E Diela Shqiptare


E Diela Shqiptare

13:06 12/07/2020

Dy ish-shokë përballen me njëri-tjetrin: Të besova, por ti më ke mashtruar

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme konfliktin midis dy shokëve. Shkak për mosmarrëveshje midis tyre është bërë një shumë parash që Arbeni i dha shokut të tij Albertit.

Nuk e dinte problemin e mikut të tij, por pasi ai iu lut dhe i premtoi se do ia kthente brenda një afati të caktuar vendosi që t’i jepte shumën që i kërkoi.

Gjithçka u bë në mirëbesim dhe pa asnjë kontratë, por që nga ajo ditë Arbeni nuk i mori më lekët dhe kjo gjë i solli dy miqtë përballë njëri-tjetrit në seancën e ndërmjetësimit.

Arben: Historia ime me të nderuarin, se më takon tani ti them ish sepse kemi qenë miq të vjetër, por kur ndodhin probleme të kësaj natyre fillojnë zbehen gjërat, ftohen gjërat edhe detyrimisht na lind ajo fjala ish përpara. Megjithatë jo gjithçka mori fund, them se do ta zgjidhim. Kam një histori me të para një viti, diku nga fundi i Qershorit të vitit të kaluar më kërkon ca para borxh. I them Berti si e ke problemin më thuaj? Kam një hall shumë të madh më tha dhe dua të ma zgjidhësh. Duke u nisur nga historia e vjetër 20-vjeçare, kishim pirë kafe disa herë bashkë.

Eni Çobani: E besove?

Arben: Po unë e besova se m’u duk djalë i mirë, i qetë, pa ditur problemet e tij. Djalë që punonte në Greqi dhe sa herë vinte takoheshim pinim kafe, ndonjë kontakt kushedi se çfarë nuk kishim, por kur takoheshim. Megjithatë unë i them: Berti unë jam në hall për vete sepse siç kërkon ti borxh edhe unë diku ka marrë borxh, se të gjithë me halle jemi, po problemi është se meqënëse më thua e kam lakun në fyt, kur do m’i japësh? Më tha mua nuk do të t’i vonoj më shumë se Shtatori, maksimumi në Tetor. Megjithatë me të bukur mend, unë mendova në darkë kur të tjerët më kanë ndihmuar mua, u kam shtrirë dorën, pse mos ta ndihmoj dhe unë.

Eni Çobani: Bravo ke treguar vërtet një dashamirësi.

Arben: Takohemi dhe i thashë i ke gati ato, por një gjë lekët? Fundi i Shatorit, fillim i Tetorit më tha. Thashë të bëj ndonjë shkresë, nuk kam pse bëj shkresë me këtë, i besova jashtë mase.

Albert: O Beni po…!

Arben: Të lutem ta mbaroj unë historinë njëherë o zotëri…

Albert: Ore po mund ta gjenim edhe bashkë ne, s’ishte nevoja të vinim këtu për këtë çështje.

Arben: Ore je ti borxhli tek mua, jo unë tek ty, kështu më lër ta tregoj unë historinë pastaj llafos ti, këndo ti si të duash. Unë këtë këngë di të këndoj dhe këtë valle di të hedh. Megjithatë prit Shtatorin, prit Tetorin, le lekët që s’po i shikoja, por s’po shikoja as Bertin. Thashë si ka mundësi ky se ne takoheshim sa herë vinte, uleshim pinim kafe.

Eni Çobani: Pra ti e respektove kohën që i the?

Arben: Po!

Eni Çobani: Berti ku ishte ndërkohë?

Albert: Unë në atë kohë kam qenë me punë në Greqi.

Eni Çobani: A i kishe lënë një kohë zotërisë?

Albert: I kisha lënë dhe mua nuk më ecën punët ashtu siç i planifikova.

Arben: Planet e tua i bën ti o zotëri, nuk i bëj unë si të ecin punët ty. Unë nuk përgjigjem për ecurinë e punëve të tua.

Albert: Unë nuk t’i mohoj ato që të kam marrë.

Arben: Mua kjo më jep besim që t’i të m’i kthesh paratë, se po të m’i mohoje do kishim tjetër rrugë bashkë. Nuk ta them për presion, sepse nuk është ndonjë kështu, por lekët janë të miat është djersa dhe gjaku im, që unë kam kursyer një mijë lekë, i mblodha për t’i çuar diku, më qave, m’u shtrive tek pargu i derës, më the më jep lekë të dhashë.

Albert: Unë borxh do t’i marr nga të tjerët dhe do t’i jap ty.

Arben: Nuk e di, ajo është tjetër problem. Berti më ke mashtruar. Megjithatë të mbaroj muhabetin.

Albert: Ke dhe pak të drejtë ti, se nuk e di problemin tim prandaj.

Eni Çobani: Më ke prekur me sjelljen tënde, nuk ke treguar as qytetari dhe as edukatë

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme problematikën e vështirë të zotit Albert.

Baxhanaku i tij, burri i motrës së gruas i thotë që djali i hallës është investitor ndërtues, prandaj i sugjeron që lekët që kishin mbledhur t’ia jepnin atij sepse do iu ktheheshin me interes. Kështu vepruan, por gjërat nuk shkuan aspak ashtu si ai e kishte menduar.

Kjo situatë solli dhe një konflikt në familje, që çoi në ndarjen e Albertit nga bashkëshortja.

Gruaja e tij kishte premtuar që do ishte pjesë e seancës së ndërmjetësimit, për t’u përballur me ish-bashkëshortin dhe për të treguar të vërtetën rreth situatës, por krejt papritur vendos të ikë në Greqi.

Në lidhje me këtë veprim të sajin, zonja Eni Çobani shprehet se e ka prekur jashtë mase me sjelljen e saj sepse nuk ke treguar as qytetari dhe as edukatë.

Eni Çobani: Çfarë ndodhi në 2015 mes teje dhe Mirelës?

Albert: Në 2015 filluan grindjet dhe përfunduam në ndarje.

Eni Çobani: Pra shikoni se çfarë ndodh!

Arben: Mua nuk më thotë që kam këto probleme në familje.

Eni Çobani: Janë dhënë 75 mijë euro, është bërë një kontratë sipërmarrje, në mes është motra me motrën. Sot familja është prishur, kemi një ish-bashkëshorte me dy fëmijë, qe jetojnë në Greqi, që pata dhe unë fatin që për 3 orë rrjesht të qëndroj me zonjën Mirela në ambientet private të zyrës time, me shpresën e madhe se si ish-bashkëshortja e Albertit do të vinte në këtë seancë dhe do të thoshte vetëm një të vërtetë. Sigurisht që unë e lexova merakun dhe shqetësimin e saj në sy, vitet dhe eksperienca më kanë bërë të kuptoj një njëri që ka dëshirën dhe vullnetin për të ardhur deri në seancë ndërmjetësimi. Ia shpreha dhe Albertit, që mua më duket se kjo zonjë nuk do arrijë deri në seancën tonë të ndërmjetësimit. Alberti kishte besim, ashtu sikundër pati edhe kur i dha dhe paratë e jetës. Dhe çfarë ndodhi Ardit. Ne jemi sot me Arbenin dhe Albertin dhe jo me Albertin dhe me Mirelën. Prandaj i drejtohem Mirelës së dashur, me të cilën ndava 3 orë, zonjë e nderuar askush nga ne…

Arben: Secili ka hallin dhe problemin e tij. Nuk më intereson fare si i kanë ata.

Eni Çobani: Të lutem e kam këtë mesazh për të, e kuptoj që nuk është halli tënd, por ky është halli im. Ti duhet të dish dhe hallin tim, se që unë këtu dal dhe flas, më dëgjojnë dhe pastaj më paragjykojnë, jo zotëri se ti duhet ta dish bashkë me shqiptarët e tjerë. Unë nuk kam kohë tepër, të pres shqiptarë që duan të tallen me fatet e tyre. Unë pres ata që janë hallexhinj, që kanë probleme, që i dalin të vërtetës deri në fund dhe ajo zonjë që ka marrë 3 orë nga jeta ime, po i drejtohem sot publikisht duke i thënë: Zonjë e nderuar se je grua, je nënë, ke qenë ish-bashkëshortja e këtij zotërisë, nuk dua të futem fare në pjesën pse je ndarë me këtë zotërinë, unë vetëm një gjë të them, që më ke prekur jashtë mase me sjelljen tënde, nuk ke treguar as qytetari dhe as edukatë sepse nuk të imponoi askush, erdhe me dëshirë. Mirel, të thashë vazhdoje dhe nxirre të vërtetën tënde, se është gjaku dhe djersa jote dhe e Albertit. Më the po dhe m’u drejtove me falenderime dhe më the zonja Eni je shpresa jonë e fundit. Ndërkohë çfarë ndodhi sot Ardit, sot kemi protagonistë të tjerë, kemi Albertin dhe Arbenin, nuk kemi Mirelën sepse Mirela të paktën dhe një telefonatë më detyrohej për mikpritjen, për mendimin dhe për lodhjen, por mori sërish autobuzin dhe i është drejtuar shtetit grek dhe në telefonatën time të dhjetë, e ka hapur dhe ka thënë: Zonja Eli, po i them nuk e kam Eli, po e kam Eni. Zonja Eli, unë nuk vij se ika për në Greqi. Po i drejtohem sot, vazhdo zonjë sepse nëse zotëria është këtu me këtë problem, je ti e para që e ke shkaktuar këtë problem me motrën tënde dhe më gjithë njerëzit e tu.

Problemi me paratë, burri: Motra e gruas time i mbushi mendjen që…

Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën ”Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme konfliktin midis dy miqve, për shkak të një borxhi të marrë vitin e kaluar.

Alberti për shkak të një problemi kërkoi nga miku i tij Arbeni, një shumë parash dhe i premtoi se do ia kthente brenda një afati të shkurtër, por nuk ndodhi kështu.

Alberti tregoi në studio gjithashtu edhe një problem të madh në familjen e tij për shkak të parave.

Baxhanaku i tij, burri i motrës së gruas i thotë që djali i hallës është investitor ndërtues, prandaj i sugjeron që lekët që kishin mbledhur t’ia jepnin atij, ai të ndërtonte diçka dhe lekët do iu ktheheshin me interes. Kështu vepruan, por zotëria shumë kohë më vonë iu thotë se nuk ka para, por mund t’iu jepte apartamente.

Bëjnë një kontatë sipërmarrje dhe vendosin të marrin 3 apartamente. Kur do dorëzoheshin apartamentet, ai person sheh letrat dhe thotë se Alberti i ka dhënë dorëzuar 75 mijë euro. Por Alberti pretendon se duhet të marrë 138 mijë euro, për shkak se paratë do i ktheheshin me interes.

Albert: Problemi im ka filluar që në 2010. Në 2010 motra e gruas time i mbush mendjen gruas time, që të mbyllim lekë tek një çuni i hallës së burrit të saj. që bënte apartamente me interes.

Eni Çobani: Kush është ky personi që mori paratë?

Albert: Ky person është Albert Çuçyri, është baxhanaku im.

Eni Çobani: Ky djali i hallës që i mori?

Albert: Djali i hallës së baxhanakut tim.

Arben: Ore zotëri me thoje ti problemet mua, se ne pinim kafe gjithmonë bashkë dhe nuk t’i jepja.

Albert: O Beni unë thashë se do t’i bëja dhe do t’i jepja. Pse të marr lekë dhe të thoja që nuk do t’i jap?

Arben: Ore nuk t’i jepja unë lekët unë, të bësh llafe për lekët e tua. Ke të drejtë nuk është faji jot është faji im.

Eni Çobani: Djali i hallës kush është?

Albert: Djali i hallës është Arben Binjaku.

Eni Çobani: Ti i doje këto veprime?

Albert: Unë këmbëngula të jepnim gjysmat e lekëve.

Eni Çobani: Sa para iu kërkoi ai?

Albert: Sa kishim dhamë, nuk na kërkoi ai, dhamë sa kishim.

Eni Çobani: Lekët i ke dhënë me vullnet ti.

Arben: Lekët i ka dhënë me dëshirë ai, kurse mua m’i kërkoi, më fut edhe mua në kështu gjërash.

Albert: Po dëgjo njëherë problemin.

Arben: Vazhdo llafos ti, por ti e ke nga qejfi, ti ha kumbulla të tharta, mua më janë mpirë dhëmbët.

Albert: I thashë të japim gjysmat se nuk i dihet. Ajo thoshte jo se është motra ime, kam besim.

Arben: Ti jepte gjysmat ai, se do i merrte Arbenit lekë, gjeti budallanë ai për të marrë lekë.

Albert: I dha lekët baxhanakut tim.

Eni Çobani: Pse ia dhe?

Albert: Këmbëngulte ajo! I dha me interes. Kështu na tha ai, çoi me interes.

Arben: Do shlyente Arbenin me interesat.

Albert: O Berti pusho të flas unë pak tani. I thashë baxhanakut tim, rri thoshte se jam unë. Kaloi viti, siç thashë historia filloi në beharin e 2010, 2011,2012 erdhi 2013. Në 2013 vjen i zoti i pallatit dhe thotë nuk kam t’iu jap lekë, do iu jap hyrje.

Eni Çobani: Dolëm tek Arben Binjaku tani?

Albert: Po! Në për të mos humbur fare thamë, hajde të marrim hyrjet dhe të shpëtojmë diçka nga ato që dhamë.

Eni Çobani: Shumë mirë, ajo është një zgjidhje shumë e mirë. Ke bërë një kontratë ti?

Albert: Vajtëm bëmë një kontratë!

Eni Çobani: Se nuk i di ky zotëria. Ke bërë shumë gjëra ti.

Arben: Po unë po t’i dija gjithë këto muhabete, se ai të ngre nervat. Pse nuk më ke thënë mua ore zotëri këto muhabete. Luan ti me djersën dhe gjakun tim? Ke lekë me përqindje ti, hajde biznesmen ti.

Albert: Dëgjo si përfunduan lekët dhe ti jap unë lekët pastaj.

Arben: Mua zërin mos ma ngri, se ti je borxhli tek mua.

Eni Çobani: Do e thuash sa e ke shumën e parave?

Albert: Shuma është 138 mijë euro për 3 hyrje.

Eni Çobani: Nuk e di ti që nuk jepen paratë pa dokumenta?

Albert: Thashë dhe unë gjysmat të paktën, por ajo këmbëngulte të gjitha. Gruaja ime mund të kishte dhe plan sipas trurit të saj, që t’i çoj tek motra ime të gjitha dhe kur të shtohen t’i hedh në emrin tim. Ishte grua rrugaçe.

Ardit Gjebrea: Kush?

Albert: Gruaja ime! /tvklan.al




Të ngjashme