Pas pak rubrika “Kujdes shëndetin”: Gjendja e rënduar psikologjike, si të kujdesemi për veten, fëmijët dhe të moshuarit? E ftuar, psikologia Denata Toçe!

Pas pak “Ne jemi çfarë hamë”/ Çfarë e dobëson imunitetin tonë? Gabimet që duhet të shmangim në këtë stil të ri jetese. E ftuar në studio dietologia Blerina Bombaj Troci.

Shumë argëtim! Intervista dhe supriza në kushte izolimi!

“Shihemi në gjyq” zhvillohet duke zbatuar rregullat e distancës. Vullneti ka një brengë prej 28 vitesh ndaj sot përballet me motrën e tij Avnije….

Motra i drejtohet vëllait: Nuk dua të pushoj, për çfarë më ke sjellë këtu?!

Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq”, në TV Klan vendosi përballë njëri-tjetrit ditën e sotme, vëlla dhe motër. Vullneti rrëfeu në studio se në vitin 1992, ai u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes së një shume parash tek fqinji i tij. Akuza u bë nga një djalë 12 vjeçar, që sipas tij ai dhe familja e tij kishin qenë rreth 13 herë në burg për vjedhje.

Vullneti është deklaruar fajtor në bashkëpunim me një person tjetër dhe ka qëndruar 8 muaj dhe 17 ditë në burg, edhe pse ishte i pafajshëm. Ai ka sjellë motrën e tij në studio sepse pretendon se ajo dhe pjesa tjetër e familjes nuk e kanë ndihmuar dhe nuk kanë bërë asgjë për ta nxjerrë nga burgu.

Avnia: Vullnet për çfarë më ke sjellë mua ti këtu?

Vullnet: Pusho! Pusho një minutë!

Avnia: Nuk ka mundësi të pushoj, dua të di për çfarë arsye më ke sjellë mua këtu?

Vullnet: Unë të kam sjellë këtu, se ju nuk keni bërë asgjë, kur më ka marrë policia.

Avnia: Motra jote ka ardhur …

Vullnet: A ka mundësi të mbaroj unë?

Avnia: Dua të dëgjoj për çfarë më ke sjellë këtu?

Vullneti: Kur ju e morët vesh që vëllai jot kishte 3 ditë që kishte ardhur nga Greqia…

Avnia: Nuk dija gjë, unë kam ardhur ditën e dytë, kur ti je arrestuar.

Vullneti: Zonja Eni, unë jam akuzuar nga një fëmijë 12 vjeçar, kur ai fëmijë me të gjithë familjen e vet, me xhaxhain, me dajon, ku i ka e ku si ka. Ata kanë qenë nga 15 herë në burg, për vjedhje familje. Në rast se unë po gënjej diçka të vogël këtu, shkoni pranë policisë, gjykatës.

Eni Çobani: Vullnet po akuzoni një fis të madh, jo vetëm personin që juve ju akuzon.

Vullneti: Jo, jo personi me dy xhajat e vet kanë qenë mbi 13 herë në burg për vjedhje.

Eni Çobani: Dakord, por ne këto fakte nuk i dimë dhe duhet të jemi korrekt me publikun.

Vullneti: Unë kam sjellë motrën time këtu, se kur erdhi me babin dhe më solli rrobat e lara, ka marrë rrobat e mia pa larë dhe me gjak, pse nuk i mori këto rroba ti çonte tek familja e Xhevahir Sinametës, tek babai i Xhevahir Sinametës?

Eni Çobani: Pra Xhevahir Sinameta, për të sqaruar të gjithë është fëmija 12 vjeçar, që ka akuzuar për këtë vjedhje në familjen e Hekuran Sinametës, zotin Vullnet Sinameta dhe Afrim Sinameta. Është pak çudi, se i gjithë ky fshat ka mbiemrin Sinameta, por në fakt lidhjet e gjakut nuk ekzistojnë.

Avnia: Kur kam ardhur unë, vëllai im ishte arrestuar në 15 unë jam kthyer në 16 tek babi, për të shikuar babin, jo se kishte ndodhur kjo ngjarje.

Eni Çobani: Ti ke shkuar në shtëpi për vizitë, se ishe e martuar në atë kohë?

Avnia: Po e martuar. Fola me mamin nuk më dha shpjegim, fola me babin nuk më dha shpjegim. Motra e vogël më tha se mami me babin janë mërzitur se kanë arrestuar Vullnetin. Aty vura duart në kokë.

Vullneti: Oj motër nuk ka lidhje fare kur ke shkuar. Kur ti ke marrë përgjigjen, se vëllai ka rënë në burg, kishte 3 ditë që ishte kthyer nga Greqia, se ishit 6 vëllezër dhe 8 motra. Çfarë bëtë për vëllain ju? Nuk shkoi 3 ditë, apo 7 ditë, zonja Eni 8 muaj e 17 ditë.

Eni Çobani: Po që je dënuar!

Vullneti: Por 8 muaj dhe 17 ditë për mua. janë 8 vite dhe 17 muaj

E akuzuan për vjedhje, i riu: Nuk pushonin goditjet, jam larë në gjak

Seanca e “Shihemi në gjyq”, në TV Klan ditën e sotme ndryshe nga herët e tjera u zhvillua pa pjesëmarrjen e publikut dhe të Ardit Gjebrea në studio. Kjo për të respektuar masat dhe rregullat e vendosura në vendin tonë, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Përballë njëri-tjetrit në një largësi 12 metër, ishin vëlla e motër. Vullneti tregoi në studio se kur ishte vetëm 20 vjeç, në vitin 1992 ai u arrestua nga policia për vjedhjen e një shume të konsiderueshme tek shtëpia e fqinjit të tij.

Ai në studio pretendon se ndaj tij është ushtruar një dhunë e madhe nga ana e policisë. Më tej, Vullneti shton se ishte i pafajshëm dhe akuza që u bë ishte e padrejtë.

Vullneti: Unë sot jam këtu për një problem prej 26 vitesh ose 29 vitesh, që në ’92.

Eni Çobani: Është pak i hershëm si problem në fakt!

Vullneti: Në datën 13/11/1992 jam kthyer nga Greqia, në datën 14 në mëngjes kam marrë dy prindërit dhe një motër dhe kemi shkuar tek toka dhe kemi mbjellë grurë. Edhe në darkë jemi kthyer në shtëpi. Në datën 15 në mëngjes kemi shkuar prapë tek toka dhe mbuluam atë farën e grurit që kishte lënë traktori pa mbuluar, rreth orës 12 ulemi të hamë bukë me prindërit dhe motrën kur një zonjë nga përjashta thërret: O Vullnet! Mua ai zë nuk më pëlqeu sepse unë kisha babain të parin e shtëpisë. Dal jashtë në atë moment shoh dy policë. Thotë ti je Vullneti? Po i thashë. Tha kemi një sqarim të vogël. Në atë moment më vunë prangat dy policë. Poshtë ballkonit ishin dhe policë të tjerë, pastaj edhe 8 policë të tjerë erdhën, 15 policë kishin lajmëruar.

Eni Çobani: Ti ishe në ç’moshë?

Vullneti: Unë isha 20 vjeç! Thashë çfarë ka bërë vaki, se s’po marr vesh. Hajde tha se ta gjejmë ne vendin. Më morën dhe më futën në fugon. Në qendër të fshatit më kanë mbajtur rreth 1 orë aty dhe pastaj vjen një tjetër person dhe thotë: Ju keni vjedhur familjen e Hekuranit prej një shume dhramish.

Eni Çobani: Pra ju akuzoheshit për një vjedhje, të një komshiut tuaj në shumën 1 milion e 850 mijë lekë të vjetra. Pra në vitin ’92, që nuk ka qenë një shumë e vogël.

Vullneti: Ishte shumë e madhe! Unë kam qenë në emigracion i pari nga fshati, që në ’91 dhe kam qenë i pari që kam sjellë lekë në atë kohë.

Eni Çobani: Pra ju nuk mund të ishit personi që e vodhi këtë shumë?

Vullneti: Jo, se unë kisha 2 ditë që isha kthyer, më datën 13 isha kthyer, në datën 15 më arrestuan në orën 12. Më mori në furgon më çoi në Luz të vogël. Aty më fusnin në një dhomë. Në momentin që dola nga makina nuk pushuan goditjet nga policia, qoftë me shkop gome, me shkelma me grushta me maska. Rreth 20 min, gjysmë ore, jam larë në gjak. Tha ke vjedhur shtëpinë e Hekuranit, më trego si e ke vjedh, i thashë nuk di gjë.

Eni Çobani: Hekuran Sinameta?

Vullneti: Unë me atë familje, kemi qenë, jemi akoma dhe tani që po flasim, shkojmë shumë mirë.

Eni Çobani: Mbiemri meqë është i njëjtë, keni lidhje gjaku me zotin Hekuran?

Vullnet: E kemi fqinj, jo lidhje gjaku. Me fëmijët e tij kemi shkuar mirë, si vëllezërit e mi, edhe ne.

“Ka një mesazh për ty”pjesa 1: Eneida ka një mesazh të rëndësishëm për bashkëshortin e saj. Për çfarë bëhet fjalë?

Nusja nga Italia ka një mesazh për vjehrrën: Dua t’i them që edhe këtë vit…

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e një çifti, i cili jeton në Udine të Italisë. Fiqirete kërkoi ndihmën e programit, për ti bërë një surprizë vjehrrës së saj, nënës së bashkëshortit Indrit.

Zonja Zylfie ka 12 fëmijë dhe kjo situatë e vështirë që po kalon e gjithë bota për shkak të përhapjes së koronavirusit, e ka shqetësuar së tepërmi atë. Nusja dhe djali i saj u shprehën se ajo rri gjithë kohës duke qarë dhe duke menduar për ta. Por ata duan që ajo mos shqetësohet. se ata janë shumë mirë.

Ardit Gjebrea: Çfarë mesazhi doni ti çoj zonjës Zylfie? Cili është meraku juaj?

Fiqirete: Atëherë meraku jonë është sepse mami i Indritit, para një viti ishte këtu dhe fatkeqësisht u diagnostikua me një emboli pulmonare dhe meqë Indriti është fëmija i 12,  çuni i pleqërisë kur i thonë?

Ardit Gjebrea: 12 fëmijë zonja Zylfie?

Fiqirete: 12 dhe ajo gjithmonë është merak për të gjithë, normale se ne jemi vetë prindër sot. Kemi 2 fëmijë, por jemi gjithmonë të shqetësuar për fëmijët tanë.  Kurse ajo ka 12, edhe pse njëra ka ndërruar jetë, por gjithsesi ka lënë nipin.

Ardit Gjebrea: Ka 12 familje le të themi?

Fiqirete: Po dhe është gjithmonë e shqetësuar. Edhe fatkeqësisht ajo nuk ka patur një jetë të lehtë, ka qenë gjithmonë e vuajtur.

Ardit Gjebrea: Ju do më jepni mesazhin, do më jepni dhe adresën dhe nesër do më keni në familjen e zonjës Zylfie

Fiqirete: Shumë faleminderit!

Ardit Gjebrea: Tani në këto momente, kur ju nuk mundeni të jeni afër njëri-tjetrit, unë jam pjesë e familjes tuaj dhe shkoj unë. Pa merak fare!

Fiqirete: Shumë faleminderit dhe mesazhi që do i jepnim nënës së Indritit ishte ky, sepse ne kishim prerë faktikisht biletën për të shkuar në Greqi këtë vit dhe kështu siç po ndodhin gjërat tani, nuk do jetë e mundur. Ajo ishte gjithmonë në merak dhe thoshte t’ju shoh dhe njëherë të gjithëve këtë vit në Shqipëri. Ne jemi 6 motra dhe vëllezër të Indritit këtu, me familje dhe çdo gjë të stabilizuar dhe ne flasim dhe në emër të atyre, që ti themi që edhe këtë vit, ne nuk do shkojmë në Greqi, edhe pse biletën e kemi prerë, por do shkojmë ta takojmë në Shqipëri. Por ajo nuk e di këtë gjë.

Indrit: Edhe ti themi të rrijë sa më e qetë, se ajo tani është shumë e shqetësuar nga neve, rri vetëm duke qarë, mendon vetëm për neve thotë: Si jeni? Rri çdo moment duke marrë në telefon. Shpesojmë që asaj ti mbushet mendja që ne jemi me të vërtetë shumë mirë.

Gjyshja feston sot ditëlindjen, mbesa nga Korça: Doja të bëja diçka të vogël, për t’i kthyer buzëqeshjen

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në TV Klan solli ditën e sotme rastin e Elonës nga qyteti i Korçës. Ajo kërkoi ndihmën e programit për ti bërë një suprizë gjyshes së saj, e cila sot feston 85-vjetorin e lindjes. Dëshira e saj do ishte që të ishin të gjithë bashkë për të festuar, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, ajo dhe pjesa tjetër e familjes e kanë të pamundur.

Elona tregon se gjyshja e saj është e shqetësuar sepse djali i saj ndodhet në Itali, në një zonë ku koronavirusi është përhapur së tepërmi. Prandaj, ajo dëshiron ti kthejë sadopak buzëqeshjen gjyshes Bukurije në këtë ditë të veçantë për të.

Elona: Në këtë situatë, nëna është në një moment shumë të vështirë, sepse përveç shqetësimit sepse edhe Shqipëria tashmë dihet që jemi prekur, merakun e ka edhe tek daja andej. Doja të bëja diçka të vogël, për t’i kthyer një buzëqeshje sadopak në fytyrën e saj. Krejt rastësisht kur unë lexoj mesazhin në Instagramin tuaj, thashë pse mos shkruaj unë diçka tek Arditi.  Ora ishte 23:00 ishte tepër vonë dhe thashë unë e para po shkel privatësinë, por ndoshta do ta lexoj dhe nëse është e mundur, nëse realizohet, nëse nuk është e mundur, unë nuk po ngre mendjen që të kisha pritshmëri. Kur ju më ktheni përgjigje, nuk e keni idenë sa shumë u lumturova, aq më shumë kur më morët në telefon.

Ardit Gjebrea: Të them të vërtetën, ne gjatë gjithë këtyre ditëve kemi punuar dhe kemi vrarë mendjen se çfarë mund të bënim në një situatë të tillë dhe gjithë kornizat e programit tonë u zhdukëm, edhe shkuam nëpër rrugë të reja. Ajo që mund të ndanim ishte që në këtë moment të ishim dëshira juaj, zëri juaj, afrimiteti juaj dhe prandaj na lindi të gjithëve si staf ideja, pse mos komunikojmë, pse mos të dërgojmë një mesazh, pse mos të shkojmë duke pasur të gjithë kujdes, duke ruajtur distancat sepse vërtet ne nuk e dimë as çfarë jemi vetë, armikun nuk e dimë ku e kemi, mund të jemi dhe ne vetë dhe nuk e dimë se çfarë ndodh. Kujt mund ti merrja unë ndonjë urim për gjyshen tënde? Sepse ideja nisi nga ty por ne do donim të mblidhnim ndonjë urim tjetër.


Elona: Nipin tjetër ajo e ka në Amerikë, në Boston.

Ardit Gjebrea komunikon me nipin tjetër në Amerikë, Edgarin dhe djalin e saj në Itali Argjendin, për të marrë urimin e tyre dhe për të përgatitur një surprizë të bukur për nënë Bukurien dhe për t’ja çuar ato së bashku me një tufë me lule.

Ka një mesazh për ty”pjesa 2: Sot nënë Bukuria ka 85 vjetorin, por askush nga të shtrenjtët e saj nuk mund t’i gjenden pranë fizikisht. Çfarë do të bëjë Arditi?

Gruaja i drejtohet bashkëshortit: Çezar jepi zgjidhje kësaj situate

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në TV Klan Enkeleda ka treguar problemet që ajo ka patur kohët e fundit me bashkëshortin, si pasojë e familjes së kunatit të saj. Vëllai i burrit të saj është divorcuar nga gruaja, me të cilën ka tre fëmijë dhe tani jeton në Greqi, ku edhe ka nisur një lidhje të re.

Kur ndodhi tërmeti, shtëpia ku jetonte ish kunata e saj me fëmijët u dëmtua dhe bashkëshorti i saj i mori për të jetuar në shtëpinë e tyre. Por marrëdhënia e saj me ish-nusen e vëllait nuk është e mirë dhe prandaj ajo kërkon nga bashkëshorti një zgjidhje sepse nuk mund të jetojë në të njëjtën shtëpi me një person që nuk flet.

Burri i saj Çezari shprehet se nuk mund ti lëvizë nga shtëpia për momentin, se bëhet fjalë për fëmijët e vëllait të tij, por do gjejë një zgjidhje dhe ata do lëvizin sa më shpejt.

Enkeleda: I dashur Çezar je një bashkëshort shumë i mirë, të dua shumë. Po bëjmë kaq vite martesë, nuk jemi zënë asnjëherë me njëri-tjetrin. Këto muajt e fundit ne kemi patur pak zënka për shkak të familjes së vëllait tënd. Të kam thënë disa herë që Çezar jepi zgjidhje, nuk kam kundërshtim që po jetojnë aty, unë i dua shumë, po i mbaj si fëmijët e mi. Nuk po të them që largoji me këtë kusht, që tani në këtë moment hiqi, por jepi një zgjidhje sepse jeta nuk është sot për nesër. Fëmijët janë gjëja më e shtrenjtë në botë. Le të bashkohemi të gjithë dhe t’ju japim një zgjidhje këtyre fëmijëve, mos i lemë në rrugë të madhe. Eshtë diçka që nuk ke pse e mban vetëm ti në kurriz këtë gjë, duhet ta mbajmë të gjithë neve. Çdo zgjidhje që ti do japësh, unë besoj se do jem dakord, por e mira është japësh zgjidhjen e duhur, të shikosh familjen tënde dhe fëmijët e tu.

Çezar: Sigurisht e vërtetë është, por nga dhembshuria do bëj sakrifica të paimagjinueshme. Për sa i përket zgjidhjes do mundohem ti mbaj sa më afër, i ati është larguar në Greqi, e ëma po e njëjta gjë dhe kanë nevojë për një mbrojtje.

Ardit Gjebrea: Kjo mbrojtje duhet se s’bën në shtëpinë tuaj?

Çezar: Po edhe jo, edhe po sepse gjithmonë gjaku mbron gjakun dhe është e vështirë mos i mbrosh.

Ardit Gjebrea: Si mendon ta vësh këtë ekuilibër, që mos cënosh  dhe marrëdhënien e familjes tënde?

Çezar: Po normal, por se di, se përshkruaj dot.

Ardit Gjebrea: Nëse ke ndonjë mesazh për ti dhënë bashkëshortes tënde, ja ku është kamera mund t’ja thuash?

Çezar: Eneida unë të dua shumë dhe këtë pjesë, këtë situatë të ndërlikuar ndaj familjes së dytë, ne do ta rregullojmë shumë shpejt. Kështu mua më vjen pak zor dhe siklet ti lëviz nga shtëpia për momentin. Dua të mbroj në disa aspekte. Ti mos u mërzit për momentin, ato do gjejnë një hapësirë dhe do lëvizin sa më shpejt, gjithsecili në shtëpinë e tyre

/tvklan.al