E Diela Shqiptare (12 Dhjetor 2021)




E Diela Shqiptare (12 Dhjetor 2021)

13:20 12/12/2021

Adrian Hadribeaj një sportist me famë ndërkombëtare, kampion 15 here dhe i shtati në rang botëror për artet marciale miks (MMA) rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri për të surprizuar prindërit e tij. Kampioni kthehet në shtëpi. Më shumë se të gjitha fitoret që mban mbi supe, Adriani ndihet krenar për prindërit e tij Gëzim dhe Qerime të cilët e mbështetën në rrugën drejt suksesit. Dhurata më e bukur për gjyshërit në këto prag festash ishin nipi Christian dhe mbesa Alexandra të shoqëruar nga nëna e tyre Armanda.

Gara muzikore “Mam, po ti!?” po shkon drejt fundit.Michela dhe Juliana Pasha; Sareta & Alban Ramosaj; Alisa & Lorenc Hasrama; Jasmina & Redon Makashi; Adolf & Ronela HajatiKëto janë duetet që do të shijojmë sot në javën e parë të fazës gjysmëfinale. Por, këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare, do të jenë edhe juria profesionale në gjysmëfinalen e “Mam, po ti!?”. Pas votimit të mamave, në fund do të votojnë edhe artistët Big. Shijojmë duetet dhe në fund votimet…. Një super show dhuruan sot artistët e mirënjohur shqiptarë në duetet me konkurrentët e “Mam, po ti!?”, duke shprehur edhe befasinë e tyre për talentet e rinj që janë prezantuar në këtë format.Pas votimit të mamave dhe jurisë profesionale, e cila u shoqërua edhe nga debatet e artistëve Big me njëri-tjetrin, u shpallën finalistët e parë, të cilët janë: Michela dhe Sareta.Cili ishte dueti juaj i preferuar?

Shumë cifte vuajnë nga pamundësia për t’u bërë me fëmijë, por atyre u vjen në ndihmë një nga shpikjet më të mëdha në mjekësi të shekullit të kaluar që është fertilizimi in vitro. Sot tek “Kujdes shëndetin” jemi pikërisht me një nga mjekët më të mirë të kësaj fushe nga Liv Hospital, doktor Bülent Baysal, si dhe zonjën Alketa Brahushaj, kontakti kyc mes pacientëve shqiptarë dhe ketij rrjeti të madh spitalor turk.

Merita ka 40 vite e martuar me Pelivanin por sipas saj, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar e vetme sepse bashkëshorti vazhdimisht rri në Greqi. Ka ardhur një pikë ku Merita nuk duron më dhe i kërkon Pelivanit që të bëjë një zgjedhje: ose t’a marrë edhe atë me vete në Greqi ose të kthehet përfundimisht në Shqipëri. Gruaja ka dyshime për motivet e vërteta të qëndrimit të burrit të saj jashtë shtetit ndërsa ky i fundit pretendon se punon. A do pranojë një nga dy mundësitë Pelivani dhe të rikthejë sërish harmoninë me bashkëshorten e saj?













Të ngjashme