Edhe këtë javë me rubrikën Kujdes Shëndetin, për të diskutuar me mjekun epidemiolog Ilir Alimehmeti. Testet serologjike dhe antitrupat, temperatura gjatë Covid19, vaksinat dhe masat e marra per të parandaluar koronavirus. Do të diskutojmë edhe në lidhje me mitet apo keqkuptimet e Covid-19; Çfarë është e vërtetë dhe cfarë është e gabuar në informacionet që kemi marrë deri tani…

Një prej ushqimeve me të përdorura dhe më të pëlqyera në mbarë botën. Por disa të dhëna, i kanë bërë shkencëtarët që të rishikojnë udhëzimet mbi pataten… 

Besi ka ardhur enkas nga Italia për t’i bërë një mesazh babait të saj Luanit. Ka një “ankesë” dhe një kërkesë. A do i ecë përpjekja e saj?

Pas dy djemve, dëshira e Florit dhe bashkëshortes së tij është që të bëhen me vajzë. Ai ka menduar qe t’i bëjë një festë surprizë Adirenës për të zbuluar së bashku në të njëjtën kohë, gjininë e bebit që po presin të vijë… 

Ka katër vite që Kastrioti ka blerë një shtëpi nga Arbeni por që nuk po e gëzon dot sepse që ditën e parë është përballur me kundërshti dhe procese gjyqësore nga një palë e tretë. Vajza e tezes së Arbenit pretendon pronësinë mbi shtëpinë dhe tokën ku është ngritur banesa dhe Kastrioti nuk di si të dalë nga kjo vorbull. A do arrijë kjo seancë ndërmjetësimi t’i japë një zgjidhje këtij problemi? 

ë Panjohurit, një konkurrent, 8 të panjohur dhe një i afërm misterioz, janë protagonistë të një show ku mund të fitohen 20 mijë Euro. Konkurrenti ynë sot është Olti Lamçe, i cili ka studiuar për Inxhinieri Hidroteknike në Universitetin e Tiranës. Prej 10 vitesh Olti ka nje agjensi imobiliare. Sa euro do arrijë të sigurojë Olti prej gjetjes së 8 identiteteve të të panjohurve tanë?