Gruaja: Burrin e vranë në mes të rrugës, kam parë tmerr me sytë e mi

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të një nëne. Gita rrëfeu në studio të gjitha vështirësitë që ka kaluar që në momentin që është martuar dhe ka shkuar tek familja e bashkëshortit.

Ajo u shpreh se marrëdhënia me bashkëshortin ishte shumë e mirë, por me pjestarët e tjerë të familjes ishte një komunikim i ftohtë. Vëllai i burrit të saj nuk i fliste dhe ajo ende dhe sot nuk e di arsyen.

Pavarësisht vështirësive, ata vazhduan të qëndronin në atë familje. Por një ditë, pas një debati të një nate më parë, burrit të saj i zënë pritë dhe e vrasin. Gita ka qenë e pranishme në atë moment dhe rrëfen se ka qenë një tmerr i vërtetë të shihte gjithë ngjarjen.

Gita: Kam ardhur këtu për djalin tim, Arsitidin, jeton me xhaxhanë e vet dhe nusen. Fëmijëria ime ka qenë vërtet e lumtur deri në vitin ’91.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi në atë vit?

Gita: Në shtator të ’91 bëhet një dasëm tek xhaxhai im, aty më kishin njohur. Edhe kishin shkuar në shtëpi dhe i kishin thënë Nestit që kemi parë një vajzë, shko shikoje dhe njihe më mirë ti.

Ardit Gjebrea: Kush është Nesti?

Gita: Bashkëshorti që unë pata. Nesti erdhi më takoi tek shtëpia me burrin e motrës time. Më takoi, folëm, biseduam.

Ardit Gjebrea: Të pëlqeu Nesti që në fillim?

Gita: Po, shumë i mirë zoti Ardit ishte, shumë njeri i mirë ishte. Babai im pyeti për këtë familje, pyeti për Nestin dhe i thanë nuk ka djalë më të mirë. U fejuam.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti kur u fejove?

Gita: Isha 18 vjeç. Ndenjëm 1 vit e gjysmë të fejuar dhe u martuam në ’93.  Na atë familje kur shkova gjeta dy prindërit e Nestit dhe vëllain e Nestit dhe dy fëmijë që kishte ai.

Ardit Gjebrea: Si shkoje ti me ata?

Gita: Familje e mirë, punëtore, të gjitha, por shumë të egër. Nuk guxoja të flisja me askënd, ku ta di unë se si. Kunati filloi nuk fliste me mua. I thosha a u lodhe, smë kthente përgjigje.

Ardit Gjebrea: Po në fillim kishe komunikim me të?

Gita: Po kisha zoti Ardit.

Ardit Gjebrea: Po pastaj çfarë ndodhi?

Gita: Nuk e mësova arsyen asnjëherë. Nesti i tha të atit që unë nuk ha bukë më me vëllain tim, të më tregojë arsyen pse nuk i flet gruas time. Nuk guxoi i ati t’i ndante. Vazhduam jetën ashtu, na lindi djali. Mbas një vit e gjysmë ishte dita më e lumtur në jetën time. U gëzuam shumë, edhe Nesti patjetër. Me Nestin isha shumë e lumtur, po me këtë familjen nuk u ndjeva asnjëherë mirë.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që Nesti vendosi të emigronte?

Gita: Bisedoi me disa shokë, ai kishte hall të na merrte dhe mua dhe djalin të largoheshim. Ai iku në Itali, ndenji 8 muaj atje, punoi. Djali im pati temperaturë, xhaxhai i djalit i thotë të shoqes bëje djalin gati ta çojmë në Shkodër. Unë djalin në krah, ma kap ajo kunata nga krahu për ta çuar ta vizitojë në Shkodër. Unë isha grua pa burrë dhe nuk mund të dilja përjashta.

Ardit Gjebrea: U  kthye Nesti nga Italia?

Gita: U kthye Nesti, vazhduam prapë jetën këtu. Në atë zonë të gjithë zinin peshk. Dalin kushërinjtë e vet, të katërt dhe i thonë pse na prishni qetësinë, pse gjuani, pse bëni. Bëjnë fjalë aty. Ishte natë. Të nesërmen zoti Ardit, Nesti çohet të shesë peshkun, kurse kunati të shesë qumështin. I zënë pritën zoti Ardit kur kthehet nga Shkodra, ai ishte me motor. Unë çoja lopët tek ara dhe u ndodha dhe unë aty. Sa kam marrë kthesën unë, shumë pak kalova, e lanë në mes të rrugës zoti Ardit.

Ardit Gjebrea: E vranë?

Gita: E vranë, kam parë një tmerr me sytë e mi. Nuk e kapi shteti këtë që vrau Nestin, mbeti i fshehur në familje, nëpër njerëz. Aty i kanë thënë si të bëri dora të vrasësh atë djalë. Jo i ka thënë nuk dola të vras Nestin, dola të vras tjetrin, kunatin. E ka thënë vetë, e ka deklaruar vetë me gojën e tij. 

Pas vdekjes së bashkëshortit, familja e burrit i merr djalin: Më kanë ndërprerë çdo kontakt me të

Rubrika” Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme një histori të dhimbshme dhe tepër të vështirë. Gita është nënë e një djali, por që prej shumë vitesh nuk ka asnjë lloj komunikimi me të.

Kur ajo ishte 21 vjeç, bashkëshortin e vrasin dhe ajo mbetet e vetme me djalin e saj, që në atë kohë ishte vetëm 1 vit e gjysmë. Bashkëjetesa me familjen e bashkëshortit nuk ishte aspak e mirë, prandaj ajo vendosi që të largohet së bashku me djalin tek familja e saj.

Familja e burrit të saj komunikon me të atin që ai të hidhte një firmë, në mënyrë që atë të merrnin djalin e saj jashtë shtetit. Babai i saj pranoi sepse ata i thanë që më vonë do bashkonin djalin me nënën, por nuk ndodhi kështu.

Momenti kur i morën djalin, për Gitën ishte shumë i vështirë dhe ajo e ka përjetuar shumë keq. Deri në vitin 2005, ajo komunikonte me djalin përmes telefonit, por më pas familja e bashkëshortit të ndjerë shkëputi çdo kontakt mes tyre.

Ardit Gjebrea: Ti mbete vetëm me djalin?

Gita: Po!

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?

Gita: Isha 21 vjeç kur vdiq Nesti.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi më pas?

Gita: Më pas ika prej asaj familje, se nuk u ndjeva asnjëherë absolutisht asnjëherë mirë aty.

Ardit Gjebrea: Ike ti vetë apo të tha familja më mirë shko në familjen e prindërve të tu?

Gita: Vetëm atë natë e kam dëgjuar kunatin tim për herë të parë të më flasë: Na rri. Nuk kam ndenjur Ardit, se ma kishin sjellë shpirtin këtu, edhe mua edhe djalit. Nuk kam ndenjur, jam larguar nga ajo shtëpi, se nuk kisha absolutisht asnjë ditë të lumtur për ato 3 vite.

Ardit Gjebrea: Shkove tek prindërit e tu?

Gita: U ktheva tek prindërit e mi, i thashë babait që unë nuk e çoj djalin aty, do ta rris këtu.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte djali?

Gita: 1 vit e gjysmë!

Ardit Gjebrea: Ata u futën në procesin e gjakmarrjes?

Gita: Po e morën dhe hakun mbrapa. Pastaj këta kishin bërë plane për të shkuar jashtë shtetit për të marrë dhe djalin tim. I kërkojnë babait tim një firmë, i thanë që Gitën e marrim më vonë. Babai im me besim të plotë ia jep atë firmë, edhe ma marrin djalin.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për ditën që ta morën djalin? E morën apo e çoi babai yt?

Gita: Më thotë babai, që i ka marrë malli xhaxhain dhe gjyshin dhe që kështu do ta çojmë djalin. I them po vij dhe unë me ty. Jo thotë nuk ke për të ardhur. Unë po çoj djalin, po kryej ato gjëra që kam në Shkodër dhe pastaj po shkoj ta marr djalin prapë. Iku djali me babain tim, isha e stresuar, kisha diçka në zemër. Kështu që djali nuk u kthye më këtu.

Ardit Gjebrea: Gita kur babai u kthye pa djalin në shtëpi, çfarë i the?

Gita: I thashë po si kështu? Më tha janë nisur për të ikur jashtë shtetit. Ka qenë një tmerr i madh për mua, s’kam ditur një muaj se ku jam. Vazhduan disa vite, ma nxirrnin në telefon, komunikoja.

Ardit Gjebrea: Deri sa vjeç ishte Arsitidi kur ka folur me ty në telefon?

Gita: Deri në 2005!

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte atëherë?

Gita: 10 vjeç.

Ardit Gjebrea: Po pastaj?

Gita: Pastaj u ndërpre telefoni.

Ardit Gjebrea: Xhaxhai i djalit i ka thënë djalit sipas versionit tuaj, që mamaja të ka braktisur?

Gita: Po, po, të ka lënë.

Ardit Gjebrea: Mbas vitit 2005, ti nuk ke patur kontakt me të?

Gita: Jo kemi kërkuar nëpër njerëz, më thoshin s’kemi çfarë të bëjmë. I kemi çuar njerëz tek shtëpia. Nuk pranojnë ta lënë të flasë me mua. Ai thotë është i imi, e kam rritur unë, e kam shkolluar unë.

Ka një mesazh për Eni Çobanin

Një nënë rrëfeu në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në TV Klan historinë e dhimbshme të jetës së saj. Pas vdekjes së bashkëshortit, Gita mbeti e vetme me djalin dhe vendosi të kthehej tek familja e saj. Por nuk kaloi shumë kohë dhe familja e bashkëshortit të ndjerë i merr djalin, dhe që prej vitit 2005 ajo nuk ka asnjë lloj komunikimi me të.

Sot djali i saj është 25 vjeç dhe nga të tjerët ajo ka mësuar se Aristidi është martuar dhe shumë shpejt do të bëhet baba.

Gita ka provuar çdo mënyrë për të kontaktuar me djalin, por nuk ia ka dalë, prandaj ajo iu drejtua programit dhe ka ftuar ditën e sotme ndërmjetësen Eni Çobani.

Ajo kërkon prej saj që ta ndihmojë në situatën në të cilën ndodhet. Eni Çobani i premton Gitës që do bëjë makismimin e saj dhe i bën edhe një thirrje djalit të saj, Arsitidit për të komunikuar me nënën, pasi ai është tashmë në moshë madhore dhe vetëm ai mund të vendosë për jetën e tij.

Ardit Gjebrea: Përse ke ardhur sot në studio?

Gita: Kam ardhur se nuk kisha rrugë tjetër. Edhe tek Eni Çobani më shkon mendja shpesh, madje dhe për natë. A t’i shkruaj zonjës Eni, a mund të bëjë diçka për të më ndihmuar? Prandaj erdha këtu që ti them djalit tim nëse më dëgjon që e dua shumë, ai është zemra ime, jeta ime.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është djali sot?

Gita: 25 vjeç!

Ardit Gjebrea: Ai dhe u martua?

Gita: Po ka marrë një vajzë shumë të mirë, por nuk e njoh. Kam dëshirë ta njoh dhe atë.

Ardit Gjebrea: Ti di që do bëhesh gjyshe?

Gita: Po, çfarë marrë vesh nëpër të tjerët!

Ardit Gjebrea: Personi që do të ndihmojë, person zemre jo vetëm për ty por për të gjithë, e ka dëgjuar tashmë të gjithë historinë tënde.

Eni Çobani: Kënaqësi sigurisht dhe emocion. Të falenderoj e para që më bëre pjese të këtij programi. Unë si çdo shqiptar që e ndjek, emocionin e jashtëm që e ndjekim nga televizioni nuk qenka njësoj me këtë të brendshmin. Unë sot jam ndryshe, me një emocion të jashtëzakonshëm sepse e para nuk e dija se kush më ka ftuar dhe e dyta tani që dëgjova historinë tënde vërtet më ke mallëngjyer shumë. Unë dëgjoj shumë histori, por histori si tuajat, të them të drejtën janë histori që të godasin shumë. Nuk ka fëmijë që të dëgjojë nënën siç fole ti dhe të mos i vijë një përqafim prej tij. Unë besoj shumë që Aristidi po na ndjek dhe besoj që do kemi një thirrje jo vetëm telefonike, por pse jo në një mesazh tjetër për ty me Arditin sëbashku, këtu të kesh Aristidin dhe unë te jem andej me ty, për të parë një përqafim të ngrohtë.

Gita: Faleminderit zonja Eni, jam shumë e stresuar. Çfarë të them, nuk e bëj një orë gjumë natën. Por e ndjej që djali më do, ai ështe origjinal i babait të vet. Djalin ma kanë larguar padrejtësisht, me mashtrim të madh.

Eni Çobani: Ti nuk do rreshtësh asnjëherë së kërkuari!

Gita: Nuk do të pushoj!

Ardit Gjebrea: Zonja Eni përtej dëshirës së nënës tashmë ligjërisht, Aristidi është maxhoren dhe kështu që i vendos gjërat vetë, cila mund të ishte ndihma juaj?

Eni Çobani: Unë iu drejtova atij, se jemi në një moshë të atillë, që Aristidi pavarësisht historisë se si ka vajtur sot është vetëm ai që vendos, që kështu duhet bindur ai. Nuk mundet dhe s’ka asnjë rrugë tjetër përveç faktit që ne të gjejmë një rrugë për të komunikuar me të, ndoshta edhe për të kuptuar pse ai qëndron larg Gitës. Unë i them Gitës që do bëj maksimumin tim padiskutim dhe i bëj një thirrje Aristidit nëpërmjet këtij emisioni, por edhe nëpërmjet atij që kemi rubrikën më vonë, por edhe në vazhdimësi. Nëna është nënë, kushdo që mund t’i ketë qëndruar në krah, nënë nuk i bëhet asnjëherë.

“Falë asaj shporte me vezë, unë kam ikur në Gjermani”

Enkelejda ka zgjedhur rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan për t’i bërë një surprizë babait të saj.

Ajo rrëfeu në program punën e lodhshme të babit të saj dhe vështirësitë që ka kaluar për të rritur dhe shkolluar 4 fëmijët. Pëllumbi është tregëtar dhe si pasojë e punës së shumtë, sot ka probleme me krahun.

Enkelejda është shumë mirënjohëse babait të saj për gjithçka që ai ka bërë për familjen dhe ka ardhur posaçërisht nga Gjermania për t’i dhuruar atij një dhuratë të veçantë.

Ardit Gjebrea: Më thuaj disa detaje për babin, duart e tij.

Enkelejda: Babi im është tregëtar. Duke qenë se është tregëtar dhe jeton në  fshat, do çosh perime, fruta për të shitur. Tregëtarët e porositnin që na sill vezë të freskëta nga fshati. Sa herë që e mbushte arkën me perime, merrte se s’bën një shportë me vezë, por ajo shporta kishte 100, 200 kokrra vezë.

Ardit Gjebrea: Kaq shumë?

Enkelejda: Po! Dhe ti mbash këto vezë me një dorë, jo për një herë, për disa vjet sigurisht që do të dhemb diçka. Edhe sot e kësaj dite, babit i dhemb krahu.

Ardit Gjebrea: Nga shporta me vezë që ka mbajtur?

Enkelejda: Po! Falë kësaj shporte me vezë, unë kam ikur në Gjermani dhe jam shumë e lumtur që kam arritur këtu ku jam.

Ardit Gjebrea: Ai krahu i babit që dhemb?

Enkelejda: Po pikërisht, babin e falenderoj shumë për krahun, nuk dua që t’i dhembi unë do kujdesem shumë për të. Pikërisht tek ajo dora, unë babit dua t’i vendos këtë unazën.(Qan)

Ardit Gjebrea: Është ora për të qarë tani!

Konflikti për banesën sjell në studio artisten e njohur: Hallin tim s’e ka njeri në botë

Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme një problematikë mjaft të madhe.

Në studio ishte një artiste, e cila me zërin dhe energjinë e saj ka bërë për vete zemrat e publikut. Bëhet fjalë për këngëtaren Burbuqe Rada, e cila ishte ftuar në këtë seancë ndërmjetësimi nga komshia e saj. Kjo është hera e dytë për Afërditën që vjen në seancë ndërmjetësimi, pasi ka qenë në vitin 2013 dhe për shkak se situata e saj ka gjetur zgjidhje atëherë, ajo iu drejtua sërish programit.

Konfilkti midis tyre lidhet me banesën e zonjës Rada. Ajo kishte vendosur ta shiste dhe atë do ta blinte Afërdita, madje ajo pretendon se i dha edhe një kapar, në mënyrë që askush tjetër mos e blinte shtëpinë.

Por gjërat nuk shkuan ashtu si u bë marrëveshja, pasi në muajin Qershor të këtij viti, Rada humb djalin e saj të vetëm. Dhimbja për të është e madhe dhe gjatë gjithë emisionit, ajo nuk ka mundur të mbajë dot lotët dhe u shpreh se nuk do donte kurrsesi që t’i shkaktonte asaj këtë ngatërresë, por pas vdekjes së djalit, ish-bashkëshorti i saj është duke kërkuar pjesë tek ajo shtëpi.

Afërdita: Pjesëmarja ime që jam për herë të dytë këtu, është falë një mirëbesimi që kam krijuar dhe një respekti të veçantë për ju. Hallin e madh të parin që pata u zgjidh me sukses, prandaj e pashë të arsyeshme që të thërras edhe zonjën Burbuqe Rada, që është një artiste dhe këtë e dinë të gjithë, eshtë edhe një grua zonjë që unë e njoh, e kam komshie, por halli im i madh më detyroi ta thërras këtu. Duke e ditur çfarë pozicioni është dhe çfarë halli i madh i ka rënë, unë kam një arsye që u drejtova drejt seancës tuaj. Kam punuar një jetë të tërë me djersë, kam rritur 4 fëmijë, mezi mblodha dy lekë që të blej një shtëpi, të jetoj dhe unë si gjithë të tjerët. Meqënëse zonja që kam përballë kishte për të shitur shtëpi, duke e njohur se e kisha komshie, kisha dëgjuar plot fjalë të mira edhe si artiste e njoh sepse edhe vetë jam marrë me këto aktivitete. Mora vesh që do shiste shtëpinë dhe vajta bëra muhabet, ramë në ujdi që shtëpinë të ma shiste mua. Ramë në marrëveshje dhe meqë kam një respekt të veçantë i dhashë dhe një farë kapari, që shtëpinë mos ia shiste tjetërkujt, po të ma shiste mua.

Eni Çobani: Keni ndonjë dokument për dhënien e kaparit?

Afërdita: Kjo është fatkeqësia ime, që unë nuk mora noter, për arsyet e mia.

Burbuqe Rada: Zonjë!

Afërdita: Më fal të flas unë dhe do të marrësh të drejtën të flasësh.

Burbuqe Rada: Të lutem, unë e di ku do dalësh, do ta shpjegoj tani pse unë nuk jam treguar korrekte me ty.

Afërdita: Më lër të mbaroj njëherë, të shpjegohem. Duke bërë gabimin më të madh që unë nuk mora një noter, që ta nënshkruaj këtë kapar që i dhashë atëherë. Në muajin Qershor, i ndodh fatkeqësia, i vdes djali i vetëm dhe unë e kam përjetuar se jemi nëna vetë dhe e dimë çdo të thotë humbja e dritës së syrit. Megjithatë kam sot një muaj, e dy po venë që unë pres të më hapë telefonin. Ajo vërtet ka hallin e madh dhe unë e kuptoj shumë mirë, por dhe unë dua një përgjigje se kam dhënë atë kapar dhe jam bërë hasëm me fëmijët e mi, se më kanë mbyllur telefonin dhe më thonë ku i çove paratë që i more, ku i ke letrën që bëre kontratën. Po më shkatërrohet familja, me vërtetë ka hall, por dhe unë kam hallin tim. Prandaj e solla deri këtu, me gjithë hallet që ka, se nuk më hap telefonin.

Burbuqe Rada: O zonjë mos më hap më shumë plagën, të shpjegoj unë.

Afërdita: Jo nuk dua të hap më shumë plagën, ti mund të kesh hall, por dhe unë kam hallin tim. Unë desha të më japë një afat, një datë që të di çfarë t’iu them unë fëmijëve të mi, si të shpjegohem.

Eni Çobani:  Ja të dëgjojmë pse ka ndodhur kjo dhe arsyeja pse zonja nuk iu përgjigjet më.

Burbuqe Rada:  Unë jam një person që nuk i kam rënë asnjeriu në hak. Arsyeja që nuk u realizua ajo është se unë u martova me një njeri të papërgjegjshëm. Në ’86  linda fëmijën, në ’87 u ndamë. Morëm një shtëpi padrejtësisht, që mos zija shtëpinë tek babai. Ai mori se kishte babin e vet sekretar partie, mori një shtëpi padrejtësisht në Allias, ku donte të më bënte kurthe. E ndava, atë shtëpi të shtetit jo të tijën e fitova unë me gjyq, me djalin tim. Pastaj më vonë atë shtëpi e shita se u bashkova me familjen, doja të ushqehesha. Unë qaja në shtëpi, se nuk kisha shtëpi dhe babai më bën një testament.

Afërdita: Moj zonjë e nderuar, t’i mund të kesh 1 milion halle dhe unë të kuptoj, por të dish ti hallet e mia e mbulojnë atë tëndin.

Ardit Gjebrea: Të lutem ta dëgjojmë!

Burbuqe Rada: Jo, të lutem. Hallin tim se ka njeri në botë, unë jam njeri i vetmuar, unë vetëm atë fëmijë kisha. Nuk kam as nënë, as baba, as motër, as vëlla, as fëmijë. E di si më quajnë mua kushërirat e mia nëpër Facebook, qyqja. Kam vetëm një grua që vjen rri me mua, më bën shoqëri dhe më  mbledh mendtë e kokës. Si nisa të them, atë shtëpi deshëm ta shisnim përpara se të shkonte djali në atë dynja, sepse e fejova, do bëhesha një gjyshe. Blemë këtë shtëpi nga trashëgimia e babit tim, çunin e vura në tapi se desha që ai të ndihej i plotësuar. Në kohën që mua më ndërron jetë fëmija, nuk kisha problemin e shtëpisë. Ai i kishte thënë shokëve të çunit tim që s’kam pretendime tek kjo pronë. Unë prita të bëja të 40-at e çunit, pastaj të rregulloj këto pjesë. Por gjërat ndryshuan, ai e mohoi këtë gjë dhe kërkon pjesë tek pjesa e çunit tim.

Këngëtarja e njohur: Ish-burri më ngriti kurth për tradhti që të më kapte në flagrancë

Rubrika “Shihemi në gjyq” në TV Klan soli ditën e sotme historinë e dhimbshme të artistes së njohur Burbuqe Rada.

Në muajin Qershor të këtij viti, djali i saj ndahet nga jeta dhe dhimbja për të është ende e freskët dhe shumë e madhe. Gjatë gjithë programit, ajo nuk ka mundur të mbajë dot lotët dhe shprehet se tashmë ka mbetur e vetme sepse vetëm atë fëmijë kishte.

Burbuqe tregoi se martesa e saj nuk shkoi ashtu sikurse duhet dhe një vit pas lindjes së djalit, pikërisht në vitin ’87, ajo vendos të divorcohet.

Ndarja ndodhi për arsye keqtrajtimi, por artistja tregoi gjithashtu edhe një rast kur ish-bashkëshorti i saj i ngriti një kurth dhe kjo ishte një tjetër motiv, që e detyroi atë të ndahej prej tij.

Burbuqe Rada: Atë banesë e mori nga babai i tij, ishte sekretar partie dhe merrte shtëpitë pa problem. Kjo nuk ishte shtëpi e atij ishte shtëpi e shtetit. Ai e mori atë banesë se po ndaheshim me bashkëshortin dhe e mori që mos i zija dhomën, siç ka qenë atëherë.

Eni Çobani: Deri në atë kohë banonit me vjehrrin dhe vjehrrën në një banesë shtetërore?

Burbuqe Rada: Po! Për çudi nuk e mendoja se do merrnin dhe shtëpi. Më çojnë mua tek mamaja bashkë me çunin dhe kur vjen aty e dija që kishin marrë shtëpi dhe kishte çuar të gjitha rrobat e mia pa dijeninë time tek ajo shtëpia. Më vjen, prekem, dhimbja është shumë e madhe kur kujtoj ato historitë e mia që i kam kaluar me shumë dhimbje në një moshë të re.  I them mos më ço në Allias ose në Kombinat, jo më tha do marrim në shtesat e Tiranës së re. Ndërkohë plaçkat i kishte çuar në Allias me qëllimin e vetëm që atje të më fuste dy-tre veta brenda në shtëpi, të më kapte në flagrancë, sikur më kishte kapur në flagrancë.

Eni Çobani: Të të bënte kurth?

Burbuqe Rada: Të më fuste njeri brenda aty dhe kur të shkoja unë të hapja derën ishte tjetri brenda, ky të vinte nga mbrapa dhe unë të isha me dikë brenda. Këtë ia kam thënë dhe atij dhe më tha po të vije ti nëse më doje mua. Jo i thashë, unë nuk vija. Në atë kohë zonja Eni, kam Zotin lart që as një fjalë, nuk kam gënyer kurrë në jetën time dhe nuk kam pse ta bëj. Në atë kohë kam lajmëruar policinë, komitetin e partisë, sekretarin e partisë së bllokut ku jetonim ne dhe të frontit, nuk kam lajmëruar vetëm komitetin e partisë që kapte 21 Dhjetorin sepse do ta merrte vesh babai i tij dhe do bënte ndonjë gjë. Policia ka shkuar atje dhe ka gjetur vetë i treti.

Eni Çobani: Banesën e kishin zënë disa burra të themi?

Burbuqe Rada: Po ishin siç më kishin treguar mua.

Eni Çobani: Për të krijuar kurthin ty pra, kur ti të shkoje në banesë do gjeje  këta burra brenda dhe ai të pretendonte se ti kishe bërë tradhëti bashkëshortotre?

Burbuqe Rada: Po, kjo është e vërtetë! Edhe ndarjen e bëra për keqtrajtim, por do ta duroja zonja Eni nëse nuk do të ishte ky kurthi, nuk do ta ndaja. Por që të thoja për kurth nuk më dilte njeri dëshmitar, sepse ishin shokët e tij dhe personi që do futeshe brenda.

Eni Çobani: Shumë e rëndë!

Pas vdekjes së djalit, dy ish-bashkëshortët në konflikt për shtëpinë

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në TV Klan solli ditën e sotme një konflikt tepër të madh midis dy ish-bashkëshortëve për një banesë.

Artistja e njohur, Burbuqe Rada në muajin Qershor të këtij viti humbi djalin e saj të vetëm. Sikur të mos mjaftonte dhimbja që është duke përjetuar, artistja është duke u përballur edhe me një konflikt të madh për pronën. Nga njëra anë është komshia e saj, e cila kërkon të marrë banesën që ajo i ka dhënë fjalën se do t’ia shesë, dhe nga ana tjetër është edhe ish-bashkëshorti, i cili kërkon pjesë tek ajo shtëpi.

Në një lidhje telefonike, ish-bashkëshorti i artistes së njohur, Fatmiri u shpreh se ai kërkon pjesën që i takon tek ajo shtëpi. Gjithashtu shtoi se ajo i ka marrë shtëpinë komplet në periudhën që janë divorcuar në vitin ’87.

Fatmiri: Nuk është thjesht puna tek pjesa e djalit tim, por në kohën e atëhershme mua ajo zonjë më ka marrë shtëpinë komplet dhe e ka shitur 40 milionë lekë.

Eni Çobani: Po për çfarë shtëpie pretendoni ju që iu ka marrë zoti Fatmir sepse unë këtu kam një kontratë privatizimi ku në bazë të ligjit të kohës, kush figuronte në trungun familjar të këtyre banesave përfitonin pronësinë. Dhe në atë kohë zonja Burbuqe Rada figuronte si kryefamiljare vetëm me djalin e saj, ju ishit ndarë që në vitin ’87.

Fatmir: Po që në ’87!

Eni Çobani:  Po atëherë për çfarë pjese pretendoni ju?

Fatmir: Po ma mori komplet shtëpinë ajo!

Eni Çobani: Po shtëpinë ia la gjykata, nuk e mori Burbuqja.

Fatmir: Ajo gjykatë e di unë si është marrë shtëpia me ndërhyrjen e asaj, edhe ishte një vendim i padrejtë. Ka patur ndërhyrje në atë gjykatë, ndërhyrje shumë të mëdha.

Eni Çobani: Për çfarë ndërhyje bëni fjalë se flasim për një vendim të 33 viteve më parë. Është mbyllur ai kapitull zoti Fatmir. Pra është mbyllur edhe vendimi, edhe shtëpia, i ka takuar zonjës Burbuqe, nuk i kthehemi dot pas, se ju duhet të kishit bërë apelim të vendimit.

Fatmir: Zonja Eni ajo pronë ishte e imja, pas ligjeve të sotme gjithmonë prona kthehet.

Eni Çobani: Jo zoti Fatmir. Ju jeni ndarë në ’87 dhe nuk keni asnjë marrëdhënie me këtë zonjë që prej 33 vitesh dhe unë do të bëja vetëm një pyetje. E ke çuar këtë vendim në Gjykatë të Apelit dhe në Gjykatën e Lartë dhe është lënë në fuqi vendimi i korruptuar, që thoni ju, por që për mua është shumë i saktë. Atëherë për çfarë vendimi bëni fjalë, ka marrë fund ky vendim.

Fatmir: Zonja Eni mund të flasim nga afër ne të dy, se në telefon nuk zgjidhen këto muhabete.

Eni Çobani: Po patjetër unë sapo e bëra këtë ftesë për ju.

Eni Çobani: Pyetja ime e fundit: Ju kërkoni pjesë në shtëpinë e privatizuar të ’92 apo këtë që zonja Burbuqe ka blerë në vitin 2009?

Fatmir: Unë dua t’i zgjidh problemet nga afër zonja Eni. Unë do zbatoj ligjet e drejtësisë, jam dakord me ligjet.

Eni Çobani: Fatmir ju kërkoni pjesën trashëgimore nga djali juaj, që për dëshirë të nënës së tij e ka vënë pjesë në këtë pronë dhe ju kërkoni pjesën e djalit tuaj të ndjerë mbi një banesë që ka kontribuuar vetëm zonja Burbuqe Rada me prindërit e saj, a e kuptoni dot këtë pjesë?

Fatmir: Siç kontribuova unë atëherë zonja Eni.

Eni Çobani: Jo nuk keni kontribuuar asgjë i nderuar, se banesat kanë qenë të shtetit dhe banesat i jepte shteti. Ju s’keni kontribuuar asgjë Fatmir, më vjen keq që të përgjigjem me këtë gjë. Ju keni jetuar në shtëpitë e shtetit, unë, ju dhe gjithë shqiptarët dhe shteti në vitin ’92 nxorri një ligj për t’iu njohur kontributet shqiptarëve dhe për t’iu kthyer të paktën ato banesat me 40-50 metra katrorë. /tvklan.al