Pas një jave plot ankth, Shegushja vjen sërish enkas nga Italia për të marrë rezultatin e shumëpritur të ADN-së. A është ajo motra e Hermondit? A i përket familjes ku është rritur apo vërtetë është ndërruar në maternitet 54 vite më parë? Njerëzit janë ndarë pro e kundër pretendimeve të saj por përgjigja e vetme mbetet ADN-ja. Përfundimisht Shegushja nuk është motra e Hermondit, i cili nuk preferoi të vinte në studio për t’a marrë këtë rezultat, siç kishte premtuar një javë më parë. Ajo nuk i përket asaj familje dhe tashmë, ndërrimi në maternitet është një fakt i pakundërshtueshëm. Emocionet për Shegushen po rriten sepse kampioni i ADN-së së saj është analizuar edhe me atë të Nailes, zonjës për të cilën ajo dyshon se është nëna biologjike. Cili do jetë rezultati? Pas 54 vitesh zbulohet e vërteta tronditëse. Analiza e ADN-së tregon se Shegushja është vajza biologjike e Nailes. Dyshimet e njerëzve për ndërrimin në maternitet dhe ndjesia e Shegushes u vërtetuan. Tashmë ajo do të ketë dhe një familje të re. Nailes i shtohet dhe një vajzë tjetër, krahas asaj që ka rritur me shumë dashuri.

Një muaj më parë, Margarita ishte përgatitur për të ftuar në program babain e saj Kadriun por nuk arriti dot. Cili është mesazhi që do t’i japë atij? Një fjalë e mirë e fëmijëve për prindërit, u shton atyre vite jetë. Kadriu tashmë ndihet i lehtësuar sepse vërtetë Margarita u rrit me sakrifica dhe nuk vazhdoi shkollën por e bën përditë krenar me arritjet e saj.

Është java e fundit e fazës çerekfinale për powerkidzat e vegjël. Deniz, Isla, Esra dhe Argi garojnë sot përmes sfidave të përgatitura për ta. Cilët prej tyre do të shkojnë në fazën gjysmëfinale? Vetëm 2 prej tyre do të kalojnë sot. Emocionet janë për të gjithë; që nga konkurrentët, juria dhe prindërit që i ndjekin fëmijët në çdo moment.

Deniz dhe Isla janë dy konkurrentët që plotësojnë 8- shen gjysmëfinaliste. Esra dhe Argi e ndërpresin në këtë fazë rrugëtimin në Power Kidz, ku kanë lënë gjurmët e tyre në këtë format të dashur për fëmijët. Shihemi në gjysmëfinale!

“Ne jemi çfare hame”. Blerina Bombaj udhëton për në Berat për të na sjellë recetën e një prej emblësirave më karakteristike të këtij vendi, kabuninë…

Në vitin 2012 bashkëshorti i Adivies përplaset nga një automjet dhe humb jetën teksa ishte në punë. Kompania e sigurimit i premton asaj 32 milionë lekë të vjetra, shumë të cilën i’a japin me këste për disa vite. Në atë kohë, vajza e saj Nertila ishte në Greqi ku jeton si emigrante dhe ka mbetur e prekur që e ëma nuk e ka telefonuar por ajo e ka mësuar lajmin nga persona të tjerë. Mbi të gjitha ajo dyshon se shuma e dëmshpërblimit duhet të jetë akoma më e madhe dhe se të gjithë pjestarët e familjes duhet të përfitonin. Kjo ka sjellë një konflikt mes Adivies dhe fëmijëve të saj. Djali e dhunon fizikisht dhe nuk do t’a mbajë në shtëpi. Nertila po ashtu nuk do t’a pranojë pa marrë pjesën që i takon. A do merren vesh nënë e bijë nga kjo seancë ndërmjetësimi?

Mezi po pret edhe konkurrentja që do të zbulojë identitetet e 8 të panjohurve për sot.Ajo është Esma Xibri, e cila ka përfunduar studimet bachelor në degën Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës dhe master shkencor në Global Finance në Coventry University Londër. Si do të jetë situata e saj e financave tek “Të Panjohurit”…? Për herë të parë në historinë e formatit “Të Panjohurit” e afërmja misterioze nuk shfaqet. Konkurrentja Esma Xibri e përfundoi betejën e parë në “Të Panjohurit” me 0 euro. Si rezultat loja përfundoi me kaq. I panjohuri i njohur sot ishte Armand Peza, nën identitetin ‘Ka kënduar në korin e kishës’. Ndërsa e panjohura Klaudia Gjini, nën identitetin ‘Pianiste me shumë çmime’, performoi në piano…