Humbi motrën në aksidentin tragjik, Jonila tregon historinë e dhimbshme

Jonila Gjini 32 nga Lezha ka marrë pjesë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan. Ajo ka treguar historinë e saj më të dhimbshme në jetë, humbjen e së motrës dhe të fejuarit të motrës në një aksident me makinë.

Jonila ka treguar se ajo dhe e motra kanë jetuar në Tiranë, kurse prindërit e tyre kanë qëndruar në Itali për shumë vite për shkak të një problemi shendetësor të të vëllait. Nuk e kishin parë të ëmën për 5 vite sepse ishte një kohë e vështirë për letra.

Jonila Gjini: Unë dhe motra kemi kaluar periudha shumë të vështira. Por ja kemi dalë së bashku të jemi mirë. Së bashku me motrën sot donim të bënim diçka të bukur për hallën tonë, por erdha vetëm sepse më 27 Prill të vitit të kaluar pësuam një aksident tragjik. Unë motra, i fejuar i motrës, dhe motra e të fejuarit të motrës. Nga ky aksident humba motrën dhe të fejuarin e motrës. Në Janar të atij viti ishin fejuar dhe në verë do bënin dasmë. Në fund të Prillit na thoshte se do e merrni vesh datën e dasmës, por që në fund të Prillit morëm vesh një lajm shumë të hidhur për ne që ishte një tragjedi. Motra stilonte, dhe ky fustani që kam veshur e ka stiluar ajo.

Ardit Gjebrea: Më bëjnë përshtypje sytë e tu të qeshur.

Jonila Gjini: Sepse pavarësisht gjithë këtyre vështirësive që kemi kaluar, kemi një familje të mrekullueshme dhe unë duhet të jem e fortë për ta dhe duhet të jem ashtu siç motra ime dëshiron të më shikojë mua. Nëse zgjedhim të bëjmë viktimën, nuk ja dalim dot. Nuk kam zgjedhur të bëj viktimën, kam zgjedhur që të jem sa më mirë për motrën time në radhë të parë dhe për familjen time, sepse po t’i shoh ata keq, do ishte shkatërrimi im.

U divorcua nga bashkëshorti para 38 vitesh, fëmijet nuk pranojnë të takojnë të ëmën

Jonila Gjini nuk ka ndarë vetëm historinë e saj të dhimbshme, humbjen e motrës në aksident, tek rubrika “Ka një mesazh për ty”, ajo ka treguar edhe historinë e hallës së saj e cila prej 27 vitesh nuk i shikon fëmijët e saj. Halla e saj Diella është ndarë nga bashkëshorti 38 vite më parë.

Ajo mori me vete 3 fëmijët e saj, por nga kushtet e vështira ekonomike i dërgoi sërish tek i ati, me shpresën se një ditë do bashkëpunojnë sërish apo do i rimerrte.

Por kjo mesa duket nuk ndodhi kurrë, ajo ka jetuar pa parë fëmijët e saj për 27 vite dhe arsyen pse ata nuk duan ta takojnë, ajo nuk e di.

Ardit GjebreaCili është motivi që ti dhe motra do sillnit sot hallën këtu?

Jonila Gjini: Halla jonë ka një histori të jashtëzakonshme. Para 38 vitesh ajo është divorcuar nga bashkëshorti dhe ka pothuajse 27 vjet që nuk flet fare me fëmijët e saj. Në fillim është larguar nga famija e bashkëshortit së bashku me tre fëmijët e saj dhe ka shkuar tek gjyshi im, por për shkak të problemeve ekonomike të asaj kohe, nuk kanë mundur t’i mbajnë fëmijët dhe i kanë kthyer sërish. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por fëmijët e saj kanë 27 vite që nuk i flasin më.

Ardit Gjebrea: Ajo kur i ktheu fëmijët, i ktheu me idenë që do i linte gjithmonë atje, apo që do i rimerrte përsëri?

Jonila Gjini: Ndoshta për t’i rimarrë më vonë ose ndoshta për  të bashkëpunuar me ish-bashkëshortin për fëmijët e tyre, por kurrë për t’i braktisur. Gjatë gjithë këtyre viteve, në sytë e saj kam parë mungesën e fëmijëve. Unë hallën e kam parë shumë herë duke vuajtur për fëmijët dhe arsyeja e ardhjes sime këtu, është një reflektim i atyre që kam parë gjatë gjithë këtyre viteve. Një reflektim që kishte halla për fëmijët, i mungesës së tyre.

Ardit Gjebrea: Ka bërë halla ndonjë hap për t’i takuar?

Jonila Gjini: Patjetër që po, së bashku me familjen time kanë bërë shumë herë përpjekje për t’i takuar fëmijët, por ata nuk kanë pranuar në mënyrë kategorike që të takohen me hallën.

Ardit Gjebrea: Pse, e dini motivin?

Jonila Gjini: Nuk e dimë asnjë motivin.

Jonilda ka treguar së në kohën që punonte në një zyrë sigurimesh ka ardhur kushërira e saj, vajza e hallës tjetër së bashku me një djalë dhe e ftojnë për kafe. Kur u nisën për kafe gjatë rrugës ajo kuptoi se ai ishte djali i hallës. Sapo e kuptoi këtë gjë, e përqafoi e emocionuar. Ai dëshironte të takonte kushërinjtë e tij, por në mënyrë kategorike nuk dëshironte të fliste për të ëmën. Madje motra e Jonilës kur ishte gjallë planifikonte që në dasmën e saj të ftonte edhe fëmijët e hallës.

Ardit Gjebrea: Ku jetojnë fëmijët e hallës.

Jonila Gjini: Nuk e di saktësisht, di vetëm që djali jeton në Gjermani.

Ardit Gjebrea: Çfarë mesazhi do i japësh hallës sot?

Jonila Gjini: Në radhë të parë dua që fëmijët e saj të kuptojnë se realisht kanë një nënë të mrekullueshme që ata nuk e dinë sepse jam e sigurt që nëse do e dinin, ngjarjet nuk do kishin rrjedhur kështu. Mendoj se edhe fëmijët e hallës janë njerëz të mrekullueshëm dhe do doja t’i thoja që ne i duam pafund dhe unë këtu jam reflektimi i dashurisë që më ka dhuruar familja dhe halla ime. 

Nuk i ka parë fëmijët për 27 vite, surprizohet nëna

Jonila Gjini është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për t’i bërë surprizë hallës së saj e cila vuan për mungesën e fëmijëve prej 27 vitesh. Ajo i ofron mbështetjen e plotë hallës dhe shpreson që ky emision të bëhet shkak që fëmijët e saj të rikthehen dhe ta takojnë atë.

Jonila Gjini: Të kërkoj shumë ndjesë se ndoshta prisje fëmiëjt e tu, por edhe ti je si mami im sepse gjatë gjithë këtyr viteve që jemi rritur larg familjes, ty të kemi pasur gjithmonë afër. Ke kaluar një periudhë shumë të vështirë sepse nuk është e lehtë të qëndrosh pa parë fëmijet e tu për 27 vite. Unë nuk e kam provuar ende se çfarë do të thotë të jesh me fëmijë, por e kam parë tek ty gjatë këtyre viteve. Dua të të them që mos ndalosh  kurrë me kërku fëmijët e tu, në asnjë moment dhe në asnjë ditë të mos dorëzohesh derisa të dorëzohen ata.

Nuk ka asnjë arsye në botë që nëna të mos flasë me fëmijët. Dua të të falenderoj pa masë që më ke qëndruar pranë në momente shumë të vështira të aksidentit, ku mua më është dashur të qëndroj 3 muaj e shtrirë tu duru tekat e mia sepse për shkak të dhimbjes që kisha isha e padurueshme. Unë nuk i harroj. Të dua shumë dhe do na kesh pranë gjithmonë.

Ardit Gjebrea: E dashur Diella, shpresoj që fëmijët e tu ta ndjekin këtë emision dhe t’i të kesh një mesazh prej tyre. Ne mundëm që të kontaktonim me djalin tënd, të kishim një lidhje me të, por për momentin ishte e pamundur. Shpresoj që ai dhe dy fëmijët e tjerë të reagojnë përmes nesh. Do doja që të vinte një mesazh nga fëmijët e tu. 

Arrestohet për dhunë, por mungon akti i mjekësisë ligjore

Në seancën e ndërmjetësimit “ Shihemi në Gjyq”, në Tv Klan, Ilirjan Petriti është përballur më babain e tij Bujar Petriti, i cili kërkon që të dalë nga shtëpia edhe pse është me arrest në shtëpi, kjo për faktin se ai ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshores.

Gjatë seancës doli në dritë se Ilirjani nuk është kapur në flagrancë nga policia kur po ushtronte dhunë dhe se mungon akti i mjekësisë ligjore përmes së cilës gjykata apo prokuroria do vendosë për dëmin që ka shkaktuar përmes dhunës.

Eni Çobani: Situata që është përshkruar në dokumenta është goxha e rëndë dhe gjëja që më bën mua përshtypje është kapja në flagrancë.

Ilirjan PetritiZonja Eni, nuk më ka kapur askush në flagrancë.

Eni Çobani: Në rastin tuaj, këtu pretendohet se ju keni qëlluar me shpullë ish-bashkëshorten tuaj. A të kanë kapur në flagrancë?

Ilirjan Petriti: Absolutisht jo, unë kam numrin e shefit të Rrogozhinës në orën 7 e 16 minuta. Më ka marrë në telefon dhe më ka pyetur, ti je zoti Ilirjan Petriti, po i thashë unë, e më tha a do vish për sqarim në rajonin e përgjithshëm.

Eni Çobani: Pse ku ishte ti?

Ilirjan Petriti: Unë isha në Peqin duke pirë kafe me një shokun tim.

Eni Çobani: Ti ishe në kafe dhe në letra shkruan që ti je kapur në flagrance?

Në një telefonatë, Eni Çobani ka folur me ish-bashkëshorten e Ilirjanit, Pranvera dhe ajo ia ka pohuar se Iliriani nuk është kapur në flagrancë nga policët gjatë dhunës që ka ushtruar ndaj saj. Eni gjithashtu ka theksuar se nuk ka të dokumentuar aktin e mjekësisë ligjore, që është një akt themelor në bazë të cilës më tej gjykata apo prokuroria do të vendosë për dëmin që i keni shkaktuar përmes dhunës.

 Eni Çobani: Bujar çfarë kërkoni nga kjo seancë ndërmjetësimi?

Bujar Petriti: Unë kërkoj që të largohet djali sa më parë nga shtëpia.

Ilirjani Petriti: Po jo u bab, ku të rrij unë?

Eni Çobani: Ku ta çojmë Ilirjanin, ta nxjerrim në rrugë?

Bujar PetritiMë vjen turp nga njerëzit.

Ilirjan Petriti: Nuk ka pse të të vijë turp sepse ne na njeh i gjithë Peqini dhe Rrogozhina. Pse nuk beson fëmijën tënd që unë nuk e kam bërë këtë gjë? Zonja Eni të lutem zbute babin se nuk kam çfarë i bëj unë.

Eni Çobani: I është dhënë një adresë policisë dhe në momentin që gjykata ka bërë vlerësimin e kësaj mase, arrest në shtëpi, adresë ka patur adresën tuaj dhe në këtë moment dhe të duash ti si pronar i kësaj adrese, nuk e nxjerr dot jashtë djalin tuaj sepse e ke me arrest shtëpie.

Bujar Petriti: Unë do mbështetem vetem tek fjalët e zonjës Eni.

Në fund të seancës Bujari ka pranuar të takohet me djalin e tij Ilirjani dhe ta pranojë në shtëpinë e tij deri sa t’i jepet vendimi nga gjykata. 

“Allahu mos ma marrtë shpirtin pa parë nipin dhe mbesën”

Bujar Petriti ka ardhur enkas nga Italia që të nxjerrë nga shtëpia djalin e tij Ilirjanin që ndodhet me arrest në shtëpi. Ai ndihet i turpëruar që i biri akuzohet për dhunë në familje.

Gjatë seancës ndërmjetësore “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare, Ilirjani ka hedhur poshtë këto akuza, ku shprehet se nuk ka pasur arsye të dhunojë ish-bashkëshorten dhe se e gjithë kjo është e organizuar për t’ja marrë shtëpinë dhe të bëjë dokumentat në Francë.

Gjatë seancës, babai i tij Bujari është prekur për fëmijët e Ilirjanit ku shprehet se ka shumë kohë që nuk i ka parë dhe se i lutet Zotit që kur të japë shpirt të ketë pranë nipin dhe mbesën e tij.

Bujar Petriti: Nga veprimet që ke bërë ti karshi fëmijëve, ata më janë larguar edhe mua. I lutem Zotit të madh që kur të ma marrë shpirtin, t’i kem ato afër, more vesh çfaër ke bërë?

Ilirjan Petriti: Ata më janë larguar mua jo ty o ba.

Bujar Petriti: Çuni ka lindur në shtëpinë time ja ndjeja erën, si djalit ashtu edhe vajzës.

Ilirjan Petriti: O babi këto janë akuza të rreme, nuk kam pse ushtroj dhunë ndaj askujt.

Bujar Petriti: Unë jam gjyshi, Allahu mos ma marrtë shpirtin pa i patur ata pranë, t’i prek një herë me dorë.

Ilirjan Petriti: Edhe unë nuk kam se çfarë bëj o bab, është e rëndë që unë të dal këtu para publikut. Ata janë fëmijët e mi dhe nuk i hedh kurrë poshtë. 

Akuzohet për dhunë në familje, Ilirjani: Arrestimi është i organizuar

Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, në Tv Klan solli historinë e Ilirjan Petritit i cili akuzohet nga ish-bashkëshortja e tij për dhunë në familje. Ilirjani në këtë seancë qëndron përballë babait të tij Bujar Petriti i cili ka ardhur enkas nga Italia dhe që t’i kërkojë djalit të largohet nga shtëpia dhe se ndihet i turpëruar nga kjo gjë. Momentalisht Ilirjani ndodhet me arrest në shtëpi deri në fund të gjykatës.

Por Ilirjani i hedh poshtë të gjitha këto akuza duke i quajtur të rreme dhe se e gjithë kjo është e organizuar nga ish-bashkëshortja për t’ja marrë dy shtëpitë që ka dhe për të marrë dokumentat në Francë. Dokumentat flasin për dhunë në familje, por Ilirjani i mohon dhe shprehet se edhe fëmijët e tij e dinë këtë gjë pavarësisht se ata kanë dëshmuar kundër tij.

Sipas Ilirjan Petritit, ditën që ai është ndarë nga bashkëshortja ka bërë furnizimin e dyqanit me veshmbathje dhe kishte vetëm 2 mijë lekë në xhep. Ai i nxorri portofolin dhe i tha këto ka lekët e fundit, po ia lë shtëpinë dhe iku. Pas disa ditësh iku në Itali dhe u kthye pas dy vitesh për shkak të papunësisë aty.

Gjatë dy viteve ai nuk mundi t’i jepte pensionin mujor fëmijëve sepse nuk kishte mundësi ekonomike, shumën e cila shkon deri në 4 milion e 300 mijë, Bujari e konsideron si borxh që do e lajë sapo t’i vijë mundësia. Që nga viti 2015 e deri në korrik të vitit 2020, para se të arrestoheshe, ai i ka dhënë fëmijëve rregullisht pensionin mujor.

Ilirjan Petriti: Kjo ka qenë një akuzë e rreme.

Bujar PetritiNuk të besoj, unë i besoj dokumentave, ty të kanë arrestuar në flagrancë.

Ilirjan PetritiNuk është e vërtetë.

Eni Çobani: Në procesverbal për arrestimin në flagrancë, Kavajë më 29.6.2020 në orën 12:30 të natës. Në çfarë ore ke qenë në Rrogozhinë?

Ilirjan Petriti: Unë kam qenë në orën 6 e 30 pasdite në datën 28 qershor.

Eni Çobani: Procesverbali është në datën 29.6.2020

Ilirjan Petriti: Nuk e di unë zonja Eni, mua në datën 18 qershor më janë vënë prangat e policisë në Rrogozhinë. Brenda 25 minutave ishin kryer të gjitha procedurat tek mjeku i Rrogozhinës, tek polici që është sjellë shumë keq me mua. Në Rrogozhinë kam dy apartamente, në një jeton ish-bashkëshortja ime me fëmijët edhe tjetra është e imja. Tek hyrja ime ne folëm, unë nuk jetoj aty. Të pranishëm ishin edhe fëmijët .

Eni Çobani: Ju kishin në prezencë edhe dy fëmijët tuaj në ato momente, çfarë ju kërkonte gruaja?

Ilirjan Petriti: Zonja më kërkoi firmën që të ikë jashtë shtetit tek xhaxhai i saj. I bëra një pyetje, a mund ta di se ku mund të shkojnë këta fëmijë? Ta di sepse unë jam prind. Tha do shkojmë tek xhaja im, jemi rregulluar, epo i thashë shumë mirë.

E dyta, hyrjet i kemi përballë nga një dhomw e kuzhinë. Gjatë bashkëjetesës, murin e kemi spostuar për të futur rakatelat, gjërat që kemi pasur ne dhe ja kërkova si nder, murin ta spostojmë dhe ta vendosim në vendin e vet dhe shkojmë bashkë të dy firmosim tek noteri që të kesh një shtëpi ti, një shtëpi unë. Jo tha, dua edhe shtëpinë tjetër unë. Unë isha ulur në ato momente, fëmijët ishin pranë meje, ndërsa ajo ishte larg meje një metër e gjysmë dhe ndërmjet meje e asaj ishin Alesio me Klean. Filloi duke bërtitur duke thënë është djersa e fëmijëve të mi. E treta, i thashë këtë pension që nuk e kam paguar për dy vite që është e drejta e fëmijëve të mi 4 milion e 300 mijë i thashë të lutem ma hiq. Jo këtë pension që unë po paguaj sot, se unë e kam paguar.

Bujar PetritiSi ta bën zemra të thuash këtë për lekun e fëmijës tënd?

Ilirjan Petriti: Sepse nuk kam mundësi ta paguaj mo bab. Zonja Eni unë më përpara, para se të ndahesha isha muzikant, ndërsa tani nuk e ushtroj më dhe jam papunë.

Ardit Gjebrea: Gjatë bisedës që ke bërë me të, nga gjaknxehtësia, a ke ushtruar dhunë në të?

Ilirjan Petriti: Zoti Ardit, unë kam qenë ulur, fëmijët në mes, ajo larg. Nuk kam unë se pse. Unë i shkova si një një njeri që ka një hall dhe nuk i shkova për ta rrahur. Pse duhet ta rraf unë atë.

Ardit Gjebrea: Ajo që më bëri përshtypje është kur the se kjo është e organizuar, pse mendon kështu?

Ilirjan Petriti: Është e organizuar sepse unë nuk shkova për atë punë. Ajo do të marrë shtëpitë dhe e dyta dyshoj, por Zoti lart e di, meqë ajo do të ikë në Francë, dyshoj që do dokumenta që këtu ndihet e kërcënuar dhe do për me bo letrat në Francë se mënyrë tjetër për me bo letrat në Francë nuk ka.

Ardit Gjebrea: A janë pyetur fëmijët për këtë gjë?

Ilirjan Petriti: Fëmijët i përshëndes, se janë fëmijët e mi dhe u dua. Por ata kanë dëshmuar që unë kam ushtruar dhunë, për fat të keq. Unë ja fal fëmijëve sepse ata janë nën tryshninë e nënës së vetë dhe fëmija më kë do rrijë me atë mësohet dhe ashtu do bëhet. Më vjen keq për ata fëmijë, do i rri pranë edhe pse ata ma kanë bërë këtë gjë sepse deklarata është shumë e fortë për mua, nuk e përtyp dot, por i kam fëmijë e nuk flas dot. 

/tvklan.al