Bashkëshorti: Gruaja më tha po vdes, por ti shiko fëmijët

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e trishtë dhe tepër të dhimbshme të familjes së zotit Ëngjëll. Bashkëshortja e tij u nda nga jeta pa mbushur 41 vjeç. Ai mbeti vetëm me 4 fëmijët e tij, 3 vajza dhe një djalë.

Ëngjelli tregoi se teksa ishte në punë së bashku me vajzën e madhe, bashkëshortes i ra trombozë. Ai moment ishte shokues edhe për vajzën e madhe, që pa gjendjen e nënës së saj.

Pavarësisht ndihmës dhe operacionit të kryer, nëna e 4 fëmijëve vazhdonte të ishte në gjendje kome. Ëngjëlli tregon se në momentin që 2 vajzat e tyre shkuan për ta parë në spital, ajo ndërroi jetë.

Ëngjëll: Unë zoti Ardit kam hequr një goditje në familje, në moshën 40-vjeçare më është ndarë gruaja nga jeta dhe më ka lënë 4 fëmijë. Ajo që është bërë shkak që më ka sjellë mua këtu është Migela.

Ardit Gjebrea: Çfarë e ke Migelën?

Ëngjëll: Migela është goca e tretë!

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishin fëmijët kur bashkëshortja u nda nga jeta?

Ëngjëll: Goca e madhe ka qenë 17 vjeç, goca e dytë 14, Migela ishte 9 dhe çuni 6 vjeç, sapo kishte hyrë në klasë të parë.

Ardit Gjebrea: Si ndodhi?

Ëngjëll: Trumbozë, i ra goditje në punë. Ka qenë më gocën e madhe punonin në një punë bashkë në rrobaqepsi. Në 7 të mëngjesit më merr goca ne telefon dhe thotë mami shumë e sëmurë. Mua më vajti mendja që e ka përplasur ndonjë makinë, se kalonin makina rrugës atje. Kur shkoj në spital e gjej pa ndjenja, ishte në efektin e apraturave. Mbas nje ore përmendet, mirëpo unë u ndjeva shumë keq, edhe nga goca e madhe që kishte pësuar goditje, që e kishte parë të ëmën ashtu, vija sa tek goca tek gruaja. Se nuk po përmendej goca, ngaqë kishte parë të ëmën në atë gjendje, kishte pësuar godtije. I thashë gocës që mos ki merak, se mami është mirë. Më kërkoi ta shoqëroja, por doktorët thanë që nuk do ta lëvizim. Tentonte të ngrihej vetë. Kur po e shoqëroja me një nga ato sanitaret, ajo më tha si është djali dhe si është Bora, për gocën e madhe që kishte patur tek puna. Shumë mirë janë i thashë unë, çfarë ke ti, pse je e shqetësuar? Më tha mua, unë do vdes, por ti shiko fëmijët. 9 ditë mbasi doli nga operacioni doli pa reaguar, ne gjendje kome. Më thonë njerëzit e afërm, ik në shtëpi se ishin fëmija vetëm. Unë nuk lëvizja, se ajo vetëm mua më pranonte, kur unë hyja atje që e kontrolloja, ajo më shtrëngonte dorën mua dhe qante.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte bashkëshortja?

Ëngjëll: Ajo ka vdekur në 15 Dhjetor të 2009-ës, në 30 Mars mbushte 41 vjeç. Asaj nuk po i dilte shpirti, siç më thoshin dhe njerëzit. Më thonë ik merri dy gocat, sa kanë ardhur Ardit, unë besoj në Zot, por në këto gjëra nuk e di, njeriu kur i përjeton këto bindet. Sa hynë gocat dhe bërtitën me të madhe, mami, mami, aparaturat ndaluan punimin. Ajo reagoi menjehërë dhe dha shpirt.

Vajza nuk mban dot lotët nga surpriza e babait

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë tepër të vështirë të zotit Ëngjëll. Bashkëshortja e tij ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare, si pasojë e trombozës.

Ai mbeti i vetëm me 4 fëmijët dhe nuk ka qenë aspak e thjeshtë për t’i rritur ata.

Në studio, Ëngjëll tregoi se vajza e tij Migela, i ka qëndruar pranë familjes, është kujdesur për ta dhe prandaj dëshira e tij është që ajo tani të shikojë jetën e saj. Për të nuk ka gëzim më të madh, se sa të shohë vajzën e tij të lumtur.

Migela dëgjoi gjithë rrëfimin e babit të saj dhe gjatë gjithë kohës nuk mund të mbante dot lotët.

Por një tjetër suprizë për të ishte edhe halla, e cila shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për gjithçka që ajo ka bërë për familjen, në periudhën e vështirë që kanë kaluar.

Ardit Gjebrea: Mua më vinin lotët e tu deri këtu, të dëgjoja dhe e kisha të vështirë të vazhdoja të flisja me babain tënd, teksa dëgjoja këto lot që më prekën në shpirt. Por janë lot gëzimi, se të dëgjosh një baba që të flasë kështu për vajzën, një hallë që të është mirënjohëse deri në fund dhe ne që brenda 20-25 minutash u dashuruam me ty, Na vjen keq që do ikësh edhe ne. A mund ta mendosh edhe njëherë atë vajtjen në Itali?

Migela: Do rri dhe për pak kohë!

Ëngjëll: Jo të keqen babi, jo!

Ardit Gjebrea: Tani do ta nxjerrësh gocën nga shtëpi apo jo?

Ëngjëll: Unë edhe këtu në publik e thashë dhe në shtëpi e kam thënë, që ajo të shikoj jetën e saj, atëherë unë jam i lumtur.

Ardit Gjebrea: Migela çfarë do i thuash babit dhe hallës?

Migela: Ata të dy thanë që janë krenarë për mua, por unë nuk e di nëse kam mundur t’i bëj aq krenarë sa ata e meritojnë, sidomos babi. Ndoshta të dy nuk ia kemi shprehur kurrë njëri-tjetrit, se sa shumë e duam. Edhe kur ka qenë mami, babi priste të na zinte gjumi, të na puthte dhe të na shprehte dashurinë. Unë e kuptoja hilen dhe bëja sikur më zinte gjumi. Ai e di dhe unë e di që jemi pikat e dobëta të njëri-tjetrit, të gjithë na thoshin që ngjajmë shumë dhe ne ngjajmë shumë. E di që shpesh herë mund të kemi debatet tona, se nuk është e lehtë për asnjërin nga ne të dy, për më tepër për atë, por unë di të them që ai është gjithçka për mua. Kurse për sa i përket hallës, unë vërtet kam 3 halla, por duke qenë se halla është aty afër nesh dhe na është gjetur shumë pranë do ta falenderoj shumë dhe nuk e prisja sinqerisht.

Ardit Gjebrea: Çfarë do bësh tani që do ikësh në Itali pa babin?

Migela: Do e marr!

Ardit Gjebrea: Do shkosh Ëngjëll?

Ëngjëll: Kështu si mysafir do shkoj, po ashtu jo.

Nëna i drejtohet vajzës: Të kam sjellë këtu që të më pajtosh me djalin

Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme përballjen mes nënës dhe vajzës së saj.

Kristina është nënë e tre fëmijëve, 2 djemve dhe një vajze, por marrëdhënia mes tyre nuk është aspak e mirë.

Prej një kohë të gjatë, ata kanë probleme me njëri-tjetrin dhe shkak është bërë shtëpia e zonjës Kristina. Ajo ia ka lënë shtëpinë djalit të saj më të vogël dhe kjo ka krijuar hatërmbetje mes fëmijëve.

Djali i vogël u nda nga bashkëshortja me të cilën ka një djalë. Kristina u përpoq që ta shpëtonte martesën e tyre për shkak të nipit, por nuk ia doli dot. Ajo e vuan shumë faktin që ndodhet larg nipit të saj.

Por edhe marrëdhënien me djalin e vogël nuk e ka aspak të mirë, prandaj ka ftuar në stuido vajzën e saj Ardiana dhe kërkon që ajo ta ndihmojë të pajtohet me djalin.

Kristina: Unë jam me 3 fëmijë, me djalin në Itali me dy fëmijë dhe me djalin këtu në Fresku, që ia kam blerë unë shtëpitë dhe kjo është vajza ime që unë e kam sjellë sot që të më ndihmojë. Djali im, zonja Eni ka qenë martuar me një zonjë tjetër.

Eni Çobani: Flasim për djalin e vogël. Si quhet?

Kristina: Niko Qose! Ka qenë i martuar më një zonjë për shumë vjet, u ndanë, e dinë vetë punën vetë ata, unë nuk kam lidhje këtu, kanë dhe një djalë. Nuk ndaja nipin unë, që për atë nip qaj dhe sot, për Albin që është 8 vjeç. Albi është jetim me baba gjallë. U mundova t’i pajtoja, kam vajtur tek krushku jam lutur, por djali im nuk e merrte. Kur kam vajtur në shtëpi, djali më ka bërë rezil, mos hyr në jetën time, se unë nuk e dua atë, e di vetë. Unë për hirin e djalit zonja Eni, se kur qenke gjyshe, ato që janë gjyshe më kuptojnë mua. Si përfundim u ndanë. Kjo zonja e parë u martua mori një burrë me 3 kalamaj, e la atë burrin dhe shkoi në Itali dhe është martuar.

Eni Çobani: A e la dhe të dytin?

Kristina: Po, unë e ndjej mungesën e djalit shumë, se e kam rritur vetë. Fëmijët e mi i ka rritur nëna ime, unë isha shitëse.

Ardiana: Mua pse më ke sjellë këtu?

Kristina: Unë të kam sjellë këtu, se të kam bërë kokën, të kam vajzë, të më pajtosh me djalin, të më ndihmosh se kam ngelur rrugëve.

Ardiana: Dakord, e shite shtëpinë, e hodhe në emër të djalit tënd, nuk më pyete as mua, as vëllain tim. Zonja Eni e kam ndihmuar, iu kam dhënë dhe lekë për shtëpinë.

Kristina: Nuk ia dhashë djalit!

Eni Çobani: Për shtëpinë në Tiranë?

Ardiana: Për shtëpinë që kanë marrë në Tiranë, se kanë shitur shtëpinë në Përrenjas dhe nuk na kanë pyetur as mua, as vëllain. Kanë ardhur në shtëpi bashkë me vëllain tim të vogël, kanë marrë para dhe iu kam thënë që shtëpinë hidheni në dy emra, që vëllai mos dyshonte që unë do t’ia merrja shtëpinë, as vëllai tjetër.

Kristina: Moj Zonja Eni, një shtëpi ishte ajo, t’iua jepja të treve të ngeleshin të tre pa shtëpi, të paktën të rrija unë me djalin, se jam pleqëri, jam 70 vjeç, ku të gjezdis unë sot. Prandaj ja dhashë atij, t’iua jepja atyre, aq lekë ishin.

Ardiana: Shumë mirë bëre!

Kristina: Ja dhashë djalit të vogël, që të pleqëroja me të!

Ardiana: Tani të shkosh tek ai që ia ke dhënë, nuk të kam ndonjë faj, të kam ndihmuar jashtë mase.

Kristina: Djali tani, unë atje në Fresku ku kam shtëpinë, kam një vend që shes, se unë kam qenë gjithë jetën shitëse, jam pensioniste, por për të ndihmuar fëmijët, zonja Eni.

Ardiana: Për atë që rri brenda, jo me neve, se ne nuk na ke ndihmuar. Të kemi ndihmuar, se kemi detyrë se të kemi ty si nënë, por jo të na bësh këtë, të më sjellësh këtu tek Klani.

Kristina: Po kë të sjell moj? Po të më ndihmosh moj, se më ke nënë moj, si e ke hallin!

Ardiana: Të sjellësh djalin tënd! T’i kërkosh llogari djalit tënd.

Kristina: Më pajto me vëllanë!

Ardiana: Nuk të pajtoj dot me djalin! Nuk ma hap fare telefonin!

Kristina: Thirr edhe vëllanë tjetër. Me atë tjetrin nuk flas fare, zonja Eni. As ka ardhur dy vjet, pse ja dhe shtëpinë atij. Më kërkojnë pjesë. 

Vjehrra: I bleva dyshek të flinte rehat zoja e Pukës, nusja e djalit më nxorri nga shtëpia

Rubrika “Shihemi në gjyq” në Tv Klan solli ditën e sotme përballjen e nënës me vajzën e saj. Kristina është nënë e tre fëmijëve, por marrëdhënia mes tyre nuk është aspak e mirë. Fillimisht marrëdhëniet janë acaruar për shkak se shtëpinë në Tiranë, ajo ia la djalit të saj të vogël.

Më pas, djali i vogël ndahet nga gruaja me të cilën kishte një djalë dhe një ditë krejt papritur i sjell në shtëpi nënës një grua tjetër.

Pavarësisht se zonja Kristina nuk donte që martesa e tyre të ndodhte aq shpejt, në mënyrë që ata të njiheshin, djali nuk pranoi. Kristina shprehet se nusja e re sapo erdhi në shtëpi, mori drejtimin e çdo gjëje dhe nuk e pyeste aspak atë.

Marrëdhënia mes tyre nuk ishte e mirë, dhe një ditë djali dhe nusja i mbyllin derën dhe nuk e lënë më të hyjë në shtëpi.

Sot ajo kërkon ndihmën e vajzës, që të mund të bindë vëllain e saj që të kthehet sërish në shtëpi pranë tij.

Kristina: Zonja Eni, unë shisja përjashta, më vjen djali, ka marrë Albana Pashka, nga fshatrat e Pukës, i ati Fasli, e ëma Sanie.

Eni Çobani: I shoh që i lexon aty poshtë!

Kristina: Unë nuk i njoh fare, as krushkun, as krushkën!

Ardiana: Edhe fejesën që bëri vëllai zonja Eni, ne nuk nuk na thirri fare vëllai, ka marrë vetëm atë dhe njerëzit e gruas.

Kristina: Kur shisja unë vjen djali i pirë me vëllezërit e gruas, me motrat e gruas dhe më thotë atje përjashta: Mama kjo është gruaja ime do ta marr. Dale more djalë i thashë, ne u dogjëm njëherë, ç’janë këto gjëra. Me qejf të madh ata më shpunë në lokal mua, pastaj do ta marr tha djali, shpejt e shpejt ata të pinin një kafe.

Eni Çobani: Kjo është gruaja e dytë?

Kristina: Po, Albana Pashkaj! E mori vajzë të pamartuar, pa shkollë dhe më të madhe në moshë.

Eni Çobani: Mirë këto janë detaje që nuk kanë interes për ne, se e ka zgjedhur djali juaj.

Kristina: Ato që i ka, i ka ajo! Unë shisja atje, më morën në lokal, do ta marr tha çuni, as më pyeti djali fare mua. Mbas ca ditëve nusja më vjen në shtëpi, e merr djali.

Eni Çobani: Sa kohë ishte nga fejesa në martesë?

Kristina: As një muaj e ca. Erdhi nusja dhe nusja sikur kishte 30 vjet që jetonte me mua, u bë e para e shtëpisë, i bënte lekët nusja, unë ja dhashë pensionin.

Ardiana: E ka fajin vetë kjo zonja Eni, pse duhet t’ia dorëzonte.

Kristina: U bë e para, gatuante, vinin të vëllezërit, s’pyeste fare për mua nusja, se isha se nuk isha.

Ardiana: Ty ta ka fajin djali yt, s’ta ka fajin njeri!

Kristina: Ajo nuk solli asgjë, i bleva unë e shkreta dyshek Dormeo, që të flinte rehat ajo zoja e Pukës, dyshek, dhomë gjumi dhe të tëra. Ma shpërbleu ajo mua, më nxorri fare jashtë.

Ardiana:  Po mirë, po mua pse më solle këtu?

Kristina: Tani të rrijë ajo zonja nga fshati i Pukës, të vijë të marrë djalë të mirë, me njerëz të mirë, me shtëpi dhe në fund as më pyetën fare zonja Eni. Unë shisja, më mbyllën derën dhe mbeta jashtë. Kam fjetur, mos i kem kalamajtë, tërë natën tek dera. Po gënjej vdeksha, e dinë dhe komshijet, e di pallati.

Eni Çobani: Po pse e mbyllën derën, diçka ka ndodhur se dera nuk mbyllet kot?

Kristina: Më hoqi kornizën e burrit zonja dhe ma hedh në ballkon dhe nënën sa më kishte vdekur, 2 muaj. Nuk dua unë tha të vdekur këtu. I them djalit më kanë hequr kornizën, i kam në zemër unë tha. /tvklan.al