Eni Çobani: Babai shkoi tek dyqani ku shiste bashkëshorti këpucë për të njohur, mënyra si i foli…

E ftuar në rubriken “Gjysma ime” në Tv Klan ka qenë Eni Çobani së bashku me bashkëshortin e saj Avenirin. Për Avenirin është dalja e tij e parë publike, pasi ka preferuar të qëndronte larg ekranit. Si rrallë herë ai pranoi ftesën e moderatorit me kënaqësi, ku së bashku me Enin kanë rrëfyer shumë si për jetën e tyre private por dhe atë personale. Gjatë intervistës Eni ka treguar si u njohën me njëri-tjetrin dhe si reagoi babai i saj kur mori vesh se vajza e tij ishte dashuruar.

Eni Çobani: Babai na rriti shumë të lirë, shumë të hapur, komunikatave. Nuk e kemi pasur thjesht baba, për ne ishte shok dhe sigurisht që kjo ngjarje do ndahej dhe me të. Ai arriti në një moment që kishte dhe pak shqetësim sepse kjo vajza që ai kishte bërë goxha të mirë, akoma nuk po arrinte të lidhej në një marrëdhënie dhe në momentin që unë i thashë që më pëlqen dikush, për tim at ishte një arritje.  Një ditë të bukur pa më thënë asnjë gjë, merr rrugën, e kishte marrë vesh se ku Aveniri ushtronte biznesin, paraqitet si një klient.

Ardit Gjebrea: Aveniri nuk e njihte babin tënd?

Aveniri: Jo.

Eni Çobani: Njihte vetëm Enin dhe asnjë njeri përveç Enit.

Aveniri: Unë kam pasur një rrjet dyqanesh për këpucë.

Ardit Gjebrea: Dhe babi yt futet si klient në dyqan?

Eni Çobani: Për të blerë një palë këpucë.

Aveniri: Unë rastisi që të isha atje, se unë vazhdimisht bëja furnizimet, shkoja në Itali dhe vija, atë ditë isha çuditërisht atje.

Eni Çobani: Aveniri ishte aty dhe i ka shërbyer si çdo klienti, me shumë edukatë dhe im at ishte i surprizuar nga fakti i mikpritjes, i të folurit, komunikimit të panjohur me njëri-tjetrin dhe ai këtë donte të kuptonte, si është ky njeri me dikë që nuk e njeh. Kthehet në shtëpi, më thotë këtë veprim. Sigurisht unë ngela pak keq sepse nuk e dija si ishte paraqitur Aveniri dhe ai më tha që Eni ndaj po të njëjtin mendim me ty, mua më duket që ai djalë është për ty. 

Shkon të jetojë tek shtëpia e burrit, Eni Çobani: Nëna e tij na vendosi të flemë të ndarë

Si rrallë herë Eni Çobani dhe bashkëshorti i saj Aveniri kanë dalë së bashku në publik dhe ku tjetër përveçse tek rubrika “Gjysma ime”, ku kanë folur gjatë për njohjen dhe dashurinë e tyre. Ata kanë treguar se pas disa muaj njohje, u fejuan direkt dhe pas një viti fejese shkoi të jetonte tek familja e bashkëshortit pa martesë.

Ardit Gjebrea: Kur ke shkuar tek shtëpia e Avenirit?

Eni Çobani: Neve sapo ishim fejuar, kishim kaluar gati një vit dhe në vitin ’97, në atë vit të mbrapshtë për të gjithë shqiptarët, Avenirin e kapi një panik shumë i madh sepse po mbyllte dyqanet, i kishin kaluar edhe plumbat në kokë kur po mblidhte mallin dhe ishte në një panik të jashtëzakonshëm. Vjen me një frikë të madhe tek unë në shtëpi dhe i kërkon prindërve të mi që unë Enin nuk do e lë më këtu. Mendoni, jetonim akoma me atë kulturën familjare që nuk mund të shkosh tek shtëpia e bashkëshortit pa martesë dhe prindërit e mi ngurruan.

 Me shumë zor më kanë lënë, Aveniri më merr, më çon në banesë, sigurisht edhe për prindërit e Avenirit nuk ishte aq e thjeshtë sepse unë nuk do shkoja thjesht për një vizitë apo drekë, por do flija. Për prindërit e Avenirit dhe kryesisht për mamanë e tij të ndjerë, ishte problem i madh ku do flija unë. Kur erdhi mbrëmja që do shtriheshim të gjithë, unë po shikoja në sy vjehrrën time që ku do më vendosë. Në atë kohë jetonte edhe motra e Avenirit në atë banesë dhe sigurisht që gjithsecili kishte krevatin e vetë, unë isha pa krevat. Ajo kishte përgatitur dhomën e Avenirit, Avenirin e kishte nxjerrë në kuzhinë dhe unë kam fjetur në dhomën e tij vetëm pa të.

Ardit Gjebrea: Sa kohë zgjati?

Aveniri: Nja tre-katër orë derisa vajti mesnata. Kjo qe shaka (qesh). 

Hipi tek shtylla për të mbledhur arra dhe e zuri korrenti, mjeket duhet t’i prisnin dy duart 8-vjeçarit

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Pranvera nga Korça e cila ka treguar historinë e vëllait të saj Tomit. Kur Tomi ishte 8 vjeç, mamaja e tyre ishte shtatzënë dhe halla e tyre i thotë që nëse do e ketë djalë, t’ja jepnin asaj sepse ajo kishte vetëm një vajzë. Këtë muhabet e dëgjoi Tomi dhe i tha hallës që të marrin atë dhe ta konsiderojnë si djalin e tyre sepse ai është i madh, nuk kanë pse presin derisa të lindë fëmija. Pasi rranë dakort edhe prindërit, ai shkoi të jetonte me hallën, madje hyri dhe në shkollë dhe ishte tepër i lumtur, por më pas ndodhi një e papritur.

Pranvera: Duke luajtur me fëmijët, shkon tek një arrë dhe po mblidhte arra. Shokëve dhe shoqeve i tha që unë hipi në arrë, një shtyllë korrenti ishte aty afër. Hip në shtyllë sepse i thotë që unë jam më i shpejtë se juve. I merrte arrat dhe ia hidhte fëmijëve, papritur kapi telat e korrentit me të dyja duart dhe mbeti i varur në tela. Fëmijët e tjerë bërtisnin sepse edhe ai po qante, po thërriste. Goca e hallës shkoi në shtëpi, njoftoi hallën, dajën dhe deshi Zoti, teli e mban pak të varur dhe e rrëzon poshtë mu në fund të shtyllës, aty ku hipi. Njoftuan doktorin e fshatit, e sollën Tomorin në jetë, e qetësuan dhe thoshte që nuk kam asnjë gjë, vetëm më djegin pak duart.  Të nesërmen i thonë babit hajde ikim në spital sepse Tomori ka djegur pak duart me qumësht. Atij i vazhdonte djegia dhe mjekët thanë ka shumë djegia shumë të lartë sepse e keni vonuar.

Ky lajm për familjarët ishte shumë i rëndë dhe nuk e pranonin dot që fëmija e tyre të humbiste dy duart.

I pushon zemra për 5 minuta, doktorët detyrohen t’i presin duart, motra: Mbledh çaj me dhëmbë

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqitare ka qenë Pranvera e cila ka rrëfyer historinë e dhimbshme të vëllait të saj. Në moshën 8-vjeçare ai shkoi të mblidhte arra me shokët e tij dhe hipi në një shtyllë për t’i arritur, por e zuri korrenti. Ai përfundoi në spital por duart e tij kishin pësuar djegie të thellë dhe doktorët ishin të detyruar që t’ja prisnin të dyja për t’i shpëtuar jetën.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që atij i pushon zemra për 5 minuta.

Pranvera: Po, babi thoshte e kam djalin e madh, dritën e syve dhe nuk mund ta duroj dot pa duar. Doktorët i kishin thënë që duhet t’i presë të dyja duart që ai të jetojë dhe babi i thoshte të lutem, një dorë, dy gishta që ai të ushqehet. Ishte diçka e papritur që të kesh një fëmijë pa duar, si do ushqehej. Në 12 të natës infermierja shkoi për t’i bërë një gjilpërë, shikon aparaturën, bërtet me të madhe sepse i kishte ndalur zemra. Erdhën doktorët, e operuan dhe ia prenë duart. Me kalimin e kohës vëllai u shërua, qëndroi një kohë të gjatë në spital në Tiranë. Tomi i thoshte doktorëve që xhaxhi mi shëro duart se unë do të të sjell arra.

Ardit Gjebrea: Si u mësua familja dhe vetë Tomi me këtë realitet tjetër?

Pranvera: Sa u shërua shkoi në shkollë, nuk shkruante, vetëm lexonte. Pastaj Tomi u mësua, ne u mësuam, mami e kishte shumë problem kur erdhi nga spitali sepse nuk e kishte parë asnjëherë Tomin në spital me duart e prera. Mamit i binte të fiktë çdo ditë, por filloi të mësohej dhe ajo që ky është realiteti dhe jeta e Tomit. Pastaj Tomi luante me shokët, shkonte në shkollë, mërzitej dhe qante sepse rrëzohej derisa iu forcuan duart.

Tani Tomi është 35 vjeç, ai shkon në mal gjatë verës dhe mbledh çaj dhe bimë të tjera bimore. Duart i bëhen plagë dhe ai mërzitet, por e ka vullnetin për të punuar sërish, çaji është shumë i fortë për t’u këputur, kështu që ai tenton ta këpusë atë edhe me dhëmbë. Sipas motrës, ne mes të dimrit, shiut, Tomi del në Korçë dhe shet çajin sepse pa punë ai nuk rri dot.

Burri pëson aksident në punë dhe rrezikonte të paralizohej, i kërkon gruas të largohej

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Eriana e cila dëshiron të surprizojë bashkëshortin e saj për 20-vjetorin e njohjes së tyre. Ajo ka treguar se e ka njohur më autobus, shikimi që i dhanë njëri-tjetrit në ato momente u bë vendimtare për Jonardin të cilit iu fiksua ta njihte atë me patjetër. Ai shkonte dhe e shikonte poshtë konviktit çdo ditë dhe kështu nisi njohja e tyre. Pas dy vite njohje Eriana vendos t’i tregojë babait të saj, i cili shkoi të pyeste për Jonardit tek një i njohur dhe ai i tha shumë fjalë të këqija për të. Kjo gjë e bëri të atin që të hiqte dorë dhe ta pengonte vajzën që të shoqërohej me të.

Eriana tregon që prindërit e Jonardit shkuan dhe e kërkuan tek shtëpia dhe i ati sërish nuk pranoi, kështu vendosi që ajo të largohej me të pa dëshirën e prindërve.

Jonardi punonte në Dragot në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe një ditë i bie telefoni Erianës dhe kur përgjigjet ishte një shoku i tij, ku e njofton se Jonardi ka pësuar një aksident në vendin e punës. Kishte 3 vertebra të thyera dhe doktoresha i kishte dhënë shpresa që do bënte të pamundurën për ta shëruar. Ai i thotë Erianës që të largohej sa ishte në kohë sepse nuk kishte pse ta donte më atë, ekzistonte mundësia që ai të kalonte dhe jetën në karrocë, por ajo nuk u dorëzua dhe nuk hoqi dorë nga ai në asnjë moment.

Ajo tregon se pjesa tjetër e jetës ka ecur mirë, babai i saj që dikur nuk e pranoi, tani e do shumë Jonardin dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo ka preferuar që 20-vjetorin e njohjes së tyre ta dokumentojë, duke e ftuar bashkëshortin tek rubrika “Ka një mesazh për ty”.

Jonardin e çoi tek vendtakimi komandanti i tij me pretekstin për të një takim pune, por ai u surpriza kur Ardit Gjebrea i doli para dhe më pas e çoi në restorantin ku e priste dhe bashkëshortja. 

Eni Çobani-Refatit: Je nga Malësia, malësoret janë njerëz të besës, ku e keni burrërinë juve?

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy kushërinj të parë Refati dhe Fadili. Fadili i ka dhënë Refatit 10 mijë Euro borxh në 2010 sepse kishte një problem familjar.

Kanë kaluar 11 vite dhe Refati nuk ia ka kthyer borxhin kushëririt sepse shprehte se e kanë mashtruar dhe Lekët që ia ka marrë Fadilit, ia ka dhënë Kujtim Ibrës, një njeri i cili shpresonte ta ndihmonte për të rikthyer në gjykim sërish djalin e tij të dënuar me burgim të përjetshëm.

Fadili: Në 10 Shkurt të 2010 këtij zotërisë i kam dhënë 10 mijë Euro për një familjar të vetin të dhe më tha mund të shkojë pak kohë, 6 muaj, një vit por do të t’i sjell më tha. Kanë kaluar 11 vite dhe asnjë gjë as paratë, as kamatë asnjë gjë.

RefatiPër kaq gjë më ke sjellë këtu? Nuk t’i kam mohuar kurrë. Lekët mi ka marrë mashtruesi, quhet Kujtim Ibra.

Eni Çobani: Ju jeni nga Malësia, malësorët janë njerëz të besës, kanë fjalë, kanë burrëri, ku e keni ju burrërinë. A ka burrëri në këtë vend apo s’ka ore? Zoti Refat paske një zakon që ti vetëm flet dhe nuk dëgjon. Ti vjen nga një zonë shumë e nderuar e Shqipërisë, malësori ka burrëri zotëri. Ia ke marrë këtij zotërisë 10 mijë Euro? Ja kam marrë thua ti. Jemi në 2021, janë bërë 20 mijë ato, po të shkojë ky në gjykatë, do marrë 20 mijë. 20 mijë zotëri është një pasuri, tani ky t’i fali apo do ia kthesh?

Refati: Ia kam borxh.

Eni Çobani: Po çfarë bën ti 11 vite? T’i ka marrë Kujtimi, t’i paska marrë për Ganiun, pastaj kam shkuar tek Shpresa, pastaj kam tek prokuroria, u bënë 11 vite, po ky çfarë do bëjë, sa do rrojë ky?

Refati: Nuk doja t’i vija faj këtij, por të tregoj problemin.

Eni Çobani: Refat e di ku e kam unë problemin me të madh? Ky rast ka një specifikë, ku juve pretendoni që keni marrë para nga Fadili për t’ja dhënë Kujtimit, që kujtimi t’ja japë Ganiut dhe Ganiu të nxjerrë një vendim gjyqësor në favor të djalit tënd. Kjo është e paligjshme. Paligjshmëria në këtë vend është burim i popullit shqiptar, jo i sistemit gjyqësor. Sistemi gjyqësor ka mëkatet e veta, që nuk duhet të pranojë këto para apo të bëjë këto paligjshmëri. Po kush e furnizon sistemin gjyqësor? E furnizon ti, ti merr borxh tek ky njeriu i mirë që se di fare se ku i çon ti. Ti vjen në Tiranë me një telefonatë të Kujtimit që thotë njoh Ganiun, njoh Shpresën. Si i jepen 10 mijë Euro ore një njeriu që nuk ka garanci.

Refati: Ka 30 dosje që nuk i prek njeri, ai thotë që nuk t’i prek njeri dosjet pa para në Gjykatën e Lartë.

Ardit Gjebrea: Për çfarë u morën këto para, për të përshpejtuar procesin i cili kishe tre vite?

Eni Çobani: Për të dhënë fitoren. I ka dosjet Gani Dizdari dhe meqenëse gjyqtarët bëjnë njëkohësisht edhe kalendarin e lënies së datave të gjykimit, pikërisht për këtë jepet një shumë që të dalë data më shpejt, por të dalë dhe me fitore sepse 10 mijë euro është një pasuri.

Ardit Gjebrea: A doli data më shpejt?

Eni Çobani: Nuk doli fare.

Refati ndodhet në një situatë mjaft të keqe, ai i ka borxh kushëririt, 10 mijë Euro ia ka marrë Kujtimi i cili e ka mashtruar dhe nuk ia ka kthyer më dhe djali i tij vazhdon të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm.

E kanë dënuar të birin me burgim të përjetshëm për vrasje, babai jep para për të rikthyer rigjykimin

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” kanë qenë dy kushërinj të parë, Refati dhe Fadili të cilët kanë probleme me një borxh. Fadili i ka dhënë 10 mijë Euro para borxh për ta ndihmuar Refatin me hallin e madh që e kishte kapur me djalin i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm

Refati i jep 10 mijë Euro Kujtim Ibrës me shpresën që një gjyqtar do rihapë çështjen e djalit për t’u rigjykuar, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë. Eni Çobani ka shpjeguar situatën dhe sqaron gjatë seancën si kanë rrjedhur ngjarjet.

Eni Çobani: Zotëria nga halli i djalit i dënuar për vrasje me dënim të përjetshëm, fillon të kërkojë sepse dosja kishte mbërritur në Gjykatë të Lartë. Me dy vendime të humbura zotëria vjen në Gjykatë të Lartë me shpresën për të fituar, që ta rikthejë edhe një herë në rigjykim. Zotëria thotë që kishte 3 vite dosja që qëndronte tek gjyqtari relator Zoti Gani Dizdari. Zotëria shumë i angazhuar me situatën e djalit kërkonte dhe donte të gjente dikë që e njihte këtë gjyqtar dhe këtu filloi problemi. Ore zotëri pse të mos presësh ti kohën kur të dalë gjykimi, pse duhet të gjesh ti këto veglat e këqija të këtij sistemi që fusin dorë tek paligjshmëria dhe padrejtësia.

Eni Çobani tregon edhe problemin që Refati ka me Kujtim Ibrën i cili i ka marrë 10 mijë Euro si urë lidhëse për gjyqtarin Gani Dizdari. Kujtimi ka ndryshuar versionin duke thënë që është e vërtetë që i ka marrë 10 mijë Euro borxh, por ia ka marrë për një tokë për të blerë një tokë për biznes në Gjirin e Lalzit.

Eni Çobani: Pra ky është problemi, merren para për gjyqësorin dhe kur vjen përpara ligjit sikundër ka shkuar Kujtim Ibraj me zotin Refat përpara prokurorit Petrit Hysi, destinacioni është ndryshuar duke thënë, po i kam marrë një borxh sepse nuk e mohonte dot faktin se ishe telefoni ku ishte komunikuar në mënyrë të vazhdueshme, po i kam, do të ti jap nesër, pasnesër, pas 6 muajsh, kur mori rrugën ky zotëria dhe shkoi tek Shpresa Beqja e nderuar e priti në zyrë pas 8 muajsh që ai zotëria e sorollaste, do bëhet sot do bëhet nesër, në 1 Nëntor të 2010 është thirrur tek Shpresa, në 8 Nëntor është bërë gjyqi i djalit dhe për fat të keq gjyqi humb.

Refati i premton Fadilit se do ia japë paratë që i ka borxh, do shkojë të marrë diku tjetër borxh dhe do ia japë, ndërsa Eni Çobani premton që do e ndihmojë Refatin që të rimarrë paratë që ia ka dhënë Kujtimit. /tvklan.al