kanë nxjerrë fajtor Astrit Trokën që është babai i Erionit. Sot Erioni ka ardhur në studio e “Shihemi në Gjyq” dhe dëshiron të dijë të vërtetën e ngjarjes, pse ka ndryshuar ekspertiza dhe pse babai i tij ka dalë fajtor i aksidentit.

Lexoni më shumë – Kliko Këtu

Kujdes Shëndetin

Ne jemi çfarë hamë! 


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi