Besa Shahini: Ja kur mund të nisë shkolla!

Besa Shahini, Ministre e Arsimit Sportit dhe Rinisë është sot e ftuar në rubrikën “Kujdes shkollën”. Si po shkon procesi i mësimit online, cilat janë problematikat që janë shfaqur në këtë metodë të re arsimimi? A kemi një datë se kur mund të rinisim shkollën? Po me universitetet çfarë po ndodh? Përgjigjet për të gjitha këto pyetje do të na i japë ministrja Shahini.

“Shihemi në gjyq”, Preng Laska: Më kanë mbivendosur pronën

Preng Prenga dhe Preng Laska përballen në seancën e ndërmjetësimit pas një konflikti prej vitesh tashmë mbi një pronë të përfituar nga ligji 7501. Preng Laska e akuzon Preng Prengën se si pjesë e komisionit për ndarjen e tokës ai nuk i ka dhënë pronën që i takon e madje me një ndarje të dytë, këtë tokë ia ka dhënë një pronari tjetër. A do të gjejnë ata një zgjidhje se kujt në të vërtetë i takon kjo pronë?

50 familje ndihmohen me ushqime nga Eralda Murataj

Biznesi vazhdon të mbështesë nismën e emisionit “E diela shqiptare” për të ndihmuar familjet në nevojë gjatë kësaj periudhe të vështirë. Eralda Murataj ka dhuruar ushqime për 50 familje në Tiranë. Cilat janë ato?

Blerina Bombaj: “Sekretet” për të kultivuar  perime në vazo

Edhe këtë të dielë jemi mysafirë në fermën e Blerinës e cila do të na tregojë disa “sekrete” se si të kultivojmë perime të ndryshme në vazo e më pas ti mbajmë ato në ballkonet e shtëpive tona. Do të njihemi me disa nga prodhimet që kultivohen në fermën e Blerinës, ndërsa nuk do të mungojnë edhe këshillat për konsumin e bulmetit gjatë kësaj periudhe.

Ditëlindje për Pashkë!

Prej shumë vitesh, anëtarët e familjes Nikolli nuk kanë arritur të mblidhen të gjithë në shtëpinë e tyre në Torovicë të Lezhës. Por çdo vit për festën e Pashkëve ata kanë dhe një gëzim të dytë: ditëlindjen e nënës së tyre Pashke që sivjet mbush 65 vjeçe. Të izoluar në Itali ata i përcjellin urimet nëpërmjet emisionit. Urimet më të mira për nënë Pashken që ka marrë emrin nga lindja në ditën e shenjtë. Gëzuar Pashkët për gjithë shqiptarët kudo që janë! Zoti i mbroftë familjet tuaja! Së bashku do i’a dalim!

Si asnjëherë tjetër Aurela Gaçe, Adi Hila dhe Ardit Gjebrea

Muzikë dhe Poezi… E kemi shijuar Artin që na ka përcjellë përmes muzikës në gjithë këto vite Aurela Gaçe…Po si aktore e keni parë ndonjëherë..!? 

/tvklan.al