Në rubrikën #Quizme5yje sot me konkurrenten Jonida Dhefto, studente e degës së mjeksisë. A do të arrijë ajo t`u gjejë diagnozën pyetjeve të Quiz-it?

Ashtu si çdo javë në rubrikën #Nejemiçfarëhamë, Blerina Bombaj na sjell të rejat më të fundit nga shkenca, momente nga jeta në fshat, si edhe sugjerimin e javës për sa i përket produkteve ushqimore. Sot, kemi në fokus bakteret e organizmit dhe rolin e tyre ne sistemin tone imunitar. Këshilla se si të përgatisni turshitë, të cilat kanë veti mjaft të mira për shëndetin tonë.

Katër vite më parë, vajza e Silvanës dhunohej nga edukatorja e çerdhes. Traumat që pësoi fëmija e detyruan të ëmën të ndërronte vendbanim dhe kopësht. Rekuperimin e vërtetë e gjeti vetëm pasi takoi mësuese Danjelën të cilën Elisa e vogël e quan “dashuri”. Çfarë do i thonë sot në emision?

Alketa ka ardhur enkas nga Gjermania për një surprizë të pazakontë. Prindërit e saj Gjovalin dhe Elira Gjoka janë ligjërisht prej 50 vitesh bashkë por kurrë nuk kanë patur mundësi të realizojnë dëshirën e zemrës: të kurorëzojnë dashurinë e tyre përpara Zotit…!

Borxhi i pashlyer i ndërtuesit ka futur në konflikt dy familje për të njëjtin apartament. A do pranojë Shabani t’i rikthejë shtëpinë Anilës?

Zhuliana Jorganxhi. Një emër që lakohet prej dekadash në historinë e muzikës shqiptare. Autoren e mbi 3000 teksteve të këngëve, bashkëpunëtoren dhe mikeshën e të gjithë këngëtarëve, sot në programin E Diela Shqiptare. Alida Hisku, Liliana Kondakçi, Luan Zhegu, Myfarete Laze dhe Bashkim Alibali sjellin edhe një herë këngët e suksesshme ndër vite, si edhe kujtimet e tyre me Xhulin…