Rubrika “Ka një mesazh për ty” në puntatën e parë të “E Diela Shqiptare” për këtë sezon të ri në Tv Klan, u çel me një histori të bukur shqiptaro-amerikane. Në studio erdhi Ariana, për të cilën ishte vetë moderatori Ardit Gjebrea që nisi rrëfimin. Ata u takuan rastësisht në Korçë gjatë pushimeve dhe kur Ariana i shpjegoi se kishte ardhur nga SHBA për të jetuar përgjithmonë në Shqipëri, historia e saj duhej të rrëfehej. Ajo vetë tregon se babai i saj është shqiptar e është shpërngulur në SHBA para shumë vitesh, më 1991 dhe atje njohu mamanë e saj, një amerikane. Ariana lindi në vitin 1995, ka edhe dy vëllezër të tjerë. Në 2019, ajo erdhi për herë të parë në Shqipëri me një mision kishtar për t’i mësuar gjuhën angleze fëmijëve në fshatin Sheqeras të Korçës dhe aty kuptoi se e dashuronte këtë vend. Rikthimi i saj në Shqipëri nuk ishte i paqëllimshëm. Ajo ra në kontakt me një shtëpi ku qëndronin vajza të abuzuara, të trafikuara dhe ndjeu se ky ishte misioni i saj në jetë: të ndihmonte më të dobëtit. Partneri i saj i jetës, Tom, ndonëse e pati të vështirë të linte vendlindjen dhe familjen e tij, iu bashkua Arianës në vizionin e saj. Arsyeja e ardhjes së Arianës në studio është pikërisht ai, një falenderim për njeriun që i ka besuar asaj verbërisht. Ariana: “Tomi, të dua kaq shumë dhe doja të të jepja mesazhin që shpresoj se ta jap çdo ditë që të dua e të respektoj kaq shumë që ke ndërmarrë këtë hap të madh besimi, që erdhe këtu në Shqipëri duke besuar se Zoti do të na drejtonte te njerëzit e duhur, mundësitë e duhura dhe e dua mënyrën se si ti do njerëzit e Shqipërisë. Unë e di që vajza jonë do ta respektojë po ashtu një ditë këtë”.

I kërkon t’i lirojë shtëpinë, i kthehet: Rri mirë ose… Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të emisionit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, erdhi rasti i Adrianit dhe Josifit. Dy ish-miq emigrantë në Suedi që sot ndodhen në një konflikt të thellë për një pronë. Dy vite më parë, Adriani i la në përdorim Josifit banesën e tij në Fier. Arsyeja që e bëri këtë ishin problemet ekonomike të Josifit dhe fakti që ai nuk ka një banesë të tijën pasi e ka humbur nga një divorc në vitin 2005. Josifi ka dy vite në këtë banesë dhe nuk paguan shpenzime, por tashmë Adrianit i ka ardhur një mundësi për ta dhënë me qera për një laborator dentar, me një vlerë prej 30.000 lekësh në muaj. Ndonëse ai ia ka ofruar Josifit mundësinë e mbajtjes së shtëpisë në rast se i paguan një detyrim mujor, ai nuk pranon, ashtu siç refuzon të largohet.