“Gjysma Ime”. Orjola Pampuri & Henrik Zotaj – Historia e njohjes së çiftit.

Përse duhet të ushqehemi me prodhimet e stinës?

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ka qenë një nënë e cila prej vitesh ka vuajtur nga mungesa e djalit të saj që e ka braktisur disa muaj pasi ka lindur për shkak të rrethanave. Ajo ka ngelur shtatzënë në moshën 16 vjeç dhe për shkak mentalitetit ajo u largua nga shtëpia.

Dy vëllezër, Hyseni dhe Lefter i janë drejtuar zonjës Eni Çobani tek seanca e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare. Lefteri ka pësuar një aksident me në Greqi dhe përfundoi në gjendje komë për 3 muaj. Shteti i dha dëmshpërblim 250 mijë euro atij dhe 100 mijë euro prindërve të Lefterit. Por sipas tij këto lekë i ka marrë gruaja me baxhanakun e tij dhe tashmë ai ka ngelur pa lekë. Madje gruaja nuk ka paguar as 30 mijë euro shpenzime në spitalin ku Lefteri qëndroi 3 muaj në koma dhe tani atij i duhet të shesë shtëpinë që ka në Kuçovë për të paguar borxhin. Vëllai i tij Hyseni nuk është dakort që të shesë shtëpinë sepse thotë që prindërit do mbeten në mes të 4 rrugëve. Madje Lefteri tregon se ka marrë kërcënime se do e vrasin dhe ka frikë të takojë 3 fëmijët e tij.

Një konkurrent, 8 të panjohur dhe një i afërm misterioz. Shuma që mund të fitohet – 20 mijë Euro. Leonardi ka zbuluar vetëm 2 identitete. Janë edhe 4 të panjohur në lojë dhe i afërmi misterioz.