E Diela Shqiptare – 24 Prill 2022




E Diela Shqiptare – 24 Prill 2022

13:04 24/04/2022

Me transferimin me punë në Tiranë, Aida ka kaluar një përiudhë shumë të vështirë. I’u desh që një pjesë të familjes t’a linte në vendin e saj të origjinës. Si vijoi jeta e saj dhe kë ka ftuar sot në program? Ambienti i punës, në pjesën më të madhe të kohës është si një “shtëpi” e dytë. Nëse gjen ngrohtësi dhe mbështetje, ndihesh si në një familje, ashtu siç është ndjerë Aida me ish drejtoreshën e saj Violeta me të cilën sot janë mike të mira. Miqësia është më e çmueshme se çdo thesar.

Deshira për të patur një jetë më të mirë e shtyu Elsën që të emigronte drejt Greqisë sapo mbaroi gjimnazin e të martohej me një person 25 vite më të madh. Sfidat ishin më të mëdha se kaq sepse pas ndarjes me bashkëshortin e parë, martesa me të dytin ishte po ashtu një dështim. Kujt i drejtohet mesazhi i saj sot? Gjatë 25 viteve të qëndrimit të saj në Greqi, Elsa ka ardhur në Shqipëri vetëm për fatkeqësi familjare, për humbjen e tre vëllezërve të saj. Ndaj sot, me ardhjen e saj në program, shpreson që t’a “thyejë” këtë “ters” për t’i dhënë mamasë së saj Bajame një moment lumturie.

Edhe një javë na ndan nga finalja e madhe e Power Kidz 7. Sot garon 4-shja e fundit gjysmëfinaliste: Luisa, Joan, Dioralda dhe Isla. Vetëm 2 prej tyre do të kalojnë në finale. Të gjithë sy e veshë drejt konkurrentëve të vegjël. Sfida fillon me situatat e paparashikuara, sapo fëmijët hyjnë në skenë.

“Ne jemi çfare hamë” udhëton për në Zogaj të Shkodrës, për një nga ëmbëlsirat më tradicionale të këtij vendi me një emër dhe shije shumë të veçantë: “Kamkuqe” …

Bashkëshorti i Leonorës ka ndërruar jetë vite më parë duke e lënë me 8 fëmijë. Nga pamundësia për të jetuar në Shqipëri, ajo i kërkoi ndihmë një komshiut të saj që t’i nxirrte dokumenta për t’u larguar drejt Greqisë. Në këmbim, ranë dakort që Lenora t’i jepte 10 dynum tokë që ajo kishte trashëguar nga bashkëshorti i saj. Toka i’u shit një personi tjetër dhe në fund e mori Leonardi ku ndërtoi dhe një shtëpi. Por sot që ai kerkon që të marrë aktin e pronësisë, vëren se dokumentat janë krejtësisht të parregullta. Për këtë ai ka thirrur në seancë ndërmjetësimi Leonorën si pronaren e parë të asaj toke që të rregullojnë gjithë dokumentacionin e duhur. Ajo pretendon se të gjitha këto mashtrime janë bërë pa dijeninë e saj gjatë kohës që ka jetuar në Greqi e për këtë kërkon kthimin e tokës mbrapsht. Cili nga të dy ka të drejtë? A janë të dy viktima të të njëjtit mashtrim?

Migena Buzra zbulon sot identitetet në formatin “Të Panjohurit”. Migena ka studiuar Inxhinieri Elektronike dhe aktualisht punon si drejtoreshe operacionale në një kompani private. Operacioni i sotëm i saj e ka emrin “Të Panjohurit”…













Të ngjashme