Vjehrra xheloze për nusen, 29-vjeçari tregon sherrin e të ëmës dhe të fejuarës për paratë në bankë

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka ardhur Siketi, një djalë 29-vjeç i cili ka treguar se është ndarë nga bashkëshortja për shkak të konflikteve që ajo ka me mamanë e tij. Problemet filluan pasi ai e mori të fejuarën në Kanada dhe mesa duket nëna e tij filloi të ndihej xheloze për nusen.

Siketi: Para tre vitesh kam filluar një histori me një vajzë dhe na ka njohur nusja e kushëririt tim, djalit të dajës. Unë isha në Kanada ajo në Shqipëri. Në Gusht të 2018 nisem për në Shqipëri me miratimin e prindërve sepse normalisht prindërit ishin me mua në Kanada. Edha në Shqipëri, u njohëm, u takuam më pëlqeu, ishte e qetë, familja ishte shumë mirëpritëse dhe bëmë fejesën. Bëmë një festë tek shtëpia e asaj dhe më pas ata erdhën tek ne, më pas unë u nisa për në Kanada.

Ardit Gjebrea: Prej sa vitesh jetoje ti në Kanada?

Siketi: Kur kam njohur Matildën, ishin dy vite sepse më përpara kam jetuar në Itali.

Ardit Gjebrea: Si vazhduan ngjarjet?

Siketi: Kur unë arrita në Kanada në Tetor të 2018 i thashë prindërve që duhet të bënim gjithçka që ishte e mundur që ta merrja, që të mos rrinim larg. Në fillim menduam se mund të vinte me një vizë pune, e tërhiqja unë. Bëmë aplikimet, u desh të mbyllnim një shumë parash në bankë si garanci për ambasadën kanadeze dhe aty lindi një keqkuptim i parë me mamin tim kundrejt Matildës.

Banka kishte mbyllur një 10 milionësh me një afat kohor dhe Matilda ishte e detyruar ta bënte sepse ajo ishte kontrata. Kurse mami donte që Lekët të bllokoheshin në bankë për një muaj sa të vinte përgjigjia e ambasadës kanadeze. Filluan keqkuptimet e para, inatet nga ana e mamit. Matilda ka qenë shumë pozitive për të ardhur tek familja jonë. Marrëdhënia filloi duke u përkeqësuar mes mamit kundrejt Matildës dhe familjes së saj.

Ardit Gjebrea: Po ti çfarë qëndrimi mbaje?

Siketi: Unë isha konfuz, të paktën vitin e parë sepse nuk dija kujt t’i besoja. Isha 26 vjeç, tani jam 29. Matilda ishte 18 vjeç e pak muaj.

Ardit Gjebrea: Çfarë raporti ke ti me mamanë?

Siketi: Djalë mamaje, kam qenë i lidhur gjithmonë me mamin.

Ardit Gjeberea: Dhe si vijoji më pas?

Siketi: Gjërat u përkeqësuan aq shumë saqë patëm një debat në Janar të 2019 shumë të fortë mes dy familjeve sepse familja e Matildës është një familje patriarkale, kanë disa parime. Kanë qejf t’i bëjnë gjërat sipas zakonit, siç është më e mira. Unë për ata nuk kam asnjë vërejtje deri më sot dhe nuk më kanë sjellë asnjë problem në lidhje me Matildën deri më sot.

Siketi tregon se babai i tij e ka mbështetur gjithmonë dhe nuk i ka sjellë kurrë probleme, ka ikur në Itali që në vitin 1992 dhe më pas ka marrë atë dhe të ëmën me vete. Ajo është shprehur se edhe para historisë me Matildën, ai ka prishur marrëdhëniet me një vajzë tjetër për shkak të xhelozisë së të ëmës.

Më tej Siketi ka treguar se kur erdhi momenti që Matilda të vinte në Kanada, babai i saj dëshironte që Siketi të vinte nga Kandaja dhe ta merrte vajzën që ajo të mos ikte e vetme. Por për shkak të shpenzimeve të tepërta, Siketi tha që menduan se zgjidhja më e mirë ishte që Matilda të shkonte vetëm në Kanada. Pasi ajo ia mbushi mendjen të atit, shkoi në Kanada dhe Siketi së bashku me babain e tij shkuan e pritën në aeroport, ndërsa e ëma nuk doli duke thënë se ka punë në shtëpi.

Siketi: Kur arritëm në shtëpi takimi mes mamit dhe Matildës ishte si i ftohtë. Kaluan disa ditë dhe filluan debatet e para, debate të kota për punët e shtëpisë. Matilda i thoshte pse më trajton kështu sepse unë kam ardhur tek ju. U agravuan gjërat sepse normalisht dhe unë nuk dita t’i mbaj nën kontroll, kështu që 90% të fajit e kam unë.

Siketi tregon se u agravuan gjërat dhe ai vetë nuk ishte në gjendje as të vazhdonte studimet për shkak të situatave, kaloi një periudhë depresioni dhe vendosën që e gjithë familja ta linte Kandanë dhe të ktheheshin sërish në Itali. Ndenjën 5 muaj në Itali dhe brenda këtyre muajve e ka dërguar Matildën dy herë në Shqipëri dhe e ka rimarrë sërish për shkak të zënkave dhe debateve.

Ai ka shkuar e ka marrë sërish Matildën nga familja e saj dhe tregon se prindërit e saj i kanë dhënë mbi 4-5 herë mundësi dhe e kanë toleruar mjaft. 

Debate të ashpra mes vjehrrës e nuses, djali: Nisa të flisja me vajza të tjera të shfryhesha…

Siketi i ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ka treguar historinë e jetës së tij duke shpresuar faljen dhe rikthimin e bashkëshortes së tij Matilda. Ai ka rrëfyer se Matilda dhe mamaja e tij nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën. E ëma nuk do që ai të qëndrojë me Matildën, duke e përshkruar atë si xheloze. Sjellja e saj ka ndikuar në vendimet që ka marrë Matilda duke u larguar nga shtëpia, pasi nuk ka ndjerë mbrojtje nga bashkëshorti dhe e kanë lodhur mjaft sjelljet e vjehrrës së saj.

Nga presioni që ai ka pasur dhe mërzia, ka filluar të flasë më vajza të tjera gjë që Matilda e ka kuptuar. Siketi e ka pranuar gabim publikisht dhe i konsideron si gjëra të pavlera dhe gjëja që ka më shumë rëndësi për të është të rregullojë marrëdhëniet me Matildën dhe të jetojnë të lumtur.

Siketi: Nuk kam ditur të mbroj Matildën dhe nuk kam ditur që të mbaj zgjedhjen time.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që të bëri të vetëdijshëm?

Siketi: Unë kam 20 ditë pa u takuar me Matildën deri herën e fundit që jemi ndarë. Erdhi mami dhe babi nga Italia dhe u përsërit një debat i agravuar mes mamit dhe Matildës. Matilda tha unë do ndahem, hoqi unazën. Në atë moment prindërit e Matildës po vinin në Vorë nga Lezha sepse i kishte telefonuar Matilda dhe unë nuk i prita aty sepse mendova të çoj mamin në Vlorë dhe të rikthehem brenda natës, ndërkohë me merrnin në telefon vazhdimisht, nëna e Matildës, babai dhe vëllai dhe nuk ia kam hapur, kisha mbi 20 thirrje të humbura.

Në atë moment isha në një presion total dhe nuk dija se çfarë të komunikoja në telefon dhe e përdora si rrugëdalje që të mos hapja telefonin. Në shtëpi ishte babi, prindërit e Matildës kishin ardhur dhe kishin vendosur që ta merrnin, kaq.

Ardit Gjebrea: Tani cila është marrëdhënia që keni, apo s’keni fare?

Siketi: Me Matildën kam komunikuar vetëm disa raste në telefon, normalisht ajo është e inatosur, më fajëson mua që gjërat kanë arritur deri këtu.

Siketi tregon se kanë jetuar dhe një vit e gjysmë bashkë të dy me Matildën dhe sërish pushteti i nënës së tij ka qenë aty, kjo për faktin e vetëm se ai ka një dobësi tepër të madhe ndaj nënës së tij. Gjatë kësaj periudhe që ka jetuar me Matildën në Shqipëri, Siketi tregon se ka pasur shumë debate me të ëmën e cila i kërkonte të ktheje në Itali.

Ardit Gjebrea: Si je sjellë t’i me Matildën?

Siketi: Keq sepse kam pasur komunikim dhe me persona të tjerë në telefon të vazhdueshme, mbi 3-4 raste.

Ardit Gjebrea: Me vajza të tjera?

Siketi: Po, kam pasur komunikime, ishte vetëm një mënyrë shfryrje jo se Matilda më kishte bërë gjë, por nuk e di se çfarë ndodhte në vetveten time dhe sikur flisja me dikë tjetër, isha më i çliruar. Vetëm kam folur dhe ishte thjesht një gjë që më çlironte në moment.

Ardit Gjebrea: Matilda e di këtë gjë?

Siketi: Po. 

Agetina për krushkën: Nuk i linte të flinin bashkë në një krevat, vajza ime ka tentuar vetëvrasje

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” është trajtuar historia e Siketit dhe bashkëshortes së tij, të cilët kanë probleme për shkak të marrëdhënies së agravuar mes saj, Matildës dhe vjehrrës së saj xheloze.

Pjesë e rubrikës është bërë edhe mamaja e Matildës, Agetina, e cila ka dëgjuar rrëfimin e dhëndrit të saj, ku pranoi se është treguar i sinqertë me gjërat që ka treguar, por nuk ka rrëfyer se çfarë sjelljesh ka bërë nëna e tij kundrejt vajzës së saj. Agetina tregon se kur vajza ka jetuar në Itali me Siketin dhe familjen e tij, vjehrra nuk e lejonte që të flinte në një krevat me bashkëshortin, ajo flinte në tokë dhe ai në një krevat tek.

Agetina: Unë kam vetë çun, por deri tek dhoma e çiftit nuk do futem. Po përderisa ai nuk i thotë prindërve të tij hajde shkojmë tek prindërit e Matildës, unë nuk i kam besën. Ata nuk kanë ardhur asnjëherë në shtëpinë tonë. Në Shqipëri kanë ardhur, por tek shtëpia jonë jo. Nuk na duan për miq, thonë. Vetëm një herë ka ardhur babi i tij, e di ai çfarë ka vuajtur, se ajo i ka ikur nga shtëpia pse kishte ikur tek miku.

Ajo më ka thënë nuk kam çun për të martuar, çuni 26 vjeç. Po pse ma nise për në Shqipëri, nuk e desha, unë vajzës doja t’i jepja shkollën e lartë. Kur ishte në Itali vajza ka kaluar në depresion, ka tentuar të vrasë vetën. Mamaja e saj më tha mirë që ajo do kishte ikur në parajsë, por ne do na kishte lënë burgjeve, imagjino ku ka shkuar mendja asaj. Kishte javë që nuk ia ndjeja zërin vajzës, kur më merrte vajza rrallë, më thoshte ndonjë fjalë poshtë batanijeve se është mami këtu.

Mami ka vendin e vetë, e unë kam ndenjur 13 vite me vjehrrën, por nuk mu fut tek krevati që të më thotë s’ke për të fjetur kurrë me djalin. Ajo ka toleruar shumë gjëra, prandaj nuk mundemi më. Ai ka fjetur në krevatin tek, kjo në tokë në Itali. 

E ëma nuk do asnjë femër në jetën e të birit? Siketi: Është e keqe për fëmijën…

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare është bërë pjesë një djalë 29-vjeç i quajtur Siket, i cili ndodhet mes dy zjarreve. Ai ka treguar historinë e tij të dashurisë me Matildën të cilën e mori në Kanada për të jetuar me të dhe familjen, por filluan menjëherë konfliktet mes saj dhe nënës se tij.

Ai tregon se është shumë i lidhur me të ëmën dhe ajo është shumë xheloze për nusen. Kjo gjë ka bërë që situata të agravojë shpesh dhe jetesa bashkë ka qenë e pamundur. Matilda ka duruar mjaftueshëm, por duke parë që Siketi nuk e mbështet kurrë para të ëmës, është lodhur dhe ka vendosur që të ndahej me të.

Ardit Gjebrea: Çfarë shprese ke sot në rast se Matilda ka ardhur?

Siketi: Shpresa ime e vetme është që të kuptojë rëndësinë e këtij gjesti dhe tani sikur unë jam çliruar nga një peshë që kam pasur mbi supe gjatë këtyre 3 viteve se gjithmonë ajo më ka mbështetur dhe më ka dhënë këshilla, por unë nuk i kam përballuar problemet asnjëherë siç janë për t’u përballur. Gjithmonë kam gjetur një mënyrë për të devijuar.

Ardit Gjebrea i thotë që ta bindë atë sikur është babai i Matildës që ka ndryshuar dhe do e trajtojë atë ashtu siç e meriton. Siketi thotë që do përqendrohet më shumë tek familja, marrëdhënia e të dyve dhe të mendojnë për të ardhmen. Nuk do flasë më me vajza të tjera në telefon, apo të ketë aventura. Ndërsa për të ëmën, nuk beson se do e pranojë kurrë Matlidën.

Ardit Gjebrea: Mami jot nuk do e pranojë kurrë Matildën apo çdo femër në jetën tënde?

Siketi: Kjo është një pyetje e bukur, por se di.

Ardit Gjebrea: Nëse mami do të thoshte ose mua ose Matildën?

Siketi: Shpresoj mos ma bëjë kurrë këtë pyetje sepse është shumë, e keqe kundrejt një fëmije. Por unë jam këtu për Matildën dhe kuptohet që tashmë zgjedhjen time e kam bërë. Nuk e di sa do e pranojë ajo zgjedhjen time, kemi pasur dhe një muhabet me familjen e Matildës që të më japin dhe një mundësi tjetër, por kërkojnë prindërit e mi që të shkojnë në shtëpinë e tyre, të ulen dhe të bisedojnë ku është problemi dhe pse kemi arritur deri këtu.

Por unë nuk e kam në dorë këtë gjë, nuk mund të marr prindërit me zor. Dua t’i them Matildës që nëse do të më japë një mundësi, jam i gatshëm të lëvizim këtu me qira në Tiranë, nuk e kam problem fare, të vazhdojmë bashkë. Nuk e di si do jenë raportet me prindërit e mi mbas, dua t’i them që nëse ata kanë nevojë për mua, unë do i ndihmoj dhe do jem prezent sepse jam djalë i vetëm dhe s’kanë njeri tjetër. Do mundohem t’i ndihmoj dhe ata por do kemi jetën tonë të ndarë.

Ardit Gjebrea: U bëfshi lëmsh të dy sa shumë vuajmë ne prindërit për ju, më zuri dhimbja e kokës

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, duke dëgjuar historinë e Siketit dhe Matildës, Ardit Gjebrea u bë me dhimbje koke dhe shprehet se prindërit e shkretë vuajnë shumë për fëmijët e tyre. Siketi dhe Matilda janë ndarë sepse hyri mamaja e tij në mes e cila është shumë xheloze dhe ia ka bërë të pamundur marrëdhënien e tyre. Ajo ka bërë sjellje dhe veprime që e kanë lodhur tepër Matildën, e cila nuk ka pasur as mbështetjen e Siketit sepse ai nuk kundërshtonte dot të ëmën.

Për këtë arsye Matilda vendosi që të largohej nga Siketi. Mamaja e tij nuk ka treguar aspak respekt për familjen e Matildës, e cila nuk ka pranuar kurrë që të shkojë t’i vizitojë në shtëpi. Duke dëgjuar të gjitha problemet që kanë mes tyre, Ardit Gjebrea ka reaguar tepër i mërzitur.

Ardit Gjebrea: U bëfshi lëmsh u bëfshi, ne prindërit sa vuajmë për ju, lëmsh u bëfshi që të dy. Ne prindërit i hamë të gjitha, mua më zuri dhimbja e kokës pa patur asnjë gjë. Ti ke biseduar me prindërit gjatë për këtë gjë  dhe ata çfarë mendimi kanë tashmë?

Matilda: Nuk duan fare sepse është përsëritur, kupton? Jo më larg se atë ditë e paralajmërova Siket, kujdes, sepse unë di që në sytë e saj ai nuk më mbron për asnjë gjë.

Ardit Gjebrea: Në një farë mënyre është shumë e vështirë sepse duhet të bësh zgjedhjen, do humbësh nënën apo do humbësh mamanë e ardhshme të fëmijëve të tu. Zgjedhje e vështirë është dhe ai sot në një farë mënyre ka bërë një hap.

Matilda: Ajo është nëna e tij e kupton, është fëmijë i vetëm. Kam luftuar pafund për të, por i kam thënë që tani nuk luftoj më.

Në fund të emisionit Siketi iu lut për ta takuar dhe i premtoi që çdo gjë do rregullohet, por Matilda edhe pse e dashuron shumë, nuk pranoi ta takojë për hir dhe respekt të familjes së saj, e cila e ka mbështetur shumë dhe nuk dëshiron që t’i zhgënjejë. Siketi u largua i zhgënjyer dhe i lënduar, por Matilda u shpreh se ajo nuk do ndahet nga ai, veç se i duhet pak kohë dhe të diskutojë me familjen.

Gëzimi- Eni Çobanit: Do digjem me benzinë, jam 39 vjeç kur do gjej unë një vajzë për t’u martuar?

Të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” kanë qenë dy vëllezër, Gëzimi dhe Kujtimi. Gëzimi ka treguar se para se babai të humbiste jetën nga Covidi, ka folur me vajzën e tij, ku ajo e ka këshilluar që të kthejë Lekët në Euro dhe t’i fusë në bankë.

Pasi i kthen në  Euro, motra Lumturie shkon tek shtëpia e të atit me valixhe, ia merr Eurot dhe i fut në bankë në emrin e saj. Gëzimi i ka kërkuar ndihmë vëllait të madh Kujtimit që të zgjidhin këtë problem, por ai nuk e ka ndihmuar.

Gëzimi: Të kam sjellë këtu që të më ndihmosh mua jo të ulesh përkrahë motrës, kur motra ta futi ty dhe nuk të dha asnjë kokërr Leku.

Eni Çobani: Kur ka ndërruar jetë babai?

Gëzimi: (Ngre tonin e zërit) Kam Lekët e funeralit për të marrë, moj motër, nuk bëhet shaka me Lekët e funeralit, të  më marrë Lekët e shtëpisë, të ma heqin të drejtën e martesës, të më heqin çdo të drejtë. Më fal për tonin zonja Eni nuk kam gjë me ty, as me zotin Ardit, por me motrën dhe vëllain. Më thotë nëna a ke gjet nuse, me çfarë ta bëj dasmën unë, të shkoj të grabis atje, të shes shtëpinë, të marr kredi, të përfundoj në burg?

Jam 39 vjeç zonja Eni, kur do ta gjej unë një gocë, kur të shkoj 79 vjeç? Do digjem vetë me benzinë, nuk ia toleroj dot vetes sime se më janë marrë të gjitha Lekët. BE ka dhënë 18 mijë Euro për viktimat e Covidit, familjarëve, ky ka marrë certifikatën e diagnozës së Covidit, më ngatërrohet edhe me dokumentat e shtëpisë.

Kujtimi: Për këtë që thotë për Lekët e Covidit, nuk ka asnjë provë.

Eni Çobani: E keni marrë ju certifikatën e vdekjes së babait tuaj nga Covidi apo jo?

Kujtimi: E kam marrë e kam çuar tek sigurimet.

Eni Çobani: Zoti Kujtim, Gëzimi i referohet faktit që të gjitha ato familje që kanë pasur humbje jete nga Covidi, janë shpërblyer me një shumë të caktuar parash. Këtë të them të drejtën unë nuk e kam dëgjuar.

Ardit Gjebrea: Kjo nuk është një gjë zyrtare, këtë gjë e thotë Gëzimi dhe mbetet në kuadrin e një fjale të thënë nga dikush që vjen në studio.

“Nuk ka bir nëne”, Gëzimi humbet kontrollit, Eni Çobani detyrohet të ndërpresë emisionin

I ftuar në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqipare ka qenë Gëzimi dhe Kujtimi të dy vëllezër të cilët kanë konflikte me njëri-tjetrin.

Sipas Gëzimit, motra e tyre i ka marrë të gjithë Lekët që ka pasur në shtëpi para se babai i tyre të vdiste dhe i ka futur në llogarinë e saj në bankë.

Gëzimi i revoltuar tregon se ia kanë marrë dhe certifikatën e pronësisë të shtëpisë dhe e përsërit sërish faktin që do digjet me benzinë sepse kërkon drejtësi dhe arrestimin me burg të së motrës.

Kujtimi tregon se certifikatën e pronësisë së shtëpisë e ka ai dhe nuk e ka problem t’i japë një kopje. Ndërsa Gëzimi kërkon certifikatën origjinale dhe jo një fotokopje bardh e zi.

Motra e Gëzimit dhe Kujtimit ka blerë një shtëpi tek Fresku dhe ka lënë si garanci shtëpinë e Gëzimit. Gëzimi shprehet se zyra e përmbarimit i kërkon të dalë nga shtëpia, ndërkohë humbet kontrollin dhe Eni Çobani detyrohet të ndërpresë emisionin. 

Eni Çobani e pyet si e do nusen, Gëzimi: Dua të jetë si ty, gocë e merituar

Gëzimi i cili është bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” ka treguar se është mjaft i zhgënjyer nga motrat dhe vëllai i tij. Sipas tij motra e tij Lumturie ka marrë të gjitha paratë e babait para se ai të vdiste nga Covidi dhe nuk ia ka kthyer më kurrë. Gjitha hallet dhe problemet që ka pasur ai tregon se ka ngelur pa martuar dhe nuk ka  gjetur një vajzë të hajrit.

Sipas tij, nuk pranon askush të martohet me të duke patur gjithë këto probleme. Eni Çobani e pyet se si e do bashkëshorten, ai i përgjigjet se e do njësoj si vetë ajo, të jetë një gocë e merituar.

Eni Çobani: Si e do bashkëshorten ti.

Gëzimi: Rëndësi ka që të gjej një gocë të hajrit për shtëpi, unë jam serioz.

Eni Çobani: Po si e do mo zotëri?

Gëzimi: Varet si qëllon kismeti, por të paktën të qëllonjë ndonjë si puna jote, gocë e merituar.

Eni Çobani: Mirë ato që të ndjekin tani, ndoshta…

Ardit Gjebrea: (Qesh) Ku ta gjejmë një nuse si puna juaj zonja Eni?

Eni Çobani: Do ta gjejë patjetër, Gëzimi është një djalë shumë i mirë pavarësisht tonit të ngritur.

Kujtimi: Unë e dal përsipër që do ia gjej një nuse por jo si Eni. Ça kërkon ti si zonja Eni, avokate? Ne e dimë sa e ka kapacitetin dhe temperamentin ai, unë jam vëllain e madh. Si zonja Eni jo, ama sa gjysma e zonjës Eni po.

Gëzimi: Njerëzimi është i djallëzuar.

Eni Çobani: Mua më pëlqen fakti që ti e ke akoma në plan për t’u martuar, pastaj fati varet se si vjen. Unë uroj shumë që t’i të gjesh një vajzë të mirë sepse unë besoj që në momentin që do të martohesh, ti do të jesh shumë i qetë.  /tvklan.al